PDA

View Full Version : BEJENI SHQIPERINE DEMOKRATIKE!


Odise
02-07-05, 11:35
BEJENI SHQIPERINE DEMOKRATIKE, JU LUTEM

Pa asnjė pretendim qė tė bėhem prokuror ose gjyqtar,e avokat jo se jo, i asnjerės nga partitė dhe i as njerit lider,ndiej nevojėn qė tė shfaq disa mendime qė pėrqendrohen nė rritjen e shkallės sė vetėdijėsimit dhe tė pėrgjegjėsisė sė votuesve shqiptarė pėr t?u pėrcaktuar me votėn e tyre pėr ata liderė qė,pėrpara se pėr partinė,mendojnė pėr popullin dhe kombin,pėr ata qė kanė parasysh objektivat,pėr ata qė mbėshteten nė themelėsinė praktike tė tyre,logjikshmėrinė,arsyeshmėrinė,konzistentitetin ,koheritetin,
realshmėrinė dhe pėr strategjinė e bėrjes sė Shqipėrisė njė shtet me parime dhe vlera demokratike

Shkruan: Esat Stavileci

Nė mengjesin e sė dielės, kur "tė niseni nė votime", ju lutem mbani parasysh njė kėshillė: ajo qė nuk do tė dėshiroja tė pėrsėrisnin shqiptarėt,janė gabimet e sė kaluarės.Shqiptrėt kanė bėrė shumė gabime nė tė kaluarėn qė tė mos mėsojnė prej tyre.
Votues tė nderuar,
tė dielėn filloni garėn me kohėn.Koha ėshtė,nė fakt,siē shprehej njė mendimtar i madh, "nga tė gjithė kritikėt mė i madhi, mė gjeniali dhe mė i pagabueshmi". Secila kohė, pra edhe kjo nė tė cilėn jetoni ju votues tė nderuar, ka tė vėrtetėn e vet, po sikurse qė edhe secili njeri qė ka fytyrėn e vet. E vėrteta e kėsaj kohe ėshtė se shqiptarėt ende "nuk ecin me kohėn", bile ngelin me kohėn. Gjykimi ėshtė i qartė: kombi qė "nuk ecėn me kohėn" e humbas kohėn. Shqiptarėt "nuk kanė kohė pėr tė humbur".
Ne shqiptarėt dimė se koha ecėn, mirėpo ne sikur nuk e shohim atė, prandaj dhe "nuk ecim me tė". Mė nė fund, duhet tė kuptojmė se "vetėm me kohė mund tė fitohet koha" (Only through time is conquered).
Pėr shqiptarėt, kohėt e kaluara, nuk janė tjetėr, pėrveē se pėrvoja tė hidhura. Shqiptarėt dėshirojnė qė kohėt e ardhshme tė mos jenė tjetėr pėrveē se "tė ėmbla". Mirėpo, koha nuk vjen vetvetiu "e ėmbėl". Tė ėmbėl atė e bėjnė njerėzit. Shqiptarėt kanė mundėsinė qė "ta bėjnė kohėn e vet mė tė ėmbėl".
Nė mengjesin e sė dielės, kur "tė niseni nė votime", ju lutem mbani parasysh edhe njė kėshillė tjetėr: ēdo popull ėshtė zot i territorit tė vet dhe ka tė drejtė tė vendosė lirisht pėr fatin e vet. Votues i nderuar, Ti mund ta bėsh kėtė tė dielėn me votėn Tėnde. Mė e madhe se dėshira duhet tė jetė gatishmėria pėr ta bėrė kėtė njė realitet. Menjanimi i shkaqeve tė krizės qeverisėse nė Shqipėri nuk mund tė bėhet pa prodhimin e mundėsive optimale pėr pėrballimin e tyre.
Nė mengjesin e sė dielės, kur "tė niseni nė votime", votues tė nderuar mos harroni, nė asnjė moment, ju lutem, se i pėrkisni njė populli dhe njė kombi, se keni njė histori dhe njė gjuhė, njė traditė dhe njė trashėgimi, njė civilizim dhe njė kulturė qė burojnė nga njė gjak. Ēlirohuni, ju lutem, sa tė jetė e mundshme, nga "krahinarizmat" qė na "kanė larguar shumė" njėrin prej tjetrit; ēlirohuni, ju lutem, sa tė jetė e mundshme nga "konfesionet", sepse ndarjet janė shumė mė tė dhimbshme se bashkimi; ēlirohuni, ju lutem, nga "ideologjitė" qė partinė "na kanė vėnė mbi shtetin". I takon sė kaluarės fajėsimi i historisė dhe Evropės. Nė ato fajėsime nuk ka asgjė tė kontestueshme. Por, ardhmeninė e kemi nė duart tona dhe kėtė duhet tė dimė ta shfrytėzojmė. Mos tė "rrėnojmė themele" kur tė tjerėt ngrehin kulme. Mos "tė mbajmė fjalime", por ta mbajmė fjalėn. Gabimet "e tjetrit" mos t'i vėmė pėrpara qė t'i shohim, e gabime tona mbrapa qė t'i fshehim. Ndoshta pikėrisht ditėn e diel ėshtė dita "pėr t'i ndryshuar raportet" nėpėr tė cilat kemi kaluar deri dje njėri me tjetrin dhe tė gjithė bashkėrisht. T'i pėrballojmė mėritė dhe hasmeritė e sė kaluarės dhe tė pėrqendrohemi nė ndėrtimin e sė ardhmes.

