PDA

View Full Version : Kujtimet ne FD !


Diana007
09-08-05, 10:53
Lexoj shum shkime te vjetra dhe jan do qe me pelqjn shum dhe qe ja vlen te mos harron besa qe ti kujtojm edhe disa antaret qe nuk jan aktiv koheve te fundit :roll: pra qe ti bartim shkrimet ketu :wink:

Cka ja merr mendja per kete ide ??

Diana :wink:

lazdrani
09-08-05, 18:19
Barbaroza



Anėtarėsuar: 09 Jan 2004
Mesazhe: 9546
Vendodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postuar: 27.04.2004 09:51 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Rigat e shiut ne kete mengjes te ftohte,me bene te hudh shikim tej dritares.Shikoj larg ne horizont me shprese se aty,ne skajin e pafund te qiellit,do te mund te qetesohet shpirti i trazuar,i bere lemsh qe nuk i dihet filli.Gjithcka me kujton ne ty,edhe rigat e shiut qe bijne pareshtur.
Po pres se mos valle,me ne fund do te shoh ylberin qe me ngjyrat e tij te larmishme do me jap frymezimin tim t'i shkruaj ca vargje qe i kam palosur ne zemer qe sa kohe.Por,ylberi s'duket,prape ne zemren time mbesin vargjet.Por,le te rrijne aty,jane te sigurta,asgje nuk i lag,as shiu i ketij mengjesi...
_________________
Kur ka ra kushtrimi n'Kosovė
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė

Janė bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkėt me malėsorė
Janė bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkėt me malėsorė...!

Nga Barbaroza

lazdrani
09-08-05, 18:25
Anėtarėsuar: 24 Oct 2003
Mesazhe: 16855
Vendodhja: Diku nėpėr botė.
Postuar: Sun May 23, 2004 2:28 am Titulli i mesazhit: Ekspozita e Dardanise-viti 2050.

--------------------------------------------------------------------------------

Kam marre stermbesen per dore e dola ne nje sheti. Uf korba une kembet menxi po me mbajne. Kur qe po me thot stermbesa.
O stergjyshe qenka hap nje ekspozite ketu ne qoshe. A te hyjme ta vizitojme?
Po cka shkruan moj bi aty?
Ekspozita e Dardanise-me tha mbesa.
Dardania a?- Eja moj shpejt te hyjme e te shikojme.

Hyra cka me pa kompjuter, tastatura, mouese, LapTopa te ktyne herav. Syte mu mbushen me lot.

Pash nje tastature te vjeter. Aty shkruante
Kjo eshte tastatura e famshme e Murgeshes. Ajo ne ket tastaure ka shkruar per 20 vite rrjesht. Nje dite burri i saj i merzitur nga pritja e gjate e hjeku tastaturen nga kompjuteri dhe ja ndaloi te shkruaj Murgeshes pergjithnje.
Thuhet se ne pyetje eshte nje afere, por nuk mund te prishim imazhin e mire te saj qe e ka pasur mes diskutuesve ne Dardania. Prej asaj dite nuk ka shkruar me kurre ne forum. Si duket ishte mesuar te shkruaj vetem ne ket tastature.
(eh nuk eshte krejt keshtu. Nuk ishte aspak afer, por dashuri ama kur sban nuk shkon me zor. Eh plaku im te ma kishe lene ateher tastaturen sot skisha mbet e veje.)

Me poshte nje LapTop
Ne ket LapTop ka derdhur djerset e veta e nderuara Barbaroza. Ka shkruar 5 vite me rradhe ne dardani. Na vjen keq, qe nuk dijme me teper per te. Kur u martua me nje katundar ai nuk e la me me hy ne Dardani. Ishte gjeloz shume, mendonte se LapTopi eshte magjik e mundet me ja marre nusen. Dardania ne ate kohe pat pesuar nje humbje te madhe.
(Po keshtu ka qene me te vertet. Me kujtohet e gjora vashe. Me sa shpresa i pat thene Po nje djali te njoftuar ne internet. I thoshte se eshte mjek e paska qene katundar)

Me tutje nje monitor.
Ne ket monitor shkroi dhe lexoi e nderuara Genta. Ajo ishte aktive 7 vite ne Dardania. Shikohej shume ne ket monitor qe e kishte bere si pasqyre. Nje dite rastesisht u shikua me shume. Pa veten se i kishin dalur thinjat ne floke. E deshperuar u largua nga Dardania ne drejtim te panjohur.
(Eh Genta bukuroshja ime po fat te keq paske pas)

Pak me poshte nje CD-rom.
Ne ket CD-rom per 15 vite u kyq e shkyq Lazdrani.
Ne vitin 2004 shkoi e martua. Por nusja i doli e menqur per 15 vite me rradhe. Edhe pse lexonte ne dardani nuk donte ti shikonte aferat e tija me Murgeshen e me vajzat tjera ne forum. I besonte shume Lazdranit.
Pas 15 viteve nusja e pa se flirtet spo mbaronin kurre e nervozuar e fiku per gjithnje kete CD-rom. Qe ateher Lazdrani su ba me i gjalle ne Dardani.
( Me merrte nganjeher ne telefon e me thoshte se po i mungoj shume une dhe dardania)

Pastaj ne nje vend tjeter shoh nje maus apo mi elektronik. Me kurreshtje afrohem te lexoj.
Ky mi sypozohet te ket qene i annes. Ajo shkroi 25 vite me rradhe ne Dardani. Pas 25 viteve e plakur dhe e braktisur nga te gjithe, por pasurin e vetme kishte miun e pa se Dardania e la pa burre e pa familje e deshperuar doli te kerkoj fatin. Ende eshte duke e kerkuar.
(nc-nc, dukej bre vajze e zgjuar, sigurisht gjer me tani e ka gjet ndonje plakush te mire)

Eci ne ket ekspozite te quditshme, takoj emra te njohurish nga Dardania.
Permallohem e me dalin tinzisht lotet kur kujtoj momentet e bukura te kaluara ne forumin e dardanise.

Ne nje qoshe e te ndritur mire shoh nje LapTop.
Cudi me duket se eshte i njofshem. Afrohem te lexoj.
Ky eshte LapTopi i Murgeshes qe me zemergjeresi ja fali Barbarozes.
Ky LapTop cuditerisht gjate punimeve ne ekspozite na eshte paraqitur vet. Nuk e dijme se nga ka ardhur as kush e solli, kur ta ndezim del nje mbishkrim "Me dashuri e perjetesisht i juaji Rrushi"
(Po Rrushi eshte i zhdukuri nga dardania. Me duket se kam ndegjuar se kur u largua nga Dardania lajmerohej nga nje bote tjeter. Qudi te jet ende gjalle Rrushi)

Ejani ju lutem mos harroni te vini e te lexoni mbishkrimet tjera per cdo anetar te forumit.
Me nderime nga Stergjyshja-Murgeshe.
_________________

Murgesha
09-08-05, 18:44
Oh moj Diana, po na paske mbytė moj me kėtė temė. :( :( :( :(

Dardania ėshtė rezervar i pshtjerrurr i shkrimeve tė mira.

Edhe unė shpesh po lexoj shkrimet e vjetra, shpesh mė qeshet e ndodhė qė edhe sytė mė mbushen me lot, kur kujtoj momentet se si i kam shkru dhe si ka qenė atmosfera.

Mė ndodhė shpesh, po tė mos shoh nikun tim nė shkrim as qė do e dija se e kam shkruar unė. :lol:

turisti
09-08-05, 19:28
Pershendetje per temen e hapur Diana Bond-007 :P

Ne i takojm haresės,shkrimet i takojne arkivės. :(


:P TURISTI. :P

Diana007
10-08-05, 10:47
Ehhh mojj Deaaaaa mė ktheve njė kohė bukur mbrapa!! :(
U zgjova njė ditė nė mėngjes data ishte 11 Qershorė ,dhe pa qėllim hyra tė lexojė kėtu. Lexova bukur mirė ,mirė e pakė qė nga 10:00 e mėngjesit deri nė ora 24:00 ku edhe u regjistrova nė ato orė tė mesnatės ( a mos vallė rregjistrimi ma paska lėnė rremė qė unė tė jem zakonisht online nė kėto orė?!) :roll:
Si dhe fillova ,me shaktėruu thashė tė marrė pjesė edhe unė nė kėtė ndėrtim tė kėsajė japije mahnitse,se pashė qė bukur mirė kishin ndėrtu ama dikund e dikund u dashke me bė edhe shaktėrrime ,mooj pėr shkak mos me marrrė mėsush tėrė kjo japi qė ishte nė ndėrtim e sipėr, u dashke ndokush qė tė thyej e tė bėnė rrupllima. :lol: :lol:
Nuk e di saktėsih mė duket se ishin duke e vu kulmin , aty ka qenė edhe ardhja ime dhe iu bashakangjita kėtyre puntorve tė zellshėm dhe vazhdova edhe une , tė jemė pjesmarrse nė vurjen e gurė themelit tė kulmit :D

Shpresojė se ke mbetė e kėnaqur sa do pak me shkattrimet asi ndėrtimet e mia ,nė kėtė japi ! :wink: :lol: :lol:

yllka
10-08-05, 19:15
Postuar: Sun Jun 06, 2004 2:03 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

VALLZIM NE AKULL

ISHTE BUKURE ME TY
EDHE PSE ISHTE ACAR I MADHE
I GEZUAR ISHA KUR FILLUAM
VALLEZIM MBI AKULL
ZEMRA IME ISHTE E LUMTURE
TANI HARROVA LOTET,
HARROVA VALLEZIMIN
ASGJE TJETER ME SHUME
VETEM NJE PUTHJE


Nga poeti im Lazdrani :wink:

DEA
11-08-05, 13:44
IDENTITETI IM

Shkruar nga Giovani, ndodhia me prekese e forumit te deritanishem ku kam derdhur shume lote,
__________________________________________________ ___________
Gjakimi dhe nevoja per lumturi gjithsesi jan kerkes dhe deshir themelore per gjdo njeri. Njerzit ja paraqesin njeri - tjetrit urimet dhe deshirat pikrishte me kete fjale te thjeshte ME FAT fjal e vogel por me vlere.
Vite me pare kur kam dal nga shtepija askush nuk me ka uruar fat, jam lindur ne kosove ( Peje ) ku edhe kam kaluar femirin time, si femij kam vuajtur shume sepse babai me rahte gjdo dite e nuk e di pse ?? Ne vend te mengjesit, drekes dhe darkes une hangsha shuplaka.
Pas shume lotve vendosa qe te iku nga shtepia, ishte vera e vitit 1995 kur kam dal nga shtepija fillimisht mendoja te shkoja ne Prishtin por ne Pr. pash qe nuk kishte shume dallim nga Peja vendosa te shkoja diku tjeter pa ditur se ku do te perfundoja kam udhtuar me tren disa dite, kam ndrruar trene te ndryshme zbritsha nga njeri e hypsha ne tjetrin me ne fund kam zbritur ne nje shtet qe nuk e dija se cili ishte. Arsyja e qendrimit ne kete shtet eshte se me ka pelqyer stacioni sepse kur u ulsha dhe shtrija doren time te vogel me jepshin para dhe ketu e kam kuptuar se nuk isha ne Kosov sepse parat qe mi falshin nuk ishin DINAR.
Nje mbrenje nje Zonje qe punonte ne nje kiosk e cila me shihte gjdo dit ne stacion eshte afruar dhe ka folur me mua ajo fliste une qeshja sepse nuk e kuptoja fare, me ka marr per dore e me ka derguar ne shtepin e saje ku jetonte me burrin dhe nje vajz te vogel, me kan shiquar si femiun e tyre me kan derguar ne shkolle ku shume shpejt e kam mesuar gjuhen dhe me ne fund kam kuptuar qe isha ne Zvicer.
Nje bremje ju kam tregur shkakun se pse ndodhesha ne stacion ata duke qajtur nga tregimi im me perqafuan.
Ne kete familje kam qendrūar 5 vite, ne vitin 2000 i kam falenderuar per ndihmen qe ma kishin dhene ata ma kan gjetur nje banes keshtu kam filluar te jetoj ne vetmi, po ne te njejtin vit jam regjistruar ne fakultetin e Arkitektures. Jeta mu be me e veshtir sepse punojsha dhe studiojsha por punet me ecshin mire.
Tani jam 23 vjeqar dhe jam ne vitin e katert te studimeve ku deri me tani po me shkojne shume mire. Ne fakulltet jam asistent i nje proffesori i cili ne veren e vitit 2003 per projektimin e disa rrugve duhej te shkonte ne Kosove dhe pa ditur se une jam i lindur ne Kosove me tha se duhet te shkoja me te per ta ndihmuar.
Kthimi ne Kosove pas shume viteve ishte i veshtire sepse nuk me priste askush dhe nuk shkoja ne shtepin time por ne Hotel. Kemi qendruar nje muaj por nuk kam treguar se isha kosovar. Pasi qe perfunduam punet u bem gati per tu kthyer ne CH ne airoport kur shisha shme prinder qe pershendetshin femit e tyre, kam filluar te qaj proffesori me pyeti se c' kisha une i thash qe po me pelqen shume Kosova.
Tani kam filluar te mendoj familjen time te vertete e cila nuk din asgje per mua qe nga viti 1995 ndoshta mendojn qe jam i vdekur, por nuk kam forc qe te shkoj pasiqe gjate ketyre viteve nuk ju kam bere asnje telefonate.
E di se fai eshte tek une sepse nga frika se mos po me zbulon ndokush e kam fshehr identitetin tim, edhe pse ka shume studente shqiptar nuk kam folur kurr ne gj. shqipe edhe pse ndonjeher gjat bisedave te tyre ne shqip me kan shajtur nuk kam reagar fare.
Kete vere do te shkoj prap ne Kosov por kesaj radhe do te shkoj ne shtepi e jo ne Hotel, eshte pak veshtir te shkoj pasi qe tani nuk mbaj me mbiemrin e tyre.
__________________________________________________ ___________[/b]

yllka
11-08-05, 18:28
Moderator/e


Anėtarėsuar: 11 Dec 2003
Mesazhe: 2197
Vendodhja: Gjakove
Postuar: Sun Nov 21, 2004 9:37 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

