PDA

View Full Version : 1 MILION DOLLARE KUSH GJEN KRYEMINISTRIN

Dilaver
28-07-05, 09:57
1 MILION DOLLARE KUSH GJEN KRYEMINISTRIN

Ka humbur Fatos Nano prej 8 ditesh. Nuk dihet vendndodhja e tij

Nuk eshte ndonje cudi e madhe mungesa e kryeministrit Nano ne Shqiperi, pasi ai keshtu eshte mesuar, duke humbur me jave te tera dhe ikur brigjeve te nxehta, atje ku ngroh lekuren e mjekren e lyer tash tre vite, dite per dite. Por humbja e kesaj rradhe eshte alarmante, pasi duke qene ne gjendje shoku dhe merzitje per humbjen e pushtetit e te mirave qe i kane ardhur prej tij me bollek thuhet se zoti Nano mund te ndermarre ndonje vendim tragjik ndaj jane te merakosur edhe Presidenti, edhe zoti Berisha, por edhe miqte e tij ne PS te cilet ndonese duan ta hane te gjalle, perseri e duan ne seli ta perpijne me gjithe lecka per ate cka iu beri me 3 korrik. Presidenti Moisiu ka mbetur i shokuar se si edhe kur e merr ne telefon per te ditur ku eshte kryeministri i del ne telefon nje spanjishte e vjeter nga zeri i sekretarise telefonie. Shume perkthyes te SHISH-it, pa harruar edhe Muhamet Kapllanin, keshilltarin e zotit Moisiu per marredheniet me jashte, nuk po transkriptojne ate spanjishte te arshivuar qe iu del nga sekretaria telefonike. Kane thirrur edhe Moikom Zeqon per ta deshifruar. Nuk e ka gjetur vendndodhjen nisur nga zeri i huaj ne telefon. Ka mberritur edhe arkeologu Neritan Ceka, por edhe ai ka leshuar nje pasthirrme cudie, duke lene te kuptohej se kjo spanjishte e vjeter qe del ne sekretarine e telefonit celular te Fatos Nanos eshte e periudhes se Magelanit, kohe kur ai donte te zbulonte boten. As Edi Rama nuk e ka deshifruar kete vendndodhje te kryeministrit ne ikje. Edi ka thene se mundet qe zoti Nano te jete futur nder fiset afrikane te bregut perendimor dhe nuk njihet me. Zgjidhjen e dha Elmaz Sherifi i PS-se i cili dha nje mendim origjinal. (Nese doni ta gjeni nisni Anastas Angjelin ta kerkoje ne mes te bananeve afrikane. Po nuk e gjeti edhe Caci-tha Sherifi- nuk ka njeri qe e gjen ne cilin bregdet afrikano-verior eshte duke djegur ...ate nga dielli.

-Ka nje zgjidhje- tha Agron Dibra, shef organizativ i selise se PS-se: Ne qofte mes afrikaneve me fytyre nga Spanja, Nano nuk dallohet se eshte edhe ai i zi, sidomos tani pas zgjedhjeve. Por Caci te shikoje mes te zinjve per nje Zonje te Bardhe ose Zonjen e Pare te Vendit. Ajo duket!(.

-Zgjidhje kryeveper- tha Elmazi- Te nisemi ta gjejme kryetarin kryeminister.

Namik Dokle zv/kryeminister, i dyti pas Nanos ne zyrat bosh te qeverise nxori fjalorin e kohes se Hoxhes me te cilin kishte mesuar spanjishten.

-Duhet te jete ne kete ishull !- tha dhe lajmeroi Gramoz Rucin, te dytin e partise.

-Nuk shkon kaq larg Nano, o Namik !- insistonte Ruci, duke ia ditur huqet kryeministrit qe mund te jete ne ndonje ishull grek.- Pyet a ka kazino ne ate ishull ?-kembenguli Gramozi.

-Ku ka kazino atje o Gramoz !- bertiti Dokle.

-Lere ate pune. Nuk eshte atje ai. A eshte me te Shpetim Idrizi drejtori i Pergjithshem i Doganave?

-Po

-Aha! Qenka ne Portuali- e mbylli Ruci.

-Nuk shkon atje Nano qekur beri ate deklaraten ne Lisbone kunder Kosoves e (pro( Milloshevicit -tha me pikellim i dyti i qeverise ne ikje.

-A ka agrume ne ate ishull o Namik- nderhyri i pesti ne seline roze Elmaz Sherifi

-Plot e perplot.

-E gjeta se kush mund ta gjeje. Lufter Xhuveli- foli si ti kishte rene dopio gjashta Sherifi.

