PDA

View Full Version : Eliot Engell: Rugova - president historik i Kosovės


Arb
07-07-05, 18:13
Prishtinė, 7 qershor - Xhorxh Uashingtoni ishte presidenti i parė i kombit amerikan, kurse Ibrahim Rugova do tė jetė presidenti i parė i shtetit tė pavarur tė Kosovės. Kėshtu tha sot para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, kongresisti amerikan, Eliot Engell.

Engell, megjithėse siē tha, nuk kishte pėrgatitur ndonjė fjalim, pasi donte t'u fliste atyre nga zemra. "Derisa hyja, shikoja kėtė objekt tė bukur, dhe sot them se ky ėshtė njė parlament i njė kombi tė lirė dhe tė pavarur, dhe sikur qė keni ardhur deri kėtu ju them me bindje dhe siguri tė plotė se Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur, kurse unė do tė vij dhe do tė festoj me ju lindjen e njė kombi tė lirė" u shpreh Eliot Engell.

Ai theksoi se historia do tė flasė pėr kėta patriotė qė drejtojnė Qeverinė dhe Kuvendin e Kosovės dhe se fėmijėt e gjeneratave tė shumta do tė lexojnė nėpėr libra pėr emrin e Kosumit, Rugovės, Dacit etj., qė do tė llogariten si themeltarė tė shtetit tė Kosovės.

Engell tha se para gjashtė vjetėsh nė Kosovė ka parė zhgėnjim, vdekje, dhe njerėz qė kėrkonin ndihmė pėr jetė, kurse tash ai sheh shpresėn, jetėn ardhmėrinė dhe faktin se njerėzit shkojnė drejt sė ardhmes, tė vetėdijshėm se pas pavarėsisė i pret punė e madhe.

I bindur se ardhmėria nė kėtė vend ėshtė e sigurt, Engell, theksoi se sapo ėshtė kthyer nga Shqipėria, ku kishte qenė dėshmitarė i zgjedhjeve shumė demokratike. "Ka mospajtime por kjo ėshtė demokratike", tha ai.

Duke folur pėr rolin e tij nė Kosovė, ai tha se qėllim kryesor ka nxitjen e miqėsisė, dhe se nė kėtė parlament tė gjithė janė duke punuar pėr qenie tė njėjtė. Ai tha se nė Kosovė kishte marrė edhe djalin e tij Xhonin, tė cilit, siē tha, i kishte folur shumė pėr kėtė vend, dhe se e kishte marrė me vete qė tė shohė sė afėrmi se si po lindte njė komb i ri.

"Populli i Kosovės qė iu ėshtė nėnshtruar tiranisė dhe shtypjes e din se ēka do tė thotė tė jesh i shtypur, prandaj ėshtė duke luftuar pėr demokraci, qė tė garantojė edhe tė drejtat e minoriteteve".

Engel pėrkujtoi se para tridhjetė vjetėsh nga Kosova nė Amerikė kishin migruar shumė shqiptarė, kontributi i tė cilėve sipas tij ėshtė i pamohueshėm si pėr Kosovėn, ashtu edhe pėr Amerikėn.

Po ashtu ai theksoi se edhe Presidenti Rugova ka shkuar nė kongres dhe i ka treguar pėr sė afėrmi atyre se ē'po ndodhte nė Kosovė. "Kam ardhur edhe unė qė t'ju drejtohem juve me shpresėn se fėmijėt e kėtij vendi tė shkėlqyeshėm, pavarėsisht cilit komb, apo kombėsi i pėrkasin tė kenė ardhmėrinė e shėndoshė dhe tė gėzojnė lirinė dhe pavarėsinė.

Them kėshtu pasi e vetmja gjė qė funksionon ėshtė pavarėsia", nėnvizoi Engell.

Ai tha se lidhjet e qeverisjes sė Beogradit mbi Kosovėn nuk duhet as tė mendohen. Beogradi tė mos pretendojė pėr njė gjė tė tillė, sepse rrota e historisė nuk duhet kthyer prapa.

Ka tė atillė, tha ai, qė mendojnė se Kosova duhet tė mbetet pėrgjithmonė protektorat. "Unė u them atyre se Kosova mund tė kėrkojė kredi vetėm si e pavarur dhe si e tillė ajo mund tė pėrfitojė, dhe se asgjė tjetėr nuk funksionon pėrveē pavarėsisė sė Kosovės", tha veē tjerash Engell.

Arb
07-07-05, 19:27
Kongresisti Engell tha se Rugova ėshtė njė patriot i madh dhe Kosova ėshtė fatlume qė ka atė si lider


http://www.trepca.net/foto/050707rugova_engel.jpg

Prishtinė, 7 korrik 2005 - President i Kosovės Ibrahim Rugova nė njė ceremoni rasti i dorėzoi sot kongresisti amerikan Eliot Engell Medaljen e Artė tė Lirisė me tė cilėn e ka dekoruar vitin e kaluar, nė 5-vjetorin e ēlirimit tė Kosovės.

"Presidenti i Kosovės e dekoron me Medaljen e Artė tė Lirisė, kongresmenin Eliot Engel pėr meritat e tij nė afirmimin dhe mbrojtjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes sė shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si dhe pėr pėrkrahjen e fuqishme tė lirisė dhe pavarėsisė". Kėshtu shkruan nė motivacionin e Presidentin Rugova pėr ta dekoruar zotin Engell.

Presidenti Rugova, ndėrkaq nė njė takim pati me kongresistin Eliot Engell, atė e cilsoi si mikun e madh tė Kosovės dhe tė shqiptarėve dhe pėr tė cilin tha se mė shumė se 15 vjet punon pėr ēėshtjen e Kosovės.

Nė kėtė takim ėshtė biseduar progresin e shėnuar nė Kosovė, pėr gjendjen e sigurisė qė ėshtė e mirė, pėr stabilittetin e pėrgjithshėm, si dhe pėr vlerėsimin qė do tė bėhet pėr bisedohet pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr tė cilėn Presidenti Rugova tha se do tė jetė pavarėsia.

Edhe me kėtė rast Presidenti kėrkoi pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA tė, Unioni Evropian, nė mėnyrė qė Kosova tė jetė njė vend i integruar nė Bashkimin Evropian nė NATO dhe nė strukturat euroatlantike dhe nė miqėsi permenanete me SHBA tė.

Presidenti Rugova falėnderoi tė gjithė miqtė e Kosovės nė Amerikė dhe SHBA-nė qė e ka ndihmuar Kosovėn dhe po e ndihmon edhe pas luftės, nė liri, nė rindėrtimin e saj, me prezencėn ushtarake, civile, diplomatike. Ai shprehu bindjen se Kosova ėshtė nė rrugė tė mirė pėr ta ndėrtuar lirinė, tė ardhmen dhe pavarėsinė e saj.

Nga ana e tij, kongresisti Engell tha pas takimit se sa herė qė vjen nė Kosovė e ndien veten si nė shtėpi, ngase, siē u shpreh: "Jam kėtu me miq pėr tė diskutuar pėr tė ardhmen e vendit. Jam kėtu sė bashku me djalin tim, sepse ai ka dėgjuar shumė pėr Kosovėn kur ishte fėmijė, pėr pėrpjekjet e saj pėr liri e pavarėsi".

http://www.trepca.net/foto/eliot_engel1.jpg

Kongresisti Engell tha se Rugova ėshtė njė patriot i madh dhe Kosova ėshtė fatlume qė ka atė si lider.

Duke krahasuar vizitėn e tij tė fundit para disa vjetėve, ai tha se sheh shumė ndryshime qė e bėjnė optimist. "Kur kamė ardhur kėtu pas bombardimeve nė vitin 1999 kamė parė vdekje, shkatėrrime etj. Tani nė vitin 2005, shoh jetė, shpresė, energji shoh fillimin e njė shteti tė lirė dhe tė pavarur".

"Jam i sigurt, ashtu siē marr frymė, se Kosova do tė bėhet njė shtet i lirė, i pavarur dhe demokratik, sepse qytetarėt e Kosovės nuk meritojnė mė pak, sepse qytetarėt e Kosovės duan t'i bashkohen demokracive tė tė gjithė botės", u shpreh Engell, duke i vlerėsuar marrėdhėniet e popullit amerikan dhe tė Kosovės tė mrekullueshme dhe tė fuqishme.

"Kur Kosova tė bėhet e lirė dhe e pavarur, atėherė SHBA dhe Republika e Kosovės do tė kenė njė bashkėpunim tė gjatė mes vete", nėnvizoi ai, duke shtuar se nė SHBA e dinė se qytetarėt e Kosovės janė miqtė e amerikanėve.

Engell tha se ka ndjekur pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi. "Kjo nuk ndodhi brenda natės, sipas meje madje zgjati shumė", tha ai.

"Unė e kam thėnė shumė herė se njėqind pėr qind e mbėshtes pavarėsinė e Kosovės. Do tė jem i lumtur kur kjo do tė ndodhė dhe do tė ndodhė shpejt, dhe unė do tė jem nė Prishtinė pėr ta festuar sė bashku shtetin e lirė dhe tė pavarur".

Engel premtoi se do tė vazhdojė me pėrpjekjet e tij nė Uashington, pėr tė ndihmuar popullin e Kosovės.

"Unė do t'i them edhe UNMIK ut edhe BE sė se standardet para statusit janė tė papranueshme. Ne duam standardet bashkė me statusin dhe qė ky status tė zgjidhet shpejt. Ne duam njė datė pėr kėtė.

Ne duam qė kosovarėt tė udhėheqin me qeverinė e tyre, me ministritė, me jetėn e tyre. Ka gjėra tė dhimbshme gjatė rrugės, por kur ta shihni rrugėn e gjatė nėpėr tė cilin ka ka kaluar Kosova ėshtė njė mrekulli", u shpreh nė fund Eliot Engell. Pesidenti Rugova dhe kongresisti Engell pastaj vizituan varrezat e hebrenjve afėr lagjes Velania nė Prishtinė.

Arb
11-07-05, 04:02
Ne nderkohe, gjate vizites se Kongresistit Engell ne Peje, zyrtare te Pejes e kane paraqitur edhe emrin e ri te nje rruge ne Peje, qe do te mban emrin e mikut te madh te Shqiptareve, Kongresistit Eliot Engell, qe ka bere per me shume se nje dekade aq shume per Kosoven.

Arb
11-07-05, 04:05
Po ashtu vlen per te permendur edhe nje veprim antikombetar te deputeteve te PDK-se, te cilet nuk respektuan pranine (nuk u ngriten ne kembe) e Kongresistit Engell ne Parlamentin e Kosoves.

PDK-ja edhe nje here po tregon se eshte me program dhe me rruge te dyshimte per te ardhmen e Kosoves. Zgjedhjet e ardhshme do te deshmojne edhe me shume veprimet e njepasnjeshme antikombetare te Deputeteve te PDK-se, zyrtareve dhe aneresise se saj ne pergjithesi.

fadil
11-07-05, 13:34
Pershendetje:

fillimisht ju pershendes te gjithve edhe ata qe kan mendime te ndryshme nga une pasi qe kjo eshte edhe normale ne nje shoqeri demokratike siq po meton te jet kosova.

e sa i perket temes desha te them se eshte shume e vertet se Ibrahim Rugova eshte presidenti i paree i Kosoves se pavarur dhe ky eshte nje privilegj per Ibrahim Rugoven por e njejta gje nuk mendoj se eshte per popullin e Kosoves!

kete e argumentoj me faktin se rugova ka bere shume pake per ta merituar kete poste dhe i njejti nuk mund te krahasohet me George Vashingtonin pasi qe te gjithe ata qe duan ta dine e dine se cili ka qene roli i kryetarit te pare amerikan ne konsolidimin e shteteve te Amerikes, dhe Rugova as edhe 1 per qinde nuk e ka bere te njejten gje siq e ka bere George Vashingtoni.

