PDA

View Full Version : Ē’farė ke pėrgaditur pėr vdekjen?


ebu Hamza
10-08-05, 21:30
Falenderimi i takon All-llahut, atė e falenderojm dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojm. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu ska kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtet Ai, ska kush e udhėzon. Dėshmoj se ska hyjni tjetėr pėrveē All-llahut ,i cili ėshtė njė dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i tij. Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė, mbi familjen dhe shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt i pasojnė ata me tė mira, deri nė ditėn e gjykimit.

Vėlla musliman, ēdo krijesė nė kėtė botė jeton me furnizim (rizk) tė caktuar…..

vite tė caktuara, e nė qoftė se kryhet furnizimi (rizku) i tij dhe vitet e tij kalojn, vjen koha e udhėtimit(vdekjes).

,,Thuaj(O Muhamed): Pikėtakimi pėr ju ėshtė pėr njė ditė tė cilėn ju as nuk mund ta afroni qoftė pėr njė orė (pėr njė qast) e as ta shtyni” Sebe36.

“Ēka pėrgadite pėr vdekjen” - Stacion prej stacioneve tė llogaritjes, ndalu pak nė kėtė stacion., se shumica e njerėzve kalojnė nė kėtė pa u ndalur fare .


Dunjaja- iluzion i rastit!! Hije kalimtare!!

Dunjaja-shtėpi mashtrimi!! Banesė dėshprimi!!

Dunjaja-respekti ndaj saj zhgėnjim!! Lakmija nė tė mashtrim!!

Njerėzit nė tė janė udhėtarė, sė shpejti do tė udhtojnė.


Abdullah ibn Mes’udi thotė: Nuk ka njeri prej juve., i cili kur tė ngrihet nė mėngjes vetėm se ėshtė i dobėt, pasurija e tij ėshtė e huazuar, udhėtarė i cili do tė udhėton, borxh i cili duhet tė kthehet.


Hudhejfja r.a thotė: Nė mbrėmje dhe mėngjes thėrret njė thirės: “O ju njerėz, vdekja!! argument pėr kėtė ėshtė fjala e All-llahut: “Vėrtet qė ai (xhehenemi, ose mohimi i tė Dėrguarit, ose vdekja ) ėshtė njė nga fatkeqėsitė mė tė mdha. Kėshill pėr njerėzimin, pėr ēdonjėrin prej jush qė zgjedh tė shkoj pėrpara (duke punuar drejtėsi) ose tė mbetet pas (duke bėr padrejtėsi, gjunahe)” El Mudethir 35-37

Vdekja!! Premtim i sinqertė ….takim i vėrtet.

Vdekja!! Vendim i zbatuar…urdhėr i nėnshtruar…

Vdekja!! Shigjet qė nuk gabon ..kėrkues qė nuk e kap plogėshtia…

Vdekja!! Pije qė ēdo krijesė do ta shijoj…


Vėlla i dashur musliman:

Ē’farė ke pėrgaditur pėr shtangit e saj?

Ē’farė ke pėrgaditur pėr tmerrin e saj?

Vėlla, a ke menduar pėr idhtėsin e saj? A ke menduar pėr tragjeditė e saja?

Ebu Derda r.a. thotė: “Nė qoftė se i kujton tė vdekurit, llogarite veten para se tė bėhesh njėri prej tyre”.

Ibrahim Et-Tejmi thotė: “Dy sende mė ndėrpren kėnaqėsin e kėsaj bote, kujtimi i vdekjes dhe dalja para duarve tė All-llahut (namazi)”.

Esh-athi thotė: “Shkonim tek Hasan el Basriu dhe nuk bisedonim tjetėr vetėm se: zjarr, ēėshtje tė ahiretit (botės tjetėr) dhe pėrmendjen e vdekjes.

Vėlla musliman! A nuk shiqon njerėzit se pėr ēdo ditė pėrcjellin tė dashurit e tyre apo shokė. Vėlla, a ėshtė shqetėsuarė zemra yte nga ky shikim, a ėshte kjo ndodhi mėsim pėr ty.

O i menēur, pyete veten tėnde (ēka pėrgaditur pėr vdekjėn).

Llogarite vetėn tėnde …para vdekjės……para pėrfundimit nė varrė!!!! Fillo bisedėn, shqyrtimin, llogaritjen: me kujtimin e vdekjes ….meditimin e tmerrit, vuajtjeve!! Sa prej njerėzve janė tė pavėmendshėm nga kėto momente, e sa prej tyre i kanė harruar ankthet, dhimbjet, agonit, brengat, pikėllimet e varrit!!

Hamid El-lefaf thotė: “Kush e shton pėrmendjen e vdekjės, shpėrblehet me tri gjėra: shpejtimin e teubes (pendimit), kėnaqje me furnizim dhe zellshmėri nė adhurime, e kush e le pas dore, dėnohet me tri gjėra: zvarritjen, shtyrjen, vonimin e teubes (pendimit), moskėnaqje me furnizim dhe pėrtaci nė adhurim”.

Nė qoftė se e din, o i menqur, se ke kthim, takim tek All-llahu s.v.t, kujdesu pėr kėto qaste…puno pėr kėtė..para se tė jesh prej te pikėlluarve!!!

