PDA

View Full Version : Poezi Mė tė Pėlqyera te Poeteve Dardan


sexybrikenda
17-06-05, 20:33
Lules

Ti, e zbukurove natyren
Ti, e bere te fresket ajrin
Ti, ke ngjyren e mire
Ti, ke trungun e fort
Ti, ke lulen me te mire.

Ti, trung qe lulen mban
Ti, u rrite ne toke te mire
Ti, ke gjethe te bukura
Ti, ke shijen e mire
Ti, ti je me e bukura.

Ti, ma mbushe zemren ngazellim
Ti, ma rrite deshiren
Ti, ma shtove gezimin
Ti, me dha shume te mira
Ti, u bere pjese e shpirtit tim.

Dreni


Te nderuarit Dreni

sexybrikenda
17-06-05, 20:36
Ne Shikim te pare


Per here te pare
Syte magjepse
Pushtuan Neuronin
qe Tansmeton
energji Dashurije


Duarte pergdhelin
Pulsimet e damareve
Te rytmizuar
ne nje cilklon te kuq

Dashuri e pare
ne shikim te pare
Adrenalin e riaktivizuar
deri ne maksimum

Buzet belbezojne
zeri Melankolik
thure Akordin
Nje Diell do te na ngrohe
ne duet.


Te madhit poet Zotri Naki

sexybrikenda
17-06-05, 20:39
Pėrmallim

Shetitem rrugėve qė sjanė tė miat
Unė hija e vendit tim
Kėrkoj o sa kėrkoj me sy
Tė mė tėrhjek diēka qė mė jep gjallėri

E trembur, dridhem nė naten time
Lind dielli e nuk e vėrej
As perėndimi i tij mė smė pėlqen
Asgjė sėshtė si duhet, asgjė sėshtė nė vend

Atje ka dėshira, atje ka tė mira
Kėtu ka gjithēka po sjanė tė miat
Atje kisha varfėrinė, lumturinė
Kėtu kam pasurinė, vetminė.

Malli im mė ndjek pas, si roje besnike
E unė nuk baj pėrpjekje pėr ta larguar
E ndjej thellė nė zemrėn time
Se jemi dy, hija dhe vetja ime.


Legjendes Mbreteresh Zonja Murgeshe

sexybrikenda
17-06-05, 20:42
cdo para mendim
nuk i ben hije
cdo enderrim
as nuk i esht afruar!!!!!

ne cdo parafytyrim-
fytyren te kam kerkuar
ne cdo shkrim syt te kam pershkruar
per cdo nat te kam enderruar

te enderroja e te pershkruaja
te vizatoja e te kendoja
cdo enderr e pershkrim qe te kam ber
as nuk i afrohet bukuris te shpirtit tim .
_________________

Te Florianit

sexybrikenda
17-06-05, 20:44
E DON DASHURIN

nese e don bukurin
ateher mos me duaj mua
sepse ka te tjer
qe jan me te bukur se une
nese e don menqurin
ateher mos me duaj mua
sepse ka te tjer
qe jan me te menqur se une
nese e don pasurin
ateher mos me duaj mua
sepse ka te tjer
qe jan me te pasur se une
por nese e don dashurin
ateher duam vetem mua
sepse nuk ka asnje
qe te dashuron me shum se une.
_________________
Aferdita Simpatike

sexybrikenda
17-06-05, 20:46
Lotet e njomė


Voglushit i rrjedhen lotet per faqe
kur mendova se eshtė i gezuar
mungesen e kishte ndi per ty
dhe shumė eshtė permalluar.


Buza e njomė iu dridhė
voglushit qe e kisha afer veti
lotet e tij vixelluan aq shumė
sikur uji i njė deti.


Me sy te perlotur me tha:
se mungesen tende e ndjen
edhe pse do ta shetiste terė boten
vetem ty dikund te gjenė.

Zemra i rrahi aq shpejt voglushit
me Øforcė te madhe e shtrengova
por qe e don akoma ti voglushin
me fjalė e mashtrova.

Vendin se ku ti pushon
shpesh sė bashku e vizitojm
lulet me te bukura per ty
qdo here ti dhurojm.

Voglushit i kjan shpirti ne brendesi
edhe pse i qeshet fytyra e njomė
se te tere jeten pa ty
ne vetmi ai do ta kalon.

Ndjehet se mungesa e jote
sa vjen e me shumė rritet
e bashkė me lotin tonė
do te na percjellin vitet.

Kerkon ai doren tende te njomė
qe floket te ja prekish
merzin e permallimin e madhe
nga trupi te ja hjekish.

Une jam ne rolin e dyfisht
si nenė edhe si baba i tij
por doren se kam si tenden
qe ti hjeki merzi.
_________________
Zoteri Psigologu

sexybrikenda
17-06-05, 20:47
Pse ???!!

Pse ekziston kjo Dashuri????
Pse secili tė shijonė fjalėn tradhėti????
Pse s'dėshirojnė ta njohinė dashurin???
Pse filluanė ta shkatrroin rininė???
Pse tek rinia s'ekziston e vėrteta???
Pse pėr cdo gjė iu mėrzitėt jeta???
Pse kėshtu po ndodhė , a mė thoni???
Pse dashurin e vėrtet e tradhėtoni???
Pse nuk rini dorė-pėr-dore???
Pse askush nuk e bėnė vetėn fajtorė???
Pse thoni se seriozisht dashuroimė???
Pse ia vyshkimė gjethėt luleve???
Pse ia theni krahėt pėllumbave???
Pse harroni njė shpirtė tė ri???
Pse atėherė jetoni nė Dashuri???
???????????????????????????????


Shejtonka

sexybrikenda
17-06-05, 20:48
Leter nga mergimi

M'pikuan lotet n'toke me rane
mos harro ate dite moj nane,
n'dite bajramit, n'dite gezimit,
mora rrugat e mergimit

Sot s'kam gezim as nuk kam gas,
se prej mallit s'mund te flas,
prandaj jam ule e po t'shkruej,
djali yt prej theut t'huaj.

Te tregoj nene pernjimend,
asgje s'asht si n'vendin tem,
qyshe kam ardhe ketu mallkoj vehten,
merzia po m'shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fshehte,
ketu qielli eshte i errte,
as dielli nuk jep ndricim,
s'asht si dielli i vendit tim.

Ketu luleve s'u vjen ere,
ketu s'ka vjeshte, as s'ka pranvere
ka vec dimen e vape te shkrete
mos me mujte nji nate me fjete

Ktu s'ka qefe vec pune a gjume,
pamiresi me shume zullum,
ketu jane njerzezit si bagetia,
nga nje jave nuk shkojne te shpia

Tash nene shume nuk po te shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa here te duesh me m'kujtue
puthe dheun qe m'ka rrite mue.

Dr. Leone
_________________

sexybrikenda
17-06-05, 20:51
Malli per ty zemren
ma kalli,eja tek unč
njč puthje ta fali,
puthja ime e
čmbel si qershija,
kur me puthe te paren
herč me tregove qka
asht dahshurija..


Nuk po mundem zemren
ta pajtoj,e nga jeta smundem
tč largoj,dhe pse mč bčn te
vuaj prap nč zemer do tč
ruaj,dhe pse mke bčr tč qajč
prap nč zemer do tč mbaj..

mickoja

sexybrikenda
17-06-05, 20:53
Per Tyyyyyyyyyy

Mos mendo se tė kam haru..
Me gjith Zemėr tė kam dashuru..
S'tė haroj jo kur, nė jet..
Pasi tė dua me gjth vullnet..



Ka shum ditė, qe sjmi pa..
Gjumi mė del nė mes tė natės..
Mė ke prekur pa pushim..
Mė ke puthur pa mbarim..
Tė ėndroj ty pėrsei, SHPIRIT IM..
_________________
Engjullesha

sexybrikenda
17-06-05, 20:54
Larg vuajtjes

Jo se nuk di te vuaj
Jo se kurre s'kam dashuruar
Por nje mall e kam ne zemer
Dhe ajo nuk ka emer!

Ti o mall mos me mundo
Tutje nga une m'u largo
S'dua te jem peng yti
Dua tutje une te iki!

Atje ku jeta rilind ne mua
Atje ku lehtas shpalos kujtime
Por JO kujtime qe shkaterrojne
Veq ato qe sherojne!
_________________
Barbaroza

sexybrikenda
17-06-05, 20:57
O Zot

I lumi zot pse me denon
Me ate qe dua sme bashkon,
Vetem ate e du ne jet.
Zemra pa te me eshte e shkret,
Te lutem i lumi zot ,
Te na bashkosh per jete e mot.
Zemra per te gjith mon vajton,
Vetem me te do te jetoj,
Nese vdekja nga jeta me ndan,
Nje zog i shkret tme vajton.
Gjith mon mbeta me lot ne sy,
Me shkoj jeta ne vetmi .

Zana

sexybrikenda
17-06-05, 20:58
NE NATEN KU SUNDOJNE YJET
NJE ZE PO QAN PERMALSHEM
PER NJE IMAZH TE PA HARRUAR
DY LOT ME SHKOJNE NGADALSHEM

DITA ME DUKET SHUME E GJATE
NATA DUKET S'KA KUFI
MENDJA ME RRIN MUA TE ....
GJUME REHAT NUK KAM NE SY

DHE NE DEGJOFSH PER [vdekjen]TIME
JETOJE TI JETEN NE GEZIME
TEK VARRI IM TI KURRE MOS SHKO
TRUPIN TIM MOS E TRAZO

KUR TI QAN APO EDHE QESH
MUA NGA PAS DO TE ME KESH
DHE GJITHMONE DO KEM DESHIRE
TE GEZOHESH SA ME MIRE

SIKUR NE PARAJSE
APO FERR TE SHKOSH
TE PRES E ULUR NE NJE QOSH
SA TE KAM DASHUR TA BESOSH...

Mija

sexybrikenda
17-06-05, 20:59
Pa durim te pritum
te duam ashtu siq je
ne floket e tua
ca riga te shiut ne xhamin e thyur
shikoj djellin te me pershendet
merzin e vetmin e dikur
me ike prej shikimi
i tmeruar ne shpirt
ne ersir ska meshir
nje moment esht dita
nje qast esht nata qe e dua shum..............
_________________
Tushja

sexybrikenda
17-06-05, 21:01
ZEMRA

E GJATE SI NJE
FIJE E KOMES SATE,
E PA MBULUAR NE
QESHJEN TENDE
ZEMRA E PLAGOSURE

NJE DITE DO TE VIJE
NE ZEMREN TENDE TE BUKUR
TE BIE BORE...

GODITJE NE ZEMER
NE NJE DREJTIM ,SI
NJE LIBER QE DESHIRON
TE LEXON...
LEJO ATE TE TINGELLON
KINSE DO TE FLUTURON.




NAKI BESOJE QE TE KA PELQYER POEZIA IME



Ardita-Sexybrikenda :wink:

dr1ta
17-06-05, 21:07
Ėndėrr ...

Mbrėmė,
gjithė natėn
isha me ty...
T’i kėputa
venat…
T’i zbėrtheva
eshtrat…
T’i gjakosa
flokėt…
Tė putha
nė sy.

Mbrėmė,
gjithė natėn,
isha
me ty.
Por,
nė mėngjes,
s’munda
tė tė rikrijoja…
S’mė dilnin
gjymtyrėt.
S’mė mjaftonin
flokėt.
Buzėt
e kafshuara,
fytyra
e plogėt.
Dhe,
ika…
Ika,
mora malet…!

