PDA

View Full Version : Rrėmbehet njė ish-ushtar i UĒK-sė, kėrcėnohet me vdekje


Dilaver
09-08-05, 12:59
Rrėmbehet njė ish-ushtar i UĒK-sė, kėrcėnohet me vdekje


Bardhyl Berberi

Njė ish-pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė rrėmbyer dje nga persona tė panjohur nė Maqedoni. Rrėmbyesit kanė kėrkuar pėr lirimin e tij gati 600 mijė euro, duke vėnė nė alarm jo vetėm familjen e tij, por edhe policinė e UNMIK-ut. Lajmi tronditės ka mbėrritur dje pasdite nė familjen Foniqi nė Miradi tė Sipėrme tė Kosovės. Njė telefonatė nga Maqedonia nga persona tė panjohur, i kanė thėnė Xhevat Foniqit se vėllai i tij, Iliri, ėshtė rrėmbyer nė Maqedoni dhe pėr lirimin e tij duhen 600 mijė euro. Pak ditė me parė Ilir Foniqi u pėrcoll nga vėllai i tij, Xhevati, nė stacionin e autobusėve tė Prishtinės nė drejtim tė Shkupit. Dhe qė nga dita e martė e javės qė kaloi, familja nuk kishte marrė asnjė njoftim prej tij. Para dy ditėsh, nga njė telefon fiks, njė herė nga Shkupi dhe herėn tjetėr nga Tetova, i ėshtė telefonuar familjes Foniqi se Iliri ndodhej nė duart e disa personave tė shėrbimeve sekrete serbe dhe pėr lirimin e tij ata kėrkojnė 600 euro. Pėrndryshe, nė rast se nuk dėrgohen lekėt, Ilirin do ta vrasin. Ilir Foniqi ka qenė pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ėshtė plagosur nė Junik gjatė konfliktit tė armatosur me serbėt. Policia e Kosovės dhe UNMIK-u kanė njoftuar urgjentisht Ministrinė e Brendshme tė Maqedonisė, por ende nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje. Funksionari i MB-sė sė Maqedonisė, Brace Peshovki, theksoi se “ne do tė vihemi vėrtet nė kėrkim tė qytetarit Foniqi, nėse ai ėshtė rrėmbyer”. Familja Foniqi ka sqaruar se Iliri kishte shkuar nė Maqedoni tė takonte disa shokė tė tij. Ai ėshtė babai i tre fėmijėve. Ndėrkohė zhdukja e tij mbetet ende mistėr. Kohėt e fundit ka patur mjaft lajme pėr trazira tė mundshme nė Maqedoni. Madje njė raport i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave ka thėnė sė fundi se nė Kondovė tė Maqedonisė po krijohen tensione tė reja, qė mund tė kėrcėnojnė stabilitetin nė vend. Gjithsesi kėto informacione janė hedhur poshtė deri tani nga autoritetet maqedonase.