PDA

View Full Version : Detyra e Sunetit me Kur'anin..


alaudin
02-08-05, 22:03
Detyra e Sunetit me Kur'anin

Tė gjithė e dini se Allahu xh.sh e zgjodhi Muhamedin s.a.v.s me pejgamberllėkun e tij, dhe e veēoi atė mė librin e Tij.

I zbriti atij librin e Tij Kur'anin fisnik dhe e urdhėroi aty - nė mes tė urdhėrave tė tjera- t'ia qartėsojė atė njerėzve. Ka thėnė xh.sh : "Ne ta kemi zbritur ty pėrkujtuesin (Kur'anin) qė t'ia sqarosh njerėzve ēfarė ka zbritur tek ata."
Ajo tė cilėn e shikoj ėshtė se sqarimi i pėrmendur nė kėtė ajet fisnik pėrmbledh dy lloje sqarimi:
I pari: qartėsimi i fjalėve dhe shqiptimit. E kjo ėshtė kumtimi i Kur'anit dhe mos fshehja e tij dhe transmetimi i tij tek populli si e zbriti atė Allahu xh.sh nė zemrėn e tij s.a.v.s. kjo ėshtė pasur si qėllim nga fjala e Tij xh.sh. : "O i dėrguar kumto ēfarė tė ėshtė zbritur nga Zoti yt." Ka thėnė Zonja Aishe r.a nė njė hadith "Kush ju ka folur ju se Muhamedi s.a.v.s ka fshehur diēka nga kumtimi i tij (Kur'anit) ka bėrė shpifjen mė tė madhe mbi Allahun xh.sh. Pastaj lexoi ajetin e pėrmendur mė sipėr." Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Ndėrsa nė njė transmetim tė Muslimit thuhet : "Sikur tė kishte qenė i dėrguari i Allahut s.a.v.s fshehės i diēkaje i urdhėruar pėr kumtimin, e tij do tė kishte fshehur fjalėn e Allahut xh.sh "pėrkujto kur i the atij qė Allahu e kishte shpėrblyer me besime edhe ti i pate bėrė mirė: "Mbaje bashkėshorten tėnde dhe ki frikė nga Allahu!", e ti e mbaje fshehtė nė veten tėnde atė qė Allahu do ta zbulojė dhe u frikėsohesh njerėzve, por mė e drejtė ėshtė qė ti frikėsohesh Allahut……." (sure El-Ahzab : 37)
E dyta: qartėsimi i kuptimit tė fjalės ose fjalisė ose ajetit pėr tė cilin ka nevojė umeti nė qartėsimin e tij. Dhe mė sė shumti kjo ėshtė nė ajetet qė kanė ardhur nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar dhe vjen suneti duke e sjaruar kėtė atė qė nuk ėshtė plotėsisht e qartė duke e pėrveēuar tė pėrgjithėshmen e duke e kufizuar atė. Dhe ky mund tė jetė me fjalėn e tij a.s si mund tė jetė me veprimin e tij dhe pohimin e tij.
Domosdoshmėria e sunetit pėr kuptimin e Kuranit dhe shembull pėr kėtė :
Fjala e Allahut xh.sh : "Vjedhėsit dhe vjedhėses prijuni duart" ėshtė shembull i mirė pėr kėtė.
Vjedhėsi nė ajet ėshtė qė pėrmbledh ēdo vjedhės si dora qė ėshtė nė mėnyrė tė pėrgjithshme.
Qartėsoi suneti me fjalėn e tij tė parėn e tė dy fjalėve dhe e kufizoi atė me vjedhėsin qė vjedh njė ēerek dinari me fjalėn e tij a.s : "Nuk ka prerje vetėm nė njė ēerek dinari e sipėr."e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Si sqaroi tjetrėn me veprimin e tij a.s ose me veprimin e sahabeve tė tij dhe pohimin e tij.

Ata e kanė pasur prerė dorėn e vjedhėsit deri tek kyēi, si ėshtė i njohur nė librat e hadithit. Ndėsa syneti qartėsoi fjalėn dorė tė pėrmendur nė ajetin e tejemumit : "dhe fėrkoni me tė fytyrat e duart." Me fjalėn e pejgamberit se si qėllim ėshtė pasur bėrryli i dorės. Gjithashtu e ka sqaruar me fjalėn e tij a.s: "tejemumi ėshtė fėrkim pėr fytyrėn dhe duart."e transmeton Imam Ahmedi, Buhariu, Muslimi etj nga hadithi i Amar Ibn Jasir r.a.
Disa ajete tė tjera tė cilat nuk mund tė kuptohen saktėsist siē ka dashur Allahu xh.sh vetėm se nėpėrmjet sunetit:
1- fjala e Allahut xh.sh; "ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatarruan me padrejtėsi. Atyre u takon tė jenė tė sigurtė e ata janė nė rrugė tė drejtė." (el-en'am: 82). Sahabet e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] kuptuan fjalėn "padrejtėsi" nė pėrgjithėsimin i cili pėrmbledh cdo padrejtėsi edhe sikur tė jetė i vogėl e pėr kėtė arsye ju fsheh kuptimi i tij dhe thanė: "O i dėrguari i Allahut kush nga ne nuk e ngatarron besimin e tij me padrejtėsi. Tha [salallahu alejhi ve selem] "nuk ėshtė ēdo padrejtėsi. Me tė vėrtetė ai ėshtė shirku a nuk e dėgjoni fjalėn e Lukmanit: "me tė vėrtetė shirku ėshtė padrejtėsi e madhe."e transmeton Buhariu e Muslimi.

2- fjala e Allahut xh.sh : "kur tė jeni nė udhėtim e sipėr nuk ėshtė mėkat pėr ju ta shkurtoni namazin, nėse frikėsoheni se jobesimtarėt do t'ju sjellin ndonjė tė keqe."(en-nisa 101). Pamje e jashme e ajetit obligon se shkurtimi i namazit nė udhėtim ėshtė i kushtėzuar me frikėn e pėr kėtė pyetėn disa nga sahabet tė dėrguarin e Allahut a.s.v.s e thanė: si do tė jetė gjendja jonė nėse e shkurtojmė e jemi tė sigurt? Tha: "lėmoshė tė cilėn e ka dhėnė Allahu pėr ju. Pranojeni lėmoshėn e tij"transmeton Muslimi.
3- fjala e Allahut xh.sh : "ju ėshtė ndaluar e ngordhura dhe gjaku…….."(el-maide:3).
Ka sqaruar suneti me fjalėn e tij se tė ngordhurat si karkaleci dhe peshku dhe gjėrat me gjak si mėlēia dhe shpretka janė tė lejuara ;ka thėnė [salallahu alejhi ve selem] "Na janė lejuar dy tė ngordhura dhe dy me gjak: karkaleci dhe peshku (me gjithė llojet e tij ), mėlēia dhe shpretka."e transmeton Bejhakiu e tė tjerė merfuan[1],dhe meukufen[2].
Isnadi i meukufit ėshtė i saktė dhe ai trajtohet si merfui nė kėtė rast sepse nuk thohet nga ana e mendimit.
4- fjala e Allahut xh.sh: "thuaj: "nė atė qė mė ėshtė shpallur nuk po gjejė tė ndaluar diēka nda ushqimi veē nė qoftė se ai ėshtė e ngordhur gjak i derdhur ose mish i derri ai ėshtė i ndyrė dhe pos asaj qė ėshtė i therur jo nė emėr tė Allahut." (El-en'am 145), pastaj erdhi suneti e ndalojė gjėra qė nuk janė pėrmendur nė kėtė ajet, si fjala e tij [salallahu alejhi ve selem] "Ēdo mishngrėnės nga egėrsirat dhe ēdo shpend me kthetra ėshtė e ndaluar." Nė kėtė temė ka hadithe tė tjera qė ndalojnė nga kjo si fjala e tij [salallahu alejhi ve selem] ditėn e ēlirimit tė Hajberit : "Allahu dhe i dėrguari i tij ju ndalojnė nga ngrėnia e mishit tė gomarėve. Ato janė papastėrti." transmenton Buhariu e Muslimi.
5- fjala e Allahut xh.sh : "Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritė dhe ushqimet e mira qė Allahu i krijoi pėr robtė e tij." (el-a'raf: 32 ),qartėsoi suneti se nga stolitė ka qė janė tė ndaluara. Ėshtė vėrtetuar nga Pejgamberi [salalahu alejhi ve selem] se ai doli njė ditė tek sahabet e Tij nė njėrėn dorė kishte mėndafsh e nė tjetrėn kishte flori dhe tha : "kėto janė tė ndaluara pėr meshkujt e umetit tim e tė lejuara pėr gratė."e transemton Hakimi dhe e saktėsoi atė.
Hadithet tė ngjashėm me tė janė tė shumtė dhe tė njohur nė dy librat e saktė tė haditheve e nė tė tjerė libra.
E shembuj tė tillė ka plot e janė tė njohur nė mes te dijetarėve tė hadithit e fikhut.
Ēfarė u pėrmend mė sipėr, na bėhet e qartė rėndėsia e sunetit nė ligjin islam. Nėse i rishikojmė shembujt e pėrmendur pėrveē tė tjerave qė nuk janė pėrmendur sigurohemi se nuk ka rrugė pėr kuptimin e saktė tė Kur'anit fisnik vetėm nėse e bashkojmė me sunetin.

Nė shembullin e parė kuptuan sahabet me fjalėn "padrejtėsi" tė pėrmendur nė ajet sipas pamjes sė jashme, megjithatė ata - r.a - ishin siē ka thėnė Ibn Mes'udi: "Personat mė tė vyer tė kėtij umeti, mė zemėrmirėt, mė tė dishmit dhe mė sė paku tė obliguar." E ata megjithatė gabuan nė kuptim e ajetit, e sikur tė mos i kthente Pejgamberi a.s nga gabimi i tyre dhe t'i udhėzonte nė tė saktė se "padrejtėsia" e pėrmendur ėshtė shirku do t'i kishin ndjekur ato nė gabimin e tyre, por Allahu xh.sh na ruajti ne nga ai gabim me mirėsinė e udhėzimit tė tij s.a.v.s dhe sunetit tė tij.
Nė shembullin e dytė sikur tė mos ishte hadithi i pėrmendur do tė mbeteshim mė sė paku nė dyshim pėrsa i pėrket shkurtimit tė namazit nė udhėtim kur jemi tė sigurt, nėse nuk do tė shkonim nė kushtėzimin e frikės nė tė, siē ėshtė ajeti nė pamjen e jashtme dhe si ju paraqit ajo disa sahabeve, sikur ata tė mos e shikonin tė dėrguarin e Allahut s.a.v.s ta shkurtojė namazin dhe ta shkurtonin me tė edhe kur ishin tė sigurtė.
Nė shembullin e tretė sikur tė mos ishtė hadithi do tė ndalonim tė mirat tė cilat na janė lejuar : si karkaleci (i detit), peshku, mėlēia dhe shprekta.
Nė shembullin e katėrt sikur tė mos ishin hadithet nga tė cilat cekėm disa nė tė, do tė lejonim atė qė na e ka ndaluar Allahu xh.sh me gojėn e tė dėrguarit s.a.v.s nga egėrsirat, dhe shpendėt me kthetra.
Gjithashtu edhe nė shembullin e pestė sikur tė mos ishin hadithet do tė lejonim atė qė na e ka ndaluar Allahu me anė tė tė dėrguarit tė Tij nga floriri dhe mėndafshi. Duke u bazuar nė kėtė kanė thėnė disa nga tė parėt tanė tė mirė : "Suneti ėshtė qė gjykon mbi Kur'anin."


Humbja e personave qė mjaftohen me Kur'anin pa sunetin


Ėshtė pėr tė ardhur keq se disa dijetarė tė tefsirit dhe disa dijetarė bashkėkohės kanė shkuar me mendimin e lejimit tė gjėrave qė janė pėrmendur nė dy shembujt e fundit, si: lejimi i ngrėnies sė mishit tė egėrsirsave, dhe veshja e floririt e tė mėndafshit duke u bazuar vetėm nė Kur'an. Por gjenden nė kohė tė sotme njė grup qė e quan veten me emrin "Kur'anorė", e shpejgojnė Kur'anin sipas dėshirave tė tyre e sipas mendjeve tė tyre, pa u mbėshtetur nė sunetin e saktė, por suneti i saktė tek
ata ėshtė qė vjen pas dėshirave tė tyre. ēfarė vjen nė pėrputhje me dėshirat e tyre e pranojnė dhe nguliten nė tė, e ēfarė nuk pėrputhet me dėshirat e tyre e flakin pas krahėve. Sikur pejgamberi [salallahu alejhi selem] na ka informuar pėr ta me fjalėn e tij nė hadithin e saktė : "Do tė gjendet dikush nga ju ulur nė fronin e do t'i vijė ndonjė urdhėr nga urdhėrat e mia tė cilat kam urdhėruar pėr veprimin e tij ose kam ndaluar nga ai, e do tė thotė : Nuk e di. ēfarė e kemi gjetur nė librin e Allahut e kemi ndjekur." e transmeton Tirmidhiu, e nė njė transmetim tjetėr : "Ēfarė kemi gjetur nė Kur'an nga harami e kemi ndaluar atė. A nuk mė ėshtė dhėnė mua Kur'ani dhe sikur ai bashkė me tė."
E nė njė hadith tjetėr : "Me tė vėrtetė atė qė e ka ndaluar i dėrguari i Allahut ėshtė si ajo qė e ka ndaluar Allahu."
Por ėshtė pėr tė ardhur keq qė disa dijetarė tė nderuar kanė shkruar libra pėr ligjin e Allahut xh.sh, dhe besimin e tij, pėrmendin nė parathėnien e tij se ai e ka shkruar atė dhe se nuk ka ndonjė burim tjetėr pėrveē Kur'anit.
Ky hadith i saktė tregon nė mėnyrė tė prerė se ligji Islam nuk ėshtė vetėm nė Kur'an, por ai ėshtė Kur'ani dhe Suneti. Kush mbėshtetet pas njėrit nga kėta tė dy pa tjetrin, nuk ėshtė kapur pas asnjėrit nga tė dy, sepse secili nga tė dy urdhėron pėr mbėshtetjen me tjetrin, siē ka thėnė Allahu xh.sh: "Kush i bindet tė dėrguarit me tė vėrtetė i ėshtė bindur Allahut.", "Pėr Zotin tėnd, jo ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty e as tė asaj para teje) derisa tė mos tė zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd ) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.", "Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje tė bėjnė ndonjė zgjedhje. E kush kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg tė vėrtetės.", "E atė tė cilėn ua jep i dėrguari atė merreni e atė qė ua ndaloni ndalohuni nga ai veprim."
Me rastin e kėtij ajeti mė habiti ēfarė ėshtė vėrtetuar nga Ibn Mes'udi r.a dhe kjo ngjarje ėshtė se njė grua kishte ardhur tek ai dhe i tha atij: ti je ai qė thua: "I mallkoftė Allahu ato tė cilat heqin vetullat, ato qė e kryejnė kėtė punė dhe ato tė cilat bėjnė tatuazhe……?" Tha: Po. E i tha atij: Unė e kam lexuar librin e Allahut nga fillimi deri nė fund e nuk kam gjetur nė tė atė qė ti e thua. I tha asaj: Sikur ti ta kishe lexuar atė do ta kishe gjetur. A nuk e ke lexuar ajetin: "E atė tė cilėn ua jep i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] merreni, e atė qė ua ndalon ndalohuni nga ai veprim." Tha : Po e kam lexuar. Tha Ibn Mes'udi: E kam dėgjuar tė dėrguarin e Allahut s.a.v.s tė thotė: "I mallkoftė Allahu ato tė cilat heqin vetullat…." e tha hadithin. E tranmeton Buhariu dhe Muslimi.






Mos mjaftimi i dijes sė gjuhės pėr ta kuptuar Kur'anin
Nga ajo qė u lartpėrmend, duket e qartė se nuk ka vend pėr ndonjė sado qė tė jetė i ditur nė gjuhėn arabe, dhe letėrsinė e saj tė kuptojė Kur'anin fisnik pa u ndihmuar pėr kėtė nė sunetin e Pejgamberit [salallahu alejhi veselem] qoftė ky i marrė nga fjalėt e tij ose nga veprimet e tij, pasi ai nuk do tė jetė mė i ditur nė gjuhė se sahabet e pejgamberit s.a.v.s nė gjuhėn e tė cilėve zbriti Kur'ani dhe nuk e pat prekur atė pėrzierja me gjuhėn e tė huajve, gjuhėn popullore dhe gabimet tė tjera, e megjithatė ata gabuan nė kuptimin e ajeteve tė sipėrpėrmendura kur ata u mbėshtetėn vetėm nė gjuhėn e tyre.
Duke u nisur nga kjo ėshtė e padiskutueshme se njeriu sa herė qė ėshtė i ditur me sunetin ėshtė mė i njoftuar pėr kuptimin e Kur'anit dhe deduktimin e dispozitave nga ai, mė shumė se ai i cili ėshtė i paditur me Sunetin. Duke qenė kėshtu si mund tė flitet pėr njė person i cili nuk argumenton me tė dhe nuk i kushton rėndėsi atij?
E pėr kėtė ka qenė nga rregullat pėr tė cilat kanė rėnė dakord dijetarėt, se Kur'ani duhet tė interpretohet me Kur'an dhe Sunet, pastaj me fjalėt e sahabeve etj. Nga kėtu duket e qartė shkaku i humbjes sė dijetarėve tė Ilmul kelamit tė hershėm e tė vonshėm, dhe kundėrshtimi i tyre me selefėt - r.a- nė besimin e tyre, e nė dispozitat e tyre, ndaj ky shkak ėshtė largimi i tyre nga Suneti, e njohja e tyre me tė e gjykimi i tyre sipas mendjeve tė tyre e dėshirave tė tyre nė komentimin e tyre tė ajeteve qė flasin pėr cilėsitė e Allahut xh.sh e tė tjera ajete.
Sa fjalė e mirė ėshtė ajo qė ka ardhur nė librin "Sherhul akidetit-tahavijeh" (faqe 212- botimi i katėrt):
"E si mund tė flasė pėr bazat e fesė kush nuk i merr ato nga libri i Allahut xh.sh dhe suneti, por i marrin ato nga fjala e dikushit?! E kur pretendon se ėshtė marrė nga libri i Allahut nuk e pranon shpjegimin e librit tė Allahut me hadithet e tė dėrguarit s.a.v.s e nuk shikon nė tė, e nė ēfarė e kanė thėnė atė sahabet e ndjekėsit e tyre tė mirė, tė cilat na janė transmetuar neve nga persona tė drejtė qė i kanė zgjedhur ata kritikėt. Ata (sahabet dhe ndjekėsit e tyre) nuk na kanė transmetuar vetėm fjalėt e Kur'anit por na kanė transmetuar fjalėt e tij dhe kuptimin e tij, e nuk kanė qenė qė e mėsonin Kur'anin si e mėsojnė fėmijėt por e mėsonin me kuptimet e tij. Kush nuk ndjek rrugėn e tyre me tė vėrtetė flet me opinionin e tij, e kush flet me opinionin e tij e me atė qė e mendon se ėshtė feja e Allahut dhe nuk e ka marrė atė mendim nga libri i Allahut ai ėshtė qė ka kryer njė gjynah, e edhe nė qotė se ka qenė i saktė. E kush merr nga libri i Allahut dhe suneti ai ėshtė qė Allahu e shpėrblen edhe nė qoftė se ka gabuar, por nė qoftė se ka gjetur tė saktėn shpėrblimi i tij dyfishohet.", pastaj tha (nė faqen 217):

"Ėshtė obligim qė t'i bindemi tė dėrguarit s.a.v.s dhe t'i nėnshtrohemi urdhėrave tė tij e ta presim lajmin qė vjen nga ai me pranim dhe vėrtetim pa e kundėrshtuar atė me iluzionė tė gėnjeshtra qė i quajmė logjikė, ose tė vendosim mos qartėsim ose dyshim nė tė, ose tė vejmė para tij mendimet e personave, e paqartėsinė e mendjeve tė tyre. Ta njėsojmė atė s.a.v.s nė pranimin e gjykimit tė tij dhe nė bindjen e tij e nėnshtrimin ndaj tij si njėsojmė Allahun xh.sh nė ibadete dhe nė nėnshtrim, pėrulje dhe nė mbėshtetje."
Nė pėrgjithėsi : "Ėshtė obligim pėr tė gjithė muslimanėt qė tė mos ndajnė mes Kur'anit dhe Sunetit nga ana e obligimit tė punės me ato tė dyja dhe ngritja e legjislacionit islam mbi tė dyja bashkė. Kjo ėshtė garanci pėr to dhe tė mos devijojnė nga kėto tė dyja djathtas apo majtas dhe tė mos tėrhiqen nga kjo tė humbur, siē e ka thėnė i dėrguari s.a.v.s me fjalėt e tij: "Kam lėnė mes jush dy gjėra nuk do tė humbni nėse do tė kapeni me ato tė dyja: libri i Allahut dhe suneti im. Dhe nuk do tė ndaheni derisa ta ktheni tek unė ēėshtjen." E transmeton Maliku dhe Hakimi me isnad tė saktė.
ligjerat e shejh Nasiruddin Albanit