21 Korriku ishte ajo dita qe me beri ta ndiej se dashuria eshte ajo qe,po provonte t'mi zgjonte ndjenjat qe ishin te mbyllura diku ne thellesin e shpirtit tim.Ishte pikerishte ajo dite,kur t'i shijova buzet qe digjeshin nga epshi. Ajo dite,dukej se kishte filluar vetem per ne te dy.Vetem Drini i Bardhena shihte.Ishim nje shpirt dhe dy qenie qe dashuroheshim deri ne pafundesi.Ishim te dashururar marrezisht.E donim qdo gje qe kishim pran.Jetonim per puthjet tona,per frymen e njeri-tjetrit dhe keshtu vazhduam te jetonim qdo dit te jetes sone.Duheshim por,si thote nje fjale popullore,asgje nuk eshte e perjetshme.Nuk ishte as dashuria jone,jo pse ne e deshtem ndarjen,por pse ashtu ishte shkruar.Nje fuqi nga larte te ndau nga une.Por ti mos u brengos,sepse jam une ai qe do t'vazhdoj dashurin tone,do ta dua Drinin e Bardhe edhe per ty,do ta ruaj dashurine tone deri ne fundin e dy boterave.
Ishte 25 Maji qe te ndau nga nje pjes e jetes sime,sepse edhe pse ke vdekur,jeton thell ne mua.Dhe tani u ben kater vjet nga njohja jone.Te lutem me premto se do te bashkohemi ne boten e enderrave,sepse une do te vij dhe ateher,asgje nuk do te mund te na ndaj.Ti dergova lulet e dashuris prane varrit tende.Edhe pse e vdekur,une e ndjeja shikimin tend ne mua.Edhe pse ti je e mbyllur pergjithmone,nje fllad ma pershkroi trupin.Dua te te kem prane se nuk mundem me.
Ishin te gjataketo dy vite pa ty.Jeta pa ty eshte denim.Prandaj,ti me prit se do te vij.
_________________


Mbrapsht nė krye

yllka
11-08-05, 18:30
Naki
Moderator/e


Anėtarėsuar: 30 Sep 2003
Mesazhe: 3161
Vendodhja: Nė Metropolet e Shėngenit
Postuar: Mon Nov 22, 2004 2:30 pm Titulli i mesazhit: Jeto Jeten

--------------------------------------------------------------------------------

Jeto Jeten

Mbrenda nje minute,sikur jeta dhe ardhmerija u mposhten nga nje Stuhi Emocionale te mbeshtjellur ne Frige dhe Pesimizem .
Njeriu nga nje here i mashtruar nga segmentet e ndryshme gjate orarit jetesor,sikur harrone se Primarja ne kete jete eshte shendeti,populli thote SHENDOSH ME QENE SE BEHET MIRE.
Si Punetor shendetsore qe nga afer kete e perceptone semundjen me te rende KANCERIN Malinje me bene qe Boten reale te shohe ne dy perspektiva Grupin e njerezve qe lengojen nga semundjet,dhe Grupin njerezor te Shendetshem.
Te perceptoshe grupin e njerezve qe numerojne minutat e jetes eshte nje sfide shume e rende qe kerkone mbeshtetje Shpirterore qe ditete e numeruara te mos kaloje ne vetmi.
Andaje Jeto jeten dhe japi jetes vite,e jo te ndodhe e kunderta qe vitete te diktojne jeten,sikurse semundjet kancerogjene qe diktojne minutata.

Me nderime Naki
_________________

yllka
11-08-05, 18:36
Postuar: Sun Nov 21, 2004 7:08 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Korrik 1992


Ora diku 9:00 e mengjesit,rrezet e diellit kishin depertuar ne fetyren time.Ishte nje dite shume e bukure.U zgjova dhe ngadal zbrita ne katin e pare ne Kuzhin.Mamaja ishte zgjuar kishte pregaditure mengjesin.Miremengjesi biri im.Miremengjesi Nene.Pasi bera ushiqim e ema ime me pyeti :Muki je per nje kafe.Po mame bene,po dal pake jashte ne kopshtin e Shtepise.Aromat e shume lloje lulave me benin te disponuar.Pasi mbarova Kafen dola ne qytet te takohem me shoket e mi (vllezer te gjakut)Besi dhe Ilon.Pasi u argetuam ne disa Kafe Bar,vendosem te ikum per dreke buze lumit Ibri.Ashtu edhe vepruam,pasi arritem takuam shume shoke dhe shoqe te gjenerates sone.Disa ndegjonin musike,disa luanin me letra,me top ne uje...Kaluam shume bukure kete mbasdite.Ne mbremje vendosem qe te shkojme ne Disko ne Klubin e Artisteve,aty me te vertet ishte atmosfere e bukure qka edhe u zbavitem deri ne oret e vona.Pasi vendosem te ikum neper banesa u pershendeta me Shoket e mi.
Te neserme zilja e shtepise me zgjoi.Nga dritarja e dhomes sime vrejta se Posta kishte qene...Motra ime erdhe larte ne dhome dhe me tha.I dashure vella posteri ishte kety dhe pyeti per ty ju jeni thirruar ne Armaten Jugosllave per sherbim.Motra ime filloje te qaje me ze.Ej loqke mos te lutem se kur gje nuk ka ndodhe,mora shtrengushem ne gjirin tim.Ajo pershperiti edhe ti do te na leshe edhe ti do te ikesh jashte vendelindjes.Te them te drejten nuk kam mundure ti perballoje keto momente dola jashte kur papritmas erdhen edhe shoket e mi dhe me treguan se edhe ata kishin marre poste dhe ishin te ftuar per sherbim ushtarake ne RSJ.Ne ishim te vendoset qe nuk do te sherbejme kete ushtri serbe,dhe vendosem qe sa me shpejte ti marrim rruget e Gurbetit.Isha i pikelluar pasi qe Studimet nuk mundeja ti vazhdoja.Pas nje bisede me Babai tim vendosa qe te dale ne Maqedoni e pastaj ne shtetin ame Shqiperi.Ashtu edhe vendosem.Edhe sot me kujtohet ajo dite pasi u pershendeta me familjen time gjate udhetimit shikoja vetem mrapa Shtepine dhe mendoja athua kur eshte ajo dite qe parape te kthehem.Udhetimi im ishte Maqedoni-Shqiperi-Itali-Austri-Gjermani.Stacioni im i fundit ishte ne nje qytet te bukure te gjermanise ku edhe takova dy vllezerit e mi qe jetonin dhe punonin kety.Gurbeti eshte shume i rende dhe fale zotit qe kisha shume ilake te mi disi perballonim vuajtjet e gurbetit.Shkuan 10 vite deri sa arrita per te heren pare ne Vendlindje time.....
_________________
Tė dua aq shumė,sa dashurin ndajė vetėvetės e harrojė


Lazdrani

yllka
11-08-05, 18:39
Vjeshtė me lotė

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndijeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por, pėr cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.

Ne dhimbjen tone
U lexuakan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.

Nene ashtu si me pecillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si je femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.

Nene ti je dashuria e vete Allahut

DR.LEONE

yllka
11-08-05, 18:42
Mė erdhe sot! Nuk tė prita kėtė ditė. A nuk bėn ta shtyshė ardhjen tėnde edhe pėr pak kohė? A nuk bėn tė vijshė pas njė viti, pas njė muaji, pas njė javė? A nuk mund tė mė falėsh madje as njė ditė!?
E di, e di se ti je vizituesi i fundit i ēdo njė frymori, e kam pasur parasysh se njė ditė nuk do tė mė harrosh as mua, por ē?e do qė mė mori dynjaja pėrpara dhe tė harrova ty, harrova kėtė ditė qė premtoi Fuqiploti!
Ah, sikur tė mė kishe dhėnė edhe pak afat, vetėm edhe pak, sa pėr tė pėrfunduar edhe ca punė tė kėsaj bote!
Vetėm sa tė siguroj njė banesė pak mė tė madhe pėr familjen time?
Vetėm sa tė rregulloj si duhet punėt nė sipėrmarrjen time qė udhėhoqa pėr kaq vite?
Vetėm? Vetėm?
Tė largova nga mendja, edhe pse pėr ēdo ditė tė bekuar vėreja hijen tėnde nė qytetin tim e nė lagjen time, herė larg e herė afėr! Si nuk e mora mė seriozisht ēėshtjen tėnde!?
Vėrtet, a nuk ke mundėsi tė mė falėsh madje as njė ditė? As njė orė!? Vetėm njė minutė!!!? E ēfarė tė bėj mė parė unė i gjori pėr atė minutė!?
A tė pėrshėndetem me prindėrit pėr tė fundit herė?
A ta gėzoj bashkėshorten me dhuratėn e ndarjes?
A tė pėrqafoj fėmijėt si asnjėherė mė parė?
Ē?farė???
Mė iku edhe kjo minutė papritur, sikur edhe jeta e tėrė, si rrufe?
Nuk mė mbetet tjetėr, pos qė tė pajtohem me fatin se sot qenke dėrguar nga Krijuesi im dhe yti si vizitues imi, i fundit nė jetėn e kėsaj bote, para kalimit tim nė botėn e amshuar?
Dhe nuk mė ngeli asgjė tjetėr, pos qė pėr sė fundi herė t?i drejtohem Zotit me lutjen qė m?u kujtua me kėtė rast: ?Mė mėshiro o Zot, sot kur shpirti im po tė kthehet Ty, Pronarit tė vėrtetė tė tij!?

Mbrapsht nė krye

Albanam

yllka
11-08-05, 18:45
Mesdite!Mot i zymte dhe re te zeza kane mbuluar qiellin.Qendroj ne dritare per nje cast.Vetmia me mbyt dhe vendos te dal te dal pak!Pa ditur ku vete dhe pa ndjere fare,isha ndalur prane nje turme njerezish.Gra,burra,pleq e te rinje po qendronin te heshtur,te zymte.Asgje tjeter ne pamjet e tyre veq mjerim dhe sy te perlotur.Kureshtja me beri te afrohem ca dhe te pergjoj cfare fshehet ne keta shpirtera te pervuajtur!
-Bir,shiko nje cik perreth,shiko kete qiell,kete toke,hudhe memorien ne imagjinate dhe fluturo ne kujtimet per shtepine ku u rrite,kujto lojerat e femijerise,na veshtro pamjet tona,mua babase tend qe te rriti ne skamje e pervuajteri dhe nenelokes sate….
E kuptova!Djali i ri,me nje pamje thataniku me ca shoke po nisej karvanit te gjate te kurbetit.Ne syte e tij po dukej nje shikim i permallshem ngado qe hudhte syte,fytyra e tij ngjante si e nje te vdekuri qe po nisej ne rruge te pakthim!
-Biri im,merre kete faculete qe e kam njomur me lotet per ty,ta mbash me vete dhe ta kujtosh neneloken-po i fliste tani e ema,nje grua thatime me floke te thinjura.
Djali mori faculeten dhe e bashkoi me lotet e tij dhe te se emes.U perul dhe mori nje gur.
-Gur Kosove,gur kosove-psheretinte thelle,thelle….!
Tani te qarat dhe permallimet u bene me te fuqishme ne castin kur autobusi me shume te rinje po ecte ne rrugen e kobshme per djalin e njome ne moshe.
Kaluan vetem pak dite kur djali tani ne kurbet kishte zene nje vend te mire pune.Po mendonte si ta gezonte familjen,babane dhe nenen e mjere me ato te holla qe kishte marre nga djersa.
Por,ah…ne vend te te hollave,arriti lajmi i kobshem se djali kishte humbur jeten ne nje fatkeqesi komunikacioni,ishte shuar nje jete akoma pa lulezuar mire.Qielli u ngrys.Re te zeza mbuluan gjithe hapsiren qiellore.Bashke me arkivolin,ne atdhe mberrine edhe te hollat.Me keto te holla po lahej huaja qe kishte marre per tu bere kurbetqar dhe kufome!
Jete o jete,sa e mjere je per shqiptarin.O Diell,leshoje nje rreze edhe per ne se kete e meritojme!!!
_________________
Kur ka ra kushtrimi n'Kosovė
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė

Janė bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkėt me malėsorė
Janė bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkėt me malėsorė...!


Zonja Barbaroza

yllka
11-08-05, 18:47
Mungesa jote

Mbremje i vetmuar,nuk me ze gjumi fare,i tretur ne boten e amshueshme
dhe genjeshtare,mendoje dhe vetem mendoje...pa pritur me pikon nje pike loti,loti per ty..
Afrohem afer dritares dhe shiqoj qiellin,diku large shohe nje yll i vetmuar,mendoje te flase me te ,ta pyes valle te mungon edhe ty dikush?!!!Ndjeje nje te qeshure zemer,sepse tash e di qe nuk jam i vetmi
ne kete bote qe ndie mungesen e dikujt..
Edhe ylli larte ne qiell eshte i vetmuar..
Marre fotoalbumin dhe shiqoje fotot tona,prape mendoje ne ty...nuk mundem te qetesohem,shtrihem ne krevat ,mbylli syte mundohem te fleje,ashtu pa ty...
Oh zot sa me mungon sonte...Gjdo gje do te japja vetem qe ti te jesh afer meje...
Mendimi ne ty me shoqeroje deri ne Agim..
Zgjohem i lodhure pa gjume,duke menduar ne ty...
Nje gezim me shkrepi zemren,ishte dita kur do te takoje ty e dashura ime

ARMANI

yllka
11-08-05, 18:49
Postuar: Tue Nov 23, 2004 10:41 am Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Njė natė dimri nė Prishtinė!

Prishtina ishte mbuluara me petkun e natės sė zezė. Dėbora mundohej ta zbardhte sadopak. Pemėt, anės trotuareve, tė veshura me kristalin e acartė. Rrugėt me ngrica dhe policė mbi asfalt. Prishtina rėnkonte e tėra nėn peshėn e hekurt, qė gjithēka e rėndonte dyfish atė natė. Unė dhe vetmia ime po shkonim diku! Mes pėr mes peshė sė trishtėt, si zvarritje e ndėrgjegjshme pėr tė mbijetuar. Mendime tė mėdha, gati tė krisura, me rėndonin kokė time tė vockėl, tė ngulitura thellė nė tru, sikur te mos mjaftonte gjithė kjo peshė e hekurt dhe gjithė ky ftoht! Vetja me dukej si nje zog i lehtė. Ecja mbi asfaltin e ngrirė, apo fluturoja mendimeve diku larg, nuk e di. Zhurma e hapave te mia me kujtonte ku jam. Sikur shtypje nervash degjoja krikėllimėn e shtypjes se akullt tė njė haperimi qė akoma nuk dija ku mė shpiente. Qellimi ishte i largėt. Sa qielli i lartė. Dėshira e flakėt. Mundimi apokaliptik. Dhe, pesha e hekurt policore aq e trishtėt. Ngricat e kristalta mė dukeshin pallat. Gjithēka ngrinte pėrreth. Edhe mua mė kishte ngrirė mendimi i kristaltė pėr njė jetė mė tė mirė dhe mė jepte forcėn rinore dhe bindjen e gurtė pėr tė mos u kthyer. Vazhdova ēapitjen time pėr tė arritua atje ku dua njė ditė. Isha i humbur nė mendje, por nuk do tė humbja kurrė nė rrugė. Udhėkryqeve e kam kuptuar gjithmonė kah lind dielli! Ndoshta e kisha harruar edhe dashurinė e rinisė, apo e kisha strukur nė brendinė e njė dashurie te madhe, qė mė kishte pėrfshirė si pėrbibndėsh dhe forcėn e pėrbindėshit sikur mė jepte ēdo ditė. Sa pak njerėz shikoja nė rrugė. Edhe nė ditėt me diell tė paktė ishin ata. Mė dukej sikur i kėrkoja me pishė. Sa tė pakta bukuritė i kishte Prishtina dhe prapė mė e bukura ishte. I ri isha dhe, ah, as bukurinė femrore nuk e shihja! Gjithėēka mbulohej nėn peshė tė dhunės dhe hije policėsh. Gjithėēka sikur psherėtinte si bukuri qė vret. Dhe unė, gati i vetmuar, mes gjėmės qė ndjeja shkoja tutje. Me ėndėrrėn time tė bukur si medalon rinie nė xhep. pėr ta sjellur nė njė ditė nė pranverėn si trofe, gėzimin tim tė vetėm. Magjepsjen e njė copė jete tė ėndėrruar, me kuptimin dhe shijen e saj tė vėrtetė.
Dhe sot e shoh sa e bukur ėshtė Prishtina dhe sa tė bukra paska ky qytet. Jetoj jetėn time, tė ėndėrruar dikur, sot realitet. Medalonin e lirisė, shtrėnguar akoma e mbaj nė xhep!
_________________
Rasti ėshtė mbret, sexi mbretėreshė

Loloku

yllka
11-08-05, 18:50
Jetč pa ftesč


Njč bardhesi mbi qytet,mbi floket e mija po bijen fjollat e bores.Nje pritje e gjat me priste nuk dia se qka do te thot jeta,perse prisja aty nuk dia se qka do te thot e ardhmja fare kuptimin e jetes nuk e dia athua ende nuk isha e gatshme te qendroja ne atč vend se ku u gjindesha?
Athua vetum ishe strengimi ne shpirt ajo qe u lajmrua tek un,a ishte dashurija qe ende nuk e kuptoja se ajo ishte thell ne mua?

