PDA

View Full Version : Pėrfundoi procesi i votimeve nė Shqipėri


Dilaver
03-07-05, 21:11
Sipas informatave tė para, pjesmarrja nė votime ishte rreth 60%, pra njė pjesmarrje e lartė.

Lideret e Partive mė tė mėdha politike deklarojnė se kan fituar zgjedhjet.

Dilaver
03-07-05, 21:14
Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka dale ne ballkonin e selise se PD, dhe u konfirmon fitoren simpatizanteve demokrate. "Une kam nje premtim per Kuvendin e Shqiperise. Fitoren tone nuk mund t'a pengoje askush. Fitoren tone te shumepritshme do ta presim me modesti jo me triumfalizem", tha Berisha mes thirrjeve dhe entuziazmit te simpatizanteve. Ne te njejten kohe sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, deklaron se kreu demokrat po vepron njesoj si ne zgjedhjet e meparshme. "Lidershipi demokrat po ben te njejten gje si ne vitin 1997, si ne vitin 2001, po keshtu dhe ne vitin 2003 ne zgjedhjet lokale ne vend, ku deklaroi parakohe fitoren e Spartak Ngjeles". Ruci theksoi se ne informacionin e marre nga ekspertet e Partise Socialiste ne cdo zone elektorale, pjesmarrja e votuesve eshte me e madhe se cdo here tjeter. "Eshte mese e kuptueshme se pjesmarrja e larte eshte tregues qe mbeshtetet partia ne pushtet. Ne i qendrojme treguesit tone, ku fitorja tavan llogaritet ne 71 zona, dhe ajo dysheme ne 61 zona.", tha Ruci duke marre shembull Shkodren, ku sipas tij, PS aty ka fituar 5 zona.Sekretari i pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci, u beri thirrje zgjedhesve, te mos ndikohen nga sondazhet paraprake jo profesionale dhe qesharake te organizuara nga disa televizione. Ruci tha se " PS i qendron angazhimit te saj per te pritur me qetesi rezultatet mbas numurimit perfundimtar te votave"db/db(/BalkanWeb)

Dilaver
03-07-05, 21:54
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi deklaroi ne nje konference per shtyp para pak minutash se procesi zgjedhor per zgjedhjet parlamentare 2005 ishte i mireorganizuar vecanerisht nga ana teknike. "Kam deshire te besoj qe partite kane nje vleresim pozitiv per kete process zgjedhor sidomos nga pikpamja teknike. Por tashme jemi ne nje moment te dyte, ne te te numerimit te votave. Ky eshte nje proces krejtesisht jashte politikes, prandaj i kerkoj partive te qendrojne sa me larg ketij procesi. Ne rast se kjo do te respektohet atehere votuesit do te jene para nje rezultati te besueshem te numerimit te fleteve te votimit", tha Celibashi. Kreu i KQZ, beri te ditur pjesmarrjen e madhe te votuesve ne krahasim me zgjedhje te meparshme "ne kemi informacionin e para pak oreve, ku pjesmarrja shenonte 56 %, por duhet te presim edhe pak ore deri ne nje rezultat perfundimtar te perqindjes se pjesmarrjes perfundimtare. Zgjedhesit treguan vullnet per t'a respektuar procesin ligjerisht dhe kjo duhet te pasohet edhe nga kandidatet e partive dhe vete partite". Celibashi theksoi se vleresimet me te plota dhe me profesionale per procesin zgjedhor do t'i bejne vezhguesit vendas e ata nderkombetare. "KQZ me perjashtime sporadike rezulton me nje proces zgjedhor te standarteve nderkombetare". Kreu i KQZ beri thirrje q ete ndiqet ne menyre komode dhe pa eksese procesi i numerimit te votave. "Rendesi ka ky proces duhet te zhvillohet ne menyre te qete, datat se kur del rezultati nuk kane rendesi. Konfirmoj se vullneti i shqiptareve u shpreh lirshem prandaj tani bej thirrje te ruhet qetesia qe procesi i numerimit te votave te jete sa me transparent dhe te perfundoje sa me shpejt". Sipas Celibashit tani per tani partite mund te vazhdojne festat e fitores, edhe Exit Poll-et te mund te japin rezultatet e tyre, "por deklaroj se rezultati perfundimtar, me i besueshem dhe kryesori eshte ai I pas numerimit te votave". Celibashi siguroi se asnje zgjedhes nuk ehste lene pa votuar, dhe cdo qendre votimi eshte mbyllur pasi ka percjelle edhe zgjedhesin e fundit. "Perjashtoj rastin sporadik ne nje qender, ku u semur kryetari i saj, dhe komisioneret e mbyllen qendren para kohe. Po keshtu nuk eshte votuar ne ato qendra qe jane bere te ditura edhe me pare", tha Celibashi duke shpresuar qe te filloje sa me shpejt numerimi i votimit dhe duke denuar vrasjen e vezjguesit te PR ne zonen 37 ne Tirane. Ishte nje ngjarje shume e rende, dhe mbi te gjitha nuk duhet te kishte ndodhur", u shpreh Celibashi. db/db(/BalkanWeb)

Gentiani
03-07-05, 22:05
Sinjalet e para tregojne, se Koha per Ndryshim ishte tejet e nevojshme dhe shpresoje dhe uroje qe triumfi i shumemirepritur ti takoje koalicionit te djathte.

Dilaver
03-07-05, 22:17
Kryeministri dhe Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano, sapo eshte kthyer nga Sarande ne kryeqytet ku eshte pritur nga simpatizantet me brohoritje. Sipas informacioneve qe gazetarja Darina Tanushi sjell nga kjo seli mesohet se pas 10 minutash pritet te dale ne nje konference per shtyp kreu i PS-se, Fatos Nano, pritja e te cilit eshte duke u festuar me kenge e valle nga simpatizantet. Sipas PS-se, maksimumi i zonave te fituara eshte 70, nderkohe qe zyrtarizimi i rezultateve paraprake do te behet nga kryeministri.

TV KLAN

Dilaver
03-07-05, 23:12
03-07-2005 - 23:50
"Jam me ju per te ndare lajmi e madh se populli shqiptar i fitoi zgjedhjet e rregullta dhe standarte. Tashme njerezit ne mbare Shqiperine me nje pjesemarrje masive dhe festive, u shprehen me zerin e tyre per vazhdimin e procesit te afrimit dhe integrimit te Shqiperise me boten moderne, Evropen e Bashkuar dhe NATO-n. Une dhe Partia Socialiste do te vazhdojme te drejtojme edhe per kater vitet e ardhshme vendin. Dua te shfrytezoj kete komunik, duke pergezuar te gjithe zgjedhesit ne moshe te ushtrimit te se drejets se votes dhe median qe beri te mundur qe njerezit, opinioni dhe partneret te komunikojne natyrshem ne kete dite me rendesi te jashtezakonshme per vendin. Fituresi i vertete i ketyre zgjedhjeve eshte demokracia, eshte Shqiperia. Jam i lumtur qe Shqiperia me pjesemarrjen dhe voten plebishitare te shqiptareve ne keto zgjedhje, ne mbrojtje te se ardhmes celi deren e fundit te asoccimit me BE dhe NATO-n"-theksoi kryeministri ne nje konference per shtyp.
TV KLAN

arbias
03-07-05, 23:14
http://www.dellzim.com/berisha3.wmv


Berisha deklaron fitoren nga ballkoni i selise se PD, Ruci: Po vepron njesoj si ne zgjedhjet qe ka humbur


Data e Publikimit: 03/07/2005

Autori i Lajmit:
24 ore

Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka dale ne ballkonin e selise se PD, dhe u konfirmon fitoren simpatizanteve demokrate. "Une kam nje premtim per Kuvendin e Shqiperise. Fitoren tone nuk mund t'a pengoje askush. Fitoren tone te shumepritshme do ta presim me modesti jo me triumfalizem", tha Berisha mes thirrjeve dhe entuziazmit te simpatizanteve. Ne te njejten kohe sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, deklaron se kreu demokrat po vepron njesoj si ne zgjedhjet e meparshme. "Lidershipi demokrat po ben te njejten gje si ne vitin 1997, si ne vitin 2001, po keshtu dhe ne vitin 2003 ne zgjedhjet lokale ne vend, ku deklaroi parakohe fitoren e Spartak Ngjeles". Ruci theksoi se ne informacionin e marre nga ekspertet e Partise Socialiste ne cdo zone elektorale, pjesmarrja e votuesve eshte me e madhe se cdo here tjeter. "Eshte mese e kuptueshme se pjesmarrja e larte eshte tregues qe mbeshtetet partia ne pushtet. Ne i qendrojme treguesit tone, ku fitorja tavan llogaritet ne 71 zona, dhe ajo dysheme ne 61 zona.", tha Ruci duke marre shembull Shkodren, ku sipas tij, PS aty ka fituar 5 zona.