-Epo Xhuveli tashme eshte i djathte- foli ne merak Ruci- Si t'ia bejme qe ta bindim Lufterin per ta gjetur Nanon ne keto agrume afrikano spanjolle?

-Po sikur ti lutemi njehere atij. E kam patur mik kur ishte minister me PS-ne, nderhyri Dokle.

-Ore me mik se une nuk e ke ti, por tashme uji ka ndryshuar rrjedhe. Nuk te vjen ai. Me degjo mua. Mos harxho fryme me te- prape insistonte Ruci dyshi nga ana e partise.

-Po sikur ti themi qe duhet gjetur patjeter Nano ne menyre qe t'ju leshoje qeverine do te vije menjehere Lufteri- tha dhe qeshi dyshi nga ana e qeverise zoti Dokle. Dhe keshtu bene.

-Alo zoti Xhuveli ?- ngriti zerin nenkryetari i qeverise ne rrezim.

-Namiku jam.

-Cili Namik ?!

-Dokle mor burre !

-He, si e ke hallin ?

-Na duhet Nano o Lufter. Po nuk .....

-Nuk e njoh. C'pune ben ky njeri ?- foli gjithe kapadaillek Lufteri.

-Kryeminister! Ka humbur e na duhet. Thuhet se eshte ne nje ishull nga veriu i Afrikes, atje ku bere ti nje vizite kur ishe minister Bujqesie ne vitin 1998- u mundua dyshi ne ikje qe t'ia sqaroje.

-Nuk kam qene asnjehere minister me Nanon! Hajde shendet se nuk kam kohe tani- e ngriti zerin Xhuveli.

-Prit ore Lufter! -sa nuk bertiten Ruci dhe Dokle njeheresh. Nuk donin te humbisnin rastin fatlum per te gjetur kryeministrin Nano.

-Ofrojme 1 milion dollare qe ta gjejme !- thane me nje ze Ruci e Dokle.

-Cash jane apo me banke?- e uli zerin ish-ministri i Bujqesise.

-Si ti duash.

-I dua ne dore. Nuk besoj tek Ju. Keni 8 vite qe keni vjedhur popullin me ministrat tuaj!- tha Xhuveli dhe nxitoi per ne zyren e Dokles. (Kryeministri u gjet. Vjen te shtunen ne Rinas(- tha Lufteri pas cash-it.

Alban Mati

Krokodilli
28-07-05, 10:50
paska pas fat Ish Ministri Xhuveli,, Ka Fitu 1 milion dollar,, (po prap gjusma e milionit i takoj Fatos Nanos,, sepse ishte me xhuvelin ne zyre kur u permenden parat)

mjaft qesharake Dilaver... ska qka fshehet NANO me,, Kryeministri SALI ka postin ne dor kurse NANO bankat e Shqiperis...

Dilaver
29-07-05, 09:26
Kush do ta gjejė Nanon?

Artur Kopani

Dyshime tė mėdha po shfaqen kohėt e fundit mbi vendndodhjen e Fatos Nanos, kryeministrit nė detyrė. Zėrat e fundit qė kanė si burim njerėz tė afėrt tė tij thonė se ai ka lėnė plazhet e Mesdheut dhe pushimet e tij janė zhvendosur nė kazinotė e Amerikės sė Veriut. Gjithēka ėshtė e mundur, sikurse edhe hamendja se ai mund tė jetė kthyer nė Turqi ose nė Greqi, apo nė Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nano mund tė jetė kudo, sepse ai ka pasaportė diplomatike, ka ende bileta dhe dieta tė paguara nga buxheti i shtetit, ka edhe heqėsa shpenzimesh - biznesmenė hallexhinj ose pa halle, - ka edhe pasionin pėr tė bredhur, por edhe papėrgjegjshmėrinė qė i duhet njė njeriu si ai. Por njė gjė ėshtė e sigurt ai nuk ėshtė nė Tiranė. Kėtė gjė mund tė ta thonė nė kryeministri, nė Presidencė, nė Gardėn e Republikės, nė selinė e Partisė Socialiste. Tė gjithė e dinė se nuk ėshtė nė Shqipėri, por pak ose aspak vetė e dinė se ku ėshtė kryetari i PS ose kryeministri nė detyrė.

Kushtetuta e Shqipėrisė pėrcakton se kryeministri dhe qeveria e tij duhet tė qėndrojė nė detyrė derisa tė zgjidhet kryeministri i ri dhe qeveria pasuese. Pak kush mund tė gjejė nė kushtetutė, apo nė ligjet e shumta tė kėtij vendi, njė argument qė mund ta mbajė kryeministrin Fatos Nano nė detyrė, pasi ėshtė njėsoj si t'i dėrgosh me SMS thirrjet qė lexon Petro Koēi nė selinė e zbrazėt tė Partisė Socialiste. Nano e ka bezdi edhe ligjin, edhe Petro Koēin, pavarėsisht se i pėrdor ndonjėherė kur i duhen pėr punėt e tija.