E kuptova se ku isha...ja fala engjullin e shpirtit tim ati qe me emrojč lulčborč ati qe me verboj,ati qe me beri te vuaj,ati qe ma shemtoj qysmen e jetes,bukurin e te ardhmes qe ma morri hmmmmm..a jam kjo unč qe keto i perjetova apo vetum po me duket se čnderr ka qenč?Njč gezim te shkurter me solli nje genjeshter ma dhurojč,pse i besova pse nuk e morra ket per seriozisht pse nuk ma pranoj zemra nga fillimi qe vetum tradhti ishte qenč?

Pse nje dashuri te hudhet ne askund?Zot pse dashurija nuk mundet te jet afer atyre qe dashurojnč,pse ka denim,pse ka dhe te zi vetum per ta vorrosur dashurin?pse nuk ka knaqesi a vetum pse nuk don ti,pse dashurojm nese te lendon pse ka largesi e nuk ka perqafim?a ka knaqesi nese je i verbur ne te dy sy?a ka harres apo gjith duhet tč marrum te kaluaren me vete?a do te thahen ndjenjat ndaj ati qe me lendojč?a do te kem shpres dhe knaqesi nese e di qe nuk do ta kem atč kur afer meje ne xnetesinč time?

Me respekt mickoja
_________________

yllka
11-08-05, 18:52
Dashuri ,Ėmbėlsirė e Pashirjuarė!?


Mėngjesė Janari ,fillimi i vitit , melenium i ri, ishte pra pikrsiht viti 2000. Nė kėtė mėngjes mbretronte njė acarė i vėrtet ,bora s'kishte tė ndalurė. Pėr derisa rrugėtoja pėr nė kryeqytetė, si cdo herė rasti mbėret i botės ,pikėrishtė nė kėtė mėngjesė tė ftohėt mė ndodhi edhe njė rastėsi! Ora po shkonė nė 10:00 dhe unė duhėt tė nisja pėr nė rrugėn time. U nisa nė atė drejtimė ,ku mė mirė mos tė merrja atė rugė fare ,e tė qėndroja nė shtėpi?! Por ja , e kisha pėr detyrė tė marrė atė rrugė!
Papriturė u gjenda nė atė rastė ku se dija se, si jamė duke vepruar?! Ishte vėrtet njė befasi e cmendur qė mė kaplojė tė tėrėn, ku se disha dot nė jamė ėndėrr apo zhgėndėrr?! Ishte rastėsis qė mė ndodhi pikrishtė nė Dashuri,ashtu sic ishte rastėsi ku si befasi qė ishte , befasė u shua!!
Jo ,joo befas ,mė qėllim u shua!!
Me qėllim??? Se njėri nga protagonistet e rastit luftojė ndjenjat ,dhe qellimi ishte qė tė shuhėt ajo dashuri!! Jo me dėshirė ,por i impunuar nga vetėvetja duke ditruė faktin se s'do pranohėt nga tė tjerėt!!
Pse ??? Sepse kjo dashuri s'kishte tė drejtė tė mbijetojė!
Vallė ,c' tėmerrė???
Mos tė ketė tė drejtė tė mbijetojė Dashuria???
O Zotė ,nuk ėshtė kjo qesharake???
Ishte apo s'ishte qesharake ,e vėrteta ishte kjo, sa do e hidhurė fundja realitet!!! Dhe u deshtė qė tė ndėrrmerėt njė hapė i till!
Dhe a s'kam tė drejtė ta quajė "Dashuri Ėmbėlsirė e Pashijuarė"?! Natyrishtė se po! Se vėrtet ishte e till. Dashuri po ,ama e Pashijuarė!!

Pra nė atė mėngjes ,lindi njė dashuri ku si e till qė ishte s'pati tė drejtė tė mbijetojė! Me qenė se si e till akoma mbijetonė dhe ka pėr tė mbijetuar nė zemrat tona ,por vetėm nė zemra tė dy pėrosnavė, pėrderisa pėr syt e botės nuk ka ekzistuar fare dhe s'do ekziston ndonjėherė!!
Qė nė shikimin e parė lindi gjithcka nė atė mėngjes tė fothtė .Mirė po ndjenja qė lindi mes njėri-tjetėrit ,ani pse u krijuar mbrenda vetėm dy mintuave ishte aq e fortė dhe e madhe sa qė s'diktonte asgjė pėrrethė dhe s'ndjente fare tė ftohtit qė mbretronte, luftojė gjithcka pėr momentin ,pėrfshirė edhe ndjenjat! Kjo dashuri nuk munde dot tė ekzistojė dhe s'kishte pėr t'u pranuarė kurr nga tė tjerėt, ndajė edhe u shua gjithcka ,pos dy zemra tė cilatė u lidhėn pa dashje nga vetė ne dhe sot e asaj dite mbetėn ,ku tė tilla do mbetėn gjerė nė vdekje!
Qė nga ajo ditė nė zemrėn time s'mbeti vendė mė pėr askend! Sepse zemrėn time e rrėmbeve ti, pikrisht ti qė farė se s'ktheve mė!! Pėr kėtė do jeshė pėrgjegjės pra vetėm ti!Sepse Zemra ime u hapė atė ditė dhe u mbyllė, me njė copė akulli , qė po edhe rrezja mė e fortė e dilleit s'do e shkrinė dot! Dhe me njė mbishkrimė qė e gėdhende me shkronja ari "Tė Dua Vetėm Ty...!"do mbetėt gjithėmon aty i pashlyėr!
Ndajė ,pėr vuajtėjen time qė mė pėrciell nė cdo hapė ,do pėrgjegjėsh vetėm ti !!! Qe besa jo ti ,po unė !! Se unė isha pikrishtė ajo qė bėra kėtė!! Ndoshta njė ditė do japė llogari pėr tė dytė!?
Dhe ti do dalėsh i pastėr se vėrtet i tille qe ,i till je dhe do mbetėsh i till!! Tė gjithė do i pranojė dhe do i pėrballojė, vetėm njė s'mundem dot!? Atė qė nuk ta shpreha tė sinqertė ,por gėnjeva vetėn dhe gėnjeva ty. Ty qė aq pak e meritove , e kėtė s'do ia fali vetės kurr!!
Por ,ndoshta ju do mė falni??!! Se nuk e bėra me qėllim pėr tė lėnduar Ty ,e bėra pėr tė mos lėnduarė askend e aq mė pak Ty. Por mė vonė e kuptova se ,vėrtet tė tjerėt si lėndova . Se nė favorė tė tyre veprova. Por lėndova zemrėn time e cila s'do gjenė asnjėherė prehje dhe mbi tė gjitha tė lėndova Ty qė vėrtet se meritove! Por me kohė do e kuptoshė se, pse veprova ashtu ??!!
Pėr kėtė do ta ktheja kohėn sėrish.Tė tregojė se tė dashurojė gjerė nė pafundėsi. Dhe tė themė mė fal qė luftova ndjenjėn pėr hirė tė tė tjerve!? Por kot! Koha qė ikėn s'kthehėn dot!!
Tashė mendohėm e c'mėndohėm kot! Vuajė e c'vuajė kot!! Tashė ėshtė shumė voooonė..............!!

Shejtonka

yllka
11-08-05, 18:54
Postuar: Sun Nov 21, 2004 1:44 am Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Ishte njė ditė Marsi.
Ato ditė zemra ime lėngonte, kėrkoja diēka pėrtej mundėsive tė mia, dhe pasi nuk mund ta arrija, nuk ndjehesha aspak mirė.
Ishte ora 10 paradite, e unė duhej tė shkoja nė orė tė mėsimit.
Atė ditė kishim Histori tė Letėrsisė Shqiptare. Edhe pse e doja shumė kėtė lėndė dhe e studioja me zell, prap se prapė mė mungonte dėshira qė tė shkoj nė orė.
Profesori qė na ligjėronte ishte shumė i pėrmbajtur, spjegonte shumė thatė dhe nuk na e bėnte interesant orėn.
Ama duhej patjetėr tė jem aty, se nė mungesė tė literaturės merrnim spjegime me shkrim. Mė vinte gjynah pėr dorėn qė do lodhej duke shkruar.
Po mendoja pėr kėto gjėra dhe as qė e vėrejta se vetėm kisha hyrė nė lokalin e shkollės.
Mė duhej tė ngjitja shkallėt pėr tu gjend nė katin e dytė.
Nuk e di as vetė pse e ngrita kokėn duke ngjitur shkallėt, por njė forcė e paspjegueshme po komandonte me mua. Nė krye tė shkallėve pash njė palė sy. Sy tė gjelbėr tė qelur e tė qeshur qė kishin magjinė e tėrė botės.
Vallė kishin magnet ata sy qė nuk po mundja ta largoja shikimin???
Po kėmbėt ēkanė qė janė bėrė tė rėnda e nuk lėvizin????
E zemra, zemra mos u ēmend vallė qė po rrah me kaq forcė???
Po vallė pse ata sy nuk zbresin shkallėve te poshtė, pse rrijnė tė palėvizur e mė vėshtrojnė??
Sa kohė kaluan nė kėtė gjendje kurr nė jetė nuk kam mundur ta kuptoj??
Dhe, dhe pas njė shekulli mė duket ula kokėn dhe fillova tė ngjes shkallėt, kur mė ndali zėri mė melodioz qė ndonjėherė e kam ndėgjuar.
-Ju lutem a mund tė mė ndihmoni diēka???
Mundohem tė flas, por zėri mė tradhton dhe nga goja ime del njė belbėzimė apo njė akord fjalėsh tė pa kuptimta.
-Pppo poo ssi jjo. Urdhėroni!!!
Ngrej kokėn dhe e shoh prapė nė sy, dhe prap njė drithėrimė mė kaplon trupin. Pyes veten ēka dreqin kam qė e kam humb kėshtu kontrollin??
-Unė po kėrkoj lokalin dramatik.
Vet me vete.
Mua mė dramatizove kokėn e po kėrkon lokal dramatik.
-Po i thashė tani po tė pėrcjell gjer atje.
Harrova se kisha orė mėsimi, harrova monotin qė mė paraqiste ajo orė, ika ti ndihmoj atij. E mė shumė vetes, se e ndjeja thellė nė vete se pikėrisht afėr tij doja tė isha nė atė moment.
Dhe kam njė jetė qė jam afėr tij, deri nė pafundėsi planifikojmė.

Mbrapsht nė krye


Mbretersha I Murgesha

yllka
11-08-05, 18:56
Ditari

"....... kam shkruar edhe me pare se u rritem bashke me Tanen.
E morem ne shtepi qe te pakten te shkurtonim ate vuajtjet e Tanes te ciles i u desh per cdo dite te udhetoj 5-6.km.rruge deri ne fshatin tim,per te vijuar mesimet ne shkollen fillore.
Perkrah shtate femive qe ishim,Tana per prindit e mi u be pjese e pandare e familjes,bile,prindrit emi me shum perkujdeseshin per Tanen se sa per neve.
Nje vajze e zgjuar.Edhe pse akoma ishe e vogel ojo qendronte perkrah Nenes dhe e ndihmonte ato per punet e shtepis.
Cdo te premte pas dreke Tana ikte per te shkuar ne fshatin e vet per te kaluar uikendet ne mesin e familjes.
Dy dite te javes per mua dhe per terre familjen ishin dite me te veshtira,memzi pritnim te vije dite e diell e mbremjes qe te na kethehet Tana.Sa her qe vinte e puthte Nenen ne sy,na perqafonte te gjidhve.

Afrohej mbarimi i shkolles tetvjeqare.Tanime edhe ne e kishim te qarte se Tana do te na ike pergjithmon.Edhe une isha i gezuar qe do te mbaroje klasen e tete.Por ndjesha ne shpirte nje mall dhe nje brenge se kurre nuk do te shoh Tanen.
Erdhi edhe dita e ndarjes.Edhe familja e Tanes ishin te gezuar qe pas tete vjetesh Tana do te kethehet ne mesin e tyre.
Ishte nje ndarje e dhimbshme.Lotet s`kishin te ndalur.Duarte e perqafuara sikur s`deshen te ndahen.S`deshen Jo!Na iku nje shpirte i nje vajze te bukur, te ndershme,nje pjese e jetes tone,nje moter me te cilin tetetvjet rradhasi ndame te miren dhe te keqen,nete te terra kaluam ne nje mbuloj,sikur te na kishte linde nje Nene.
Ne shtepin tone mbreteroj heshtja.Nje heshtje e cila me shume i ngjante nje "morti".Largimi i Tanes me se shumti godati motren me te vogel.
E kerkonte dhome me dhome,skaj me skaj.Thirte.dada eja eja!."
Me shume ndoshta njeher tjeter.Ditari.........!?.
_________________
Bota nuk ka nevoje per lotet e tua ti linde lulet,por per buzeqeshjen tende qe ti bej te celin.......

Mbrapsht nė krye

Kercovari

yllka
11-08-05, 19:01
Ishte njė ditė e zakonshme marsi. Viti i largėt 1990. Dita e parė e stinės sė pranverės, edhe pse kjo stinė e vitit kaherė sikur kishte humbur shkėlqimin e saj tė vėrtetė nė Kosovė.
Po afrohej fundi i javės, kurse unė me padurim prisja qė sa mė shpejt tė pėrfundoj ushtrimet dhe ligjėratat e asaj dite dhe tė kthehem nė gjirin familjar, pėr tė pushuar pak nga lodhjet qė di nganjėherė t’i bėjė ai orar i stėrngarkuar i Fakultetit tė Mjekėsisė.
As qė mė kishte shkuar mendja se kjo ditė marsi do tė ishte njė ditė qė do tė mė mbetet nė kujtesė pėr tėrė jetėn, sė paku jo e ndėrlidhur me njė ngjarje tė tillė pėr tė cilėn po shkruaj.
Koncentrimin ushtrimeve qė kishim nga lėnda e sėmundjeve interne e prishi njė zhurmė e parėndomtė e automjeteve dhe piskamė e njerėzve jashtė ndėrtesės sė spitalit. Dhe pėrderisa akoma nuk kishim tė qartė se ēfarė nė realitet po ndodhė, hyrja e vrullshme nė klasė e njė motre tė shastrisur medicinale e ngriu gjakun nė damarėt tanė: “Zotėri Profesor, studentė, mė falni por poshtė ėshtė rrėmujė e vėrtetė, shumė pacientė ia kanė mėsyer spitalit, nuk di se ēfarė po ndodhė, dėgjohet zhurmė e piskamė! Ndihmoni ju lutem!” Pa diskutuar dhe pa zgjatur shumė u vėrsulem shkallėve teposhtė pėr tė parė se pėr ēka ėshtė fjala. Atje, nė hyrje tė spitalit, tollovi e vėrtetė: njerėzit bartin nė krahėt e tyre vajza tė reja e djem tė rinj, kurse veturat me sirena tė lėshuara nuk zgjedhin rrugėn pėr tė arritur sa mė shpejt deri te spitali. Tė sėmuarit lėshonin zėra lemeritės, kurse simptomet dominuese ishin shtangimet, vėshtirėsitė nė frymėmarrje, tė qajturit dėnesės i pėrcjellur me skuqje dhe djegije tė syve, alivanosje.
“Tė gjithė kėta janė nxėnės tė shkollave tė mesme. Gjatė procesit mėsimor nėpėr shkolla janė hedhur gazra tė dyshimtė. Fėmijėt janė helmuar!”, ishin fjalėt e vetme qė kishin mundėsi tė thonė ata qė me shumė vėshtirėsi kishin sjellur kėta tė rinj e tė reja tė pafat para dyerve tė spitalit.
U mobilizua atė ditė pothuasje i tėrė personeli i fakultetit tė mjekėsisė, kurse studentėve tė kėtij fakulteti pa planifikuar dhe padashje iu mundėsua njė kalitje profesionale nė njė gjendje kaq tė rėndė.
Nė gjendje tė tillė morbide nuk ishte vetėm Prishtina, por tė sėmurė tė panumėrt vinin edhe nga qytetet tjera tė Kosovės. Nė valėn e tėrė atij kaosi dhe aktiviteti pėr ndihmė urgjente, njė taksi vozitės privat mė njė zė gjysmė tė shterrur na informoi pėr shumė nxėnės e qytetarė tjerė qė kishin nevojė pėr ndihmė nė qytetin e Ferizajt. Pa menduar shumė, bashkė me dy kolegėt tjerė u futėm nė veturėn e tij dhe ia mėsyem kėtij qyteti. Edhe pse shumė shpesh kam kaluar rrugėn Prishtinė - Ferizaj, si asnjėherė mė parė kjo rrugė m’u duk e gjatė dhe e paarritshme. Dhe vėrtet doli e paarritshme pėr qėllimin pėr tė cilin ishim nisur! Nuk arritėm t’u ndihmojmė tė helmuarve nga Ferizaj, nga shkaku se nė hyrje tė qytetit, te Qendra Policore e Sigurimit, na ndaloi policia e pozicionuar serbe dhe na prangosi me pretekstin se ishim duke prishur rendin dhe qetėsinė dhe ishim duke pėrhapur dezinformata mbi helmimet e nxėnėsve shqiptarė! Manteli i bardhė ishte kartela jonė identifikuese. Arma dhe mjeti ynė dezinformues!
Pasuan bisedat informative tė shoqėruara me sharje dhe ofendime, kurse aty - kėtu edhe me grushtime, shqelmime dhe goditje kėrbaēi. Punė serbėsh! Pastaj na futėn tė treve nė njė qeli betoni qė nuk kishte mė tepėr se katėr metra katrorė. Mbi 20 orė pa gjumė, pa bukė, pa ujė, pa mundėsinė e kryerjes sė nevojave fiziologjike… Por nuk ishte kjo asgjė, vėrtetė asgjė krahas dhembjes shpirtėrore qė ndjenim qė nuk arritėm tė bėjmė mė tepėr pėr fėmijėt e helmuar. Kurse edhe mė tragjik dhe prekės ishte fakti se nxėnės dhe qytetarė tė helmuar kishte sjellur policia serbe edhe nė Qendrėn e Sigurimit! Jo pėr t’ju ndihmuar, por pėr tė zbuluar dhe vėrtetuar “mashtrimin” dhe “aktrimin” qė bėnin kėta njerėz tė pafat qė kinse simulonin helmim! Nė vend se tė dėrgohen nė spital pėr t’ju dhėnė ndihmė, ata ishin sjellur nė polici pėr biseda informative. Burgosja jonė nė krahasim me atė tė nxėnėsve dhe qytetarėve tė helmuar ishte asgjė!
Tė nesėrmen na dėrguan nė Gjykatėn komunale pėr kundėrvajtje nė Ferizaj, me akuzat e sipėrpėrmendura tė prishjes sė rendit dhe paraqitjes sė dezinformatave. Fati ynė nė gjithė kėtė fatkeqėsi ishte se atė kohė akoma nuk ishin larguar nga puna tė gjithė shqiptarėt me gjak shqiptari, kėshtuqė gjykatėsi I. H. vendosi pėr lirimin tonė nga aktpadia qė kishte ngritur policia serbe…
Ishte ky marsi i vitit 1990, kur nė kuzhinat nacionalshoveniste serbe ishte pėrgatitur ky plan morbid pėr helmimin e disa mijėra nxėnėsve dhe qytetarėve shqiptarė.
Sot kur po shkruaj kėtė tekst, 14 vjet mė vonė, njė ndjenjė e dyfishtė ka kapluar qenien time: ndjenja e dhembjes dhe mėrzisė pėr gjithė atė tmerr qė pėrjetoi popullata kosovare ato ditė marsi, por edhe ndjenja e dinjitetit dhe krenarisė se pata rastin dhe mundėsinė tė bėj sado pak pėr vėllėzėrit e mi dhe motrat e mia qė kishin nevojė pėr ndihmė mjekėsore.
Por, poashtu sot, 14 vjet mė vonė, disi kam pėrshtypjen se sikur kjo ngjarje ėshtė zbehur dhe shmangur nga vetėdija jonė kolektive, se e ka mbuluar njė pluhur mashtrues i harresės, sikur edhe shumė katrahura tjera qė kemi pėrjetuar nga pushteti fashizoid serb pėr disa dekada me radhė. Kurse kjo nuk guxon tė ndodhė, ngase mendoj se kjo ngjarje megjithatė paraqet njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sonė mė tė re, ajo simbolizon nė mėnyrė tė denjė qėndrueshmėrinė dhe sakrificėn tonė para tentimit makabėr pėr shfarosjen kolektive tė qenies sonė, paraqet njė tullė tė rėndėsishme nė kalanė e quajtur LIRI.


Albanam

yllka
11-08-05, 19:06
Postuar: Sun Jun 13, 2004 11:22 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Plage Dashurie ... mall qe pervelon...

--------------------------------------------------------------------------------

Fryn sot era dhe kaloj faqe perpara ne ditarin tim. Syte me shkojne rembimthi tek emri yt. Perseri faqja e ditarit u nderrua aq shpejt sa nuk e pashe me emrin tend sikur ai te mos kish ekzistuar kurre.
Por ti ekziston, ekziston bashke me historine tone pavaresisht qe as une dhe as ti nuk e dime se cbejme apo nuk dime se cpo behet me ne. Pa e kuptuar, apo pa dashur, isha zhytur ne shtjellen e syve te tu dhe kisha humbur ne universin brenda tyre pa mundur aspak qe prej andej te dal. Si ndodhi?!Pse ndodhi??
Pa e kuptuar krejt papritur ti fillove te beheshe vet persekutimi, nje persekutim i pambaruar.
Netet beheshin te gjata kur nuk te shihja, zemra me rrihte fort kur te mendoja, rruget dukeshin bosh,po krejt bosh pa ty. Tani dua te pyes veten: Ēkam qene une per ty? Kam frike se shoh te dalin para dy alternativa. Dashuri e paster apo loje interesante. Mendoj per to dhe me ther ne zemer. Po filloj te qaj. Ndoshta sdo arrij kurre ti sqaroj vetes se c“jane keto caste magjike qe sot me duken si skenat e nje filmi te vjeter. Ēdo gje me ben te te kujtoj dhe kete e urrej. Pra, urrej kohen qe me sjell keto kujtime... sepse, vuaj. Dhe une u lodha se vuajturi. Vuaja kur me thoje fjale te bukura dhe tani vuaj qe nuk me thua asnje fjale.
Kaloj kohe me shikimin e tretur nga rruga duke pritur nje telefonate...sigurisht telefonaten tende.
Vuaj vetmine dhe perpiqem ti jap shume kurajo vetes. S'guxoj te mendoj se te kam humbur. Ditet terheqin zvarre njera tjetren dhe kalojne per nje moment para dhimbjes dhe pastaj zhduken ne skutat e kohes. Dikush po qesh. Sa deshire kam te qesh edhe une, te ndihem e lumtur, sepse kam dite qe vetem qaj, dhe qaj duke shkaterruar veten.Mos ndoshta e dija qe sdo te me doje kurre ashtu, sepse njeriu vetem njehere dashuron ne jete dhe ti me siguri s'me kishe mua dashurine e madhe. Ti flisje shume por une s'e besoja.
Ti e le cdo gje ne heshtje. Pse?! Apo mos valle isha une ajo qe nuk e vija re? Apo mos isha une ajo qe kerkonte kete heshtje per ne te dy??? Oh, une s'di me asgje, s'kuptoj me asgje.
Mua, qe dua te harroj veten me rritet pa pushim deshira te eci mbi lotet e mi, te shkel mbi dhimbjen time, per ty!
Po, eshte kjo qe me ben te shoh nga telefoni i heshtur. Ndoshta do te beja mire te shetisja dhe te takoja dike qe te me dashuronte, por jam e bindur qe kjo per mua ska asnje rendesi. Une te dua vetem ty me gjithe dhimbjen qe po me jep.
Ka ndodhur qe ka rene telefoni, kam, kam ngritur receptorin...por asgje. Thuaj qe je ti, se vetem ti kembengulje dhe ti e di se une kenaqem me ate pak qe me jep nga vetja jote. Po dal ...
Kjo zile s'do te bjere dhe per shume e shume kohe...edhe nese do te bjere une s'do dua te jem ketu. Do iki ne vetmine time, do mbyllem si guacka ne det. Qe ti mos te shohesh dhe ndjesh dhimbjen dhe mallin qe kam per ty.
Ani se ndoshta nje dite do te mbytem ne detin e loteve te mi, ti jeto se jeta pa ty, per mua spaska kuptim.
_________________

Murgesha

yllka
11-08-05, 19:10
Moderator/e


Anėtarėsuar: 30 Sep 2003
Mesazhe: 3161
Vendodhja: Nė Metropolet e Shėngenit
Postuar: Tue Sep 21, 2004 1:54 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Fetyrat te paraftyrura nga shkrimet mbrapa monitorit sikur zgjojne nje kurreshtje ,fotografit ideale te imagjinuar ne mendjen dhe koken marrin pamjen Objektive.
dashurija dhe sinqeriteti qe aq shume per mes tastatures se PC eshte theksuar merre nje ciklon deshirash te njohesh dhe te komunikosh sikur te ishim rritur se bashku,te shkembejme tregime te gjata qe shume here jane edhe emocionale,qe te prekun ne qdo qelize te trupit.
nje deshire e shumices eshte qe ndarja te mos jete e fundit,shoqerija pertrihet ne nje trende te ri,qdo kufi gjeografik i bashkone ne nje inzel
te quajtur MSN.
_________________
Poeti-Naki

yllka
11-08-05, 19:12
Prishtinas28_ch



Anėtarėsuar: 10 Nov 2004
Mesazhe: 41
Vendodhja: irak
Postuar: Mon Nov 22, 2004 8:56 am Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

***Tash shko dhe mos u kthe me kurre***

Te kam dashte me gjithe qenjen time. Te deshta por ti shkove duke me lene vetem me gjithe dashurine qe kisha dhe ndjeja per ty. Ti ishe me e dashura e jetes sime te cilen kurr nuk deshta ta humbas.
Ti me dhurove qastet me te kendshme te jetes, bere gjithe ate per mua, me dashte aq marrezisht por ne fund m“harrove e u trete sikur te mos kishe qene kurre.

Vetem ti e din se qka ndodhi e humbi e gjithe ajo dashuri, ajo dashuri me te cilen mua ma pushtove zemren, mi pushtove ndjenjat, me bere ta ndjej ate “fuqine e shpirtit”, ti je ajo qe t“ kujtova me mall e ky mall i mallkuar per ty renkoi aq gjate dhe aq rende ne mbrendesine e thelle te shpirtit tim. Ti ishe diqka e veqante dhe e tille do mbetesh pergjithmone ne kujtesen time.

Qastet me ty me percollen kudo dhe nuk me linin te qete as ne gjume, do mundohem sado pak ti ruaj sepse ato qaste e ato ndjenja ishin te shejta. Une te puthja me endje e ti klithje dhe luteje qe dashuria jone mos te humbas kurre.

Tash mos e genje veten se e din shume mire se edhe une te kam dashte. Ti ishe me e vlefshmja ne jeten time, kete e dija mire por ndoshta une i gjori asnjehere nuk dita ta shprehi apo ta ruaj kete dashuri te magjikshme qe e pata dhe ndjeja per ty.

Por ja qe sot jeta vazhdon edhe pa ty. Vetem kaq e paska pase dashuria jone te cilen ti gjithmone e quajte te pafund. Jam i lumtur qe e ndjeva dashurine tende, jam krenar qe te pata dhe qe te shijova ty se ti ishe ajo qe i tejkalove endrrat e mia.

Sot gjitheqka ka ndryshuar dhe rruget tona jane te ndara, kane marre kahje te kunder per tu mos u takuar me kurre. Sot une te them:

"Paq me me shume fat ne nje dashuri tjeter ish e dashura ime"! Sot keto fjale i flas nga zemra, mu nga kjo zemer qe dikur ma rrembeve ti. Tek une ke lene vetem kujtimin. ***Tash shko dhe mos u kthe mo kurre***

P.S. Ne ditet e ardhshme feston ditlindjen. Kesaj radhe nuk do t“me kesh prane. E gezofsh dhe gjitha t“mirat e jete ish e dashura ime.

Me nderime per ty, dikur i yti
***Tash shko dhe mos u kthe me kurre***

Te kam dashte me gjithe qenjen time. Te deshta por ti shkove duke me lene vetem me gjithe dashurine qe kisha dhe ndjeja per ty. Ti ishe me e dashura e jetes sime te cilen kurr nuk deshta ta humbas.
Ti me dhurove qastet me te kendshme te jetes, bere gjithe ate per mua, me dashte aq marrezisht por ne fund m“harrove e u trete sikur te mos kishe qene kurre.

Vetem ti e din se qka ndodhi e humbi e gjithe ajo dashuri, ajo dashuri me te cilen mua ma pushtove zemren, mi pushtove ndjenjat, me bere ta ndjej ate “fuqine e shpirtit”, ti je ajo qe t“ kujtova me mall e ky mall i mallkuar per ty renkoi aq gjate dhe aq rende ne mbrendesine e thelle te shpirtit tim. Ti ishe diqka e veqante dhe e tille do mbetesh pergjithmone ne kujtesen time.

Qastet me ty me percollen kudo dhe nuk me linin te qete as ne gjume, do mundohem sado pak ti ruaj sepse ato qaste e ato ndjenja ishin te shejta. Une te puthja me endje e ti klithje dhe luteje qe dashuria jone mos te humbas kurre.

Tash mos e genje veten se e din shume mire se edhe une te kam dashte. Ti ishe me e vlefshmja ne jeten time, kete e dija mire por ndoshta une i gjori asnjehere nuk dita ta shprehi apo ta ruaj kete dashuri te magjikshme qe e pata dhe ndjeja per ty.

Por ja qe sot jeta vazhdon edhe pa ty. Vetem kaq e paska pase dashuria jone te cilen ti gjithmone e quajte te pafund. Jam i lumtur qe e ndjeva dashurine tende, jam krenar qe te pata dhe qe te shijova ty se ti ishe ajo qe i tejkalove endrrat e mia.

Sot gjitheqka ka ndryshuar dhe rruget tona jane te ndara, kane marre kahje te kunder per tu mos u takuar me kurre. Sot une te them:

"Paq me me shume fat ne nje dashuri tjeter ish e dashura ime"! Sot keto fjale i flas nga zemra, mu nga kjo zemer qe dikur ma rrembeve ti. Tek une ke lene vetem kujtimin. ***Tash shko dhe mos u kthe mo kurre***

P.S. Ne ditet e ardhshme feston ditlindjen. Kesaj radhe nuk do t“me kesh prane. E gezofsh dhe gjitha t“mirat e jete ish e dashura ime.

Me nderime per ty, dikur i yti
V

Mbrapsht nė krye

yllka
11-08-05, 19:13
Postuar: Mon Dec 27, 2004 7:17 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Diku ne kete bote, ne nje vend te larget, larg vendit ku u lindem si te gjithe shqiptaret atje jeton edhe babai im me mallin per vendin e tij i percjellur ne qdo hap, ne qdo vrime, ne qdo enderr dhe qdo dite e qdo nate, trupi me rrenqethet kur degjoj tregimet e tij se si qdo nate viziton vendlindjen (ne enderr), po ai me thot mua sonte isha ne K.... dhe pashe kete ate, te nesermen me thoshte sot isha tek shtepija bera ket pune ate pune,trupi me rrenqethet me tregimet e tija malli e ka kapluar ne boten e huaj larg te gjitheve ,vendit ku u lind dhe femijeve te tij, nuk e di se q`vale te jetes e derguan atje, dita e dites e ka kuptuar qe eshte vetem ne enderr sepse kur u zgjua nje dite tha sot isha ne Kl.... pashe A.... dhe me tha he Sh.... paske ardhur a, u ktheva dhe i thash jo jo A..... nuk kam ardhur po ne enderr jam. Une ula kryet nje pike loti shpetoi ika nga dhoma se nuk desha te me shohe nga qaje. Ky eshte malli yne per atdhe, mbesim me shpres se nje dite do te behet me mire

DEA

yllka
11-08-05, 19:16
Sikur te isha afer jush,ndoshta do ta kem me leht,se kohev te fundit as Boten nuk e kuptoj,po qfar kuptimi ka Bota pa ju qe sa e sa koh?! Sikur ta dini se sa me mungoni,sikur ta dini se kjo munges veq vjen e shtohet,sidomos diteve te veqanta siq jan keto. Mundohem te jem e fort,dhe behem per sy te dikujt,por veq un e di se qka ka Zemra,qe ende shpreson se nje dite do te behet mire,dhe at dite e pres qe sa e sa koh me gezim. Me thojn se ka keq e me keq,dhe ashtu esht,por edhe esht mjaft keq te jesh pa ata persona qe i don me se shumti me vite te tera.

Genta

yllka
11-08-05, 19:18
Cingėrrima e telefonit mė zgjoi.
Zėri nga ana tjetėr dridhej, pėrpos qė ishte i gėzuar ishte edhe nostalgjik, dhe mė dukej se po vjen nga fundi i dheut.
-"Me Fat Festa bija ime"- dhe ēudi edhe pse nė lidhje telefonike unė i shihja lotėt e tij.
Tė falemnderit baba i thashė me Fat edhe Ty.
-"O sikur ta dije sa po mė mungon"- i thashė dhe lotėt mė rrodhėn faqeve.
Po i shihja lotėt e tij qė mė lagnin fytyrėn dhe ndjeja psherėtimat e tij.
Ama ishte e vėrtetė, shumė e vėrtetė sa qė as qė kisha mė tė voglin dyshim se ishte vetėm njė ėndėrr. Ėndėrr e gėzuar pasojė e mendimeve tė mia tė djeshme. Eh sa mė ka marrė malli, qė nė momente tė tilla tė jem atje, atje ku gėzimi ėshtė gėzim, e jo gėzim e vuajtje bashkė si kėtu...
_________________
Murgesha

yllka
11-08-05, 19:20
Castet kalojne ne heshtje pa lene gjurme.
Me nevrikos pakapshmeria e kohes qe me ruan vetem surpriza te pakendshme,qe shpesh here me bejne te zgurdulloj e te ferkoj syte ne pritje te nje zgjimi apo te nje kthjellimi te ketij realiteti kaq te turbulluar.Nga ana tjeter pres me padurim se kur do te marri fund kjo pritje qe po me mprehteson shqisat sidomos ndaj nje shenje te re prej saj.
Por ne fund te fundit kam arritur ne perfundimin se nje kohe e gjate ankthi,stresi,melankolie, i le vendin qofte edhe per nje dite te vetme,nje gezimi fare pa arsye.
Eshte me te vertete nje frymemarrje e fresket per atmosferen e rende qe me ishte krijuar perreth.Sikur njeriu mos te ishte shpresues i pandreqshem, s'ka dyshim qe edhe keto dite te pakta entuziazmi nuk do te peshonin fare ndaj diteve te plumbta te merzitjes.
Dhe ja,nen tingujt e nje kenge,ne faqet e nje romani,rastesi e pritshme.
Dashuria,kjo fjale here-here kaq e embel,here te tjera mizore dhe ne ca momente jo me pak absurde,me kujton ne kundershtim me emrat,vendet,ndodhite qe me degjojne veshet,gjithmone ate,fjalet e saj,buzeqeshjet e saj,enderrimet e saj qe per mua shnderrohen ne ideale.
Prej te ardhmes pres vetem qe diēka befas,t'i trondise themelet e asaj qe tani po e quaj te zakonshme dhe te me beje te le pas kraheve dhjetrat e kilometrave qe na ndajne.
Me ate magjine e gjerave qe ndodhin te pakontrolluara e qe s'te lene kohe te kuptosh se ēfare po ndodh.
Nje moment i imagjinuar,qe mbase i jetuar do te me dukej akoma me shume imagjinar .
_________________
Honesty

yllka
11-08-05, 19:22
Sonte perseri ra erresira!
Sonte per qudi eshte ndryshe, nga netet e tjera.
Sonte per qudi hena shendrit, se bashku me yjet.
Sonte kjo nate, eshte pjese e neteve te mija pa gjume.
Eshte thejsht moment i duhur per nje kafe expres, e pire nga deshira,per te ndierenje hidhesi ne fyt,ne stomak, e thelle ne shpirte.
Netet pa gjume nuk jane te pelqyeshme,per mendjen time.meteori i saj vihetne levizje dhe une nuk e shuaj dot aparatin e fikjes ne erresire.
Sonte eshte e diel,mesnata ende nuk ka kaluar,nuk dua ta programoj diten, pasi nuk me pelqejne suprizat qe ajo me dhuron.
Veshtroj henen dhe yjet prane saj,qetsin e kesaj nate e thejne valet e detit tek valviten njera pas tjetres. Mua me vjen nje mendim fluturues kur i degjoj valet, sa i quditshem ky mendim. Valet e detit sikur qojne loje dashurie mes veti, sa i degjoj me endje, por diqka me grryen ne shpirt e nuk dua ti degjoj gjate tek valviten, Valeve te detit tek lozin njera me tjetren, sa ua kam zili. Me shtyejn te mendoj ne dashuri,te cilen nuk e kam, me shtyejn te mendoj tek TI qe mua me takon, peisazh i shpirtit te pazbuluar.
Mjafton ti mbylli syte e permalluar dhe vertet te shoh,
Te shoh TY qe me takon
Te shoh TY qe te takoj
Shoh syte e tu me pafundesi
Shoh syte e tu si gure shkembi
Shoh duart e tua te nxehta
Shoh gushen tende si gushe pellumbi
Ndegjoj zerin tend te embel
Ndjej doren tende tek me shterngon
Ndjej aromen tende te veqante
Ndjej frymemarrjen tende
Sa e quditshme kjo nate te pashe, sonte prap TY te pashe.
Nuk dua ti mbylli prape syte, se perseri te shoh TY
Sa e quditshme kjo nate,mua me lodh kjo rutine.
Dua ta thej qetsin e kesaj nate UNE me TY, e jo valet e detit.
Po shoh nje yje tek shuhet, po shoh ghurmen e tij flakeruese pas.
Do doja me kurreshtje ta pyesja,
Ku eshte AI i cili me takon mua?
Ku eshte AI te cilit i takoj une?
Por prape do heshti nuk do pyes fare se e di se nuk do kem pergjegjen.
Athua kush eshte fajtor qe nuk kam gjume ne sy?
Erresira,nata,hena,yjet,deti,valet,kafja,koha,UNE apo TI?
Perseri nje nate me kujtime qe i pershtatet kohes se kaluar.
Sa me lodhe prap kjo rutine.
Nuk e dua edhe nje nate sikur kjo.
Dua qe naten tjeter, te jem me TY qe me takon MUA, dua te jem me TY ketu prane detit,te valvitemi sikur valet e detit qe ato te na kane zili.
Tani gjumi troket ne dritare.
Po shkoj ne shtrat pa i mbyllur perdet fare.
Dua te flas me yjet dhe henen ndoshta me thone diqka per TY.
Perseri ne gjume
Perseri ne enderr me TY
************************************************** **********
Me dashuri te kesaj nate Flaka

yllka
11-08-05, 19:24
Jashte filloje te bije shi.Qaje une qane natyra...
Kety jam,jam vetem tani,ne kete moment per ty,me ty.Shpresoje se do ta mbijetojme jeten dhe te na mbajen kujtimet..
E ndjeje se ti ndjen dhimbje,fetyra jote tashe eshte vec kujtim....I tretur ne endrra te nates degjova zerin tend...Zgjohu te lutem zgjohu..
Disi i hutuar nga klithjet tuja te embela hapa syte,fetyren tende kishte kapluar pikllimi e nga syte e tu pikonin lotet...Mendova qe ti je hena ime qe me perqafone e une ylli i juaj qe shkelqen,por ne zemrat tona ra kjo plage qe ngadal na shkatrron...Me dore po shkruaj me zemer po vuaj,me lot ne sy po mendoje per ty...
_________________
Tė dua aq shumė,sa dashurin ndajė vetėvetės e harrojė


Mbreti I Lazdrani

yllka
11-08-05, 19:28
Postuar: Tue Aug 31, 2004 6:41 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Dialogu mes Zemres dhe Mendjes



Shpesh here kur jep gjithshka qe ke ne shpirtin tend, ndjenjat, perkedheljet, mendimet, dashurine tende dhe nuk merr asgje mbrapsh, krijohet nje zbrazeti. dhe kjo zbrazeti dhemb. dhemb ndoshta me shume pamundesia per te dhene dhe ne keto momente mendja jote pyet zemren.
- Pse jep gjithshka eshte me e vyera qe ke dhe me vone nuk te mbetet asgje per vete?
-Zemra pergjigjet:-sepse egzistoj per te dhene dhe kjo eshte arsyeja e egzistences sime.

-Dhe mendja vazhdon te pyese. por ti jep gjithshka dhe nuk merr asgje mbrapsh pse e ben kete?

-Zemra pergjigjet. nuk mundesh te dhurosh me kushte, dhurata eshte nje dhurate e shpirtit dhe kjo vlen per te gjitha gjerat qe jane shpirterore. une nuk jap per te mare, jap sepse keshtu me mbushet shpirti dhe ne universin e shpirtit asgje nuk humb. ndoshta personat presin per momentin e duhur, ndoshta nuk e kuptojne, ndoshta eshte shume heret per kete lume jete. e di qe nje lume nuk rresht kurre se rrjedhuri? keshtu eshte dhe shpirti, rrjedh pa ndalim dhe ne nje moment te gjitha dhuratat do te pranohen.

-Por mendja vazhdon te pyese.
Por ku fillon ky burim? nuk ka fund?

-Zemra pergjigjet.
Gjithshka qe ne jemi u krijua nga gjerat qe na kane dhuruar dhe qe u kemi dhuruar te tjereve. eshte nje proces pasurimi i pafund dhe nga kjo lind burimi dhe nuk ka fund sepse shpirti eshte i perjetshem. Ke me pyetje i thote zemra?

-Dhe mendja tha po kam.
Cili eshte sekreti per te mos vuajtur?

-Zemra pergjigjet.
Te dashurosh pa pretendime, te dhurosh pa pretendime, por gjithashtu te dish sa te dhurosh. nuk mund t'i japesh nje femije ushqimin e nje te rrituri se nuk ja pranon organizmi, ashtu sic nuk mund t'i japesh nje njeriu qe nuk ka etje uje. do ta lere pergjysem ose do ta derdhe. gjthashtu duhet te shpresosh dhe te kesh besim tek zoti.
Keshtu e gjithe lumturia jote do te varet nga ty dhe jo nga te tjeret. Nese nuk ke pretendime nuk ke as zhgenjime si rrjedhoje as nuk do vuash. Do jesh vete nje burim lumturie per veten tende.
_________________
" Some PEOPLE come into your life for a short time ONLY - but they leave footprint on your HEART FOREVER

Mbrapsht nė krye

HONESTY

yllka
11-08-05, 19:30
Ditė pas dite.

