PDA

View Full Version : Te gjith flasin askush nuk ndegjon...


dr1ta
11-07-05, 01:16
Mendoni me komuniku behet fjal vec te flasish mire per vetveten? Ose me ndegju esht me rendesi??Dikush mendon ato qe ndegjojn kan status te ulet? Nese ndegjon drejt ti ke kontrolla pra per ate ce behet fjal?
Ti sikur ndegjues e ke per detyre te gjykojsh , te shitish idea, ose vetem duhet te jesh nje ndihmes per ate qe flet , pra i ndihmon te shprehet deri ne fund te nje bisede??


Cka mendoni ju ?


Me nderime
Drita :)

Reana
13-07-05, 07:54
Aftesia me FISNIKE, eshte aftesia per te degjuar/kuptuar sinqerisht dhimbjen, brengen, mendimin apo opinionin (dhe cdo gje tjeter te shprehur me fjale) te bashkebiseduesit!!!!
Ata qe NUK degjojne bashkebiseduesin, kane probleme nga me te ndryshmet, si vetebesimi i dobet ose bindja e supervleres, mungesa e koncentrimit ose injorimi i plote, kultura e manget e komunikimit, etj etj...

GURI SYLAJ
13-07-05, 08:11
Miku i mire nuk te vlerson vetem nga ato qe ke thene por edhe nga ato qe ti ke dashte me i thene.
Kete mund t'a beje vetem ai qe din me ndigju.
Te ndegjosh eshte filozofi ne vete dhe mundesia me e mire per te mesuar.

Guri Sylaj

Kaltrushi
13-07-05, 09:35
Pershendetje e nderuara dr1ta,


Teme shume interessante

Kure une flas me dike dhe kam ndonje brenge apo problem per te treguar, vetem pres nga ai person qe te me ndegjon me vemendje dhe interes ne fund dhe pastaj te me jep ndonje mendim se si e shef ai person at pune…., pasi edhe une vet reagoj keshtu kure jam ndegjuese.

Por pikerisht m“varet edhe nga tema apo se me ke flet dhe se nese esht fjale per nje gje ku mund te jepet nje tip apo keshill, tani me gjithe qejf, sepse vetem ashtu i jep ndjenje treguesit se vertet te interesojn fjalet e tij….



Me nderime

Kaltrushja


PS: Ai se ka vesh ndegjues te mire, esht edhe nje mike i mire…..

dr1ta
24-11-05, 00:47
Nje her ju kerkoj falje sikur autorja e temes ce nuk jam pergjigjur ne postimet e juaja , jam duke lexuar/ndegjuar ate ce keni te shkruani .

Ju falenderoj shume per mendimet e juaja Reana Gyri:Sulaj, Kaltrushi , edhe une gjithashtu mendoj ce ai/ajo ce ndegjon e ka celsin ne cdo bised dhe tregon rrespekt.

doGzona
24-11-05, 01:19
Te ndegjosh do te thote te kesh mundesi per te analizuar me mire e me hollsishte. Fjala qe del shpejt nga goja nuk eshte fjale e cila eshte logjikuar , e njejt edhe me ndegjimin .Te flasesh pa ndegjuar eshte te besh zhurem e jo te flasesh.
Dihet se njeriu flet me shpejt sesa mendon , dhe reagon edhe simbas zerit qe e ndegjon ose simbas thenjeve ose akuzimeve te pabaza , por ne cdo rast, cdo njeri eshte fitimtar atehere kur ndegjon , sepse me durimin fitohen te gjitha , dhe nje frenim i tille eshte edhe dituri , maturi por edhe trimeri.Kot nuk kan thene se : Trimi duron , e ndegjon edhe ma te voglin , por edhe ate te padijshmin.

turisti
24-11-05, 02:12
Mendoni me komuniku behet fjal vec te flasish mire per vetveten? Ose me ndegju esht me rendesi??Dikush mendon ato qe ndegjojn kan status te ulet? Nese ndegjon drejt ti ke kontrolla pra per ate ce behet fjal?
Ti sikur ndegjues e ke per detyre te gjykojsh , te shitish idea, ose vetem duhet te jesh nje ndihmes per ate qe flet , pra i ndihmon te shprehet deri ne fund te nje bisede??


Cka mendoni ju ?


Me nderime
Drita :)

Shoqe e nderuar,

Te pershendes si dhe temen e hapur dhe interesante,poashtu dhe diskutuesit. :P

Simbas llogjikes,i kemi 2 veshet,1 goje dhe simbas ketij proporcioni duhet me shume te ndegjojme,por ne praktike goja i ka ndihmesat e vete - filēite. :wink:

Personalish po flas shume,por krejt mvaret ne cilen situate gjindem,sepse zakonisht serioziteti im shifet ne pune,por nese komunikimi eshte nga rendesia e posaqshme,ateherit jam me teper i koncentruar dhe i sinqert,mirepo me duhet te pranoj qe mendoj se secilin bashkebisedues duhet respektuar,sepse perndryshe nuk ka nevoje te bisedojme nese nuk e respektojme ose ta mashtrojme,sepse ashtu e mashtrojme vetveten.Ka njerez qe folin shume por nuk tregojne asgje.Ka te tille qe ngaterrohen me fjalet e veta,a ka dhe te tille qe fjalet e veta ti ngjesin ty si me qene ajo naj ngjitese :wink: . Kurre ne bisede nuk e nenqmoj biseduesin pamvarsisht se sa me duket biseda e ti/saj e kote,sepse ai person deshiron dicka me tregue e ndoshta nuk ka shume aftesi ne ate drejtim dhe i ndihmoj me deshire.Ka raste kur e pyes direkt ai nevoitet ndihma dhe si muj ta ndihmoj ate bashkebisedues,ka raste kur bashkebiseduesi kujton se e ka pėrbin dionien e tere botes dhe atij nuk i nevoiten keshillat e askujt e as mos u mundoni qe t'i keshilloni,por as mos i ofendoni,sepse dionia e ka ēmimin e vet,aty ja dikun tjeter.Ndoshta nuk eshte keq te orientohemi simbas fjales se nje mendimtari qe thot se:"Diplomat eshte njeriu i shkolluar i cili flet tere dite ,por prap nuk thot asgje".

Kaq per sonte,ju pershendes

thjeshte & sinqerte,
TURISTI. :P

Arb
24-11-05, 08:38
Po degjuam shume, mesojme shume. E kur te mesojme shume humbet kurioziteti per te mesuar, e hyjme ne monotoni...

Folni more lirshem... :wink: