PDA

View Full Version : Permbeledhje me tregime


GURI SYLAJ
05-09-05, 17:29
GURI SYLAJ


P L I S I I S H P U E M



Nje ferman qe kishte ardhe nga qendra e Perandorise fliste per dicka serioze, per nje detyre tejet sekrete, me te cilen ngarkohej Aqif Pashe Ktili, detyre qe duhej kry me kujdese dhe ne msheftesine me te madhe.
Fermani kishte dy pjese. Ne fillim ishin dhene informatat e duhura dhe ne pjesen e dyte ishte urdheri i prere. Sokol Myftar Qarri duhej te likujdohej. Per kete permbajtje dinin vetem Padishahu dhe dy apo tre vezir- atje ne qender te perandorise. Kurse ne Vilajetin e Malokeve dinte vetem nje njeri e ai ishte Aqif Pashe Katili.
Prej asaj dite, kur kishte ardhe ky ferman,pashaj as gjumin nuk e bente te qete. Detyrat i kryente sipas rendit por kohen e lire tani me nuk e kalonte me hanumet ne hamamin e qytetit por neper vende ku rrinin bejlere e agallare e besa edhe ne ndonje kulle me ze ku here gjente deren e hapur e jo rralle edhe i detyronte t'i bejne konak. I binte kryq e terthur vilajetit dhe bente njeqind e njemije plane. Nuk ishte veshtire te vritej nje njeri por detyra e tij ishte shume me e madhe-te vritej tere nje popull.
Pashai kishte fillu te shkonte edhe neper dasmat e malesoreve e besa nganjehere edhe me dhurata bukur te mira.Nje here , kishte ndodhe , qe nje mashkullit te cubeleve t'i dhuronte nje kali.Te njejten gje kishte dasht te bente edhe me Gurashet por ata me te marre vesh kishin hap lajmin se ju ka ra nje morte dhe njeherepernjehere nuk kan ndermend me ba dasem.Dasma do te behej ne korrjet e vitit tjeter.
Nje dite Vjeshte, pashai, kishte trokite edhe ne deren e Sokol Qarrit ku kishte hase ne nje mikepritje bujare ashtu si din vtem malesoret.
S'ka nevoje te ngushtoheni per asgje, kishte thene pashai, une jam vetem nje mysafir i rastit.
Me gezoni shume me viziten qe po me beni dhe une do te mundohem qe te ju pres dhe te ju percielli si cdo mysafir tjeter por i vetedijshem se nuk do te mund te ju dal hakut sepse zotnija e juaj nuk eshte mesu te rrij ule ne lekure ugiqi po ne mendafsh e kadife.Megjithate , ju po me beni nje nder te madh me kete vizite dhe do te ju jem mirenjohes tere jeten. Kjo kulle eshte bukur e vjeter por eshte hera e pare qe pragun e saj e kalon nje njeri kaq i madh me kaq shume nishana, e kishte mbyllur fjalen Sokoli.
Ketu po shoh edhe qitape, jan ato ne gjuhen arabe, apo ne gjuhen turke, kishte ndrru bisede pashai. Nuk me ka zene syri dicka te tille ne kullat tjera.
Ka edhe ne gjuhen arabe e edhe ne ate turke por shumica jan ne latinisht e frengjisht ka dicka edhe ne gjuhet sllave.
Te gjitha keto i lexon ti apo i ke dhurate nga miqet?
Jo nje pjese jan libra qe baba eshte sherby me to e pjesa me e madhe jan libra qe i kam sjelle nga Vjena , Parisi e Praga.
Po ju cenkeni nje njeri qe paska pa nje alamet dynja, ju cenkeni krejt dicka tjeter nga keta maloket tjere kurse ne pamje te pare nuk leni pershtypjen e nje ylemaje. Ky kapuqi , si i thoni ju plis, ua mbulon tere ate krenarine qe duhet te kete nje njeri si ju, megjithate ju e dini me mire, nuk keni nevoje per mesimet e mija.
Po , vertete ashtu eshte por mbasi nuk jam ne ndonje detyre te perandorise, njehere per njehere , ku do te stolisesha me nje kapuq te kuq, me duhet te jem i njejt si te gjithe malesoret tjere dhe me ju thene te drejten klima e ketyre maleve veshtire perballohet me veshje tjera, eshte pakesa klime e eger.
Gjithesesi ju duhet te zbritni poshte, atje ku e keni vendin.Perandoria ka nevoje per njerez te tille.Une kam ndigju se ju , edhe pse i ri , keni nje rrespekt te vecant ne kete krahine por qe jeni edhe nje njeri i kalemit , nuk e kam ditur.
Do shkolle e kam bere porrrespektin e kam , me shume , per hater te babes dhe gjithmone kam frige se nuk do te mund t'a barte kete barre.Eshte barre e rende per mua sepse njerezit me thone - hajde djali i Miftar Qarrit- e kjo eshte shenje se rrespekti i takon babes.Une e kam emrin Sokol por kjo ka pak rendesi per malesoret, ku t'a dije ndoshta edhe kan te drejt. Kjo me detyron te jem shume i kujdeseshem jo vetem ne veshje por edhe ne ndeja e kuvende burrash.
Meqe ra fjala tek keto kuvende , si i quani ju , vazhdoj fjalen pashai, me intereson te dije se cfar roli kan keto kuvende ne keto ane sepse gjate kesaj kohe sa jam ne sherbim me ka ra rasti te ndegjoj shpesh per to.
Po si tua spjegoj,keto luajn rolin e nje parlamenti dhe kryesisht merren me problemet e malesoreve si p.sh. probleme prone , pajtim gjaqesh e probleme tjera.
Don te thot se ligjet e perandorise nuk hyejn ne pune, tha pashai , pa e mshehur fare paknaqesine e tij.
Perkundrazi edhe ligjet tuaja por ato mberrijne shume ngadal deri ne keto skaje te perandorise , mandej malesoret , thene te drejten, me shume mbeshteten ne traditen e ketyre trojeve dhe te gjitha marreveshjet i bejne ne baze te nje zakoni te pa shkruar por shume te rrespektuar- Kanunin e Maleve.
E pra mire , tha pashai, ne baze te ketj far kanuni, cili eshte denimi me i rende dhe kujt i shqiptohet. Pa dyshim atyre qe punojn pas shpines se padishahut d.m.th. tradhetareve te perandorise.
Jo , tha Sokoli. Problemi me i veshtire per t'a ndrique dhe qe denohet me se randi eshte vrasja me moh.
Cka eshte kjo tash , tha pashai.
Kjo eshte kur dikush vret pas shpine dhe te nesermen vjen e te hiqet si mik duke u mundu qe t'a mesheh vrasjen e ne anen tjeter , ne forma te ndryshme , mundohet te te fute ne bela me te tjeret.
E nese zbulohet ?
Nese zbulohet i kallet kulla,i ka dy gjaqe borgj dhe mashkujt e tij detyrohen qe njeqind vjet t'a bajn PLISIN E SHPUEM. Kjo eshte shenje e ligesise , e pa burrerise.Per Plis shpuem nuk kla vend ne kuvende burrash e besa edhe per miqesi te reja e ka shume veshtire por perandoria e madhe dhe te tillet po gjejn buke e shtepi ne pjeset tjera te saje.
Pashai u ngrit ne kembe, ia leshoj nje sy martines vjerr dhe kerkoj leje per t'u largu nga Kulla e Qarreve. Me mendje gjithemone tek nje plis i shpuem qe e kishte pa , si femije , ne shtepin e tije ne Edrene.

