PDA

View Full Version : DIJETARET ISLAMIKE


munti
24-06-05, 01:11
DIJETARET ISLAMIKE

Ne univerzitetet e njohura arabe te Kordoves,Seviles,dhe Toledos vinin studentet nga vende te ndryshme te Evropes.Ne Toledo,ishte biblioteka me e madhe ne Evrope,ndersa ne vitin 1130 eshte themeluar instituti i perkthimeve.Nen protektoratin e kryepeshkopit Rejmond eshte nisur me perkthime prej gj.arabe ne ate latine.Keto punime kane vazhduar ne shekullin 12,13 dhe 14.
Ne keto qendra te diturise jane shkolluar dijetare te medhenje te asaj kohe:Gerbert de Aurillac,Papa Silvestar ll,Adelard von Bath,Leonard de Pisa(rifilluesi i matematikes ne okcident),Alberti i Madhe,Roger Bacon,Michael Scot,Danile Morlej,Alphonse X,Toma Akvinski,Herman Gjermani,Duns Scot,Wilhelm de Ocam dhe Arnold Villeneuve.Vete Gerhard Kremonski ka perkthyer 71 vepra prej gj.arabe ne ate latine.Ne kete menyre evropianet kane perjetuar rilindjen e cila ka patur ndikim me shekuj mbi ta.
Medicina arabe ka pasur nje rendesi te madhe ne perendim.Ne disa univerzitete evropiane,veprat arabe jane shfrytezuar si baze e mesimit ne medicine deri ne shek.e XVlll.Ndersa deri ne shek-Xl medicina perendimore nuk ka ekzistuar fare.Mbasi eshte fituar njohuria mbi arritjet ne fushen e medicines nga spanja islamike,keto arritjet jane vendosur ne univerzitete evropiane,dhe medicina si shkence eshte etabluar ne perendim.Shkenctaret e pare dhe profesoret e univerziteteve te posaformuara ishin ne te vertet nxenesit e atehershem te shkenctareve arab.
Per te lehtesuar studimet ne medicin,mbreti francez Henri lll,ka themeluar ne kolegjin Royal te Parisit institutin per mesimin e gj.arabe.Salerno,si qendra e diturise medicinale ne Itali ishte i organizuar kryesisht sipas shkollave arabe.

Rhazesi(ar Raziu):

Ishte njeri prej teorikeve me te medhenje te medicines.Ka shkruar mbi 220 punime shkencore prej te cilave disa ishin enciklopedi te verteta.Veprat e tija jane perkthyer ne gj.latine dhe jane studijuar deri ne shek. e XVll.Ai ka shkruar perhere te pare mbi:"fruthin dhe ulceren e lekures".Historiani i medicines May Neuburgeri thote:Ky punim cdokund quhet si nje punim me gjenial ne fushen e medicines."Raziu ishte themeluesi i hemoterapise".Karl Sud-hofi e verteton qe ar-Raziu eshte nje nder me te medhenjte ne Bote(ne fushen e medicines).

Ibn Sina(lat.Avicena)

Ibn Sina ishte mjeku me i shquar ne mesjete, te cilin e quanin"i pari i mjekeve".Ai ishte gjeniu me nje dituri te jashtezakonshme enciklopedike.Vepra e tij kryesore ishte"Al Kanuni"(lat.Canon Medicinae)i cili eshte studijuar ne Evrope ne periudhen 600 vjecare.Duke i falenderuar atij sot kemi pershkrimin e sakte te irisit,,lekures se syrit,mekanizmit te pershtatjes te syve,si dhe te pozites te muskujve ne mbrendine e syrit.Ai ishte aktiv edhe ne gjeologji.Per shkak te pershkrimit te Maleve,Garrison e quan ate:"Baba i gjeologjise".

Ebu Kasimi(lat.abulcasis)

Nga ez zahra afer kordoves ishte kirurgu me i madhe arab,vepra e te cilit ka ndikuar ne themelimin e kesaj shkence ne Evrope.Pa dyshim se mjeket arab ishin me te fuqishem se sa koleget e tyre Evropiane.Ebu Kasimi ishte kirurgu i pare i cili ka pershkruar ndaljen e arteries dhe i cili ka vendosur menyren "catgut shav".
Mjeket e syve kane kontribuar shume ne fushen e oftalmologjise.Ne vepren e tij te njohur"optika"veper e cila ishte pikenisje e studimeve te Rogger Baconit dhe Kepplerit,Ibn el haithami detajisht e pershkruan syrin dhe menyren e formimit te figurave ne tru.,te cilet lindin me shikim.
Nje prej arritjeve me te mira te medicines arabe ishte edhe organizimi i psikiatrise.Historiani Neuburger shkruan:Duhet posacerisht te permendet se te semuret psiqik ne vendet Islame u mjekoheshin me vemendje te madhe, ndersa ne Evrope te semurit psiqik u trajtoheshin sikurse kriminelat.Psikiatria e pare eshte themeluar ne vitin 765 ne Bagdad,qe do te thote,700 vjete me heret se sa institucioni i pare ne Evrope i cili u hape ne vitin 1410 ne Valence(Spanje).
Muslimanet ishin te paret ne Matematike.Sipas Carra de Vaux,zero ishte e njohur tek arabet me se paku 250 vjete para Evropianeve.Matematicienti me i njohur arab ishte Muhammed el kavarizmi.Ai ka patur ndikim te madhe mbi shkenctaret Evropiane.Kur jane perkthyer veprat e tija mbi matematiken dhe algjebren(prej fjales arabe al-gjebr),ne gj.latine,ata kane pasur ndikim te madhe jo vetem ne keto shkenca por ishin edhe si baze per arritjet e pakufijshme ne astronomi.
Fizicienti gjenial Al Biruni ka vertetuar peshen specifike te elementeve.gjilperen ne kompas e kane zbuluar shkenctaret muslimane,ndersa perdorimin e saj praktik e kane persosur detaret muslimane,te cilet kane prezentuar Evropianeve.Astronomet muslimane poashtu kane bere shume hapa te rendesishme ne kete fushe.Do te permendim fjalet e Nallinit,i cili thote mbi Al Battaniun.Al Battaniu ka zbuluar me precizitet te pabesueshem "pjerresine ekliptike","gjatesin e vitit tropik","gjatesine e stineve te vitit","rrotullimin e diellit",henes dhe planeteve.Ai ka deklasuar mesimet e ptolomeut mbi poziten e diellit dhe ka zbuluar periudhen kohore dhe eklipsin e diellit.

Autori:Ali Zeki, nga libri:"Islami dhe Perendimi-takimi i dy boterave",botuesi:Muhammed Assad dhe Hans Zbinden,Shtepia botuese,Walter 1960

munti
28-06-05, 21:33
Ibn SINA (Avicena)
[981 - 1037]

Nga Dr. A. Zahoor

Ibn Sina, i njohur nė perėndim me emrin Avicena, ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi mė me famė i kohės sė tij. Kontributi kryesor i tij nė shkencėn e mjekėsisė ishte libri i tij i famshėm "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur nė perėndim me titullin "Kanuni". Asnjė shqyrtim nė shkencėn e mjekėsisė nuk mund tė kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina lindi mė 981 nė Afshan afėr Buharės (Azia Qėndrore).



Nė moshėn 10 vjeēare ai u bė me pėrvojė nė studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Studioi logjikėn nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famė i asaj kohe, dhe studimi i tij i filozofisė pėrfshinte libra tė ndryshėm tė dijetarėve grek si dhe musliman. Nė rininė e tij ai tregoi zgjuarsi tė mrekullueshme nė mjekėsi dhe u bė i njohur nė rethinė. Nė moshėn 17 vjeēare ai kuroi me sukses Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharės, nga nje sėmundje nga e cila tė gjithė fizikantėt e njohur kishin hequr dorė. Me shėrimin e tij, mbreti Mansur kishte dėshirė ta shpėrblente atė, por fizikanti i ri tė vetmėn dėshirė e kishte qė t'i lejohej perdorimi i biblotekės sė pasur tė mbretit.
Mbas vdekjes sė babait tė tij, Ibn Sina udhėtoi pėr nė Xhurxhan ku aty ai takoi bashkėkohasin e njohur tė tij Ebu Reihan el- Biruni. Mė vonė ai shkoi nė Raj dhe mė pas nė Hamad, ku ai shkruajti librin e tij tė famshėm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, pėr dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi nė Isfahan (Irani i sotėm), ku aty pėrfundoi shkrimet e tij tė shumta tė shquara. Megjithatė , ai vazhdoi udhėtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dėmtuan shėndetin e tij. Pėrfundimisht, ai u kthye nė Hamadan ku edhe vdiq nė vitin 1037.

"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekėsisė) ėshtė njė enciklopedi vigane me mbi njė milion fjalė. Libri shqyrton njohuritė mjekėsore tė vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Pėr shkak tė trajtimit sistematik, formės sė pėrkryer si dhe vlerės thelbėsore, Kanuni ua kalon tė gjthė librave tė kohės dhe qėndron suprem pėr gjashtė shekuj. Ibn Sina jo vetėm qė pėrmblodhi diturinė ekzistuese por ai gjithashtu dha kontribut tė madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet pėr mjekėsinė e pėrgjithshme, drogat e ndryshme (706 lloje), sėmundjet qė ndikojnė nė tė gjitha pjesėt e trupit nga koka deri tek kėmbėt, nė veēanti patologjinė dhe farmaceopinė. Njihej si libri mė autentik mjekėsor.
Ndėr kontributet e tij origjinale janė arritjet sikur njohja e natyrės infektuese tė tuberkulozit, pėrhapja e sėmundjeve pėrmes ujrave tė zeza, dhe ndėrlidhja nė mes psikologjisė dhe shėndetit. Ishte i pari qė shpjegoi sėmundjen e meningjitit dhe i dha kontribut tė veēantė anatomisė, gjineokologjisė dhe shėndetit tė fėmijėve. Gjithashtu ai ishte i pari qė sugjeroi mjekimin e fistelės sė gjendrave tė lotėve dhe prezentoi sondėn (vegėl pėr mjekim) pėr kanalin.
Kanuni i Ibn Sinas pėrmban shumė zbulime anatomike tė cilat edhe sot pranohen. Ibn Sina ishte shkencėtari i parė i cili shpjegoi minutėn dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesėt e tij pėrbėrėse si pėr shembull, tė bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridėn, retinėn, nervin optik dhe tė tjera.

Ibn Sina kundėrshtoi hamendjet dhe supozimet nė anatomi dhe u sugjeroi fizikantėve dhe kirurgėve qė diturinė e tyre ta bazojnė nė studimet e trupit tė njeriut. Ai vėrejti qė Aorta pėrmban tre valvola tė cilat hapen kur gjaku vėrshon nė tė nga zemra gjatė tkurrjes dhe mbyllen gjatė ēlirimit tė zemrės qė gjaku tė mos mund tė kthehet mbrapsht nė zemėr. Ai pohonte se lėvizjet muskulare janė tė mundura pėr shkak tė nervave tė lidhura me to, si dhe perceptimi i dhimbjeve nė muskuj gjithashtu ėshtė pėr shkak tė nervave. Pėr mė tepėr, ai vėzhgoi qė shpretka e mėlēisė dhe veshka nuk pėrmbajnė asnjė nerv por nervat janė tė ngulitura nė mbėshtjellėsit e kėtyre organeve.

Kanuni ėshtė pėrkthyer nė latinisht nga Gerardi i Kremnės nė shekullin 12. Libri u bė tekst pėr mėsimin e mjekėsisė nė shkollat evropiane. Nevoja pėr tė vėrtetohet me faktin se nė tridhjetė vitet e fundit tė shekullit pesėmbėdhjetė ėshtė botuar gjashtėmbėdhjetė herė, 15 nė latinisht dhe 1 botim nė gjuhėn hebreje si dhe ėshtė ribotuar mbi njėzet herė nė shekullin gjashtėmbėdhjetė. Nė vitin 1930, Kameron Gruner e pėrktheu pjesėrisht kėtė libėr nė gjuhėn angleze me titullin " Njė trajtim mbi Kanunin e Mjekėsisė sė Aviēenės". Nga shekulli dymbėdhjetė deri nė atė shtatėmbėdhjetė libri ka shėrbyer si udhėrrėfyes kryesor nė shkencat mjekėsore nė perėndim. Dr. William Osler, autori i librit "Evolucioni i Shkencės Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibėl mjekėsie pėr kohė tė gjatė mė shumė sesa ēdo punim tjetėr."

Kitab el-Shifa, Libri i Shėrimit i Ibn Sinės ėshtė njė enciklopedi filozofike e cila pėrfshin njė horizont tė gjerė njohurish nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij pėrfshin atė tė Aristotelit, infuencėn Neoplatonase si dhe mendimet e dijetarėve musliman. Nė pėrkthimin latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranė librit Kitab el-Shifa gjithashtu janė tė njohura edhe punimet e tij si el-Naxhat dhe Isharat. gjithė fushėn e filozofisė ai e ndanė nė dy kategori: njohuritė teorike dhe njohuritė praktike. E para pėrfshin fizikėn, matematikėn dhe metafizikėn, kurse e fundit etikėn, ekonominė dhe politikėn.

Ibn Sina gjithashtu dha kontribut nė matematikė, fizikė, muzikė dhe lėmi tė tjera. Ai bėri disa vėzhgime astronomike dhe shpiku njė instrument pėr tė rritur preēizitetin nė lexim. Nė fizikė ai kontriboi nė studimin e formave tė ndryshme tė energjisė, nxehtėsisė, dritės dhe mekanikės si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi njė ndėrlidhje nė mes kohės dhe lėvizjes dhe gjithashtu bėri studime nė gravitacionin specifik si dhe pėrdori termometėr ajror.
Nė lėndėn e kimisė, ai nuk besonte nė mundėsinė e shndėrrimeve kimike nė metal. Kėto mendime ishin nė kundėrshtim tė plotė me ato tė kohės sė tij. Vepra e tij pėr mineralet ishte njė nga burimet kryesore pėr enciklopedistėt krishterė nė fushėn e gjeologjisė tė shekullit tė trembėdhjetė.

Nė lėminė e muzikės, kontributi i tij ishte njė pėrmirėsim i punės sė Farabiut dhe me diturinė e tij i tejkalonte dijetarėt e asaj kohe tė kėsaj fushe.

munti
28-06-05, 23:04
Esselamu alejkum AlbMuslim,flm. per pjesmarrjen tende ne kete teme Allahu te shperblefte per mundin e bere.

ARVANITI
29-06-05, 08:56
Pse quhen dijetar islamik?

Tomori
29-06-05, 10:21
Pse quhen dijetar islamik?
Aaaauuuuuuuuuuuuuu qfar Injoranti ,,,

xheti
29-06-05, 10:29
Allahu ju shperbleft me te mira

nje dijetar ka then . " vllezrit jan sikur dy durt e njerut kur te zhyten e ferkojn njera tjetren"

selam alejkum

uliksi31
29-06-05, 23:28
Pse quhen dijetar islamik?

Quhen dijetar islamik,nga arsyeja se; pervec dituris shkencore qe kane poseduar, ishin edhe fetar te denje.Per ta primare ishte besimi ne Zot, si dhe zbatimi i ligjeve te Tija.

ARVANITI
30-06-05, 20:01
Dijetar arab, dijetar maroken, dijetar egjiptian...


Shume palidheje duket kjo "dijetar islamik".

Ne gjithe ato "zbulime" e biografi qe kishin bere keta dijetaret islamike, sikur nuk pashe ndonje lidhje me "Islamin".


Gjithsesi me kaq.

ARVANITI
30-06-05, 20:26
PO qashtu eshte ARVANITI , edhe pastaj qka ????

Nuk me duket e rregullt te quhen "islamik".

ARVANITI
30-06-05, 20:35
Po sipas teje ku qendron Problemi pse quhen dijetar Islamik ?

Mire ka theksuar edhe Uliksi-31jr , se perpos shkences kan qen edhe besimtar te denjte dhe kan praktikuar islamin .

Uliksi ju falemnderit per sqarimin


Sepse eshte palidhje. Kur thua dijetar islamik, mendon se ka bere ndonje zbulim ne fe, ne librat e Shenjte, apo eshte teolog me nam. Sic e thashe, nuk me duket e rregullt

munti
01-07-05, 00:04
Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
(Averroes)
(1128 - 1198 e.r)


Ibn Rushdi ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike. Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori i madh i filozofise se Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te klerikeve kristiane ne mesjete perfshire ketu edhe njerez si St. Tomas Akuinas.



Shpesh ai kishte vizita nga njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise dhe ceshtje ligjore. Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd ( i njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne Kordove, Spanje ne vitin 520 v.h. (1128 e.r). Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte e njohur per dituri dhe kjo i dha atij mjedis te pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.


Ne moshen 27 vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te ndihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamik. Nen ndikimin e fuqishem te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169 e.r.)

Ne moshen 44 vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai perktheu dhe permblodhi nje nga librat e Aristotelit me titullin "de Anima". Ky liber ishte perkthyer ne latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant per Kalifin.

Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte i interesuar ne filozofi dhe logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte i interesuar ne mjekesi. Sipas filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me subjekte te ndryshme.

Nje shqyrtim i kujdesshem i veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh i permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi i vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne Zot dhe Njesine e tij.


Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote
dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon dy dege:
(1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe
(2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjekesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe shendeti shpirteror quhet "Takua" ( i drejte dhe i frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.

Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike, mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te lidhura me filozofine, mjekesine dhe ligjin. Ai shkruajti
20 libra per mjekesine.

Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se al-Gazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
dijetareve muslimane lidhur me kete liber i cili megjithate ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave eksperimentale. Pikepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e Aristotelit te cilat ishin te njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin Xhami mund te konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me emrin Talkhis dhe me e gjata me emrin Tefsir. Keto tre komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me i gjate ne fakt ishte nje kontribut origjinal i bazuar me teper ne analizen e tij perfshire te interpretimit te koncepteve te Kur'anit.


Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth filozofise dhe llogjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte i pafajshem ne shume pikepamje te te ashtquajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e tij "Kontributi i Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Tomas Akuinas ishte "dishpeulli i pare i komentatoreve te medhenje si psh Averroes. Albert Alagnusi i eshte borxhli Avicennas, St. Thomas i eshte borxhli per gjithshka Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi At Asin Palacios, i cili beri studime intensive rreth teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes ) kishte mbi Teologet me te medhenj Katolike."

Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese, kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak. Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231.

Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te tjera.

Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12 deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e 14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.

munti
01-07-05, 00:06
Ibn KHALDUNI
[1332 - 1395]

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)

Ibn Khalduni nė pėrgjithėsi njihet si themeluesi dhe babai i socioligjisė dhe i shkencave tė historisė. Ai mė sė miri njihet pėr veprėn e tij tė famshme "Mukaddimah", apo siē quhet nė perėndim "Prologomena". Abd el-Rrahman Ibn Muhamed, i njohur si Ibn Khaldun, lindi mė 1332 nė Tuniz nė njė familje me pozitė tė lartė tė migruar nga Sevilja e Spanjės muslimane. Paraardhėsit e tij ishin arabė jemenitė tė cilėt u vendosėn nė Spanjė qė vitet e para tė qeverisjes muslimane nė shekullin e tetė.



Gjatė viteve tė tij tė para tė edukimit, Ibn Khalduni fitoi eksperiencė nga pjesėmarrja aktive e familjes sė tij nė jetėn intelektuale dhe nė njė farė mase edhe politike tė qytetit. Nė shtėpinė e tij ishin tė shpeshta vizitat nga udheheqėsit intelektual dhe politik tė shteteve islame tė perėndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e tė cilėve gjetėn strehim aty. Ibn Khalduni u edukua nė Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur'anin, traditėn e Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lėmitė e tjera tė shkencave islame sikur teologjinė dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letėrsinė arabe, filozofinė, matematikėn dhe astronominė. Ende nė moshėn adoleshente ai hyri nė shėrbim tė udhėheqėsit egjiptian Sulltan Berkuk.

Ibn Khalduni kaloi njė jetė aktive nė politikė para se tė fillonte tė shkruante kryeveprėn e tij tė famshme pėr histori. Ai punoi pėr udhėheqėsit nė Tuniz dhe Fiz (tani Marok), Granadė (Nė Spanjėn muslimane si dhe nė Biaja (nė Afrikėn e Jugut). Nė vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi nė Granadė (Spanjėn Muslimane) i lodhur dhe i zemėruar vetėm pėr tė ikur nga trazirat nė Afrikėn e Jugut. Fatkeqėsisht, pėr shkak tė sė kaluarės sė tij, udhėheqėsi i Granadės e pėrzuri atė. Mė pas ai u kthye nė Algjeri pėr tė kaluar katėr vite nė njė fshat tė vogėl me emrin Kalat ibn Salama. Po nė kėtė vend ai shkroi "Mukaddimah", vėllimin e parė tė historisė botėrore qė i siguroi atij vend tė amshuar ndėr historianėt, sociologėt dhe filozofėt. Ende karriera e tij ishte e pa sigurtė pėr shkak tė trazirave nė Afrikėn e Jugut. Pėrfundimisht u shpėrngul nė Egjipt ku edhe kaloi njėzet e pesė vitet e tij tė fundit. Ne Egjipt ai jetoi i qetė, me famė dhe respekt, i caktuar nė postin e kryegjykatėsit te shkollės Malikite. Ai ligjėroi gjithashtu pėr njė periudhė kohore nė universitetin El-Azhar.

Ibn Khalduni u detyrua tė lėvizė nga njė vend nė njė tjetėr, nganjėherė me vullnetin e tij, por mė shpesh i detyruar nga udhėheqėsit despotik. Kjo e bėri atė tė pėrfitojė dhe tė mėsojė shumė si rezultat i takimeve tė shumta me udhėheqės, ambasadorė, politikanė dhe dijetarė nga Afrika e Jugut, Spanja muslimane, Egjipti dhe vendet e tjera tė botės islame.

Ajo qė mė sė shumti ndikoi nė famėn e Ibn Khaldunit ėshtė libri i tij "Mukaddimah", kryevepėr nė literaturėn e filozofisė sė historisė dhe sociologjisė. Tema qendrore e kėsaj vepre gjigante ėshtė identifikimi i fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale tė cilat ndikojnė nė pėrparimin e civilizimit njerėzor si dhe nė rrjedhėn e historisė. Ai analizoi dinamikėn e marrėdhėnieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah) shkaktojnė ngritjen e njė qytetėrimi dhe fuqije politike tė re. Ai identifikoi lėvizjen pothuajse ritmike (tė pėrsėritur) nė ngritjen dhe rėnien e qytetėrimit njerėzor dhe analizoi shkaqet qė ndikojnė nė kėtė.

Mendimet revolucionare tė Ibd Khaldunit tėrhoqėn vėmendjen e dijetarėve muslimanė si dhe atyre perėndimorė. Nė studimet e tij nė histori, ai ishte pioner nė ndarjen e raporteve historike nė dy kritere themelore: tė arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katėr pikat bazė nė studimin dhe analizimin e raporteve historike: 1. dule i lidhur ngjarjet njėra me tjetrėn pėrmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji nė mes tė kaluarės dhe tė tashmės, 3. duke marrė nė konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrė nė konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe tė trashėguara.

Ibn Khalduni ėshtė nismėtar i studimit kritik tė historisė. Ai ofroi njė studim analitik tė qytetėrimit njerėzor, fillimin e tij, faktorėt ndikues tė zhvillimit dhe shkaqet e rėnies. Kėshtu, ai themeloi njė shkencė tė re; shkencėn e zhvillimit tė shoqėrisė apo sociologjinė, si e quajmė ne sot. Ibn Khalduni shkruan: "Unė kam shkruar rreth historisė njė libėr nė tė cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit tė shteteve dhe qytetėrimeve, dhe pėr rradhitjen e materialit nė libėr kam ndjekur njė metodė jo familjare dhe e kam shkruar nė mėnyrė tė ēuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur kėtė metodė tė veēantė analize, ai themeloi njėkohėsisht dy shkenca tė reja: historinė dhe sociologjinė.

Ibn Khalduni argumenton se historia ėshtė lėndė e ligjeve universale dhe citon kriterin pėr tė vėrtetėn historike: "Rregulli pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga jo e vėrteta nė histori bazohet nė mundėsinė apo pamundėsinė e saj; domethėnė, ne duhet tė analizojmė shoqėrinė njerėzore dhe tė dallojmė karakteristikat esenciale dhe qenėsore nga ato tė rastėsishme tė cilat nuk duhet tė merren nė konsideratė, duke njohur mė mirė ato qė s'ka mundėsi t'i pėrkasin asaj (shoqėrisė). Nėse ne veprojmė kėshtu, atėherė kemi njė metodė pėr tė dalluar tė vėrtetėn historike nga gabimet si mjet demonstrues qė nuk lė dyshime. Kjo ėshtė pikė mbėshtetje e sigurtė me tė cilėn historianėt mund tė vėrtetojnė atė qė duan."

Pėr shkak tė theksit qė Ibn Khalduni i ka vėnė arsyes dhe nevojės sė saj pėr tė gjykuar historinė dhe ndodhitė nė shoqėri disa dijetarė pohojnė qė ai (Ibn Khalduni) ka tentuar qė tė hedh poshtė njohuritė religjioze dhe t'i zėvėndėsojė me arsyen dhe filozofinė logjike. Kėto pohime janė tė pa baza. Ėshtė e njohur se disa shkolla mėsojnė gjėra tė paarsyeshme nė natyrė, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr islamin i cili gjithmonė inkurajon vėzhgimin dhe mendimin, dhe ua kujton pabesimtarėve mospėrdorimin e logjikės dhe tė menduarit. Njė shembull i kėsaj ėshtė ajeti 164 i sures sė dytė tė Kur'anit: "Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhap nė tė nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente"; si dhe ajeti 170 po nė tė njėjtėn sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarėve): "Pranoni atė qė All-llahu e shpalli!" Ata thonė: "Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė!" Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t'i pasonin)?"

Ibn Khalduni thoshte se religjioni luan rol tė rėndėsishėm nė bashkimin e arabėve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit tė shoqėrive tė tyre. Ai theksoi se padrejtėsia, despotizmi dhe tirania janė shenja tė qarta tė rėnies sė shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetėm njė pėrparėsi e qė ėshtė kthjellimi e mendjes. Ai pohon se njohuritė e botės metafizike nė veēanti nė ēeshtjet fetare mund tė nxjirren vetėm nga shpallja.

Ai ishte pionier nė lėndėn e edukimit. Presioni dhe pėrdorimi i forcės, thotė Ibn Khalduni, janė armiq tė mėsimit dhe ēojnė nė pėrtaci dhe hipokrizi. Fakti qė Ibn Khalduni jetoi nė fazėn fillestare tė rėnies sė qytetėrimit musliman, e detyroi qė shumicėn e njohurive t'i pėrmbledhi nga e kaluara. Ai kundėrshtoi vrullshėm praktikat jo tė shėndosha qė krijonin mospėrparim dhe ngecje tė krijimtarisė tek dijetarėt muslimanė.

Ibn Khalduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet t`i nėnshtrohen analizės objektive dhe shkencore. Historianėt kanė bėrė gabime gjatė studimit tė tyre tė ndodhive historike pėr shkak tė: 1. mosnjohjes sė natyrės sė qytetėrimit dhe popullit, 2. anshmėrisė dhe paragjykimeve dhe 3. tė pranuarit verbėrisht tė raporteve tė dhėna nga tė tjerėt.

Progresi dhe zhvillimi i vėrtetė vjen me njohjen korrekte tė historisė dhe njohuria e saktė mund tė arritet vetėm duke ndjekur tri pikat qė vijojnė: 1. Historiani kurrė nuk duhet tė ketė paragjykime kundrejt askujt dhe asnjė ideje. 2. Duhet tė shqyrtojė dhe konfirmojė ēdo informacion tė ofruar. Pra, duhet mėsuar gjithēka rreth historianėve nga tė cilėt merret informacioni, besueshmėrinė dhe moralin e tyre para se tė pranohet informacioni si i saktė. 3. Nuk duhet qė historia tė kufizohet vetėm tek mėsimi i politikės dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve pėr udhėheqėsit dhe qeveritė. Pėr studimin e historisė duhet tė pėrfshihen tė gjitha kushtet: shoqėrore, religjioze si dhe ekonomike.

"Mukaddimah" gjatė jetės sė Ibn Khaldunit u njoh si vepėr e rėndėsishme. Nė volumet e tjera rreth historisė botėrore "Kitab el-Ibar" trajton historinė e arabėve, udhėheqėsit bashkėkohorė muslimanė dhe evropjanė, historinė e vjetėr arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinė islame, historinė e Egjiptit si dhe historinė e Afrikės sė Jugut. Vėllimi i fundit trajton nė pėrgjithėsi ngjarjet gjatė jetės sė tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i pėrket librave tė tjerė, edhe ata u shkruajtėn nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re nė artin e shkrimit, tė shkruajturit e autobiografisė. Gjithashtu shkruajti edhe njė libėr nė matematikė i cili nuk ėshtė ruajtur.

Influenca e Ibn Haldunit nė lėndėt e historisė, filozofisė sė historisė, sociologjisė, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri nė ditėt e sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit tė shkrimit tė autobiografisė, rinovues nė lėndėn e edukatės dhe psikologjisė sė edukatės si dhe nė stilistikėn e shkrimit arab. Librat e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė, si nė lindje ashtu edhe nė perėndim.

xheti
01-07-05, 23:32
arvanit ne islam nu ka zbulime te re allahu i ka cek krejt gjerat ne kur'an para 1400 viteve, mos u mundo me dit diqka kur nuk dish korgjo,

dijetar islamik d.m.th, aje icili ka punun me sheriat islame me ligjin e kur'anit eka dit kuranin, hadithet ika dit, kjo eshte dijetar islamik
e qfare po lyp shkenctar me qit diqka te re nuk ka ne fen ton e nese ka te juve nuk eshte per te u quditur, jeni mesur ju me pat qdo vit ka nje te re ka nje zbolim te tek feja juve.

PersonX
03-07-05, 22:17
Imam Buhariu

Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon vetėm All-llahut subhanehu ue teala, Dhuruesit tė gjitha tė mirave, paqa dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij, familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi gjithė ata qė e pasojnė nė mėnyrėn mė tė mirė. Prej begative mė tė mėdha qė All-llahu subhanehu ue teala na ka dhuruar janė dijetarėt e Islamit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: "Dijetarėt janė zėvendės tė pejgamberėve".

Kėtė po e shohim dita ditės dhe po bindemi edhe mė tepėr nė fjalėt e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Ēdoherė kur kemi nevojė pėr sqarim tė diēkaje nga feja jonė patjetėr duhet t'u kthehemi dijetarėve se ata e dijnė mė sė miri se ēka ėshtė e mira dhe e kundėrta e saj. All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhėruar pėr kėtė duke thėnė: "Pyetni dijetarėt pėr atė qė nuk dini…" Prej ulemave mė me peshė nė historinė Islame ėshtė dijetari i njohur Imam Buhariu, i cili ka qenė njėri prej shkaqeve pėr t'u ruajtur Islami ashtu si ka zbritur.
Emri i tij i plotė ėshtė Ebu Abdil-lah Muhammed ibėn Ismail ibėn Ibrahim ibėn Mugireh ibėn Berdizbeh el-Xhu'fij el-Buhari. Eshtė bėrė i njohur vetėm si Buhariu, e ky ėshtė emėr i qytetit ku ka lindur, qytet qė ishte prej qendrave tė diturisė. Lindi mė 13 Shevval tė vitit 194 tė Hixhrit ose 810 sipas Isaut alejhi selam. U rrit nė shtėpi tė ndershme dhe me plotė dituri, ngase i ati i tij ka qenė prej dijetarėve dhe prej transmetuesve tė hadithit. Por vdiq duke qenė Buhariu ende i mitur. Filloi tė kujdeset pėr tė e ėma, e cila ishte grua e mirė dhe e devotshme.
Pėrmendet nė disa libra se Buhariu nė vegjėli kishte humbur pamjen, e ajo e luste All-llahun subhanehu ue teala shumė pėr t'ia kthyer pamjen, e shtoi aq shumė lutjen saqė pa nė ėndėrr Ibrahimin alejhis selam i cili i tha: All-llahu i ktheu pamjen birit tėnd. Kur pa, me tė vėrtetė ishte ashtu. Nga ky rast mėsojmė edhe rėndėsinė e lutjes sė sinqertė.
Filloi mėsimin e tij nėpėr dijetarėt e vendit tė tij dhe pėrparonte shumė shpejt, sidomos nė shkencėn e Hadithit. Nė kėtė kohė kishte dhjetė vjet ose mė pak. Njė ditė duke qenė te njėri prej dijetarėve qė quhej ed-Dahili i cili duke pėrmendur njė zinxhir tė hadithit tha: "transmeton Sufjani nga Ebu Zubejri nga Ibrahimi", Buhariu i tha se Ebu Zubejri nuk ka transmetuar nga Ibrahimi. Ky filloi ta qortojė, por Buhariu i tha: "Shiko nė libėr", ai shikoi dhe pastaj i tha: "Mė trego si ėshtė", dhe Buhariu i tregoi se ai nuk ėshtė Ebu Zubejri por Zubejri, dhe dijetari pa kurrfarė mendjemadhėsie e pranoi gabimin dhe e pėrmirėsoi atė qė e kishte tė shkruar. Nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare kishte mėsuar pėrmendėsh disa prej librave tė hadithit. Nė kėtė moshė shkoi nė haxh sėbashku me tė ėmėn dhe vėllain e tij, pas haxhxhit vendosi tė qėndrojė nė Meke pėr tė pėrfituar pre j dijetarėve qė gjinden aty, e mė pas shkoi nė Medine e aty shkroi librin et-Tarih (Historia), para kėtij libri kishte pėrpiluar edhe libėr tjetėr "Kadajas sahabeti uet tabiin"(Ēėshtje tė sahabėve dhe tabiinėve). Kėtė e kishte shkruar nė moshėn tetėmbėdhjetė vjeēare. Udhėtimet e tij nėpėr qendrat e diturisė u shtuan shumė, gjithė kėtė e bėnte pėr tė kėrkuar diturinė nga mė shumė dijetarė. Prej vendeve qė ka kėrkuar dituri janė: Meke, Medine, Sham, Egjipt, Har-ran, Musil, Basra, Kufe, Bagdad, Hurasan, Irak etj. Udhėtimi i tij nėpėr kėto vende i bėri shumė dobi sepse ai ishte i zellshėm gjatė kėrkimit tė diturisė, meditonte ēdoherė dhe e pėrsėriste atė qė kishte mėsuar.
Njėri prej nxėnėsve tė tij tregon se njėherė ka qenė nė shtėpinė e Buhariut rahimehull-llah dhe thotė: "Gjatė natės kam numruar se ėshtė ngritur nga shtrati mė shumė se pesėmbėdhjetė herė, e ndizte qirinė dhe shkruante atė qė pėrfitonte duke medituar rreth ajeteve dhe haditheve".
Dijetarėt prej tė cilėve pėrfitoi janė shumė, ngase kishte udhėtuar nė shumė vende, ashtuqė ka dėgjuar dhe ka shkruar nga 1080 dijetarė. Kėtė e ka arritur ngase herėt filloi me kėrkimin e diturisė. Nuk mundemi t'i pėrmendim as njė numėr tė vogėl prej dijetarėve tė tij, por mund tė pėrmendim se dijetarėt mė me ndikim tek ai kanė qenė: Ahmed ibėn Hambeli, Is'hak ibėn Rahujeh, Jahja ibėn Mein dhe Alij ibėn Medini.
Thotė Buhariu rahimehull-llah: "Nuk e kam ndier veten tė vogėl nė dituri, pos kur kam qenė para Alij ibėn Medinit", kur kjo fjalė iu transmetua Alijut, ai tha: "Lėreni atė qė thotė ai, ai ende nuk ka takuar dikėnd tė ditur sikur qė ėshtė ai vetė"(d.m.th. nuk ka mė tė ditur se Buhariu).
Prej nxėnėsve mė tė njohur tė tij janė: Ebul Husejn, Muslim ibėn Haxhxhaxh, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Hatem, Ebu Zur'ah, Ibėn Huzejme dhe tjerė.
Ėshtė mirė tė pėrmendim disa fjalė tė dijetarėve qė kanė folur pėr tė, nėse dėshirojmė tė mėsojmė edhe mė mirė vlerėn qė e ka ky dijetar i famshėm nė Islam. Thotė Hani' ibėn Nadhar: "Ishim njėherė te Muhamed ibėn Jusuf nė Sham, tė gjithė ishim tė rinj dhe dėfrehenim (me lojėra tė tė rinjve), ndėrsa Buhariu nuk na shoqėronte nė kėto gjėra por i ishte dhėnė pas diturisė".
Is'hak ibėn Rahujeh thotė: "O ju njerėz, pėrfitoni nga ky djalosh, sepse po tė kishte qenė ky djal edhe nė kohėn e Hasan el-Basriut, do tė kishin pasur nevojė njerėzit pėr diturinė e tij".
Ibėn Ebi Shejbe thotė: "Nuk kemi parė asnjėherė sikur Buhariu"
Ibnu Huzejme thotė: "Nėn kėtė Qiell nuk kam parė njeri mė tė ditur nė hadith dhe me memori mė tė fortė se sa Muhammed ibėn Ismail el-Buhari" Muslimi pas njė polemike qė kishte me Buhariun i tha: "Ty nuk tė urren pos atij qė ėshtė xheloz dhe dėshmoj se nė kėtė botė nuk ka sikur ti"
Buhariu rahimehull-llah ka qenė njeri i menēur, ka pasur memori tė shpejtė dhe tė fortė, nga memoria qė kishte habitet ēdo njeri, sa pėr ilustrim do tė pėrmendin rastin e njohur qė i ndodhi kur shkoi nė Bagdad. Aty njerėzit kishin dėgjuar pėr Buhariun dhe memorin (hifdhin) qė kishte, ashtuqė donin tė binden nė kėtė. Vendosėn tė marrin dhjetė njerėz, secilit prej tyre t'ua japin nga dhjetė hadithe, por duke i pėrzier zinxhirin e ēdo hadithi me tekstin e hadithit tjetėr. Ashtu edhe bėnė. Kur erdhi Buhariu, u mblodhėn nė njė tubim dhe filloi i pari prej atyre tė dhjetėve: "transmeton filani nga filani se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė kėshtu kėshtu" Buhariu tha: "Nuk e di", vazhdoi hadithin e dyte, tė tretin, tė katėrtin, por Buhariu vazhdimisht thonte: "Nuk e di". Disa prej atyre qė ishin prezent menduan se e mashtruan, por ata qė ishin mė tė ditur nė mesin e tyre thanė: "E kuptoi lojėn tonė". Pasiqė mbaruan me tė gjitha hadithet Buhariu rahimehull-llah u tha: "Ti, i pari hadithin e parė qė e the kėshtu ai ėshtė kėshtu e kėshtu, hadithin e dytė…" kėshtuqė derisa tė gjitha hadithet ua tregoi me rend se si janė, duke i bėrė bashkė ēdo hadith me zinxhirin e vet.
Dijetarėt kanė thėnė se nuk ėshtė ēudi se i ka ditur hadithet saktėsisht, ēudi ėshtė se nė moment i ka mėsuar edhe hadithet qė i kanė thėnė ata, hadithet e pėrziera.
Nuk kemi pse tė habitemi nga kjo kur e dimė se Buhariu rahimehull-llah ka thėnė: "Nuk e kam pėrgojuar askėnd prej kur e kam ditur se pėrgojimi ėshtė haram dhe nuk di se nė pasurinė time ka diēka tė dyshimtė (jo hallall)". Padyshim se largimi nga mėkatet tė ndihmon nė ēdo gjė, dhe e kundėrta me tė kundėrtėn.
Librat qė i ka pėrpiluar janė shumė, prej tyre mėtė njohura janė:
1. Sahihul Buhariu
2. el-Edebul Mufred
3. Tarihul Kebir (historia e madhe)
4. Tarihul Eusat (Historia e mesme)
5. Tarihus Sagir (Historia e vogėl)
6. Kiraetu halfel imam (leximi pas imamit)
7. Ref'ul jedejni fis salah(ngritja e duarve nė namaz).
Ka edhe shumė libra tjera, disa prej tyre janė tė humbura, por libri me tė cilin u bė i njohur si imam i fesė ėshtė Sahihul Buhariu, nė tė cilin ka pėrmbledhur hadithe tė Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Tė gjitha hadithet nė kėtė libėr janė tė vėrteta. Dijetarėt kanė thėnė se libri mė i vėrtetė pas Kur'anit ėshtė libri i Buhariut rahimehull-llah.
Ky dijetar ndėrroi jetė nė vitin 256 tė Hixhrit ose 870 sipas Isaut alejhi selam.
Kjo ishte shkurtimisht pėr jetėn dhe veprėn e Imam Buhariut, i cili duhet tė jetė shembull pėr neve dhe duhet marrė mėsim nga jeta dhe vepra e tij.
E lusim All-llahun subhanehu ue teala qė kėtė imam ta shpėrblejė me xhennetul firdeus, dhe tė na bashkojė edhe neve me tė. Lutja ynė e fundit ėshtė se falėnderimi i takon vetėm All-llahut subhanehu ue teala pėr tė gjitha tė mirat qė na i ka dhėnė

PersonX
22-07-05, 00:22
Imam Ahmedi


Kolosi i shkencės sė hadithit dhe fikhut. Libri i tij Musnedi nė tė cilin janė tubuar me afro 40 000 hadithė me tė drejtė konsiderohet enciklopedi e hadithit. Subtiliteti intelektual, fuqia e argumentėve, durimi dhe forca e besimit tė tij e bėnėn digė qė pengonte infiltrimin e risive. Sprova e burgut dhe durimi i tij dėshmojnė pėr personalitetin e Imamit, qė duhet marrur si paradigmė (model) nga ata qė synojnė hyrjen ne analet e historisė. Imami i Ehli Sunnetit, Shejhul Islam Ahmed ibėn Hanbeli, All-llahu e mėshiroftė. Kush ishte ky njeri dhe ēfarė bėri pėr Islamin?

Quhet Ebu Abdullah, Ahmed ibėn Muhammed ibėn Hanbel ibėn Hilal ibėn Esed ibėn Idris ibėn Abdull-llah, Edh Dhuhli Esh Shejbani El Mervezi, El Bagdadi. I ati i tij ishte me prejardhje arabe prej fisit Beni Dhuhl ibėn Shejban qė jetonin nė qytetit Merv, Horasan. Nė kohėn kur i ati i tij braktisi qytetin e Mervit nėna e tij ishte shtatėzėnė me tė dhe menjėherė pas ardhjes sė saj nė Bagdad nė vitin164 H/780 G ėshtė lindur Imam Ahmedi. Edhepse nė trungun gjenealogjik tek Nizar ibėn Ma’d ibėn Adnan, fisi i tij takohet me fisin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Imami vet asnjėherė nuk ėshtė krenuar me prejardhjen e tij fisnike.

Fėmijėrinė e kaloi si bonjak pasiqė i ati i tij ndėrroi jetė nė kohėn kur Imam Ahmedi ishte trevjeēar. Tėrė barra e kujdesit dhe edukimit rra mbi supet e nėnės sė tij. Nė moshėn e fėmijėrisė pasiqė mėsoi rregullat e shkrim-leximit mėsoi pėrmendsh Kur’anin famėlartė. Mėsuesi i parė nga i cili mėsoi pėr hadithet e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,ishte nxėnėsi i Imam Ebu Hanifės, Imam Ebu Jusufi, All-llahu i mėshiroftė tė gjithė.

Pėrkushtimin e plotė diturisė e filloi nė vitin 179 H duke marrur pjesė nė tubimet e Hushejm ibėn Behsirit tek i cili mėsoi 4 vite me rradhė. Udhėtimi i parė qė e bėri jashta qytetit ishte nė vitin 183 H nė tė cilin vizitoi Kufėn duke kėrkuar dituri. Pas Kufės nė vitin 186 H viziton vendet e tjera duke filluar me Basra-nė, pastaj Mekken. Nė vitin 187 H merr pjesė nė ligjeratate Sufjan Ibėn Ujejnes. Gjatė udhėtimet e tij nė kėrkim tė diturisė ka vizituar Jemenin, ku ėshtė takuar me Abdur Rezzak Es San’anin. Bashkudhėtari i tij nė kėto udhėtime ishte Imami i njohur, Jahja ibėn Me’in i dalluari nė njohjen e transmetuesve tė hadithit. Mungesa e mjeteve finansiare ishte shkak qė tė mos e viziton qytetin e Rejj-it pėr t’u takuar me dijetarin Xherir ibėn Abdul Hamid.

Nga kujdesi qė tė pėrfiton mė tepėr dituri edhe kohėn e ecjes prej xhamisė deri nė shtėpi e shfrytėzonte pėr ta pyetur mėsuesin e tij Veki’ ibėn El Xherrah.

Kur nė pleqėni e takonin e shihnin se si me vete mban lapsin dhe ngjyren pėr tė shėnuar hadithe. Thoshte: Me laps shpresoj tė varrosem.

Pesė herė udhėtoi nė Mekke, nė tre prej kėtyre udhėtimeve duke ecur nė kėmbė. Parat qė i kishte pėrgatitur pėr kėto udhėtime nuk kalonin shumėn e 30 dirhemė-ve.

Ibėn Xheuziu, rahimehull-llah, thotė: Dy herė udhėtoi pėrqark botės dersa e tuboi Musned-in.

Mėsuesit e tij:

Ebu Jusuf El Kadi, Hushejm ibėn Beshir El Vasiti, Abbad ibėn Abbad El Muhalabi, Mu'temir ibėn Sulejman Et Tejmi, Sufjan ibėn Ujejne El Hilali, Umer ibėn Ubejd Et Tanafusi, Jusuf ibėn El Maxhishun, Xherir ibėn Abdul Hamid, Bishr ibėn El Mufaddal, Ebu Bekr ibėn Ajjash, Abde ibėn Sulejman, Ebu Halid El Ahmer, Abu Mu’avije Ed Darir, Mervan ibėn Mu’avije, Gundar, Ibėn Ulejje, Hafs ibėn Gijath, El Velid ibėn Muslim, Jahja ibėn Sulejm, Jezid ibėn Harun, Ali ibėn Asim, Veki' ibėn El Xherrah, Jahja ibėn Se’id El Kattan, Abdur Rahman ibėn Mehdi, Abdull-llah ibėn Numejr, Muhammed ibėn Idris Esh Shafi'i, Ebu Asim, Abdur Rezzak Es San’ani, Ebu Nu'ajm, Affan, Jahja ibėn Adem, Ebu Davud Et Tajalisi, Ebu Bekr ibėn Ebi Shejbe, Is-hak ibėn Rahavejh dhe tjerė.

Nxėnėsit e tij:

Edhe pse qė nė moshėn rinore u bė autoritet nė shkencat e hadithit, derset e para nė tė cilat ligjėronte i filloi pas moshės dyzet vjeēare. Disa dijetarė mendojnė se kėtė e ka bėrė nga respekti pėr mėsuesit e tij tė cilit akoma ishin tė gjallė. Me gjithė atė nga ky oqean i dijes pėrfituan shumė imamė nė mesin e tė cilėve do t’i pėrmendim:

Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, djali i tij Salih ibėn Ahmed, djali i tij Abdull-llah ibėn Ahmed, djali i xhaxhait tė tij Hanbel ibn Is-hak, mėsuesit e tij Abdur-Rezzaku, El Hasan ibėn Musa El Eshjab dhe Esh-Shafi'iu. Nga ai pėrfituan edhe Ali ibėn El Medini, Jahja ibėn Me'in, Muhammed ibėn Jahja Edh Dhuhli, Ahmed ibėn Furat, Ahmed ibėn Ibrahim Ed-Deuraki, Abbas Ed Duri, Ebu Zur`a Er Razi, Ebu Hatim Er Razi, Is-hak El Keusexh, Ebu Bekr El Ethrem, Ibrahim El Harbi, Ebu Zur'a Ed Dimeshki, Bekijj ibėn Mahled, Ebul Kasim El Begavi dhe tjerė.

Virtytet e tij:

Kishte shtat tė mesėm qė mė tepėr anon kah gjatėsia dhe ishte zeshkan. Dallohej me aftėsinė e fortė tė kujtesės. Vishte rroba tė bardha dhe flokėt dhe mjekrėn e lyente mė kėna. Ishte serioz dhe nuk e lejonte shakanė e tepėrt nė praninė e tij. Modest nė veshje dhe jetėn e pėrditshme. I ndihmonte tė varfurit dhe tė nevojshmit, posaqėrisht tė dobėtit. Kujdesej shumė pėr ushqimin dhe nuk pranonte dhuratat e halifėve. Ēdokush qė uleshte me tė e hetonte nderimin e madh qė ja bėn. Asnjėherė nuk e lavdėronte vetėn.

Jahja ibėn Me’in thotė: E shoqėrova plotė 50 vjet. Asnjėherė nuk ėshtė lavdėruar me cilėsite mira qė i posedonte.

Tubimet nė praninė e tij ishin tubime tė ahiretit. Nė tė asnjėherė nuk ėshtė pėrmendur dunjallėku.

Bujaria ishte virtyt me tė cilėn dallohej. Me njė rast Harun El Mustemli iu ankua se ka mbetur pa para. Imam Ahmedi i dha pesė dirhemė duke thėnė kėto janė tė fundit qė i kam.

Edhe ibadeti i shumtė ishte virtyt dallues i Imam Ahmedit.

Djali i tij Abdull-llahi thoshte: Ēdo shtatė ditė pėrfundonte leximin e Kur’anit (bėnte hatme). Pas jacisė flente shkurt, zgjohej dhe falej deri nė agimin e sabahut. All-llahu e mėshiroftė Imam Ahmedin.

Fjalėt e dijetarėve pėr Imam Ahmed ibėn Hanbelin.

Imam Ahmedi ishte njeri gjenial pėr tė cilin nė literaturėn Islame do tė gjejmė vetėm fjalė lavdėrimi dhe respekti. Nuk ka dijetar i cili nuk e pranon diturinė e tij tė gjėrė si dhe, mbi gjithash, vlerat morale tė cilat i posedonte ky Imam.

Ibrahim El Harbi thotė: "E pashe Ebu Abdullahin dhe mė dukej sikur Allahu nė tė kishte bashkuar dijėn e tė gjeneratave tė para dha atyre tė fundit."

Vekiu dhe Hafs El Gijath thonin: "Ne Kufe nuk ka ardhur djalosh si puna e kėtij."

Jahja ibėn Ademi thoshte: "Ahmed ibėn Hanbeli ėshtė Imami ynė."

Jahja ibnė Se’id El Kattan: "Tek unė nuk ka ardhur askush (i aftė) si kėta tė dy, Ahmedi dhe Jahja ibėn Me'in. Dhe asnjėrin qė ka ardhur prej Bagdadit nuk e dua sa e dua Imam Ahmedin.

Abdur Rahman ibėn Mehdi: "Ēdo herė qė e takoja Imam Ahmedin ma pėrkujtonte Sufjan Eth Theuriun."

Ebu Davudi: "Jam takuar me dyqind dijeratė. Asnjėri nuk i pėrngjante Imam Ahmedit."

Abdur Rezzaku tha: "Nuk kam parė askėnd qė kishte mė shumė dituri dhe kuptim, as mė shumė devotshmėri sesa Ahmedi."

Edh-Dhehebiu duke komentuar kėto fjalė tha: "Kėtė e tha njeriu i cili kishte parė Eth Theuriun, Malikun dhe Xhurejxhin."

Kutejbe ibėn Se'id tha:" Njeriu mė i mirė i kohės sonė ėshtė Abdull-llah ibėn El Mubarak dhe ky djalosh (Ahmed ibėn Hanbeli) – dhe pėr ēdo njeri qe e don Ahmedin, dėshmo se ėshtė pasues i Sunnetit. Sikur tė jetonte nė kohėn e Eth Theuriut, El Evzait dhe El Lejthit, do tė ia kalonte."

Gjithashtu tha: "Sikur tė mos ishte Ahmedi, ata do tė shpiknin risi (bidate) ne fe. Ahmedi ėshtė Imami i botės."

Esh Shafi'iu: "U largova nga Bagdadi dhe nė tė, pas meje, nuk lash njeri mė tė ditur, fekih mė tė madh, njeri mė modest e as mė tė devotshėm se Ahmed ibėn Hanbeli."

Ali ibėn El Medini tha: "I pėrngjante shumė Se'id ibėn Xhubejrit ..."

Gjithashtu tha: "All-llahu e nderoi dhe e forcoi kėtė fe me Es Siddikun (Ebu Bekrin), radijall-llahu anhu, nė ditėn e riddes (dita e daljes prej fesė, apostacisė, kur pas vdekjes sė Pejgamberit disa grupe njerėz i bėnė murted sh.r.), dhe me Ahmedin nė ditėn e fitnes (kur halifeja i detyronte dijetarėt qė tė pohojnė thėnien se Kur’ani ėshtė i krijuar)."

Ibėn Me'in, shoku i tij, thonte: "Pasha All-llahun, unė kurrė nuk mundem tė bėhem si ai."

Amėr En Nekid: "Nėse Ahmedi pajtohet me mua rreth ndonjė hadithi, nuk mė pengon qė tė tjerėt tė mos pajtohen me mua."

Ebu Zur'a Er Razi: "Asnjėri nuk ka arritur rangun e Imam Ahmedit nė lėmitė e shkencės."

En-Nesai: "Ahmed ibėn Hanbeli grumbulloi diturinė e hadithit, fikhut, devotshmėrisė, zuhdit (asketizmit) dhe sabrit (durimit)."

Thonin: "Ahmed ibėn Hanbeli nė Bagdad, Ahmed ibėn Salih nė Egjipt, Ebu Xha’fer En Nufejli nė Harran dhe Ibėn Numejri nė Kufe - ata janė bartėsit e fesė."

El Husejn El Kerabisi: "Shembulli i atyre qė flasin kundėr Ahmed ibėn Hanbelit ėshtė si shembulli i njerėzve qė mundohen tė rrafshojnė malin e Ebu Kubejsit (nė afėrsi tė Qabės) me kėpucėt e tyre."

Fjalėt e paharruara tė Imam Ahmedit:

Salih ibėn Ahmedi tha: "I thash babait tim (Ahmed ibėn Hanbelit): "Ahmed ed-Deurekiut (dijetarė) i kanė dhėnė 1000 dinarė (monedhė arri) - e ai me tha: "O djali im, Furnizimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė e i pėrjetshėm."

Abdull-llah ibėn Ahmed: "E dėgjosha babain tim duke thėnė: "Pak prej saj mjafton kurse shumė prej saj nuk mjafton."

Kur e lavdėronin thonte: "Kur njeriu e njeh vetėn e tij, e din se fjalėt e njerėzve nuk i bėjnė dobi."

Abbas Ed Duri rrėfen:" Ali ibėn Fezere, fqiu ynė, na e transmetoi kėtė rrėfim: "Nėna ime ishte e paralizuar plotė njėzet vjet dhe njė ditė mė tha: "Shko te Ahmed ibėn Hanbel dhe kėrko qė tė bėn dua pėr mua." Unė shkova nė shtėpinė e tij dhe kur trokita nė portė pyeti: "Kush je? Thash: "Njeri nėna e tė cilit ėshtė e paralizuar dhe kėrkon prej teje qė t’i tė bėsh dua pėr tė. Kur e dėgjoj kėrkesėn time sikur i zemėruar m’u pėrgjigj: "Ne mė shumė se ajo kemi nevojė pėr lutjen e saj (sepse njeriu i sprovuar nė shumicėn e rasteve ėshtė mė i sinqertė nė lutjen qė e bėn)." Duke u larguar njė plakė mė tha: "Ti e le atė, e ai ishte duke bėrė dua pėr nėnėn tėnde." Kur arrita nė shtėpi nėnėn time gjeta duke ecur." Edh Dhehebi thotė: "Kėtė ngjarje prej Abbasit e kanė transmetuar dy transmetues tė besueshėm."

Ahmed Ed Deurekiu rrėfen: "Kur Ahmed ibėn Hanbeli u kthye prej Jemenit, vura re se ai dukej shumė i dobėt, i lodhur dhe i rraskapitur. I fola atij e ai me tha: "Kjo nuk ėshtė asgjė nė krahasim mė atė qė e pėrfituam prej Abdur Rezzakut."

Thonte: "Do tė deshiroja tė jetoja si njeri i panjohur nė malet e Mekkes. All-llahu mė ka sprovuar me famė. Me tė vėrtetė vdekjen po e kerkoj ditė e natė."

El Marudhi thotė: "Nė asnjė tubim tė varfurit nuk respektoheshin si nė tubimet e Imam Ahmedit. Ai kur u ulte pėr fetva pas namazit tė iqindisė, nuk fliste para se tė pyetet."

Nė praninė e Abdur Rezzakut u pėrmend Imam Ahmedi dhe sytė e tij u mbushėn me lotė. Tha: "Me erdhi lajmi se ai kishte ngelur pa para dhe unė i ofrova 10 dinarė, e ai buzėqeshi dhe tha: "O Ebu Bekr, sikur tė pranoja diēka prej njerėzve do tė pranoja prej teje." Edhe kėtė ndihmė tė ofruar nuk e pranoi.

Veprat e Imam Ahmedit:

Burimet njoftojnė pėr kėto libra tė Imam Ahmedit:

• Musnedi (i njohur si Musnedi i Imam Ahmedit, nė tė cilin ai ka tubuar afro 40 000 hadithė tė cilit i kishte seleksionuar nga 750 000 hadithe

• Kitabus Sunne

• Kitabu Tefsir

• Kitabu Zuhd

• Kitabu Menasikil Kebir

• Kitabu Menasikis Sagir

• Kitabu Tarih

• Kitabul Nasihi vel Mensuh

• Kitabul Mukaddemi vel Muehhari fi Kitabil-lahi teala

• Kitabu Fedailis Sahabe

• Kitabul Ileli ver Rixhal

• Kitabul Mesail

• Kitabul Eshribe

• Risale fi redd ala Xhehmijje

• Risale fil Kur’an

Vdekja e Imam Ahmedit:

Imam Ebu Abdull-llah Ahmed ibėn Hanbel ndėrroi ditėn e xhumasė, mė 12 Rebi’ul Evvel tė vitit 241 H/855 G. Nė shumė prej transmetimeve shėnohet se numri i tyre qė kanė falur xhenazėn e tij janė mes 800 000-1300000 meshkuj dhe 60 000 femra.

Abdul Vehhab El Verrak rrėfen: Nuk kemi dėgjuar pėr xhenaze mė tė madhe nė Islam e as nė xhahilijjet. Nė kėtė xhėnaze morrėn pjesė afėr 1000000 burra dhe 60 000 gra.

Ibėn Ebi Hatimi duke rrėfyer pėr efektin qė e pati ky tubim madhėshtor thotė: 10 000 nė disa transmetime 20 000 mosbesimtarė (krishterė, ēifut dhe zjarrputist) atė ditė e pranuan Islamin.

Tė vėrtetėn e ka thėnė Imam Ahmedi: Mes neve dhe bidatējinjėve le tė gjykojnė xhenazet. D.m.th.prania e njerėzve nė xhenazet le tė jetė gjykues pėr vėrtetėsinė e asaj nė tė cilėn thėrrasim ne dhe bidatēinjėt.

O All-llah mėshiroe Imam Ahmedin, ngrite atė nė shkallėn e tė udhėzuarve, nė praninė e pejgamberėve dhe shoqėrisė sė tyre. Xhennetul Firdeusin bėnja vendbanim tė pėrhershėm neve dhe gjithė muslimanėve ja Rabbel Alemin. Amin.

PersonX
08-08-05, 22:37
Imam Ebu Hanife


I njohur me nofkėn El Imam El E’adham, rahimehull-llah. (80H-150H)/(699-767)

Shkolla e Kufės: Ardhja e sahabiut Abdull-llah ibėn Mes’udit [radijall-llahu anhu] nė qytetin e Kufės nė vitin 17H nė kohėn kur halife ishte ‘Umer ibėn El Hattabi [radijall-llahu anhu] konsiderohet fillim i shkollės juridike e njohur si Medresetu Kufe (shkolla e Kufės) apo Medresetur-Re’j (shkolla e mendimit).

Nga kjo shkollė tė cilėn e “formoi” Ibėn Mes’udi [radijall-llahu anhu] dolėn shumė nxėnės tė dalluar qė mė vonė do tė bėhen dijetarė tė fikhut tė njohur nė botėn Islame.

Abidetu ibėn El Kajs [rahimehull-llah], Alkame ibėn El Kajs En-Neha’ij [rahimehull-llah], Shurejh El Kindij [rahimehull-llah] janė vetėm disa shembuj tė gjeneratės qė mėsoi para mesuesit i cili mėsimet i morri prej tė Dėrguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].

Ata qė nuk patėn fatin tė mėsojnė para Ibėn Mes’udit [radijall-llahu anhu] ishin nxėnės e kėtyre Imamėve tė cilit me plotė emanet bartėn porositė dhe mėsimet e sahabiut tė njohur dhe njekohėsisht edhe porositė dhe mėsimet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].

Nxėnės mė i dalluar i kėsaj gjenerate ishte Ibrahim En-Neha’iju [rahimehull-llah] i njohur si fekihu i Irakut tek i cili mėsoi mėsuesi i Imam Ebu Hanifės Hammad ibėn Sulejmani All-llahu i mėshiroftė tė gjithė.

Kėshtu prej Ibėn Mes’udit [radijall-llahu anhu] deri tek nxėnėsit e Imam Ebu Hanifes, Ebu Jusufi [rahimehull-llah], Muhammedi [rahimehull-llah] dhe Zuferi [rahimehull-llah] formohet thelbi i asaj qė nė botėn e fikhut ėshtė e njohur si Medreseja e Kufės.

EMRI I PLOTĖ:

Quhet Ebu Hanife En-Nu’man ibėn Thabit El Farisij meula Beni Tha’lebete El Kufij

LINDJA DHE FĖMIJĖRIA E IMAM EBU HANIFĖS:

Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] lindi nė qytetin e Kufės nė vitin 80H (699 sipas kalendarit Gregorian) nė qytetin i cili nė atė kohė konsiderohej qendėr i diturisė. Ishte qytet pėrplot vende ku mėsohej fikhu, hadithi, leximi i Kur’anit, gjuha dhe shkencat tjera. Qytet xhamitė e tė cilit ishin pėrplot dijetarė dhe Imamė. Nė kėtė qytet Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] kaloi fėmijėrinė e tij, kohėn e mėsimit dhe kohėn kur u bė Imam i njohur. Pasiqė mėsoi Kur’anin vazhdoi mėsimet nė tubimet e diturisė edhe pse nuk kishte kohė pėr shkak tė obligimeve tregtare. Kur Amir Esh-Sha’biu [rahimehull-llah] vėrejti aftėsitė e tij mendore e kėshilloi qė jetėn t’ia pėrushton diturisė gjė tė cilėn Imam Ebu Hanifeja e pranoi.

Mėsoi hadithin, gjuhėn dhe edebin dhe mė vonė iu pėrkushtua apologjetikės (Ilmul kelam) tė cilėn e pėrvetėsoi aq mirė dhe e shfrytėzoi pėr t’i hedhur poshtė pretendimet e disa njerėzve qė sulmonin Islamin.

Kohėn mė tė gjatė nė kėrkimin e diturisė e kaloi nė tubimin e Hammad ibėn Sulejmanit [rahimehull-llah] nė praninė e tė cilit mėsoi 18 vjet.

DISA NGA MĖSUESIT E TIJ:

Nė udhetimet e tij tė shpeshta pėr nė Haxhxh (numri i tė cileve sipas disa burimeve arrinė deri 54) ėshtė takuar me shumė dijetarė dhe imamė prej tė cilėve mėsoi dhe pėrfitoi. Sipas disa historianėve numri i mėsuesve tė Ebu Hanifės [rahimehull-llah] arrinė 4000 mėsues:

Sipas disa dijetarėve ėshtė takuar edhe me disa prej sahabeve por kjo nuk d.m.th se ka qenė prej tabi’inėve sepse ėshtė takuar me tė nė kohėn kur akoma ka qenė fėmi dhe nuk ka pasur mundėsi qė tė pėrfiton prej tyre. Kėtė e pėrforcon edhe fakti se mė vonė i ėshtė pėrkushtuar diturisė pasiqė nė fazėn fillėstare tė jetės preokupm kryesor i tij ka qenė tregtia.

Prej tabi’inėve ėshtė takuar me:

Amir Esh-Sha’biun [rahimehull-llah] (vdiq 103H), me Ikrimen [rahimehull-llah] shėrbėtorin e Ibėn Abbasit [radijall-llahu anhu], me Nafiun [rahimehull-llah] shėrbėtorine Ibėn ‘Umerit [radijall-llahu anhu] me Zejnul Abidinin [rahimehull-llah].

Mėsues mė i njohur i tij ka qenė Hammad ibėn Sulejmani [rahimehull-llah]

KRYESIA E HALLKĖS SĖ FIKHUT:

Pas vdekjes sė shejhut tė tij Hammad ibėn Sulejmanit nė moshėn 40 vjeēare zėvendėsoi Hammadin nė postin kryetar i hallkės sė fikhut nė tė cilėn tuboheshin ata qė kėrkonin dituri tė fikhut.

Ėhstė e njohur metoda e tij e paraqitjės sė ndonjė ēėshtjes dhe kėrkimi i mendimeve tė nxėnėsve tė tij dhe argumentet e tyre dhe pėrfundimisht ai analizonte mendimet e paraqitura dhe jepte mendimin e vet tė cilin e konsideronte si mendim mė i saktė nė bazė tė argumenteve.

Imam Ebu Hanifeja kujdesej pėr nxėnėsit e tij dhe shpenzonte prej pasurisė sė tij. Nxėnėsi i tij Ebu Jusufi ishte nėn pėrkujdesjen e tij pasiqė kuptoi se pėrfitimi pėr jetėn e largonte prej mėsimit.

Thotė Ebu Jusufi: Ėshtė kujdesur pėr mua dhe pėr familjėn time 20 vjet.

BAZAT E MEDH-HEBIT TĖ TIJ:

Bazat e medh-hebit e tij i ka pėrmbledhur ai me kėto fjalė: Unė marrė prej Librit tė All-llahut nėse nė tė e gjej ēėshtjen qė e kėrkoi, nėse nuk e gjej atėherė e kėrkoi nė Sunnetit e tė Dėrguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme], nėse e kėtu se gjej atėherė shikoi prej fjalėve tė shokėve tė Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-leme] dhe zgjedhi prej tyre. Pas tyre (d.m.th. nėse nė asnjė prej tyre nuk gjej asgjė) nuk shikoj nė fjalėt e Ibrahimit (En-Neha’iut), Sha’biut , Hasanit (El Basri) e as nė fjalėt e Ibėn Sirinit dhe Ibėn El Musejjibit por japė mendimin tim siē e kan dhėnė ata mendimin e tyre.

Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] pėr dallim prej tjerėve nuk mjaftohet me kuptimin e thjeshtė tė nususeve (teksteve tė Kur’anit dhe sunnetit) por kėrkon edhe kuptime tė tjera qė mun tė kuptohen nga teksti.

Analogjia dhe pėrdorimi i logjikės nė pika tė gjėra nuk janė veēori tė medh-hebit tė tij pėr shkak tė refuzimit tė haditheve por pėr shkak tė kushteve tė vėshtira qė i vendoi pėr pranimin e hadithit sepse Kufa ka qenė e njohur si vend ku fabrikohen hadithet ashtu siē farkoheshin monedhat e dirhemit.

Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenė i njohur si imam i cili i pari filloi tė japė fetva pėr gjėrat qė akoma nuk kishin ndodhur por qė supozohet se do tė ndodhin thuhet se kishte shenuar afro 60000 fetva pėr ēėshtje tė llojit tė tillė.

NXĖNĖSIT E TIJ:

Ebu Jusufi, Jakub ibėn Ibrahim Kadiu [rahimehull-llah] ishte i pari qė shkroi libėr tė mėdh-hebit Hanefij. Prej librave qė i shkroi tė ruajtuar janė “El Athar” dhe “Kitabul ihtilaf bejne Ebi Hanifete ve Ibėn Ebi Lejla”

Muhammed ibėn El Hasen Esh-Shejbani [rahimehull-llah] tė cilit i takon nderi tė quhet pėrpiluesi i medh-hebit edhe pse njė kohė tė shkurtė mėsoi tek Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah]. Ai gjithashtu mėsoi tek Sufjani [rahimehull-llah], Euzaiu [rahimehull-llah] udhėtoi nė Medine ku u takua me Imam Malikun [rahimehull-llah] nga i cili pėrfitoi gjithashtu.

DISA FJALĖ TĖ IMAMĖVE PĖR IMAM EBU HANIFEN [RAHIMEHULL-LLAH]:

Imam Shafi’iu [rahimehull-llah] ka thėnė: Ne gjithė jemi pauses tė Imam Ebu Hanifės nė lėminė e fikhut

Sufjan Et-Theuriu [rahimehull-llah] ka thėnė: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenė mė i dituri nė botė nė lėminė e fikhut nė kohėn e tij.

Tė njejtėn fjalė e kanė thėnė edhe Ibėn Mubareku [rahimehull-llah].

Fudajl ibėn Ijadi [rahimehull-llah] ka thėnė: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ishte njeri i njohur me fikh dhe i njeri i pėrmbajtur nga gjėrat e dyshimta

Durimtar nė kėrkimin dhe pėrhapjen e diturisė, dallohej me heshtje pėrpos kur fillonte biseda pėr hallalin dhe haramin, nė mėnyrė tė bukur prezantonte tė vėrtetėn…

Nuk e pranonte pasurinė e Sulltanit (halifės)

Thotė Dhehebiu [rahimehull-llah]: I pari i gjeneratės sė tij nė lėminė e fikhut dhe zberthimin e meseleve…

Ishte prej bujarėve, i dalluar me ibadet, namaz tė natės, lexim tė Kur’anit All-llahu qoftė i kėnaqur me tė…

Thotė Ibėn Kethiri [rahimehull-llah]: Imam Ebu Hanifeja, Fekihu i Irakut, prej personalitetėve mė tė dalluar tė botės dhe njė prej Imamėve tė Islamit…

Thotė Ibėn Imadi [rahimehull-llah]: Ishte prej tė menēurve, bashkoi fikhun dhe ibadetin, bujarinė dhe tė pėrmbajturit nga gjėrat e dyshimta , nuk i pranonte dhuratat e shtetit….

VDEKJA E TIJ:

Me 11 Xhumadel Ula tė vitit 150H (14 qėrshor 767G) ndėrroi jetė Imam Ebu Hanifeja pasiqė mbushi botėn me dituri. All-llahu e mėshiroftė me mėshirėn e Tij tė gjėrė.

munti
21-08-05, 22:47
Ebu Bekr es-Siddik [radijallahu anhu]

--------------------------------------------------------------------------------

Halif i parė i muslimanėve

(573 – 634 tė e.s.)

I. JETA

Emri i tij i plotė ėshtė Abdullah ibn Ebi Kuhafe el-Kureshi et-Tejmi, babai i tij quhej Uthman ibn Amir, ndėrkaq nėna e tij – Selma bint Sahr, e cila njihej me nofkėn Ummu-l-Hajr.

U lind nė Mekke, nė vitin 573, dy vite e ca muaj pas lindjes sė pejgamberit a.s. Periudhėn mė tė madhe tė jetės, fėmijėrinė dhe rininė e tij e kaloi nė vendlindje, me pėrjashtim tė udhėtimeve qė ndėrmerrte kohėpaskohe kur shkonte pėr tregti, zakonisht nė Sham (Siri) dhe Jemen.

Pasi qė ridhte nga njė familje aristokrate dhe e njohur kurejshite, gėzonte autoritet dhe popullaritet tė madh nė popull. Mirrej me tregti dhe ishte mjaft i pasur. Midis tjerash, ishte edhe njė nga prijėsit kurejshitė dhe ekspert i fiseve dhe tė parėve arabė. Me pejgamberin a.s. ėshtė njohur dhe shoqėruar para se t’i vinte shpallja. Historianėt pėrmendin se Ebu Bekri r.a kurrė nuk iu fal idhujve dhe nuk shijoi kurrė pijet alkoolike.

Qė nga dita kur e pranoi Islamin e deri kur ndėrroi jetė i dėrguari a.s., nuk u nda prej tij asnjėherė. Mori pjesė me tė nė tė gjitha betejat, emigroi me tė nga Mekkeja pėr nė Medine, duke lėnė fėmijėt dhe familjen e tij dhe ishte bashkėudhėtar i tij nė shpellė, siē thotė edhe All-llahu nė Kur’an:

“ ... atėherė me tė ishte vetėm shoku i tij, kur ishin tė dy nė shpellė dhe kur i tha shokut tė vet: “Mos u brengos, All-llahu ėshtė me ne!” (Et-Tevbe : 40)

Ebu Bekri r.a. ėshtė martuar katėr herė. Nė periudhėn paraislame pati dy gra, e mė vonė kur e pranoi Islamin, mori edhe dy tė tjera. Gruaja e parė me tė cilėn u martua quhej Katile bint Sa’d. Ajo i lindi dy djem: Abdullahun dhe Esmanė. Pastaj u martua pėr tė dytėn herė me njė grua qė quhej Ummu Ruman, me tė cilėn pati poashtu dy djem: Abdurrahmanin dhe Aishen. Pasi e pranoi Islamin, martohet me grua tė tretė qė quhej Esma bint Umejs, e cila i lindi njė djalė me emrin Abdurrahman. gruaja e katėrt ishte Habibe bint Harixhe, me tė cilėn kishte njė vajzė me emrin Ummu Kulthum.

Historianėt pėrmendin se familja e Ebu Bekrit r.a. ishte e vetmja familje, katėr brezat e sė cilės rradhazi ishin sahabė tė tė dėrguarit a.s. dhe kėtė: Uthmani, babai i tij, pastaj Ebu Bekri, Esma, bija e tij dhe djali i saj Abdullahu.

Ebu Bekri r.a. gjithė jetėn e tij ia kushtoi Islamit dhe pėrhapes sė fjalės sė All-llahut. Kur ishte nė pyetje i dėrguari a.s., nuk i dhimbsej fare jeta e tij. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė lufta e Uhudit dhe Hunejnit. Kur tė tjerėt filluan tė iknin, Ebu Bekri r.a. qėndroi i vendosur dhe nuk ndahej nga i dėrguari a.s.

Megjithė faktin se vazhdimisht ishte nė shoqėri tė pejgamberit a.s. dhe nuk ndahej prej tij, transmetoi nga ai vetėm 142 hadithe. Kjo pėr arsye se ai e preferonte heshtjen ndaj tė folurit, gjė qė argumentohet me faktin se ai shpeshherė e kapte majėn e gjuhės sė tij dhe thoshte:

“Kjo ėshtė ajo qė mė fut nė vėshtirėsi”.

Pėr tė poashtu thuhet se pėr njė vit tė tėrė mbajti nė gojėn e tij njė gur, nė mėnyrė qė t’i pakėsonte fjalėt e tij.

Ndėrroi jetė nė moshėn 63 vjeēare, ditėn e martė, mė 22 xhumade-l-ahire, nė vtin 13 sipas hixhrit, datė kjo qė i pėrshtatet 23 gushtit tė vitit 634 tė e.s.

U varros pranė tė dėrguarit a.s. nė dhomėn e tij.

II. NOFKAT DHE OFIQET E TIJ

Ebu Bekri r.a. njihej me dy nofka: “El-Atik” (I liruar nga zjarri) dhe “Es-Siddik” (I sinqerti). Ofiqin e parė “El-Atik” ia ngjiti i dėrguari a.s. i cili nė njė rast pat deklaruar:

“Kush dėshiron ta shohė njė njeri, tė liruar nga zjarri, le ta shikojė Ebu Bekrin”.1

Kurse “Es-Siddik”, thuhet se ėshtė ofiq me tė cilin njihej qysh nė kohėn paraislame, ngase gjithnjė e fliste tė vėrtetėn.

Ka tė atillė qė thonė se u bė i njohur me kėtė emėr si shkak i besimit dhe vėrtetimit tė fjalėve tė tė dėrguarit a.s. pas ndodhisė sė Israsė dhe Mi’raxhit, kur tė gjithė kurejshitėt e pėrgėnjeshtruan pėrveē tij.

III. BUJARIA E TIJ

Ebu Bekri r.a. ishte simbol i bujarisė. Nuk i dhimbsej fare pasuria qė e jepte nė rrugė tė All-llahut. Shumicėn e robėrve muslimanė, midis tė cilėve ishte edhe Bilalli, Ebu Bekri i ēliroi me pasurinė e tij. Gjithmonė e shfrytėzonte rastin pėr t’u dalė nė ndihmė tė varfėrve, tė vobektėve, tė ngratėve dhe atyre qė kishin nevojė.

Kur kėrkohej ndihma pėr pėrgatitjen e ushtrisė muslimane, Ebu Bekri ishte i pari qė dhuronte nė rrugė tė All-llahut. Kėshtu me njė rast pat dhuruar tėrė pasurinė e tij dhe kur ia solli tė dėrguarit a.s., ai e pyeti: “O Ebu Bekėr, ēka u ke lėnė familjes tėnde?” Ai i tha: “Ua kam lėnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij”.2

Bujarinė e tij e pėrmend edhe All-llahu i Madhėruar nė Kur’anin Famėlartė duke thėnė:

"Do tė jetė larg tij ai i cili ruhet. Ai i cili jep lėmoshė nga pasuria e vet e pasurohet". (El-Lejl : 17-18), deri nė fund tė sures. Ibn-ul-Xhevzi thotė: “Tė gjithė dijetarėt janė tė njė mendimi se kėto ajete kanė tė bėjnė me Ebu Bekrin r.a.

IV. MODESTIA DHE DEVOTSHMĖRIA E TIJ

Ebu Bekri r.a. gjatė tėrė jetės ishte njė njeri modest, i thjeshtė, i cili nuk vraponte pas kėnaqėsive tė kėsaj bote kalimtare e tė rrejshme. Kėnaqej me atė qė kishte dhe nuk orvatej tė bėnte nje jetė luksoze siē pėrpiqeshin tė bėnin tė tjerėt. Shembull e kishte tė dėrguarin a.s. dhe thėniet e tij tė vlefshme tė cilat mundohej t’i vinte nė praktikė deri nė maksimum.

Ai i ftonte edhe tė tjerėt nė njė jetė modeste, i kėshillonte tė qėndrojnė sa mė larg jetės luksoze e tė shthurur.

Ja se si e ka kėshilluar me njė rast Abdurrahman ibn Avfin:

“E shoh qė bota nė tė ardhmen do tė zgjerohet dhe do t’i shtohet pasuria. Nė kohėn e bollėkut do tė paraqiten persona qė do tė pėrdorin perde tė mėndafshta dhe jastėqe tė atlasit. Mė mirė ėshtė qė t’ju pritet koka se sa tė vraponi pas kėsaj bote”.

Ai thoshte se bujarinė e ka gjetur nė devotshmėri, pasurinė – nė besimin e vėrtetė dhe nderin – nė modesti.

Njė herė i kishte thėnė Selman Farisiut:

“O Selman, respektoji urdhėrat e All-llahut. Nė tė ardhmen, do tė ēlirohen shumė vende, nuk e di ēfarė hiseje do tė kesh ti, por mos merr mė tepėr se sa pėr tė ngrėnė, pirė dhe pėr tė veshur”.

Kjo sa i pėrket modestisė dhe thjeshtėsisė sė tij, e ēka tė themi pėr devotshmėrinė e tij?

Ebu Bekri r.a. bėnte pjesė nė atė grup njerėzish tė cilėt mė sė shumti i frikėsoheshin All-llahut dhe ishte njė ndėr mė tė devotshmit.

Largimi i tij prej gjėrave tė dyshimta dhe kujdesi i treguar nė kėto ēėshtje janė pasqyrime tė frikėrespektit nė tėp or edhe tė hollėsisė sė “kafshatės hallall”.

Kur njėherė e kishin gostitur me qumėsht, pėr tė cilin kishte kuptuar se ėshtė haram, i ka futur gishtat deri nė fyt, e ka nxjerrė dhe ka thėnė:

“Sikur ky ushqim tė mos dilte jashtė prej meje pa dalė shpirti im, edhe atė do ta bėja”.

Kur e kishte parė njėherė njė zog mbi pemė pat deklaruar: “I lumi ti o zog qė ushqehesh me gjethe; ah, sikur tė isha si ky zog!”

Nga ai transmetohet poashtu tė ketė thėnė:

“Ah, sikur tė isha kullosė tė cilėne hanė kafshėt!”

Ndonėse ishte njė nga tė pėrgėzuarit me xhennet, zemrėn e kishte tė mbushur me frikė nga All-llahu. Ja se ēka thotė ne njė thėnie tė tij:

“Unė nuk jam i sigurt nė kurthėn e All-llahut edhe nėse njėra kėmbė imja tė jetė nė xhennet”.

V. PERSONALITETI I TIJ

Ebu Bekri r.a. ėshtė njė nga personalitetet dhe figurat mė tė ndritshme nė historinė islame. Ėshtė njeriu i parė qė e pranoi Islamin, njė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhennet, halif i parė nė islam, ėshtė i pari qė e tuboi Kur’anin nė njė vend dhe i pari qė e quajti mus’haf. Ebu Bekri r.a. ishte njė njeri qė kishte diapazon tė gjerė tė diturisė, andaj edhe ishte nė mesin e atyre njerėzve tė paktė tė cilėt jepnin fetva lidhur me ēėshtje e probleme tė ndryshme fetare derisa i dėrguari a.s. ishte ende nė mesin e tyre.

Kontributet e tij qė dha nė shėrbim dhe pėrhapje tė fesė islame janė tė llojllojshme. Kėtu, mjafton t’i cekim disa prej tyre, qė janė mė me peshė siē ėshtė tubimi i Kur’anit nė njė vend, pėrndjekja e atyre qė ia kthyen shpinėn Islamit dhe atyre qė falnin namaz por refuzonin tė jepnin zekat.

Kontributin e madh, pa dyshim, Ebu Bekri e dha edhe nė forcimin dhe zgjerimin e shtetit islam. Ėshtė i pari qė ndėrmori iniciativėn pėr ēlirimin (jo pushtimin) e vendeve tė ndryshme tė asaj kohe.

Vlerėn dhe personalitetin e tij e ēmonin, por edhe e njihnin mė sė shumti, pa dyshim, ata qė shoqėroheshin me tė.

Kėshtu, Umeri r.a. njė herė pat thėnė:

“Do tė dėshiroja sikur tė isha njė qime nė gjoksin e Ebu Bekrit”.

Ē’na mbetet pas kėsaj tė themi tjetėr pėr personalitetin e tij?

All-llahu qoftė i kėnaqur me tė dhe me familjen e tij.

VI. MENDIMET E SAHABĖVE DHE DIJETARĖVE ISLAMĖ MBI TĖ

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se Umeri r.a. ka thėnė:

“Ebu Bekri ėshtė zotėriu ynė”.3

Ai poashtu ka thėnė:

“Sikur tė matej imani (besimi) i Ebu Bekrit me imanin (besimin) e tė gjithė banorėve tė tokės, besimi i tij do tė peshonte mė tepėr”.4

Nga Umeri r.a. gjithashtu transmetohet tė ketė thėnė:

“Do tė dėshiroja tė isha njė qime nė gjoksin e Ebu Bekrit”.

Xhuhajfe thotė se Aliu r.a. kishte thėnė:

“Njerėzit mė tė mirė (tė vlefshėm) pas pejgamberit a.s. janė Ebu Bekri dhe Umeri; nė zemrėn e njė besimtari nuk bashkohet dot dashuria ime dhe urrejtja e Ebu Bekrit dhe Umerit”.5

Er-Rebi’ ibn Enes thotė:

“Shembulli i Ebu Bekrit ėshtė si shembulli i shiut; kudo qė tė bjerė, sjell dobi”.6

Ez-Zuhri thotė:

“Vlera e Ebu Bekrit pasqyrohet edhe nė atė se asnjė ēast nuk dyshoi nė All-llahun”.

Ez-Zubejr ibn Bekkar thotė: “Kam dėgjuar disa dijetarė tė kenė thėnė:

“Gojėtarėt nga shokėt e pejgamberit a.s. ishin Ebu Bekr es-Siddik dhe Ali ibn Ebi Talib, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė dytė”.

Umeri r.a. ka thėnė:

“Aroma e Ebu Bekrit ishte mė e kėndshme se aroma e miskut”.7

Ibn Asakir transmeton nga Aishja r.a. e cila ka thėnė:

“Tė gjithė njerėzit do tė japin llogari pėrveē Ebu Bekrit”.

VII. EBU BEKRI SI HALIF I MUSLIMANĖVE

Nėse e shfletojmė historinė islame, do tė shohim se i dėrguari a.s. sa qe gjallė, nuk la testament tė shkruar9 mbi atė se kush duhet tė jetė zėvendės i tij pasi tė ndėrrojė jetė ai.

Kėtė ēėshtje ai u la muslimanėve qė ata unanimisht ta zgjedhin prijėsin dhe udhėheqėsin e tyre fetar dhe politik. Pėr mė tepėr, kjo dėshmohet mė sė miri me fjalėt e tė Lartėsuarit, ku thotė:

“Edhe ata qė i pėrgjigjen Zotit tė tyre dhe kryejnė faljen, edhe qė konsultohen pėr punėt e veta...” (Esh-Shura : 38)

Zgjedhja e halifit nuk ishte njė punė aq e lehtė. Ky post, apo thėnė mė mirė kjo pėrgjegjėsi, duhej t’i besohej njeriut mė meritor, mė tė ditur dhe mė tė devotshėm. Me njė fjalė, ky duhet tė ishte njė njeri i pėrkryer nė tė gjitha aspektet.

Pas njė diskutimi tė gjatė nė Beni Sekife ndėrmjet muhaxhirėve dhe ensarėve, tė cilėt pandehnin se halifi duhet tė jetė nga mesi i tyre, duke i cekur secila palė meritat dhe kontributet e tyre qė dhanė nė shėrbim tė Islamit, kjo detyrė iu besua Ebu Bekrit.

Duke e ditur vlerėn dhe kontributin e tij, tė gjithė tė pranishmit pa pėrjashtim u pajtuan me kėtė dhe ia dhanė besėn.

Abdullah ibn Mes’udi thotė:

“Ajo ēka e konsiderojnė muslimanėt si tė mirė, edhe tek All-llahu ėshtė e mirė; ajo ēka e konsiderojnė muslimanėt si tė keqe, edhe tek All-llahu ėshtė e tillė (e keqe); tė gjithė sahabėt ishin tė njė mendimi qė ta zgjedhin Ebu Bekrin pėr halif tė tyre”.8

Ka prej dijetarėve tė cilėt hilafetin e Ebu Bekrit e shihnin nė ajetet kur’anore. Kėshtu, Ibn Ebi Hatim nė tefsirin e tij transmeton nga Abdurrahman ibn Abdu-l-Hamid el-Mehdi, i cili kishte thėnė:

“Hilafeti i Ebu Bekrit dhe Umerit gjendet nė fjalėt e tė Madhėruarit:

“All-llahu u premton se ata qė kanė besuar dhe bėjnė vepra tė mira, nga mesi juaj, pa dyshim do t’i bėjė mėkėmbės nė tokė, ashtu siē i ka bėrė mėkėmbės ata para tyre, dhe se do t’ua forcojė, me siguri, fenė e tyre, atė fe tė cilėn ua pėlqen Ai, dhe pa dyshim frikėn do t’ua zėvendėsojė me sigurim”. (En-Nur : 55)

Me tė ardhur nė krye tė muslimanėve, Ebu Bekri mbajti njė hutbe (fjalim) nė xhami, ku tė pranishmėve, pas falėnderimit tė All-llahut, iu drejtua me kėto fjalė:

“O ju njerėz, unė u bėra mėkėmbės juaji, por nuk jam mė i miri nga mesi juaj. Nėse kam tė drejtė, mė ndihmoni qė ta vazhdoj atė rrugė, e nėse gaboj, mė pėrmirėsoni. Sinqeriteti ėshtė pėrgjegjėsi, ndėrsa gėnjeshtra – tradhti. I dobėti tek ju ėshtė i fortė tek unė derisa ia jap tė drejtat qė i takojnė, ndėrsa i forti tek ju ėshtė i dobėti tek unė derisa ta gjykoj me lejen e All-llahut ashtu siē e meriton. Assesi mos e lini xhihadin (luftėn nė rrugėn e All-llahut), ngase nuk ndodh qė njė popull ta lė xhihadin e All-llahu tė mos e poshtėrojė atė. Mė respektoni dhe bindjuni urdhėrave tė mia derisa unė e respektoj dhe i bindem All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, e nėse ia kthej shpinėn All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, ju nuk jeni tė obliguar tė mė dėgjoni e tė mė bindeni mua. Ngrituni tė falemi, All-llahu ju mėshiroftė”.

Shikoni sa shprehje pėrmbledhėse, gjithėpėrfshirėse e modeste, pėrplot drejtėsi, tolerancė dhe nxitje pėr xhihad nė pėrhapjen dhe ngritjen e fjalės sė All-llahut tė Madhėruar.

Edhe pse qėndroi nė postin e halifit njė kohė mjaft tė shkurtėr (2 vite e 3 muaj), Ebu Bekri r.a. bėri njė punė mjaft tė madhe.

Gjatė kėsaj kohe, ai e pėrforcoi shtetin e atėhershėm islam dhe i zgjeroi edhe mė tepėr kufijtė e tij duke ia bashkangjitur shtetit tė tij edhe disa krahina, si: Jemamen, njė pjesė tė Irakut dhe disa qytete tė Shamit (Sirisė).

Ebu Bekri r.a. me vendosmėri dhe paluhatshmėri i luftoi disa fise arabe, tė cilė pas pranimit tė fesė islame, ia kthyen shpinėn dhe u bėnė mosbesimtarė. Nė kohėn e tij, u paraqitėn disa tė ashtuquajtur “pejgamberė” tė vetėshpallur, tė cilėt Ebu Bekri r.a. pa u hamendur i ndoqi dhe i persekutoi. Njė nga ta ishte edhe Musejleme el-Kedhdhab (Musejleme rrenacak).

Tė gjitha kėto vepra duken tė vogla nė krahasim me kontributin e tij mė tė madh i cili konsiderohet tubimi i Kur’anit nė njė vend dhe emėrimi i tij me termin “mus’haf”.

VIII. HADITHET MBI TĖ

Ebu Derda r.a. thotė se i dėrguari a.s. ka thėnė:

“Nuk ka lindur e as ka perėnduar dielli mbi ndonjė njeri mė tė vlefshėm se Ebu Bekri (me pėrjashtim tė tė dėrguarve dhe pejgamberėve)”.10

Amr ibn-ul-As rrėfen: I thashė tė dėrguarit a.s.:

“O i dėrguar i All-llahut, cili ėshtė personi mė i dashur tek ti?” Ai mė tha: “Aishja”. Unė i thashė: “Po nga njerėzit?” Ai mė tha: “Babai i saj”. Pastaj kush? Ai mė tha: “Umer ibn-ul-Hattabi”.11

Ebu Hurejre r.a. thotė se i dėrguari a.s. ka thėnė:

“Ti, o Ebu Bekr, do tė jesh i pari nga populli im qė do tė hyjė nė xhennet”.12

Ebu Hurejre r.a. thotė se i dėrguari a.s. njėherė u kishte thėnė shokėve tė vet:

“Kush prej juve agjėron sot? Ebu Bekri tha: Unė. I dėrguari a.s. tha: A ka kush prej juve qė pėrcolli ndonjė tė vdekur sot? Ebu Bekri tha sėrish: Unė. I dėrguari a.s. i pyeti: A ka kush qė ushqeu sot ndonjė tė varfėr? Ebu Bekri prapė tha: Unė. I dėrguari a.s. u tha: A ka kush qė e vizitoi sot ndonjė tė sėmurė? Ebu Bekri tha: Unė. Atėherė i dėrguari a.s. u that ė pranishmėve: Njeriu, tek i cili gjenden tė gjitha kėto, patjetėr do tė hyjė nė xhennet”.13

Ebu Hurejre r.a. thotė se i dėrguari a.s. ka thėnė:

“Kurrė nuk mė ka sjellur dobi pasuria e asnjėrit aq sa mė ka sjellur dobi pasuria e Ebu Bekrit.” Me tė dėgjuar kėtė, Ebu Bekri qau dhe tha: “Unė dhe e tėrė pasuria ime qofshin nė shėrbim tėndin, o i dėrguar i All-llahut”.14

Hudhejfe r.a. thotė se i dėrguari a.s. ka thėnė:

“Pasoni kėta dy pas meje, Ebu Bekrin dhe Umerin”.15

IX. DISA THĖNIE DHE KĖSHILLA TĖ TIJ

* Adhurimi i qoftė Atij, All-llahut, pėr njohjen e tė Cilit nuk ka lėnė rrugė tjetėr pėrveē njohjes.

* Kush shijon diēka prej njohjes sė vėrtetė, kjo ėndje mjafton pėr atė qė ta largojė prej ēdo gjėje tjetėr pėrveē All-llahut.

* Lakmoje vdekjen, do ta fitosh jetėn.

* Nėse tė ik e mira, arrije; e nėse tė arrin, kapėrceje.

* Nderi mė i madh ėshtė devotshmėria, marria mė e madhe – shthurrja, fjala mė e sinqertė – besa (amaneti), ndėrkaq gėnjeshtra mė e shėmtuar ėshtė tradhtia.

* Kur robi mahnitet pas stolive tė kėsaj bote, All-llahu e urren atė derisa t’i braktisė ato.

* Kush vishet me tri cilėsi, kthehen kundėr tij; ato janė:

1. Dhuna, pėr tė cilėn i Lartėsuari nė Kur’an thotė: ”... O ju njerėz, dhuna qė e bėni pėr t’u kėnaqur nė jetėn e kėsaj bote, ėshtė kundėr jush...” (Junus : 23);

2. Thyerja e premtimit; nė Kur’an thuhet: “... Ai i cili e then premtimin (zotimin), e then nė dėm tė vetin...” (El-Fet-h : 10);

3. Dredhia; All-llahu i Madhėruar thotė: “... dredhia do t’i godasė mu ata, tė cilėt e bėjnė atė...” (Fatir : 43);

* Peshoja nė tė cilėn vendoset e vėrteta, gjithsesi do tė jetė e rėndė, kurse peshoja nė tė cilėn vendoset e shtrembėra, patjetėr do tė jetė e lehtė.

* Herėt a vonė, do tė poshtėrohet ai popull, i cili kompetencat e veta ia beson njė gruaje.

* Veprat e mira tė mbrojnė nga pasojat e kėqia.

* Nuk ka asnjė tė mirė nė atė “tė mirė” pas sė cilės vie zjarri, e as kurrfarė tė keqe nė atė “tė keqe” pas sė cilės vie xhenneti.

* Nuk ka fe ai qė nuk ka besim, e as punė ai qė nuk e kryen me qėlim.

* Vdekja ėshtė mė e lehtė se ajo qė vjen pas saj, ndėrsa mė e vėshtirė se ajo qė ishte para saj.

*All-llahu i Madhėruar nuk do t’i pranojė veprat vullnetare (nafilet) derisa tė zbatohen obligimet e prera.

__________

1) Transmetojnė Ebu Ja’la nė musnedin e tij (8/4899), Ibn Sa’di (2/160) dhe Hakimi (3/61-62).

2) Transmetojnė Ebu Davudi (2/1678) dhe Tirmidhiu (5/3675).

3) Transmetojnė Buhariu (7/3754) Tirmidhiu (5/3656) dhe Hakimi (3/66).

4) Transmeton Bejhekiu (1/36).

5) Transmeton Taberani, nr. 996, 2749 dhe 6922.

6) Transmeton Ibn Asakiri.

7) Transmeton Ebu Nuajmi.

8) Transmeton Hakimi (3/78); Dhehebiu thotė se zingjiri i tij ėshtė i ėrtetė.

9) Prej dijetarėve islamė ka tė atillė tė cilėt hilafetin e Ebu Bekrit e argumentojnė me disa hadithe tė pejgamberit a.s., nė tė cilat ai (i dėrguari a.s.) aludon nė mėnyrė tė tėrthortė qė zėvendės pas vdekjes sė tij tė jetė Ebu Bekri. Kėshtu, nė njė hadith thuhet:

“Erdhi njė grua tek i dėrguari a.s. tė cilėn e urdhėroi tė kthehej mė vonė, e ajo ia priti: “Po nėse nuk tė gjej kur tė vij?” (e kishte pėr qėllim vdekjen e tij). Ai i tha: “Nėse nuk mė gjen, shko tek Ebu Bekri”. (Hadithin e transmetojnė Buhariu, 7/3659 dhe Muslimi, 4/2386).

10) Transmeton Ebu Nuajmi (3/325).

11) Transmetojnė Buhariu (7/3656) dhe Muslimi (4/2348).

12) Transmetojnė Ebu Davudi (4/4652) dhe Hakimi (3/73) i cili thotė se hadithi ėshtė sahih me ēka pajtojet edhe Dhehebiu.

13) Transmeton Muslimi (2/1028).

14) Transmeton Tirmidhiu, nr. 3594.

15) Transmeton Tirmidhiu, nr. 3595.

ebu Hamza
22-08-05, 21:26
Imam Shu’be ibėn El Haxh-xhaxh


Emiri i hadithit, Hafidhi, Imami, njeriu qė ngriti lart standardet e shkencės sė hadithit, dijetari i Basrasė dhe mėsuesi i saj. Askush nė kohėn e nuk ishte mė i ditur se ai nė lėminė e hadithit…

Nė librat e hadithit shpeshherė pėrmendet vetėm me emrin e parė Shu’be sepse ishte shumė i njohur dhe nuk ka pasur nevojė qė tė pėrmendet prejardhja e tij.

Emir i plotė: Quhet Shu’be ibėn Haxhxhaxh ibėn El Verd Ebu Bistam El Ezdi El Ateki El Vasiti El Basri.

Ka lindur nė fshatin Nehrul Bustan nė afėrsi tė Vasitit, qytet nė jug tė Irakut nė vitin 82 H ose 83 H (701 G) ku edhe i ndjek mėsimet e para, para se tė shpėrngulet nė qytetin e Basrasė. Pas vdekjes sė babait i cili ishte i interesuar qė djali i tij tė mėson hadithet e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nėna e tij vazhdon edukimin e tij duke e dėrguar ate tek mėsuesit ku do tė mėson.

Vetė Shu’beja rrėfen: Njė ditė nėna mė tha: Kėtu ėshtė njė grua qė ka dėgjuar hadithe prej Aishes, radijall-llahu anha, eja dhe dėgjoi prej saj hadithet qė ajo i transmeton. Ajo quhej Shumejse Ummu Seleme.

Kėrkimin e dijes e filloi duke i dhėnė rėndėsi gjuhės dhe letėrsisė arabe. Mėsoi pėrmendėsh shumė libra tė poezisė dhe nxėnėsit e vet i kėshillonte tė mėsojnė gjuhėn arabe nėse dėshirojnė tė mėsojnė mirė hadithin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. El Esme’i, dijetari kryesor qė dokumentoi poezinė arabe shpeshherė merrte pjesė nė tubimet e Shu’bes duke shpresuar se do tė dėgjon diēka tė re nga lėmia e tij. Pas gjuhės ai iu pėrkushtua tėrėsisht hadithit pasi qė dėgjoi El Hakem ibėn Utejben, i cili hadithet i transmetonte me zinxhirin e transmetuesve, gjė kjo e cila i pėlqeu shumė.

Duke e praktikuar traditėn e dijetarėve tė hadithit, Shu’be udhėtoi shumė. Nė njė udhėtim pėr nė Medine nė vitin 118 H u ul pėr tė mėsuar para Imam Malikut i cili ishte mė i ri se ai (kishte 27 vjet). Nė kėrkim tė dijės udhėtoi edhe nė Bagdad dy herė. Nė njė prej kėtyre udhėtimeve mėsoi 4000 hadithe gjatė 40 takimeve qė i pati me dijetarėt.

Thoshte: Asgjė nuk ėshtė mė e kėndshme se ulja me dijetarėt nė tubim ku njerėzit pėrfitojnė njėri nga tjetri. Nė njė udhėtim pėr t’u siguruar pėr vertetėsinė e njė hadithi udhėtoi prej Basrasė nė Kufe dhe pastaj nė Mekke. Ai nuk e transmetonte asnjė hadith pėr tė cilin nuk ishte i sigurt. Pasi qė u kthye nė Basra kuptoi se njėri prej transmetuesve tė hadithit nė fjalė nuk ishte i besueshėm.

Mėsoi para shumė imamė tė tabi’inėve numri i tė cilėve arrin katėrqindshin.

Mėsues tė tij ishin: Maliku, Davud ibėn Ebi Hindi, A’meshi, Mensur ibėn Mu’temiri, Ejjubi dhe Sa’d ibėn Ibrahimi, kadiu i Medinės.

Ibėn Hibban kėshtu e pėrshkruante: Imami i besueshėm dhe i sigurt, dijetari i madh dhe i devotshėm qė mjaftohej me pak. Ai qė mė sė miri i bashkoi veprėn dijės...

Sufjani: Ai ėshtė Emir i hadithit.

Imam Shafi’iu: Po tė mos ishte Shu’beja banorėt e Irakut nuk do ta njihnin hadithin.

Ebu Davud Et Tajalisi: Prej Shu’bes kam dėgjuar 7000 hadithe.

Jetonte jetė tė modeste dhe thoshte: Me mjafton pėr jetė, mielli dhe kallam sheqeri.

Kur njėrit prej nxėnėsve ia pa njė kėmishė qė ai e kishte blerė 8 dėrhem i tha: A nuk ke frikė All-llahut tė veshėsh me kėmishė kaq tė shtrenjtė. Pse nuk e bleve njė kėmishė prej katėr dėrhem e ato qė mbesin t’ua japėsh tė varfėrve?!

Ebul Velid Et Tajalisi: Nuk kam parė njėri mė bujar se Shu’be.

Ejjub Es Sihtijani thoshte: Nėse ju vjen Shu’be merrni hadithet e tij sepse ai ėshtė kalorės i hadithit.

Thoshte: Po tė mos ishin nevojtarėt nuk do ulesha me tė pasurit.

Hamze Et Tusi: Nga adhurimi i shumtė i ėshtė tharė lėkura.

Ishte zemėrbutė dhe nuk e kthente lypėsin.

Duke i frikėsuar nga mossinqeriteti thoshte: Shpeshherė mendoj se pėr mua do tė ishte mė mirė tė punoj si nxehės i ujit nė banjat publike (hamamet) se sa tė tuboj hadithet.

Dhehebiu duke i komentuar kėto fjalė thotė: ēdonjėri qė analizon nijetin nga kėrkuesit e dijes frikohet nga kjo gjė dhe shumica e tyre shpresojnė prej All-llahut qė dija e tyre tė mos bėhet argument kundėr tyre.

Shpeshherė shkonte te njerėzit qė ishin tė dobėt nė transmetimin e hadithit dhe u thoshte: Mos transmetoni hadithe...

Thoshte: Qė tė hidhem prej qiellit nė tokė ėshtė me lehtė pėr mua se sa tė bėj tedlis (tė transmetoj hadithin duke e fshehur emrin e vėrtetė tė mėsuesit prej tė cilit e ka dėgjuar hadithin).

Nga ky dijetar pėrfituan shumė kėrkues tė dijes tė cilėt Abdull-llah ibėn Mende i shėnoi nė libėr me njė nga transmetimet e tyre. Qė tė mos e rėndojmė tekstin me emra nuk do tė pėrmendim asnjė prej tyre.


Imam Abdur Rezzak Es San’ani


Njė numėr i vogėl dijetarėsh mundėn tė krenohen me tė arriturat e tyre si Abdur Rezzak Es San’ani. Ai ėshtė prej dijetarėve tė rrallė qė njihen me emrin e parė tė tyre ashtu qė kur pėrmendet Abdur Rezzak nėnkuptohet qė bėhet fjalė pėr dijetarin pėr biografinė e tė cilit do flasim nė vijim.

Abdur Rezzak ibėn Hemmam ibėn Nafi’ i fisit Himjer Es San’ani me punėn e vetė ka arritur gradėn e imamit nė lėmin e hadithit. Ka lindur nė vitin 126 H (744 G). Pas mėsimeve fillestare i pėrkushtohet hadithit. Pėr tė mėsuar hadithin ulet para Ibėn Xhurejxhit dijetarit tė njohur tė gjeneratės sė dytė tė tabi’inėve. Nė kėrkim tė hadithit udhėtoi nė mekke, Medine, Sham dhe Irak. Mėsues tė tij ishin edhe imamėt si: Maliku, Ma’meri, Evzaiu, Sufjan Eth Theuriu, Ibėn Ujejne.

Imam Ahmedi ka thėnė: Kur transmetimi i Ma’merit dallon nga transmetimi i Abdur Rezzakut merret transmetimi i Abdur Rezzakut.

Ka thėnė: Nė shkencėn e hadithit askush nuk ėshtė mė i ditur se Abdur Rezzaku.

Hisham ibėn Jusuf: Abdur Rezzaku ishte mė i miri mes neve me dije dhe kujtesė.

Nga ky dijetar i cili mė sė miri e shėrbeu shkencėn e hadithit pėrfituan shumė kėrkues tė dijės nga mesi it ė cilėve do t’i pėrmendim: Ahmed ibėn Hanbelin, Jahja ibėn Me’inin, Ali ibėn El Medinin, Is’hak ibėn Rahavejhin dhe shumė tjerė.

Nga pena e kėtij dijetari i shkruan edhe disa libra qė ishin dhe janė burime tė dobishme pėr studiuesit.

Libri i tij “El Musannef” qė ėshtė pėrmbledhje e haditheve dhe fjalėve tė as’habėve tė klasifikuara sipas kapitujve tė fikhut ėshtė i pranishėm nė bibliotekat islame anembanė botės. Ka shkruar edhe komentin e Kur’anit dhe jetėpėrshkrimin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Imam Abdur Rezzaku ndėrroi jetė nė muajin Shevval tė vitit 211 H. All-lahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė gjerė.

Ibėn Huzejme

Imam Ebu Bekr Ibėn Huzejme. Ibėn Huzejme ishte njėri prej hafidhėve tė mėdhenj mė tė cilėt krenohet Ummeti Islam. Jetoi nė kohėn e artė tė shkencės sė hadithit, nė shekullin e tretė hixhrij. Vazhdoi metodologjinė e shkollės, themelet e tė cilės i vendosėn Buhariu dhe Muslimi. Libri i tij Es Sahih ze vendin e tretė nė mesin e koleksionėve menjėher pas librave tė Buhariut dhe Muslimit.

Quhet Ebu Bekr Muhammed ibėn Is-hak ibėn Huzejme ibėn Mugire ibėn Salih ibėn Bekr Es Sulemi En Nejsaburi Esh Shafi’i. Ka lindur nė vitin 223 H (837 G) nė qytetin e Nejsaburit. Nė atė vend filloi kėrkimin e diturisė tek dijetarėt e vendit. Bazat e shkencės sė hadithit i mėson tek Is-hak ibėn Rahavejhi dhe Muhammed ibėn Humejd Er Razi.

Pas mėsimit nė vendlindjen e tij fillon udhėtimet nė kėrkim tė hadithit, gjė me tė cilėn dalloheshin dijetarėt e hadithit. I ati i tij nuk ia lejoi largimin prej shtėpisė pa e mėsuar Kur’anin pėrmendsh. Pasiqė e mėson Kur’anin pėrmendsh, me lejen e prindit, udhėton nė Merv, e pastaj nė Rejj, Bagdad, Sham, Basra, Kufe, El Xhezire, El Hixhaz, Egjipt, Vasit dhe vende tė tjera. Nė kėto qendra tė shkencės Islame pėrkrah shkencės sė hadithit u furnizua edhe me njohuri tė gjėra nė lėminė e fikhut. Kėshtu ai, siē thotė Dhehebiu, u bė shembull i diturisė jashtseriale dhe bazė shkencore e jashtėzakonshme.

MĖSUESIT E TIJ:

Numri i mėsuesve, tek tė cilėt mėsoi gjatė viteve, kalon numrin e100 mėsuesve. Nė librin e tij Kitabu Tevhid numėroi 135 mėsues. Nė udhėtimin e tij nė kėrkim tė diturisė pėrfitoi edhe nga kėto mėsues:

Buhariu, Muslimi, Is-hak ibėn Rahavejhi, Muhammed ibėn Humejd Er Razi, Muhammed ibėn Jahja Edh Dhuhli, Bundar Muhammed ibėn Beshshar El Abdi, Muhammed ibėn El Muthenna Ebu Musa, Mahmud ibėn Gajlan, Ali ibėn Huxhr, Junus ibėn Abdul E’ala, Ahmed ibėn Meni’, Ebu Kurejb, Ahmed ibėn Ibrahim Ed Devreki, Ebu Se’id El Esh Shexhxh, Harun ibėn Is-hak El Hemedani, Bishr ibėn Muadh etj.

NXĖNĖSIT E TIJ:

Diturinė e tij nga shkenca e hadithit, nė mėnyrė tė zellshme e shėnuan dhe kumtuan nxėnėsit e tij tė shumtė. Nė burimet e biografisė sė tij cekėn kėto nxėnės:

Ahmed ibėn El Mubarek El Mustemli, Ibrahim ibėn Ebi Talib, Ali En Nejsaburi, Ebu Hamid Esh Sherki, Ebu Hatim El Busti, Is-hak ibėn Sa’d El Nesevi, Jahja ibėn Muhammed ibėn Se’id, Ibėn Adijj, Ebu Bekr El Mukri’, Halil ibėn Ahmed Es Sixhezi, Ahmed ibėn Xha’fer Esh Shejbani etj. Nga respekti tė cilėn e patėn ndaj tij, disa mėsues tė tij transmetuan disa hadithe nė tė cilėt ata e cekin emrin e tij nė fillim tė senedit, sikur mėsues. Nė mesin e atyre tė cilėt vepruan kėshtu janė edhe dy Imamėt, Buhariu dhe Muslimi.

VIRTYTET E IMAM EBU BEKR IBĖN HUZEJME:

Shumė virtytė ishin veēori dalluese tė kėtij vigani. Modestia dhe devotshmėria zbukuronin edhe mė tepėr cilėsitė morale tė larta qė i kishte. Transmetohet se asnjė vepėr tė tij nuk e ka filluar pa falur dy rekatė namaz istihare (namaz qė falet para se tė merret vendimi pėrfundimtar pėr njė vepėr. Sahabėt kėtė namaz e falnin edhe kur bėhej fjalė pėr gjėra tė thjeshta siē ishte blerja e kėpucėve).

Kur njė herė e pyetėn pėr diturinė si e ka fituar ėshtė pėrgjigjur asnjėherė nuk kam pirė prej ujit tė Zemzemit pa e lutur All-llahun pėr dituri tė dobishme. Modestia e tij shihej nė faktin se kishte vetėm dy kėmisha. Ēdo rrobė tė cilėn e blente nuk e vishte shumėherė dhe atė ua dhuronte tjerėve. Ishte bujar dhe fisnik, i ndihmonte nxėnėsit e tij. Shtronte sofra pėr tė varfurit. Ishte trim dhe nuk nguronte qė tė pėrmirėson gabimin e tjerėve edhe nėse bėhej fjalė pėr prijėsit e muslimanėve. Ai rrėfen: Njė ditė isha nė vizitė tek Emiri Isma’il ibėn Abdil-lah dhe ai citoi njė hadith nė senedin e tė cilit kishte gabim. Unė ia pėrmirėsova gabimin dhe kur dola Ebu Dherr El Kadi mė tha: Ne plotė 20 vjet e dinim kėtė gabim dhe asnjė nuk ka patur guximin qė t’ja pėrmirėson kėtė gabim. Ibėn Huzejmeja tha: Unė vetėvetės nuk ia lejoj qė tė dėgjoj njė hadith tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė tė cilin ka gabim, mangėsi, apo shtrembėrrim, e tė mos ua tėrheki vėmendjen.

Ėshtė interesant edhe rasti kur ai sė bashku me tre shokėt e tij ishte nė Egjipt dhe mbetėn pa mjete pėr jetė. Pasiqė u konsultuan tė gjithė u pajtuan se ka nevojė qė tė dalin pėr tė kėrkuar ndihmė. Tė gjithė pėrpos Ibėn Huzejmes i cili mbeti nė shtėpi pėr tė lutur Zotin e tij, dolėn. Kur u kthyn nė shtėpi, pas pak kohe, nė derė trokiti njė njeri dhe tha: Kush prej juve ėshtė Muhammed ibėn Nasr El Meruzi. Kur ky u pėrgjigj njeriu nxorri thesin nė tė cilin kishte 50 dinarė tė arrit tė cilėt i keni dhuratė prej mėkėmbėsit (emirit) tė Egjiptit. Ata refuzuan tė marrin kėto pare pa shpjegim. Punėtori i emirit tha: Kur emiri rra nė gjumė pas drekes pa njė ėndėrr nė tė cilin dėgjoi njė zė: O Ahmed si do tė arsyetohesh nesėr para All-llahut kur do tė pyetesh pėr katėr dijetarėt qė mbetėn tre ditė pa ushqim. Kur u zgjua prej gjumit i shėnoi emrat qė i kishte dėgjuar dhe dėrgoi shėrbėtorin tek ata.

DIJETARĖT PĖR IMAM IBĖN HUZEJMEN:

Kur Abdur Rahman ibėn Ebi Hatimi ėshtė pyetur pėr tė ėshtė pėrgjigjur: Vaj pėr ju, ai duhet tė pyetet pėr mua e jo unė pėr tė. Ai ėshtė Imam qė pasohet.

Rebi’ ibėn Sulejman, njėri prej mėsuesve tė tij thotė: A e dini kush ėshtė Ibėn Huzejme? Ai ėshtė njeriu prej tė cilit ne kemi mėsuar mė tepėr se ai prej neve.

Darekutni: Imam i besueshėm, pa rival tė vėrtetė…

Dhehebi: Imam, hafidh i hadithėve, argument nė lėminė e hadithit, fekih.

Ebu Hatim: Nė kėtė botė nuk kam parė njeri i cili mė mirė e njeh sunnetin dhe i cili ka mė tepėr hadithe nė kujtesėn e tij. Duket si tėrė sunnetin e ka para syve.

Ibėn Kethiri duke i numėruar virtytet e tij thotė: Prijėsi i dijetarėve, dijetari i cili tuboi dhe shkroi dituri tė gjėrė. Libri i tij (Sahih) numėrohet nė librat mė tė vlefshme dhe mė tė dobishme. Njė prej muxhtehidėve tė Islamit.

El Mu’abbir: Ishte njeri i cili ringjalli sunnetin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

VEPRAT E TIJ:

Ibėn Huzejme dallohet me veprimtarinė e frytshme tė tij. Ka shkruar libra tė shumta. Imam Hakim thotė se ka shkruar 140 libra me tituj tė ndryshėm.


• Muhtesarul muhtesari minel musnedi sahihi an Resulillahi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i njohur shkurtimisht si Sahih Ibėn Huzejme i botuar me redakturė tė dr. Muhammed Mustafa El E’dhamij me ndihmė tė Shejh Albanit.

• Kitabu Tevhidi ve ithbati sifatir Rabb – nga lėmia e Akides

• She’nu duai ve tefsiru ed’ijetil me’thure – komentim i lutjeve pejgamberike

• Kitabu me’anil Kur’an - tefsir

• El Musnedu fil fikhi - fikh

• Kitabul Kebir -vepėr kapitale nė tėcilėn e ka tubuar shumicėn e librave tė tij. (Dorėshkrimet e kėtyre tre librave tė fundit janė tė humbura dhe pėr to dihet vetėm nga vet autori ose nga autorė tjerė tė cilėt kanė cituar prej tyre)

VDEKJA E TIJ:

Sipas gjitha burimeve jeta e tij nė kėtė botė ka pėrfunduar nė vitib 311 H (923 G).

ebu Hamza
22-08-05, 21:32
Imam Malik

Imami i Medinės, njėri prej katėr imamėve mė tė njohur, imami i medh-hebit Malikij, autori i Muvetta-sė, njeriu pėr tė cilin Imam Shaf’iu ka thėnė: Kur tė pėrmenden dijetarėt, Imam Maliku ėshtė yll.

Emri i plotė dhe lindja e tij:

Ai ėshtė Shejhul Islam, Huxhetul Umme (autoriteti i Ummetit), Imami i Medinės, Ebu Abdil-lah, Malik ibėn Enes ibėn Malik ibėn Ebi Amir ibnė Amėr ibėn El Harith ibėn Gajman ibėn Huthejl El Esbuhij El Himjeri.

Ka lindur nė vitin 93 H., nė vitin nė tė cilin ndėrroi jetė sahabiu i njohur, shėrbėtori i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Enes ibėn Malik, radijall-llahu anhu. (Es-Sijer 8/48)

Nė kėrkim tė diturisė:

Prej moshės dhjetėvjeēare filloi tė kėrkoi diturinė ashtu qė nė moshė 21 vjeēare arriti tė bėhet mėsues tė cilin e vizitonin shumė dijetarė pėr tė pėrfituar prej tij.

Duke kėrkuar diturinė ėshtė takuar me shumė dijetarė prej tė cilėve pėrfitoi shumė. Imam Dhehebiu nė librin e tij “Sijer A’lam Nubela” (8/49-51) pėrmend me emėr 121 mėsues prej tė cilėve ka transmetuar hadithe nė librin “El Muvetta”

Prej mėsuesve mė tė njohur do t’i pėrmendim:

Nafi’ meula Abdil-lah ibėn ‘Umer

Se’id El Mekburij

Ejjub Es-Sihtijanij

Rebi’atur-Re’ji

Humejd Et-Tavil

Salih ibėn Kejsan

Ez-Zuhri

Muhammed ibėn El Munkedir

Hisham ibėn ‘Urve ibėn Zubejr

El ‘Ala ibėn Abdur-Rahman dhe shumė tjerė.


Nga Imam Maliku, kėtij oqeani tė dijes, pėrfituan shumė kėrkues tė diturisė. Imam Dhehebiu me emėr pėrmend mbi 240 nxėnės qė kanė transmetuar prej tij. Mė tė njohur prej tyrė janė:

Ibėn Xhurejxhi

Ebu Hanife

Amėr ibėn El Harith

Sufjan Eth-Theuri

Shu’betu ibėn El Haxh-xhaxh

El-Lejth ibėn S’ad Imami i Egjiptit

Jahja ibėn Ebi Kethir dhe shumė tjerė qė arrijnė gradėn e Imamit nė shkencat islame. ( Es-Sijer 8/52-55)


Disa fjalė tė imamėve pėr Imam Malikun:


Imam Jahja ibėn Se’id El Kattan thotė: Askush nuk i ka hadithet mė tė sakta prej Imam Malikut, ishte Imam i hadithit


Imam Muhammed ibėn Hasen Esh-Shejbani (nxėnėsi i Ebu Hanifes) thotė:Tek Imam Maliku qėndrova mbi 3 vjet dhe prej gojės sė tij mėsova mbi 700 hadithe.


Imam Abdur-Rahman ibėn Mehdi thotė: Imamė tė kohės sė tyrė: Theuriu, Maliku, Evzaiu dhe Hammad ibėn Zejdi. Nuk kam parė njeri mė tė menēur se Maliku


Imam Sufjan Ibėn Ujejne ka thėnė: Maliku ishte dijetari i banorėve tė Hixhazit, autoriteti i kohės sė tij.


Imam Shafi’iu ka thėnė: Kur tė pėrmenden dijetarėt, Maliku ėshtė ylli i tyre.


Vuhejbi ka thėnė: Me i dituri mbi shkencėn e hadithit dhe transmetuesit e tij…


Imam Dhehebiu ka thėnė: Medineja pas Tabi’inėve nuk ka pasur dijetar tė rangut tė Malikut …


Imam Hakimi ka thėnė: Tek asnjė prej dijetarėve tė Medinės nuk janė nisur kėrkuesit e diturisė siē janė nisur tek Imam Maliku. Kėtė e pranuan Lejthi, Imami i Egjiptit dhe Magribit, Evzaiu, dijetari i Shamit, Theuriu, i pari i Kufės dhe Shu’beja, dijetari i Basrasė.

Disa qėndrime tė Imam Malikut:

Thoshtė: Nuk fillova tė pėrgjigjem nė pyetjet e parashtruara para se tė marr leje prej Reb’iasė dhe Jahja ibėn Se’id el Ensari.

Kur Halifeja i muslimanėve i tha se do tė urdhėron qė libri i tij “El Muvetta” tė shkruhet dhe tė shpėrndahet nė gjitha krahinat e hilafetit tha: Mos e bė atė o Emir i besimdrejtėve sepse shokėt e tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme dhe nė tė janė pėrhapur fetvatė e tyre tė cilat populli i ka pranuar dhe kanė vepruar sipas tyre e ti e din se mes as-habėve tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka pasur mendime tė ndryshme dhe largimi i njerėzve nga ajo qė e konsiderojnė si tė vėrtetė, ėshtė gjė e vėshtirė…

Nė njė rast halifeja i muslimanėve i kishte dėrguar 2000 ose 3000 (dyshon transmetuesi) dinar dhuratė dhe mė vonė ka dėrguar njeri qė t’i ofron Imam Malikut tė shkon nė Bagdad pėr tė jetuar nė afėrsinė e halifės. Imam Maliku ėshtė pėrgjigjur: Medineja ėshtė mė e mirė pėr tė, nėse ata janė njerėz qė dijnė dhe parat qė mi solle janė paprekur.

Kur halifeja kėrkoi qė ta viziton u pėrgjigj: Tė diturit janė ata qė duhet vizituar…

Njė ditė nė tubimin e tij erdhi njė njeri dhe pasiqė lexoi ajetin: I gjithėmėshirshmi u ngrit mbi Arsh (Ta-Ha, 5) pyeti: Si u ngrit? Imam Malikun u pėrgjigj: Istivaja ėshtė gjė e njohur (e pėrmendur nė Kur’an), mėnyra e saj nuk ėshtė e njohur, tė besuarit nė tė ėshtė obligim kurse tė pyeturit pėr (mėnyrėn) ėshtė bidat dhe ti je njė bidatxhi dhe urdhėroi tė pėrjashtohet prej tubimit.

Nė njė rast ėshtė pyetur pėr 48 ēėshtje dhe nė 32 prej tyre ėshtė pėrgjigjur se nuk e din.

Disa fjalė tė tij:

Pas vdekjes sė pejgamberve dhe shkruarjes sė librave dituria dita ditės po pakohet.

Ėshtė fesat i madh qė njeriu tė fol ēdo gjė qė dėgjon.

Grindja (gjatė diskutimit) nuk ka asgjė me fenė.

Mburoja e dijetarit ėshtė fjala “nuk e di”, nėse e harron goditet pėr vdekje.

Dijetarėt duhet qė nxėnėsve tė tyre t’ua trashigojnė fjalėn “nuk e di”.

Prej katėr persona nuk mirret dituria: prej mendjelehtit qė flet pa dituri, prej bidatxiut nese thėrret nė bidatin e tij, prej gėnjeshtarit, prej njeriut tė devotshėm nėse nuk ka kujtesė tė fortė (harron ēfarė ka transmetuar).

Veprat e tij:

• Risaletu fi kader

• Risaletun fi Ekdije

• Xhuz’un fi tefsir

• Risaletun fi ixhmai ehlil Medine

• El Mudvvene El Kubra (e botuar)

• El Vadiha

• El Muvetta (e botuar)

Vdekja e tij:

Ndėrroi jetė me 14 Rebi’ul Evvel 179 H., fjalėt e fundit qė i tha ishin ajeti: Vendosja e ēėshtjes, para dhe pas ėshtė vetėm nga All-llahu… (Er-Rum, 4)

All-llahu e mėshiroftė Imam Malikun dhe e shpėrbleftė me kopshtet e gjėra tė xhennetit, nė afėrsi tė krijesės mė tė zgjedhur, Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sunnetin e tė cilit, ai aq shumė dhe me vendosshmėri e mbronte. Amin


Imam Muslimi

Emri i plotė i tij:Quhet Ebul Husejn, Muslim ibėn Haxhxhaxh ibėn Muslim ibėn Verd ibėn Keushadh, nga fisi Kushajrij qė banonte nė Nejsabur. Autor i librit “Es-Sahih”, njė prej Imameve tė hadithit, Eth-Thikka (i besueshėm), El-Hafidh, El-Alim (dijetar) nė lėminė e fikhut, El Huxhe (autoritet) nė shkencėn e hadithit.

Rrejdh prej fisit Kushajrij qė ishin pasardhėsit e Kushajr ibėn K’ab ibėn Rebi’a ibėn Amir ibėn S’asa. Ky fis ėshtė degė e fisit Hevazin prej Adnanijunė-ve dhe ėshtė i njohur me shumė dijetarė nė mesin e tyre. (El-Lubab fi teh-dhibil ensab 3/37-38)

Imam Muslimi u lind dhe jetoi nė qytetin Nejsabur njė prej qyteteve mė tė bukur nė krahinėn Horasan.

Datėlindja:

Nė fillim tė shekullit tretė sipas kalendarit hixhrij, nė kohėn e artė tė sunnetit, nė vitin 204 h (sipas shumicės) nė qytetin Nejsabur lindi Imam Muslimi. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)

Imam Muslimi jetoi njė jetė tė pasur sepse ishte tregtar i njohur njė nga bamirėsit e Nejsaburit. (Sijer, 12/570)

Udhėtimet e tij nė kėrkim tė hadithit:

Imam Muslimi ishte prej dijetarėve qė udhėtonin shumė nė kėrkim tė hadithit pėr t'i shenuar.

Thotė Dhehebiu pėr herė tė parė dėgjoi hadithe prej Jahja ibėn Jahja Et-Temimiut nė vitin 218 h pastaj nė vitin 220 h udhėtoi pėr nė haxhxh ku mėsoi tek K’anabiu. Nė Kufe dėgjoi hadithe prej Ahmed ibėn Junusit dhe prej tjerėve. (Sijer, 12/558)

Nė Horasan mėsoi tek Is-hak ibėn Rahavejhi, nė Rejj shenoi hadithe prej Muhammed ibėn Mihranit, Ebu Gassanit dhe tjerėve. Udhėtoi nė Irak pėr tė mėsuar tek Ahmed ibėn Hanbeli dhe Abdullah ibėn Mesleme dhe nė Hixhaz pėr tė mėsuar tek Se’id ibėn Mensur dhe Ebu Mus’ab. Nė Egjipt mėsues tė tij ishin Amėr ibėn Sevad, El-Lejth ibėn S’ad, Harmele ibėn Jahja dhe shumė tjerė. (Shedherat dheheb fi ahbari men dheheb, 2/144)

Mėsuesit e tij:

Imam Muslimi pati fatin qė tė mėrr dijėn prej imameve mė tė njohur tė kohės sė tij. Ai mėsoi tek Imam Ahmed ibėn Hanbeli, Imam Is-hak ibėn Rahavejh, Imam Se’id ibėn Mensuri, Imam Darimiu, Imam El-Lejth ibėn S’ad, Imam Uthman ibėn Muhammed ibėn Ebi Shejbe, Imam Ebu Zur'a Er-Razi dhe shumė tjerė. Imam Mizzi nė librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/499) pėrmend me emėr mbi 250 mėsues tė Imam Muslimit. Kur Imam Buhariu e vizitoi Nejsaburin Imam Muslim merrte pjesė nė tubimin e tij sė bashku me Imam Ebu Zur’an dhe Imam Ebu Hatimin.