Pelegrinazhi i fundit i Nanos-kryeministėr nė detyrė, krijon vetėm njėlloj shqetėsimi pėr publikun. Vėrtet shumica nuk duan t'ia dinė s'e nga bredh ky njeri, pasi nuk ndryshon shumėēka nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Shumica e shqiptarėve e kanė zgjidhur mbijetesėn jo vetėm duke mos e pasur atė dhe qeverinė e tij pranė, por edhe duke i patur edhe atė, edhe qeverinė e tij kundėr. Shqetėsimi qėndron tek fakti se Fatos Nano ėshtė njė pijanec me probleme, edhe kur pi nga qejfi, edhe kur pi nga halli. Media ka zbuluar kohėt e fundit informacione tė tjera mbi njė aksident qė ai kreu vite tė shkuara nė Shkallnuer, duke sjellė vdekjen e njė qytetari tė pafajshėm. Ai deri tani nuk e ka pranuar se ka qenė i pėrfshirė nė kėtė krim, por edhe drejtėsia nuk ka hetuar dhe zbuluar autorin dhe rrethanat sesi u krye ai krim. Kjo ka ndodhur nė Shqipėri, pasi Nano ka kontroll absolut mbi drejtėsinė.

Por, ky njeri qė e ka pijen me probleme, nuk mund tė gjejė trajtim tė njėjtė si nė Shqipėri, nėse thyen ligjet nė Perėndim, pavarėsisht imunitetit tė tij diplomatik. Njė vit mė parė ai u dėbua me forcė nga njė bar nate nė Manhatan tė Nju Jorkut, pasi nuk iu bind ligjit tė shtetit pėr tė mos pirė duhan nė ambjentet e brendshme. Tani, ēėshtja ėshtė nėse Nano ėshtė i pėrfshirė nė situata tė tilla tė ngjashme, ku ai mund tė ketė rėnė edhe viktimė e mosnjohjes sė ligjeve qė rregullojnė ndryshe jo vetėm jetėn e qytetarėve nga njė shtet nė tjetrin, por edhe nga njė qytet nė tjetrin.

Qė pas tre korrikut, kur partia e tij humbi ndjeshėm kontrollin e shumicės nė parlament, Nano ka shpenzuar jashtė Shqipėri mė shumė se tre javė. Ndryshe nga herėt e shkuara, kur ai autorizon zėdhėnėsat e tij tė thonė ndonjė deklaratė, apo thjeshtė tė lėshojnė ndonjė thashethem, kėsaj radhe asgjė e tillė nuk po ndodh, pavarėsisht se zhvillimet politike kanė qenė tepėr tė vrullshme. Deri tani nuk ka asnjė informacion tė saktė mbi vendondodhejn e tij dhe kjo e bėn tė mistershme fatin e kryeministrit nė detyrė. Njė burim i besueshėm i Partisė Socialiste tha se edhe vetė zv.kryeministri nė detyrė, Namik Dokle nuk ėshtė nė dijeni tė vendndodhjes sė Nanos. Shqipėria ka shumė institucione qė janė tė ngarkuara nga ligji qė tė merren me mbrojtjen e kryeministrit nė detyrė. Eshtė mirė qė ata tė informojnė zyrtarisht opinionin se ku ndodhet kryeministri nė detyrė i Shqipėrisė. Eshtė pėrgjegjėsia e tyre kushtetuese.

Shpati
29-07-05, 10:17

Kryeministri mund te marr pushim si gjith te tjeret.
Pushimin e tij nuk ka e ka ditur se duhet ta lajmroi tek Dilaveri!

E_Zjarrta
30-07-05, 21:32
O vellezer u gjind Nano

*************************************************

Ndryshuar

Bond

Dilaver
01-08-05, 10:10
Nano, nga pushimet nė dasmėn e Toskės

Kryeministri, pas dy javėsh mbėrrin nė atdhe dhe shfaqet nė ceremoninė e martesės sė ministrit tė Rendit

