PDA

View Full Version : Paragjykimet:: E meta me e madhe e shoqerise shqiptare!


Honesty^uk.
11-09-05, 21:02
Pershendetje per ju te nderuar/a

Ne shoqerine tone shqiptare besoj se te gjithe jemi te vetedijshem per permasat e zhvillimit qe kane paragjykimet ndaj te te tjereve.
Une besoj se kjo eshte nje plage e madhe e shoqerise sone!

Si mendoni ju te nderuar/a perse egziston apo eshte kaq e zhvilluar kjo dukuri?

-A mundet qe nje nga shkaqet kryesore eshte se jemi popull qe xhelozojm ndaj sukseseve dhe arritjeve te te tjetrit?

-A mendoni se kohet e fundit interesi per te bere paragjykimin e tjereve eshte ulur apo eshte rritur?

-A eshte kjo nje veti e shkalluar nga mosdija.?

Diskutime dhe lexim te kendshem ju deshiron

Honesty

LABI
12-09-05, 10:19
Njeriu , pavaresisht nga kultura , nuk i shmanget dot tendencave per te mos pelqyer te tjeret qe dallojn nga vetvetja , per tu sjellne menyre diskriminuese ndaj tyre si dhe per ti konceptuar dhe vleresuar ata te rrezikshem .
Qendrimet tona nuk shprehen gjithemon ne sjellje perkatese edhe paragjykimi eshte pjese e ketij rregulli .

Njerezit qe kane qendrime negative ndaj anetareve te grupeve nuk mund ti shprehin gjithemon ato drejtperdrejt me sjelljet e tyre . Jane ligjet , presioni social , frika e prishjes se mardhenjeve qe ndikojn distancimin paragjykimit nga sjellja .
Paragjykimet shfaqen ne forma te ndryshme . Ato shpesh jane bashkime te qendrimeve dhe te sjelljes dhe shoqerojne diskriminimin ne veprime dhe praktika institucionale siq eshte racizmi dhe seksizmi .

Paragjykimi eshte nje qendrim negativ i pajustifikushem kunder nje grupi dhe antareve te tij , qe eshte e bazuar vetem me anetaresine tyre ne grup.
Besimet e tilla per cilesi personale te nje grupi njerezish quhen Stereoptipe - te cilat jane pergjithesime skajore , te pasakta dhe rezistente ndaj informacionit te ri .
Percaktimi i grupeve ne forme te besimeve stereotipike pason me sjellje diskriminuese .
Stereotipet mund te jene shkaktare qe njerzit te paragjykojne dhe njerzit paragjykues mund ti perdorin stereotipet per te justifikuar ndjenjat e diskriminuese .

dr1ta
15-09-05, 00:32
Mendoj ce me shume ka diskriminim ne raca tjera se sa te populli yne, Mendoj diskriminin behet ndaj nje races specifik e jo nje rac mes veti, jemi nje popull ce kemi jetu gadi me gjithken , kur i kemi durru edhe ende i durrojm sllavet , cka ka mbet per tjer, ekziston nje diskriminim te ne shqiptaret ajo esht diskriminim ndaj gjinise femerore , :roll: te gjithe tjera probleme ce behen mes njeri tjetrit une i kuptoj sikur xhelozi,ironi,mendjemadhsi etj etj , mendoj ce diskriminimi esht nje dukuri shume me e rende se xhelozia,ironi,etj..etj.


Si thojn: i joti mishin ta han por ashtin ta len ?? :lol:

sherri
15-09-05, 06:49
Une kame degju nje thenje:se per njeriun eshte me randsi ,se pari besimi ne zot,i dyti besimi i njeriut ndaj njeriut.
Mendoj se paragjykimet jan te shprehura aty ku nuk ka besim,njeriu ndaj njeriut.Dhe kjo dukuri eshte e shprehur me shum tek popujt "primitiv"ose me pak te emancipuar.
Tek ne kjo dukuri besoj se eshte e prezente,gjithashtu mendoj se vitet e fundit kjo dukuri eshte ne renje,
Paragjykimi mendoj se eshte pjes e mendimit edhe eksizton tek qdo popull,
siq eshte dyshimi,besimi,etj.
nese nje gje qe na e thot dikush nuk e dim,por as se besojm,ateher ne mund te paragjykojm. ketu qendron qeshtja,te njerzit me kultur,nese nuk e din edhe si besojn,ata as nuk paragjykojn,ndersa te njerzit me me pak kultur,ata nzitojn edhe e thon ndryshe pa e dit se e kane then te verteten.
Dmth.paragjykimi eksizton cdo kund,por mvaret sa shprehet.

jadore
07-06-06, 21:18
.........kompleksi (kolektiv ) i inferioritetit ........!!