All-llahu s.v.t thotė: “Aq sa, kur t’i vijė vdekja ndonjėrit prej tyre (politeistėve, mosbesimtaėvė) thotė: ”Zoti im! Mė kthe prapė, qė tė mund tė bėjė mirėsi nė qfar kam lėnė (pa bėrė) mbrapa! Jo! Ėshtė veq njė fjal qė ai e flet, ndėrsa pas ėshtė berzahu (perde, penges ndarėse) deri Ditėn kur do tė sillen pėrsėri nė jetė!” Mu-minun99 –100

“Dhe shpenzoni (nė bamirėsi) nga ajo me tė cilėn Ne ju kemi furnizuar, para se ndonjėrit prej jush ti vjen vdekja e tė thotė: ”Zoti im! Veē sikur tė mė jepje fare pak kohė (tė kthehesha nė jetėn e dunjas ), se do tė jepja sadakan (zeqatin, bamirėsi tjetėr) nga pasurija dhe tė isha prej tė drejtėvė (tė punoja nė rrugėn tėnde, tė plotėsoja detyrimet ndaj Teje, tė pėrmbushja shtyllat e fesė e tė kryeja haxhin).

“Dhe All-llahu nuk ia shtyn askujt afatin kur atij t’i vijė exheli (koha e pėrcaktuar vdekja). Dhe All-llahu ėshtė i mirėnjohur pėr gjthēka qė ju bėni” El-Munafikun10-11

Mjerė pėr atė rob tė cilit i zbret vdekja dhe nuk ka vepruar vepra tė mira!!!

Shiqoje vetvetėn, o njeri, ….medito gjendjen tėnde … me ēfarė fytyre (gjendje) do ti dalėsh All-llahut s.v.t nė qoftė se je prej atyre qė kundėrshtojnė urdhėrat e All-llahut?!

Me ēfarė fėtyre (gjendje) do tė dalėsh para Zotit tė botėrave, nė qoftė se je mėkatarė… largė adhurimit tė All-llahut?!

Vėlla musliman, kujdes nga shtangit e vdekjes! Sa tė tmerrėshme dhe tė dhimbėta janė pėr mėkatarėt!!

Transmetohet nga Ibrahimi a.s se ai i tha melekut i cili i mer shpirtrat: A mundesh tė mė tregosh fizionomin kur ua mer shpirtitin mėkatarit? Nuk mundėsh tė rezistosh (durosh), Tha, mundem. U largua nga unė dhe u largova prej tij, pastaj erdhi njė njeri i zi me flokė tė ēoroditura, me erė tė keqe, roba tė zeza, nga goja e tij del zjarr dhe tym, u alivanos Ibrahimi a.s. pasi qė erdhi nė vete i tha melekut i cili i mer shpirtrat: O melek mjafton dėnim pėr njė mėkatar tė tė takoj nė kėtė fizonomi !!!

Vėlla musliman, ēka ke pėrgaditė pėr kėto tmerre?! Mendon se kjo ėshtė larg?!!

Sa personave u vjen vdekja dhe janė tė shėndosh!!

Pėrgaditu, o njeri, pėr kėtė ditė dhe ēastet e agonis!!! Nė kėto ēaste nuk ke dobi vetėm prej punėvė tė mira, nuk do tė ndihmojnė prej tmerrit, nė kėto ēaste vetėm se veprat me sinqeritet……..Mos tė tė mashtrojnė begatitė e kėsaj bote ….e as shėndeti …e ti shikon vdekjen, vėrsulet mbi tė sėmuarin dhe tė shėndoshin ….. kujdes nga sulmi i vdekjes …befasija e udhtimit!!!

Transmetohet prej Muadhit se i tha tė Dėrguarit [salallahu alejhi ve selem]: Mė kėshillo? I Dėrguari i All-llahut i tha: Tė adhurosh All-llahun,,sikur se je duke e parė, llogarite veten prej tė vdekurve, pėrmende All-llahun nė ēdo gurė dhe dru, nė qoftė se bėn mėkat vepro pran, afėr saj vepėr tė mire.

Thotė Omer ibn Abdulazizi: Nė hutben (fjalimin) e tij “ēdo udhėtim ka nevoj pėr paisje (mjete, ushqim). Merni paisjet e udhėtimit prej kėsaj bote pėr nė botėn tjetėr (frikėn e All-llahut) veproni, punoni sikur tė kishit shikuar atė ēka pėrgaditi All-llahut prej mirėsive apo dėnimėve, frikohuni dėnimit tė All-llahut, shpresoni nė rahmetin (mėshirėn), mos shpresoni shumė qė tė ngurosen zemrat tuaja”.

Prej fjalėvė tė tė devotshmit ishin: “Pėrgadituni pėr ditėn e udhėtimit(vdekja)”….


Ebu Musa El-Eshari para vdekjes shtoi zellshmėrin nė adhurim. I ėshtė thėnė sikur tė mos bėsh kėshtu, qė te mos e shkatėrrosh vetėn?!

U pėrgjigj r.a: “Kalorsi, kur tė afrohet nė pikėtakimin e tij jep gjithė forcėn pėr tė arritur …e ajo qė mė ka mbetur mua prej jetės (dunjas) ėshtė mė afėr se kjo.

All-llahu e mėshiroftė Ebu-Musėn, ndėrroi jetė duke qenė nė kėtė gjendje.

Thev-ri thotė: “Takova nė xhamin e Kufes njė njeri duke thėnė: 30 vite pres qė tė mė vjen vdekja, e nė qoftė se vjen nuk do tė urdhėroja nė asnjė send por as nuk do tė ndaloja nga asnjė send, nuk kam te askush send por as ata tek unė”.

Ka-kau ibn Hakim thotė: “30 vite jam i pėrgaditur pėr tė vdekur, e nė qoftė se vjen nuk kisha dėshiruar shpejtimin e veprės prej vepre!!

Vėlla musliman, nėse ke vendosur tė udhėtosh, pėrgaditu pėr kėtė udhėtim (vdekja) dhe pėrgaditi paisjet (punėt e mira). Vėlla musliman, a je pėrgaditur pėr kėtė udhėtim tė fundit (vdekja)? Ēudi pėr njė person i cili kujdeset pėr kėt botė!!! E kush nuk ėshtė pėrgaditur, kujdeset pėr vdekjen (botėn tjetėr).

Njė njėri i tha tė Dėrguarit s.a.v.s: Cili besimtar ėshtė mė i miri? I Dėrguari i All-llahut tha: Mė i sjellshmi (moralshmi) me familjen e tij,E cili ėshtė mė i menquri? I Dėrguari i All-llahut tha: Ata tė cilėt mė sė shumti (tepėrti) kujtojn vdekjen, pregaditen pėr botėn tjetėr, kėta janė tė menqurit”.

Hasan El-Basriu thotė: “Katėr gjėra janė pėrgaditje pėr botėn tjetėr: agjėrimi shėndet pėr shpirtin,lėmosha penges mes njeriut dhe zjarrit, namazi afron robin tek All-llahu s.v.t dhe lotėt shlyejn mėkatet”.

Naser bin Muhamed Es-Samrakadi thotė: “Mė i miri prej njerėzve ėshtė ai person i cili posedon kėta pesė cilėsi (virtyte):

E para: zellshmėrija nė adhurimin e All-llahut.

Dy: Ndihma e tij tek njerėzit tė jetė e qartė (dukshme).

Tre: Tė ndihen njerėzit tė siguruar prej demit tė tij.

Katėr: Dėshprimi nga ajo ēka ėshtė nė duart e njerėzve.

Pesė: Pėrgaditja pėr vdekje.

Vėlla musliman, jeta ėshtė pasuri, pra mos e humb pėrveē se nė adhurim.Gjėja mė e mirė qė pėrgaditė muslimani pėr vdekje ėshtė frika nga All-llahu dhe veprat e mira, puno pra pėr atė ditė qė nuk ka dobi prej mallit e as fėmis, famės apo karikės.

Kėta janė vitet, garojn me ty, mos tė jenė pra fituese, e tė vjen vdekja, e ti je neglizhent.

Berau r.a thotė: “Ishim me tė Dėrguarin e All-llahut nė njė varrim. U ulė pran varrit, qajti derisa u lagė toka e pastaj tha: O vėllezėr pėr kėtė pėrgadituni!

Nasėr ibn Muhamed Es-Samrekandi thotė: i Dėrguari i All-llahut ka treguar vuajtjet dhe agonit e vdekjes dhe tmerrin e saj duke e kėshillur ummetin e vetė pėr tu pėrgaditur pėr kėtė dhe pėr tė qenė durimtar nė vuajtjet e kėsaj bote. Durimi nga vuajtjet e kėsaj bote ėshtė mė i lehtė se nga vuajtjet e vdekjes, vuajtjet e vdekjes janė prej dėnimit tė botės tjetėr, se dėnimi i botės tjetėr ėshtė mė i ashpėr nga dėnimi i kėsaj bote!

Vėlla, ajo ėshtė vdekja nuk e din kohėn se kur vjen (zbret) pėr tu pėrgaditur, kujdesu …kujdesu nga papritsija e saj …pėrgaditu pėr zbritjen e saj …

Asim El-Ahval thotė: Mė tha Fudejl Er-Rukashi pasi qė e pyeta: O ti njeri, mos tė tė pengojnė njerėzit nga vetvetja sepse vdekja tė zbret vetėm ty! Mos thuaj do tė shkoj kėtu e atje e tė shkon dita pa vepruar vepra tė mira.Vėlla musliman! Tregu i veprave tė mira sot ėshtė i gatshėm dhe me ēmime minimale, pra, shpejto pėr tė marė pjesėn tėnde para se tė vjen vdekja!!! Po sikur tė flisnin tė vdekurit, do tė lajmronin se gjėja mė e mire, mė e vlefshme qė kanė marrė prej kėsaj botė janė veprat e mira.

Ebu Hurejra r.a. thotė: “I Dėrguari i All-llahut kaloi pran njė varri, dhe pyeti kush ėshtė personi nė varrė. I thanė filani. Tha: Dy reqate namaz janė mė tė dashura pėr kėtė se sa dunjaja”. Mjerė pėr atė i cili udhėton prej kėsaj bote pa vepra tė mira. O vėlla musliman, si tė jeshė prej tė menqurve, pėrgaditu pėr ditėn e udhėtimit (vdekjen), pėrgaditu pėr agonit, shtangit e vdekjes. Ibn Mes-udi thotė: Njė dirhem e jep pėr hir tė All-llahut duke qenė i shėndosh, mė mirė se njėqind duke qenė i sėmuar.

Hasan El-basriu thotė: “Puno, puno …jeta ėshtė frymėmarrje, e nė qoftė se ndėrpritet, ndėrpriten veprat me tė cilat afroheni tek All-llahu xh.sh. All-llahu e mėshiroft njė njeri i cili e llogarit vetvetėn e qanė pėr mėkatėt e tij. Pastaj lexoi: “Ne vetėm numėrojmė pėr ta njė numėr tė caktuar tė ditėve tė tyre nė kėtė botė dhe ua shtym afatin qė tė zhyten mė thellė e tė shtojnė tė kėqijat e mėkatet” Merjem 84.

Mundhiri thotė: Dėgjova Malik ibn Dinarin duke i thėnė vetvetės: “Mjer pėr ty, fillo me vepra tė mira para se tė vjen vdekja! Mjer pėr ty, fillo me vepra tė mira para se tė vjen vdekja! Pėrsėriti kėtė fjalė 60 herė, e dėgjoj e ai nuk mė shihte”.

Vėlla musliman, ka shpėtuar ai person i cili e llogarit veten para se tė llogaritet. Pėrgaditu pėr ditėn e udhėtimit (vdekjen). Shto prej veprave tė mira. Kujdes nga (gafleti) neglizhimi dhe shtyrja zvaritja e teubes (pendimit) me kėta (gafletin, pendimin) shkatėrroi shejtani njerėzit e i dėrgoi nė zjarrė!! Kėta janė helm vdekjeprues ….shigjet mbytėse …

Shumica e njerėzve janė kaplosur prej kėtij helmi tė rrezikshėm (gafleti).

Kjo ėshtė ajo e cila i pengoi pėr pėrkujtimin e vdekjes, e i ka preokupuar nga pėrgaditja pėr agonit e saja, derisa shijuan idhėtin e vdekjes, e u penduan kur nuk ka dobi pendimi.

Thojnė disa tė menqur: Kur tė jesh fėmi, luan me fėmijėt, e nė rini argėtim, zbavitje,

nė pleqri i dobtė e kur do tė adhurosh All-llahun, kur do tė punosh vepra tė mira?

O biri I Ademit, kujtoje atė ditė kur tė arrijė shpirti nė fytė, ndėrpritet lėvizja e gjuhės .. bllokohen lėvizjet …

Ēka ke pėrgaditur pėr kėto ēaste?! Tė pengoi dunjaja nga xheneti!! Mos tė tė hutojė dunjaja me kėnaqsitė e saja tė pėrkohshme. Mos tė tė mashtroj dunjaja me premtime ireale. Para teje ekzistojn kėnaqėsi tė pėrjetshme (xheneti)….lumturi reale ..

Vėlla musliman, kujdesu pėr punėt e mira ..kujdesu ashtu si kujdesėsh per mirėsit e kėsaj bote. Pėrgaditu pėr udhtimin e fundit (vdekjen). Pėrgaditu pėr tė hyrė nė gropė tė terrshme, e cila nuk ndriqohet, pėrveē se me vepra tė mira! Takimi ėshtė afėr, llogaritja ėshtė e ashpėrt! Atė ditė do tė dallohet fituesi prej humbėsit! Punoni vepra tė mira para se tė jeni prej penduesve!! Fillo tė veprosh vepra tė mira para se tė jesh prej tė piklluarve!!!

Faleminderimi i takon All-llahut, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė Dėrguarin e tij shokve dhe familjes sė tij.

Senada
27-11-05, 00:16
Es-selamu alejkum,

Meqe i nderuari ka hapur nje teme ku ka shtjelluar shume bukure cdo hadith sa i perket ceshtjes se vdekjes dhe une shpreha deshire te kontribuoj duke shpresuar se do kete dobi tek ne dhe lexuesit e ketij forumi duke vecuar disa keshilla per vdekjen e cila eshte e pashmangshme per te gjithe, qofte foshnje-femije, i ri apo i vjeter, i pasur apo i varfer, vdekje e cila ka per t'na zen te gjitheve dhe nuk kem per t'i ikur.

VDEKJA ESHTE KESHILLUESI ME I MADH

Eshte pyetur nje njeri i devotshem nga nje pyetes: Cili eshte keshilluesi me i forte per njeriun? I thote: Shikimi ne te vdekurit. Komenturesi i Kur'anit, Kurtubiu pershrkoi vdekjen me nje pasqyre shume te bukur, e tha: "Dije se vdekja eshte ceshtja me frikesuese dhe me e kobshme, ajo eshte gota me shije te urrejtur dhe me te idhet, ajo eshte shkaterruesja e kenaqesive, preresja e rehative dhe sjellesja e te urrejturave. Ajo qe t'i shkeput nyjet, ti'ndan pjeset e trupit dhe t'i shkaterron pikembeshtetjet tua, ajo eshte ceshtja me e tmerrshme dhe me e madhe dhe dita e saj eshte njemend, dite e madhe".

[/b] MENDIMI RRETH VDEKJES

Ashtu sic eshte jeta mrekulli e Allahut, ashtu eshte edhe vdekja. eta dhe vdekja jane dy te kunderta dhe dy mrekulli te medha te Allahut te Lartesuar. Allahu thote: "Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit te vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju ben te vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek ai do te ktheheni?" (El-Bekare:28).
Te mendosh ne kete mrekulli te Allahut, eshte te mendosh ne nje krijese te Tij dhe nje cudire qe argumenton fuqine e Tij. Transmetohet se dy arabe udhetonin me devete e tyre, kur papritmas njeri nga ata ra ne toke i vdekur. Shoku i tij qe ishte ne deve me te, filloj te sillet rreth tij duke thene: Cka ke qe nuk ngritesh? Cka ke qe nuk leviz? Pjeset e trupit i ke te kompletuara dhe te shendosha. C'eshte me ty? Cka te mbante ty? Cka te levizte? Kush te rrezoi ty? Kush te pengoi nga levizja? Pastaj u largua duke menduar ne ceshtjen e tij dhe duke u cuditur me te .


SHEMBUJ NGA KESHILLAT E KESHILLTAREVE

Allahu i Lartesuar keshilloi te Derguarin e Tij me vdekje ne Kur'an, e thote: [b] "Ti (Muhammed) do te vdesesh dhe ata do te vdesin".

Muhammedi a.s. thote: "Erdhi Xhibrili e me tha: O Muhammed, jeto sa te deshirosh ti dhe pastaj do te vdesesh, duaje ke te duash e ti do te ndahesh nga ai dhe puno cka te deshirosh ti, do te shperblehesh per ate dhe dije se krenaria e besimtarit eshte ngritja e tij naten (namazi nates) dhe fuqia e tij eshte ne mosnevojen e tij per njerezit".

