PDA

View Full Version : DUKURI TE FUNDIT PARAZGJEDHORE


Odise
03-07-05, 19:16
Dukuri tė fundit parazgjedhore

nga Visar ZHITI


Apeli pėr unitet i sė majtės nė pushtet ėshtė si lufta e klasave dhe ka brenda pėrēarjen e Shqipėrisė


E majta politike qė drejton gabimisht realitetin e sotshėm shqiptar, po ndihet mė e pasigurt se kurrė dhe nė panik, gjė qė do t'ia kalojė gjithė Shqipėrisė, siē ka bėrė tradicionalisht dhe kėrkon me ēdo kusht t'u fusė pėrsėri frikėn njerėzve duke gogolizuar, sa tė jetė e mundur mė shumė, tė ardhmen ndryshe, me drejtues tė tjerė tė vendit. Fytyrat e tyre tė ēproletarizuara, me luk tė ngrirė borgjez, tė panatyrshėm, por tė vjedhur nga ata qė vranė, po mbushin ekranet e tyre televizive, pllakatet rrugės, muret dhe kėrkojnė unitetin e tyre (jo tė vendit!?), qė tė vazhdojnė sundimin. Kthehuni nė shtėpi, u thonė tė ikurve tė tyre, jo pėr parime, por pėr humbjet e karrierės kriminale dhe shtėpi ata nėnkuptojnė partinė e tyre dhe jo Shqipėrinė, kur Shqipėria po ėndėrron si shtėpi tė pėrbashkėt Europėn e Bashkuar.

Socialistėt shqiptarė janė rrezikshmėrisht tė prapambetur dhe madje tani as nuk po u duhet maska e hipokritit dhe veē japin "pall-mėn" pėr bashkimin e tyre, sepse "po vjen Berisha"(?!?). Ata i tremb nocioni demokratik "opozitė", idetė e saj, alternativat, por e identifikojnė me emrin e kundėrshtarit dhe jo me atė Shqipėri qė kėrkon ndryshimin dhe prosperitetin qė vjen prej saj. Pra, ata, socialistėt e tanishėm, as nuk e paskan kuptuar ē'ėshtė pluralizmi, partia tjetėr, tė menduarit ndryshe, ndryshimin e madh, por ėndėrrojnė Shqipėrinė totalitare, me ata nė krye. Thirrja e tyre mė e fundit ka brenda pėrvojėn skėterrore tė luftės sė klasave dhe pėrēarjen e Shqipėrisė.

Pėr fat, ky panik ėshtė vetėm i tyre. Shqipėria ėshtė e qetė dhe do ndryshimin pėr mirė.


Fushata mongole e pozitės dhe fyerja qė i bėhet Shqipėrisė


Po, po, me tė vėrtetė fushata qė po bėn pozita i ngjan nė thelb njė fushate mongole tė dyndjeve tė ēetave barbare tė Ēingis-Khanit, edhe pse e moderuar dhe nė kushte absolutisht tė tjera, dhe me emra tė tjerė tė kryeminstrit tė sotshėm shqiptar Nano, dhe shpurės sė tij emrandėrruese. Natyrisht jo fushatė me kuaj, por fushatė elektorale me vetura, jo me shpata, por me gjuhėt qė presin si shpata. Ata duan vetėm kokat e tyre, i quajnė tė rėndėsishme dhe tė denja pėr fron, si tė ishin monstra me shumė koka, kurse krerėt vetėm njė kokė quajnė tė denjė, atė tė tyren, siē bėn ish-kryeministri socialist Meta nė mėnyrėn mė tė pagdhėndur provinciale dhe pastaj ata sė bashku kokat e tjera i shohin inekzistente ose thjesht me dy vrima sa pėr tė parė nė fletėn e votimit emrin e tyre, ndryshe do t'i donin tė prera, piramidė kokash.

Nuk e teproj po tė them se ka njė egocentrizėm idiot nė liderėt e shpupurisur socialistė, njė tepri "uni", madje nė bisedat e tyre mediokre, pėr fat tė keq nė televizione, e zėnė kaq shpesh emrin e tyre nė gojė, sa duket qė duan tė mbushin krizėn e identitetit. S'kanė as kulturėn minimale politike, se e tregojnė me mburrje votėn, do tė votojnė pėr vetet e tyre dhe qė pas votimeve do tė jenė kryeministra, sepse na paskan punuar mirė, pavarėsisht se Shqipėria ka shkuar keq e mos mė keq.