Kalt
08-06-06, 18:58
.........kompleksi (kolektiv ) i inferioritetit ........!!


Eshte shume e vertete kjo qe ke thene!
Shqiptaret fatkeqesisht ndjehen disi te terhequr, disi te turpshem, disi te ndrojtur.
Hyn diku ne nje mjedis te huaj dhe menjehere nis e ngushtohesh e shtrengohesh se nuk te duket mjedisi i kendshem.
Shkon ne nje zyre per te kerkuar nje dokument apo nje te drejte qe te takon dhe sa hyn aty, nisin emocionet edhe pyetjet ndaj vetes se kush eshte aty, cfare do me pyesin, cfare do me thone?
Hyn ne nje aeroport e menjehere e sheh kontrollorin apo policin e fill nis e skuqesh a thua se ke bere krimet me te medhaja ndaj njerezimit.
I shihje deshmitaret e gjyqit kunder Millosheviqit se si ata druheshin te flisnin, druheshin te tregonin krimet me forcen me te madhe.
I sheh politikanet ne Shqiperi, Kosove se si rrijne si nxenesi para mesuesit ndaj nje X apo Y politikani te huaj.
I shikon ne fshatra apo qytete se si behen njerezit cope per te pritur a percjelle nje te huaj te rendomte a thua se eshte Zoti dhe sa te ashper e sa te vrazhde tregohen e sillen mes veti.

Mendoj se ky koncept ka lindur nga vete menyra jone tradicionale e jeteses dhe jeta patriarkale e paksa primitive, ashtu e mbyllur brenda fisit, brenda fshatit, brenda nje mahalle a qofte brenda nje qyteze.
Kjo tregon se jeta moderne shume vone ka ardhur tek ne e per kete aresye ne ndjehemi paksa inferiore.
Vec kesaj nje ndikim te madh ne krijimin e ketij kompleksi ka qenja e shqiptareve per shume shekuj si popull i sunduar nga te huajt.
Nese te urdheron nje i huaj, ti e zbaton ate 100% a nese te urdheron nje zyrtar vendor ti nis menjehere debatet e mosbindjen.
Ne shume shkrime e kam cituar se liria ende nuk ka depertuar plotesisht ne trupin dhe mendjen e shqiptarit e se te ai ende ka ndikim qenja si qytetar i dores se dyte per shume shekuj.
Kur te mos ndjehesh me skllav, atehere nuk ke me komplekse inferioriteti!

Arb
10-06-06, 04:51
vetem Shqiptaret?

GURI SYLAJ
13-06-06, 18:45
... pa mundesia qe te gjithe te behen mbreter........

Zero Cool
08-10-11, 21:30
s`besoj qe na Shqiptaret kemi paragjykime :tongue:

emine
08-10-11, 21:31
Paragjykimet nuke jan te meta SHQIPTARE,,po njerzore dhe ne mbar boten,njerzit qe rriten me paragjykime me tutje vazhdojne te paragjykojne te tjeret,dhe me se shumti e ban ket njeriu i pameqem,qe sdi ma andej me mendu vetem qka i del perball,koka qorr e paska le qorr ,ja paska nxerr syte vetit me gishta,pa mendu se ka mujte ne aksident mu ba qorr etj etj ,,,,

Naki
10-10-11, 20:37
Paragjykimet jane sfide e te vertetes,fakteve,shpesh hasim te lexojme ndegjojme te paverteta,trillime,etiketime te steriotipeve te ndryshme.
Kjo dukuri eshte edhe sot e perhapur si instrument i luftes psikologjike qe nga njehere eshte e plasuar si e qellimshme,e nga nje here nga budallaku ,mosdija.
Eshte shume e rreziksheme kur kjo vije nga nje individ dhe ka rezonanc grupore.
P.sh. te quhen te gjithe shqiptaret mafinarkomanesh,ose Polaket jane Hajna etj.

Daglasi
10-10-11, 22:54
Xhelozia,

Sa do qe te perdor sygjestione me bindje per parim dhe pasurim,dhe ne anen tjeter je xheloz,dhe ju ki lakmi per shoket per perparimin e tyre,ti kurr nuk do te perparosh as qe do te pasurohesh....

Zero Cool
10-10-11, 23:04
Xhelozia,

Sa do qe te perdor sygjestione me bindje per parim dhe pasurim,dhe ne anen tjeter je xheloz,dhe ju ki lakmi per shoket per perparimin e tyre,ti kurr nuk do te perparosh as qe do te pasurohesh....

shume e vertete (http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=32188)