laliloli
04-07-05, 17:45
Le te fitoj Shqiperia

Honesty^uk.
04-07-05, 20:37
Topalli deklaron listen me 56 emra fitues te kandidateve per deputet demokrate: Ata jane tashme maxhoranca
Lajmi i ores 21:25

Nenkryetarja e Partise Demokratike Zhozefina Topalli sapo konfirmoi pak minuta me pare fitoren e 56 kandidateve te PD per deputet ne zona te ndryshme elektorale ne vend. "Te 56 qe kandidatet kane fituar perballe kundershtareve perbejne tashme maxhorancen dhe qeverine e ardhshme te Sali Berishes", tha Topalli ne konferencen per shtyp. Sipas saj priten ende edhe 8 emra te tjere t'i shtohen listes se fituesve, te cilet deri tani jane ne avantazh me vota. Nderkohe TV NEWS24 ben te ditur se ne Shkoder ka filluar festa per fitoren e PD ne shumicen e zonave. db/db(/BalkanWeb)

Honesty^uk.
04-07-05, 22:07
Urime fitorja e Shqiperise .
Urime Sali Berisha .

Dhasht Zoti qe me te vertete ti realizoni premtimet e bera per Shqiperine .

Me Respekt
Albmuslim

Urime , urime, kjo ka qene fitorja e shqiptareve mbi uzurpuesit, gjakpiresit dhe matrapazet e kombit.

Murgesha
04-07-05, 22:09
Urime fitorja e Shqiperise .
Urime Sali Berisha .

Dhasht Zoti qe me te vertete ti realizoni premtimet e bera per Shqiperine .

Me Respekt
Albmuslim

Urime , urime, kjo ka qene fitorja e shqiptareve mbi uzurpuesit, gjakpiresit dhe matrapazet e kombit.

Urime SHQIPĖRI.

GURI SYLAJ
04-07-05, 23:04
URIME E GEZUAR SHQIPERI

KJO ESHTE FITORE E TE GJITHE SHQIPTAREVE


G E Z U A R - G E Z U A R[/b]

Arb
05-07-05, 00:36
Urime Shqiperi!

Urime Shqiptareve kudo ne Bote!

Zoti e bekofte Sali Berishen!

Zoti e bekofte Shqiperine!

"Fara e keqe" mori ndeshkimin e merituar...

Domira
05-07-05, 00:53
Urime Shqipni!

Urime Kosove!

Urime shqiptare!

teDUAty
05-07-05, 01:12
Urime Shqipni!

Urime Kosove!

Urime shqiptare!


urime teDUAty :idea:

Naki
05-07-05, 09:13
Urime Shqiperi!

Urime Shqiptareve kudo ne Bote!

Zoti e bekofte Sali Berishen!

Zoti e bekofte Shqiperine!

Kercovari
05-07-05, 10:13
Urime Shqiperi!

Urime Shqiptareve kudo ne Bote!

Zoti e bekofte Sali Berishen!

Zoti e bekofte Shqiperine!



http://www.holidaynotes.com/graphics/56134.jpg

Diana007
05-07-05, 10:20
URIME SHQIPTAR KUDO QE NODHENI :wink:

Rrof Sali Berisha :D

Odise
05-07-05, 10:51
URIME SHQIPTARI - URIME SHQIPERI!


Me vendosmerine tone, do te jemi te Uruar prore UNIK, me dituri, drejtesi e guxim - edhepse ende KQZ (Keshilli Qendror i Zgjedhjeve)
nuk e ka bere te ditur zyrtarisht, deri Te Premten (sipas nje info.)


Odise

Odise
05-07-05, 11:30
Sali Berisha publikoi fitoren e Partisė Demokratike

Tiranė, 5 korrik - Tė dhėnat paraprake tė zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri flasin pėr fitoren e Partisė Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbėshtetur nė numrin e votave nė disa zona elektorale konfirmon se nė zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri kryeson koalicioni opozitar.
Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha mbrėmė rreth mesnatės publikoi fitoren e partisė sė tij nė 56 zona elektorale nga 100 sa janė nė gjithė territorin e Shqipėrisė. Po ashtu, tha ai, Partia Demokratike mund tė fitojė edhe 8 deputetė tė tjerė nė zonat ku ende nuk ka pėrfunduar procesi i numėrimit tė votave.
Befasuese ishte edhe deklarata e ministrit tė Bujqėsisė Agron Dukaj, i cili pranoi humbjen nė zonėn 26 tė Shikjakut pėrballė rivalit tė tij tė PD-sė Sokol Ondashi. Ilir Meta, kryetar i LSI-sė ka fituar nė Skrapar.
Rezultatin e shtabit elektoral tė PD-sė e ka kontestuar Sekretari i saj i pėrgjithshėm Gramos Ruēi nė njė konferencė pėr shtyp ka thėnė se Partia Socialiste udhėheq nė 55 zona.

ARVANITI
05-07-05, 12:06
KQZ-ja sapo ka shpalluar reultatet zyrtera per 7 yona, nderkohe procesi i numerimit ka perfunduar ne 77 yona, nga 100 gjithsej.


Ja dhe rezultatet e 5 zonave:

Zona 14 fitues Prec Zogaj i PD-se

Zona 26 fitues Sokol Olldashi i PD-se

Zona 40 fitues Geyim Karapici i PD-se

Zona 76 fitues Marko Bello i PS-se

Zona 25 fitues Sami Gjergji i PD-se

Ne Durres PD kryeson me reyulatin 6 - 0 (zyrtar)

Ne Tirane PD kryeson 10 - 2 (zyrtar), dhe ne dy zona eshte ne avantayh

Ne Shkoder PD kryeson 7-2 (zyrtar)

Ne Korce PD kryeson 5 - 3 (zyrtar). 1 zone eshte ende ne proces, por kandidati i PS eshte 100 vota para.

ARVANITI
05-07-05, 12:08
Nderkohe ne Elbasona PS ka fituar thelle 9-2

Dilaver
05-07-05, 19:43
Nenkryetarja Zhozefina Topalli ne nje konference per shtyp ne seline e PD i beri thirrje kryetarit te PS, te uroje Partine Demokratike per fitoren e padiskutueshme. "Ashtu sic morem urime nga partite simotra nga vende te ndryshme, do te ishte nje gjest vertet fisnik sikur Fatos Nano te telefononte ne seline e PD dhe te uronte fitoren tone". Topalli i drejtoi nje thirrje edhe komisionereve ne qendrat e zonale zgjedhore te pershpejtojne procesin e numerimit te votave. nenkryetarja e PD rikonfirmoi edhe nje here numrin e kandidateve fitues te PD. "kemi 58 fitues, por bashke me proporcionalin e aleateve shtohen dhe 25 karrige te tjera ne parlament", u shpreh Topalli. db/db(/BalkanWeb)

Gentiani
05-07-05, 23:15
Nenkryetarja Zhozefina Topalli ne nje konference per shtyp ne seline e PD i beri thirrje kryetarit te PS, te uroje Partine Demokratike per fitoren e padiskutueshme. "Ashtu sic morem urime nga partite simotra nga vende te ndryshme, do te ishte nje gjest vertet fisnik sikur Fatos Nano te telefononte ne seline e PD dhe te uronte fitoren tone". Topalli i drejtoi nje thirrje edhe komisionereve ne qendrat e zonale zgjedhore te pershpejtojne procesin e numerimit te votave. nenkryetarja e PD rikonfirmoi edhe nje here numrin e kandidateve fitues te PD. "kemi 58 fitues, por bashke me proporcionalin e aleateve shtohen dhe 25 karrige te tjera ne parlament", u shpreh Topalli. db/db(/BalkanWeb)

Mirė do tė bėnim sikur ti dėrgoni njė SMS Tosit me porosinė Nano ik dhe ti uronin humbjen e shumė merituar.

Gentiani
05-07-05, 23:20
Urime Shqipėri e Shqiptarė kudo qė jeni!

Vota e sovranit popull dėshmojė, qė Zemra Shqiptare rreh djathas dhe shpėtuan Shqipėrinė dhe Shqipėtaret nga arterioskleroza socialiste dhe virusit Tos.

Urime Shqiptarė dhe Shqipėri!

ARVANITI
06-07-05, 10:23
Njoftime zyrtare:

---

Ne mazhoritar:

PD 56 deputete

PS 40 deputete

LSI 1 deputet

PBDNJ 1 deputet

I pavarur 1 deputet



----

Ne proporcional: (jozyrtare)

PD dhe aleatet 19 deputete

PS dhe aletatet 16 deputete

LSI 5 deputete


************************************

Sic e shihni PD eshte e afte te formoje shumicen parlametare, pra mund ta krijoje qeverine. Sic dihet, per te krijuar qeverine duhen 50% + 1, dhe parlamenti shqiptar ka 140 deputet. Dm.th. duhen 71 deputete minimumi. Sipas rezulateve ne mazhoritar dhe proporcional, PD ka 56+19=75.

MemphiSx
06-07-05, 11:13
Topalli: PD, nė mazhorancė tė thellė dhe tė sigurt

Zgjerohet harta e fitores sė kandidatėve tė PD-sė nė zgjedhjet e 3 korrikut. Nėnkryetarja e PD-sė, Jozefina Topalli, gjatė njė prononcimi pėr mediat u shpreh se deri nė mesditėn e djeshme numri i deputetėve tė fituar nė mazhoritar nga PD po shkonte drejt 60-ės. Nė ndryshim nga raportimet e njė dite mė parė, pra shifrės 56 dje, iu shtuan edhe deputetėt demokratė tė fituar tashmė: Luan Skuqi, Fatos Beja, Ardian Kollozi, Ilir Bano. Gjithashtu, Topalli konfirmoi disa zona nė proces numėrimi ku kandidatėt e PD janė nė avantazh tė dukshėn karshi atyre tė PS-sė.

Nė tė njėjtėn kohė, ndėrsa vlerėson si diēka shumė pozitive kėtė rritje tė numrit tė deputetėve qė PD ka fituar nė mazhoritar, ēka do tė thotė krijimi i njė mazhorance tė thellė prej saj, Topalli denoncon pėrpjekjet e eksponentėve tė mafias qeveritare pėr tė bėrė tė mundur minimizimin e fitores sė demokratėve. Nėnkryetarja e PD-sė i bėri thirrje sėrish dje lidershipit socialist qė tė heqė dorė nga strategjia e bllokimit tė procesit tė numėrimit tė votave nė ato zona ku opozita ėshtė nė avantazh. Ajo i paralajmėroi krerėt socialistė se asnjė pėrpjekje e tyre nuk ndryshon mė rezultatin. Kjo pėr faktin se PD arriti njė mazhorancė tė konfirmuar tashmė nga KZZ-tė dhe mbi tė gjitha nga vullneti i zgjedhėsve shqiptarė, nga vota e tyre e lirė.

"Pėrpjekja e fundit qė grupi mafioz brenda Partisė Socialiste, tė kandiduar pėr tė mos njohur rezultatin, natyrisht qė ėshtė e dėshtuar. Kjo edhe pėr faktin se fitorja e PD-sė nė kėto zgjedhje ėshtė fitore e tė gjithė shqiptarėve", shprehet Topalli. Ajo tha se nė kėto zgjedhje, shqiptarėt ia dolėn qė me votėn plebishitare tė triumfojnė mbi mafian.


Askush s'iu beson broēkullave tė Cacit, Toskės e Ahmetajt


Pas atij reagimi cinik dhe tė papėrgjegjshėm tė Anastas Angjelit, si dhe kontestimeve tė shfaqura nga Igli Toska e Arben Ahmetaj, nėnkryetarja e PD-sė, Topalli, tha se ėshtė pėr tė ardhur keq pėr gjendjen nė tė cilėn janė katandisur kėta ish-ministra tė korruptuar.

"Duket se duhet tė ndjejmė keqardhje pėr njerėzit mė tė fuqishėm tė qeverisė sė shkuar, pėr bosėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, tė cilėt po ankohen pėr problemet e manipulimit. Nė fakt nuk ėshtė vetėm zoti Angjeli. Ėshtė i gjithė grupi mafioz, duke pėrfshirė kėtu edhe ministrin e Rendit, Toska, edhe Ahmetajn, qė ankohet i nxirė edhe mė tej nė fytyrė, qė flasin dhe ankohen pėr manipulim, kur nė fakt ata janė manipulatorėt e mundshėm", u shpreh Topalli. Nėnkryetarja e PD tha se procesi zgjedhor nuk mund tė kontestohet as nga angjelėt, as nga toskėt, kėta ish-ministra, njerėz tė parave tė pista tė korrupsionit. Kjo pėr faktin se nėse dikush do t'i manipulonte kėto zgjedhje, autorėt e kėtij manipulimi do tė ishin pikėrisht Angjeli dhe Toska e jo tė tjerė.

"Duket se pjesa e mafias sė kandiduar nga Partia Socialiste nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo ndodh pasi ata, njė ditė mė parė iu uruan fitoren kandidatėve tanė. Si tė tillė mund tė pėrmendim Angjelin, Toskėn, Ahmetajn, tė cilėt nuk mund tė pranojnė nė asnjė mėnyrė verdiktin e zgjedhėsve", u shpreh Topalli. Mė tej, ajo vijoi se tashmė askush nuk i u beson broēkullave tė tyre.

"Rezultatet i kanė tė konfirmuara. Vetė zoti Angjeli ka uruar Pangon, tashmė deputet i PD-sė pėr fitoren e tij tė pastėr dhe tė qartė. Ajo qė unė mund tė shtoj ėshtė fakti se ėshtė rritur numri i deputetėve tė fituar, qė po e orientojnė drejt numrit 60-tė mazhoritarin e PD-sė, deri nė kėtė moment qė ne flasim", u shpreh Topalli. Nėnkryetarja e PD pohoi se nė fakt janė edhe dhjetė zona nė proces, nė tė cilat kandidatėt e PD vazhdojnė tė avancojnė me njė rezultat shumė pozitiv, ndėrkohė sipas saj, socialistėt vazhdojnė tė mbajnė tė bllokuar procesin e numėrimit tė votave nė zonėn nr. 96 tė Vlorės, ku kandidati i PD-sė, Kollozi, ėshtė nė avantazh tė thellė.


Aleatėt e PD, nė avantazh edhe nė proporcional


Duke komentuar zhvillimet e deridjeshme lidhur me rezultatet e proporcionalit, nėnkryetarja e PD-sė tha se ata qė marrin shumicėn nė kėtė sistem, janė partitė e rreshtuara nė koalicion me Partinė Demokratike. Gjithsesi, ajo u shpreh edhe pėr disa tė dhėna sipas tė cilave, PS po pėrpiqet qė atje ku nuk ka pėrfunduar procesi tė transferojė sa mė shumė vota tek aleatėt e saj fiktivė, qė tė marrin vota nga koalicioni i djathtė dhe t'ia kalojnė PSD, por qė sipas Topallit, edhe kjo tentativė e dėshtuar nuk ndryshon asgjė.

"Edhe nė proporcional, ne kemi shumicėn dhe tashmė po marrim urime tė shumta nga brenda dhe jashtė Shqipėrisė pėr fitoren e gjithė shqiptarėve. Ėshtė fitore e Partisė Demokratike, por unė vazhdoj tė pėrsėris qė ne e konsiderojmė me shumė modesti, njė fitore tė tė gjithė shqiptarėve, qė nė fakt sollėn atė qė ne ideuam dhe udhėhoqėm, ndryshimin e madh", u shpreh Topalli. Nėnkryetarja e PD tha se demokratėt dhe aleatėt e tyre janė shumė optimistė, shumė tė qetė, ndėrkohė qė shprehu urimin qė procesi zgjedhor tė mbyllet sa mė shpejt dhe tė mos i jepet mundėsi asnjė njeriu qė tė bllokojė kutitė e votimit, tė ndryshojė proporcionalin apo tė urdhėrojė komisionerėt socialistė qė tė mos pranojnė tė firmosin procerbalet e rezultateve nė ato zona ku ėshtė e fituar tashmė Partia Demokratike.

Lidhur me "bastin e humbur" pėr njė fitore tė mundshme tė PD nė Qarkun e Shkodrės me rezultatin 9 me 0, por qė deri dje dy zona konsideroheshin tė humbura, nėnkryetarja e PD-sė, Topalli, shpreh bindjen se ato do tė kalojnė nė pėrsėritje dhe pas kėsaj do tė shikohet se ēfarė ka ndodhur brenda kutive tė votimit tė kėtyre dy zonave. Topalli ėshtė e bindur se edhe nė kėto zona realisht ka fituar PD, dhe jo pėrfaqėsuesit e mafias qeveritare.

Gjithsesi, nėnkryetarja e PD shpreh mirėnjohje dhe pėrgėzime pėr qytetarėt e Durrėsit, ku PD shėnoi rezultatin mė tė thellė. Topalli shprehet se meritojnė mirėnjohje e pėrgėzime shumica e zonave tė Shqipėrisė dhe shumica e shqiptarėve pėr vendimin e tyre nė funksion tė Shqipėrisė dhe tė shoqėrisė shqiptare.

progoni
07-07-05, 01:57
URIME


Fitorja e forcave demokratike ne Shqiperi eshte fitore kombtare.


Forcat socialiste ne pushtet me vite kishin permbysur autoritetin shtetror.

kryeministri Nano nje palaqo kazinesh do e bente loder ate qeveri do qvesh nga gjithenjerzorja gjatė diteve te zis ai ahengjeve te Greqis .

Uroj qe tani forcat demokratike te marrin pergjegjesit dhe te mos perseritin gabimet e se kalueres.

Gezohem qė Berishės savrani i dha shansen e jetes andej Berisha ka
pergjegjėsi tė dyfisht.

Arb
07-07-05, 18:09
Presidenti Rugova pėrgėzoi Sali Berishėn pėr fitoren e PD-sė nė zgjedhjet e 3 korrikut

Prishtinė, 7 korrik - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me njė mesazh urimi ka pėrgėzuar sot kryetarin e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Dr. Sali Berisha, pėr fitoren nė zgjedhjet pėrgjithshme qė u mbajtėn tė dielėn nė Shqipėri.

"Me rastin e fitores tė Partisė Tuaj nė zgjedhjet nacionale tė Shqipėrisė, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės.
Zgjedhjet nacionale tė Shqipėrisė tė 3 korrikut 2005 treguan vullnetin demokratik tė qytetarėve dhe janė shenjė e mirė e konsolidimit tė demokracisė nė Shqipėri.

Jam i bindur se marrėdhėniet midis Kosovės dhe Shqipėrisė do tė thellohen edhe mė shumė dhe do tė pėrshpejtohet integrimi i dy vendeve tona nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente mė SHBA tė", thuhet nė fund tė mesazhit tė pėrgėzimeve tė Presidentit Rugova drejtuar kryetarit tė PD-sė Sali Berisha.

QIK-u

4ever
07-07-05, 21:17
A e ka pergezu edhe Thaqi more apo jo :?: :?:

Dilaver
09-07-05, 11:39
TIRANE (9 Korrik) -Aritmetika e numrave ka sjelle ne seline roze pretendimin per nje bllokim te mundshem te qeverise se re te demokrateve. Socialistet vazhdojne te rezistojne ne keto zgjedhje duke bere fajtor per humbjen e rreth 25 mandateve LSI-ne dhe kandidatet e partive aleate te tyre. Sekretari i Pergjithshem i PS-se Gramoz Ruci ka bere dje parashikimin e 5 skemave te mundshme te orientimit politik te parlamentit te ri duke u bazuar ne faktin se PD-ja se bashku me aleatet e saj deri me tani ka vetem 70 deputete, gje qe do te thote se s'ka numra per te krijuar qeverine. Ruci ka deklaruar se plani kryesor i socialisteve dhe i partite e tjera te majta eshte qe te bllokojne parlamentin duke e cuar numrin e mandateve 70 me 70. Sipas Rucit nese aleatet e PS-se dhe LSI-ja nuk do kandidonin ne maxhoritar atehere PS-ja do te kishte rreth 25 kandidate me shume.
Variantet
Sipas Rucit PD nuk e ka numrin e domosdoshem te deputeteve per te qeverisur vendin nderkohe qe jane dhe disa zona pa nje rezultat perfundimtar. Sipas Rucit "mandatet e proporcionalit jane ne favor te spektrit te majte, me konkretisht, 49.8 per qind kundrejt 41.8 per qind te spektrit te djathte, qe perkthyer ne mandate do te thote 23 mandate per te majtet dhe 17 per te djathtet". Ne pritje te nje pergjigje pozitive te KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor Ruci nuk ka pranuar te komentoje kerkesen e BE-se dhe SHBA-se qe bejne thirrje per krijimin e shpejte te qeverise se re te dale nga zgjedhjet. Ai beri te ditur se pavaresisht se sa mund te zgjase procesi "PS do te njohe cdo rezultat qe do te rezultoje nga certifikimi i KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor". Ai ka paraqitur para mediave 5 variantet se si mund te orientohet parlamenti i ri. Sipas tij alternativa e pare eshte qe rezultati te dale i barabarte 70 me 70, por Ruci nuk shpjegoi nese kjo do te thoshte zgjedhje te parakohshme per PS-ne. Skema e dyte eshte qe maxhorancen ta krijoje PS-ja me aletatet e vet. E treta eshte qe ta kete PD-ja me aleatet e vet. Ne skemen e katert Ruci beri te qarte se PS-ja po tenton te marre aleatet e Berishes per te pasur maxhorancen. Por, PS nuk mohon as mundesine qe PD-ja te mare aleate nga spektri i majte duke e futur kete ne alternativen e peste.
Pretendimet
Ruci ka bere fajtore LSI-ne dhe aleatet per humbjen e shume zonave pasi sipas tij kandidatet e LSI-se kane percare votat e se majtes. "Nese do t'i bejme nje analize problemit se pse disa kandidate te PS-se rezultuan jo ftiues ne zgjedhje atehere mund te arrihet ne dy perfundime. I pari ne 18 zona sikur te mos ekzistonte konkurimi i kandidatve te LSI-se, kandidatet e PS-se do te ishin fitues ne plus 18 zona, sikur aleatet te mos konkuronin ne maxhoritar, atehere ne 10 zona te tjera kandidatet e PS-se do te ishin fitues, pra gjithsej 28 mandate", tha Ruci. Socialistet pretendojne qe te marrin 5 zonat qe jane akoma ne proces te paperfunduar numerimi dhe disa qendra votimi qe do te behen zgjedhjet pasi nuk u zhvilluan me 3 korrik. PS pretendon te nxjerre fitues Kastriot Islamin ne zonen 73, Vangjel Tavon ne zonen 92, Et'hem Ruken ne zonen 64, Makbule Cecon ne zonen 90 dhe Pal Leren ne zonen 2 ne Shkoder. Por, gjithashtu ata kane bere rreth 30 kontestime per zona te fituara tashme nga PD-ja duke pretenduar se ka pasur parregullsi dhe se duhet te kthehet votimi ose rinuemrimi i votave. db/db (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Dilaver
09-07-05, 11:46
Nga 8 zona tė mbetura, KZZ-tė kanė shpallur tre fitues tė PD, 4 tė PS dhe Ilir Metėn e LSI

E djathta arrin 74 deputetė, PS dhe LSI shkojnė nė 66

KQZ shpall rezultatet pėr 92 zona. 53 PD, 36 PS. Proporcionali problem pėr njė mandat mes LSI dhe PR

