PDA

View Full Version : KĖRCĖNIM HISTERIK I Z. DRASHKOVIĒ


ARVANITI
14-07-05, 18:22
KĖRCĖNIM HISTERIK I Z. DRASHKOVIĒ


Kohėt e fundit ministri i Jashtėm serb, z. Drashkoviē nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė BE-sė pėr Irakun lėshoi kėrcėnim tė ri mbi Kosovėn: «Njė Kosovė e pavarur ėshtė e mundur vetėm pėrmes forcės, kundėr vullnetit tė Serbisė», e mė tej «Gjithēka kundėr vullnetit tė Serbisė do destabilizonte Serbinė, Kosovėn, Shqipėrinė, Maqedoninė Perėndimore, Bosnjėn, Republikėn Serbe tė Bosnjės dhe pa dyshim do tė shkaktonte njė trazirė tė madhe pėr tė cilėn ne, rajoni dhe Evropa nuk ka nevojė (!)». Ėshtė vendi qė kryediplomatit sllav t’i vemė pėrballė gjykimin e diplomatit tė shquar amerikan z. Hollbruk: «Nėse trupat e NATO-s largohen nga Kosova, brėnda 48 orėsh do ndodheshim pėrballė gjakderdhjes mė tė madhe tė historisė botėrore »! Z. Drashkoviē kolegun tė paktėn di ta lexojė: gjakderdhja nuk vjen ngaqė i jepet Pavarėsia Kosovės, por nėse Kosova lihet nėn mėshirėn e Serbisė po tė ikte. Ata qė e njohin si njeri tė penės letrare, tani dhe tė gjuhės zyrtare, nuk e kanė tė vėshtirė tė dallojnė se nė fjalorin e tij ka tė gjitha stinėt; por nė pėrdorimin e stinėve verėn e ka pėr serbėt, kurse dimrin pėr shqiptarėt. Si shkrimtar me fantazi Drashkoviē ua kalon nė oreks tė gjithė kolegėve sllavė. Nė romanin «Thikat», tė drejtėn historike serbe ai e shtrin gjer nė Selanik... Por tani pėr tani ka ngecur te Kosova. Ajo i shfaqet si kalė i hazdisur qė dhėndrit tė ri zyrtar tė Beogradit nuk i bindet nė revan stepash tė tij. Megjithatė, kėmbėngulės, nė fillim i qaset me stinėn e butė nė fytyrė: nė njė dorė mban premtimin zyrtar nga kolegu - ministėr i Shqipėrisė: (Kosova pjesė e Serbi-Mal i Zi); nė dorėn tjetėr shtrin ushqimin e tij pėr Kosovėn: mė pak se pavarėsi, mė shumė se autonomi (pėrkthyer shqip: mė pak se presh, mė shumė se lesh)! Pėr kombin shqiptar tė Kosovės kjo dhuratė e re sllave ndryshon vetėm arkivolin - nga dru rrapi nė dru ulliri! Po tė qe sot nė fuqi, Milosheviēi nuk do tė bėnte mė shumė, e Drashkoviē ėshtė ministėr parėsor nė qeverinė dalė nga partia mbetur nė fuqi e Milosheviēit. Kryeministri i tij, Koshtunica, po nė ato vrima fyelli tė Beogradit, deklaron se «pa Kosovėn, nė Serbi nuk do kish demokraci», e shpjeguar mė saktė, «pa njė koloni, nuk do ketė ish-ushtarakė me armė i bandave zyrtare serbe, do na kujtonte oficerin nazist qė pas kapitullimit tė bėhej, bie fjala, kryeministėr gjerman pėrkrah aleatėve! Koha dėshmon se «protektorati ndėrkombėtar» mbi Kosovėn qe i mjaftueshėm, kurse shtesa mbi tė - «sovraniteti i Serbisė mbi Kosovė», (ndaj njė viktime mėse 100 vjet prej Serbisė), koha tregon se u kthye dhe si minė nė rrėnjėt e lirisė sė saj; shumė personalitete dashamirės e objektivė shprehen se ky «sovranitet» fiktiv i ka bėrė njė zhvlerėsim idealit dhe sakrificave tė NATO-s, aq sa Beogradit i ka bėrė dhe njė shpėrblim nga qarqet pėrserbe tė Evropės, duke ndrequr me vrasje ndėrgjegjeje goditjen mbi tė, pa dėshirėn e tyre.


Histerinė shovene serbe me pasojat mė tė rrezikshme tė saj e kurseu tė gjallė pėr ringjallje pikėrisht ai pėrcaktim 3 fjalėsh «sovraniteti i Serbisė mbi Kosovė»; njėlloj si pas mundjes sė Hitlerit tė vendosej «sovraniteti gjermano-nazist mbi sudetet ēeke apo Alsas Lorenėn franceze»! Partia e diktatorit Milosheviē me rrėnjė tė gjalla diktature nuk u prek (u vra monstra po mbeti mitra, –do thoshte Breht); PS-ja e Milosheviēit mbetet nė pushtet e fuqizuar mė shumė me etje revanshi e hakmarrjeje, gjersa as pranoi, as u detyrua tė pranojė fajin e katėr luftėrave, pa kėrkuar tė paktėn njė ndjesė (kėto ditė, gjatė vizitės nė Kore tė tėra mediat thanė se perandori i Japonisė, edhe pas 60 vitesh vazhdon kėrkon falje pėr viktimat koreane nga ushtria japoneze nė Luftėn II Botėrotre). Partia Socialiste serbe e krimit mė tė freskėt evropian ringre qetėsisht qeveri edhe me V. Drashkoviē nė ballė, pasi asaj s’iu kėrkua asnjė llogari e asnjė dėmshpėrblim pėr viktimat, siē ėshtė vepruar me ēdo diktaturė tė mundur. E ngjashmja me PS-nė serbe, Partia Baath e Sadam Hysenit u shkatėrrua nė krejt strukturat ushtarake e policore nga Fuqitė Aleate; ndryshe do tė vihej nė dyshim tė errėt qėllimi i asaj ndėrhyrjeje ndėrkombėtare si humanizėm lirie me njė pazar tregtie nė mes! Kurse strukturat e mekanizmit militarist serb me gjak nė duar e nė ėndrra, mbeten tė paprekura. Tė tilla, ato pjellin orekse tė reja, siē po shpallen hapur nga ministri i Jashtėm. Kjo do tė ndodhė gjersa zyrtarė parėsorė evrope, me sa duket tė papėrgjegjshėm nė diplomacinė e tyre ndaj kombit shqiptar, me emisarė si Drashkoviē e Koshtunica takohen me mallėngjim erotik nė sy, ndėrsa mijėra bij tė Kosovės rrinė ende tė harruar nė varret sllave nėpėr Serbi, apo nė burgjet enigmė!


Nė diplomacinė e vet z. Drashkoviē zbaton parimin e grabitėsit: Qė tė fitosh sadopak, kėrko sa mė shumė“! Kjo lojė ėshtė e njohur nė fqinjėt tanė Veri-Jug qė na kanė vėnė nė mes. Ideologėt shtetėrorė grekė, vėllezėr tė sllavėve, pėrsėrisin nė pafundėsi: „kėrko gjer nė lodhje tė drejtat e njeriut pėr pakicėn greke nė Shqipėri, qė tė fitosh pėr ta „tė drejta kombėtare“. E njėjta gjė pėr pakicėn sllave nė Kosovė: kinse tė rrezikuar nga shqiptarėt nė tė drejtat e njeriut, u duhet dhėnė „e drejta kombėtare“ pėrmes enklavave, e pastaj me kėto „tė drejta“ tė shkėputen drejt prehrit tė nėnės, Serbisė! Nė kėtė praktikė, strategjinė e gjatė pėr „vijėn Venizellos: - Himarė, Pėrmet, Korēė“ Athina e ushqen me kėrkesėn e tejfryrė, se „Greqi ėshtė gjer nė lumin Shkumbin“, atje ku kufiri puqet me Serbinė! Pas kryengritjes sė pėrgjithshme tė Kosovės pėr shporrjen e ēizmes serbe, drejtuesit grekė tė ēdo ngjyre shpallėn: „atė qė Kosova do tė kėrkojė nga Beogradi, do ta kėrkojė dhe pakica greke nga Tirana“.


Brenda kohėve tė tilla, Drashkoviē zgjoi mė tej kėrkesėn me kėrcėnim brenda: „Po iu dha pavarėsia Kosovės, do tė kėrkojmė dhe ne pavarėsinė e Republikės serbe tė Bosnjės“! (mbase komedia nuk do tė qe sakt komedi nėse brenda nuk do tė kishte dhe mendje tė tilla diplomatėsh tė lajthitur!) Beogradi dhe Athina tė tilla kushtėzime pazari i kanė mėsuar nga tregu i madh politik i Fuqive tė Mėdha: pre e dhuro njėri-tjetrit troje Shqipėrie, si qenve rrotull thertores, pėr tė ndaluar kacafytjen e tyre! Mbetet e paharrueshme kėshilla cinike e Eduard Greit, kur ndienė kundėrshtinė e rreptė tė shqiptarėve pėr prerjen e Gjakovės: „Serbia atė mund edhe ta blejė me ca para, pasi qeveria e re e Shqipėrisė do tė ketė nevojė“! Kujtesa na afron paralele tė historisė, veēanėrisht kur krerėt nė radhė tė Beogradit nga historia asgjė nuk kanė mėsuar dhe asgjė nuk kanė harruar! Mė 1989-ėn nė Fushė-Kosovėn Milosheviē nė nisje tė karrierės agresive, ndizte serbėt pėr krim mbi Kosovėn, se „kėtej e tutje askush nuk do tė guxojė t’u prekė me dorė“! Sot, 16 vjet mė vonė, kur autori i kėsaj thirrjeje ėshtė nė Hagė, Drashkoviē, po nė Kosovė shpall kėrcėnimin tejpėrtej, se pavarėsia e Kosovės do tė lindė tronditje, gjakderdhje e Srebrenica tė reja! Harron, vallė z. Drashkoviē, se gjakderdhjet nė ish-Jugosllavi nisėn e vazhduan me Kroaci, Bosnjė, pastaj dhe nė Kosovė, kur Kosova nuk kishte pavarėsi?! Se po tė kishte Kosova pavarėsinė, tė paktėn aty nuk do tė plaste ajo luftė e gjakderdhje, e cila nė fund tė fundit, iu kthye nė kokė Serbisė sė zotit Vuk Dr..!?


Siē dihet, presidenti Bush me rastin e Krishtlindjeve Beogradit i bėri paralajmėrimin qė tė mos e kalojė „vijėn e kuqe“, shkelja e sė cilės njoftonte genocid mbi Kosovėn. Diktatori serb vazhdoi tė vetėn: vijėn e kuqe e shkeli me „patkoin“ - ēelik tė ēizmes militare. Genocidi kish nisur epilogun e shfarrosjes sė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė bėnte botėrisht kėrcėnimet, si sot pasuesit e frymės sė tij. Kujtojmė deklaratat zinxhir me histeri tė Milosheviēit, tė cilat kėsaj here, pėr fat tė mirė, pėrballė arsyes dhe vendosmėrisė sė botės euroatlantike me SHBA-nė nė krye, nisnin dramatike e mbaronin komike. Nė fillim diktatori serb shpallte se „Kosova ėshtė ēėshtje e brendshme e Serbisė e askush nuk do tė lejohet tė ndėrhyjė!“ (kundėr dėshirės dhe kėrcėnimit tė tij, u bė dhe ēėshtje e jashtme! Mė tej: mbi „vijėn e kuqe“ amerikane ėshtė „patkoi“ i ushtrisė sllave. Nuk pranohet asnjė bisedė, me kėdoqoftė, pėr Kosovėn“! (edhe biseda mė nė fund u pranua). Mė tej: „nuk do pranohet asnjė bisedė, ku tė jenė pėrfaqėsues edhe tė Kosovės!“ (edhe kjo u pranua); „UĒK-ja ėshtė terroriste, e me pėrfaqėsues tė saj nuk ulemi kurrė nė tryezė!“ (U ulėn edhe me tė nė tryezė si mushkė e shtruar pėr samar)! Mė tej, „Nuk pranojmė si palė e barabartė nė bisedė me pėrfaqėsues tė Kosovės, pasi na shkelet sovraniteti“! (u pranua dhe kjo pa ua ngrėnė njeri sovranitetin qė u takon); mė pas, „Serbėt nuk do firmosin nė Rambuje...“ duke shpresuar kėtu, se as pėrfaqėsuesit e Kosovės nuk do firmosnin, siē kėshillonin dhe nga Shqipėria zėrat, dashje pa dashje nė shėrbim tė Beogradit.


Ultimatumi serb edhe kėtu dėshtoi; pala e Kosovės firmosi, dhe nė mungesė tė firmės sė Beogradit, NATO me gjeneralin me 4 yje, V. Klark firmosėn nisjen e avionėve ushtarakė mbi ta. Pėrballė lirisė sė Kosovės diplomacia terroriste serbe nuk gjeti tė ēarė tė ligjėronte genocidin. Kurse tani ajo rikėrkon tė ēara nė diplomacinė euroatlantike pėr t’i penguar Kosovės Pavarėsinė. Drashkoviē e di se edhe po nuk fitoi, nuk ka ē’humbet. Mbi tė gjitha e di, se trysnia bėhet me sukses nė palėn kundėrshtare mė tė nėnėshtruar, mė zėulėt. Aq mė tepėr, kur kėtė praktikė Athina e Beogradi e ka zbatuar me sukses mbi shqiptarėt, pasi kėshtu kanė vepruar mbi Shqipėrinė dhe Fuqitė e Mėdha. Njė komb do ta fitojė, apo do ta vuajė natyrėn e vet. Askush nuk tė vlerėson mė shumė se sa do ta vlerėsosh ti mė parė veten nė tė drejtėn tėnde. Kėrcėnimi i z. Drashkoviē ėshtė jehonė e sė kaluarės qė zgjatet nė tė ardhmen nga terroristėt e vjetėr tek tė rinjtė. Vlen tė ricitohet njė kėrcėnim i tillė i njė intelektuali serb botuar nė “Vreme”, 2.12.1991, Miliq od Maēve, pikėrisht nė nisjen e 4 agresioneve tė Serbisė mbi fqinjėt: “Sė shpejti serbėt do ta sundojnė botėn. Ata qysh tani zotėrojnė armėn e fshehtė... Nėse bie njė bombė e vetme nė Beograd, atėherė Vatikani, Vjena, Boni e Zagrebi do tė bėhen rrafsh me tokėn nga forca e formulės V3=0. Kur tė ndodhė kjo, atlantidasit do tė shfaqen e do t’i shpallin serbėt si popull imperial, tė cilėt qė nga ai ēast, nė emėr tė tyre do tė shtrojnė rregullin nė rruzullin tokėsor e do tė sundojnė tėrė botėn”! Pėrballė kėtij deliri tej ēdo fantazie, BE-ja, vetė z. Solana duhet tė dėrgojė nė Beograd njė psikiatri rezervė pėr mėnjanim epidemije. Mirėpo njė epidemi e tillė nazisto-komuniste i ka rrėnjėt mė larg nė lindje. Genocidi serb mbi fqinjėt kishte filluar e Zhirinovski rus mė 1.2.1994 frymėzonte tė njėjtėn frymė nga radio Taniug nė Beograd: “Nėse do tė ketė njė sulm mbi ju, ju nuk duhet tė shqetėsoheni; Rusia ka jo vetėm armė tė fjalės sė fundit, por dhe njė armė sekrete me ultratinguj, tė cilėn ajo do ta pėrdorė shpejt pėr mbrojtjen e saj dhe tė vėllezėrve ortodoksė nė hapėsirėn e Jugosllavisė sė vjetėr!..Tė bėjmė qė ne, sllavėt, tė komandojmė botėn nė kėtė fundshekull” (kėto kėrcėnime Zhirinovski i bėnte duke qenė njė deputet kryesor i njė partie fituese nė Parlamentin rus; se ēdo tė jetė nesėr ai, nuk dihet, por nė klimėn ruse me bolshevizėm tė gjallė mund tė jetė gjithēka”).


Drashkoviē lajmėroi botėn se po iu dha pavarėsia Kosovės, do tė ketė ērregullim, luftė etj. Por ai nuk tha se ē’do tė ketė, nėse Kosovės nuk i jepet pavarėsia? Nėse nuk e di me fantazinė e shkrimtarit tė njohur, duhet ta mendojė me fantazinė e njė serbi, sot banor i Hagės, tė mundur mė parė pikėrisht pėr kėto idera! Nėse populli i Kosovės i duket i butė, i nėnshtruar ndaj tė mėdhenjve, kjo nė fund tė fundit nuk i vjen nga anemi gjaku, por nga fisnikėri karakteri. Vlen tė pėrsėritet thėnia e Hygoit, se shpesh nėn lėkurėn e qengjit dremit njė tigėr! Kosova kėtė e ka treguar jo njėherė, tė paktėn nė buzė tė humnerės sė saj kur nėse s’i japin lirinė, vdekjen e zgjedh vetė. Z. Drashkoviē i rikujtojmė atė qė me siguri e ka lexuar, gjykimin e z. N. Burns, nėnsekretar amerikan i Shtetit, siē e citon dhe publicisti i shkėlqyer amerikan Patrick Moor: “Populli i Kosovės duhet tė vendosė pėr fatin e vet!” Mendimin e plotėson kėshilltari Xhekson i presidentit amerikan (si t’i jepte njė pėrgjigje dhe tė mbifryrit Drashkoviē): “Serbėt duhet tė zgjedhin mes Kosovės dhe Evropės. Nėse zgjedhin Kosovėn, humbin dyfish, pasi Kosovėn e tanimė e kanė humbur”. Me mėse 120 vjet gjak tė derdhur nga sllavėt, Kosova peshon tepėr rėndė e z. Drashkoviē tanimė nuk e ngarkon dot. Ėndrra e tillė e tij pėr nė Evropė ėshtė ecja e lumit pas, drejt rrjedhės.




