PDA

View Full Version : POEZIA QETĖSIM SHPIRTI


Flaka_1
27-07-05, 19:33
PA TY...
Vdekja jote me lendoi
Muzgu i mengjezit te mori
Ate dite dielli nuk u duk
Natyren e mori shiu
Syte mi mori loti
Dhembja per ty pa kufij
Shpirti yt ne kaltersi
Pa ty dielli shkelqen ndryshe
Pa ty shiu bie ndryshe
Pa ty bora eshte ndryshe
Pa ty dita eshte ndryshe
Pa ty nata eshte ndryshe
Pa ty gezimi eshte ndryshe
Pa ty loti eshte ndryshe
Pa ty gjitheqka eshte ndryshe



MOS
Mos ia mbuloni fytyren
Le te shikoj qiellin e kalter
Kallinjte e arte te grurit
Le ti shikoje
Diten,diellin
Naten,henen
Mos ia mbuloni duart le ti
Zgjase nga pellumbat
Ne agimet e blerta
Mos e mbuloni se nuk ka vdekur
Mos e mbuloni se nuk vdes
Te pragu i deres e pres
Ne agimet e blerta




ENDE JETON
Nuk ke vdekur
Ke lindur
Nuk ke vdekur
Je ne gjume
Nuk ke vdekur
Je ketu
Nuk ke vdekur
Ende jeton
Nuk te harroj
Te perkujtoj




RRUGETIMI
Nen blirin plak, pushoje
Mjegulla e perlotur ra
Te rembeu
Shpirti fisnik rrugeton
Ne kaltersi...



NUK E DI
Une nuk e di, ku je ti
Une nuk e di, pse deti ska kufij
Une nuk e di, pse lulet kan emer
Une nuk e di, pse natyra gjelbron
Une nuk e di, pse zjarri shuhet
Une nuk e di, pse zogu fluturon
Une nuk e di, pse yjet shuhen
Une nuk e di, pse dita behet nate
Une nuk e di, pse syri loton
Ne kete nate gjithe qka ndahet
Perveq dhembjes
Dhembje qe ngulfate shpirtin
Une nuk e di, ku je ti
Une nuk e di a gjete strehim
Per vizionet e jetes tande
Une e di
Ti je ne mendjen time
Ti je ne shpirtin tim
Ti je ne zemren time
Une e di
Te dua



KTHEHU
Mos me le te vuaj
Mos me le ne shi
Mos me le ne furtune
Kthehu me sjell buzeqeshjen
Kthehu me largo lotin
Kthehu me sjell shpirtin
Kthehu jeta ime
Kthehu
Mos me the zemren
Kthehu
Mos me lendo shpirtin
Kthehu
Me thuaj te dua
Kthehu
Harro fjalen lamtumire
Kthehu
Kthema lumturin

Flaka_1
30-07-05, 00:44
Shtepia enderron ne qetesi
Kopshti,stinet,kujtimet e
Pathyera e shoqerojne
Mjafton ti mbylli syte e perlotur
Vertet te shoh ty shtepia ime.
Dyert,dritaret,ogjakun here-here tym
Kopshti perplot lule,gjelbrim,flutura,gezim
Une nuk jam aty
Aty ku linda
Aty ku bera hapin,lojen e pare
Aty ku bera vajin,buzeqeshjen e pare
Aty ku mesova fjalen e qmuar nane
Aty ku kishte hare,gezim
Aty ku babai me dha dituri
Aty ku jehonte buzeqeshja,kanga
Aty ku gjyshi me tregoi prralla
Aty ku gjithhere printe e mbara
Po mbylli doren se bashku me kete kujtim
Ne zemer, ne shpirtin tim
Shtepia enderron ne qetesi

Flaka_1
13-11-05, 03:01
*E*J*A*

Eja! nje lunder te pret
Po iken! Eja mos u sill!
Mbi vale te argjenda
Mbi uje lehte e vetem fill...

Eja se lundra valet qane
Per rruge large ka zen ti ngreh
Nga puthje valesh, gjithe e dehur
Mes ngjyrash duket se po fle.

Eja mos ik
Bota po na flet trimeri
Eshte lunder e kohes qe te pret...

Eja qe sot e mos u sjell
Ne jeten tende vetmie
Ja lundra qe pret po na sjell
Rryme te tjera lumturie.

Eja me gaz e mos rri
Ne burg te jetes, mos u mbyll
I duhet lundres nje flori
Per netet terr nje yll si Ti
Si Ti per jete e vjet nje Yll.