Anila Rama

Konturohet dita-ditės pėrbėrja e Parlamentit tė ardhshėm, si produkt i zgjedhjeve qė u realizuan 1 javė mė parė nė tė gjithė vendin. Nga 92 zonat pėr tė cilat KQZ-ja ka publikuar rezultatet zyrtare tė marra nga Komisionet Zgjedhore Zonale, rezulton se PD-ja vazhdon tė dominojė me mandatet e marra nė maxhoritar qė deri dje arritėn nė 54, ndėrsa PS-ja ka marrė vetėm 37 dhe mandati tjetėr ėshtė ai i Spiro Peēit. Ndėrkaq nga 8 zonat zgjedhore qė ende nuk kanė mbėrritur nė KQZ, PD-ja ka fituar edhe 3 mandate tė tjera, ndėrsa PS-ja ka marrė 4 prej tyre dhe mandati i fundit ėshtė ai i kryetarit tė LSI-sė, Ilir Meta. Pra, nė total mandatet qė PD-ja ka marrė nė konkurrim tė drejtpėrdrejtė nė zgjedhjet e 3 korrikut shkojnė nė 57 deputetė, ndėrsa PS-ja pa Metėn dhe Spiro Peēin, merr vetėm 41 mandate. Por disa nga zonat qė ende nuk i kanė sjellė proceverbalet nė KQZ, kanė qenė edhe mė problematiket gjatė procesit tė numėrimit dhe pala humbėse ka depozituar ankesė nė KQZ. Konkretisht ende nuk kanė mbėrritur nė KQZ materialet e zonės 2, komisionerėt e sė cilės dje janė marrė nėn ndjekje penale, ku edhe pritet qė tė ketė zgjedhje tė tjera pas dy javėsh pėr 17 qendra, ku nuk ėshtė bėrė votimi. Nga rezultatet qė ka nxjerrė deri tani KZZ-ja rezulton se udhėheq me vota kandidati i PD-sė, Astrit Bushati, kundrejt atij tė PS-sė, Pal Lera. Por edhe zona 90, ku fitues ėshtė shpallur nga KZZ Genc Ruli, zona 73, ku fitues ėshtė shpallur Artur Shehu dhe zona 64, ku fitues u shpall Ilir Bano, janė 3 zona tė nxehta tė fituara nga PD-ja, pėr tė cilat pritet tė ketė debate tė ashpra gjatė shqyrtimit tė ankesave qė dy kandidatėt socialistė, Makbule Ēeēo dhe Kastriot Islami, kanė depozituar nė KQZ, pėr tė kundėrshtuar vendimin e marrė nga KZZ-tė pėrkatėse. Nė kėto zona janė shpallur disa kuti tė pavlefshme, respektivisht nė zonėn 90, 1 kuti nuk ėshtė numėruar dhe mund tė ndryshojė rrjedhėn e rezultatit, ndėrsa nė zonėn 73 gjithashtu janė shpallur tė pavlefshme 2 kuti votimi dhe nė zonėn 64, ku fitues ėshtė shpallur kandidati i PD-sė, Bano, ka gjithashtu dy kuti tė pavlefshme, por situata kėtu vazhdon tė mbetet e nderė prej disa ditėsh.
Ndarja e proporcionalit
Llogaritja e mandateve tė proporcionalit, nė bazė tė rezultateve tė llogaritura dje pėr 90 zona elektorale,
anon mė shumė nga forcat e majta. Pra nė total nga pėrqindjet qė tė gjitha partitė e djathta kanė marrė nė votimin e proporcionalit mund tė pėrfitojnė 17 ose 18 deputetė . Konkretisht PR-ja, qė ka marrė pėrqindjen mė tė madhe nga tė gjitha forcat e tjera, pra 20,32 %, pėrfiton 11 ose 12 deputetė nga lista proporcionale. Mė tej partitė e tjera tė koalicionit tė djathtė “Aleanca pėr Liri, Drejtėsi dhe Mirėqenie”, marrin pėrkatėsisht, PDR-ja 4 mandate dhe PDK-ja 2 mandate. Pra 17 ose 18 mandate tė proporcionalit dhe 57 tė fituara nė maxhoritar PD-ja sė bashku me aleatėt arrin tė krijojė maxhorancėn me 74 ose 75 deputetė nė total. Nė tėrėsi partitė e djathta kanė marrė 41 % tė votave tė gjithė elektoratit qė votoi mė 3 korrik. Nga ana tjetėr, partitė aleate tė PS-sė mund tė sigurojnė 22 ose 23 mandate nga proporcionali, pasi kanė siguruar pėrqindje mė tė lartė nė total. Kėshtu sipas llogaritjeve qė bėjnė ekspertėt, PSD-ja me 12, 41%, merr 7 deputetė, LSI-ja e ka tė papėrcaktuar plotėsisht nėse do tė pėrfitojė 5 mandate apo 4 me 8,21 % tė votave qė kishte marrė deri nė mbrėmje. Nėse LSI-ja merr 5 mandate, atėherė mė kėtė pėrqindje PR-ja merr 11 deputetė dhe nėse LSI-ja merr 4, PR-ja rritet nė 12 mandate. Mė tej PAA-ja merr 4 deputetė, 2 PDS-ja dhe 2 PBDNJ-ja. Shifrat e mėsipėrme mund tė ndryshojnė shumė pak, sepse kanė mbetur pa u llogaritur vetėm tė dhėnat e 10 zonave zgjedhore qė pritet tė depozitohen sot. Ndarja e vendeve tė proporcionalit do ta ndėrlikojė situatėn dhe do tė ngushtojė numrat e maxhorancės sė PD-sė.


Maxhoritari Proporcionali Gjithsej
PD 57 + 17 ose 18= 74 ose 75 deputetė gjithsej
PS 41 + Meta + Peēi + 22 ose 23 = 65 ose 66 deputetė gjithsej

Lista e kandidatėve fitues tė shpallur deri dje nga KQZ
1. Paulin Sterkaj PS
2. Ramiz Ēobo PD
3. Gilman Bakalli PD
4. Arenca Trashani PD
5. Jozefina Topalli PD
6. Tom Doshi PS
7. Nard Ndoka PD
8. Rexhep Uka PD
9. Aleaksandėr Biberaj PD
10. Jemin Gjana PD
11. Fatos Hoxha PD
12. Aldo Bumēi PD
13. Preē Zogaj PD
14. Gjovalin Prenga PD
15. Gjokė Vuksani PD
16. Pal Dajēi PD
17. Qemal Minxhozi PS
18. Idriz Xhomara PD
19. Sali Shehu PD
20. Rahim Kaleci PD
21. Sadri Abazi PD
22. Shkėlqim Ziri PD
23. Ndriēim Babasi PD
24. Sami Gjergji PD
25. Sokol Olldashi PD
26. Flori Bajramaj PD
27. Ferdinant Xhaferri PD
28.Gazmend Oketa PD
29. Genc Juka PD
30. Bamir Topi PD
31. Besnik Mustafaj PD
32. Lulėzim Basha PD
33. Bujar Nishani PD
34. Ermelinda Meksi PS
35. Andis Harasani PS
36. Shpėtim Idrizi PS
37. Ylli Pango PD
38. Majlinda Bregu PD
39. Gėzim Karapici PD
40. Spartak Ngjela PD
41. Musa Ulqini PS
42. Safet Sula PD
43. Astrit Patosi PD
44. Leonard Demi PD
45. Durim Lamaj PS
46. Baki Shehi PD
47. Sali Berisha PD
48. Ėngjėll Cara PD
49. Luan Skuqi PD
50. Dashnor Sula PD
51. Durim Hushi PS
52 Taulant Dedja PS
53. Aurel Bylykbashi PD
54. Bukurosh Stafa PS
55. Valentina Leskaj PS
56. Namik Dokle PS
57. Ndriēim Hysa PS
58. Elmaz Sherifi PS
59. Taulant Balla PS
60. Rrapush Tola PS
61. Blerim Ēela PD
62. Mevlan Xhindoli PD
63. Arta Dade PS
64. Albret Ēaēi PS
65. Fatmir Xhindi PS
66. Ylli Bufi PS
67. Blendi Klosi PS
68. Fatos Beja PD
69. Rajmonda Stefa PS
70. Artur Shehu PD
71. Mehmet Xheka PD
72. Erjon Braēe PS
73. Luan Memushi PS
74. Marko Bello PS
75. Bashkim Fino PS
76. Ben Blushi PS
77. Ridvan Bode PD
78. Pandeli Majko PS
79. Ilir Rusmajli PD
80. Edmond Spaho PD
81. Fatmir Xhafaj PS
82. Besnik Jaēelli PD
83. Flamur Hoxha PS
84. Mehmet Hoxha PD
85. Gramoz Ruēi PS
86. Arben Malaj PS
87. Bujar Leskaj PD
88. Arben Isaraj PS
89. Ardian Kollozi PD
90. Besnik Dervishi PS
91. Spiro Peēi I pavarur
92. Fatos Nano PS

Zonat e shpallura nga KZZ-ja, por jo nga KQZ-ja
Zona 2 Astrit Bushati PD
Zona 64 Ilir Bano PD
Zona 67 Petro Koēi PS
Zona 79 Ilir Meta LSI
Zona 88 Alfred Dalipi PS
Zona 90 Genc Ruli PD
Zona 92 Vangjel Tavo PS
Zona 100 Stefan Ēipa PS


Lista proporcionale e partive pėr 90 zona zgjedhore
PR 20,32%
PS 9,18 %
PSD 12,41%
PD 8,02 %
LSI 8,21 %
PBDNJ 3,54 %
PDR 7,21 %
PAA 7,08 %
PDS 4,05 %
PDK 3,45 %
LZHK 3,54 %
BLD 1,05 %
PAD 4,76 %
PBK 1,55 %
PDI 1,23 %

PR 11 ose 12 deputetė
PDR 4 deputetė
PDK 2 deputetė
PSD 7 deputetė
LSI 4 ose 5 deputetė
PAA 4 deputetė
PAD 3 deputetė
PDS 2 deputetė
PBDNJ 2 deputetė