Darina Tanushi

TIRANĖ – Vazhdojnė argėtimet pėr kryeministrin nė ikje, Fatos Nano. Pas pushimeve dyjavore tė kaluara nė disa nga vendet dhe ishujt mė tė bukur qė nga Amerika, Spanja e Greqia, ai sė bashku me Xhoanėn kanė marrė pjesė dje nė ceremoninė martesore tė ministrit tė Rendit, Igli Toska dhe ish-shefes sė tij tė protokollit, Valbona Zeneli. Nano ka mbėrritur nė mjediset e hotel “Adriatik” nė Durrės rreth orės 22.00, pak pasi kishte mbėrritur edhe ēifti Toska-Zeneli. Burimet nga dasma, krejt e mbyllur pėr mediat, thanė pėr “Shekullin” se Nano ėshtė shfaqur me njė fytyrė tė qeshur dhe madje tė relaksuar nga pushimet e stėrzgjatura, pa u shqetėsuar pėr situatėn paszgjedhore, ku PS-ja rezultoi humbėse. Edhe pse ėshtė kthyer nė atdhe, kryetari socialist ėshtė shqetėsuar mė shumė pėr lukun e tij nė dasmėn e Toskės sesa pėr atė se ēfarė ndodh nė selinė e PS-sė, ku pėr ēdo ditė mblidhen sekretarėt e PS-sė, nė krye tė tė cilėve ėshtė sekretari i pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi, por edhe pėr situatėn nė qeveri, e cila mbahet nėn kontroll nga zv/kryeministri Dokle. Kryeministri ėshtė shfaqur nė hyrje tė hotelit me njė tufė tė madhe me lule, tė cilėn ia dhuroi nuses. Ai ėshtė pritur me duartrokitje tė zjarrta nga tė pranishmit nė mjediset e dasmės. Nano ishte i shoqėruar edhe nga bashkėshortja, Xhoana, e cila kishte veshur njė fustan tepėr tė kushtueshėm ngjyrė blu. Ēifti kryeministror ka kėrcyer nėn ritmet e muzikės. Kjo ėshtė dalja e parė e Nanos, edhe pse jo plotėsisht nė publik, (pėr faktin se dasma nuk u lejua tė filmohej nga kamerat apo tė fotografohej), pas kthimit nė Tiranė.
Detajet e ceremonisė
Hoteli ishte rrethuar qė prej disa orėsh pėrpara nga ushtarė tė Gardės dhe forca tė rendit, pėr tė siguruar mbarėvajtjen e ceremonisė, ku nė fakt nuk ka marrė pjesė ndonjė drejtues i lartė i shtetit, pėrveē Nanos. Ndėrsa nga deputetėt socialistė kanė qenė Arben Malaj, Petro Koēi e Shpėtim Idrizi. Siguria e madhe pėrreth hotelit ka sjellė edhe ērregullime nė trafik. Rruga nga Durrėsi nė Tiranė ka patur nė disa segmente tė saj njė trafik tė paparė. Megjithėse ishte parashikuar qė ceremonia tė niste rreth orės 21.00, ajo ka filluar njė orė me vonesė, pasi nė mjediset e “Adriatikut” ėshtė parė tė hyjė Toska me bashkėshorten e tij, me njė Benz tė zi, mbi tė cilin qėndronte njė kurorė lulesh. Kjo nė fakt duket se ka qenė dita mė e gėzuar e Toskės, qė prej zgjedhjeve tė 3 korrikut, kur ai nuk arriti tė fitonte mandatin e deputetit. Gjithēka ka qenė e organizuar nė njė mėnyrė shumė luksoze, po aq sa edhe veshjet e dy protagonistėve. Ndryshe nga ceremonia e organizuar nė “Akuadromin” e Tiranės, nė hotel “Adriatik” ka patur tė ftuar mė shumė ish-kolegė dhe ish-shokė shkolle tė Toskės dhe Valbona Zenelit. Kjo ka qenė njė ceremoni mjaft intime pėr ēiftin, por e ēuditshme ka qenė prania e Nanos pikėrisht nė mes tė familjarėve dhe miqve tė Toskės, kur njė ditė mė parė ėshtė organizuar njė ceremoni e veēantė pėr figura tė njohura tė politikės, ku nuk kanė munguar edhe pėrfaqėsues tė opozitės, si plaku republikan Sabri Godo, reformatori Tritan Shehu. Igli Toska dhe Valbona Zeneli janė kurorėzuar nė martesė tė shtunėn nė Kishėn Ortodokse nė Tiranė, nėn bekimin e kryepeshkopit Janullatos. Gjatė pasdites sė tė shtunės ēifti ka pritur urimet e tė ftuarve VIP, ku ka qenė i pranishėm edhe zv/kryeministri Namik Dokle. Pas kėsaj ceremonie, ēifti pritet tė niset pėr njė “muaj mjalti”, por qė nė fakt nuk do tė jetė muaj i plotė. E mė pas nusja e re, Valbona, pritet tė niset nė Uashington pėr tė vijuar njė master, ndėrsa Toska fillimisht do tė presė nė detyrė deri nė emėrimin e pasardhėsit tė tij.