Zjarri,
qė kam brenda,
as shuhet…
As falet...!!!



Honesty

Dreni30
19-06-05, 01:12
Lules

Ti, e zbukurove natyren
Ti, e bere te fresket ajrin
Ti, ke ngjyren e mire
Ti, ke trungun e fort
Ti, ke lulen me te mire.

Ti, trung qe lulen mban
Ti, u rrite ne toke te mire
Ti, ke gjethe te bukura
Ti, ke shijen e mire
Ti, ti je me e bukura.

Ti, ma mbushe zemren ngazellim
Ti, ma rrite deshiren
Ti, ma shtove gezimin
Ti, me dha shume te mira
Ti, u bere pjese e shpirtit tim.

Dreni


Te nderuarit Dreni

E nderuar te pershendes Dreni.

lazdrani
26-06-05, 20:53
NENES

Eshte nje nene ne kete toke Arbenore
nje burrneshe nje grua malsore,
qe nga zemra nje pjese e nxori
e Kosoves i tha -t'a fali
per kete toke e per kete qiell
jo, per ty s'me dhimbeset djali.
As atehere kur shkau ia mori
jo, nenelokja lote nuk nxori
vec nje fjale ja tha te pragu
hallall gjini e hallall gjaku.
Se nanelokja per kete toke
ju percjell ju bene me shoke.
Ku e lype besa e burrnise ,
ku e lype pushka e trimnise,
ku e lype gjaku i lirise ,
ku e lype Shqipja e Bajrakut
atje Nanelokja i ka
piket e lotit e piket e gjakut.

Guri Sylaj
Te lumte i nderuari

GURI SYLAJ
27-06-05, 08:51
Me gezon shume fjala e juaj.

Lazdran- jeni i pershendetur dhe ju falem nderit.

Naki
27-06-05, 19:42
Nese ne heshtim
dhe heshtja ka dy sy
jane syte e zemres sime
qe te shohin vetem ty.
Nese s'ta shpreh dot
se sa shume te dashuroj
fajin e ka natyra
qe s'i dha zemres GOJE.

Janė kėto vargje poetike Tė postuara Nga Honesty

[/quote]

sexybrikenda
27-06-05, 20:39
Enderra

Mbrem pashe veten
afer nje Orkestre,
luaja Violinen...
Kur tonet e saj luja
Kisha dridhje ne Zemer
Ajo dinte te luante tonet
e saja me benin te pikelluar

O Violin,qaje ke meshire
me mua dhe fatin tim ....
Luajmi te gjitha kenget
me te bukura,luaj ato
per mua me dashuri dhe lehte...

Kur Violina ndjeu deshirat e
mia te luante si duhej,
Melodia e saj ishte ishte e qarte
sikur ajo qante ne Tonet e poshte dhe larte...
_________________
Te dashurit tim Lazdranit

sexybrikenda
27-06-05, 20:45
Nipi dhe Mbesa


Dialogon Nipi dhe Mbesa
Kur shkojmė nė Kosovė
Edhe sa Ditė Mbeten
Nė kalendarin Mujorė

Ēdo mėngjezi i Gezohėn
Njė ditė mė afėr
Njė pėrqafim mė i ngrohtė
njė Lotė mė pakė

Syri i uritur tė shohė
Fėtyra tė gėzuara
Duartė presin
Shtrėngime
Kėrkojnė freski,gjallėri.


Nga poeti i dashur Naki

P.S :arrow: Mua &Mames na ka pelqyer shume

doGzona
28-06-05, 04:41
Postuar: 08.06.2005 20:40 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

KUR TI NUK JE ATY!?

Kur s“ta ndegjoj zėrin tėndė
mė duket dita njėqind vjetė
tė pres se kur mė lajmėrohesh
tė pres kur mė thrretė.


Nganjėherė mė duket ashtu
se ke ik e nuk vjenė prapė
kjo ėshtė normale mė duket
se shpirti s“mė lenė rahat.


Kur mė mungon shumė
i urrej akrepat e ores
mė duket qė nuk ecin
dhe e hjeki prej dorės.

E dij qė tė mungoj shumė
dhe cdo here mėndon nė mua
a thua a mė beson ti
kur tė them tė dua.

Zėrin tėndė tė ėmbėl
shpirti i im e kėrkon
po ti ske faj aspak
kur pa ty koha s“mė kalon.


Banu krenare qė tė dua
sepse e flasė te vėrteten
e nese mendon se tė genjej
une mos e jetofsha jeten.

Psikologu

Honesty^uk.
01-07-05, 20:56
Ėndėrr ...

Mbrėmė,
gjithė natėn
isha me ty...
T’i kėputa
venat…
T’i zbėrtheva
eshtrat…
T’i gjakosa
flokėt…
Tė putha
nė sy.

Mbrėmė,
gjithė natėn,
isha
me ty.
Por,
nė mėngjes,
s’munda
tė tė rikrijoja…
S’mė dilnin
gjymtyrėt.
S’mė mjaftonin
flokėt.
Buzėt
e kafshuara,
fytyra
e plogėt.
Dhe,
ika…
Ika,
mora malet…!

Zjarri,
qė kam brenda,
as shuhet…
As falet...!!!



Honesty

Flm dr1ta per pelqimin epoezise sime, me te vertet keto vargje kane domethenie reale.

Honesty

progoni
02-07-05, 02:29
Anėtarėsuar: 21 Mar 2005
Mesazhe: 470
Vendodhja: Gjermani
Postuar: Tue Apr 19, 2005 8:57 am Titulli i mesazhit: Poezi nga Guri Sylaj

--------------------------------------------------------------------------------

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes komandanti
trimi Sali Ceku.
Sali Ceku paska thene
pasha Diell e pasha Hene
pasha Shqipen ne Flamur
nuk e le pa i hjeke keta gure.
S'duroj gure ne troje te mija
amanet e kam nga te paret
s'duroj ndarje as s'duroj mure
s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret.
Bini djeme pas meje
armikut ne llogore
keta gure qe na i vune per ndarje
t'ua bejme gure per vorre.
Kerset pushka ne koshare
si me u shemb orteku
ne balle te luftes komandanti
trimi Sal Ceku.

Nje plumb i mallkuar
e ka marr ne ball
bini djem dushmanit
nuk vdes une jam gjalle.

Ka dal Zana e Malit
tek koka i qendron
i merr nje grusht rreze Diellit
ballin ia rrezon,
i merr nje gjethe Lisit
plagen ia mbulon,
e merr nje grusht dhe Kosove
te buzet ia ofron.
Nga gjoksi i trimit
e merr nje grusht trimeri
qe t'a hedhe permbi Kosove
si fare pere liri.

Amanet Kosoven
deri ne clirim
ishte fjala e fundit
e Komandantit Trim.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes ra deshmor
Komandant Sali Ceku.

Ne shenje rrespekti dhe kujtimi ne gjashte vjetorin e renjes. Guri Sylaj
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

RESPEKT

GURI SYLAJ
02-07-05, 09:15
Progon i nderuar ju falem nderit per rrespektin. Salihut i kemi borgj tere jeten.

Tani kerkoj falje por me duhet te beje pak humor:

Shyqyr qe ka tuca se nuk kish pas kush ju kendon trimave.

Pershendetje nga Guri Sylaj

Naki
02-07-05, 10:16
UDHĖTIM NĖPĖR NATĖ

Valėt i vura nė gjumė
Sodita shtjellat e ajrit si ua pėrkundnin flokėt e gjatė
nėn dritat e pakta tė portit.

Mė pas shalova kuajt e bardhė
Tė zinjtė i lashė nė brigjet e arta
Zemrėn e mbaja pishtar.

Dita u zgjua nga trokthi im
Lėmoi qerpikėt, u habit !!!!!
Si kish mundur ta vėshtronte diellin
pa u verbuar?
Si mundi tė shpėrfillte kaq pasione
pa u mrekulluar?


Vargjet poetike janė Higjena e shpirtit, Zt. Honesty kompliment pėr kėto vargje tė bukura.

Honesty^uk.
02-07-05, 17:42
UDHĖTIM NĖPĖR NATĖ

Valėt i vura nė gjumė
Sodita shtjellat e ajrit si ua pėrkundnin flokėt e gjatė
nėn dritat e pakta tė portit.

Mė pas shalova kuajt e bardhė
Tė zinjtė i lashė nė brigjet e arta
Zemrėn e mbaja pishtar.

Dita u zgjua nga trokthi im
Lėmoi qerpikėt, u habit !!!!!
Si kish mundur ta vėshtronte diellin
pa u verbuar?
Si mundi tė shpėrfillte kaq pasione
pa u mrekulluar?


Vargjet poetike janė Higjena e shpirtit, Zt. Honesty kompliment pėr kėto vargje tė bukura.

Domethenien dhe bukurine e tyre ua shtojn vleresime nga persona sic jeni JU me karakter letrar, qe flasin duke recituar.
Mbetesh i pershendetur dhe i nderuar.

Honesty

doGzona
02-07-05, 20:25
Postuar: 17.03.2005 05:58 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

DITET ECIN

Ditet ecin dhe kalojn
por nga ti nuk me largojn
veq me mallė e me munges
afer teje me afrojn .

Ditet ecin e une ndalem
sdua te shkoj ne rrugen tjeter
edhe pse me behen thirrje
qe ta harroj dashurin e vjeter.

Ditet behen me te renda
me shumė lot ne to mblidhen
ne mugesen tende si kurrė
keto ditė shumė ty te thirren.

Ditet qe ecin ty te kerkuan
emrin tend me lot e thirren
edhe dhimbjet aq me shumė
veq ne ty ato u lidhen

Ditet ecin me plot merzi
e malli mbushet pa nderprer
aq me shumė ditė qe po shkojn
ma bejn shpirtin vetem vner.

Tash afrohen edhe vitet tjera
qe ta numrojn braktisjen tende
dhe numrojn vetmin qe kam
me munges e me keto dhembje.

Ditet ecin e femijet thrrasin
me njė klithje me lot ne sy
ku eshte mami ata pysin
pse sna merrė mami ne gji.

Ata qajn edhe me zemer
dhe kur qeshin e kendojn
por me dhimbje te percjellur
disi ditet keta i kalojn.

Pse svjen mami e pse nuk vjen
me lot ne sy ju ata me pyesin
para tyre behem i fort
por pas tyre krejt me mbysin.

Ditet ecin dhe dergojn me tutje
rruges drejt ne ftohtesi
si tju them a ti mashtroj
tju them mami prap do te vij.

Po ti nuk vjen ne realitet
kjo eshte vetem enderr e jona
se shumė thirrje tu benė ty
ti nuk erdhe ne ditet tona.

Por fizikisht nuk je me ne
qe nga dita nga ne qe shkove
por ne shpirt e zemren tonė
shumė e shumė aty jetove.

Ditet ecin dhe do te ecin
e pa ty na mbetet qendresa
pse me le dhe me braktise
mes nesh kshtu nuk ishte BESA.

Te kam thenė ti mirė e din
se pa ty jeta ska vlerė
mos me quaj se jam i gjallė
por me quaj qe jam ne humner.

Po i gjallė jam une me frymmarrrje
por me shpirt une kam vdekur
andaj ditet qe kaluan
i numroj qe vetė kan ecur

Po te pyetesha une tash
do ti ktheja nga fillimi
mu ne moshen e rinisė
kur ne fytyr na lindi gezimi.

Do te kthehesha aty ku ishim
une ti dhe tre voglushė
si dikur ne kohen tonė
ftyren qeshur , gezimin mbushė.

Mos me quaj se jam i ligė
pse po shkruaj si gjithmon
se njė here ty tu betova
DASHURIA GJITHMON JETON.

lLe te ecin ditet pa ndal
se me afer teje me dergojn
atehere ne amshimin tonė
te pa ndarė do te jetojm .

Se pas vdekjes nuk ka vdekje
ka njė jetė te pasosur
se vetmija tash ty atje
e dij shumė qe te ka lodhur.

E per ketė i numroj ditet
kur tek ti do te me sjellin
andej ketu ne ketė botė
ditet pa ty fare nuk ecin

Nga
I nderuari Psikologu.

argomenti .
03-07-05, 09:14
VETEM POEZIN
NUK E KAM TRADHTUAR KURR
POEZIA QE NUK JEP PROBLEME
QE NUK NJEF GJELOSI
PO JEP VETEM PAQE E KENAQESI
E ME SHPETON NGA MERZIA
KUR NJE FTYR ME MBAN
QE TE MOS GJUHEM NE DASHURINTENDE
QE PER NDRYSHE JEP SHUMVUAJTJE.

argomenti .
03-07-05, 09:15
nuk esht akoma koha
e jotja esht bukuria
mi te gjitha ngrihet krenare
kercen kendon nen pemen e moshes

nuk esht akoma koha
NEN e bekuar qe ne nje lis
te me kthehesh .
qe me hijen tende te me bekosh .

vetem syt tradhetojn kohen
qe shenja te ka len .
drit kan brenda por koha
beri te sajen dhe te konsumoj
sic konsumon deti bregun e ti

pak nga pak ai ndricim
i la vendin rrudhave
si bregu me rer qe avash avash
nje shkembi i le vendin e tij .

nuk esht akoma koha NEN
nuk esht akoma koha per te shkuar????????

florian

yllka
03-07-05, 11:11
PER TY


FJALA NUK ESHTE ME FJALE
NESE UNE VLEREN SIA DI,
NDJENJA ESHTE E PADREJTE
NESE TI E SHPERFILL
SHPRESA ESHTE VETEM DESHPRIM
NESE DURIMI KA HUMBURE
DHE DHEMBSHURIA JOTE ME
E SHTRENJTE SE E TJETERKUJT:

UNE TA JAP ATE QE TJERET E QUAJNE DASHURI
POR TI NUK DO TA PRANOSH
ADHURIMIN QE ZEMRA UA BEN PERENDIVE
DHE ATO IA PRANOJE
DESHIRA E FLUTURAVE TE NATES PER YJET
DESHIRA E NATES PER TE NESEMEN
PERKUSHTIMI I DICKAJES TE LARGET
NGA SFERAT E KEQARDHJES SONE.


Ardita

yllka
03-07-05, 11:12
Nje ndjene e dhimbjes
Qdo here kur te shohe
me mungon fuqia
Te shiqoj shume gjate

Ne zemren time kam
nje dhimbje
Qdo here mendoje ne
vete,sot eshte dita
qe te gjitha ti them.

Ti me merre lidhure
ne krahte ety,
Ne veshe me thua
me ze te lehte
"Te mbesim shoke"

Ishte hera e pare
dhe e fundit
Qe nje dhimbje
e ndjeje ne mbrendi...



lazdrani

doGzona
09-07-05, 19:56
QIKES SE TROPOJES

Dola ne keto troje
per ty qike Tropoje,
te shoh si luan me loder
Tropojane - moter.

Njat shami lidhur per brezi
po t'a valevite era
luaj moter e gezohu
se po vjen pranevera.

M'a fale njat shami
pashe boren e Shkelzenit
qe t'a luaj nje valle
mu ne mes te Prizrenit.

Hajde qike Tropoje
t'i kalojm bjeshket me bore
ti me vallet tona
e une me pushke ne dore.

Abdyli e Ymeri
ne Przren n'a presin
per kete dite shqiptaret
jetojne por edhe vdesin.

Guri Sylaj '92..........