09/07/2005
Shekulli

Dilaver
10-07-05, 10:53
Pėrfundon dorėzimi i procesverbaleve nė KQZ pėr tė 100 zonat. KQZ do tė vendosė pėr fituesin e zonės 64

KQZ shpall 98 zona; PD fiton 55 deputetė, PS 41

Rezultati i bllokuar nė dy zona, 2 dhe 64, ku nė avantazh janė Bushati dhe Bano tė PD

A. Rama

TIRANĖ - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pėrfundoi dje nė mbrėmje marrjen nė dorėzim tė tė gjitha materialeve dhe dokumentacionit zgjedhor. Me pėrjashtim tė Komisionit Zonal Zgjedhor nr. 2, nė KQZ mbėrritėn dje kutitė dhe fletėt e votmit sė bashku me procesverbalet e KZZ-ve pėrkatėse qė kishin mbetur pa ardhur. Ndėrkaq KQZ-ja ka konfirmuar dhe publikuar dje rezultatet e fituesve tė 98 zonave zgjedhore, nė bazė tė rezultateve tė ardhura nga KZZ-tė pėrkatėse. Vetėm zona zgjedhore 2, ku procesi zgjedhor ėshtė i bllokuar dhe nė 17 qendra votimi do tė zhvillohet pas dy javėsh, si dhe zona 64 nuk ka njė rezultat tė shpallur nga KZZ-ja pėr kandidatėt qė konkurruan pėr mandatet e deputetit nė datėn 3 korrik. Nga 98 zonat pėr tė cilat KQZ-ja ka publikuar rezultatet zyrtare tė marra nga Komisionet Zgjedhore Zonale, rezulton se PD-ja vazhdon tė dominojė me mandatet e marra nė maxhoritar qė deri dje arritėn nė 55, ndėrsa PS-ja ka marrė vetėm 41 dhe dy mandatet e tjara janė ai i Spiro Peēit dhe i kryetarit tė LSI-sė, Ilir Meta. Tashmė 1 javė pas zhvillimit tė zgjedhjeve parlamentare nė vend, shumica e mandateve pėr tė cilat kanė marrė mandate KZZ-tė, janė pėrfundimtare, pasi nuk ka pasur ankimime nga pala tjetėr. Ndėrkohė pėr mandatet qė janė ende nė diskutim dhe nė proces ankimimi, tė cilėt do tė pėrcaktojnė nė mėnyrė pėrfundimtare pėrbėrjen e Kuvendit tė ri, do tė vendosin vendimet e KQZ-sė dhe mė pas ato tė Kolegjit Zgjedhor. Pėrsa i pėrket zonės zgjedhore 64, KZZ-ja e saj ėshtė e vetmja qė nuk ka marrė vendim pėr tė shpallur ose jo fituesin nė bazė tė rezultateve qė kanė dalė nga zgjedhjet qė u zhvilluan nė 3 korrik. Puna e KZZ-sė pėr disa ditė ka qenė e bllokuar, pasi dy kuti votimi janė nxjerrė tė pavlefshme dhe nuk ėshtė pranuar qė ato tė numėrohen dhe tė pėrfshihen nė rezultatin pėrfundimtar. Por nga tė dhėnat qė janė nxjerrė nga qendrat e tjera, rezulton se kandidati i PD-sė, Ilir Bano, ėshtė nė avantazh nė krahasim me rivalin e tij socialist, Ethem Ruka. KQZ-ja do tė vendosė nėse do tė hapen kutitė e pavlefshme dhe mė pas pėr shpalljen e fituesit. Ndėrsa nė zonėn 2, pritet emėrimi i komisionerėve tė rinj, tė cilėt do tė zėvendėsojnė tė gjithė anėtarėt e KZZ-sė qė u morėn dy ditė mė parė nėn ndjekje penale dhe do tė vazhdojnė punėn deri nė zhvillimin e zgjedhjeve nė bazė tė datės qė do tė pėrcaktojė KQZ-ja.


Lista e kandidatėve fitues tė shpallur deri dje nga KQZ
1. Paulin Sterkaj PS
2. Ramiz Ēobo PD
3. Gilman Bakalli PD
4. Arenca Trashani PD
5. Jozefina Topalli PD
6. Tom Doshi PS
7. Nard Ndoka PD
8. Rexhep Uka PD
9. Aleaksandėr Biberaj PD
10. Jemin Gjana PD
11. Fatos Hoxha PD
12. Aldo Bumēi PD
13. Preē Zogaj PD
14. Gjovalin Prenga PD
15. Gjokė Vuksani PD
16. Pal Dajēi PD
17. Qemal Minxhozi PS
18. Idriz Xhomara PD
19. Sali Shehu PD
20. Rahim Kaleci PD
21. Sadri Abazi PD
22. Shkėlqim Ziri PD
23. Ndriēim Babasi PD
24. Sami Gjergji PD
25. Sokol Olldashi PD
26. Flori Bajramaj PD
27. Ferdinant Xhaferri PD
28. Gazmend Oketa PD
29. Genc Juka PD
30. Bamir Topi PD
31. Besnik Mustafaj PD
32. Lulėzim Basha PD
33. Bujar Nishani PD
34. Ermelinda Meksi PS
35. Andis Harasani PS
36. Shpėtim Idrizi PS
37. Ylli Pango PD
38. Majlinda Bregu PD
39. Gėzim Karapici PD
40. Spartak Ngjela PD
41. Musa Ulqini PS
42. Safet Sula PD
43. Astrit Patosi PD
44. Leonard Demi PD
45. Durim Lamaj PS
46. Baki Shehi PD
47. Sali Berisha PD
48. Ėngjėll Cara PD
49. Luan Skuqi PD
50. Dashnor Sula PD
51. Durim Hushi PS
52 Taulant Dedja PS
53. Aurel Bylykbashi PD
54. Bukurosh Stafa PS
55. Valentina Leskaj PS
56. Namik Dokle PS
57. Ndriēim Hysa PS
58. Elmaz Sherifi PS
59. Taulant Balla PS
60. Rrapush Tola PS
61. Blerim Ēela PD
62. Mevlan Xhindoli PD
63. Arta Dade PS
64. Albret Ēaēi PS
65. Petro Koēi PS
66. Fatmir Xhindi PS
67. Ylli Bufi PS
68. Blendi Klosi PS
69. Fatos Beja PD
70. Rajmonda Stefa PS
71. Artur Shehu PD
72. Mehmet Xheka PD
73. Erjon Braēe PS
74. Luan Memushi PS
75. Marko Bello PS
76. Bashkim Fino PS
77. Ilir Meta LSI
78. Ben Blushi PS
79. Ridvan Bode PD
80. Pandeli Majko PS
81. Ilir Rusmajli PD
82. Edmond Spaho PD
83. Fatmir Xhafaj PS
84. Besnik Jaēelli PD
85. Mehmet Hoxha PD
86. Alfred Dalipi PS
87. Flamur Hoxha PS
88. Genc Ruli PD
89. Gramoz Ruēi PS
90. Vangjel Tavo PS
91. Arben Malaj PS
92. Bujar Leskaj PD
93. Arben Isaraj PS
94. Ardian Kollozi PD
95. Besnik Dervishi PS
96. Spiro Peēi I pavarur
97. Fatos Nano PS
98. Stefan Ēipa Ps


Zonat pa rezultate
Zona 2 Astrit Bushati PD nė avantazh
Zona 64 Ilir Bano PD nė avantazh

Odise
10-07-05, 11:35
ende eshte lama e thive atje - nese humbe PD 4 deputet, behen baraz 70 me 70 deputet!

KQZ po me duket se ka mbete kaps!

MemphiSx
12-07-05, 19:13
Nuk ka qka humbet asgje tani per tani PD-ja i ka te siguruara 55 vende + aleatet ne proporcional 17 bejn 72 edhe ne 2 qendra tjera qe nuk jan te numeruara udheheqin kandidatet e PD-se
Dmth PD-ja ka gjithsejt 74 deputet e cila lirisht mundet me formu Qeverine e re Demokratike ;)

Dilaver
01-08-05, 11:18
KQZ shpall listėn e votave marrė nga kandidatėt nė mazhoritar

Kandidatėt e majtė, 93662 vota mė shumė se rivalėt
PS e aleatėt bashkė me LSI nė avantazh


--------------------------------------------------------------------------------

Altin Kreka


Nėse tė majtėt do t'i bėnin mė mirė llogaritė mė 3 korrik, duket se do tė mund tė bėnin edhe qeverinė. Kėtė thonė tė paktėn shifrat e listės mazhoritare tė bėra sot publike nga KQZ. Nėse mblidhen tė gjitha votat qė kandidatėt e majtė dhe ata tė ish-koalicionit Aleanca pėr Shtetin, rezulton se ata kanė marrė mė 3 korrik 93.662 vota mė shumė se kandidatėt e djathtė. Por ata humbėn pėr shkak tė pėrēarjes. Nė votimin nė mazhoritar votat e sė djathtės u ndanė vetėm mes tre partive, PD, LZHK dhe PBK. Kjo e fundit nė mazhoritar ka marrė njė numėr tė papėrfillshėm votash, rreth 1 mijė ndėrsa gjithė votat e Republikanėve, partisė sė Pollos, Lesit, Karamelos dhe Starovės e Alimadhit janė grumbulluar rreth kandidatėve tė PD, duke marrė plot 582.280 vota dhe duke fituar nė njė numėr tė madh zonash. Ndėrsa socialistėt, tė vetėm kanė marrė 525.117 vota ose 57.163 vota mė pak se kandidatėt e PD. Kjo solli humbjen e tyre dhe duket se nuk erdhi vetėm nga ndarja e LSI, por edhe nga strategjia e gabuar me aleatėt e koalicionit tė saj. Tė dhėnat e publikuara dje nga ana e KQZ, megjithatė nuk pėrmbajnė numrin e votave dy zona elektorale, zona 2 nė Shkodėr dhe zona 64 ku do tė ribėhen zgjedhjet nė mazhoritar pėr shkak tė kundėrshtimeve qė kanė vetė kandidatėt. Ndėrsa nė propocional do tė njihet votimi i realizuar mė 3 korrik. vendimi i KQZ ėshtė marrė pėr tė eleminuar ndonjė skemė qė tė synonte dėformimin e mėtejshėm tė rezultatit nė proporcional.

PS-aleatėt
Tė gjithė ish-aleatėt e PS nė mazhoritar (PSD, PDSSH, PAA, PBDNJ, PAD) morėn 60466 vota. Nėse ata nuk do tė vendosinin kandidatė nė mazhoritar por do tė realizonin tė njėjtėn skemė se tė djathtėt atėherė do tė kishim njė rezultat pothuajse tė ngjashėm. 582.280 vota nė mazhoritar kandidatėt e PD dhe 585.583 vota, por kjo nuk ndodhi. PS me pretekstin e ruajtjes sė standarteve nė zgjedhje. PD nuk u kujdes aq shumė nė lidhje me kėtė fakt dhe mundi qė tė mbledhė ēdo votė nė mazhoritar duke fituar nė shumicėn e zonave pėrballė kandidatėve socialistė.

PD-aleatėt
Nė tė gjitha zonat elektorale PD dhe aleatėt e saj qė nėnshkruan marrėveshje vendosėn njė kandidat. Tė gjitha partitė mbėshtetėn kandidatėt e PD duke mos lejuar ndarjen e votės. E vetmja forcė politike e djathtė qė nuk u fut nė kėtė skemė ishte LZHK e cila megjithatė duket se funksionoi sipas skemės sė Dushkut, sepse kjo parti ka mė pak vota nė mazhoritar (21.003) se sa nė propocional (46.478).

Diferenca
Tė gjitha partitė ish-aleate tė PS kanė shumė mė pak vota nė mazhoritar se sa nė propocional. Faktikisht votat e dhėna pėr kandidatėt e tyre nė mazhoritar mund tė cilėsohen tė djegura sepse nuk mundėn tė nxjerrin asnjė deputet fitues, pėrkundrazi ndihmuan qė tė humbasin kandidatėt e PS tė paktėn nė 10 zona nė tė gjithė vendin. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė kampin e djathtė, vetėm nė ndarjen e votave nė propocional. PDR, PDK dhe PR rezultojnė tė kenė zero vota nė mazhoritar sepse kėto parti nuk regjistruan asnjė kandidat nė votimin e drejtpėrdrejtė. Ndėrsa nė propocional ato kanė mundur tė thithin pothuajse mbi 35 pėrqind tė votave tė elektoratit tė PD. Pavarėsisht tė gjitha llogaritjeve qė mund tė bėhen, demokratėt fituan shumicėn e zonave elektorale duke mundur socialistėt dhe duke siguruar mazhorancėn, vetėm me votat e aleatėve qė ndanė mandatet plotėsuese nė proporcional.


Votat e humbura

Qė e majta kishte fituar me vota dhe kishte humbur me vende nė Parlament, kjo dihej qėkurse KQZ shpalli rezultatet e proporcionalit kėtu e dy javė mė parė. Ajo ēka del e re nė shifrat e saposhpallura tė mazhoritarit, ėshtė nė fakt ajo rrėmujė ekzemplare nė gjirin e aleatėve tė sė majtės, pėrjashtuar LSI, qė ēoi nė humbjen e njė rreth dhjetė zonave. Nga shifrat e mėsipėrme del nė pah nė mėnyrė paradoksale se Fatos Nanos do t'i kishte mjaftuar tė merrej vesh me Gjinushin, Cekėn, Milon e Xhuvelin, duke pėrjashtuar Ilir Metėn, pėr tė arritur nė dyert e krijimit tė ekzekutivit. Pra, del qartė idea se edhe pa votat e LSI dhe me njė mal mėkatesh, pėrcajresh e konsumi tetėvjecar mbi krye, PS dhe partitė rreth saj (para 3 korrikut, se tashmė disa prej tyre janė afruar me PD), mund ta kishin kaluar fare mirė pragun e krijimit tė maxhorancės politike. Njė pushtet i dhuruar? Ndoshta, por ndoshta edhe jo. Sepse njė pushtet i humbur nė kėtė mėnyrė nuk mund tė konsiderohet i dhuruar, pasi nuk mund tė dhurojė njė forcė apo njė krah politik kaq i ēorganizuar sa e majta shqiptare. Shifrat zyrtare tė mazhoritarit formalizojnė kaosin total ku noton sot kjo pjesė e spektrit nė krizė pėr ide, motivacione dhe figura tė afta pėr t'i ēuar pėrpara dy tė parat.

AXHA
02-08-05, 17:03
Selam pej AXHE.
Perhajr pej AXHE e ishalla u prihet e mara e paqshin shneten,e sa per kta far hajnash e tpaftyrsh qi po bahen 1 muej e hala kan ftyr me nejt nvena te huej,duhet me dit niher e per dejma se u ka ardh funi ksaj fare qi sdihet kush e ka mjell.

Dilaver
22-08-05, 11:50
Pefundon procesi i numerimit te votave ne zonen 64, fiton me 2100 vota diference, Bano i PD-se

FIER (22 Gusht) -Ka perfunduar procesi i numerimit te votave ne zonen 64 te qarkut te Fierit ku ka fituar kandidati demokrat Ilir Bano me 2100 vota avantazh ndaj rivalit te tij socialist Ethem Ruka. Pas numerimit te 52 kutive votimi te KZZ-se 64, Bano i PD-se ka marre 7800 vota kundrejt Rukes se PS-se me 5700 vota. em/em(NEWS24/BalkanWeb)

Dilaver
22-08-05, 11:51
Perfundon procesi i numerimit te votave ne zonen elektorale 90, Fiton Ruli


GJIROKASTER (22 Gusht) -Ka perfunduar procesi i numerimit te votave ne zonen elektorale numer 90 ne Gjirokaster. Pas numerimit te 48 kutive te votimit fitues ka dale kandidati i Partise Demokratike. Genc Ruli i cili ka marre 9120 vota kundrejt 4129 votave te marra nga rivalja e tij, socialistja Makbule Ceco. Me nje diference prej 4991 vota Ruli eshte fitues i ketij raundi te dyte zgjedhjesh ne qyetetin e Gjirokastres, te ashtuquajtur bastion te socialisteve. em/em (NEWS24/BalkanWeb)

Dilaver
23-08-05, 13:19
Pas zgjedhjeve tė sė dielės, Partia Demokratike e ka tė sigurt tashmė pushtetin

Qeveria "Berisha", 81 deputetė

Vetėm me njė marrėveshje me PAD-nė e Cekės, zgjidhet edhe presidenti

Darina Tanushi

TIRANĖ – Partia Demokratike ka tė sigurt tashmė pushtetin. Edhe pas zgjedhjeve tė 21 gushtit PD-ja dhe aleatėt e saj e rritėn numrin e mandateve qė sė bashku me ato qė pėrfitojnė aleatėt nė proporcional shkon nė 79, pėrjashtuar edhe dy deputetė tė demokristianėve, me tė cilėt nuk u arrit qė tė kishte njė marrėveshje pėr bashkėqeverisje. Por nėse do tė llogariteshin edhe kėto dy mandate, PD-ja ka njė maxhorancė prej 81 deputetėsh nė Parlament e nėse do tė kishte patur edhe ndonjė marrėveshje me PAD-nė e kryesuar nga Neritan Ceka, e cila pėrfiton nga sistemi proporcional 3 deputetė, pėr Berishėn dhe tė djathtėt nuk do tė ishte aspak e vėshtirė tė zgjidhte presidentin dhe tė kalonte pa asnjė problem mundėsinė e krijimit tė njė krize dhe humbjen e pushtetit pikėrisht nė vitin 2007, vit kur duhet tė zgjidhet presidenti i ri. Ndėrkohė Partia Socialiste, sipas llogarive jozyrtare tė KQZ-sė, arrin tė ketė 42 deputetė nė maxhoritar, njė diferencė prej 14 deputetėsh mė pak se PD-ja. Vetėm njė mandat i ri i ėshtė shtuar socialistėve, edhe ky nga Kolegji Zgjedhor, ai i Kastriot Islamit njė ditė mė parė. Nėse do tė bėhej njė llogaritje e mandateve tė koalicionit tė majtė, megjithėse aktualisht nuk mund tė thuhet mė se ekziston mė njė koalicion i tillė, 42 deputetėve socialistė do tė mund t’u shtoheshin 7 deputetėt e proporcionalit tė PSD-sė, 3 tė PAD-sė, 2 tė PDS-sė si dhe 5 deputetėt e LSI-sė e tė gjithė sė bashku krijojnė tashmė opozitėn nė Parlamentin e ri me 59 deputetė. Vetė Partia Demokratike ka arritur tė ketė nga kėto zgjedhje 56 deputetė tė saj nė sistemin maxhoritar, por pas marrėveshjeve tė nėnshkruara gjatė ditėve tė kaluara ajo tashmė ka tė ligjėruara votat e 11 deputetėve republikanė, 4 deputetėve reformatorė, 4 deputetėve agrarė, 3 deputetėve tė PBDNJ-sė, shtuar kėtu edhe Spiro Peēin, i cili fitoi nė maxhoritar qė mė 3 korrik si dhe 1 votė tė Arjan Starovės si deputet i Bashkimit Liberal Demokrat. Tė gjithė kėtyre deputetėve deri tani nuk u janė shtuar 2 mandatet e djathta tė deputetėve demokristianė, Nikollė Lesit dhe Ndue Shpanit. Tashmė PD-ja dhe kryetari i saj Sali Berisha, presin vendimin e presidentit pėr tė paraqitur qeverinė e re. Fillimisht duket se asgjė nuk ėshtė shqetėsuese pėr numrat qė duhen nė Parlament pėr tė kaluar kabinetin e ri qeveritar, por duket se edhe nė vazhdim pėr ligje tė rėndėsishme siē ėshtė buxheti i shtetit dhe mė pas edhe zgjedhja e presidentit tė ketė kompromise edhe me deputetė qė aktualisht renditen nė listėn e opozitės sė re. Vetė Paskal Milo, edhe pse nuk pranoi tė bėhej pjesė e kėtij kabineti, si Xhuveli e Dule, ka deklaruar se do tė mbėshtesė krijimin e qeverisė, por edhe zgjedhjen e presidentit. Ndėrsa Ceka ka pranuar tė jetė nė opozitė nė vitet nė vazhdim, duke mos u konsideruar fitues, por ka pohuar se do tė mbėshtesė qeverinė pėr ēėshtje tė rėndėsishme, gjė qė nė fakt do tė pėrcaktohet sipas rastit. Por pėrfundimisht ėshtė e qartė se vendi pritet tė qeveriset nga tė djathtėt, ndėrsa tė majtėt duket se kanė pranuar qė tashmė do tė jenė opozita e re nė Parlament.

Deputetėt e maxhorancės sė re, tė PD-sė (drejtpėrdrejt)

1. Astrit Bushati
2. Ramiz Ēobaj
3. Gilman Bakalli
4. Arenca Trashani
5. Jozefina Topalli
6. Nard Ndoka
7. Rexhep Uka
8. Aleksandėr Biberaj
9. Jemin Gjana
10. Fatos Hoxha
11. Aldo Bumēi
12. Preē Zogaj
13. Gjovalin Prenga
14. Gjoke Vuksani
15. Pal Dajēi
16. Idriz Xhomara
17. Sali Shehu
18. Rahim Kaleci
19. Shkėlqim Ziri
20. Ndriēim Babasi
21. Sami Gjergji
22. Sokol Olldashi
23. Flori Bajramaj
24. Ferdinand Xhaferri
25. Gazmend Oketa
26. Genc Juka
27. Bamir Topi
28. Besnik Mustafaj
29. Lulėzim Basha
30. Bujar Nishani
31. Ylli Pango
32. Majlinda Bregu
33. Gėzim Karapici
34. Spartak Ngjela
35. Safet Sula
36. Astrit Patozi
37. Leonard Demi
38. Baki Shehi
39. Sali Berisha
40. Engjėll Cara
41. Luan Skuqi
42. Dashnor Sula
43. Aurel Bylykbashi
44. Blerim Ēela
45. Mevlan Xhindolli
46. Fatos Beja
47. Mehmet Xheka
48. Ridvan Bode
49. Ilir Rusmali
50. Edmond Spaho
51. Besnik Jaēelli
52. Mehmet Hoxha
53. Genc Ruli
54. Ilir Bano
55. Bujar Leskaj
56. Ardian Kollozi


PBDNJ

Vangjel Dule
Leonard Solis
Spiro Peēi


PAA

Lufter Xhuveli
Petrit Gjoni
Nikollaq Nerėnxi
Ymer Tola

PR
Fatmir Mediu
Genc Sharku
Besnik Xhidra
Albert Faruku
Hajrulla Paturi
Artur Hasanbelliu
Robinson Lipe
Alfred Gega
Besnik Bisha
Lajla Pėrnaska
Parid Teferiēi

PDR
Genc Pollo
Tritan Shehu
Jak Ndoka
Frrok Gjini

PDK
Nikollė Lesi
Ndue Shpani

BLD
Arjan Starova

Dilaver
24-08-05, 16:26
Kreu i PDK-se, Lesi: Mbyllem negociatat me PD-ne, pranuam oferten e bere

TIRANE (24 Gusht)- Kreu i Partise Demokristiane, Nikoll Lesi ka bere te ditur sot se jane mbyllur negociatat me Partine Demokratike duke pranuar oferten e kesaj te fundit. Demokristiani Lesi nuk deklaroi asgje rreth faktit se cfare i eshte ofruar partise qe ai drejton nga negociatoret e PD-se, por tha se shume shpejt do te formalizohet marreveshja e arritur. "Pranuam oferten e zotit Berisha dhe pritet vetem formalizimi mes paleve qe do te behet ne seline e kuvendit" u shpreh Lesi. Kjo marreveshje eshte e fundit per aleancat e perfshirjes ne qeverine e re te djathte qe pritet te kete si kryeminister liderin demokrat Berisha. em/em(NEWS24/BalkanWeb)

MemphiSx
01-09-05, 09:43
Qeveria e re ne Shqiperi ka ket perberje.

Kryetare e Parlamentit Jozefina Topalli

Kryeministėr Sali Berisha
Zv.kryeministėr Ilir Rusmali
Ministėr i Jashtėm Aldo Bumēi, Besnik Mjustafaj
Ministėr i Brendshėm Sokol Olldashi
Ministėr i Financave Ritvan Bode
Ministėr i Ekonomisė Genc Ruli
Ministėr Mbrojtjes Fatmir Mediu
Ministėr i Arsimit Genc Pollo
Ministėr Bujqėsisė Genc Juka Jemin Gjana
Ministėr i Transporteve Lulzim Basha
Ministėr i Drejtėsisė Arenca Troshani
Ministėr i Mjedisit Lufter Xhuveli
Ministėr i Integrimit Besnik Mustafaj Aldo Bumēi
Ministėr i Shėndetėsisė Maksim Cikuli


Qeveris se z.Berisha i deshirojm suksese ne Qeverisje te Shqiperis si dhe integrim sa ma t'shpejt ne BE,NATO si dhe ne te gjitha institucionet tjera nderkombetare ;)

Dilaver
06-09-05, 11:14
http://www.revistashqip.com/images/seriozisht38.jpg