Nganjeher dita ėshtė vetem dritė dhe asgjė tjeter.
E urrej por me duhet ta dua ne fshehtesi , duke u buzeqeshur me njė mashtrim te jashtem.
Pse e genjej ketė ditė se jam i gezuar , kur uni im vajton dhe qan ,mendon , kerkon aty ku askush nuk mund te gjindet.
Erresir ne atė vend te panjohur.
E shoqeri e pa ndarė ne jeten time me eshtė berė kjo ditė e cila herė me gjuan ketu e here aty , thuja se une jam pjesė e lojrave te saj.
Hapat ecin dhe trupi shkon perpara ..por shpirti , ah ky i shkreti nuk din te ecen perpra , ky mbeti ne atė stacion te fundit kur shpirti ishte i gezuar dhe aty ku edhe gezimi e braktisi shpirtin mu ne stacionin e pa emerė.

Ditė e gezimit obligativ, sepse kam obligim dhe duhet te behem se gjoja jam i gezuar , ose perndryshe do te mbetesha vetem ne gjumė e te mos adhuroj as ditė e as dritė, do te jetoja sikur ne ketė ditė qe jetoj , ne diten e endrrave me sy te hapur!!!!!

Me thanė njehere disa se gezimi eshtė pjesė e jetes , ata me thanė kur isha me i ri e me te vertet ashtu ishte , e me padurim e pritja ta shijoja , e shijova...O zot sa ishte knaqesi e madhe , por qu be me gezimin , ku humbi ku shkoj , ne cilat humnera , pse me braktisi.
Mos iku nga ose mos vallė dikush me vjedhi ne menyren tinzare.

Mos vallė me gjeti vetem mua gezimi dhe te luan me mua e te me fut nga vallja ne valle e nga vallja e tij e gezuar te me dergon ne vallen e mallengjimit e aty ..o aty nuk ia kam ditur ritmin valles por ia kam mesuar me dashje ose pa dashje.
Tash di te vallzoj ne ketė ritem te mallengjimit.


Eh.. pleqt thonin se mjalta nuk hahet gjithmon , a thua kishin te drejtė ata, se besoj, se kjo mvaret nga organizmi , por mua mjalta sme beri asgje te keqe une e dua , e pelqeja , e doja mjalten .
Une kurrė se deshta xehrin as se dua , por edhe ketė shije e shijova , e kjo shije e mallkuar ishte e perzier , ishte njė llojė shije qe te benė te duash vdekjen qdo ditė ,nuk ka kohė te caktuar , e tash mė pa tjeter do ti pyes pleqt tanė ...A hahet xeher qdo here , e ata si me thanė per mjaltin dikur tash do te thonė " Jo nuk hahet " , e pra mjaltin qe e haja eshtė hargjuar qe moti, i kam harruar shijen , i kam harruar vleren e saj , shijen , e dikur i dija vleren dhe shijen ...Tash??!!
Tash me duhet tė ushqehem me xeher deshta apo nuk deshta sepse nuk ka mjaltė e shpirti eshtė pajtuar tash me mungesen e mjaltit.
Tash asgjė me teper vetem jam i obliguar ta dua diten , edhe pse e urrej ne brendesi ketė jetė te shoqeruar dhe te ushqyer me xeher..
_________________
Shqiptari ka tri obligime:
Te ruan nderin e vetė, atij qe vjen pas tij dhe te parit te tij.

Psikologu

yllka
11-08-05, 19:31
Vendosa te qese ne leter ca fjale por po me pengon nje shkaperderedhje qe nuk e dij eshte rreth meje apo brenda meje. Mundohem te gjej nje lidhes e t'i beje bashk te gjitha ato qe po due me i vu mu ketu ne keta rreshta.
Po mundohem me e gjete nje diell qe do te shkrij kete akull, si duket ky diell i kesaj dite te bukur maji nuk eshte edhe dielli im. Vajza me tha se eshte dite e mire e te dalim te shetisim por une vendosa qe shetitjen time t'a filloj neper faqet e Dardanise e neper to te mbledhe pak ngrohtesi , dhe sikur neper enderr, te shetis neper rruget e mia. Ju takova e bisedova me shume prej jush te dashurit e mi dhe kete shkaperderdhje po mundohem me e vu ne rend permes fjaleve e shkrimeve tuaja, po mundohem qe te gjitha t'i veje ne anen tone edhepse nganjehere e kam pak veshtire por kete veshtersi e kaloj permes bindjes se te gjithe jemi te mire, kur gabojm , e bejme pa qellim dhe rastesisht. Keto gabime edhe mund te permiresohen dhe kjo me jep force te shetise neper keto rruge. Rruget tjera , ne kete qytet, nuk jan rruget e mia por ne to shoh plot gabime tonat te cilat edhe po deshtem nuk mund t'i permirsojm me kurre. Neper keto rruge takoj shume njerez te mi qe me duhet t'i pershendes ne gjuhe te huaj, takoj shume te tjere qe ma nuk i takojn vetevetes por kan humbe neper keto rruge te huaja ka edhe te tille qe me nuk e din fare se kush jan dhe nga kan ardhe ketu.

Kjo dite e bukur , me diellqe nuk ngrohe, po rreshqet ngadal drejt mbarimit te saj dhe keshtu ne heshtje po na bart edhe ne me vete edhe ne qe si duket kemi fatin e po kesaj dite.Dhe kur te perendon dielli nuk ka force qe e ndal naten. Une sot vendosa te shetise neper rruget e mia sepse ato jan te bukura edhe naten. Nata ne rruget e mia eshte me e bukur se dita ne rruget e huaja me diell qe nuk ngrohe.
_________________
GURI SYLAJ

yllka
11-08-05, 19:32
Tani eshte mesnate,jashte bie shi...e mua me behet sikur dikush troket ne porte.E hapi deren.Por ja qe ti nuk ishe,ishte vetem era ,shiu dhe heshtja qe me shoqeron mua...Te ndiej thelle ne zemer...ah zemer me mungon aq shume,buzqeshja e jote ne foto me shoqeron qdo hape ne dhome time qe akoma me ringjalle kujtimet e tyre neteve tona te pafunda ...Ylli tend e takova diku mbas henes dhe e zbrita teke dhoma ime...Jashte prape po bie shi,e ti nuk erdhe me kete shi..athua do te vish sonte me shiu e ardheshem, do te prese do te prese edhe ne ere e shi-me lote ne faqe,sepse ti je ajo qe une dashuroje ti je ajo qe me mesove se si dashurohet ....te dua shpirti im,do te prese ylli im qe ndriqove horizontin tim ....i juaji pergjithmone ....
_________________
Lazdrani

yllka
11-08-05, 19:34
Postuar: Thu May 13, 2004 6:30 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Nje dite me perplote te pa pritura,luhatje emocionesh disi i lodhur syte duan gjume po nuk mundem te ignjoroje forumin time te dashur,qe me jepe energji te kyqem dhe te lexoje shume postime,tani sikur te isha i regeneruar me kfjellen syte mendja me thote ketu gjene rahatine shpirterore.
Nuk mundem te mos postoje ndonje shkrime per shoqerine qe eshte e mrekullueshme,ju doni Naki


Poeti

Diana007
20-08-05, 10:35
Dhimbje.

Shumė vite kanė kaluar
Shumė vite qė mė mungon
Prehėrin tėnd me vite e dėshirova
Fjalėn nėnė qė kurrė nuk e shqiptova

Pa emrin tėnd buza mė ėshtė tharė,
Pa qeshjen tėnde kam mbetė e vrarė
Tė thėrisja nė dėshpėrim, tė dėshiroja nė gėzim
Thirrjet e mia nuk arrinin dot nė amshim

Ti ishe engjull kur ike prej kėsaj bote
Dhimbjen nuk e kuptoja se ēdo tė thotė
Ty t`u hapėn dyert e amshimit
E mua mu hap dera e rėndė e jetimit

Unė tani vetė nėnė jam, si ti dikur
“ Ku tė kam nėna ime” spraj sė kėrkuari
Tė dėshiroj mė shumė se kurrė
Ta hjek nga zemra mallin pėrvėluar

Kush nėnėn ka humbur,
Parajsėn tokėsore se ka shijuar
Pėrgėdheljet, ledhatimet, kujtimet
Pė gjithė jetėn tė mohuara.

Ju qė me nėna jeni,
Ejani kėtu dhe lexoni,
Nėna ėshtė e shenjtė
E duhet ta rrespektoni,
Por me ata qė i kanė humbur,
Ruajuni e kurr mos i lėndoni,
Lėndimi i tyre, ju ndjek si mallkim,
Dhe mos u quditni me kėt shkrim timin,
Se paska bisha tė egra qė lendojnė jetimin.

:cry: :cry:

teDUAty
21-08-05, 08:47
Miremengjesi zgjonu more se u bo von

anna
23-09-05, 20:52
Anėtarėsuar: 24 Oct 2003
Mesazhe: 16855
Vendodhja: Diku nėpėr botė.
Postuar: Sun May 23, 2004 2:28 am Titulli i mesazhit: Ekspozita e Dardanise-viti 2050.

--------------------------------------------------------------------------------

Kam marre stermbesen per dore e dola ne nje sheti. Uf korba une kembet menxi po me mbajne. Kur qe po me thot stermbesa.
O stergjyshe qenka hap nje ekspozite ketu ne qoshe. A te hyjme ta vizitojme?
Po cka shkruan moj bi aty?
Ekspozita e Dardanise-me tha mbesa.
Dardania a?- Eja moj shpejt te hyjme e te shikojme.

Hyra cka me pa kompjuter, tastatura, mouese, LapTopa te ktyne herav. Syte mu mbushen me lot.

Pash nje tastature te vjeter. Aty shkruante
Kjo eshte tastatura e famshme e Murgeshes. Ajo ne ket tastaure ka shkruar per 20 vite rrjesht. Nje dite burri i saj i merzitur nga pritja e gjate e hjeku tastaturen nga kompjuteri dhe ja ndaloi te shkruaj Murgeshes pergjithnje.
Thuhet se ne pyetje eshte nje afere, por nuk mund te prishim imazhin e mire te saj qe e ka pasur mes diskutuesve ne Dardania. Prej asaj dite nuk ka shkruar me kurre ne forum. Si duket ishte mesuar te shkruaj vetem ne ket tastature.
(eh nuk eshte krejt keshtu. Nuk ishte aspak afer, por dashuri ama kur sban nuk shkon me zor. Eh plaku im te ma kishe lene ateher tastaturen sot skisha mbet e veje.)

Me poshte nje LapTop
Ne ket LapTop ka derdhur djerset e veta e nderuara Barbaroza. Ka shkruar 5 vite me rradhe ne dardani. Na vjen keq, qe nuk dijme me teper per te. Kur u martua me nje katundar ai nuk e la me me hy ne Dardani. Ishte gjeloz shume, mendonte se LapTopi eshte magjik e mundet me ja marre nusen. Dardania ne ate kohe pat pesuar nje humbje te madhe.
(Po keshtu ka qene me te vertet. Me kujtohet e gjora vashe. Me sa shpresa i pat thene Po nje djali te njoftuar ne internet. I thoshte se eshte mjek e paska qene katundar)

Me tutje nje monitor.
Ne ket monitor shkroi dhe lexoi e nderuara Genta. Ajo ishte aktive 7 vite ne Dardania. Shikohej shume ne ket monitor qe e kishte bere si pasqyre. Nje dite rastesisht u shikua me shume. Pa veten se i kishin dalur thinjat ne floke. E deshperuar u largua nga Dardania ne drejtim te panjohur.
(Eh Genta bukuroshja ime po fat te keq paske pas)

Pak me poshte nje CD-rom.
Ne ket CD-rom per 15 vite u kyq e shkyq Lazdrani.
Ne vitin 2004 shkoi e martua. Por nusja i doli e menqur per 15 vite me rradhe. Edhe pse lexonte ne dardani nuk donte ti shikonte aferat e tija me Murgeshen e me vajzat tjera ne forum. I besonte shume Lazdranit.
Pas 15 viteve nusja e pa se flirtet spo mbaronin kurre e nervozuar e fiku per gjithnje kete CD-rom. Qe ateher Lazdrani su ba me i gjalle ne Dardani.
( Me merrte nganjeher ne telefon e me thoshte se po i mungoj shume une dhe dardania)

Pastaj ne nje vend tjeter shoh nje maus apo mi elektronik. Me kurreshtje afrohem te lexoj.
Ky mi sypozohet te ket qene i annes. Ajo shkroi 25 vite me rradhe ne Dardani. Pas 25 viteve e plakur dhe e braktisur nga te gjithe, por pasurin e vetme kishte miun e pa se Dardania e la pa burre e pa familje e deshperuar doli te kerkoj fatin. Ende eshte duke e kerkuar.
(nc-nc, dukej bre vajze e zgjuar, sigurisht gjer me tani e ka gjet ndonje plakush te mire)

Eci ne ket ekspozite te quditshme, takoj emra te njohurish nga Dardania.
Permallohem e me dalin tinzisht lotet kur kujtoj momentet e bukura te kaluara ne forumin e dardanise.

Ne nje qoshe e te ndritur mire shoh nje LapTop.
Cudi me duket se eshte i njofshem. Afrohem te lexoj.
Ky eshte LapTopi i Murgeshes qe me zemergjeresi ja fali Barbarozes.
Ky LapTop cuditerisht gjate punimeve ne ekspozite na eshte paraqitur vet. Nuk e dijme se nga ka ardhur as kush e solli, kur ta ndezim del nje mbishkrim "Me dashuri e perjetesisht i juaji Rrushi"
(Po Rrushi eshte i zhdukuri nga dardania. Me duket se kam ndegjuar se kur u largua nga Dardania lajmerohej nga nje bote tjeter. Qudi te jet ende gjalle Rrushi)

Ejani ju lutem mos harroni te vini e te lexoni mbishkrimet tjera per cdo anetar te forumit.
Me nderime nga Stergjyshja-Murgeshe.
_________________



:( :( :( :( :( :( :( :( me paska marr malli !!

Naki
23-09-05, 21:57
Pas qullosjes sė tri faculetave, dhe dy peshqirėve mė nė fund Shejtonka ėshtė e gatshme tė vazhdojė intervistėn.


Murgesha: Shejtonka si po ndjeheni tani??

Shejtonka: Mirė flm.

Murgesha: A dini tė spjegoni se ēka ju shtyri tė derdhni gjithė kėta lotė??

Shejtonka: A di si Murgesha, e pata ngase smė kanė marrė kurr nė intervju, pastaj shumica e anėtarėve janė regjistruar para meje, e mua mė kaploi vaji kur e mendova se sa vonė mė ka ra ndėrmend tė vizitoj kėtė faqe tė mrekullueshme.

Murgesha: Ju kuptoj plotėsisht.
Po cilat ishin shkaqet qė ju preferuat tė anėtarėsoheni nė kėtė faqe.