Shkruar nga Agim Shehu

Marre nga gazeta "Shekulli"

*****
*****
*****

ARVANITI
14-07-05, 18:27
Ju keshilloj te lexoni, sepse eshte nje shkrim teper interesant.

GASHI75
14-07-05, 22:19
Nji gjuhė e pėr dorurė nė arenen diplomatike tė botes ėshtė luftė e re nė kosovė dhe nė ballkanė nga serbia dhe politikanėt e sajė.
Qdo shtet ta matė pulsinė edhe serbia naj ka matė pulsin qe 120 vjetė me lufta e nė paqė por ,serbia e dinė se sa jem ne tė gatshėm pėr nji pamvarsi totale nga ajo sepse skemi njerėz nė krye tė shtetitė tė sotėm qė ti vihen qasjes sė formimitė tė shtetitė dhe ti bajm ballė nji diplomati serbė gjoja se ne jemi ata qė kemi ba gjenocitė nė popullin serb e jo ata qė nė vazhdimsi tė luftave serbia ka masakrue popullin shqiptarė .
kurse sotė sdon tė bisedoj me krahun e luftes pėr paqe krahu i luftes nuk hin nė bisdedime pėr autonomi substanciale ate e gjenė te krahu i butė e i urtė nė qofse deshiron aty serbia i gjen mjetet paqsore.
Pse pra nuk shpallet pamvarsia e kosovės qka presin ,apo presin deri sa tė ulen nė bisedime dhe tė thon sarritem ma shum se autonomia se bota spo na njef kjo ėshtė ajo qė mendon krahu paqsorė ta boj por qė ėshtė ma i rrezikshem se serbia krejtė dhe pėr kėt serbia e fton rugovėn nė bisedime dhe ato bėhen nė fsheftsi tė thellė.

Fshatari
16-07-05, 16:38
Drashkoviēi nuk mund tė jap deklarime tjera pėr njė arėsye krejt tė thjeshtė :
Gjat luftrave nė ish-jugosllavi, ky ka qenė zėvendės i S. Millosheviēit.
Sot ėshtė zėdhėnės i tij.

IB
05-08-05, 16:53
Pershendetje te gjithve per temen une mendoi se cdo njeri ka te drejt te parashtron tema nga lamit ma te ndryshme edhe nga kjo qe eshte parashtruar por sipas mendimit time ma mire eshte ti kthehemi ideve dhe mendimeve lidhur me aktualitetet e kosoves se sa te hargjojm energji dhe te mirremi me thash e themt e serbve per kosoven dhe me deklaratat e drashkoviqit sepse askush dhe as nje shqiptar ne shekullin qe jemi nuk do te ndegjon qe nje serb guxon te "hjek dore" nga kosova dhe se gjitha keto deklarata sa i perket kosoves sipas mendiit tim jane te vdekura dhe se mendoi se nuk ka arsye qe te merremi me to."a jane qata serb kur thonin se nese na sulmon nato do te ndizet lufta e tret boterore" dhe se te gjitha kto deklarata qe i bejn zyrtaret e serbis nuk jane asgje tjeter vetem sa me i qetsuar popullin e tyre sepse forte mire ata e dijn se okupimin e kosoves e kane humbur pergjithmon por keto kercnime i bajn vetem e vetem per ta larguar perqendrimin nga kosova lindore nga vojvodina dhe nga sangjaku.
pershendetje

IB
05-08-05, 16:58
pershendetje gashi informatave te juaja po ju skadon afati shume shpejt dhe se nuk po dalin te verteta ne disa afishime te juaja patet deklaruar disa takime te perfaqesuesve shqipetar dhe atyre serb por kurr nuk na treguat se kur u mbajten dhe kush me ke u takuar porpo na sillni vetem supozime dhe fjal boshe
pershendetje