Guri Sylaj

Barbaroza
06-11-05, 17:04
Tėrheqja pas emrit

Histori tė vėrteta, tė kthyera nė tregime...

Osman Zenelit i lindi edhe njė vajzė tjetėr. Ishte fėmija e shtatė nė radhė, dhe ai bėri be: "Kjo ėshtė evlati im i fundit..." Pėr ta mbyllur, i tha sė shoqes, se emrin do t'ia vinte ai vetė.

"Biljana" - tha ai prerė.
Gruaja, Nehibja shqeu sytė: "Ēfarė thua oj burrė?! A emėn shkine po don me i vu ēikės a?"

Po Osmani nuk bani za. Pastaj foli ngadalė: "Qė tė mos na lindin ma fėmijė, po i jap njė emėn shkine..." Dhe vėrtetė, banorėt shqiptarė tė atyre zonave, kur donin qė tė mos iu lindin mė fėmijė, apo kur pas radhės sė vajzave dėshironin me ngadhėngjim njė djalė, ata i vinin fėmijės sė fundit njė emėr shkau, dhe kėshtu besonin se Zoti do i ndihmonte nė dėshirėn e tyre.

Ėshtė e ēuditshme, se nė tė shumtėn e rasteve kjo dėshirė edhe u plotėsohej dhe vėrtetė qė kjo gjė ngjall habi, ashtu si edhe misteri gjenetik i riprodhimit nė kushte tė cakuara jetėsore. Thuhet gjithashtu se, nėse babai ėshtė i dehur nė rastin kur e shoqja mbetet shtatzėnė, atėherė fėmija e tij ka mundėsi tė lindė me tė meta. Besohet se kemi tė bėjmė kėtu me njė ekzaltim tė gjeneve, gjė qė sjellė edhe pasoja tek individi i ri, qė lind nga njė rastėsi e tillė...

Nė tė vėrtetė, Osmani e kishte mendjen diku tjetėr. Njė kujtim i largėt po i vinte nė mendje gjithnjė e mė shpesh kėto ditė dhe dukej sikur po e turturonte. Biljana, ah Biljana! Sa herė e kishte sjellė nė kujtesėn e tij atė trup tė bukur e tė lidhur femre, ato kėmbė tė mbushura e vithe me formė tė rregullt, si njė statujė mermeri e bardhė. Ēfarė duhet tė ketė menduar vallė Osmani atė natė, kur e shoqja e tij mbeti shtatzėnė me vajzėn e fundit, e cila mori emrin Biljana?...


* * *

Nė tė ritė e tij, Osmani kishte patur njė histori dashurie, qė i kishte dalldisur mendjen, e qė nuk guxonte t'ia tregonte askujt. I kishte rėnė aq keq nė kokė Biljana, bashkėfshatarja e tij serbe, shoqja e klasės, saqė gjumi i natės nuk e zinte. Por ai nuk guxote t'i thoshte asaj asnjė fjalė, nga frika se kjo mund t'i shkaktonte probleme atij dhe familjes.
Si ēdo dashuri platonike e papėrmbushur, ajo lė gjurmė tė thella nė subkoshiencė, shpeshherė mė tepėr se dashuritė e pėrmbushura. Dashuri tė tilla shoqėrohen vetėm me fazėn e adhurimit, e tė ideales, e nuk pėrmbajnė asnjė element tė vrazhdė, qė rėndom ndodh nė marrėdhėniet intime ndėrmjet njerėzve. Edhe Osmani ruante tė paprekur nė nėnndėrgjegjen e tij kėtė dashuri brilante pėr shoqen e klasės, vajzėn serbe. Kishte shkėmbyer shikime tė nxehta me tė, ndonjė ngjeshje tė rastėsishme me trupin e saj, kur vraponte pas saj tė dilte nga klasa dhe ku njė afsh i rrėmbyer i ngrohte gjithė trupin e i mbushte shpirtin me frymėzim. Biljana, dukej se me intuitėn femėrore tė saj, kishte mundur t'i kuptonte sinjalet djaloshare tė Osmanit, por kjo dashuri nuk u kurorėzua kurrė.

Shkolla e mesme mbaroi, e Osmanit iu desh tani qė t'iu pėrvishte punėve tė shtėpisė, pėr tė ndihmuar babain e tij, qė tė mbante familjen. Biljanėn e pa pėr herė tė fundit, ditėn e dasmės sė saj; ajo u martua me njė serb nga Nishi; larg diku larg. Osmani nuk do e harronte kurrė kėtė ditė, e sidomos lotėt e Biljanės dhe fjalėt: "Pse nuk m'u afrove asnjėherė...", qė ajo ia tha atij, kur Osmani u afrua qė t'i jepte dorėn.


* * *

Vajza e vogėl Biljana, e bija e Osman Zenelit, pati njė fėmijėri si gjitha vajzat e tjera tė asaj zone. Ndryshimi ishte vetėm emri i saj. Kuptohet, njė lloj pėrbuzjeje nga fėmijėt e tjerė tė rracės sė saj, pikėrisht prej emrit, qė e shoqėroi atė gjithė kohėn. Kur Biljana filloi tė kuptonte, ajo prezentahoj si Lana, dhe kishte dėshirė tė thirrej kėshtu. I dukej mė e pranueshme.
Nė moshėn 17-vjeēare, Lana u martua me shkuesi, me njė djalė nga njė fshat i Prizrenit. Basmir Culi quhej. Basmiri merrej veē tjerash edhe me "body-building", pra ushtronte nė njė qendėr fitness-i dhe kishe formuar kėshtu njė trup tė bėshėm. Ngjarjet nė Kosovė e detyruan ēiftin e ri shumė shpejt tė largohej nga vendi, dhe kėshtu me njė fėmijė tė vogėl, Basmiri e Lana pėrfunduan nė Kopenhagė.

Kopenhaga gėlonte atėbotė nga refugjatėt e ish-jugosllavisė, ashtu siē mund tė ishin mbushur me refugjatė nga lufta nė Bosnjė edhe vende tė tjera evropiane. Kėshtu qė pėr Basmirin muskuloz, kjo lėvizje nė njė vend tė largėt dhe problemet qė tė jep jeta nė njė kamp refugjatėsh, nuk kaluan pa u shoqėruar edhe me zėnka, e shpeshherė kacafytje me njerėz tė tjerė, banorė tė kampit. Basmiri e mbante veten edhe pėr patriot tė fortė, por asnjėherė nuk e pagoi 3%, qė kėrkohej nga qeveria e Kosovės nė ekzil, dhe kur filloi lufta nė Kosovė, ai filloj gjithashtu t'i shmangej ēdo lloj detyrimi pėr tė ndihmuar luftėn. I dukej mė e menēur tė shihte punėt e tij nė kėtė rast.

Pasi jetuan rreth katėr vjet e gjysėm nė kampet e refugjatėve nė Danimarkė, familjes Culi iu dha qėndrim nė vend, pavarėsisht bėmave tė muskulozit Basmir. Qė nė atė kohė, flitej se Basmiri kishte therur njė serb tė Bosnjes 15 herė me thikė, e pėr tė justifikuar kėtė, ai kishte pranuar tė bėnte sikur ishte i sėmurė psiqikisht.

Familja u gėzua shumė pėr qėndrimin dhe shumė shpejt, Komuna e Kopenhagės i gjeti atyre njė apartament nė njė lagje nė periferi tė qytetit. Ishte ndėrtuar njė kompleks i ri e modern banesash nė atė zonė, dhe autoritetet lokale kishin menduar qė kėtė kompleks ta popullonin me banorė tė huaj, shumica ish-azilantė. Nė tė njėjtėn hyrje, familja Culi kishte edhe 3 familje tė tjera shqiptare dhe fqinjėsia e mirė dominohej shpesh nga egoja e Basmirit pėr superioritet, falė muskujve tė fuqishėm qė ai kishte.

Fqinjėt shqiptarė tė pallatit, por edhe tė tjerėt aty, kishin vėnė re prirjen e Basmirit pėr tė dominuar, e sidomos dėshirėn e tij pėr tė trembur fėmijėt shqiptarė tė lagjes.

- Lana, po shkoj tė ushtroj! - dėgjohej refreni i pėrditshėm i tij tek i fliste sė shoqes, ndėrsa zbriste shkallėt teposhtė, ndonėse e shoqja nuk e dėgjonte.

Nė Kopenhagė, autoritetet lokale pėrdorin shumė kohė pėr tė integruar tė huajt qė marrin qėndrim aty, dhe gjatė kėsaj kohe, kėta tė huaj marrin ndihmė sociale e nuk punojnė. Ndodh, qė dikujt i shkon gjithė jeta pa punuar fare. Meqė Basmiri nuk e dėshironte punėn, ai merrej gjithė ditėn me prishjen e ndreqjen e biēikletave, shkonte e bėnte ushtrime e sorollatej kot sė koti.

"Po ta di, se cili gisht i dorės e ka qejf punėn, unė do e kėpus..." - kapardisej ai pėr shtatė palė qejfe, herė pas here para shqiptarėve tė tjerė. E nuk ishte vetėm ai, qė e thoshte kėtė. Sistemi social danez, ku njė pjesė e popullsisė punojnė e paguajnė taksa tė larta, e njė pjesė tjetėr rrinė e marrin ndihme sociale nga tatimi i taksapaguesve, nuk ka se si tė mos ngjallė njė ndėrgjegje tė sėmurė tek pjesa mė e madhe e shoqėrisė. Dhe me tė drejtė, nė shoqėrinė daneze gjen edhe barcaleta tė llojit: "Kush punon ha! - Kush s'punon ha e pi..."

Nuk dihet se kush ia kishte futur nė mendje idenė Basmirit, qė ai tė kėrkonte pension si i sėmurė psiqik. Ndoshta psikologia e tij, qė e mbushte me ilaēe anti-depresive, tė cilat Basmiri i hishte nė WC.

Nė qoftė se kemi parasysh faktin, se shume njerėz jetojnė me ndihma sociale nė Kopenhagė, kjo ėshtė diēka qė dihet, dhe logjika shoqėrore e pranon kėtė, duke menduar se kėta njerėz nė ndihmė sociale mund edhe tė pėrdoren njė ditė, kur shoqėria tė ketė nevojė pėr ta. Nga ana tjetėr, kėta njerėz qė marrin ndihmė sociale, pėrdoren mė tepėr si klientė, qė tė plotėsojnė numrin e duhur tė klientėve qė u duhen punonjėsve socialė, pėr tė marrė rrogėn e vet. Por pėr arsye se kasa e shtetit ka ardhur duke u shterruar, ngaqė ka mė shumė qė marrin e duan tė marrin, se ata qė japin, autoritetet lokale pėrdorin nė kėtė kohė njė politikė tepėr tė rreptė, sa mund edhe tė pėrfundosh nė varreza, para se tė kesh marrė njė pensioni social. Pasi pensioni konsiderohet sidoqoftė si i pėrjetshėm, ndonėse pasiguria ėshtė gjithmonė ekzistente. Pasiguria dhe histeria janė edhe elementet bazė, qė e mbajnė shoqėrinė daneze tė lidhur...

Dhe Basmirit filloi tė mos i shkonte puna siē duhet. E shoqja e tij Lana, u thirr ato ditė nė komunė, dhe u pyet pėr marrėdhėniet e saj me burrin e vet.

- A tė keqtrajton burri? - e pyeti ndėr tjerash punonjėsja sociale.
- Po besa, shpeshherė ma heq ndonjė dajak - u pėrgjegj e shoqja, me shpresė se do e ndihmonte burrin, qė tė dilte nė pension.
- Kjo nuk duhet tė lejohet! - foli punonjėsja sociale, - por ti duhet tė na lajmėrosh ne, sa herė qė ai pėrdor dhunė kundėr teje.

Dhe kėshtu ndodhi. Dalė-ngadalė e shoqja filloi tė raportonte nė komunė pėr veprimet e Basmirit, gjithmonė pėr ta ndihmuar atė, natyrisht.

- Ju ia jepni ilaēet falas atij, por ai nuk i pi, i hedh nė banjo... - po i thoshte Lana njė ditė me telefon punonjės sociale. Duket se Basmiri, nga stimulant si i sėmurė psiqik, po fillonte tė konsiderohej tani si vėrtetė i sėmurė psiqik, edhe nga e shoqja. Dhe veprimet e tij, gjithnjė e mė tepėr, edhe nga fqinjėt po shiheshin si veprimet e njė budallai.

- Si? Ai duhet t'i pijė ilaēet, se i bėjnė mirė! - ia kthen punonjėsja sociale.

Dhe komuna vėrtetė fillon dhe e detyron Basmirin tė pinte me zor ilaēet. I vijnė nė shtėpi dy gra nga qendra sociale, ēdo mėngjes, pėr ta parė Basmirin tek i pinte ilaēet. Pas kėsaj plasi sherri.

- Lana, kush i ka tregua atyne, se unė nuk i pi ilaēet? - pyeti ai tė shoqen, pasi punonjėset kishin ikur.
- Nuk e di! - iu pėrgjigj e shoqja.
- Si nuk e di?
- Po kėta ndoshta dojnė me u siguru, se komuna i kqyr mirė punėt... - justifikon Lana.

Basmiri kishte tani tre fėmijė me Lanėn. Ilaēet qė filloi t'i pinte, filluan ta qetėsonin pėr disa orė paraditeve, por nga pasditja, njė shqetėsim i brendshėm filloi t'i lindte, i cili erdhi me kohėn gjithnjė e duke u rritur. Nė njė dyshim paranojaku, ai besonte se e shoqja ishte duke ia shitur interesat dhe nuk munguan rastet e dhunės ndaj saj e fėmijėve. Filloi gradualisht tė tjetėrsohej; kur vinin punonjėset e komunės, ai rrinte urtė, i qeshur e i butė si qengj, ndėrsa kur iknin ata, ai fillonte tė turfullonte. Sidomos pasditeve, ai bėhej keq fare. Fillonte me tė shara, dhe e ēonte zėrin nė kupė tė qiellit e nuk pėrtonte tė ngacmonte me fjalė tė pista edhe fėmijėt e vegjėl tė familjeve shqiptare aty. Dhuna ndaj tė shoqes e fėmijėve, si mė tė dobėt fizikisht, filloj tė bėhej pjesė e jetės sė tij. Lana e kuptoj se ēfarė kishte bėrė, dhe nuk i lajmėroi mė komunalėt pėr sjelljet e Basmirit.

- Mirė ėshtė mirė, ilaēet po e ndihmojnė shumė... - u thoshte ajo punonjėsve tė Komunės, pėrkundėr informacionit, qė mund tė merrnin ata nga ndonjė fqinj qė ishte caktuar tė informonte.