Tani ne vijim te lexojme disa keshilla te dijetareve te shquar te cilet flasin rreth vdekjes. Kurtubiu (komentues i kur;anit) thote: "Mendo o i mashtruar nga vdekja e dhimbjet e saj dhe veshtiersia e idhtesia e gotes se saj. Ah, vdekja sa premtim i sinqerte qe eshte, sa gjykates i drejte qe eshte, mjafton vdekja trishtuese per zemrat tona, lotuese per syte, ndarese e xhemateve, shkaterruese e kenaqesive dhe prerese e shpresave. A ke menduar o biri i Ademit per diten e disfates tende, per bartjen nga vendi yt kur te bartesh prej gjeresise ne ngushtesi, kur te tradhton shoku e i afermi dhe te largohet vellai e shoku, kur te merresh nga sgtrati dhe mbulesa jote e te bartesh ne agim, kur te mbulojne me dhe e pluhur pasi qe ishte me mbuloje te bute. O tubuesi i pasurise dhe ndertues u pallateve, ti nga pasuria jote do te kesh vetem qefinat, ato do t'i nenshtrohen zhdukjes dhe shkaterrimit, kurse trupi yt t'i nenshtrohet dheut dhe insekteve. Ku eshte ajo pasuri qe ke tubuar, a te shpetoi prej trishtimeve, kurrsesi."
Gjithashtu, Kurtubiu transmetoi, se Jezid Er-Rrekashi i thoshte vetvetes: "Mjer ti o Jezid, kush do te falet per ty pas vdekjes tende? Pastaj thoshte: O ju njerez, a nuk qani e nuk vajtoni per veten tuaj, per pjesen qe ju ka mbetur? A nuk qani ju qe varri eshte kerkuesi dhe shtepia juaj, dheu eshte shtroja juaj, insektet jane shoqerueset tuaj dhe me gjithekete ju pritni trishtimin e madh (Diten e Kijametit), si do te jete gjendja juaj".

Nje keshille tjeter e sahabiut te madh Ebu Derda (radijall-llahu anhu), eshte: "Tri gjera me bejne te qesh dhe tri me bejne te qaj, thote Ebu Derda, ato jane: Me ben te qesh shpresuesi i dunjase derisa vdekja ate e kerkon (dmth njerezit qe jane mashtruar pas kesaj dunjaje te perkotesis dhe kane harruar se do vdesin nje dite), i hutuari (gafili) i cili nuk eshte i harruar dhe ai qe me plot gojen eshte duke qeshur, kurse nuk e di a eshte Allahu i Lartesuar i kenaqur me te apo i hidheruar. Kurse tri gjera qe me bejne te qaj jane: ndarja e te dashurve dhe e partise se Muhammedit a.s. nga ai, trishtimi i paraqitjes ne momentin e vdekjes dhe qendrimi para Allahut, Diten kur sekreti behet i hapur, pastaj nuk e di njeriu se ku dergohet, ne Xhennet apo Xhehennem."

Aliu r.a. thote: "Shkoi dunjaja duke ikur pas dhe erdhi Ahireti duke ardhur para, e cdonjera nga ato ka femije, ju bejuni femijet e Ahiretit dhe mos u beni femijet e dunjase, sepse sot ka pune e jo llogari, kurse neser ka llogari e jo pune". Kjo na meson se ne duhet punuar sa me shume per vepra te mira dhe te fitojme edhe kete dunja dhe Ahiretin, pasi qe thekson sot ka pune , ky halife r.a. Aliu na bene te ditur qe te punojme sot sikur do vdesim sot, dmth na nxite te punojme vetem vepra te mira, sepse para Allahut pasuria as familja nuk do na shpetoje porse na llogariten veprat dhe per ate quhet Dita e Gjykimit (llogarise). Allahu i shperblefte gjithe dijetaret.

Allahu na befte nga ata qe jemi te pergatitur per vdekje e jo nga ata qe ajo (vdekja) i ze rastesisht dhe te hutuar, a nuk ben dobi pendimi ate dite kur lene pas vete cdo gje pervec veprave te mira te tyre qe i shoqerojne ata edhe Diten e ringjalljes. Vertet vdekja dhe varri jane keshilluesit me te medhenj per ata qe mendojne.

Ne jemi te urdheruar qe gjithmone ta perkujtojme vdekjen. Muhammedit a.s. thote: "shpeshtoni perkujtimin e shkaterruesit te knaqesive-vdekjen, sepse kur ate e perkujton ai qe eshte duke kaluar jete te ngushte (veshtire) i zgjerohet ajo, e nese ate e perkujton ai qe eshte duke kaluar jete te gjere ( te bujshme) ia ngushton ate".

Poashtu, transmetohet se nje grua u ankua tek Aishja r.a. se eshte zemerguri. Aishja i tha: "Shpeshto perkujtimin e vdekjes, dhe zbutet zemra jote", asaj pastaj iu zbut zemra. Nuk i ben zemres me mire asgje sesa vizita e varrezave dhe perkujtimi i vdekjes. Perkujtimi i vdekjes largon njeriun nga mekatet dhe e ben te kenaqur me jeten e tij dhe nuk e lejon te lakmoje ne ate qe nuk posedon. Kurtubiu permendi se disa dijetare thane: Ai qe ka zemren e ngrute, le ta sheroje me tri gjera:

- pjesemarrjen ne mexhliset e diturise ku ka keshilla,
- perkujtimin e shpeshte te vdekjes,
- shikimin e atyre qe jane vdekur.


Autor i ketyre vellimeve qe kam nxjerrur eshte: Dr. Sulejman Omer El-Eshkar.


Autori ne fjale na e ben te ditur te gjitheve, se kur vdekja i zbret njeriut besimi as pendimi i tij nuk pranohen, meqe tani me jane mbyllur dyert e Meshires te Krijuesit tone. Autori ne fjale nxit te gjithe ne qe t'i shmangemi knaqesive, koprracise, pertacise e epsheve te kesaj dunjaje e na ben thirrje te nxitojm ne shpetimin tone, ku na e ben te ditur qe shpetimi yne eshte: Adhurimi ne krijuesin dhe te kryejm obligimet qe i kem ndaj Tij.

Me nje citat te te Derguarit Ibrahimi a.s. do e permbyll kete teme te trajtuar: transmetohet se Ibrahimi a.s. i tha melekut te vdekjes. A ke mundesi te ma tregosh pamjen se si e merr shpirtin e te prishurit( munafikut-jobesimtarit)? Meleku i vdekjes i tha: O pejgamber i Zotit, nuk mund ta perjetosh ate pamje. Ibrahimi a.s. serish insistoi dhe i tha melekut, gjithsesi . Meleku atehere i tha: Largohu pak nga une. Ibrahimi a.s. u largua dhe pastaj u kthye, kur ai pa nje njeri me tesha te zeza, floke te ngritur, me ere te kobshme dhe nga goja e hundet e tij dilte flake e zjarr. Kur Ibrahimi a.s. e pa kete i ra te fiket dhe pastaj u zgjua, kurse meleku ishte shendrruar ne pamjen e pare te vet ( pamje te mire dmth) dhe Ibrahimi a.s. i tha: O meleku i vdekjes! Sikur i prishuri (jobesimtari) mos te perjetonte ne momentin e vdekjes asgje tjeter pervec shikimit te fytyres tende, atij do ti mjaftonte ajo.


Es-selamu alejkum,

Hadith: "Varri eshte shtepia e pare e Ahiretit, nese nga ai shpeton, cdo gje pas tij eshte me e lehte, e nese nga ai nuk shpeton, cdo gje pas tij eshte me e veshtire." Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thote:
"Nuk kam pare pamje me te shemtuar sesa varri, ai eshte me i shemtuari".

Hattabi
30-11-05, 21:43
Asgje nuk kam pergaditur vetem se e dua Allahun dhe te Derguarin e Tij.

Zabeli i bacės Brahim
09-12-05, 23:45
Es-selamu alejkum,

Hadith: "Varri eshte shtepia e pare e Ahiretit, nese nga ai shpeton, cdo gje pas tij eshte me e lehte, e nese nga ai nuk shpeton, cdo gje pas tij eshte me e veshtire." Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thote:
"Nuk kam pare pamje me te shemtuar sesa varri, ai eshte me i shemtuari".

Pershendetje e nderuara Senada,

Dicka nukshkon ne tesktin e mesiperm,nese e perdorim krahasimin dhe logjiken tautologjike perfundojme:
Varri shtepia e pare e Ahiretit ->pamje me e shemtuar = pamja e pare e Ahiretit i shemtuar!

Si mendon ti?

Senada
10-12-05, 00:05
Po ti i nderuar, tani kundershtoni fjalen e Muhammedit a.s., pasi qe hadithin e sipershkruar ua ka thene I Derguari yne sahabeve, dhe ti do i japesh vleresimin dhe te na e "kumtosh drejte" tani ?! Eh....,

Meqe te paskemi me te ditur, urdhero na e shtjello me bukur ?!

Pres "shembelltyren e zgjuarsis tende?" :) Selam i nderuar.

Hattabi
10-12-05, 00:08
Pejgamberi a.s. ka thene :

" Kujtone ate e cila ua prish lezetlleqet e dunjas, e ajo eshte VDEKJA "

uliksi31
10-12-05, 03:12
Es-selamu alejkum,

Hadith: "Varri eshte shtepia e pare e Ahiretit, nese nga ai shpeton, cdo gje pas tij eshte me e lehte, e nese nga ai nuk shpeton, cdo gje pas tij eshte me e veshtire." Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thote:
"Nuk kam pare pamje me te shemtuar sesa varri, ai eshte me i shemtuari".

Pershendetje e nderuara Senada,

Dicka nukshkon ne tesktin e mesiperm,nese e perdorim krahasimin dhe logjiken tautologjike perfundojme:
Varri shtepia e pare e Ahiretit ->pamje me e shemtuar = pamja e pare e Ahiretit i shemtuar!

Si mendon ti?

I nderuar Zabeli, me siguri Senada ka pergjegje edhe me precize sesa une, por sidoqoft do te tentoj ti jap nje spjegim hadithit te lartpermendur.
Besimtaret musliman besojn ne tri botra:1. Kjo bote (dunja),2. Bota ne varreza (berzah) si dhe 3. Bota e amshueshme (ahireti).

Kur njeriu vdes, cdo gje vdeke me te. Aty fillon jeta ne vorreza ku edhe do te jene rezulltatet nga bota e pare. Nese aty kemi sukses, sukses do te thot veprat tona te mira, tani boten e tret, te amshueshme e presim te qet dhe te gezuar. Keshtu qe keta persona e presin ringjadhjen dhe diten e gjykimit, leht dhe pa brenga. Dita e gjykimit eshte fillimi i botes se amshuar, te perjetshime.
Po nese eshte e kunderta, pra personi i cili nuk ka zbatuar urdhrat e Zotit,
as ndalesat qe Ai na i ka bere te ndaluara, me siguri, (kuptohet sipas parimeve islame) aty edhe fillojn te veshtirat. Pra kjo kategori e njerzve e ka ndeshkimin edhe me te madh, ne boten e amshueshme- ferr.
Shpresoj se bile deri diku kame arrijt tju spjegoj lidhje me hadithin e lart-permendur.

Kuptohet se kjo eshte rubrika; Mesime nga Kur'ani prandaj edhe spjegimi eshte i tille.

Me nderime Uliksi

Zabeli i bacės Brahim
10-12-05, 18:47
Po ti i nderuar, tani kundershtoni fjalen e Muhammedit a.s., pasi qe hadithin e sipershkruar ua ka thene I Derguari yne sahabeve, dhe ti do i japesh vleresimin dhe te na e "kumtosh drejte" tani ?! Eh....,

Meqe te paskemi me te ditur, urdhero na e shtjello me bukur ?!

Pres "shembelltyren e zgjuarsis tende?" :) Selam i nderuar.

E nderuara Senada,

Me spjego ne cilen pjese kundershtova Muhamedin??
Nga fjalet e prezentuara nga ti, une vetem terhiqa konkludime logjike!
Mos valle te logjikosh eshte mekat???!!
Nga konkludimet logjike,e nderuara, perfundova se njera nga thenjet e prezentuara (hadithe sic i emeron) nuk eshte autentike.Cila nuk e di.Ky eshte perfundim i im logjik!
Ti, e respektuara, argumento sete dy hadithet e perzentuara jane te verteta! :arrow:

Zabeli i bacės Brahim
10-12-05, 18:58
I nderuar Zabeli, me siguri Senada ka pergjegje edhe me precize sesa une, por sidoqoft do te tentoj ti jap nje spjegim hadithit te lartpermendur.
Besimtaret musliman besojn ne tri botra:1. Kjo bote (dunja),2. Bota ne varreza (berzah) si dhe 3. Bota e amshueshme (ahireti).

Kur njeriu vdes, cdo gje vdeke me te. Aty fillon jeta ne vorreza ku edhe do te jene rezulltatet nga bota e pare. Nese aty kemi sukses, sukses do te thot veprat tona te mira, tani boten e tret, te amshueshme e presim te qet dhe te gezuar. Keshtu qe keta persona e presin ringjadhjen dhe diten e gjykimit, leht dhe pa brenga. Dita e gjykimit eshte fillimi i botes se amshuar, te perjetshime.
Po nese eshte e kunderta, pra personi i cili nuk ka zbatuar urdhrat e Zotit,
as ndalesat qe Ai na i ka bere te ndaluara, me siguri, (kuptohet sipas parimeve islame) aty edhe fillojn te veshtirat. Pra kjo kategori e njerzve e ka ndeshkimin edhe me te madh, ne boten e amshueshme- ferr.
Shpresoj se bile deri diku kame arrijt tju spjegoj lidhje me hadithin e lart-permendur.

Kuptohet se kjo eshte rubrika; Mesime nga Kur'ani prandaj edhe spjegimi eshte i tille.

Me nderime Uliksi

Pershendetje dashamire,

faleminederit per spjegimet, por dilema ishte ne vertetesine e haditheve te prezentuara nga Senada.

Kujtoj se jam shuk logjik: mbi ato thenje ndertohen teza dhe pohime egzakte, eshte shume logjike qe keto te argumentohen se jane autentik, nga se i perdorim si postullate per ndertimin e te vertetave ne fe!

uliksi31
11-12-05, 04:12
I nderuar Zabeli, me siguri Senada ka pergjegje edhe me precize sesa une, por sidoqoft do te tentoj ti jap nje spjegim hadithit te lartpermendur.
Besimtaret musliman besojn ne tri botra:1. Kjo bote (dunja),2. Bota ne varreza (berzah) si dhe 3. Bota e amshueshme (ahireti).

Kur njeriu vdes, cdo gje vdeke me te. Aty fillon jeta ne vorreza ku edhe do te jene rezulltatet nga bota e pare. Nese aty kemi sukses, sukses do te thot veprat tona te mira, tani boten e tret, te amshueshme e presim te qet dhe te gezuar. Keshtu qe keta persona e presin ringjadhjen dhe diten e gjykimit, leht dhe pa brenga. Dita e gjykimit eshte fillimi i botes se amshuar, te perjetshime.
Po nese eshte e kunderta, pra personi i cili nuk ka zbatuar urdhrat e Zotit,
as ndalesat qe Ai na i ka bere te ndaluara, me siguri, (kuptohet sipas parimeve islame) aty edhe fillojn te veshtirat. Pra kjo kategori e njerzve e ka ndeshkimin edhe me te madh, ne boten e amshueshme- ferr.
Shpresoj se bile deri diku kame arrijt tju spjegoj lidhje me hadithin e lart-permendur.

Kuptohet se kjo eshte rubrika; Mesime nga Kur'ani prandaj edhe spjegimi eshte i tille.

Me nderime Uliksi

Pershendetje dashamire,

faleminederit per spjegimet, por dilema ishte ne vertetesine e haditheve te prezentuara nga Senada.

Kujtoj se jam shuk logjik: mbi ato thenje ndertohen teza dhe pohime egzakte, eshte shume logjike qe keto te argumentohen se jane autentik, nga se i perdorim si postullate per ndertimin e te vertetave ne fe!

I nderuar Zabeli, keni plotsisht te drejt, sa i perket autenticitet te hadithit. Ajo eshte e rekomanduar edhe nga vet Profeti a.s qe te kemi kujdes kur te citojm fjalet e tij. Mirpo une besoj se dikush do e sjelli edhe origjinen e keti hadithi. Te pershendes.

Zabeli i bacės Brahim
15-12-05, 08:52
Me siguri se nje nga promotoret e denimit ne var (berzah) eshte shtirja,hipokrizia si nje virtyt i shemtuar njerezor.

Nje prej pergaditjeve per vdekjen eshte largimi nga hipokrizia dhe derivatet e saj.

Sipas mendimit tim hipokrizia cfaqet ne keto menyra:

Hipokrizia ne veshembathje kur njeriu /manifeston' shkeputje,zymtesi si shtirje per lodhesi nga punet e teperta, ose ekstravagance te dukje nga shtirja se eshte i pashem,i pasur..