Shejtonka: Po ka shumė shkaqe ama unė do tė veēoj njėrėn prej tyre. Para se tė regjistrohesha njė shok mė rekomandoi kėtė faqe, bile mė tha se po tė mos vija unė edhe ai do ta lėshonte forumin, e unė tybe thash ne la pa shku me kqyrė se ēka bahet atje. Dhe normal qė erdha kėtu, fillova tė lexoja forumin, dhe thashė vet me vete, qekjo faqe qenka pėr mua. Mė bėnė pėrshtypje qiftet nė forum, kafet gratis qė jepeshin kėtu, pastaj titujt qė jepeshin, dhe po tė tregoj vetėm ty (tė lutem mos e publiko kėtė) pashė se moderatorėt nuk ishin edhe shumė tė rreptė si nė faqet tjera. Hopa mbusha fomularin, dhe ja ku mė keni tani si anėtaren mė aktive nė forum.

Murgesha: Keni tė drejtė, edhe mua mė duhet tė pranoj se me tė vėrtet keni shumė shkrime. Po ajo qė mė intereson mė sė shumti. Pse niku Shejtonka, pse jo psh. melaqe, kur dihet se ju jeni njėra ndėr mė tė urtat nė forum. Pse?

Shejtonka: ( o ēka me kupė Genta kur tė shohin se unė jam mė e urta e kėtij forumi )
Paj me tė thėnė tė drejtėn, nė forume tjera kur shkruaja, me emra pompoz tė stilit kishe me demek naj nik dmth. isha nė zor prej djemve, thash tybe pa u ba Shejtonkė nė kėtė forum nuk e lo, ndoshta djemtė mė lojnė rehat duke menduar se jam Shejtonkė.

Murgesha: (krejt si unė ja paska bo) Po keni shumė tė drejtė, por tani normal qė pason pytja tjetėr, a ja arritėt qė tė jeni e qetė prej ngacmimeve tė djemve me kėtė nik???

Shejtonka: Ha, ha, haaaaaaaaa. Nė fillim valla iknin prej meje, mė shiqonin me dyshim e mė tallnin, por kur panė se unė jam njė femėr e urtė e simpatike, filluan ofertat nga mė tė ndryshmet, si prej djemve ashtu dhe prej vajzav. Vajzat donin tė mėsonin prej meje si me qenė e urtė dhe e dashur, ndėrsa djemtė binin shahadet sa herė qė mė takonin. Merrja porosi nga mė tė ndryshmet, sa qė shpesh edhe pse posedoj urti tė madhe, doja qė tė hyja nė forum e ti bėja kėrrsh tė gjithė.

Murgesha: (tybe istikfa ishalla spo tranohet e me mė hangėr mua) Po Shejtonka e nderuar, tani mendoj se ju keni arriturr afirmimin tėnd nė kėtė forum dhe pothuajse tė gjithė (disa tybe prej frige) tė dojnė, ēmojnė dhe rrespektojnė. Ēka ėshtė porosia juaj, pėr anėtarėt e forumit, qė tė kanė nė zemrat e tyre pėrgjothmonė????

Shejtonka: Do tė kisha shumė porosi, por pasi ti e din se jam modeste e nuk flas shumė, po e them vetėm njė.
"Shiqoni tė nderuar anėtarė tė forumit Dardan, vetėm me urtėsi arrihet gjithēka nė jetė. Merrni shembull nga unė qė jam sinonim e i urtėsisė gjer nė shkallė melaqeje".

Murgesha: Sa fjalė e menqur, me ēfarė zė madhėshtorė e dhatė kėtė porosi. Kam edhe njė pytje tani, besoj se jemi nga fundi i emisionit dhe do tė arrijshė tė japėsh pėrgjigjen. Po jeta juaj private, pėrveē urtėsisė shpirtėrore qė posedoni a jeni e dashuruar?

Shejtonka: Hm shumė e kam pritur kėtė pyetje. Jam e dashuruar, kaq vetėm.

Murgesha: Shpesh e lexoj vendodhjėn tėnde, aty shkruan, nė zemėr tė...A mundesh me njė fjalė tė mė thoni nė zemėr tė kujt jeni, dhe a ndjehesh rehat aty???

Shejtonka: Mė vjen keq emrin s'mundem me tregu, ama rehat po bile shumė qy, si nė zemer tė dashurisė sime ku ka vend pėr mua.

Murgesha: Pėr fund ēka do ti shtonit kėsaj interviste??

Shejtonk: Po sigurisht qė do tė shtojė. Kėto fjalė ju drejtoj juve anėtar tė forumit Dardan. Punoni ditėn, natėn, e mos fleni hiē (siē bėjmė unė dhe Murgesha) qė tė keni kohė pėr tė shkruar, dhe pėr tu argėtuar nė forumin mė tė mirė shqiptarė. Dhe merrni shembull nga unė qė jam mė e urta, se po tė rrini urtė e mos tė bėni zhurmė, kėnaqėsia ėshtė e pakufishme.

Murgesha: Zonjusha Shejtonka ju falendėroj pėrzėmersisht pėr pjesėmarrje nė intervistėn time. Besoj se mesazhet i kishe tė qarta, dhe shumė kush tani e tutje nė kėtė forum do tė veprojė simbas shėmbėlltyrės tuaj.

Shejtonka: Falėnderimi tė takon ty Murgesha qė pate kohė e tė mė intrvistojsh.
_________________

Naki
24-09-05, 16:47
Hajt moj Shejtonka e dilidreq
Pse rrin zgjut ti,qka po nreq??
Me mire me fjet,dhe me pushu
Dhe diten e neserme me te mira me fillu.
Ketu ne forum prap me shkru
Dhe nje atmosfer te mire me e kriju.
Hina pak per dy fjal
Ksaj Shejtonkes mar mos me ja lan.
Se kjo mendon se mire e ka.
e ne gjum kurr me vakt nuk shkon me ra.
Shejtonka,kqyrym mu pak
i kryej punet krejt me vakt. :lol:

Murgesha
24-09-05, 17:27
*****************PrOfILi i JuAj U rIfReSkUa*****************

**************Klikoni kėtu pėr tė parė Mesazhin**************


Merhaba Burnim e Granim. Phaaaa sa kallabllaku koka si thojnė gratė gjylponėn s'paske ku me lėshu?!Sa Lazdrani,Sa Murgesha, Sa Barbaroza ,Sa Honesty ,Sa Cool _boy ,Sa Vera ,Sa Genta ,Sa Aferdita ,Sa Naki ,phaaaa u lodha t'u pėrmend Sa Engjellusha thash me vete veq Shejtonka po mungojka?! Ja edhe unė mė nė fund erdhaaaaaaaaaa!!!!!!!

Phaa po asgjė atėherė s'paskan qenė sa jemi bėrė tani , Sa Dreni ,
Sa Diana , Sa Arbėri , Sa Dea , Sa Turisit ,Sa Kėrcovari , Sa Intuita ,Sa Drenica ,Sa Mafiozi ,Sa kaltrushi , Sa Halla e madhe e sa e sa tjetėr qė pėr momentin s'po mė kujtohėn?! Dhe siē e kėrkon rendi edhe ashtu veprova mė kujtohėt t se pik sė pari u prezėntova!?
Pra ashtu si mė lartė pata fillu pėr herė tė parė nė FD me shkru! Edhe ja sot ku jam me plotė e pėrplotė hallakam e urtėsi po bėjmė ,llafi s'dinė tė ndalurė vetėm gjumin nė FD cka s'po e bėjmė bile edhe atė deri vonė kėtu po qėndrojm dikund t'u qeshė e dikund t'u kėndu dikund fjalė t'u pėrkthy e domethonje t'u sqaruu!! Secili qė vjenė t'u bėrtit e tollovi t'u bė, askush s'shėrben vetėm kėrkon nga tjetėri shėrbime. Por fatmirėsisht njė Mafiiii na ka qėllu e shėrbimin s'po pėrton me realizu se pėrndyshe kėrsshh ishim bo .heeee pussi i martė tė gjithė!!!
oo placiiiiiiiiiiii hooooooooooo cka ishiiiii konė qė mė dėturtė m'u riprezėntu, se pak atėheė pata filozofuuuuuuuuuuuu??!
Nejse mos te zgjasė mė shumė pra, pėr ato kohė me fol se me nisė e me fol duhėt fjalim me mbajtė tre ditė rendė se kam cka flas bile ,bile ju kisha vu nė gjumė?! Po mirė ,vetėm desha pak prezentimin me fresku se bukur moti askush mirė se ardhje s'mė ka uru :( Kėshtu qė desha pak me ju kujtu Rimirė se ardhje me mė uru :lol:
Ja pra hiq mo nguroni as hezitoni ejan pak riurime kėtu postoni.Mos u frigoni si nė fillimė kur pata ardhė se tani me njifėni dhe e dini se melaqe unė jam :lol: :lol: 8) vetėm nga njėherė piskam e bėjė dhe do skandale tė vogla sa pėr ristartim tė bisedave i postoi!! :roll:


Emri: Shejtonka
Mbiemri:Dardania
Vendėlindja: Nė FD me 11.Qershorė '04
Vendėndodhja: Nė zemėr Tė .....!?!?
Pesha: 7000 Postime
Gjatėsia: Ende mirė s'po e di se si nėpėr mjegulll ,dikudn 35. e dicka mesazhe nė ditė
Profesioni: Vėrtet njė kallabėllėk e gjysmė a:
Moderatore , Mbretresh , Shejtonka, Intervistuese, Princesha e Urtėsis ,Dr , Detektive edhe nejse edhe do tjeraaaaaa
Ngjyra e Syve: Diikur mė herėt tė Kaltėrt, e tani tė Zi
Ngjyra e Flokve:Herė tė bardha e herė tė zezaa , tani pėr Momentin mė dukėt se si tė Kuqe dicka se po mė pėrshtatėn me Kralic bukur!
Interesat: Si me ndejtė edhe muhabet me bė , cka me be dicka sherrreeee , si me ia hudhė fajėt tė gjithve e veqmas Gentės, si me bėrtit me zė tė ultė e keshtuuuu.....
Qėllimet: Si me shkru sa mė shumė shkrime, se vėrtet mė pėlqen me shkru!
Hobi: Me mbajtė zhuuuuuuuuuuuuurmėn nė Nivel tė duhur



:lol: :lol: :lol: :lol:

Diana007
03-10-05, 08:00
M kujto mua...

Njė zjarė mė djeg nė shpirt
njė zemėr ėshtė lėnduar sot
nga moti iligsht i kėsaj stine
ti shkon dhe nuk kėthehesh dot.

Me lotėt edrdhura pėr ty
si hapsirėn kur e mbulon shiu
zjarin nuk muj ta shuaj pėrsėri
se nuk u ndez vetvetiu.

Mė thoje tė dua
tije ėngjėll im
pse i haron tani fjalėt
kujt dot ti hudhesh nė pėrqafim.

Si vullkan mu drejtoheshe
kur ti ishe me mu pranė
pse ikė dhe ku shkon sonte
kujt i bėhesh nuse me fustan tė bardh.

Mos mi len mua dhėmbjet
meri me vete kado qė tė shkojsh
hape njė dit zemrėn tėnde
kujtom mua qė sot mė lėndon.

sexybrikenda
03-10-05, 13:43
Une nuk mundem me ty

Une nuk mundem te jetoj me ty,
ajo duhet te ishte jete,
Dhe jeta eshte gjithandej
Nga pamja jote e plote
Me merreshin syte
Me bente shurdhe Parajsa
Tek te pranonte ty.

Atje ku je ti,une do te isha,
edhe pse emri im njerzor
Kumbon tejtej
Ne famen qiellore.
Ti je e shpetuar
Une ai qe do te "marre"denim
Pa pranine tende,
Gjithcka eshte ferr pa mbarim


Keshtu vec e vec,
ti atje,une ketu,
Me dyer gjysemhapur
Oqeanet jane ashtu,
Dhe lutjet.
Dhe jete ne mjerim,
Ne pafund
Deshperim!! lazdrani



Nga Lazdrani :cry: :cry: :cry:

Diana007
15-10-05, 12:28
Edhe pse hy shpesh ne forum
nuk i shikoj postimet aq shume
kur i pash disa postime
thot shejtonka bon paketime
Une mendova se bon shaka
shoh Turistin duke qa
q'ke Turist qka je tranu
thot se Shejtonka ka me u largu
Kur mora lajmin e vertet
krejt trupi me eshte renqeth
nuk deshta te besoj ne ato fjal
kur filluan lotet me me dal
eshte veshtir pa ty me u mesue
krejt shoqeris ke me i mungue
ti ke qen shoqe e sinqert
te uroj fat e sukses ne jet


LUANA
:cry: :cry: :cry: :cry:


Kurrė ma mirė ske shkru Luana,
Pėr jetė e mot do tė na mungoj tė gjithėve,
Shejtonka.
:cry: :cry: :cry: :cry: :cry:


:cry: :cry: :cry: :cry: :cry:


E nderuara Luanė , kėto fjalėt e juaja mė shtuanė lotinė akoma mė shumė. :cry: :cry:
Tė falnderojė pėr kėto fjalė qė rrjedhinė nga njė pėrsonė i lartė sic jeni JU.

Gjithmonė nė mendjėn dhe kujtesėn time Ti dhe tė gjithė!