Pas tetė muajsh, kėrkesa e Basmirit pėr pension social u pranua. Familja Culi e festoi kėtė ditė si ditė tė rėndėsishme, bile edhe fqinjėt shqiptarė u ftuan pėr darkė.

Tė nesėrmen e asaj dite, kontrollorėt komunalė tė ilaēeve nuk erdhėn mė nė shtėpinė e Basmirit pėr tė kontrolluar pirjen e ilaēeve. Basmiri u gėzua shumė. "Mė nė fund i lirė!" - thirri ai me gėzim dhe u hodh pėrpjetė e i hodhi ilaēet nė WC. Pastaj iu pėrbetua tė shoqes, se kurrė mė nuk do ta rrihte.

Por nga pasditja e asaj dite, ai filloi tė bėhej keq. Nuk e dinte se ēfarė po i ndodhte. Iu morėn pak mendtė dhe figura tė ndryshme filluan t'i shfaqeshin para syve. Kjo erdhi gjithnjė duke u rėnduar, ndėrkohė qė nuk duronte njeri afėr vetes, nervozohej pa gjė tė keq, dridhej dhe nuk mundi tė flejė njė pjesė tė mirė tė natės. Nė mėngjesin e ditės tjetėr ishte edhe mė keq. Premtimin pėr tė mos e rrahur tė shoqen apo fėmijėt nuk mundi ta mbante.

Qė atė ditė, ai e kapi pėr flokėsh tė shoqen dhe fshiu kuzhinėn me tė, duke e sharė e duke e goditur me shqelma. Pastaj kapi vajzėn e madhe, e cila deshi tė ndihmonte tė ėmėn dhe e rrahi mirė e mirė, e lidhi pėr karrige, dhe e futi e e harroi nė banjo. Gjithė pallati e dėgjonte zėrin e tij tė lartė dhe rėnkimet e sė shoqes nga goditjet. Njėri nga komshinjtė, me siguri ai qė kishte qenė caktuar nga komuna qė tė vėzhgonte sjelljet e Basmirit, a ėshtė i sėmurė apo jo, thirri policinė dhe ndėrkohė qė Basmiri vazhdonte tė rrihte tė shoqen, dera e shtėpisė trokiti me forcė:

- Hape derėn! Jemi policia!

Basmiri ngriu nė vend. U afrua tek dera, dhe nuk dinte ē'tė thoshte. Shikoi pėrsėri tė shoqen, fytyrėn e saj tė gjakosur dhe lėshoi njė zė vajtues:

- Oh kuku, ē'paskam ba!...
- Hape derėn - bėrtiti pėrsėri zėri i policit nė danisht, nga prapa derės.

Dhe Basmiri e hapi derėn. Policia u fut me rrėmbim brenda, vuri Basmirin me duar lart e fytyrė nga muri, dhe filloi tė fliste me Lanėn.

Atė natė Basmirin e mbajtėn nė rajonin e policisė. Tė nesėrmen, e ēuan nė njė qendėr azili pleqsh, qė monitorohej nga njė personel, jo shumė larg shtėpisė sė tij. Nė fillim nuk e linin tė dilte fare, por pas njė muaji, meqė ai ishte i qetė, pinte ilaēet rregullisht e nuk shkaktonte probleme, ia hapėn derėn dhe i thanė se mund tė dilte nė qytet.

Gjėnė e parė qė Basmiri bėri atė mėngjes heret, pasi doli nga azili i pleqve, u nis pėr tek shtėpia e tij, ku kishte tė shoqen dhe tre fėmijėt. Hapi derėn, me ēelėsat qė i kishte patur nė xhep, dhe u fut brenda. Kur ē'tė shihte, e shoqja ishte akoma shtrirė nė krevatin bashkėshortor, bashkė me njė arab. I iku mendja nga vendi dhe nuk po e mbante veten. E kapi arabin, ashtu lakuriq siē ishte, dhe e shkallmoi duke e rrahur, saqė e shtriu pėrtokė nė dysheme. Pastaj kapi thikėn e madhe tė bukės dhe desh e theri tė shoqen me thikė pėr njėmend. Por, para se ta bėnte kėtė, duke qarė nga dėshpėrimi, "Ah Lana jeme, pashė mamen, ē'ka m'paske ba...", thirri nė telefon familjen e sė shoqes nė Kosovė, dhe duke e mbajtur pėr flokėsh tė shoqen afėr telefonit, i thoshte me zė tė lartė:

- Fol moj kurvė, tregoj prindve se ē'a ke ba?!...

Lana qante me tė madhe, ndėrsa thika i rrinte mbi kokė. Prindėrit e saj dėgjonin kėtė zhurmė nė telefon dhe nuk po merrnin vesh se ēfarė kishte ndodhur.

- Kjo kurva juaj, ka shku me arab... - ngashėrente Basmiri, pa e ditur se ēfarė po bėnte.

Kur nė moment ia behu policia. Ajo kish qenė lajmėruar pėrsėri nga i njėjti burim. Sapo policėt trokitėn nė derė, Basmiri u zgjat tė vinte thikėn e bukės nė vendin e vet, por thika nga nxitimi nuk pėrfundoi nė kthėfin e drungjtė, mbajtėsen e thikave.

Policia hyri brenda me rrėmbim, sapo dera u hap, dhe arrestoi 42 vjeēarin Basmir Culi, baba i tre fėmijėve. Arabi ishte akoma i shtrirė pėr tokė, ndoshta pa ndjenja, ndėrsa e shoqja e tij e tmerruar pėr vdekje, rrinte e strukur, po lakuriq, nė njė qoshe tė dhomės sė ndenjes. Policia mori si mjet prove edhe thikėn e madhe tė bukės... dhe rrėfimin e tė pranishmėve.