Eshtė e vėrtetė se jeta mund tė kuptohet "duke shikuar mbrapa", por neve sot na duhet mė shumė "shikimi pėrpara".


Tė investojmė nė kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtėsi diplomatike.
Shqiptarėt "janė tė kthyer me sy e veshė" nga Shqipėria, nga ju votues tė nderuar. Duke dhėnė votėn tuaj sot, ju do t'i pėrgjigjeni pyetjes se ku do tė jetė Shqipėria nesėr.
E para, prej jush, votues tė nderuar, pritet qė tė votoni pėr shtetin juridik, i cili, nė kuptimin e mirėfilltė tė tij, shprehet me nėnshtrim tė organeve shtetėrore drejtėsisė; me barazi tė tė gjithėve para ligjit; me gjyqėsi tė pavarur; me procedurė tė paanshme; me ekzistim tė mjeteve efikase pėr mbrojtjen e shtetasve; me mbėshtetje juridike dhe kontroll tė akteve administrative dhe me mbikėqyrje tė organeve administrative dhe pėrgjegjėsi tė tyre pėr punė tė paligjshme qė, nė fakt, paraqesin komponentėt themelore tė parimit tė ligjshmėrisė, njė parimi tė pashmangshėm nė tė gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtėsia.
E dyta, prej jush, votues tė nderuar, pritet qė me votėn tuaj tė pėrcaktoheni pėr vlerat e shtetit juridik, tė cilat do tė mund tė siguroheshin:me rend nė ndėrtimin e sistemit shumėpartiak; me ndarje tė pushtetit; me pėrkufizim tė pushtetit shtetėror dhe tė sė drejtės; me treg tė lirė; me pronėsi private etj.
E treta, prej jush, votues tė nderuar, pritet qė tė keni ndjenjėn se shteti pa pushtet nuk mund tė ekzistojė, por se edhe ushtrimi i pushtetit "nėpėrmjet partisė" ėshtė nė parim nė kundėrshtim me ēfarėdo forme tė ekzistimit tė demokracisė.
E katėrta, prej jush, votues tė nderuar, pritet qė nga e kaluara tė keni kuptuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund tė bėhen ndryshime tė mėdha sistemore nė funksionin e shtetit, i cili do t'i pėrgjigjej ekonomisė sė tregut dhe mėvetėsisė sė subjekteve ekonomike, nė njėrėn anė, dhe njėkohėsisht, mbrojtjes sė demokracisė politike, nė anėn tjetėr.
E pestaj, prej jush, votues tė nderuar, pritet ndėrgjegjėsim i lartė kombėtar pėr "t'ia kthyer" shtetasve krenarinė kombėtare e tė qenėt shqiptarė, pėr ta mbrojtur palcėn kurrizore tė kombit.Ta duash atdheun ėshtė gjėja mė elementare qė kėrkohet prej shtetasve shqiptarė. E kaluara ka provuar se tė jesh shqiptar nuk ka mjaftuar qė ta duash Shqipėrinė.

Votues tė nderuar shqiptarė,mbi supat tuaja ka rėnė peshė e rėndė e pėrgjegjėsisė


Ushqehem me shpresė se e keni kuptuar peshėn e problemit qė e rėndon sot popullin dhe kombin shqiptar. Nėse deri dje keni menduar "shlirshėm", kėtė nuk mund ta bėni edhe sot.
Shqipėrisė i duhet njė "rirreshtim forcash" nė rrafshin kombėtar. Ajo do tė duhej tė angazhohej fuqishėm pėr pozitėn e shqiptarėve jashtė kufijve tė tashėm administrativė tė saj. Ēėshtja e pazgjidhur shqiptare paraqet sot njė prej problemeve qendrore nė Ballkan. Nėse ka tė vėrtetė nė kėtė gjykim, atėherė pėrfundimi ėshtė i qartė: pa njė zgjidhje tė pranueshme tė ēėshtjes shqiptare nuk do tė mund tė ndėrtohet paqe nė Ballkan. Ballkani vazhdon "tė drejtohet" nga jashtė, ndėrsa brendapėrbrenda tij janė tė mundshme konflikte natyrash dhe intensitetesh tė ndryshme, pėr shkak tė kryqėzimit tė shumė interesave politike nė tė. Prandaj, shqiptarėt, duke mos qenė "tė rrethuar me fqinjėsi tė mirė" duhet tė mendojnė pėr ndėrtimin e ardhmenisė sė tyre. Puna e parė qė do tė duhej tė bėnin shqiptarėt ėshtė qė ta vėshtrojnė dhe ta shtrojnė ēėshtjen shqiptare si njė dhe tė bashkuar. Po qe se kėtė nuk e bėjnė shqiptarėt, nuk mund tė pritet qė pėrpara tyre, ta bėjnė tė tjerėt. Madje, edhe po qe se e bėjnė tė tjerėt, do ta bėjnė pėrpara nė dėm tė tyre se sa nė interes tė tyre.
Votues tė nderuar shqiptarė,me votėn tuaj sot ju merrni pėrsipėr pjesėn tuaj tė detyrės pėr t'i ndihmuar Shqipėrisė dhe nėpėrmjet saj, ēėshtjes shqiptare, sipas njė tė vėrtete se pa qenė mirė nė Shqipėri, nuk do tė jetė mirė me shqiptarėt e shpėrndarė nė shumė shtete. Eshtė detyrė juaja qė Shqipėrinė "t'a nxirrni" nga njė udhėkryq nė tė cilin ėshtė ndodhur. Keni kujdes, ju lutėm: demokracinė Shqipėrisė nuk mund "t'ia sjellė" askush tjetėr, pėrveē se populli i saj. Secili shtet e ndėrton demokracinė nė pajtim me mundėsitė qė krijon dhe, para sė gjithash, me shkallėn e vetėdijėsimit tė popullit, pėr ta kuptuar dhe, pėr ta ndėrtuar atė nė jetėn e vet. Standartet demokratike tė njė vendi ose tė mė shumė vendeve nuk mund tė vlejnė si stantarte tė pėrgjithshme pėr tė uniformuar vendet e tjera.Shqipėria ndien nevojėn pėr "demokracinė shqiptare".
Votues tė nderuar shqiptarė, kur "tė niseni" nė votime nė mengjesin e sotėm, kini parasysh faktin se konservimi i gjendjeve dhe stereotipeve tė vjetruara dhe pėr botėn e civilizuar njėherė e gjithmonė tė perėnduara, do ta kthejė prapa rrotėn e historisė. Kur historia kthehet, ajo vetėm se pėrsėritet. Nuk e besoj se dikush prej jush dėshiron tė ndodh kthimi i historisė dhe pėrsėritja e saj pėr shqiptarėt.

Nė Shqipėri ndihet nevoja pėr ndryshime tė mėdha


Pa ndryshime tė mėdha nuk mund tė priten realizime tė mėdha.Nė Shqipėri ndihet nevojė pėr "udhė tė reja". Ato udhė mund t'i kėrkojė dhe mund t'i gjejė njė klasė politike qė do tė mund "tė pėrmbushte" hapėsirat e krijuara dhe qė do tė mund "tė pėrgjigjej" nė pyetjet e hapura. Mos votoni, ju lutem, pėr ata liderė qė politikėn e kanė kuptuar dhe e kanė shndėrruar nė njė biznes privat. Po pėrsėris njė mendim tė shfaqur edhe mė heret.Nė politikė "dobia e perceptuar keq" e individit shndėrrohet nė dėm tė papėrmisueshėm kolektiv. Nuk e besoj, votues tė nderuar, se kjo ėshtė dėshira juaj.
=======

Prishtinė, 1 korrik 2OO5

(Autori ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės)

GURI SYLAJ
02-07-05, 21:59
Pershendetje e rrespekt per profesorin e nderuar.
Ky shkrim eshte margaritar qe e hjeshon kete forum dhe n'a nderon te gjithe neve qe kemi mundesi me e lexu dhe me mesu shume.
Ne nje teme te mehereshme per intelektualet pikrisht kjo kerkohej.
Do te deshiroja qe te kemi me shpesh dhe me shume shkrime te tilla.

Me nderime Guri Sylaj

ARVANITI
05-07-05, 12:23
PD-ja mundet ta krijoje vete qeverine e ardheshme.

Deri tashi me mazhoritar merr 56 vende (minimumi) dhe te pakten 15 vende ne proporcional, d.m.th. 71, aq sa mundet ta krijoje vete qeverine e ardhshme, pa koalicione.