"Unė di tė bėj shtet", u mburret shqiptarėve djaloshi politikan Ilir Meta, "nuk di as Nanoja dhe as Berisha", "Unė jam kryeministri mė i suksesshėm….". Kulmi! Njė vetėmburrje acaruese. Pėrveē tė tjerave, ato tė autokultit dhe idolizimit tė vetvetes, mbart dhe njė koncept tė ngushtė deri nė mjerim pėr shtetin, ndėrsa deklarata tė tilla janė njė fyerje qė i bėhet Shqipėrisė nė pėrgjithėsi, shekujve tė saj, historisė.

Shqipėria nuk ka qenė pa shtet, madje qė herėt, nė agimet e historisė, shtet ka patur me mbretėreshėn Teutė, me Skėnderbeun, me Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit modern shqiptar, me Mbretin Zogu I, me diktaturėn e Enver Hoxhės, me demokratėt nė pushtet, etj., po Shqipėria po kėrkon drejtuesin mė tė mirė tė shtetit, po themi "timonierin", nėse pranojmė krahasimin latin tė shtetit me njė anije.

Pozita e tanishme, pėr fat tė keq, ka vetėm njė shqetėsim, tė mbysė opozitėn, qė tė jetė vetė nė krye, ndryshe ata janė gati ta pėrplasin "anijen"-shtet shkėmbinjve e cektinave, madje t'i vėnė edhe flakėn siē bėnė mė '97, qė na e kujtojnė si njė kėrcėnim permanent…


Opozita, fytyra europiane e Shqipėrisė, mbartėse e ideve tė zhvillimit


Opozita dhe gjithė kandidatėt e saj pėr deputetė nuk janė marrė fare me sharje tė kundėrshtarit, as kanė bėrė apele vrastare ndaj sundimtarėve tė tanishėm, por kanė parė realitetin nė sy, popullin dhe Shqipėrinė, dhe shpalosin ide e platforma, dhe tregojnė deri nė nivel shkencor mundėsitė e ndryshimit pėr mirė tė vendit dhe rrugėt e integrimit nė Europėn e Bashkuar, mbėshtetur te resurset dhe potencialet njerėzore tonat dhe te alencat euro-atlantike, prekursorė legjitimė tė sė cilės janė vetė.

Berisha nuk thotė se ka si qėllim imediat mposhtjen e kundėrshtarit politik siē bėjnė ata, por rimėkėmbjen e Shqipėrsisė, ērrėnjosjen e korrupsionit qė ėshtė bėrė i pėrditshėm, shtetėror, ligj i pashkruar, ndėrkaq thotė se me punė do tė kemi prosperitetin e jetės tonė, sigurinė qė mungon.

Nėse lidershipi socialist i pozitės lakmon tė marrė edhe njė mandat tė tretė, sepse e ka marrė nė Angli edhe Toni Bler, ky nuk ėshtė argument, por paralele ambicieje tė paskrupullt me njė drejtėz tė shtrembėr, se Blerin e kėrkoi Anglia pėr herė tė tretė dhe jo ai Anglinė qė ta sundonte me ēdo kusht, deri edhe me luftė siē bėjnė sundimtarėt tanė me '97 e tyre tė dukshme dhe tė padukshme.

Nėse pozitarėt parazitė tė tanishėm presin gjithė dinakėri tė bėjnė lojė fjalėsh nė debate me kundėrshtarin apo i hapin gracka atij dhe gjithė makiazh hipokrizie shtiren sikur nuk janė ata qė janė dhe, meqenėse nuk kanė kėllqe tė mbajnė dot as gabimet e veta, por ia rendisin ato "Berishės", krimet e tyre i shpėrngulin si gjithmonė te kundėrshtari, zonja Jozefina Topalli detyrohet t'u pėrgjigjet me cinizėm tė sinqertė, se nėse doni "gabime tė Berishės", ėshtė ky gabim qė nuk vrau kriminelėt qė rrėmbyen armėt dhe dogjėn Shqipėrinė, dhe qė socialistėt i shpėrblyen si heronj tė tyre me lloj-lloj mėnyrash tė dėnueshme, sė pari duke ardhur vetė nė pushtet si bolshevikė.

Pozita e tanishme bėn sikur tronditet kur dėgjon nga goja e kundėrshtarit atė qė vetė e bėn me vepra, sepse Jozefina Topalli veē u vuri para syve pasqyrėn e tyre tė errėt. Se martirėt dhe tė vrarėt janė vetėm nga radhėt e demokratėve qė pas Luftės II Botėrore, kur nė pushtet erdhėn socialistėt, burgjet me ne u mbushėn. Se kur erdhėn nė pushtet demokratėt, s'pati tė vrarė socialistė, as ka dhe as do tė ketė. Por pėrsėri ne u vramė kur u pėrsėdytėn socialistėt. Ndėrkaq u vra dhe normaliteti, mirėqenia, shpresa dhe zhvillimi i vendit.

Kapitalizmi po ndėrtohej nga kundėrshtarėt socialistė nė mėnyrėn mė tė pėrēudnuar.

Prandaj tė vijnė ata qė duan tė ndėrtojnė sė pari realitetin pėr tė qenė qytetarė tė lirė nėn njė shtet ligjor dhe tė ikin ata qė ndėrtojnė monopolet e tyre shtypėse e tė paligjshme. Tė vijnė ata qė duan tė zhdukin korrupsionin gjeneral dhe varfėrinė e vendit mė tė varfėr nė Europė dhe tė ikin tė korruptuarit, qė privatizojnė dhe shtetin pėr veten e tyre. Tė vijnė ata qė duan t'ia bashkojnė me dinjitet Shqipėrinė Europės sė Bashkuar dhe kanė lidhje shpirtėrore, aleancė tė natyrshme me SHBA-tė, vendin kampion tė demokracisė dhe tė ikin pinjollėt e izolimit, tė burgjeve dhe luftės sė klasave. Tė vijnė tė qytetėruarit, ata qė kanė projekte tė guximshme tė prosperitetit pėr tė gjithė dhe tė ikin ata qė mbjellin urrejtje dhe pėrēarje.

Ėshtė koha pėr ndryshim. Tė vijnė demokratėt!


Pėrsėri kujtesė pėr orėn fatale qė po afron…


E rithem pėrsėri: Njerėzit do tė votojnė pėr ndryshimin, sepse ėshtė nė logjikėn e gjėrave tė kėrkosh pėrmirėsimin e domosdoshėm. Dhe si zakonisht, opozita po bėn dhe ka pėr tė bėrė fushatė mė tė mirė elektorale me kandidatėt e saj mė pragmatistė se pararendėsit e tyre, mė tė ditur se sa ata tė kundėrshtarėve.

Por pozita mė tė rėndėsishme ka tė kaluarėn, sesa tė ardhmen dhe ajo punon nė fushatat e saj mė plogėt, sa pėr sy e faqe, dhe i derdh tė gjitha energjitė e saj, arsenalin, dinakėritė, mashtrimet, "'97" vetėm nė njė orė, qė opozita, ose e harron, ose s'ka mundur tė bėjė dot mė tepėr. Por qė nė kėto zgjedhje duhet ta ketė gjetur ēelėsin medoemos. Ėshtė ora qė unė dikur e kam quajtur "ora fatale", ora kur janė mbyllur kutitė e votimit dhe fillon numėrimi.

Pozita e shtetit edhe blen komisionerėt, nėse ėshtė e mundur dhe vetė deputetin, imponohet dhunshėm e me metoda policore falsifikon fleta votimi, ēertifikata… ndėrron kutitė e votimit, i zbraz dhe i rimbush ato si t'i duhen, jo vetėm nė "Dushk", por kudo… dhe, pasi krijon insinuata false, po t'i duhen, rrėmujė dhe enigma vrastare, nxjerr fituese veten, edhe kur nuk fiton realisht. Kjo s'duhet harruar. Ora finale qė tė mos jetė ora fatale. Pėsimi ynė duhet tė jetė bėrė mėsim. Duhet njė syēelėsi e madhe, i duhet pėrgjigjur "orės fatale" dhe makinacioneve antidemokratike me ēdo kusht, e pėrsėris, me inteligjencė dhe heroizė