Basmiri u akuzua pėr tentativė pėr vrasje, dhe flinte gjithė ditėn nė dhomėn e izolimit, si rezultat i ilaēeve, qė ia presonin me zor nė trup, sapo fillonte tė pėrmendej. Ai konsiderohej tashmė nga policia, si person i njė rrezikshmėrie tė lartė pėr tė tjerėt.

E shoqja e tij, Lana, hoqi tė nesėrmen emrin tij nga dera e shtėpisė, dhe pa u ndarė akoma zyrtarisht me tė shoqin, filloj tė interesohej pėr gjetjen e njė burri tjetėr. Arabit, nga rrahja, duket se nuk i shkonte ndėrmend mė, tė vazhdonte aventurėn e nisur. Po kjo nuk ka rėndėsi, ka edhe burra tė tjerė... Lana, rreth tė 30-tave, nėnė e tre fėmijėve, kishte filluar tė mbante veten mirė, kishte rėnė nė peshė, pasi shkonte ēdo ditė tė ushtrohej nė njė qendėr fitness-i, pėr tė ruajtur linjat e trupit. Ishte bėrė vėrtetė njė grua e lakmueshme, dhe pėr mė tepėr e lirshme, pa tutelėn e burrit e nuk dukej se kohėn po e shpenzonte kot. Hyri borxh nė bankė dhe bleu disa mobilje tė shtrenjta pėr apartamentin e vet. Pastaj e rregulloi me njė shqiptar nga Kosova, qė tė martohej pėrsėri. Por se kush i tregoi atij kosovarit pėr tė vėrtetėn rreth Lanės, dhe ai nuk u bė i gjallė mė gjatė, ndonėse edhe fėmijėt e Lanės, patėn filluar ta konsideronin atė si babain e ri tė tyre.

Lana ishte rritur si fėmijė, disi e pėrbuzur pėr emrin e vet, dhe ishte martuar mjaft e re. As me burrin e saj nuk dukej se kishte patur fat, pasi ai me gjithė ato muskuj, interesohej mė tepėr qė tė shtronte botėn para kėmbėve tė tij, e jo mė tė shoqen. Lanės i dukej se gjithė jetėn kishte qenė e pėrjashtuar nga dashuria. Prandaj ajo vuante qė tė duhej, vuante qė t'iu pėlqente tė tjerėve.

Meqė nė Kopenhagė, gratė respektohen shumė deri nė absolutizėm, si nė kohėn e sirenave tė Odisesė, ato janė tė lirshme dhe kalojnė pa problem njė numėr tė madh partnerėsh, ose dashnorėsh legalė gjatė jetės sė tyre. Ky ambjent kaq i favorshėm e pa paragjykime pėr femrat, nė kėtė rast u bė njė shtrat mjaft i mirė edhe pėr Lanėn. Ajo filloi tė merrte para borxh tek tė tjerėt dhe meqė nuk kishte tė ardhura qė t'iu kthente paratė, ajo filloi tė pėrdorte njė metodė tė vjetėr kompenimi.

Lana filloj tė argėtohej nė gjuetinė e saj pėr njė burrė tjetėr, pėr njė baba tė ri tė fėmijėve. Dhe nuk po i shkonte keq. Brenda pak javėsh, ajo kaloi rreth pesė meshkuj, por ata tė gjithė largoheshin shumė shpejt, sapo dėgjonin historinė e dhimbshme tė saj. E Lana, si ēdo femėr nė mirėbesim, nuk mund ta mbante gojėn kyēur - gjuha gjithmonė i shkonte tek dhėmbi i sėmurė. Dashnorėt momentalė tė Lanės mendonin me siguri, qė i shoqi Basmiri, do dilte njė ditė nga burgu dhe do mund tė hakmerret...

Tek shihnin Lanėn me gjithė kėtė aktivitet tėrė kohėn, dhe me meshkuj pas dere ēdo ditė, dikush pėr paratė e dhėna borxh, e dikush tjetėr pėr arsye tė tjera, fqinjėt filluan tė dyshonin tashmė, se ndoshta i gjithė faji pėr historinė e ndodhur kishte qenė pikėrisht i saj.

Nėse ecėn pėr shkallė dhe kalon nga dera e apartamentit tė Lanės, aty mund tė shohėsh emrin nė derė, Biljana Culi, ndonėse ajo e sheh veten tashmė si grua beqare dhe paburrė. Burri i saj duket se ka vdekur me kohė pėr tė... dhe mbiemri i tij rri gjallė akoma, vetėm si njė rudiment i njė kohe, qė Lana dėshiron ta lėrė pas.


Arben Ēokaj

Barbaroza
09-11-05, 15:36
Skllavi


Nje zoteri kishte nje skllav. Dhe skllavi i bente te gjithe punet zoterise. E lante zoterine, i krehte floket, i pergatiste per te ngrene, dhe ia fuste ushqimin ne goje. Skllavi shkruante letrat e pronarit, i lustonte kepucet, i vendoste corapet, priste drunjte per te, dhe ndizte zjarrin ne furre. Kur zotria pa disa manaferra gjate shetitjes, skllavi i mblodhi dhe ia vendosi zoterise ne goje. Qe te mos e lejonte te arratisej, zoteria e mbante skllavin te lidhur me zinxhir. Dite e nate, duhej ta shtrengonte skllavin e ta terhiqte zinxhirin fort, perndryshe skllavi do te ikte. Ne doren tjeter, zoteria mbante gjithmone nje kamzhik. Kur skllavi terhiqte zinxhirin dhe i kercenohej, zoteria e rrihte me kamxhik. Pastaj, kur lodhej se rrahuri e krahet i dhimbnin, zoteria shante skllavin, zinxhirin, gjithcka.

Shpesh, ai enderronte fshehurazi per koherat kur ai ishte akoma i ri dhe pa skllavin. Ne ato kohera, ai mund te endej neper pyje i lire si nje zog e te mblidhte manaferra pa u shqetesuar e cjerre nga zinxhiri. Tani ai nuk shkon dot as ne banje pa skllavin. Se pari, sepse skllavi do te vraponte, e se dyti, kush do t’i fshinte prapanicen? As doren nuk mund te lironte per kete.

Nje here, kur po ankohej me te madhe, dikush I tha zoterise: “Mire pra, nese jeta te eshte bere tmerr, perse nuk e le skllavin te lire?”

“Posi,”tha zoteria, “atehere do te me vrasi!” Por fshehtasi, zotria enderronte per liri.

Po skllavi? A enderronte per liri gjithashtu? Jo, ai kishte hequr dore me kohe nga endrrat per liri. E vetmja enderr qe kishte ishte qe te behej vete zoteri, e ta bente zoterine skllav, ta terhiqte me zinxhir, ta rrihte me kamzhik e ta bente t’i fshinte prapanicen. Kjo ishte enderra e skllavit!


Perkthimi nga Elton Skendaj

Murgesha
10-11-05, 15:22
Na ishte njė herė.

Shume, shume kohe me pare ekzistonte nje ishull, ku jetonin gjitha
ndjenjat e njerezve: humori i mire, merzitja, dituria...dhe gjitha ndjenjat
e tjera, edhe dashuria. por nje dite ndjenjat moren lajmin e keq, se ishulli
do permbytej. kesht uqe te gjithe pergatiten anijet dhe po braktisnin
ishullin. vetem dashuria deshironte te priste deri ne momentin e fundit.
Para se ishulli te fundosej, dashuria kerkoi ndihme. Pasuria po kalonte me
nje anije luksose perpara Dashurise. Ajo e pyeti:
"Pasuri a mund te
me marresh me vete?"
" Jo, nuk mundem. Ne anijen time une kam
shume ar dhe argjend. Nuk ka me vend per ty."
Atehere Dashuria pyeti
Krenarine, e cila po kalonte me nje anije te mrekullueshme para saj:

"Krenari, te lutem, a mund te me marresh me vete?"
"Dashuri, nuk
mund te mar me vete" u pergjigj krenaria "ketu cdo gje eshte perfekte.
ti mund ta prishesh anijen time"
Atehere Dashuria pyeti Merzitjen, e
cila po kalonte para saj:
"Merzitje te lutem me merr me vete"

"Ah Dashuri" tha merzitja "jam aq e merzitur, sa me duhet te rri
vetem"
Edhe humori i mire po kalonte para Dashuris por qe aq i
kenaqur sa nuk e degjoi qe Dashuria po e therriste.
Papritur u degjua
nje ze
"Eja dashuri, te marr une me vete"
ishte nje ze i
moshuar, ai qe foli/
Dashuria ishte aq mirenjohese dhe e lumtur sa qe
harroi ta pyeste te moshuarin per emrin. Kur mberriten ne toke ai iku.
Dashuria e vuri re se ishte shume borxhli, pranda pyeti Diturine:

"Dituri, a mund te me thuash se kush me ndihmoi?"
"Ishte koha"
u pergjigje Dituria
"Koha?" pyeti dashuria. "perse me ndihmoi
koha?"
Dhe Dituria u pergjigje:
"Sepse vetem koha e kupton
se sa e rendesishme eshte ne jete Dashuria."

Rastėsisht rashė nė kėtė shkrim dhe e solla kėtu. :wink:

Barbaroza
13-11-05, 20:24
Dy Luftėtarėt

Dy djem po ziheshin e po e godisnin njėri tjetrin keq fare.
Njėri ishte trupmadh, tjetri ishte i shėndoshė, njėri ishte i rėndė, tjetri ishte i ashpėr, njėri ishte i fortė, tjetri ishte i egėr.
I forti i theu hundėn tė egrit. dhe ai e ndieu; hundėn e ka si timen.
I egri i theu tė fortit brinjėt. Dhe ai e ndieu; brinjėt i ka si brinjėt e mia.
I forti i shkuli tė egrit sytė. Dhe ai e ndieu; syri ėshtė i butė e delikat si syri im.
I egri e goditi me grusht tė fortin nė stomak. Dhe e ndieu: stomaku tendoset njėsoj si stomaku im.
I forti e kapi pėr fyti e po e mbyste tė egrin. Dhe e ndieu; ka nevojė tė marrė frymė njėsoj si dhe unė.
I egri e goditi tė fortin me grusht nė zemėr. Dhe e ndieu; zemra e tij rreh si zemra ime.
Kur tė dy ranė pėrtokė e s'ngriheshin dot mė, tė dy menduan: "ai ėshtė si mua, ai djalosh."
Por kjo nuk ndryshonte mė asgjė.


Perkthimi nga Elton Skendaj

Barbaroza
15-11-05, 18:15
Doruntina


Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...

SheTa
27-11-05, 01:09
SI E ZGJATI ĒIFLIGARI DITĖN E PUNĖS

Njė ēifligar vendosi tė kontrollonte se si punonin argatėt e ēiflikut tė tij.Nė tė vėrtetė ata punonin shumė. E fillonin punėn qė me natė e linin kur errej fare.Por ēifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumė e shkurtėr.
Njė herė u thotė argatėve:
- Me sa shoh unė ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita qė ėshtė e shkurtėr.Mos ndodhet kush midis jush qė mund ta bėjė ditėn mė tė gjatė?
- E bėj unė zotėri, - thotė njė argat i hollė e i gjatė.Unė mund tė sajoj njė makinė qė tė zgjatė ditėn sa tė dojė Zotėria juaj.Veēse kėtė makinė duhet ta vė nė veprim vetėm i zoti i punės,vetė ēifligari.
- Mirė.Fillo nga puna qė tani,pėr pėrgaditjen e makinės tėnde.
- Dhe argati filloi nga puna: preu disa nga drurė,i gdhendi e i bėri tė drejtė,preu disa trungje dhe prej tyre pėrgaditi disa rrota tė cilave u bėri ca dhėmbė dhe kėto rrota i futi nė ca boshte.Pėrgaditi pra,ca ingranazhe tė madhėsive tė ndryshme.Sė fundi pėrgaditi njė dorėz tė madhe.I montoi tė gjitha kėto dhe makina u bė gati pėr punė.
- Tani – i tha argati ēifligarit,- rrotulloje dorėzen dhe dita do tė zgjatet aq sa makina tė jetė nė punė d.m.th. sa tė duash zotrote,veēse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave tė makinės.
Dhe e vuri vetė nė veprim makinėn qė t’i tregonte zotėrisė sesi punonte makina.Filloi ēifligari tė rrotullonte dorėzen qė rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtė por e vėshtirė dhe e lodhshme.Kaloi njė orė. Ēifligarit filluan t’i bien ndjersėt.Hoqi xhaketėn.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndėrpreu punėn sepse shkurtohej dita.Kėshtu ai punoi deri nė mbrėmje,derisa u err.Dita iu duk shumė e gjatė.
-E sheh zotėri,se dita u zgjat ashtu siē tė premtova?
- Kjo ėshtė e vėrtetė,dita u zgjat bile u zgjat si shumė,- tha ēifligari,- veēse nuk ka mundėsi qė kėtė dreq doreze ta vėrtitė dikush tjetėr?
Mundėsi ka, veēse dita nuk do tė zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirė, - tha ēifligari. – Le tė zgjatet sa tė zgjatet,fundja tė qėndrojė edhe ashtu siē
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bėrė Zoti,dhe ēifligari nuk u lodh mė.

Barbaroza
03-12-05, 21:59
Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."

Barbaroza
13-01-06, 20:54
“A mund ta shoh beben time” tha nėna e re.
Menjėherė iu dha nė krahė foshnja e mbėshtjellur. Nėna e gėzuar mezi ē’priste ta hapte dhe ta shikonte fytyrėn e vogėl tė bebes. Sa e hapi ngeli e shokuar me gojė tė hapur. Mjeku qė pa reagimin e nėnės vrapoi menjėherė tė shikonte fėmijėn. Fėmija nuk kishte veshė..
Nga analiza u vėre se fėmia nuk kishte problem nga dėgjimi, vetėm se kishte mangėsi veshėsh qė i prishnin pamjen.
Kaluan vite, fėmija u rrit dhe filloi shkollėn. Njė ditė, kur po kthehej nga shkolla, erdhi nė shtėpi duke vrapuar dhe e lėshoi veten nė krahėt e nėnės.
Qante me denesė… Ky ishte zhgėnjimi i parė qė pėrjetoi ai; duke qarė tha: “njė djalė i madh mė tha fėmi me tė meta..”
Fėmija i vogėl u rrit me kėtė ndjenjė. Shokėt e donin dhe ishte njė fėmijė mjaft i suksesshėm.
Babai i djalit u takua me mjekun nė lidhje me problemin e djalit.
“Asgjė s’mund tė bėjmė?” e pyeti.
“Nėse gjinden dy veshė mund tė bėjmė transferim organesh” i tha mjeku.
Dhe kėshtu filloi kėrkimi i njė personi qė mund t’i sakrifikojė veshėt pėr djaloshin. Dy vite kaluan dhe njė ditė babai i tha tė birit:
“Do shkosh nė spital biri im, do jem edhe unė dhe nėnėn jote, e kemi gjetur atė person qė do t’i japė veshėt ty, mirėpo mos harro, ky ėshtė njė sekret.”
Operacioni kaloi shumė mirė, sikur u krijua njė njeri i ri. Me pamjen e re, iu rregullua psikologjia djaloshit dhe kėshtu si nė shkollė ashtu dhe nė jetėn e tij sociale u bė shumė i suksesshėm. Pastaj u martua dhe u bė diplomat. Njė ditė shkoi tek babai dhe e pyeti :
“Mė duhet ta di, kush mė bėri kaq mirė mua? Unė nuk kam bėrė asgjė pėr atė njeri..”
“Nuk besoj se mund tė bėsh gjė” i tha babai i tij,
“Akoma s’ka ardhė koha qė ta dish..”
Ky sekret i thellė u fsheh me vite tė tėra. Mirėpo, njė ditė erdhi koha tė shfaqej.. Nė njė nga ditėt mė tė errėta, djaloshi po priste me babain tek koka e nėnės sė tij tė vdekur. Babai me ngadalė e zgjati dorėn tek koka e nėnės sė djalit, i largoi nga pas flokėt e saja tė gėshtenjta; ajo nuk kishte veshė..
“Si mund ta shpėrbleje ti kėtė njeri qė mbart njė zemėr tė tillė?..” i tha me zė tė ulėt babai djalit tė tij...