Hipokrizia ne te folur manifestohet ne shtirje para njerzeve te devotshem,me keshilla,paraljmerime,fjale te urta, gramatike te 'paster'...me menyre qe keshtu te tregohet,kinse,devotshemria dhe perkushtim i pasimit te njerzeve te mire.Hipokrizia ne kete forme ketu ne kete forum, shfaqet kur nje person shtihet se eshte me fjale te mira,shet mencuri dhe moral e ne anen tjeter futet ne biseda (tema) me permtje amorale per shembul ne nen forumin pa cenzure.

Hipokrizia ne raport me te tjeret.Kjo hipokrizi manifestohet ne zgjedhjen e atyre qei fton ne vizite,p.sh, ndonje njeri te shquar ose te ditur, me qellim qe te flitet se filani kishte qene te filani ne vizite, ose ne kete forum se qe filani e njef filanin ( per ato qe njifen ndermjet veti), ose ne pergojimin e te tjereve ne perfitim te adminit e tjere.

Eshte e ditur se prapa cdo hipokriti,me siguri,fshehet nje qellim te cilin ata deshirojne ta arrijne,dhe linde nje pyetje qenesore :per cka njerzit jane hipokrit!

Zabeli i bacės Brahim
15-12-05, 22:33
Virtyt tjeter qe te largon nga pergaditjet per vdekjen eshte edhe zemra.
Ne thelb zemra,sipas natyres se saj orgjinale,eshte e prirur qe te pranoje njesoj ndikimet edhe nga ana e mire njerzore,miresia univrzale,nga ajo engjellore edhe nga ndikimiet e keqia,destruktive djallezore.

Ajo qe e shtyn te anoje ne njeren prej ketyre dy aneve eshte te pasurit e epsheve dhe te perkushtuarit pas trillive,ose e kunderta,largimi prej tyre dhe te vepruarit ne kundershtim me keto.
Nese njeriu e pason ate qe kerkon hidherimi dhe epshi,ate permes trilleve,do ta sundoje e keqja,ndersa zemra e tij do t ebehet fole dhe vend i fryteshem per kullosa per te njerz dhe vese te keqia.

Ne anen tjeter,nese njeriu lufton kunder epsheve dhe nuk lejon atyre te domonojne,por misherohet me sundimin e te mires,zemra e tij do te behet vend ne te cilin leshohen dhe vendoset miresia dhe mireqenja.

Ne baze te asaj si reagojme kur vijne goditjet te sprovave te epesheve dhe ceshtjeve te keqia zemra ndahet ne dy lloje:Zemra e cila kur i afrohet sprova i thithe si shpuzorja ujin,si pasoje e ckahit ne te paraqitet pika e zeze.Zemra e tille vazhdon te thithe edhe te gjitha sprovat tjera te cilat i has,perderisa te mos nxihet teresisht dhe nuk prishet,nderkaq kur te prishet dh enxihet,dote ndodhet para dy fatkeqesive te renda: mjegullimit te se mires dhe te keqes ne syte esaj dhe pamundesine se dallimit c'eshte njera dhe c'eshte tjetra,ashtu qe nuk e mbeshtete ate qe eshte emire,as gjykon ate qe eshte e keqe.Kjo semundje ngulitetat aq shume saqe e mira i duket e keqe,ndersa e keqja e mire.

Pastertia e zemres,largimi izemres nga foleja dhe udhezimet djallezore eshte garant se kemi pergaditur dicka per vdekjen.

m.s
28-12-05, 14:23
Cfare kam pergatit per vdekjen ??? :roll:
ME duket -ASGJE-

munti
28-12-05, 14:31
Cfare kam pergatit per vdekjen ??? :roll:
ME duket -ASGJE-

Perse asgje?

Hattabi
02-01-06, 20:32
Cfare kam pergatit per vdekjen ??? :roll:
ME duket -ASGJE-

Ateher pergaditu per te sepse ajo te vjen BEFAS .
Pendohu ... Kurr nuk eshte vone.

Falu ( namaznin ) para se me ta fal ( xhenazen ).

Kalt
02-01-06, 20:34
Une jam pergatit ti percjelli te gjithe ata qe mendojne per vdekjen!
Rruga e mbare ju qofte!
8) 8) 8)

FrEsKiA
02-01-06, 20:36
Phaaa kjo pyetje me shtin friken :(

GURI SYLAJ
05-01-06, 10:36
Nja pesqind euro i kam lan ne nje konto te vecant,se nuk idihet le t'qillojn me i marr me veti!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Espresso
05-01-06, 17:44
Asgje. Jame ne moshe te re dhe nuk kame ne plan te iki aq shpejt nga ketu. Dua se pari t'i shijoj gjitha bukurit qe ka krijuar Zoti. Dua ta mesoj te verteten. Dua thjesht drejtesi. Dua qe jeta ime te mos dirigjohet nga njerzit e paskrupullt te cilet kane humbur te pamurit e syve qe kur jane rene pre e genjeshtrave te librave qe kane per baze - Padrejtesin dhe Iluzionet.

Feja nuk te bene njeri. As parajsen nuk ta ofron.

m.s
17-01-06, 12:32
Perse asgje?

"asgje" them se vdekja me duket shume gje e veshtire keshtu qe sado qe mundohem me pergatit dicka per te , prap me duket Asgje !!!

m.s
17-01-06, 12:39
b]Ateher pergaditu per te sepse ajo te vjen BEFAS .
Pendohu ... Kurr nuk eshte vone.[/b]

Falu ( namaznin ) para se me ta fal ( xhenazen ).

Allahu te shperbleft hattab per keshillat ...elhamdulilah jam pendu ,falem ....ama prap :cry: natyrisht frika ekziston ....se nuk e kemi xhennetin e siguruar ,edhe ku e dim sa do qe punojme ndoshta nje gabim i vogel na i humb gjitha....(inshallah nuk ndodhe)