Thotė Hatib Bagdadi: Muslimi ndoqi metodėn e Buhariut nė punėn e tij. Ėshtė i njohur rasti tė cilin na e rrėfen Ahmed Hamdun El Kassar kur Imam Muslimi erdhi tek Imam Buhariu e puthi nė ballė dhe i tha: O mėsuesi i mėsuesve , mė i zgjedhuri prej muhaddithinėve, mjek i hadithit dhe e pyeti pėr hadithin pėr fjalėt qė thuhen nė fund tė tubimit dhe kur Imam Buhariu u pėrgjigj Imam Muslimi tha:”nuk tė urren ty kush pėrveē ziliqarit. Dėshmoj se nuk ka nė botė njeri (dijetar) si ti. (Tarih Bagdad, 13/102)

Nxėnėsit e Imam Muslimit:

Numri i nxėnėsve qė morrėn dituri prej tij ėshtė gjithashtu i madh nė mesin e tyre mė tė njohur janė:

Imam Tirmidhiu, Ibrahim ibėn Is-hak Es-Sajrafij, Ahmed ibėn Mubarek el Mustemli, Salih ibėn Muhammed El Hafidh, Abdullah ibėn Jahja Es-Serhasij El Kadi, Imam Ebu Bekr Muhammed ibėn Is-hak ibėn Huzejme, Imam Ebu Avane El Isfirainij dhe shumė tjerė.

Imam Mizzi nė librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/503) pėrmend me emėr mbi 65 nxėnės tė Imam Muslimit.

Disa nga fjalet e Imamėve pėr Imam Muslimin:

Egziston konsenzus tė dijetarėve Islam pėr vendin e lartė tė Imam Muslimit nė mesin e dijetarėve. Veprimtaria e tij nė lėminė e hadithit dhe fjalėt e Imamėve flasin qartė pėr dhe gradėn e lartė tė cilėn e arriti Imam Muslimi. Tė dėgjojmė sė bashku disa fjalė tė dijetarėve:

Njė ditė kur Imam Muslimi ishte duke kaluar nė praninė e Is-hak ibėn Mensurit ky i tha:”Nuk do tė mungoje hajri nė mesin e muslimanėve derisa je gjallė” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)

Thotė Ebu Hatimi:”Muslimi ishte Thikka (i besueshėm) prej Hafidhėve tė hadithit. (El Xherhu vet-T’adil, 8/182)

Muhammed ibėn Beshshar ka thėnė:”Nė dynja janė katėr Hafidha, Ebu Zur’a nė Rejj, Abdull-llah Ed-Darimij nė Samarkand, Muslimi nė Nejsabur dhe Buhariu nė Buhara”. (Tarih Bagdad, 2/16)

Ahmed ibėn Seleme thotė: “Ebu Zur’a dhe Ebu Hatimi nė njohjėn e hadithit i jepnin pėrparėsi Muslimit para shumė dijetarėve tė kohės sė tyre.” (Tarih Bagdad, 13/101)

Kur tek Is-sak ibėn Rahavejhi u pėrmend Imam Muslim ai tha: “Kush ėshtė si ky burrė.” (Tarih Bagdad, 13/102)

Thotė Muhammed ibėn Abdul Vehhab El Fera:”Muslimi ishte prej thesarėve tė diturisė.” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)

Thotė Ibėn Ehremi:”Nga qyteti ynė kanė dalur tre dijetarė tė hadithit: Muahmmed ibėn Jahja, Ibrahim ibėn Ebi Talib dhe Muslimi.” (Tehdhibut-Tehdhib,10/128).

Veprat e Imam Muslimit

1) Es-Sahih (e botuar shumė herė)

2) Kitabul Kuna vel Esma (dorėshkrim nė bibliotekėn Dhahirijje, Damask)

3) Kitabul mufredati vel Vuhdan (dorėshkrim, ėshtė botuar mė herėt nė Akra, Indi)

4) Kitabut-Tabekat (dorėshkrim nė bibliotekėn private tė Ahmed Eth-Thalith)

5) Rixhalu ‘Urve ibėn Zubejr (dorėshkrim nė bibliotekėn Dhahirijje, Damask)

6) Kitabut-Temjiz (dorėshkrim nė bibliotekėn Dhahirijje, Damask)

Kėto dorėshkrime nuk kan humbur kurse librat qė vijojnė i ka pėrmendur Dhehebiu nė “Tedhkiretul Huffadh”, 2/590 dhe “Sijer”, 12/579

7) El Xham’i ala Ebvab

8) El Musned El Kebir ala rixhal

9) El ‘Ilel

10) El Ekran

11) Sualat Ahmed ibėn Hanbel

12) Amėr ibėn Shuajb

13) Intifa’ bi uhub siba’

14) Meshajih Malik

15) Meshajih Theurij

16) Meshajih Shu’be

17) Men lejse lehu il-la ravin vahid

18) Evladus-Sahabe

19) El Muhadramin

20) Efradush-Shamijjin (Mukadimetu muhakkik sherh Sahih Muslim li Nevevij 1/69-98)

Libri i tij (Sahih Muslim):

Libri mė i njohur i tij ėshtė “Es-Sahih” tė cilin e pėrpiloi si pėrgjijge kėrkesės sė njė nxėnėsi i cili kėrkoi prej tij tė shenoi njė libėr nė tė cilin do tė pėrmblehen vetėm hadithet e sakta (Sihah) dhe si pasojė e shumė librave qė u pėrpiluan e qė ishin pėrplotė me hadithe tė dobėta dhe tė shpikura.

Thotė Ibėn Sallahi: Na ėshtė transmetuar se Imam Muslimi ka thėnė:”E pėrpilova kėtė libėr dhe i zgjodha hadithet e tij prej 300 000 haditheve tė cilėt i kam dėgjuar” (Sijanetu Sahih Muslim, 67-68)

Ky libėr konsiderohet si libėr bazė nė lėminė e hadithit dhe libėr mė i saktė pas librit “El Xhami’ Es-Sahih” tė Imam Buhariut.

Sa vend tė rėndėsishėm ka ky libėr shihet nga shumė komentimet e kėtij libri dhe ne do tė pėrmendim vetėm disa prej tyre:

1) El Mufhim fi sherhi Muslim- Abdul Gafur ibėn Ismail El Farisij

2) El Mu’lim fi sherhi Muslim – Abdullah El Mazirij El Malikij

3) Ikmalul Mu’lim bi fevaidi sherhi Sahih Muslim- El Kadi ‘Ijad El Jehsubij

4) Sherh Sahih Muslim- Amėr ibėn Uthman ibėn Sallah

5) El Minhaxh fi sherhi Sahih Muslim ibėn Haxhxhaxh- Ebu Zekerija Jahja ibėn Sheref En-Nevevij

6) Ikmalu Ikmalil Mu’lim – ‘Isa ibėn Mes’ud Ez-Zavavij

Numri i komentimeve tė shkruara pėr Sahih Muslimin arrinė numrin prej 50 titujve nga ajo qė unė pata mundėsi ta hulumtoj (Tedvinus-Sunne En-Nebevijje, 129-130 tė mėsuesit tim D-r Muhammed ibėn Matar Ez-Zehranij All-llahu e ruajtė).

Vdekja e Imam Muslimit

Pėr vdekjen e tij lidhet njė rast i habitshėm nga i cili shihet se kur dijetarėt janė thelluar nė dituri kanė harruar se ēfarė ndodhė pėrreth tyre.

Imam Ibėn Kethiri kėshtu na e rrėfen kėtė ndodhi:”U tubua Muslimi me disa njerėz pėr t’i pėrkujtuar hadithet. Njė prej tė pranishmive pėrmendi njė hadith tė cilin Imam Muslimi se kishte dėgjuar. Kur e dėgjoi kėtė hadithdoli shpejt drejt shtėpisė, ndezi qirinė dhe filloi ti shfleton librat duke kėrkuar hadithin nė fjalė. Nė praninė e tij ishte njė shportė me hurma dhe ai filloi tė han prej tyre. Tėrė natėn e kaloi duke e kėrkuar hadithin dhe duke hangėr prej hurmave nė shportė ashtuqė e kishtė zbrazur shportėn. Kur nė mėngjes e gjeti hadithin sikur u kthjell dhe e pa se e kishta zbrazur shportėn.

Pas kėsaj ai u sėmuri dhe natėn e diel me 25 Rexheb tė vitit 261h ndėroi jetė. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)

All-llahu e mėshiroftė Imam Muslimin mė mėshirėn e tij tė gjėrė.

ebu Hamza
22-08-05, 21:44
Ibėn el Xheuzi

I dalluari me mendjemprehtėsi dhe shpejtėsi tė kujtesės, imam qė shkroi libra nė shumė lėmi tė shkencės. Dija e tij dhe ėmbėlsia e shkrimit edhe sot e kėsaj dite mahnitin shumė kėrkues tė dijės.

Nėse me njė fjalė do tė donim ta pėrshkruam ibėn Xheuzin do tė thonim shkurtė: Dijetarė me dije enciklopedike. Nė hadith kishte arritur titullin e Hafidhit, kėshillat e tij gjatė hutbeve dhe vazeve kanė mbetur dėshmi pamohueshme pėr dijen e tij. Grada tė larta arriti edhe nė shkencat e gjuhės, historisė, tefsirit dhe fikhut.

Ai ėshtė Xhemaluddin, Ebul Ferexh Abdur Rahman ibėn Ali ibėn Muhammed ibėn Ali ibėn Ubejdil-lah el Xheuzi Es Saf-far. Ka prejardhje fisnike dhe ėshtė pasardhės i halifės tė drejtė, Ebu Bekr Es Siddik, radijall-llahu anhu.

Ka lindur nė Bagdad nė vitin 508 H (sipas disa burimeve nė vitin 512 H) dhe nė moshėn trevjeēare mbeti pa kujdesin e babės i cili u shpėrngul nė ahiret.

Pas vdekjes sė babait pėr tė u kujdesėn e ėma e tij dhe halla e cila nė vitin 516 H e dėrgoi nė xhaminė e dajės sė tij Ebu Fadl Muhammed ibėn Nasir El Bagdadi i cili ishte mėsuesi i parė qė e pati ibėn Xheuzi. Gjatė mėsimeve nė xhami mėsoi pėrmendsh Kur’anin dhe studioi shumė libra tė hadithit siē janė Musnedi i Imam Ahmedit, Sahihėt e Buhariut dhe Muslimit si dhe Suneni i Imam Tirmidhiut. Gjatė kėsaj periudhe lexonte edhe libra tė historisė, letėrsisė si dhe ushtronte vazin (kėshillimin).

Nga mesi i mėsuesve prej tė cilėve pėrfitoi dije do t’i pėrmendim edhe:

Ebu Mensur El Xhevaliki, Ibėn Taber El Hariri, Ebu Mensur Muhammed ibėn Hajrun dhe tjerė.

Numri i mėsuesve tė tij qė i pėrmendi vetė ai arrin numrin e tetėdhjetė e shtatė mėsuesve.

Pėr kėrkimin e dijės thoshte: “Kur isha i ri udhėtoja nė kėrkim tė hadithit... ushqimin e mėngjesit e haja nė mbrėmje sepse asgjė nuk ishte mė e kėndshme pėr mua se sa kėrkimi i dijės.

Nė personalitetin e Ibėn Xheuziut janė pėrmbledhur shumė cilėsi tė mira qė rrallė gjenden tek njė njeri. Kishte virtyte tė larta, me lėvizje tė matura, asket nė kėtė botė dhe i kėndshėm nė bisedė.

Shprehej me fjali tė bukura me stil tė lartė artistik qė zbulonin nė imtėsi qėllimet e fjalisė. Pėrshkrimet e tij ishin piktoreskė plot sinqeritet qė nuk u pėrgjajnė fjalive qė i thuan ata qė shtirėn.

Veprimtaria e tij ka pėrfshirė gjitha lėmitė e kohė sė tij. Po qe se numėrohen veprat e tij dhe jeta e tij do tė shohim se ai pėr njė ditė ka shkruar nėntė fletore (sipas Halikanit).

Hulumtuesi irakian Abdul Hamid El Aluxhi ka shkruar libėr nė tė cilin i ka pėrmbledhur titujt e librave qė i shkroi Ibėn Xheuzi dhe ato arritėn numrin e 402 librave.

Pėr tė fituar kohė pėr shkrim dhe lexim i ka pakėsuar vizitat dhe e ka shkurtuar kohėn e tyre. Gjatė vizitave ka prerė letėr dhe i ka gdhendur lapsat qė pastaj i ka pėrdorur pėr shkrim.

Shpeshherė ka e ka bė kėtė dua: “O Zot na e mundėso ta kuptojmė vlerėn e kohės nė jetėn tonė.”

Nga librat e tij tė botuara do t’i pėrmendim:

- Ahbaru Ehli Rusuh

- Ahbarul Hamaka ve mugaffelin

- Ahbaru Dhr-ar vel Mutemaxhinin

- Ahbarun Nisa

- El Edhkija

- Bustanul Vaidhin ve Rijadu Sami’in

- Sifetus Safve

- Tarih Umer ibėn El Hattab

- Telbis Iblis

- El Hasen El Basri siretuhu ve adabuhu

- Dhemmul Heva

- Edh Dheheb El Mesbuk fi sijeril Muluk

- Zadul Mesir fi Ilmit Tefsir

- Sajdul Hatir

- Leftatul kebi ila nasihatil Veled (botuar nė gjuhėn shqipe me titull Porosia djalit, pėrkthim i Bekir Halimit, Urtėsia, Shkup sh.p.)

- Menakib Imam Ahmed dhe shumė tė tjera.


Jeta e tij nė kėtė botė pėrfundoi natėn e xhumasė mė dymbėdhjetė Ramazan tė vitit 597 H, mes namazit tė akshamit dhe jacisė, pas nje sėmundjeje qė zgjati pesė ditė. Pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve qė morren pjesė nė xhenazėn e tij nuk u arrit tė varroset para namazit tė xhumasė. Atė ditė u mbyll tregu dhe dyqanet. U varros nė afėrsi tė Imam Ahmedit. All-llahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė gjerė.

Dr. Muhammed ibėn Muhammed El Muhtar Esh Shenkiti

Dr. Muhammed ibėn Muhammed El Muhtar Esh Shenkiti


Njėri prej dijetarėve tė njohur tė kohės tonė. Profesor i fikhut nė Universitetin Islamik nė Medine si dhe ligjėrues nė xhaminė e tė Dėrguarit po ashtu nė Medine.

I dalluar me devotshmėrinė, modestinė dhe para se gjithash me dijen qė e posedon ėshtė njėri prej dijetarėve qė la mbresa pozitive nė shpirtrat e nxėnėsve tė tij nė mesin e tė cilėve kisha nderin tė marr pjesė edhe unė.

Shumė rrallė flet pėr vetėn pėr kėtė shkak ėshtė vėshtirė tė gjesh informata burimore pėr jetėn e tij.

Ajo qė dihet ėshtė fakti se pason traditėn e vjetėr e ligjėrimit duke i dhėnė pėrparėsi uljes para dijetarit para mėsimit prej librit.

Disertacionin e tij tė doktoraturės “Dispozitat islame pėr operacionet kirurgjike” e mbrojti para komisionit pėrkatės.

Tubimet e tij janė plotė nxėnės, ndėrkohė qė faqen e tij nė internet e kanė vizituar mbi milion vizitorė.


Pyetjes se parashtruar pėr jetėn e tij i ėshtė pėrgjigjur si vijon:


All-llahu e shpėrbleftė pyetėsin i cili e shkroi kėtė pyetje duke shpresuar shpėrblimin e All-llahut. Kam frikė se pėrgjigja ime do shkakton mė shumė dėm se sa dobi (kėtu dijetari tregon modestinė e tij duke e potencuar se ai shumė pak ka bėrė pėr fenė e All-llahut) sepse gjatė ftohtit njeriu nuk nxehet dot me hi.

Tė flasėsh pėr vetėn ėshtė gjė e pakėndshme pėr besimtarin, por unė do tė mundohem qė nė pėrgjithėsi tė pėrmendi disa fakte pėr jetėn time. All-llahun e lus tė mos mė dėnon nė ahiret, ai mė mjafton dhe sa ndihmės i mirė ėshtė Ai.

Sa i pėrket kėrkimit tė diturisė All-llahun e lus qė tė shpėrblen im atin me shpėrblime tė panumėrta, prania e tė cilit ishte begati e vėrtetė pėr mua si fėmijė. Ai, All-llahu e mėshiroftė, ishte i kujdesshėm pėr edukimin tim dhe vazhdimisht insistonte qė unė tė marr pjesė nė mėsimet e tij nė xhaminė e tė dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme si dhe nė shtėpi. Ndodhte qė tė mė mund gjumi nė prehrin e tij gjatė ligjėratave. Ai kishte ligjėrata nė xhami pas gjithė namazeve pėrpos pas namazit tė iqindisė pas tė cilit kishte mėsim nė shtėpi. Kur i mbusha pesėmbėdhjetė vjet mė urdhėroi qė unė tė lexoj nga libri tė cilin ai e shpjegonte duke filluar me Sunenin e Imam Tirmidhiut. Edhe pse isha i ri ai vazhdimisht me nxiste dhe kishte besim nė aftėsitė e mia sepse leximi para grupit tė madh tė nxėnėsve me tė vėrtetė ishte njė sfidė e madhe. Para tij i lexova kėto libra:

Sunen Et Tirmidhi, Muvetta e Imam Malikut, Sunenin e Ibėn Maxhes leximin e tė cilit nuk arrita ta kryej para tij sepse ai ndėrroi jetė. All-llahun e lus qė ta shpėrblen me shpėrblimet e tij tė plota. Kėto ishin ligjėratat e tij pas namazit tė akshamit. Nė shtėpinė tonė vinin edhe nxėnės tė cilėt para im atit lexonin libra tė gjuhės, fikhut etj.

Edhe unė isha i pranishėm nė kėto ligjėrata duke e lexuar para tij Sahihun e Muslimit tė leximin e tė cilit e pėrfundova para tij.

Para tij lexova edhe Sahihun e Buhariut tė cilin e lexonim pas namazit tė drekės. Pėrpos kėtyre librave nė praninė e tij lexova librin Er Risale tė Imam Shafi’iut si dhe shumė nga libri Bidajetul Muxhtehid (nė lėminė e fikhut). Baba, All-llahu e mėshiroftė kishte dije tė gjerė pėr ēėshtjet pėr tė cilat ka mė shumė se njė mendim tė dijetarėve. Ai i tregonte mendimet e dijetarėve duke mos e shpallur si tė vėrtetė asnjėrin pėr shkak tė respektit qė e kishte pėr imamėt. Prej tij mėsova diēka nga bazat e fikhut edhe pse nuk i pėlqenin debatet filozofike. Mėsimin e bazave tė fikhut e pėrfundova para disa dijetarėve pėr tė cilėt mendoj se kanė qenė zėvendėsim i mirė pėr babėn tim.

Para babės lexova edhe disa libra qė kanė tė bėjnė me terminologjinė e hadithit siē janė: Metnul Bejkunijje, Et Tal’ah dhe Tedribur Ravi.

Gjatė muajit tė Ramazanit ligjėronte librin e historisė El Bidaje ven Nihaje (8 vėllime tė mėdha) pėr tė cilėn Ibėn Uthejmini, rahimehullah thonjte: Babai yt e di pėrmendsh librin El Bidaje ven Nihaje.

Ai gjithashtu kishte dije tė madhe tė gjenealogjisė (njohja e fiseve) tė cilėn nuk arrita ta pėrvetėsoj prej tij por jam i kėnaqur me dijen e hadithit dhe fikhut si dhe shkencat tjera qė i kam pėrfituar prej tij.


All-llahu e ruajt mėsuesit tonė. Amin.

Muhammed Salih el Uthejmin

Muhammed ibėn Salih ibėn Muhammed el Uthejmin ka qenė antar i „Kėshillit tė Ulemave tė Mėdhenj“ (K.U.M.) nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite, profesor nė filialėn e Universitetit islamik „el Imam Muhammed ibėn Saud“nė Kassim dhe imam dhe hatib nė xhaminė e madhe nė Unejze.

Lindja e tij: Lindi mė 27 Ramadan tė vitit 1347 h.nė qytetin Unejze.

Zhvillimi i tij: Nė fėmijėrinė e tij e mėsoi Kur’anin pėrmendėsh dhe shkoi nė kėrkim tė diturisė tek eminenca e tij, eruditi, Abdurrahman ibėn Nasir es Sa’dij-Allahu e mėshiroftė, i cili konsiderohet shejhi i tij i parė, tė cilin e shoqėroi dhe nga ai mėsoi Teuhidin, Tefsirin, Sire-n (biografinė e Muhammedit a.s.), Hadithin, Fikhun, Usuli Fikhun, Feraidin(e drejta e trashėgimisė), Terminologjinė e Hadithit, Nahv-in (sintaksa arabe), Sarf –in (morfologia arabe), dhe nga ky shejh shumė pėrfitoi me qė ai ishte shumė i pajisur me dituri, vepėr, zuhd, devotshmėri, modesti dhe zemėrgjėrėsi. Pati poashtu ndikim nga menhexhi i tij i shėndoshė dhe metodologjia e tij e veēantė nė mėsimdhėnie dhe paraqitjen dhe afrimin e dijes tek studentėt.

Kurse shejhi i tij i dytė ka qenė eminenza e tij shejh Abdulaziz ibėn Abdullah ibėn Baz-rahimehullah-mufti i pėrgjithshėm i Arabisė Saudite dhe kryetari i K.U.M.dhe i drejtorisė sė Kėrkimeve Shkencore dhe Fetvasė, tek i cili ka mėsuar Sahihul Buhari-un dhe disa veprat e Shejhul Islam-it Ibėn Tejmije-s dhe libra nga Fikhu.

Veprat dhe aktiviteti i tij shkencor: Qė nga vdekja e shejh Sa’di-ut-rahimehullah-shejh Uthejmini u bė imam i xhamisė sė madhe nė Unejze dhe jepte mėsim nė tė siē jepte mėsim nė Fakultetin e Sheriatit dhe atė tė Usuli Dinit nė filialėn e Universitetit Islamik „el Imam Muhammed ibėn Saud“ nė Kassim.

Shejhi pati aktivitet tė bujshėm dhe mund tė pakursyer nė fushėn e da’ves, mėsimdhėnie, shkrimin e librave, dhėnien e fetvave, shkrimin e mesazheve dhe mbajtjen e ligjėratave tė pėrgjithshme tė dobishme nė Mesxhidul Haram (Qabe) dhe Mesxhidi Nebevij (xhaminė e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe nė qytete tė ndryshme nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite me njė metodė tė dalluar me urtėsi dhe kėshillė tė mirė dhe paraqitjen e njė menhexhi tė gjallė tė Selefi Salihit.

Prej veprave tė tij-rahimehullah: Si mėsimdhėnės filloi qysh nė v.1370 h.nė xhaminė e madhe nė Unejze nė njė pėrmasė tė ngushtė nė kohėn e Sa’di-ut, kurse pasi e mbaroi Institutin Shkencor nė Rijad, u emėrua mėsimdhėnės nė Institutin Shkencor nė Unejze nė vitin 1374 h.Nė vitin 1376 vdiq shejhi i tij es Sa’di-u dhe pas tij u bė imam dhe hatib i xhamisė sė madhe nė Unejze dhe mėsimdhėnės nė bibliotekėn kombėtare e cila ishte nė kuadėr tė xhamisė e tė cilėn e kishte themeluar shejhi i tij nė vitin 1359 h. Pasi u shtuan shumė talebet (studentėt) dhe biblioteka u bė e pamjaftueshme pėr ta, filloi tė japė mėsim nė tė njejtėn xhami dhe atij iu tubuan shumė studentė prej brenda dhe jashtė Mbretėrisė Saudite saqė numri i tyre arriti nė qindra sosh. Kėta nuk prezentonin vetėm pėr t’i dėgjuar mėsimet por edhe i mėsonin ato.Ai vazhdoi punėn e tij si mėsimdhėnės, imam dhe hatib nė xhaminė e tij derisa vdiq-rahimehullah.

-Vazhdoi si mėsimdhėnės nė Institutin Shkencor nė Unejze deri nė vitin 1398 h.dhe kah fundi i kėsaj periudhe mori pjesė nė antarėsinė e Komisionit Planpėrpilues Programor dhe planprogramin e Instituteve Shkencore nė Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibėn Saud”saqė ishte autor i disa planprogrameve mėsimore.Pastaj vazhdoi si mėsimdhėnės nė filialėn e Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibėn Saud”nė Kassim, nė Fakultetin e Sheriatit dhe atė tė Usuli Dinit qė nga viti shkollor 1398/1399 h. e deri kur vdiq-rahimehullah-.

-Ka dhėnė mėsim nė Mesxhidul Haram(Qabe) dhe nė Mesxhidu Nebevij (xhaminė e Pejgamberit a.s.nė Medine) gjatė sezonave tė Haxhit , muajit tė Ramazanit dhe pushimeve verore.

-Ka marė pjesė nė Komisione Shkencore Ekspertėsh tė shumėnumėrta brenda Mbretėrisė Saudite.

-Ka mbajtur ligjėrata brenda dhe jashtė Mbretėrisė Saudite pėrmes telefonit.

-Udhėhoqi kryesinė e “Shoqatės Humanitare pėr Mėsimin e Kur’anit famėlartė Pėrmendėsh” nė Unejze qė nga themelimi i saj nė vitin 1407 h.e deri nė vdekjen e tij.

-Ka qenė antar i Mexhlisit (Kėshillit) Shkencor pranė Universitetit Islamik “el Imam Muhammed ibėn Saud” pėr dy vitet akademike 1398/1399 h. dhe 1399/1400 h.

-Ka qenė antar nė Mexhlisin e fakultetit tė Sheriatit dhe tė Usuli Dinit dhe Kryetar i Katedrės sė Akides nė to.

-Ka qenė antar i „Kėshillit tė Ulemave tė Mėdhej“ (K.U.M.)nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite qė nga viti 1407 h. e deri nė vdekje.

-Krahas veprave tė ēmuara dhe pėrgjegjėsive tė mėdhaja, ai kishte kujdes tė veēantė pėr doibėnė e njerėzve me fetva dhe kryerjen e nevojave tė tyre gjatė natės dhe ditės, nė prezencė dhe gjatė udhėtimit dhe gjatė ditėve kur ishte i shėndoshė dhe i sėmurė.

-Siē e obligonte veten me takimet e dobishme shkencore dhe shoqėrore tė sistemuara dhe tė programuara, ai i mbante takimet e sistemuara favore me gjykatėsit e Regjionit tė Kusejmit, me antarėt e”Kėshillit pėr Urdhėr nė tė Mirė dhe Ndalim nga e Keqja”nė Unejze, me hatibėt e qytetit tė Unejzes, me studentėt e mėdhej tė tij, me studentėt nė konvikt, me antarėt Kėshillit Drejtues tė “Shoqatės Humanitare pėr Mėsimin e Kur’anit famėlartė Pėrmendėsh”dhe me antarėt e Pjestarėve tė Katedrės sė Akides pranė filialės sė Universitetit Islamik “el Imam Muhammed ibėn Saud” nė Kusejm.

-I mbante takimet e pėrgjithėshme, prej tyre takimin javor e mbante nė shtėpinė e tij, kurse takimin mujor nė xhaminė e tijdhe takimet sezonale vjetore tė cilat i programonte i mbante jashtė qytetit tė tij.Jeta e tij pra, ishte e bujshme me dhėnie, aktivitet dhe vepėr tė ēmuar kėshtu qė i bekuar ishte kudo qė shkonte sikur shiu prej qielli, ku bie bėn dobi.

-U shpall lajmi pėr fitimin e tij “Ēmimin Ndėrkombėtar tė Mbretit Fajsal” pėr shėrbim Islamit pėr vitin 1414 h.dhe Komisioni Selektues nė justifikimin e tyre pėr fitimin e shejhut “Ēmimin“nė fjalė, theksuan kėtė qė vijon: Sė pari:pajisja e tij me virtyte tė larta tė Ulemave nga tė cilat mė tė dalluara janė devotshmėria, zemėrgjėrėsia, thėnia e tė vėrtetės, tė vepruarit nė interes tė muslimanėve dhe kėshillimi i njerėzve nė mėnyrė tė veēantė dhe tė pėrgjithėshme.

Sė dyti: dobia e shumtė e njerėzve nga disuria e tij pėrmes dhėnies sė tij mėsim, fetva dhe shkrimit tė librave.

Sė treti: mbajtja e tij ligjėrata tė pėrgjithėshme tė dobishme nė nė vende tė ndryshme brenda Mbretėrisė Saudite.

Sė katėrti:pjesmarja e tij konstruktive nė Kongrese tė mėdhaja Islamike.

Sė pesti:ndjekja e tij njė metodė tė dalluar nė Da’ve nė Allah dhe Va’z tė mirė brenda Mbretėrisė Saudite dhe paraqitja e tij njė shembull tė gjallė tė Menhexhit tė Selefi Salihit nė tė mėnduar dhe sjellje.

-Ka pasur -Allahu e mėshiroftė-njė erudicion tė madh pėr Sheriatin e Allahut s.v.t. dhe tėrė jetėn e kaloi nė rrugėn e diturisė dhe nxėnies sė tij, pastaj ua mėsonte dhe e pėrhapte atė nė mesin e njerėzve ēdoherė i pajisur me argumentim tė shėndoshė, analizim tė drejtė, siē ka qenė jashtzakonisht i kujdesshėm t’i pėrmbahet akides sė Selefi Salihit nė dituri, vepėr, da’ve dhe sjellje kėshtuqė veprat e tija shkencore dhe Menhexhi i tij nė Da’ve ishte po nė atė Menhexh tė shėndoshė. Allahu fuqiplotė i kishte dhėnė aftėsi tė madhe nė prezentimin e ajeteve dhe haditheve pėr pėrforcimin e argumentit dhe deduktimin e hukmeve (dispo0zitave) dhe dobive dhe ai nė kėtė fushė ka qenė dijetar nė diturinė dhe precizitetin e deduktimit tė hukmeve dhe dobive dhe nė gjėrėsinė e fikhut dhe njohurisė sė tij nė fshehtėsitė e gjuhės arabe dhe retorikės sė saj, nuk ka patur mundėsi t’i hudhet pluhur pėrmbi.

-Kohėn e tij e ka kaluar nė dhėnie mėsim, arsim, ifta (dhėnie fetva), kėrkim, verifikim dhe ka patur ixhtihad.Ai ka patur zhjedhje dhe ixhtihade tė mirėpritura.Vetes nuk i lente kohė pėr pushim saqė edhe kur ecte nė kėmbė prej shtėpisė sė tij e deri nė xhami dhe nė kthim pėr nė shtėpi, njerėzit e pritnin dhe ecnin bashkė me tė duke e pyetur, e pastaj ky u pėrgjigjeshe dhe ata i shėnonin pėrgjigjet dhe fetvatė e tij.

-Ai-rahimehullah-ka pasur njė metodė tė shkėlqyer arsimore dhe tė veēantė.Ai pyette dhe diskutonte qė kėshtu ta mbjellė vetėbesimin nė shpirtat e nxėnėsve.I mbante mėsimet dhe ligjėratat me plot vullnet, aktivitet dhe interes tė madh dhe kalonte orė tė tėra pa u mėrzitur fare, bile nė tė e gjente kėnaqėsinė dhe dėshirėn e tij vetėm pėr shkak tė pėrhapjes sė diturisė dhe afrimit tė saj tek njerėzit.

Nga aktivitetet dhe pėrpjekjet e tij shkencore:

1- Nė arsim ka punuar qė nga viti 1370 h. e deri nė natėn e fundit tė muajit Ramadan tė vitit 1421 h.(mė shumė se gjysėm shekulli)-Allahu e mėshiroftė me mėshirė tė gjėrė-.Mėsimdhėnien e kishte tė pėrditshėm, kurse nė disa pjesė tė vitit brenda njė dite mbante edhe mė tepėr se njė hallkė shkencore.

-Jepte mėsim nė Mesxhidul Haram dhe Mesxhidi Nebevij gjatė sezonave tė Haxhit, Ramazanit dhe pushimeve verore.

-Ka dhėnė mėsim nė Universitetin Islamik “el Imam Muhammed ibėn Saud”.

-Ka dhėnė mėsim pėrmes telefonit brenda dhe jashtė Mbretėrisė Saudite nėpėr qendrat islamike.

2-Mbante ligjėrata tė pėrgjithėshme, tė drejtpėrdrejta dhe mėsime nėpėr xhamitė brenda Mbretėrisė Saudite, sa herė qė shkonte nė vizitė tė ndonjė regjionit.

3-Aspekti i Va’zit, i cili ka qenė njė ndėr preokupimet kryesore tė tij, i kushtoi njė pozitė tė veēantė dhe bukur shumė nė mbajtjen e derseve tė tij.

4-Kujdesi i tij pėr orientimin dhe udhėzimin e talebeve dhe durimi i tij nė mėsimin e tyre dhe durimi i tij nė pyetjet e shumta tė tyre dhe kujdesja e tij pėr ēeshtjet e tyre.

5-Mbajtja e hutbes nga xhamia e tij nga xhamia e tij nė Unejze nė tė cilėn u dalluan hutbet e tij me sqarimin e hukmeve tė ibadeteve dhe marėdhėniet ndėrnjerėzore dhe rastet e tyre sipas ndodhive, sezonave kėshtuqė tė gjithat kanė qenė frytdhėnėse dhe realizuese tė qėllimit fetar.

6-Takimet shkencore tė sistemuara dhe tė programuara javore, mujore dhe vjetore.

7-Fetvatė pėr tė cilat Allahu i mundėsoi pranim tė lehtė nė mesin e njerėzve kėshtu qė ishin tė kėnaqur nė fetvatė dhe zgjedhjet e tij.

8-Distribuimi pėrmes mjeteve tė informimit si radio, gazetė dhe pėrmes kasetaveqė sa mė lehtė tė pėrdoren dhe dėgjohen.

9-Sė fundi u kurorėzuan pėrpjekjet e tij shkencore dhe shėrbimi i madh qė ua ofroi njjerėzve nė veprat e shumėnumėrta me vlerė tė ēmuar shkencore.

Veprat e tij nė libra, mesazhe dhe sqarime shkencorearrijtėn horizontet me famė, tė cilave talebet u u afruan nga anėt e botės.Veprat e tij numrohen nė mė shumė se 90 libra dhe mesazhe dhe assesi nuk i harojmė ato thesaret e ēmuara shkencore qė ruhen nė kasetat e derseve dhe tė ligjėratavetė cilat vlerėsohen se janė me orė tė tėra.Allahu i madhėruar e nderoi kėtė dijetar tė nderuar nė kohėn dhe jetėn e tij, andaj pra i lutej Allahut s.v.t. qė ēdo hap tė tij qė e ka ndėrmarė nė pėrpjėkjet e tij tė hajrit dhe tė dobishme, ta vėnė nė mizanin e punėve tė mira tė tij Ditėn e Kijametit, qė do ta pregaditin pėr nė pozitėn e shehidėve dhe salihinėve nė afėrsi tė Zotit tė botrave.

Disa ndriēime nga cilėsitė e tij personale: -Shejhi-Allahu e mėshiroftė-ka qenė njė shembėlltyrė e mirė dhe e gjallė dhe disuria e tij nuk ka qenė vetėm mėsime dhe ligjėrata qė jepen para auditoriumit tė studentėve por kanė qenė shembėlltyrė nė diturinė e tij, modestinė, butėsinė, devotshmėrinė dhe vyrtytet e tij tė larta morale.U veēua me butėsinė, durimin, qėndrueshmėrinė dhe seriozitetin nė kėrkimin e diturisė, mėsimin e saj tjerėve, sistemimin e kohės sė tij dhe pėrkujdesjen ndaj ēdo ēasti tė jetės sė tij.Ai ishte larg ngarkesave.Ka qenė kulmi i modestisė, vyrtyteve morale, i cilėsive tė mira dhe shembėlltyrė nė veprim, adhurim, zuhd dhe devotshmėri.Me fytyrėn e tij shkėlqyese ishte shoqėror, pėrziheshe me njerėzit dhe kishte ndikim tek ata, nė zemrat e tyre fuste gėzim.I lexoje njerėzit duke shqiptuar shehadetin nga gjallėria e tij, ndėrsa gėzimi shėndriste nė ballin e tij derisa i mbante derset dhe ligjėratat.

Ishte-Allahu e mėshiroftė-sentimental me tė rinjtė, i dėgjonte, debatonte me ta dhe u jepte va’z edhe mėsime me plot butėsi edukatė. Ka qenė jashtzakonisht i kujdesshėm nė praktikimin e sunetit nė tė gjitha punėt e tij.

Nga devotshmėria e tij ishte se kishte shumė stabilitet nė ēėshtjet pėr tė cilat jepte fetva.Nuk nxitonte nė fetvanė para se t’ia shtrojė argumentin dhe kur ndonjė fetva i bėhej e pėrzier dhe joeqartė, thoshte:”prit tė kujtohem mirė nė kėtė mesele” e fjalė tė tjera, tė ngjajshme me to nga tė cilat nėnkuptohet devotshmėria e tij dhe kujdesi i tij pėr analizim preciz nė meselet e fikhut.

Vullneti i tij nė rrugėn e pėrhapjes sė diturisė nuk pushoi, saqė edhe nė udhėtimin e tij pėr mjekim nė SH.B.A.gjashtė muaj para se tė vdesė, organizoi njė numėr ligjėratash nėpėr qendrat islame dhe u takua me njė numėr tėmadh amerikanė dhe tė tjerė dhe u dha va’ze e udhėzimedhe poashtu u prijti si imam nė namazin e xhumasė.Brengat e Ummetit islam i barti anekėnd botės.

Ai -Allahu e mėshiroftė-e vazhdoi udhėtomin e tij mėsimdhėnės dhe tė da’ves edhe pas kthimit tė tij nga udhėtimi qė e pati pėr mjekim dhe sėmundja e madhe nuk mundi ta ndalojė nga derset dhe udhėzimet nė Haremin Mekkas (Qabe) deri pak ditė para vdekjes sė tij.

E goditi sėmundja dhe e pranzi caktimin e Allahut kėshtuqė u veēua me njė shpirt durues, tė pajtuar dhe shpėrblimfitues dhe dhe paratiti njė shembėlltyrė tė gjallė dhe tė mirė pėr tė marė shembull nga ai se si tė veprojė besimtari me sėmundjen e brendėshme.E lutim Allahun e lartmadhėruar qė nė kėto tė ketė ngritje tė pozitės sė tij tek Zoti i botėrave.

Ai -Allahu e mėshiroftė-i dėgjonte ankesat e njerėzve dhe i traente nevojat e tyre sipas mundėsisė qė kishte dhe pėr kėtė punė tė hajrit kishte ndarė njė kohė tė caktuar ēdo ditė pėr pranimin e kėtyre ēėshtjeve.Ai i pėrkrahte shoqatat bamirėse dhe ato pėr mėsimin e Kur’anit famėlartė pėrmendėsh (hifz).Allahu e kishte dhuruar pėr tė gjitha dyert e mirėsisė dhe hajrit dhe dobisė sė njerėzve dhe me hak ka qenė institucion mirėsie dhe shoqėrie edhe atė me mirėsitė e Allahut qė ia jep kujt don Ai.

Vdekja e tij: Vdiq -Allahu e mėshiroftė-mė 15/Shevval v.1421 h. (dita e Mėrkurė), duke lėnė pėrmbrapa pesė djem:Abdullah, Abdurrahman, Ibrahim, Abdulaziz dhe Abdurrahim, Allahu mbjellt nė ta hajr dhe bereket dhe i bėftė prej pasardhėsve tė mirė.

Pas namazit tė ikindisė, ditėn e Ejte mė 16 Shevval v.1421 h. nė Mesxhidul Haram (Qabe) ia falėn xhenazen mijėra muslimanė tė cilėt e pėrcollėn deri tek varrinė njė numėr thuajse i pamundur tė numrohet.Pastaj tė nesėrmen, pas namazit tė xhumasė nė tė gjitha qytetet e Mbretėrisė Saudite dhe jashtė saj ia kanė falur xhenazen nė mungesė (salatul gaib) poashtu njė numėr jashtzakonisht i madh.U varros nė Mekke mukerreme -Allahu e mėshiroftė-, pas njė jete qė e mbushi me dituri, mėsim dhe udhėzim dhe me vdekjen e tij muslimanėt janė goditur me musibet tė madh.

Kohėve tė fundit ėshtė parė nė ėndėrr duke bėrė lutje tė pėrzemėrt pėr atė qė mėsimet e tij i zbret nė internet-faqe.

Allahu e mėshiroftė shejhun me mėshirėn e tij tė gjėrė dhe e gradoftė me xhenetet e Tij tė pakufijshme.Allahu e shpėrbleft nga Islami dhe Muslimanėt meshpėrblimet mė tė mira pėr atė qė ka bėrė……..Allahumme Amin!

Imam Tirmidhi
Emri i plotė i tij: Quhet Muhammed ibėn Isa ibėn Sevre ibėn Musa ibėn Dahhak, Ebu Isa Es-Sulemi El Bugi Ed-Darir Et-Tirmidhij prej fisit tė njohur arab Beni Sulejm u lind dhe jetoj nė qytetin Tirmidh1 i cili gjindet nė bregun e lumit Belh, i njohur edhe me emrin Xhejhun.

Datėlindja: Nė fillim tė shekullit tretė sipas kalendarit hixhrij, nė kohėn e artė tė sunnetit, nė vitin 209 h. lindi Imami Ebu Isa Et-Tirmidhij nė njė familje tė varfur nė qytetin Tirmidh.

Udhėtimet e tij nė kėrkim tė hadithit: Imam Tirmidhi ishte prej dijetarėve qė udhėtonin shumė nė kėrkim tė hadithit pėr t'i shenuar. Thotė Ibėn Haxhėri: "Udhėtoi nė Horasan, Irak, Hixhaz dhe nė vende tė tjera ". Nuk ka udhėtuar nė Egjipt dhe Sham

Mėsuesit e tij: Tirmidhi pati fatin qė tė mėrr dijėn prej imameve mė tė njohur tė kohės sė tij. Ai mėsoi tek Imam Muslim, Imam Ebu Davud, Imam Darimiu dhe Imam Ebu Zur'a Er-Razi, por mėsuesi i tij mė i njohur ishte Imam Buhari tek cili Tirmidhi qėndroi kohė tė gjatė dhe u bė i njohur si nxėnės i tij.

Tirmidhi dhe shkenca e fikhut: Tirmidhi shkencės sė hadithit ia bashkangjiti edhe kuptimin e haditheve dhe nxjerjėn e dispozitave tė fikhut prej tyre. I njihte mirė mendimet e dijetarėve pėr ēėshtje tė ndryshme gjė tė cilėn e pėrfitoi prej mėsuesit tė tij Buharit. Libri i tij "Xhamius-Sahih" ėshtė argument i fuqishėm pėr atė, sepse nė kėtė libėr shpeshherė pas haditheve hasim nė mendimet e dijetarėve pėr ndonjė ēėshtje. Pastaj ai krahason mendimet duke e zgjedhur mė tė bazuarėn nė argumente tė sakta. Kjo ėshtė argument i qartė pėr njohuri tė gjėra nė kėtė lemi.

Disa nga fjalet e Imamėve pėr Imam Tirmidhin: Thotė Idrisi: Njė Imam me peshė nė shkencėn e hadithit, autor i librave: El Xhami', Et-Tarih dhe Ilel tė cilat i shkroi me precizitėt tė dijetarit. Mirej si shembull pėr kujtesėn e fortė tė tij.

Thotė Ibėn Ethiri: Imam me peshė nė shkencėn e hadithit

Thotė Hafidh El Mizzi: Njė prej Imamėve, Hafizave tė veēuar, prej diturisė sė tij patėn dobi muslimanėt.

Thotė Imam Dhehebiu: Hafidh, Shembulltyrė, Imam i shkathėt.

Thotė Imam Buhari: Nuk pėrfitove prej mua me tėpėr se sa pėrfitova prej teje.

Njė ndodhi nga jeta e Imam Tirmidhit: Rrėfen Imam Tirmidhi: "Isha udhėtar pėr nė Mekke dhe me vete pata disa hadithe tė shkruara tė njė shejhut (dijetar) i cili ishte bashkėudhėtari jonė. Thash do shkoj tė ai pėr t'i vėrtetuar kėto hadithe. Kur arrita tė dijetari kuptova se e kisha marrė fletorėn e gabuar. Ai mė tha lexo. Kur kuptoi se me vete nuk i kam fletoret nė tė cilat i kisha tė shenuar hadithet e tij mė tha: "A nuk turpėrohesh prej mua"? U pėrgjigja: "Hadithet e tua i di pėrmendsh" dhe ia tregova rastin se si e kam harruar fletorėn. Mė tha "Lexo". Pasiqė i lexova hadithėt mė pyeti: "Mos vallė bėre pėrsėritje para se erdhe?" "Jo" u pėrgjigja. Pastaj mė tregoi 40 hadithe nga hadithet mė pak tė njohura dhe mė tha: "Pėrsėriti". Kur i pėrsėrita mė tha: "Nuk kam parė njeri si puna jote" .

Ky tregim qartė tregon fuqinė e kujtesės qė e pati Imam Tirmidhi.

Veprat e tij: Ėshtė autor i veprave tė shumta:

"Es-Sunen", e botuar me redakturė tė Ahmed Shakirit dhe Fuad Abdul Baki dhe ėshtė mė tepėr e njohur me kėtė emėr edhe pse titulli origjinal ėshtė "El Xhami' Es-Sahih"

"Esh-Shemail En-Nebevijje vel Hasail El Mustafavijje", ky libėr

"El Ilel El Kebir", e botuar

"Ez-Zuhd", e humbur

"El Esma vel Kuna", e humbur

"Esmaus-Sahabe", e humbur

"Kitabun fil Athar el Meukufe", e humbur Tirmidhi e pėrmend nė fund tė librit "Es-Sunen".

"El Ilel Es-Sagir", e botuar nė fund tė "Es-Sunen".


1. Krahinė nė gadishullin Arabik ku gjendėn qytetet Mekke, Medine dhe Taif

2. Shih, Tehdhibut-Tehdhib, vėll. 9

3. Krahinė ku mė para bėnin pjesė Siria, Palestina dhe Jordani i sotėm

4. Shih, Tedhkiretul Huffadh, f. 635, Sijer A'lamin-Nubela, vėll. 13 dhe Tehdhibut-Tehdhib, vėll. 9


Shejhul-Islam Ibėn Tejmijje

Shejhul-Islam Ibėn Tejmijjerahmetullahi alejhi)

Falendėrimi i takon Atij qė e pėlqeu pėr ne Islamin, skaliti nė zemrat tona imanin, na ndihmoi qė vetėm Atė ta adhurojmė, askėnd nė mbretėrinė, zotėrimin dhe hyjnizmin eTij mos ia shoqėrojmė. E falendėrojmė Allahun pėr begatitė e panumėrta qė na dhuroi. Dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, Ai ėshtė njė, i parival, me sinqeritet, me akide (besim) tė pastėr, jo me pėrgjasim (teshbih) i cili prish besimin as me mohim (ta'til) qė zbrazė imanin, porse duke pranuar se "asgjė nuk i pėrngjet Atij dhe Ai ėshtė Gjithėndėgjuesi dhe Gjithėshikuesi." Dėshmojmė se zotėriu ynė Muhamedi [alejhis-selam]ėshtė rob dhe i dėrguar i Allahut tė cilin e dėrgoi mėshirė, udhėzues dhe begati pėr atė qė ndjek rrugėn e tij, shkatėrrues tė kufrit dhe bidateve.

Pėr Zotin njeriu ndien mangėsi, kupton lartėsinė e qėllimit, largėsinė e pėrfundimit kur mendon tė shkruaj pėr kėtė kolos tė historisė, pėr kėtė dijetar tė papėrshkruar i cili ndriēoi rrugėn e Pejgamberit [alejhis-selam]dhe shokėve tė tij pasi qė ishte zbehur. Allahu [subhanehu ve teala] e la nė kujtesė tė krijesave, e bėri simbol tė rrugės sė drejtė, e deshėn pasuesit e sunnetit dhe pėrfituan nga dituria e tij, shkruajtėn pėr aspektet e jetės sė tij mė tepėr se njėqind libra . Pra pėr ēka tė shkruajmė? Pėr metodologjinė e tij nė konsolidimin e akides sė pastėr dhe demantimin e shtrembėrimeve, apo pėr xhihadin, durimin dhe sakrifikimin e tij? Apo pėr pėrpjekjen e tij pėr tė pėrhapur thirrjen e selefit? Tema para tė cilave njeriu mbetet i hutuar. Mirėpo ajo qė s'arrihet nė tėrėsi nuk lihet nė tėrėsi.

Quhet Ebul Abbas Ahmed ibėn Shihabuddin Ebil Mehasin Abdul Halim ibėn Mexhdudin ibėn Tejmije, i njohur me emrin Ibėn Tejmije. U lind ditėn e Hėnė, dhjetė Rebiulevvel tė vitit 661 sipas hixhretit nė Harran, vend i cili shtrihet mes Irakut dhe Shamit. Nė vitin 667 h. Tatarėt sulmuan Harranin dhe familja e tij emigroi nė Damask.

Allahu [subhanehu ve teala] qėndisi nė shpirtin e Ibėn Tejmijes vyrtyte tė shumta, e ngriti nė shkallė tė lartė moralin e tij, bujarinė e bėri pasuri tė tij, trimėrinė vlerė, diturinė, urtėsinė dhe butėsinė stoli tė tij, adhurimin dhe asketizmin thesar tė tij. Nuk e tėrheqnin ėndjet e kėsaj bote, kėnaqėsinė e gjente nė pėrhapjen e diturisė, shkrimin e librave dhe kryerjen e obligimeve ndaj Allahut [subhanehu ve teala]. I madhėronte ligjet e fesė me trup e me shpirt, nuk veēohej nga tė tjerėt nė mendimet e tij, nuk polemizonte rreth asaj qė ishin pajtuar dijetrėt porse argumentonte me Kur'an, sunnet dhe Kijas. Nuk lėshonte pe nė fenė e Allahut [subhanehu ve teala], e thonte tė vėrtetėn tė cilėn e kishte kuptuar me zgjuarsinė e tij. Shumė shigjeta u gjuajtėn prej njė harku kundėr tij por Allahu [subhanehu ve teala] e shpėtoi. Vetėm Allahun e luste, prej Tij kėrkonte ndihmė, nė Tė mbėshtetej. Ishte durimtar i fjalėve tė hidhura, i drejtė nė fjalė, i guximshėm para sundimtarit tė padrejtė. Kishte qėndrim tė fortė, bėnte xhihad nė rrugė tė Allahut me zemrėn, gjuhėn dhe dorėn e tij, nuk u kushtonte rrėndėsi fjalėve tė ziliqarėve. Pas gjithė kėsaj shohim se ai ėshtė mė meritori pėr ofiqin "Shejhul Islam", vėrtet ai ėshtė dijetari i Islamit.

Qysh nė fėmijėrinė e tij u dallua me mendjemprehtėsi tė ēuditshme, lexonte pa ndėrprerė dhe i mėsoi pėrmendėsh shumė libra. Nxėnėsi i tij Bezzari thotė: "Vazhdimisht shfrytėzonte kohėn qė prej fėmijėrisė sė tij, mėsoi Kur'anin pėrmendėsh nė vegjėli pastaj u angazhua nė mėsimin e Hadithit, Fikhut dhe rregullave tė gjuhės arabe pėrmendėsh derisa arriti kulminacionin. Prezetonte nė tubimet e diturisė, nė leximin e hadithit. Dėgjoi shumė libra tė transmetuara me zinxhirė tė saktė nė tubimet shkencore kurse prej librave voluminoze dėgjoi disa herė Musnedin e imam Ahmedit, Sahihun e Buhariut, Sahihun e Muslimit, Xhamiun e Tirmidhiut, Sunenin e Ebu Davudit, Nesaiut, Ibėn Maxhes dhe Darekutnit. Libri i parė qė e mėsoi pėrmendėsh ishte El-xhem'u bejne sahihajn tė Humejdit. Nuk kishte libėr nė shkencat fetare vetėm se e patė leuxuar. Allahu e patė veēuar me shumė gjėra, shumė shpejtė mėsonte pėrmendėsh, ngadalė harronte, nė tė shumtėn e rrasteve atė qė e dėgjonte apo lexonte mbetej nė memorien e tij, tekstualisht apo me kuptim. Dituria sikur tė ishte pėrzier me mishin, gjakun dhe tėrė trupin e tij."

Nxėnėsi i tij Ibėn Abdul Hadi thotė: "...mėsoi Kur'anin pėrmendėsh, pastaj iu dha Fikhut, mėsoi gjuhėn arabe tek Ibėn Abdul Kavij dhe e studioi librin e Sibevejhit, pastaj iu rrek Tefsirit me tėrė qenien e tij derisa i tejkaloi garruesit, e pėrkreu Usululfikhun dhe shkencat tjera .. tėrė kėtė posa kishte kaluar tė dhjetat e jetės sė tij. Banorėt e Damaskut u mahnitėn me zgjuarsinė e tij, me kthjelltėsinė e mendjes sė tij, forcėn e memories sė tij dhe perceptimin e shpejtė tė gjėrave qė kishte."

Imam Dhehebiu shkruan pėr Shejhul Islamin: " u lind nė njė familje tė ndershme, tė pastėr, fetare dhe ekonomike nė ushqim e tė veshur. Qė nė vegjėlinė e tij prezentonte nėpėr shkolla dhe tubime shkencore, debatonte me tė rritur tė cilėt mbetnin pa pėrgjigje. Me dijen e thellė tė tij habiteshin dijetarėt e vendit tė tij. Arriti gradėn e muftiut nė moshėn nėntėmbėdhjetėvjeēare, madje edhe mė herėt. Qė nė kėtė kohė filloi tė shkruajė...", Imam Dhehebiu transmeton fjalėt e disa dijetarėve pėr Shejhul Islamin tė cilėt kanė thėnė: "E kemi njohur si njeri me dije tė thellė, i kapėrthente hadithet dhe fjalėt e transmetuara nga tė parėt nė memorien e tij. Nėse fliste nė shkencėn e Tefsirit mbante flamurin nė kėtė drejtim, nėse jipte fetfa nė shkencėn e Fikhut arrinte majen e qėllimit, kur pėmendte hadithe ishte dijetar i aftėsuar nė kėtė shkencė, kur ligjėronte pėr popujt dhe fetė nuk kishim parė talent mė tė zhvilluar, as dituri mė tė gjerė se dituria e tij. I tejkaloi bashkėkohasit e tij nė ēdo fushė tė diturisė, syri i njerut nuk ka parė si ai, as syri i tij nuk ka parė si vetvetja e tij." Imam Dhehebiu poashtu thotė: "E ndihmoi sunnetin e pastėr dhe rrugėn e selefit tė cilėn e argumentoi me argumente dhe gjėra tė papara deri nė atė kohė."

Ibėn Tejmije [rahimehullah] mori dituri nga shumė dijetarė, biografėt e tij i numėruan mė tepėr se dyqind mėsues tė tij. Ai ishte i kujdesshėm nė shpėrndarjen e diturisė sė vet pėr atė shkak numri i nxėnėsve tė tij arriti deri nė 161, tė gjithė arritėn gradė tė lartė tė diturisė. Pėr tė shpėrndarė diturinė e gjėrė qė kishte shkroi edhe shumė libra numri i tė cilave nuk mund tė kapėrthehet. Hafidh ibėn Rexhebi thotė: "Librat e Shejhul Islamit janė tepėr tė njohura pėr t'u pėrmendur, tepėr tė pranuara pėr t'u mohuar, shkrimet e tij u bėnė si Dielli pėr botėn, tė shpėrndara nėpėr qytete e krahina. Numri i veprave tė tij kaloi kufirin e tė shumtės, nuk mund asnjėri t'i numėrojė ato as qė ėshtė vendi pėr t'u pėrmendur ato."

Imam Ibėn Kajjim el-Xheuzije e shkroi njė pėrmbajtje tė librve tė tij ku arriti tė pėrmendė 321 librėr tė Ibėn Tejmijes, mirėpo kjo nuk ėshtė e tėra, Imam Dhehebiu thotė: " I mblodha veprat e Shejhul Islamit tė cilat kishin arritur 1000 vepra, mė pas gjeta edhe libra tjera tė tij."

Shejhul Islami shkroi nė shumė sfera tė diturisė, prej gjithė asaj qė shkroi mė tepėr bie nė sy akideja e selefu salihit (besimi i tė parėve tanė tė mirė), argumentimi i akides sė selefit dhe demantimi i mendimeve kundėrshtare tė apologjetėve, filozofėve, sufinjėve, rafidijve, batinijėve dhe grupacioneve tjera tė humbura e tė kota tė cilėt patėn pėr qėllim zhdukjen e sheriatit dhe futjen e dyshimeve te njerėzit. Shejhul Islami kėtė e konsideronte obligimin mė tė rrėndėsishėm dhe thoshte se ēdo herė qė pėrsėriten rregullat e konsolidimit tė akides sė selefit dhe shkatėrrimit tė shirkut dhe bidateve aq mė tepėr qartėsohen ato, e kjo ėshtė dritė mbi dritė. Nuk ėshtė vetėm kjo e tėrė veprimtaria e tij porse ai e nxori akiden nė praktikė kur i theu disa gurė tė cilėt njerėzit i adhuronin pėveē Allahut [subhanehu ve teala] dhe i preu disa drunjė qė adhuroheshin. Me kėtė u realizua duaja e Imam Neveviut i cili e luti Allahun [subhanehu ve teala] qė tė dėrgojė njė njeri i cili do tė prishė varrin nė Xhejrut. Ashtu edhe ndodhi, Shejhul Islami e theu kėtė idhull.

Allahu [subhanehu ve teala] e ruajti diturinė e Shejhul Islamit deri nė ditėt tona dhe inshalla do ta ruaj deri nė ditėn e Kijametit. Shumė dijetarė parashikuan pėrhapjen e diturisė sė tij, prej tyre Imam Ahmed el-Merrij, Ahmed ibėn Tarhan, Hafidh ibėn Haxheri dhe shumė tė tjerė. Kjo nuk ėshtė vetėm se largėpamsi qė Allahu e vendosi nė zemrat e tyre. Pėr tė mos e zgjatur po pėrmendim vetėm fjalėn e Hafidh ibėn Haxherit i cili pas lėvdatės pėr Shejhul Islamin jep sinjal pėr mbetjen e diturisė sė tij pėrgjithmonė, ai thotė: "Ofiqi i tij -Shejhul Islam- ka mbetur deri nė ditėt tona nė gjuhėt e pastra e ajo qė ishte dje do tė vazhdjė edhe nesėr, kėtė nuk e mohon askush pėrveē atij qė nuk e din vlerėn e tij dhe qė ėshė larguar nga fjala e drejtė."

Shejhu Islami ishte dijetarė fjala e tė cilit pėrputhej me veprat e tij. Derdhi tėrė mundin e tij pėr tė pėrhapur davetin e vėrtetė. Mirėpo ziliqarėt nuk ndejtėn duarkryq. Ata i kurdisėn kurthė duke shpifur pėr tė gjėra qė vetė Shejhu i luftonte. Nė vitin 719 h. u burgos. Aty mbeti deri nė fund tė jetės sė tij, shkruante pandėrprerė dhe ua dėrgonte shkrimet dashamirėve tė tij. Nė vitin 728 h. iu ndalua letra, penda dhe libri. Pas kėsaj iu kushtua adhurimit tė Allahut [subhanehu ve teala] duke lexuar Kur'an, duke pėrmendur Allahun, duke falė namaz nate derisa i erdhi vdekja. E lexoi Kur'anin gjatė kohės sė burgimit 80 herė apo 81 herė. Pėr sė fundi herė arriti deri te fjala e Allahut: "Momenti ėshtė afruar..." (Kamer-1)

Nxėnėsi i tij Bezzari pėr ditėt e fundit tė jetės sė Shejhul Islamit thotė: "Shejhu jetoi deri nė natėn e 22 tė muajit Dhulka'de. Ndėrroi jetė nė mėngjesin e asaj dite nė vitin 728 hixhrij. Tėrė kohėn bėnte xhihad nė pėr hirė tė Allahut, ishte durimtarė, shpresonte shpėrblimin e Allahut. Nuk u frikėsonte nga armiqtė, as qė shqetėsohej, nuk dobėsohej porse ishte i drejtuar kah Allahu deri nė momentin e vdekjes. Kur dėgjuan njerėzit pėr vdekjen e tij, nuk mbeti asnjė njeri nė Damask, u mbyllėn tė gjitha tregjet e Damaskut, u ndal zhvillimi i jetės normale atė ditė , tė gjithė erdhėn pėr t'ia falur namazin kufomės sė tij. Njerėzit i lanė punėt e tyrė, tė gjithė u preukopuan me vdekjen e Shejhut. Dolėn pėr t'ia falur namazin udhėheqėsit, kryetarėt, dijetarėt, fukahatė, burrat, gratė, fėmijėt dhe masa e gjerė..."

Nė shumė vende tė shtetit islam kur arrinte lajmi pėr vdekjen e Shejhul Islamit ia falnin atij namazin e Xhenazes. Ibėn Kethirri ka pėrmendur se i ėshtė falur namazi i xhnazes edhe nė Medinen e Pejgamberit [alejhis-selam]ditėn e Xhuma, nė fund tė muajit Rebiulahar nė vitin 829 h., pesė muaj pas vdekjes sė tij.

Kėshtu e pėrfundoi jetėn 67 vjeēare Shejhul Islami duke bėrė xhihad dhe duke i kėshilluar njerėzit. Ziliqarėt dhe tradhėtarėt e tij u harruan e mbeti dituria e shejhut dhe mbetėn gjurmėt e tij, po edhe do tė mbeten inshaAllah deri nė ditėn e fundit.

Allahu e mėshiroftė Shejhul Islamin me mėshirėn e Tij tė gjerė, e shpėrbleftė pėr punėn e tij, i shumėfishoftė tė mirat e tij Ditėn e Kijametit dhe na udhėzoftė neve qė tė ndjekim menhexhin(metodėn) e tė devotshmėve.

munti
12-09-05, 23:04
NASIRUDIN ALBANI


Emri i tij ėshtė Muhammed Nasirudin el Albani, ndėrsa nė tėrė botėn islame njihet si “Shejh Albani”. Ka lindur mė 1914 nė Shkodėr dhe qysh kur ishte fėmijė familja e tij emigroi nė Siri ku u vendos nė Damaskun e sotėm. Aty i kaloi ditėt e fėmijėrisė dhe qysh herėt nisi tė merrej me dije. Mėsoi nga njė numėr i madh i dijetarėve tė asaj kohe. Krahas kėrkimit tė dijes, merrej edhe me njė zeje tė trashėguar. Punėn e orėtarit e kryente me pėrvojė, andaj kėtu e zgjidhte problemin material pėr vete dhe familjen e tij. Babai kryente detyrėn e imamit dhe tė gjithė shqiptarėt qė jetonin aty tuboheshin rreth tij. Ndaj djalit tė tij kishte kujdes shumė tė madh, me shpresė se njė ditė do ta arrinte qėllimin.
Me kalimin e kohės Nasirudini me vendosmėri tė madhe merrej me studime. Kėrkimet nė bibliotekėn e Damaskut ishin bėrė pėrditshmėri e tij, posaēėrisht kishte interesim rreth dorėshkrimeve. Ditė tė tėra nuk dilte jashtė dhe mund tė themi se ajo ishte shtėpia e tij e dytė. Thonė se bibliotekėn e Damaskut “Edh-dhahirie” qė ėshtė nga mė kryesoret nė botėn islame nuk e njeh askush mė shumė se Nasirudini dhe gjithė pėrmbajtjen e saj e ka tė regjistruar nė kokėn e tij. Kjo u bė shkak qė mė vonė rreth vetes tė ketė numėr tė madh tė nxėnėsve qė mėsonin nga dija e tij.
Mė vonė u largua nga Siria dhe shkoi nė Medinė ku ishte themeluar Universiteti Islam nė krye me dijetarin Abdullah bin Baz, i cili e ftoi Nasirudinin qė tė vijė si mėsimdhėnės nė kėtė Universitet. Ftesėn e pranoi me kėnaqėsi, ngase aty mėsonin nxėnės nga tė gjitha anėt e botės. Dėshmitarėt thonė se ato ditė Medina i ngjante kohės kur jetonin sahabėt e Pejgamberit. Dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės kishin vėrshuar Medinėn, kurse Xhamia e Pejgamberit ishte shndėrruar nė Universitet Popullor dhe vrujonte nga dija.
Nga Arabia Saudite kaloi nė Jordan ku vazhdoi njė jetė tė lirė pa farė obligimi zyrtar. Tėrė kohėn e kalonte nė studim dhe kurorėzoi shumė vepra tė mėdha. Vetė nuk jetoi nė Shqipėri, por shqipen nuk e kishte harruar, fliste rėndė, por mund tė kuptohej.
Gjatė fjalimit tė tij tė bėnte tė bindesh se njė det i mirėfilltė i dijes po derdhej nga goja e tij. Ngjallte kujtesėn e dijetarėve tė mėhershėm. Veprat e tij nė historinė islame do tė mbesin tė paharruara.
Veprat qė i shkroi janė tė shumta. Kryesisht ka shkruar nė lėndėn e Hadithit dhe shkencat e saj. Me punėn qė e bėri ėshtė krahpėrkrah me dijetarėt mė tė mėdhenj tė shkencės sė Hadithit, andaj me tė drejtė nga ana e kompetentėve ėshtė vlerėsuar si muhadithi numėr njė i kėtij shekulli.
Sipas vlerėsimeve, ka mė tepėr se njėqind vepra tė botuara, disa prej tyre voluminoze. Nga mė tė rėndėsishmet “Irvaul galil”, ku ka bėrė studimin kritik tė haditheve me tė cilat ka argumentuar njėri nga dijetarėt e medh’hebit hanbeli nė librin “Menarus-sebil”.
Vlerėsimet e tij janė bazė pėr tė gjithė studiuesit e sotėm. Gjithashtu mr rėndėsi tė madhe ėshtė edhe seria e haditheve tė vėrteta “Silsiletul ehadithi es-sahiha” dhe seria tjetėr e haditheve tė dobėta (daife). Me kėtė bėri njė punė qė nuk e ka bėrė askush para tij. Seria ka disa vėllime tė botuara dhe tė tjera tė pabotuara. Ėshtė nė vazhdim e sipėr projekti rreth vlerėsimeve tė haditheve tė katėr suneneve dhe shumė tė tjera. Pasi numri i tyre ėshtė shumė i madh, ne cekėm vetėm disa nga mė tė rėndėsishmet. Thonė se ajo qė ka mbetur nė dorėshkrim ėshtė mė tepėr nga ajo qė ėshtė botuar.
Nė vlerėsimet e haditheve qė i bėn Nasirudini mbėshteten dijetarėt mė eminentė.
(P.S. Ky shkrim ėshtė publikuar nė vitin 1996 – shumė kohė para se tė vdes shejhu i nderuar - sh.FeB)

Preshevar
31-01-08, 10:48
SHEH ALBANISHKODRANI QĖ TRONDITI ORIENTIN


Olsi Jazexhi


Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė shqiptarėt e sotėm njohin kaq shumė nga bota qė ata i rrethon por njohin shumė pak nga vetvetja. Nėpėr faqet e shtypit tonė herė pas here ne mund tė gjejmė artikuj qė flasin pėr jetėn e kėtij pape apo atij prifti, kėtij shkencėtari apo atij poeti perėndimor, por rrallėherė ne mėsojmė mbi njerėzit me famė qė ne i kemi dhuruar botės. Njė nga personat mė me famė qė ne i kemi dhuruar botės sė shekullit tė 20tė nuk ka qėnė Aleksandri i Madh. As Skėnderbeu apo Nėnė Tereza e Kalkutės, por njė shkodran i quajtur Nasirudin dhe i mirėnjohur nė orient si Nasirudin Al-Albani. Mbiemri i tij tė lė tė kuptosh fare qartė se ai nuk ishte anonim pėr kombėsinė e tij shqiptare, gjė qė mund tė ēojė ndonjė antishqiptar tė spekullojė pėr origjinėn e tij. Ai nuk u njoh kurrė si Nasirudini i Kalkutės apo i Rijadit, por si Sheh Albani, apo Zotnia Shqiptar. Ai ishte aq krenar pėr identitetin e tij kombėtar saqė atė e pllakosi nė mbiemrin e tij Al-Albani qė nė shqip nga arabishtja pėrkthehet ‘shqiptari’.
Emri original i Sheh Albanit pėr tė cilin ky shkrim flet, ishte Nasirudin Nuh Nexhati. Ai u lind nė Shkodėr nė vitin 1914 nė njė familje tė varfėr muslimane shkodrane. Babai i tij quhej Haxhi Nuhu. Ai kishte studiuar pėr disa vite me radhė nė Stamboll pėrpara se tė kthehej nė Shkodėr. Gjatė qėndrimit nė Shkodėr Haxhi Nuhu u morr me edukimin fetar. Por shpejt ai, ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė tė kohės sė tij u detyrua tė largohet nga vendlindja. Familja e Haxhi Nuhut emigroi nė Damask tė Sirisė, gjatė kohės kur Shqipėria ishte nėn rregjimin e Zogut. Nė kėtė qytet Haxhi Nuhu i Shkodrės rriti njė djalė tė quajtur Nasirudin i cili nė tė ardhmen do tė bėhej me famė. Nasirudini i vogėl kaloi fėmijėrinė dhe kreu shkollėn fillore nė Damaskun e famshėm, mes rrėnojave tė tė kaluarės Bizantine, Emevite, Abaside dhe Otomane tė kėtij qyteti me famė tė botės Islame ku jetoi Gjon Pagėzori dhe themeluan kryeqytetin Kalifėt e famshėm Emevij. Duke qenė njė student i zellshėm dhe ndikuar nga dijet fetare tė tė atit, te Nasirudin Albani shpejt do tė lindte gjeniu i ardhshėm i shkencės fetare tė hadithit pėr botėn muslimane tė shekullit tė 20tė.

Nasirudin Albani mbahet nė botėn moderne islame si rilindėsi i shkollės se studimit tė kronolgjisė sė hadithit / apo kronologjisė sė historisė profetike. Interesi i Nasirudin Nexhatit pėr shkencėn e hadithit lindi kur ai ishte 20 vjeē nga njė artikull i revistės "Menar". Shkrimi nė fjalė merrej me njė analizė tė librit "Ringjallja e diturive fetare" tė filozofit tė madh musliman, Imam Gazaliut. Analiza rreth gabimeve dhe arritjeve tė Imam Gazaliut ishin ato qė do ta shndėrronin Nasirudin Albanin nė studiuesin dhe kritikun mė gjenial tė shkencės sė historisė profetike islame tė shekullit tė 20tė. I kredhur nė studime nga 8 deri 12 orė nė ditė nė bibliotekat e Damaskut tė famshėm Emevit ku fshihen pasuritė e sė kaluarės sė famshme tė botės arabe, Albani i hyri rrugės sė vėshtirė tė riekzaminimit dhe revizionimit tė shkencės sė hadithit – apo historisė profetike islame. Revizionimit tė vėrtetėsisė shkencore tė sa e sa shkrimeve mbi historinė profetike tė islamit tė cilat ndėr shekuj kishin kaluar mes shumė njerėzish, rracash dhe rregjimesh qė Dar-Al-Islami historik ka pėrjetuar.

Duke ngulmuar me kėmbėngulje shkencėtari Sheh Albani arriti tė analizonte sa e sa hadithe nga e kaluara islame; tė vėrtetojė apo rrėzojė saktėsinė dhe kronologjinė e tyre, tė analizonte zinxhirin e transmetimit tė hadithit nga dishepujt e hershėm tė Islamit tė cilėt nė shumė raste pėrdornin analogji gojore pėr tė rregjistruar historitė e sė kaluarės. Duke pėrdorur njė talent historiani tė paepur Albani arriti deri aty sa tė rivlerėsoj historianėt e hershėm tė Islamit, saktėsinė e transmetimit tė tyre dhe ndėrthurjen e drejtė tė bazave shkencore tė kėsaj historie tė shenjtė. Puna kolosale e Sheh Albanit e cila pėr nga ana shkencore gėrmonte nė dokumentat mė tė hershme tė historisė islame e bėn atė tė pėrsėrisi punėn ngulmuese qė vetėm klasikėt e Islamit si Bukhari, Muslimi dhe Tirmidhi mbahet mėnd tė kenė bėrė gjatė shekullit tė 9tė.
Sheh Nasirudin Al-Albani ishte revolucionar i shkencės hadithike islame tė shekullit tė 20tė. Ai pati guximin intelektual qė t’iu hapi shkollarėve musliman dyert e Ixhtihadit / apo mendimit alternativ dhe riekzaminimit tė dogmave fetare, tė cilat qėndronin tė mbyllura nga ortodoksia sunite prej shekujsh. Si rrjedhojė e famės dhe dijeve shkencore qė kishte, Sheh Albani u thėrrit nė Arabinė Saudite si lektor i shkencave te hadithit nė Universitetin Islamik tė Medines. Ai lektoroi aty pėr rreth 3 vjet pėr tu kthyer sėrisht mė pas nė Damask. Jeta e Sheh Albanit e pa atė tė jetojė nė Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe finalisht nė kryeqytetin e Jordanisė nė Aman, nė tė cilin edhe ndėrroi jetė mė 2 Tetor 1999.

Duke qėnė ndjekės i shkollės Saudite tė Islamit, asaj Selefije, Sheh Albani shihet si njė nga dijetarėt mė kryesor tė kėsaj shkolle gjatė shekullit tė 20tė. Sėbashku me muftiun e Arabisė Saudite, Sheh Ibn Baazin, Albani ka qėnė njė nga autoritetet kryesore tė shkollės Saudite tė shekullit tė kaluar. Fetvatė (gjykimet fetare) tė Albanit kanė patur forcė tė bindin muslimanėt nga Maroku e deri nė Ēeēeni, nga Indonezia e deri nė Bosnje. Duke qėnė se shkolla ‘selefite’ e islamit pa bumin e saj mė tė madh gjatė revolucionit ekonomik qė nafta i solli vendeve arabe nė vitet 80’, fama e Albanit ishte gjithashtu pjesėmarrėse e kėtij revolucioni ideologjiko – ekonomik tė botės Arabe tė Gjirit. Megjithatė guximi revolucionar i Albanit pėr tė riekzaminuar themelet e historiografisė Islame e bėn atė nė shumė raste pre tė sulmeve nga sektarėt.
Pėr ndjekėsit e shkollės selefite Sheh Albani ngelet njė nga autoritetet mė tė rėndėsishme tė tyre, ndoshta pas vetė Muhamed Ibn Abdul-Vahabit qė e reformoi kėtė shkollė Islame gjatė shekullit tė 18tė. Historia e tre mbretėrive Arabo Saudite, duke pėrfshirė edhe Arabinė Saudite tė sotme ėshtė jashtėzakonisht e lidhur dhe ndėrtuar mbi shkollėn selefite apo siē ajo njihet nga armiqtė e saj Vahabite. Pėr arsyen e lartpėrmendur Sheh Albani ėshtė njė nga personalitetet mė tė dashura dhe njohura nė mbretėrinė Saudite, nė botėn arabe dhe ndjekėsit e shkollės Saudite nėpėr botė.

Sheh Nasirudin Al-Albani nuk jetoi nė Kalkuta pėr tė ushqyer tė varfėrit e as nuk pushtoi Indinė si Aleksandri i Madh. Por ai arriti tė pushtojė zemrat e miliona muslimanėve anembanė globit, tė cilėt kur dėgjojnė emrin e tij luten me rrespekt ndaj Krijuesit tė Madh qė ti dhurojė mėshirė shqiptarit me famė. Mė 2 Tetor 1999 kur Hoxha me famė shkodran ndėrroi jetė e gjithė bota muslimane shkroi pėr kėtė shqiptar me famė. Qė nga Sarajeva e deri nė Xhakarta muslimanėt pėrkujtuan kėtė kolos tė madh qė po i largohej botės sė shkencave Islame. Kėtij revizionisti qė pati guximin intelektual tė riekzaminojė kronologjitė historike tė tė kaluarės Islame.

I vetmi vend nė tė cilin asnjė gazetė nuk u kujtua tė shkruaj pėr Sheh ALBANIN ishte padyshim atdheu i tij: Shqipėria. Ky shkrim mundohet tė mbuloj kėtė turp historik tonin me kėtė pėrpjekje modeste. Kujtimi i tij qoftė i gjallė pėrjetė dhe historia pastė mėshirė pėr ne, popullin qė nuk kemi mėsuar kurrė tė vlerėsojme vetveten dhe historinė tonė.







.................................................. .......................
Shpresoj qe mos te fshihėt ky postim !
Ky njeri me gjithė ket famė ka qen Shqiptarė, vėlla i kėti kombi, i kėsaj feje !