:cry: :cry: :cry: :cry:

Naki
16-10-05, 20:38
lazdrani
Moderator/e


Anėtarėsuar: 20 Nov 2003
Mesazhe: 6342
Vendodhja: EU
Postuar: Wed Feb 18, 2004 6:56 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

1.Murgesha -Te falenderoje nga zemra,jeni e shkelqyshme ne kete forum qe nepermes peronalitetit tuaj dhe temat e bukura, mundemte them lirisht qe ke jap pamje te bukure keti forumi.Ilexoje edhe une shkrimet tuja me kenaqesi.....vetem vazhdoni ashtu
.......................................
3.Genta -Shoqe shume simpatike,i adhuroje temat e tuja po ashtu jane te bukura dhe kam kenaqesi qe ju kam takuare ne kete Forum aq te dashure....Shpeshe here me bjen gazin ne shkrimet tuja,besoje qe nuk idhnohesh ne mua edhe pse ndonjehere ndoshta e teproje Koheve te fundit jeni shume aktive me shkrime me pelqen kjo
4.Jehona -Princesa ime ne Endrrat e mija .....Say you will be mine Jehona me duket qe koheve te fundit ka mundime me studime per ate shkake po mungone shpeshe here me shkrimet e saj ndoshta ne te ardhmen behet me aktive ne forum.....
5.-RRushi-Eshte nje djaloshe shume i dashure,i adhuroje shkrimet e tij dhe me duket se nuk ka asnje shkrim te tij qe kam harruar ti lexoje...
Per mua RRushi eshte shume simpatik ,intelegjent dhe ka humore te bukure ne kete forum,gjithmone sjelle shkrime te freskta qe i lexoje me endje,shfrytesoje rastin te pershendes dhe njeherit gjithmone argetim te kendeshem per ju zoteri
6.Zana-Mija per mua eshte nje persone,ne fillim ishte e para me shkrimet e saja,me kujtohet mesazhi 200 ne nje kohe te shkurte,po pake ube demelic veq mbasi eshte vendase ime ja fali....perndryshe mija eshte Mein Schwester Herz.....Vazhdo me shkrime se me duket krejt fajtore eshte Artani heheheh na ke harruar
7.-Barbaroza-Nje persone shume e kendeshem,e kujdeseshem ne shkrimet esaja.Sikure te ishte binake me Murgeshen I lexoje me knaqesi shkrimet tuja e nderura Barbaroza...Me beni shpesh here kurreshtje ne shkrimet tuaj ....pozitive
8.Zero_Cool-I lezeteshem,simpatik,bukuroshe e lumja ajo vajze qe ka fati tend Amigo
9.-Cool-Boy-E respektoje kete zoteri shume,lexoje me vemendje shkrimet e tij,vazhdoni keshtu perpara jeni mirese ardhure te une
10.-Psikologu-Mungon shume me shkrimet e tija sidomose ne Rubriken Poezia dhe Feja..Nese lexoni kete shkrime timin Ju lutem Zoteri vazhdoni aty ku u ndalet jeni me i mire.....Deshiroja te kemi shume njerzi si ju ne kete forum qe me te vertet ju me keni lere nje pershtupje shume te mire.Ju pershendes ty dhe familjen tuaj gjithmone argetim dhe harmoni ne jeten tuaj.Me nderime lazdrani-ish Leo


Me lejoni te nderuar qe te gjithe pergjegjesit e Forumit Dardania te ju falenderoje nga zemra qe na u dha mundesi te kontaktojme dhe bashkohem shqiptaret anenmbane Botes .Respekt
Te nderuar antaret e rinje ne kete forum ju kisha luture qe edhe ju te inkuadroheni me shkrimet e juve,une lexoje patjeter te gjitha shkrimet e reja qe ju shkruani.Lazdrani ju pershendet te gjitheve ku do qe jeni

Mbrapsht nė krye


Naki
Moderator/e


Anėtarėsuar: 30 Sep 2003
Mesazhe: 3451
Vendodhja: Nė Metropolet e Shėngenit
Postuar: Wed Feb 18, 2004 10:31 pm Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Top 10 jeni nje zingjire i arte,qe forumit te dardanise per mese opinioneve
tuaja i keni dhene nje epitet te shkelqyer ne ngjyra ylberi, ku qdo ngjyre korrospondone ne nje atmosfre te ngrohte qe te bene te uritur dhe te keshe etje qe qdo here te vizitosh forumin tani lirishte te theme shtepine e nje familje moderne.
pra qdo njeri nga ju top 10,keni pushtuar vemendjen dhe respektin time jeni te mrekullueshem te sinqert reflektoni rreze qe nuk shuhen.

Artisti
20-10-05, 21:09
Kodra



Anėtarėsuar: 05 May 2005
Mesazhe: 526

Postuar: 10.05.2005 22:09 Titulli i mesazhit: Re: KOMBI MBI TĖ GJITHA

--------------------------------------------------------------------------------

Kastri shkruajti:
pershendetje
-Kurse sa i perkete korrupcionit eshte shume veshtire te luftohet pa pase shtete te mirfillte me ligje te mirfillta.
-Kodra valla une mendoi se pa fe nuk ka kuptime as jeta.
.....




***************
***************
***************

Kastri tė pėrshėndes

Secili njeri e ka tė besuarit e vet,nuk e mohoj nė asnjė moment.
Feja ėshtė njė diēka qė unė kėshtu e spjegoj:

Njeriu ėshtė shumė i Fort
Njeriu ėshtė shumė i Ligė
Njeriu ėshtė shumė i Keq
Njeriu ėshtė shumė i mirė (Kur dėshiron)

Pra njeriut Instabil i nevojitet diēka pėr tė besuar nė mėnyrė qė pastaj tė thotė:

,,Unė u luta (nė Kishė apo Xhami) e do tė bėhem i falur pėr tė gjitha qė kam bėrė,,.
Me kėtė njeriu mendon se Fajin qė e ka bėrė i falet dhe Zoti ėshtė pėr atė falje pėrgjegjės.

JOOOO kurrnjėher nuk do ti falet njeriut asgjė nė jetė qė ka bėrė.




Tu i lexu do shkrime t hershme hasa ne kete tekst nga i nderumi Kodra


.

Domira
22-10-05, 19:16
Kujtimet ne FD po i krijoj me kujdes dhe vetedije ne krahasim me forumet tjera.

Diana007
30-11-05, 15:38
Naki
Moderator/e


Anėtarėsuar: 30 Sep 2003
Mesazhe: 3629
Vendodhja: Nė Metropolet e Shėngenit
Postuar: 09.10.2004 21:48 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Ne Kafe te forumit


Ne kafe te forumit
po behet tollovi
dite per dite
veq kafe dojme me pi
Vjene Shejtonka duke bertit
ku je genta-sissi qe kafen sma ki pregadite
Kadal oj qike mos bertite
se veshet done me mi qite
une e para lypa kaffe
si qdo here pa pritese aferdita
na ftone ne kafe
memphisx me pije freskuse
ku jeni shoke o vllazni threte vushtrija
qaje me pi .
fisniku,be kishte ba pa i pi tre qaja nuk e la
naki hyri ne dardani,motra e vllazen
qaji barkun na ka tha ,apo doni petulla me ju ba
murgesha fort ishte untu eren petullave ja kish ni
lazdranit haber i ka qu
dy knata uje te ftohte prej bunari me na pru
Loloku me macen ne katun ishin shku
pegmez me na pru.
Barbaroza muzike ka Leshu,nje qaje prej Honesty ka kerku
Ky Turisti djale daji ,nje makiato done me pi .
...........................................

Kodra
17-03-06, 14:08
Odise (http://www.dardania.de/vb/upload/member.php?u=18104) vbmenu_register("postmenu_608357", true);
Member

Anėtarėsuar: Apr 2005
Vėndndodhja: ne eter
Postime: 1,023
http://www.dardania.de/vb/upload/images/reputation/reputation_balance.gif




http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon1.gif ABETARJA ESHTE KURANI E BIBLA E SHQIPTAREVE
ai shqiptar, qe nuk e nuk e pranon dhe nuk eshte ende i bindur shpirterisht, se KOMBI ESHTE MBI TE GJITHA, ai as nuk ka zot, as nuk ka fe dhe ai eshte vetem nje vorrmihes i gjuhes, gjakut e historise shqiptare.

Dikujt ndoshta i duket e rende kjo shprehje shqiptare, por ta vej gishtin ne koke dhe te mendoj thelle, se kujt i sherben: vendit te vet, trollit shqiptar, apo endrrave te huaja. Ti nese je shqiptar, i thua vetit shqiptar, flet shqip, mendon shqip, lexon e shkruan shqip, ke doke e zakone shqiptare, ke histori shqiptare - KOMBI ESHTE MBI TE GJITHA! KOMBI te bashkon me njerezit e gjuhes, gjakut e historise kombetare, kurse feja te bashkon me njerezit e gjuhes e gjakut e historise se huaj!

E nese, as kete nuk e kupton, atehere ti vetem mashtron veten e kombin e historine shqiptare dhe do te humbesh e tretesh edhe shpirterisht ne dokrrat e thirrjeve te huaja, qe nuk kane te bejne asgje me gjuhen e kulturen shqiptare!

E nese as tash nuk e ke kuptuar veten se ku je e per kend vepron, kur nuk e beson se kombi eshte mbi te gjitha, atehere nuk ke cfare i thua vetes shqiptar! Ti separi thua se - je shqiptar, e ne tjetren ane e mendon fene para kombit shqiptar? Ti apo kushdoqofte me ideologji te tille - mbytu n'uje!

E nese as tash nuk e kuptove o shqiptar, per kend flet e vepron, ti kurre nuk mund ta kuptosh permes gjuheve e kulturave te huaja. Duhet ta kuptosh, cfare eshte jotja e cfare eshte e huaja!

Shprehja KOMBI MBI TE GJITHA e ka vendin kudo ne mesin shqiptar ku flitet shqip, pavaresisht ne cilin forum a ne cilen fe! Aty ku qon krye feja para kombit, qon krye para kobit te vet atij qe predikon shkrimje ne kulturat e huaja! Shume ma i paster dhe ma afer zotit eshte Ai shqiptar qe nuk shkon as ne kishe as ne xhami, qe nuk i bene sherr, as ia kujton te keqen shqiptarit edhe punon vepron per kombin e atdheun shqiptar - se sa ai qe falet apo rrfehet 5 a 10 here ne dite dhe nuk e respekton kombin e atdheun shqiptar mbi ēdo fe, qe nuk vepron ME DJERSEN E MUNDIN E VET per ardhmerine e kombit shqiptar!

LIRIA SHPIRTERORE E SHQIPTARIT

Liria shpirterore e shqiptarit, gjindet ne shprehjen e shpirtit e mendjes shqiptare me njeritjetrin dhe BESIMI MA I MADH SHQIPTAR, ESHTE BESIMI NE NJERITJETRIN, sepse pa besuar ne vllaun tend, nuk ke cfare beson ne ZOT! Mos mendo as kujto kurre, se Zoti te don, kur ti nuk e don vllaun tend e prindet tuaj, farefisin e popullin tend - KOMBIN TEND!

Ai shqiptar - qe ka deshire qe te flasi me Zotin, separi te flet shqip, urte, me besim e dashuri vllazerore ndershqiptare, ta ndihmoj vllaun shqiptar kudo gjindet me ate qe ka mundesi me MENDJEN E DJERSEN E VET, te jete i paster para kombit e atdheut shqiptar! Nese as sot shqiptari nuk e kupton thelle shqirterisht, se per cfare arsyeje finansohen disa shqiptare, e disa treva shqiptare nga te huajt, pikerisht sot kur jemi ne kohe kritike te forcimit politik, ekonomik e historik - kurre mos ta mendoj veten se i perket kombit shqiptar!

Liria shpirterore eshte liria e mendimit te thelle, qe burim ka dashurine ndaj kombit e atdheut, vepron per kombin e atdheun, vepron per ngritjen e vetedijes kombetare, ajo qe eshte shpirti i lirise se vertete. Per te qene i lire ne shpirt, duhet te keshe lidhje shpirterore ndershqiptare! Dije se po te flet vllau shqiptar, e zeri i vllaut eshte zeri i zotit! Nderoje vllaun, perulju vllaut, fale vllaun per ndonje gabim, dije vllaun - vlla - perndryshe nuk do ta dijsh kurre as armikun dhe qellimet e tij, pikerisht ne momentet historike!

BEHU I LIGE ME VLLAUN, E TRIM ME ARMIKUN!

Pikesynimet e armiqve ishin e jane: shkatrroje te afermin tend, vllaun tend
kujtoja te keqen vllaut, behu trim me vllaun - keshtu roberia zgjati me shekuj, e te huajt pine djeresen e gjakun tone, copetuan trojet tona, percane me dredhi e mashtrime vllazerine shqiptare, i mbajten dhe i mbajne ende ROB shumicen shqiptare! Nese as kete ende nuk e ke kuptuar, o shqiptar - mbytu n'ujin ma te aferm, apo ne ujerat e zeza te huaja, duke menduar se beson ne zot! Nese edhe sot tenton te nderrosh e harrosh doket e zakonet shqiptare, e ne vend te tyre trashigon doke e zakone te huaja mashtruese, dije se je trashigues i mjerimit shekullor!

Gjykoni me lirine e shpirtit e mendjes thelle: kur nje shqiptar del me veshje kombetare shqiptare - kend do ta gezoj, e kend do ta hidheroj? Do ta gezoj shqiptarin e do ta hidheroj te huajin. Nese as kete nuk e ke kuptuar as sot - kurre nuk ke per ta kuptuar! Veshje per veshje - veshe veshjen tende, sepse vesha e huaj, as gjuha e huaj, as gjaku i huaj - kurre nuk te bene te hijshem, as te bukur - por te ben te ēoroditur! A nuk e shihni dhe gjykoni se, diaspora shqiptare eshte ne zhdukje e siper, e asimiluar ne gjuhe e kultura te huaja? Nje brez flet shqip, e zhduket! Edhe ketu ne forum, kujton te duket ma i zoti, e shkruan ne gjuhe te huaja, gjoja po tingellon ma shume! Kush e ben kete (kur nuk eshte nevoja) vetem i ēorodituri, i mjeri shqiptar!

Liria kombetare eshte liria shpirterore e shqiptarit!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!

Nexhati
18-03-06, 15:01
Ooooooo Kosove
Vendlindje ime e Dashure
Ku do qe gjindem
Ku do qe shkoje ,Zeri
i juaj gjithmone me thrret.
Me thrret aroma e dheut
Me thrret zeri i Nanes dhe Babes
Jeta ne mergim me flete dhe spjegon
Se diqka me mungone
Ajo me thrret me ze te forte.
Nje lidhje qe askushe nuk mundet
ta nderprej.
Para meje dhe jush eshte nje udhetim qe
Do ta zgjedhesh .Ajo eshte dashuria
Vendlindja na thrret....Ajo na prete...


Neser te lajmrohem nga Atdheu Loqkaman-Peja:wink:

Sy_kaltra
16-11-07, 20:48
Lexoj shum shkime te vjetra dhe jan do qe me pelqjn shum dhe qe ja vlen te mos harron besa qe ti kujtojm edhe disa antaret qe nuk jan aktiv koheve te fundit :roll: pra qe ti bartim shkrimet ketu :wink:

Cka ja merr mendja per kete ide ??

Diana :wink:

Me kujtohet nje m/p kur ta dergova diana ,pastaj ia derguam edhe Gjumashes ,ishte diqka nje video me qiken e babit ne pyetje :tongue: ahahhaha :wink:

Diana007
16-11-07, 23:55
Me kujtohet nje m/p kur ta dergova diana ,pastaj ia derguam edhe Gjumashes ,ishte diqka nje video me qiken e babit ne pyetje :tongue: ahahhaha :wink:


Ahahhahahhahahahahahha , shpesh keshi me ate Mp edhe shum me mbetet merak qe me ka hum .........................:smile:

Gjumashja
02-12-07, 21:47
Me kujtohet nje m/p kur ta dergova diana ,pastaj ia derguam edhe Gjumashes ,ishte diqka nje video me qiken e babit ne pyetje :tongue: ahahhaha :wink:


hahahaha hhajt sopnte paramendoj qiken e babit . . . po edhe qysh kena reagu na qikat e mamit . .. edhe ndoshta disponohesh . . .:biggrin:

lovely
08-08-08, 10:51
Dasma Virtuale!!!

LuLjaa
09-08-08, 02:05
Dasma Virtuale!!!

Ehh moj ti ēka kemi pas hjek deri sa u bam truq, thojshum hajde ma shpejt hajde se n'ora 7-t kena me shku n'darsum, bilee edhe mu shume mire me kujtohet kjoo
Besa edhe fejesa jem ketu :D ivv dade :tongue: