PDA

View Full Version : ''IK NE TRE KORRIK!''


Odise
30-06-05, 18:40
“Ik ne tre korrik?”


Pushteti ne Shqiperi nuk merret me foto sexy ne billboarde tek Rruga e ADurresit@. Ai merret apo shkembehet mes atyre qe nuk kane FRIKE. Dy persona e kane treguar bindshem kete. Jane ata te dy, qe shume duan qe te largohen, por me shume jane ata qe i votojne te qendrojne

nga Sokol Balla

Ata jane dy. Nje kategorie analistesh u pelqen te persiaten shpesh mbi temen “Ata te ikin te dy”, por per vete formulen e komplikuar historike te demokracise se re shqiptare, edhe ne diten e tyre me te keqe elektorale, kane mbetur lidere te padiskutueshem te kampeve te tyre politike. I pari, Fatos Nano, i dorezoi pushtetin opoziten antikomuniste me 1992, duke u tkurrur ne nivelin e 33 perqindeshit. Edhe ne burg, larg kulisave te tmerrshme te Selise Roze, vetem me Marko Bocarin dhe mbeshtetjen e Gramoz “Il Terribile”, arriti te ruante fronin e lene perkohesisht bosh. I dyti Sali Berisha, la pushtetin mes barutit te zgjedhjeve te qershorit 1997, per te drejtuar nje opozite qe nuk kishte me shume se 27,5 perqind ne shkalle kombetare. I hodhen bombe ne Shkallnuer, e kercenuan me burg, e izoluan nga Perendimi, shume ish- kolege i hoqen vize, por ja ku shfaqet serish sot, i gatshem per t=u rikthyer ne pushtet.

Shpesh u kemi kujtuar fajet dhe mekatet, pergjegjesite dhe papergjegjshmerite, por sot, 14 vjet pas perballjes se tyre te pare me voten e lire, ka ardhur koha t=u njohim disa merita, qe ne fakt jane karakteristika te te gjithe shqiptareve, per aq sa memorja kolektive na lejon te perdorim historine: Te dy kane ditur t=u rezistojne te gjitha llojeve te tallazeve, nga brenda dhe nga jashte. Nuk kane ngurruar te perdorin te tera format, demokratike dhe ato me pak, politike dhe personale, te shkembejne skafandren e hekurt te policit me ate te bardhe te kuzhinierit, masken e viktimes dhe profilin e heroit. Ne fund i=a kane arritur gjithmone t=ia dalin mbane. Te dy kane krijuar lakmine e pushtetit tek mtonjesit e oborrit te vet, aq sa sot nuk e ndan dot nese thirrja per ikjen e te dyve nga skena politike, eshte domosdoshmeri e kohes, apo thjesht nje sajese mediatike e atyre qe mezi c>presin t=u marrin skeptrin dhe t=i nxjerrin ne pension para kohe.

Sot 14 vjet me vone, te dy me ne fund i jane bindur thirrjes se nje pjese te opinionit, qe pas 3 korrikut, kush humb, te largohet. Duke marre te mireqene nje mundesi te tille, ironikisht kjo vjen kur te dy ne publik po perjetojne kohen e tyre politike me te mire.

Nano tashme i qetesuar nga ikja e shumices se mtonjesve- i ka mbetur edhe nje, por ate e menaxhon me lehte se Askocezet@- me ne fund eshte ne sfide me vetveten. Prej dy vjetesh Ambreterine@ e qeveris sipas nje modeli te vetin, model qe sot, bashke me tere elementet e tij, e ka hedhur Aarrogantshem@ per vote ne 3 korrik. Zgjedhja sipas tij eshte e thjeshte: AMua, ose ikni me Berishen@. Shume thone, se eshte i sigurt, qe shumica, perfshire edhe ish- mtonjesit, nuk kane rruge tjeter, vecse te kthehen nen hyqmin e tij. Dhe modeli i kundershtarit i=a verteton kete.

Shihni cfare po ndodh me PD: Genc Pollo, Tritan Shehu, Genc Ruli, Gramoz Pashko, bile deri edhe kritizeri i perjetshem dhe i “pandreqshem” Imami, sot jo thjesht jane kthyer, por reflektimi ka shkuar deri atje, sa te pranojne edhe Aveteflijimin@ politik, per t=i qene Berishes prane. Asnje prej tyre nuk ka nje zone te lehte, e megjithate asnje prej tyre nuk proteston, perkundrazi jane serish bashke. Ikja e tyre ndodhi per shkak te Berishes, kthimi, pa dyshim mbetet merite e tij. Ne fund te gjithe e provuan sfiden jashte dhe kur pane se- sic thote Imami- politika nuk eshte kishe apo institucion morali, por forme e kontrollit te pushtetit, zgjodhen te rikthehen.

Mjaft te ndjekesh kete fushate per te arritur ne perfundimin se eshte po aq merite e padiskutueshme edhe e Nanos si kryeminister, edhe e Berishes si lider i opozites, qe ajo po zhvillohet relativsht e qete dhe pa problemet karakteristike te zgjedhjeve te meparshme. Fale kesaj klime, nje atmosfere elektorale amerikane ka pushtuar Shqiperine. Por me vjen shpesh te qesh dhe po aq ndjej keqardhje kur shoh spotet e kandidateve per deputete. Kuptoj se shume prej tyre te nxitur nga epshet e pushtetit, kujtojne se kjo klime e re, krijon hapesira per ta. E kane gabim.

Sepse pushteti ne Shqiperine relativisht primitive ne pervojen demokratike, nuk merret as me kollare te bukura apo floke me xhel, as me foto te medha “sexy” neper billboarde tek Rruga e “Durresit”. Pushteti ne Shqiperi merret apo shkembehet mes atyre qe nuk kane FRIKE. Dhe ne Shqiperi ka dy persona qe e kane treguar bindshem kete. Jane ata te dy, qe shume duan qe te largohen, por me shume jane ata qe i votojne te qendrojne.


KLANI (30.06.05)