Nuk dua te them se veprimi i PDKse ka qene i drejt apo i padrejt pasi qe kete me se miri e vertetojn analistet e Politikes por nje jam shum i sigurt se ne PDK ka njerze te shquar te Politikes dhe nuk mendoj se e kane marre nje veprim te till te pamenduar mir.

Unemendoj se Rugova nuk ka kontribuar ne asnje menyr qe te jete president i pare i Kosoves se pavarur nga aspekti i kontributit te tije per qlirimin e ketij vendi por me gjithe ate ai e ka marrur mbeshtetjen e popullit dhe eshte president legjitim i Kosoves e a e ka merituar a jo ne te gjithe ata qe duam ta dime e dijme se nuk e ka merituar.

kalofshi bukur.

GURI SYLAJ
11-07-05, 13:46
KETU DO TE INKUADROHESHA SHKURT:

Pajtohem se ne PDK ka kuadro , qe per politiken kosovare bejne shume dhe kan nje domethenje por pikrisht veprime te pamenduara mire , siq eshte rasti i fundit , po e zbeh edhe ate vlere , qe egziston brenda kesaj P.P.
Dhe se, numri iatyre qe deshirojn me e dite dhe e dijne se e meriton eshte me i madh se numri i atyre qe deshirojn me e dijte dhe e dijne se nuk e meriton . Kjo eshte edhe rezultat i zgjedhjeve te fundit.
Mashkujt e mire nuk zihen ne kulle, kur ka musafir, pavaresisht se ne familje mund te ket ndonje mosmarreveshje.

Arb
11-07-05, 14:23
Fadil,

Nuk e kam te qarte se cfare te shtyen te mendosh se ky vendim i PDK-se nuk ka qene i pa-menduar mire. Sipas teje cfare ka dicka pozitive ky veprim i PDK-se?

Ky gjest i PDK-se ne Parlament eshte shkurt e trup jo vetem edhe nje veprim tjeter antikombetar i PDK-se, por eshte shkurt nje gjest qe eshte kunder traditave Shqiptare.

Kongresisti Engell shkeli per here te pare ne Parlamentin e Kosoves, jo si nje armik i saj, por nje mik i Shqiptareve dhe mbeshtetes i madh i Kosoves, tash me shume se nje dekade. Te nencmohet nje figure si Engell eshte shkelje direkte ne traditat tona kombetare (ku musafiri edhe nese jemi ne hak me te meriton respektin e vete, perderisa na ka hyre ne ode). Te nencmohet fjala e Engell-it eshte edhe shkelje e gjithe atyre qe jane mashtruar ne punen, rrugen dhe programin e dyshimte te PDK-se. Te nencmohet fjalimi i tij aq i zjarrte ne mbeshtetje te nje shteti te ri ne Ballkan, eshte haptas nje lufte e hapur (bile nga Parlamenti) kunder te ardhmes se Kosoves.

E sa i perket atij krahasimit qe ka bere ai, ai vetem simbolokisht ka dashur te iu ri-kujtoj atyre deputeteve te zgjedhur me voten e lire, se Kosoven e pret njohja formale e pavaresise se saj. Kosoven shume shpejt e pret pavaresia me Presidentin e saj te pare aktual (Presidentin Rugova).

fadil
13-07-05, 13:25
Pershendetje:

fillimisht eshte e turpshme te mendohet se ne Politik duhet te kihet parasysh Kanuni i Lek Dugagjinit, sepse Kanuni i Lek Dugagjinit eshte nje e kaluar dhe mendoj se tashte eshte ne kundershtim me te gjitha rregullat demokratike apo me mir te them me deshirat e popullit shqiptar per te qene nje popull bashk kohor, e ti nese deshiron te kthehesh ne te kaluaren te qofte rruga e mbar por pa popull sepse nese deshironi ta merrni popullin me vete kjo eshte katastrofe.

askush nuk e ka nenqmuar kongresistinb amerikan por ne shoqerit demokratike nese ti nuk e ke te qart ke te drejt te mos pajtohesh me nje mendim qe ti apo kush do tjeter e mendon se nuk eshte i drejt dhe i sakte apo me mir te theme ne interes te kombit.

GASHI75
15-07-05, 20:55
VALLA MORE ARBĖR KOMUNISTI ISHALLA E NJEF TI MASĖ PARI ATĖ PAMVARSI FORMALE SE BOTA STA NJEF PA E SHPALL KURR NĖ PARLAMENTĖ.
PARLAMENTI I KA SHTI VESHTĖ NĖ LESHĖ DHE BAJN SEHIRĖ.
RUGOVA JU QETĖ HI SYVE POPULLITĖ TĖ MJERĖ DHE TĖ LODHURĖ SE GJOJA DUHET TĖ NJIFETĖ PAMVARSIA FORMALE KTU E 16 VITE ME RRENA A ZOTRI ME RRENA SBAHET SHTETI POR POR ME PUNĖ TAKESHĖ TĖ QARTĖ.

GURI SYLAJ
15-07-05, 22:14
Nese dikush mendon se kanuni eshte nje e kaluar, ka te drejte por duhet t'a dije se nga ai mund te mesojme dicka.
P,sh. per nje ngaterrese eshte fole edhe tuj i ru dhite por eshte fole edhe ne ode te burrave . Dhe tash shtrohet pyetja kush ku ka fole dhe ku eshte marre vendimi.
Por si duket aq sa e njohim ne kanunin aq e njohim edhe politiken demokratike.Prandaj dalim me vlersime te ngatrruara , te pa kjarta,vlersime inatqore qe me shume ne vete kan antipati se sa nje vleresim real dhe domethenes per momentin.
Politika eshte nje ode burrash ne te cilen po nuk dite me ndigju dhe me e marre fjalen atehere kur te tjeret do te ndigjojne , ti ose do te flasish kot ose do te nxjerrin jasht. Sikur ne oden ku flet kanuni qe ka rend edhe ne politiken demokratike ka rend dhe nje politikan i mirefillt i kushton shume kujdese ketj rendi.

fisniku
15-07-05, 23:38
z.GURI SYLAJ, pajtohem me mendimin tende, nje mendim i pjekun dhe domethense.
Nuk duhet te harrohet e kaluara po mbi bazen e saje duhet te ndertohet e ardhmja.
gjithe te mirat Fisniku.

E_Zjarrta
17-07-05, 09:59
nuk u durova pa u fute ne bisede

edhe tek ne grate eshte nje rregull shqiptare e pa shkruar po sikur edhe tek shume shtaze por si duket te PDK nuk ekziston kjo tek ne si thash nese nje grua vjen ne ndeje ne ngrihemi nga vendi per respekt e ka qe besa raste edhe kure nuk flasin grat ne mes vete por kure hyn njera ngrihen te gjitha siq eshte edhe tek sorrat nese vjen njera tjetra levize nga vendi ...

Por Komunistat Majtistat e korruptistat nuk e kane kete te rruges

Agroni22
17-07-05, 12:06
pershendetje per te gjithe qe jeni te kyqure ne kete debat ,por te flasesh
per njerz te kalibrit te mdheje te politikes shqiptare e dhe ameriikane duhet ta njohesh historin e te dy kombeve dhe ta dish se rezultat i ciles politik ka pasur rezultate qe te krijohen mardhenje te mira mes kombit shqiptare dhe ati amerikan .presidenti RUGOVA eshte njeri nder lideret e radhe botror qe mahnit kombin me punen diciplinen qendrushmerin dhe koke fortesin politike te tij kure eshte ne pytje qeshtja kombetare .
AI e ka deshmuar shume her kete dhe vetem kthehun ne vitet e 90-ta dhe do ta shihni se qka ka kerkuar atehere dhe ku jemi sot .
TE gjithe ata qe jane kundershtar te tij politik ja kan zili sepse as nje her ne jeten e tyre nuk do ta ken respektin e kombit shqiptare siq e ka presidenti RUGOVA i cili kater pale zgjedhje qe u mbajten mas lufte i fitoje. dhe do ti fitoje sa here qe do ta kete kete opozite te dobete e cila nuk ka ide per te ardhmen e KOSOVES por vetem kritikon.

GASHI75
17-07-05, 22:06
pershendetje per te gjithe qe jeni te kyqure ne kete debat ,por te flasesh
per njerz te kalibrit te mdheje te politikes shqiptare e dhe ameriikane duhet ta njohesh historin e te dy kombeve dhe ta dish se rezultat i ciles politik ka pasur rezultate qe te krijohen mardhenje te mira mes kombit shqiptare dhe ati amerikan .presidenti RUGOVA eshte njeri nder lideret e radhe botror qe mahnit kombin me punen diciplinen qendrushmerin dhe koke fortesin politike te tij kure eshte ne pytje qeshtja kombetare .
AI e ka deshmuar shume her kete dhe vetem kthehun ne vitet e 90-ta dhe do ta shihni se qka ka kerkuar atehere dhe ku jemi sot .
TE gjithe ata qe jane kundershtar te tij politik ja kan zili sepse as nje her ne jeten e tyre nuk do ta ken respektin e kombit shqiptare siq e ka presidenti RUGOVA i cili kater pale zgjedhje qe u mbajten mas lufte i fitoje. dhe do ti fitoje sa here qe do ta kete kete opozite te dobete e cila nuk ka ide per te ardhmen e KOSOVES por vetem kritikon.

UNE PO THEM VETEM KTHEHU VITIN 99 SHIF SE QĖBANI PRESIDENTI I KOSOVĖS.KU NEJTI AI NATĖ KOHĖ.
VITET E PARA LUFTE DUHETĖ TĖ TREGOJ EDHE NJI SENĖ, SA PARA I MUAR RUGOVA NGA MILLOSHI ME SHITJEN E TELEKOMITĖ TĖ KOSOVĖS .QĖ U SHITĖ TELEKOMITĖ ITALIANĖ NATĖ KOHĖ DMTH PARA LUFTE ATA MORE VLLA KANĖ QEN NJI DHE SJAKAN PRISH RAHATLLUKUN AS NJANI AS TJETRI.
E SA PĖR KRITIKA KA SA DUSH EDHE NORMALE ĖSHTĖ SE SJEMI ENDE AFĖR SHTETIT ME KTA GJINĖ E KUR TĖ BĖHET SHTET ATHER FLASIM NDRYSHE,TASH JEMI OPOZITĖ .
E KRITIKATĖ JAN ME VENĖ .

IB
28-07-05, 18:47
Ju pershendes te gjithve:per kete tem une nuk jame shume i njohur por do te reagoj me gjestin e parlamentarve te pdk-s dhe ku gjest nuk eshte i pari dhe as nuk do te jet i fundit dhe nuk ka qene spontan por ketu eshte ardhur ne shprehje ideologjija e kalbur dhe e vdekur (leniniste staliniste dhe enveriste) e tyre dhe se ideologet e tille gjithmon kane qene dhe do te jene kunder miqeve ma te medhej te popullit shqipetar siq eshte amerika dhe aleatet e saj siq i quajn ata me fjalen e tyre "imperjalistat amerikan ose kapitalista" dhe se ata ende androjn se nje dite do ti shendrit edhe njeher" dielli i kuq i bolshevizmit ose nje revulucion i tetorit te ri" dhe tu kthehet edhe njeher rusija plake ne ballkan.
pershendetje

Arb
29-02-08, 00:09
Eliot Engel!

Flm per gjithcka qe ke ba per Kosoven, qe sot edhe zyrtarish te njihet Pavaresia e saj...

biki_jarule
29-02-08, 19:31
po valla veq na kosovaret hala se kemi kuptuar rendesin qe kishte i madhi DR Ibrahim Rugova

Arb
16-06-08, 14:30
Engėll: Qytetarėt e Kosovės miqtė mė tė mirė tė SHBA-ve dhe amerikanėt janė miqtė mė tė mirė tė kosovarėve

Prishtinė, 16 qershor - Kongresisti i njohur amerikan, Eliot Engėll, u ėshtė adresuar sot deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės nė njė seancė tė veēantė, njė ditė pas fuqizimit tė Kushtetutės. Engel theksoi se Kosova dhe njerėzit e saj ilustrojnė njė rrėfim tė suksesshėm nė botė, duke premtuar bashkėpunim tė ngushtė tė SHBA-ve. "Dua t'ju siguroj se SHBA‑tė gjithmonė do tė qėndrojnė pėrkrah njerėzve tė Kosovės, pėr tė qenė vend i pavarur dhe demokratik", tha Engėll, duke thėnė se qytetarėt e Kosovės janė miqtė mė tė mirė tė Shteteve tė Bashkuara dhe amerikanėt janė miqtė mė tė mirė tė kosovarėve. Komuniteti ndėrkombėtar, tha ai, duhet ta kuptojė se Republika e Kosovės ėshtė e pėrhershme dhe e qėndrueshme dhe se nuk duhet lejuar Moska e Beogradi qė ta destabilizojnė Kosovėn. Misioni i OKB‑sė nė Kosovės tashmė ėshtė i pėrfunduar dhe duhet t'i bartė tė gjitha kompetencat te qeveria dhe Euleksi, tha Engėll. "Patritotėt e Kosovės, tė cilėt u pėrballėn me tiraninė dhe diktaturėn, janė ulur sot nė Parlamentin e Kosovės", ka thėnė Engėll, duke thėnė se nė fakt i gjithė populli i Kosovės ėshtė patriot. Ai megjithatė vuri nė dukje edhe sfidat pėrballė, siē ėshtė lufta kundėr korrupsionit, zvogėlimi i papunėsisė, sforcimi i demokracisė, mbrojtja e pakicave kombėtare dhe krijimi i strategjive vendimtare pėr tė gjithė qytetarėt. "Nuk duhet t'i trajtojmė serbėt dhe pakicat e tjera nė mėnyrėn si i ka trajtuar Milosheviqi shqiptarėt", tha kongresisti amerikan, i njohur pėr mbėshtetjen e tij nė pavarėsimin e Kosovės. Kongresisti Eliot Engėll, i cili gjatė kėsaj vizite nė Kosovė, ėshtė i shoqėruar edhe nga kongresistja Xhin Shmit, pėr shumė vite ka mbėshtetur ēėshtjen e Kosovės nė Kongresin amerikan dhe njihet si mik i madh i shqiptarėve.

sherri
16-06-08, 15:24
Mike i kujt ishte Eliot Engel!?? miqet e vertet nuk na harrojn..respektin ndaj te madhit nuk e paten me hile..me interes.

Ku jane vllezerit?,(qe ata na quajn miqe) "perkrahsit e luftes"-keta me mbiemra te pa-shquar!; Millo;Majko;Nano... ..miqet e jakupit thacit,e surojit,,apo tashe nuk kan nevoje per lek.!

T'jemi krenar,qe jetuam ne epoken e te madhit Dr.-Rugova, hieja e tije prej enxhulli do te na percjell edhe shume kohe.....edhe ky Engel,qe na nderon sot esht nje nga engjujt e te Madhit.

Pupi
16-06-08, 21:41
Unė pėrkulėm para atyre qė kapen pushkėn, Unė pėrkulėm para jush z. Kryeministėr!
Ishin fjalėt qė tha nė parlamentin e Kosovės Eliot Engėll.
Ndihem personalisht i priviligjuar nga kjo pėrkulje e Mikut tė Shqiptarėve.
Nga edhe unė nuk dua tė mungoj nė kėtė falėnderim pėr zotin Engell. Njė mikė i mirė dhe i fort, qė nuk ka kursyer kurrė kur ėshtė fjala pėr Shqiptarėt.
Falimenderit Eliot Engėll.

Guri i madh
16-06-08, 21:43
Edhe unė nuk dua tė mungoj nė kėtė falėnderim pėr zotin Engell. Njė mikė i mirė dhe i fort, qė nuk ka kursyer kurrė kur ėshtė fjala pėr Shqiptarėt.
Falimenderit Eliot Engėll.


edhe une i bashkangjitna urimit te antarit, me letra qel

Arb
16-06-08, 22:10
Po ne kete fjalim te Eliot Engel, a u ngriten ne kembe (kesaj rradhe) deputetet e PDK-se?

Heren e fundit, kur ai mbajti fjalim, ata nuk u ngriten ne kembe per te nderuar mikun e madh te Shqiptareve, dhe mbeshtesin e madh te Pavaresise se Kosoves per afro 2 dekada.

panta_rhei
16-06-08, 22:22
Unė pėrkulėm para atyre qė kapen pushkėn, Unė pėrkulėm para jush z. Kryeministėr!
Ishin fjalėt qė tha nė parlamentin e Kosovės Eliot Engėll.
Ndihem personalisht i priviligjuar nga kjo pėrkulje e Mikut tė Shqiptarėve.
Falimenderit Eliot Engėll.

Ani pup?
A u lodhe a ē'a bone!?
"...Prandaj Fshatar i nerum, sa duket fatin e Kosovės duhet besuar nė tė ardhmėn dikujt tjeter ,,sha zoten" se as me kėta e as me ata nuk u bė ajo qė e pritem.
Kur ska pulė, ha sorrė ? e jo qebesa s'mun e ha sorrėn, ta marr nama e dreqit do mbetem pa tė fare po u desh, por sorrė jo !..."
thae dje pėr z.kryeminstėr.

Me t'pyet edhe njiher pėr seeri: A ki parime ti pup???!!!

p.s. "...pėrkulem para atyre qė e kapėn pushkėn..." (???!!!)! Cilėve???!!! Se edhe shkiet edhe shqiptart qe 100 vjet nuk e paten lėshu pushkėn prej dore! Mos gaboni me kapė kush laps as libėr me dorė...

MemphiSx
16-06-08, 22:31
Si t'jau permend kush pushken e luften,turre e vrap me i ra ne dy gjujt!!

Deri dje kur Eiot Engel,vinte nga USA,tek Ibrahim Rugova,e ktyne qe e kan kap "pushken" s'shkojke me ja u shkel deren,si zakonisht i qojn kritika permes telallav t'tyne!!

E tash,e paskan bo t'mir Eliot Engell!

Eliot Engel do te mbetet miku me i mir,i Shqiptarve! Fale Ibrahim Rugoves,ne sot kemi miqe personalitete te fuqishme ane e mban botes Demokratike!!

uck_aksh
16-06-08, 22:45
Si t'jau permend kush pushken e luften,turre e vrap me i ra ne dy gjujt!!

Deri dje kur Eiot Engel,vinte nga USA,tek Ibrahim Rugova,e ktyne qe e kan kap "pushken" s'shkojke me ja u shkel deren,si zakonisht i qojn kritika permes telallav t'tyne!!

E tash,e paskan bo t'mir Eliot Engell!

Eliot Engel do te mbetet miku me i mir,i Shqiptarve! Fale Ibrahim Rugoves,ne sot kemi miqe personalitete te fuqishme ane e mban botes Demokratike!!

MemphiSx nese guxoj me ba nja pytje
por kur te vdesin keta miqt e DR Ibrahim Rugoves a do te jesim pastaj pa miq se nuk mundem ta ngjallim ish Presidentin te bej miq te ri per ne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

panta_rhei
16-06-08, 22:59
MemphiSx nese guxoj me ba nja pytje
por kur te vdesin keta miqt e DR Ibrahim Rugoves a do te jesim pastaj pa miq se nuk mundem ta ngjallim ish Presidentin te bej miq te ri per ne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Miqtė e dr. Ibrahim Rugovės nuk vdesin kurrė! Sa t'jetojė Kosova, do tė jetojnė edhe ata!
(Qikaq ka mujtė me ba Rugova pėr Kosovėn. Kurrgjo ma shumė!)

Gjumashja
17-06-08, 10:53
MemphiSx nese guxoj me ba nja pytje
por kur te vdesin keta miqt e DR Ibrahim Rugoves a do te jesim pastaj pa miq se nuk mundem ta ngjallim ish Presidentin te bej miq te ri per ne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Hahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahaha....
Tjeret nuk din te bejne miq pervec tyre... cfare absurditeti mendojne keta... !!!

MemphiSx
17-06-08, 10:56
Hahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahaha....
Tjeret nuk din te bejne miq pervec tyre... cfare absurditeti mendojne keta... !!!


Cilet jon miqet e juve breee??

Perveq Fatos Nanos,ju kurr miqesi skeni dit me lidh me dikon!!! Kjo eshte deshmu!!

Jana
17-06-08, 11:04
Si t'jau permend kush pushken e luften,turre e vrap me i ra ne dy gjujt!!

Deri dje kur Eiot Engel,vinte nga USA,tek Ibrahim Rugova,e ktyne qe e kan kap "pushken" s'shkojke me ja u shkel deren,si zakonisht i qojn kritika permes telallav t'tyne!!

E tash,e paskan bo t'mir Eliot Engell!

Eliot Engel do te mbetet miku me i mir,i Shqiptarve! Fale Ibrahim Rugoves,ne sot kemi miqe personalitete te fuqishme ane e mban botes Demokratike!!

Mir e ki valla...Po Njeriut te madh ja shohim hajrin edhe kur vdes......

E nje President ka qen dhe eshte i paperseritshem .....

Fshatari
17-06-08, 11:48
Cilet jon miqet e juve breee??

Perveq Fatos Nanos,ju kurr miqesi skeni dit me lidh me dikon!!! Kjo eshte deshmu!!
Kėtu pajtohem edhe unė; bile ia kisha shtue edhe njė: dikush me Nanon, dikush me milloshin e kėshtu ka qenė atė zaman ō MemphiSx! Edhe kjo asht deshmue.
Kurse Eliot nuk ka qenė mik personal i I.Rugovės po i gjithė shqiptarve. U myt tu na thanė se ai dhe vendi i tij mbėshtet shqiptarėt e tij e ndonjė person tjetėr(numėr i vogėl e i izoluar) pėrpiqeni tė na "dėshmoni" tė kundėrtźn.

PS: Ka hangėr drekė te kryeministri i Kosovės(jo si mik i tij personal ashtu siē ngjante dikur nė Velani) po si Kryeminitėr i kosovės; ai vizitoi poashtu edhe Glogjanin; u takue edhe me Haradinajn; iu drejtue tė gjithė deputetve tė parlamentit kosovar e jo ndonjė grupi nė veēanti.
Dhe mė nė fund, vizita e tij me rastin e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės nuk ka asgjė private : ai vetėm sa kumtoi mesazhet zyrtare tė shtetit qė pėrfaqėson pėr shkeklat e evropės, gegjat e serbisė dhe carat e rusisė.
Presidenti amerikan Bush e ka pas shpall pavarėsinė e Kosovės vitin e kaluar nė Shqipėri. I dėrguari i tij vulosi Kushtetutėn e Kosovės tė dielėn, 15 qershor 2008, nė Prishtinė.
Askush, pėrveē shkive dhe servilve tė tyre(ēfarė mizerje tė jesh skllav i skllavit ose sllavit, si tė duesh) nuk e mohoi miqėsinė e Eliotit me ish kryetarin kosovar. Bile kam pėrshtypjen se dikushi po e "mallkon" atė miqėsi sepse miqėsi tė tilla mundėsuan pavarėsinė e Kosovės dhe pajisjen e saj me Kushtetutė. Ndoshta kjo nuk iu pėlqen tė gjithėve po kėshtu ka ndodhur : ky ka qenė vendimi dhe vendosmėria e popullit tė Kosovės(i tė gjitha partive), e fjala e popullit asht fjalė e zotit sepse asht sovran.

uck_aksh
17-06-08, 14:16
Mir e ki valla...Po Njeriut te madh ja shohim hajrin edhe kur vdes......

E nje President ka qen dhe eshte i paperseritshem .....

kur po lexoj qe po thuani esht i paperseritshem po mendoj mos ndoshta ka qen i derguar nga zoti si i ka dergu at far jezusin edhe muhamedin e Ibrahim Rugova mos ka qen i derguar nga zotri Zoti mi than atyre te familjes se Ibrahim Rugoves net ulumtojn neper shtepi mos ka laj ndonje lloj libre ne form te bibles e kuranit se nuk jam me asnjeren fe e ndoshta e kisha pranu ket fe moderne

Qka nuk ndegjosh ne ket bot nje koh e lavdrojm mbas nje kohe e quaj trathtar si me te tjeret se ne Shqiptaret nuk jemi prej se u lind Ibrahim Rugova ne jemi motiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii edhe gjithmon e kemi pas tradit qe sa esht ne pushtet e duam kur te vdes dhe kalon nje koh pastaj i themi trathetar ka qen diktator qka esht me keq ne i thom e sa presidenti e sa mbreter te Shqiptareve kan vdek sa i kemi lavdru e sa i kemi shaaaaaaaaaaaaaaa

PO JEMI SHQIPTAR EDHE KET NUK MUNDET ME NA LARGU ASKUSH

TRADIT E KEM E KEM TRASHIGU BREZ MBAS BREZI

uliksi31
17-06-08, 19:14
Engel nė Prishtinė: Administrimi i Kosovės nga OKB-ja ka pėrfunduar



You Tube (http://www.youtube.com/watch?v=4L3rM-UEVIA)


Prishtinė
16-06-2008

Ligjvėnėsi amerikan, Eliot Engel, tha tė hėnėn nė Prishtinė se koha e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė udhėhequr praninė ndėrkombėtare nė Kosovė ka pėrfunduar. Ai i bėri kėto komente nė njė fjalim para deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės, nė ditėn e dytė tė hyrjes nė fuqi tė kushtetutės sė vendi
Ligjvėnėsi amerikan tha se Kombet e Bashkuara nuk duhet tė lejojnė kundėrshtarėt nė Moskė e Beograd qė tė bllokojnė pėrparimin e Kosovės.
“Sekretari i Pėrgjithshėm duhet tė pėrshpejtojė periudhėn kalimtare dhe duhet tė lejojė misionin EULEX tė fillojė veprimet e plota sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur”, tha zoti Engėl duke shtuar se kalimi i pėrgjegjėsive nuk ka tė bėjė vetėm nga UNMIK-u tek EULEX-i.
“Kalimi i vėrtetė i pėrgjegjėsive ėshtė pėr qeverinė e Kosovės”, tha zoti Engel.

Duke i siguruar deputetėt pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Kosovėn, zoti Engel tha se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė kuptojė se lidhja mes Kosovės dhe Shteteve tė Bashkuara ėshtė e fortė dhe gjithmonė do tė mbetet e palėkundur. Ai po ashtu tha se Kosova duhet tė jetė njė demokraci shumetnike, me garanci pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave kombėtare.
“Kosova duhet tė jetė shembull pėr rajonin. Ne kurrė nuk duhet tė keqtrajtojmė serbėt dhe pakicat tjera ashtu siē i keqtrajtonte Millosheviēi shqiptarėt. Duke i hapur dyert e lirisė pėr tė gjitha kombet e kėsaj toke, ju do tė vendosni shtetin tuaj tė ri nė radhėt e demokracive perėndimore dhe do tė keni vend krahas Shteteve tė Bashkuara dhe fqinjėve tuaj nė Evropė”, tha zoti Engel.
I shoqėruar nga ligjvėnėsja republikane nga Ohajo, Xhejn Shmit, zoti Engel, nga radhėt e demokratėve, tha se politika e Shteteve tė Bashkuara ėshtė jo partiake nė pėrkushtimin ndaj Ballkanit. Ai tha se kushdo qė tė zgjidhet president i Shteteve tė Bashkuara kėtė vit, duhet tė vazhdojė politikat e angazhimit dhe lidhjet e ngushta me popullin e Kosovės, ndėrsa u zotua se, siē u shpreh ai, nuk do tė lėrė gur pa lėvizur pėr tė siguruar se presidenti i ri i Shteteve tė Bashkuara do tė forcojė miqėsinė me Kosovėn.
Ligjvėnėsi Engel tha se Kosova ka mjaft sfida para vetes dhe e presin shumė punė nė procesin e ndėrtimit tė shtetit.
“Shumė punė duhet tė bėhet, dhe puna e madhe ju pret juve. Ekonomia ka nevojė pėr ndihmė. Institucionet demokratike duhet tė forcohen. Korrupsioni duhet tė zhduket dhe papunėsia duhet tė zvogėlohet”, tha ligjvėnėsi amerikan Eliot Engel.
“Tė gjithė njerėzit e kėtij shteti duhet ta dinė se ka njė tė ardhme tė ndritur nė Kosovė, jo vetėm pėr shumicėn shqiptare por edhe pėr pakicat kombėtare po ashtu”.
Eliot Engel, nė Kosovė vlerėsohet si njė nga miqtė e mėdhenj tė shqiptarėve ndėrsa njė rruge nė qytetin e Pejės i ėshtė vėnė emri i tij. Udhėheqėsit e vendit i shprehėn atij mirėnjohjen pėr rolin e tij nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės por edhe mirėnjohjen pėr qeverinė dhe popullin e Shteteve tė Bashkuara, roli i tė cilave kėtu ēmohet si i domosdoshėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. //bsa//

Pupi
17-06-08, 20:00
Kėtu pajtohem edhe unė; bile ia kisha shtue edhe njė: dikush me Nanon, dikush me milloshin e kėshtu ka qenė atė zaman ō MemphiSx! Edhe kjo asht deshmue.
Kurse Eliot nuk ka qenė mik personal i I.Rugovės po i gjithė shqiptarve. U myt tu na thanė se ai dhe vendi i tij mbėshtet shqiptarėt e tij e ndonjė person tjetėr(numėr i vogėl e i izoluar) pėrpiqeni tė na "dėshmoni" tė kundėrtźn.

PS: Ka hangėr drekė te kryeministri i Kosovės(jo si mik i tij personal ashtu siē ngjante dikur nė Velani) po si Kryeminitėr i kosovės; ai vizitoi poashtu edhe Glogjanin; u takue edhe me Haradinajn; iu drejtue tė gjithė deputetve tė parlamentit kosovar e jo ndonjė grupi nė veēanti.
Dhe mė nė fund, vizita e tij me rastin e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės nuk ka asgjė private : ai vetėm sa kumtoi mesazhet zyrtare tė shtetit qė pėrfaqėson pėr shkeklat e evropės, gegjat e serbisė dhe carat e rusisė.
Presidenti amerikan Bush e ka pas shpall pavarėsinė e Kosovės vitin e kaluar nė Shqipėri. I dėrguari i tij vulosi Kushtetutėn e Kosovės tė dielėn, 15 qershor 2008, nė Prishtinė.
Askush, pėrveē shkive dhe servilve tė tyre(ēfarė mizerje tė jesh skllav i skllavit ose sllavit, si tė duesh) nuk e mohoi miqėsinė e Eliotit me ish kryetarin kosovar. Bile kam pėrshtypjen se dikushi po e "mallkon" atė miqėsi sepse miqėsi tė tilla mundėsuan pavarėsinė e Kosovės dhe pajisjen e saj me Kushtetutė. Ndoshta kjo nuk iu pėlqen tė gjithėve po kėshtu ka ndodhur : ky ka qenė vendimi dhe vendosmėria e popullit tė Kosovės(i tė gjitha partive), e fjala e popullit asht fjalė e zotit sepse asht sovran.

Ja pėrgjegjia panta_rhei. edhepse unė paskam munguar, ti e paske marrė pėrgjegjien, mos prito dhe kthehu e lexoje edhe njė herė tė lutem. Pėr ta kuptuar mė mirė!
Tjetėr sdi edhe unė ēfar tė shtoja.

MemphiSx
17-06-08, 20:36
Themelin e shtetit te Kosoves e shtroi Miku im Dr.Ibrahim Rugova,tha Eliot Engel ne Kuvendin e Kosoves!!

Me qellim,apo pa qellim,dikush si ka ndegju keto fjale!


P.s.Na krejt tuj menu qe hashimi ja u ka nis temelav :P

fadil
19-06-08, 17:52
Pershendetje:

Eliot Engell ne senacen solemne te paralamentit te Kosoves ne nje moment i drojtohet Hashim Thaqit dhe i thote ju zoti kryeminiter jeni nje hero, sepse gjate gjithe jetes suaj keni deshmuar se kurr nuk jeni pajtuar me shtypjen e shqiptarve dhe keni luftuar ne forma te ndryshme, si nga aspekti ushtarak si nga ai politik dhe si rezultat i kesaj kosova sote eshte shtete

Gjumashja
19-06-08, 21:39
Pershendetje:

Eliot Engell ne senacen solemne te paralamentit te Kosoves ne nje moment i drojtohet Hashim Thaqit dhe i thote ju zoti kryeminiter jeni nje hero, sepse gjate gjithe jetes suaj keni deshmuar se kurr nuk jeni pajtuar me shtypjen e shqiptarve dhe keni luftuar ne forma te ndryshme, si nga aspekti ushtarak si nga ai politik dhe si rezultat i kesaj kosova sote eshte shtete
shume e sakte... keshtu ka thene... :smile:

MemphiSx
19-06-08, 21:57
Themelin e shtetit te Kosoves e shtroi Miku im Dr.Ibrahim Rugova,tha Eliot Engel ne Kuvendin e Kosoves!!

Me qellim,apo pa qellim,dikush si ka ndegju keto fjale!


P.s.Na krejt tuj menu qe hashimi ja u ka nis temelav :P


Edhe qishtu ka thone!!!