PDA

View Full Version : LENDINA E PIKLLIMIT


Odise
18-06-05, 18:39
Nė Lėndinėn e Pikėllimit nė Gjakovė, tė shtunėn u varrosėn 21 viktima tė masakrės sė Mejės Viktimat u identifikuan kėtė javė, pasi ishin riatdhesuar nė Kosovė mė 21 maj tė kėtij viti. Qytetarė tė shumtė morėn pjesė nė rivarrimin e sotėm tė 21 viktimave tė Mejės, nė vendin qė tani do tė quhet Qendra Pėrkujtimore “27 prilli”.

Nga 64 trupa tė pajetė, sa ka qenė numri i gjithmbarshėm i grupit tė fundit tė riatdhesuarve nė Kosovė, 29 i takojnė komunės sė Gjakovės, ndėrkohė qė sot vetėm 4 ditė pas festės sė ēlirimit tė qytetit, u rivarrosen trupat e 21 prej tyre.

Nė Meje tė shtunėn u rivarrosėn ;

Ardian Hoxha, Blendian Hoxha, Bajram Hoxha, Armend Beqaj, Emin Beqaj, Bedri Beqaj, Tom Prelaj, Driton Prelaj, Ahmet Neziri, Haki Batusha, Ymer Abdullahu, Masar Idrizi, Ndue Nou, Osman Salihaj, Qaush Mehmeti, Ramė Ramaj, Ramiz Hoxha, Sami Mehmeti, Shpend Kuēi, Sylė Bajrami dhe Xhevdet Tahiraj.

Homazhet nė nderim tė martirėve tė rėnė u organizuan prej orės 1:00, ndėrkaq nė ceremoninė mortore tė organizuar me rastin e rivarrimit tė mbetjeve mortore tė 21 viktimave nga masakra mė e madhe nė Kosovė, ajo e Mejes nė Gjakovė, nė Lėndinėn e Pikėllimit, pėrkatėsisht nė Qendrėn Pėrkujtimore “27 prilli”, nė fshatin Meje, folėn kryetari i KK tė Gjakovės Aqif Shehu, i cili me kėtė rast veēoi realizimin e amanetit tė martirėve tė rėnė.
“Edhe pse sot e 6 vite mė parė zemrat e familjarėve dhe shoqėrisė pikonin helm e vrer pėr fatin tuaj, sot familjarėt dhe shoqėria derdhin lotėt e dhembjes, por edhe tė krenarisė. Mė duket se sado tė fjetur qė jeni ėndrrat e juaja po reflektohen nė shpirtin e kėtij populli tė vuajtur nėpėr shekuj. Amaneti juaj dhe ėndrrat tuaja do tė behėn realitet vetėm atėherė kur Kosova jeton e pavarur, e lirė dhe demokratike pėr tė gjithė”, ka thėnė zotėri Shehu.

Pas kryetarit tė komunės tė pranishėmve iu ėshtė drejtuar edhe kryetari i kėshillit koordinues tė shoqatave tė tė pagjeturve tė Kosovės, Haki Kasumi.

“Familjarė tė nderuar tė martirėve tė Kosovės. Kemi ngritur zėrin dhe do tė vazhdojmė ta ngrisim deri nė zbardhjen e fatit tė secilit njeri tė Kosovės, i cili ėshtė i evidentuar si i pagjetur”, ka theksuar zotėri Kasumi.

Tė pėrkujtojmė nė fund se me vendimin e kuvendit komunal dita e sotme nė Gjakovė ėshtė shpallur Ditė Zie.

/Faton Canhasi/

*** Ma mire te merremi, me pikllimet tona, se sa te ēajme drrasa me politizime te panevojshme e perēarese!

Pyetja eshte: kush e meriton lirine?


Odise