PDA

View Full Version : Oda e Guri Sylajt dhe Hallės sė madhe.

Faqet : 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19

selvija
05-02-08, 22:48
Ku je more Guri Sylaj.na u paska ba oda pa fshi , sa mileti e paskan mbushe oden ma lapsa e letra, sa hartimi e diktimi na paskan mbush oden plote muhabete....hahahaha

ah moj Selvije,bile ti kape fshisen moj najhere......hahahahahaPo Hallushe pasi qe dualt nga oda te gjithet hapa dritaren ajrosa mir pastaj e lava e fshiva se kur te kthehi qe era miska ka me ardhe nga paqllaku,,veq thuj ages-syl qe le te pin duhan pak me pak se edhe perdet i ndreqa ,,metshi me te mira e ju prifte e mbara ju dyve ...shkon tash ne gjum fleni rahat...:wink:
http://www.tampere.fi/kuvat/5436l0W2l/HUONE-02_200.jpg (http://www.tampere.fi/kuvat/5436l0W2l/HUONE-02.jpg)http://www.tampere.fi/kuvat/5436KXEpz/HUONE-06_200.jpg (http://www.tampere.fi/kuvat/5436KXEpz/HUONE-06.jpg)

GURI SYLAJ
05-02-08, 23:13
Eu po moti nuk e kam pa ma mire kete ode he te lumshin duert e e marrsh ni burre qysh ki qef vet, veq gjithesesi, me nja dy a tre milion ne konto e me nje sheverlet!!!

selvija
05-02-08, 23:19
Eu po moti nuk e kam pa ma mire kete ode he te lumshin duert e e marrsh ni burre qysh ki qef vet, veq gjithesesi, me nja dy a tre milion ne konto e me nje sheverlet!!!EE zot fjalet e tuja vesh zotit sa mie me paske urue bash per qka kam nevoje hahahha,,,hat lutu se une vi prap me er misku te oda juve dhe per qka keni nevoj ja ketu me keni ..:tongue:

Naki
11-02-08, 19:43
Mos mendoni ēė ka mbetė oda e shurdhėt,Halla e madhe paska shkuar tek vllau Dreni 30 nė pushime, e Guri Sylaj mė thanė ka dalė nė sheher me ble njė sharki sepse oda pa muzikė nuk e ka hijeshin e vetė.
Nė pragė tė festes sė madhe shekullore,pavarsisė sė vendit po ju sjelli njė videoklip si inspirim tė muhabeteve tė ardhėshėm.

Mos ma nxini pėr tė madhe ketė herė kaq,mirėmbetshi!
http://de.youtube.com/watch?v=qFm-unYpPGk

lirik
14-02-08, 08:08
As Kryp As Gaz Pėr Llamė Nuk Paska As Biber As Voj As Kurgja
Gratė Tu U Lye E Tu U Ngjye E Neper Kanagjeqe As N Fllanik Nuk Paska Mazė Tė
Nxaunu Po Ankohet Reja Evogel Se Ajo S Ka Shku N Kanagjeq Per Inati T Kunatave E M Qoj N' Fllanik N' Qarranik :
As Mazen As Kosin Nuk E Kishin Nxanė S Ka Metė Tjeter Veq Me Ju Kallxue Mashkujve Kur T Vijnė Se Qe Besa Ka Me Kiris Dajaku Ndoshta Ja Duhet Me Ju Than Miqve S' Na Keni Dhan Rob T' Hajrit :
Po Droj Po Me Idhnohen Mashkujt E Po Na Del Idhnim Edhe Me Miq Ne Hall Jam:
Guri Sylaj Paska Shku Ne Sheher Pa E Vet Plakun Per Sharkinė Se Plaku E Din Me Za Se Cila Sharki Bėn Si Te Ja Nien Zanin E Din Se E Ka Tradit Prej Babgjyshi
Halla Emadhe E Paska Tepru Pak Tridhet Dit Te T' Vet
Ksi Heri S Jan Kanė Renet As Senet Me Shku Se Jan Dalė Shum Punė Duhet Me Gjvoshė Kallamoqin E Me Shkoklue As Ashafin Nuk Ekan Shti As Rasojn Neper Kaca :
Turrshi Neper Tinarė As Me Nxan Langun As Dardhat Turshi Nuk I Kan Shti E Grratė Jan Que Peshė Si Po Shkon Halla Emadhe Dikun Ato Po Dalin Prej Terezie Ngjyju E Lyeju Kshtu Nuk Shkon Ma Sod Menxi U Gjet Pak Buk E Ftoft
Per Mue Duhet Me Ju Than Mashkujve Se Shpija Nuk Po Shkon Qysh Duhet Robt Na Jan Qaprazitė:
Po Shkon Ora 11 Para Dite Qather Po Qohen Kishe Me Dhez Agjakun E Ma Shum Po Bajn Tym Se Qė Dhezin Zjerm:
Dikur U Bėjke Shum Flakė E Madhe Kish Lezet Me Shku Te Agjaku Saqat Ishin Gati E Buk't Njana Mbas Tjtres U Pjekshin Bile Saqat I Kam Pa T'kuq
E Hiq Pa Ju Thanė Grave E Gjejsha Gjezven Ne Agjak Ne Hi Kafen :
Prej Se Rerdh Kjo Reja E Tretė Ua Shtini Xekrrat I Msoj Keq Jan Dalė Prej Razije Kjo Po I Mson Em Dalė Neper Kojshi Ma Ka Dallashit Bile Edhe Mashkullin Kam Nie Se Ky I Ka Ble Edhe T Kuq E T Bardh He Zoti Ma Marroft :
Po Me Vjen Keq Me Ekap Lagraqen Se Ju Bie Dikun N Ven T Keq Se I Kam Pa I Her Plakes Teme Ni Javė Nuk U Que Prej T Shtruemit Pasha Nurin Emuhametit Dora Jem Terezi S Ka Po Nuk Po Hi Niher Anej Pa I Tubu Mashkujt Ne Odė E Halla E Madhe Po Rrin Shum Te T Vett Se Kjo Nuk I Ka Lanė Bash Kshtu Me Ba Po Prej Se Po Shkon Kjo Ne Gjini Shpesh Kto Kan Marr Liri Se Jan Ra Ne Ni Gojė Me Njanan Tjetren E Po Dalin N Kojshi Ma Kan Hup Qitash Itibarin Kogja Fort Hiq Fort Kan Nis Nuk Po M# Bajn Itibarė More A Thue Edhe Mashkujt Emi E Kan Lshue Priten ; Te Shoh Ni Her Sa Ti Mledhi Ne Odė Se Tybe Kshtu Nuk Shkon Ma :

lirik
14-02-08, 08:13
Jo Bre Selvi Kjo Qe Eke Fshi Ti Nuk Qenka Odė Pasha Bacin Kjo Qenka Naj Shpi E Shehrit E Sheherlive Po Oda Krejt Ndryshe ėsht Aty ėsht Kaftorri Ne Midis Mandej Qerga E Drunit Qilimat Dallapi Veni I Jarganave Parmaku Per Me Hi Qoizmet Me Lloq Perfuni Parmaku Edhe Dru Ka Pas Nen Parmak
Mandej Pushkt Kan Ndejt Vjerrė Aty E Sharkija
Ka Pasė Postaja Te Ugiqave Dollapi Ku Ka Nejt Plisi Ekutia Takami E Kamishat E Gjatė Mandej Dallapi I Gjezves E Fiqlgjanave Per Musafir Te Randė E Sharkijat Ja Kanė Vjerrė Neper Gozhda Selvi E Paske Harru Oden Prej Qe Je Dal N Gyrbet

GURI SYLAJ
14-02-08, 08:38
Oooo a muj u quet oj shpia e madhe??

Kadal e gajret Lirik he burr,dje e morre zotshpillakun e sot po don me i da mashkujt !Kshtu nuk mahet as shpia e as shteti qe besa !!
Bahet mire veq me gajret e te na ,shqiptaret ,gajreti eshte me i madh se deti!??!

BE LK
14-02-08, 17:57
Qysh jeni a jeni mire, ?!

Dardan Kastrati
14-02-08, 19:02
A ka fare feste ne kete oden e juaj sonte .... ??

selvija
14-02-08, 19:40
liriki halla jon u moderru qysh miti ka hjek segjadet josteket e minerave e ka shenderr ne moderrim..se nuk mundi te qendroj nga mashkujt me opinga te lloqit ,,na u ba alergjik ndaj tyre e per mos me ja perish qefin halles Guri hiq pa pertes gjuti fund oborrit...por prap se prap jeni sikurishte mirserdhun ne kete ose veq opingat leni tek dera ,,mos mu beni tash amerikan...:wink:
shif qysh e ka regullue gjynah me ja prish tehin kesa dhome...
http://www.gateri-ks.com/Dhoma3.JPG

kape sharkin lirik ..uhaaaa te shoqrojj edhe pse nuk me shkon zani aq mir ,,,:tongue:

http://www.youtube.com/watch?v=fGfnnQnLBqo&feature=related

halla e madhe
14-02-08, 22:41
..... paskem pase musafir e s'paskem qellu ksajde, selvija e liriku po e hijeshojne oden tone me muhabete e hyzmet...sa mire,befshit hajr!:smile:

GURI SYLAJ
15-02-08, 10:48
liriki halla jon u moderru qysh miti ka hjek segjadet josteket e minerave e ka shenderr ne moderrim..se nuk mundi te qendroj nga mashkujt me opinga te lloqit ,,na u ba alergjik ndaj tyre e per mos me ja perish qefin halles Guri hiq pa pertes gjuti fund oborrit...por prap se prap jeni sikurishte mirserdhun ne kete ose veq opingat leni tek dera ,,mos mu beni tash amerikan...:wink:
shif qysh e ka regullue gjynah me ja prish tehin kesa dhome...
http://www.gateri-ks.com/Dhoma3.JPG

kape sharkin lirik ..uhaaaa te shoqrojj edhe pse nuk me shkon zani aq mir ,,,:tongue:

http://www.youtube.com/watch?v=fGfnnQnLBqo&feature=related

Veq Halla edhe Une kokmi mangut ne kete far hjeshie!
Shume falemnderit Selvi e urimi im eshte qe sikur Selvia u befshin nipat e mbesat e Selvise!

Albonita
15-02-08, 14:47
http://img201.imageshack.us/img201/8083/256286286ea5.th.jpg (http://img201.imageshack.us/my.php?image=256286286ea5.jpg)

Oj halle te pershendes ty shum ku do se gjindesh ..

Po ashtu edhe Guri sylaj.!!

halla e madhe
15-02-08, 18:13
http://img201.imageshack.us/img201/8083/256286286ea5.th.jpg (http://img201.imageshack.us/my.php?image=256286286ea5.jpg)

Oj halle te pershendes ty shum ku do se gjindesh ..

Po ashtu edhe Guri sylaj.!!

Te falenderoj per kete buqete te luleve,sa me gezove qe ishe ksajde:smile:

lirik
16-02-08, 21:19
Deshta vetem te deshmoj pak se e njoh
ZAKONIN E FSHATIT
EDHE TE QYTETIT
JAM GERSHETUAR ME KULTURA TE NDRYSHME NGA E KALUARA JETSORE NEPER VENDE TE NDRYSHME
VAZZHDONI NDOSHTA HER PAS HERE HYJ NE KET ODė SIPAS MUNDSIVE

Dardan Kastrati
16-02-08, 21:25
Urime pavaresia e Kosoves juve ne kete ode te madhe ......
http://img513.imageshack.us/img513/889/shqipe20mori20shqipebd7.jpg
http://img90.imageshack.us/img90/6289/kosova1fx4.gif
Me Gezime nga Dardani .....

GURI SYLAJ
17-02-08, 08:53

Eu Dardan ty tu rrite nera se kurr, dej sot, urim ma i mire nuk u hy ne kete ode e ishalla presim edhe URIME tjera te mira si kjo!!?

Perhajr n'a kofte e e gezofshim!

Buqja_ch
17-02-08, 21:43
http://www.youtube.com/watch?v=71zneo-wHNg

Albonita
09-03-08, 19:02
Ojjjjjjjjj HALLE , ka moti se nuk te kam par ksajde po ku gjindesh??

.........Te pershendet Albonita shum ojj Halle me ngrohtsi te zemres.............

Dardan Kastrati
09-03-08, 19:06
Eu Dardan ty tu rrite nera se kurr, dej sot, urim ma i mire nuk u hy ne kete ode e ishalla presim edhe URIME tjera te mira si kjo!!?

Perhajr n'a kofte e e gezofshim!
Guri Sylaj Flamurin ne ball te oxhakut me ma qit ... me kete shkrim se shume hije i ka ketij flamuri me ndejt ne balle te oxhakut ...
http://img211.imageshack.us/img211/9153/shqipe20mori20shqipebd7mc6.jpg

Albonita
09-03-08, 19:09
Se di a me takon me shkru nese jo ather le te shkyhet ky postim ???

Le flamurit po edhe ati qe po i prin i paska hije !

halla e madhe
09-03-08, 21:06
Ojjjjjjjjj HALLE , ka moti se nuk te kam par ksajde po ku gjindesh??

.........Te pershendet Albonita shum ojj Halle me ngrohtsi te zemres.............

...ku gjindem a?..hahahaha,sonte u ktheva prej Münchenit ku kalova kete vikend per mrekuli ne pranine e familjarve.

Te pershendes gjithashtu nga zemra kudo qe je!:smile:

halla e madhe
09-03-08, 21:08
Guri Sylaj Flamurin ne ball te oxhakut me ma qit ... me kete shkrim se shume hije i ka ketij flamuri me ndejt ne balle te oxhakut ...
http://img211.imageshack.us/img211/9153/shqipe20mori20shqipebd7mc6.jpg

Te falenderojme perzemrsisht per kete flamur ..do ta ruajme ne kete ode si kane ruajt te paret tane!

Albonita
09-03-08, 21:11
...ku gjindem a?..hahahaha,sonte u ktheva prej Münchenit ku kalova kete vikend per mrekuli ne pranine e familjarve.

Te pershendes gjithashtu nga zemra kudo qe je!:smile:

Mire se paske ardh Ojj Halle e me vjne mire se paska kalu nje vikend , te mire pran familjes, sa mu be qefi se te pash Oj halle te perqafoj shume Albonita.!

Dardan Kastrati
09-03-08, 21:16
Te falenderojme perzemrsisht per kete flamur ..do ta ruajme ne kete ode si kane ruajt te paret tane!
halla e madhe ju pershendes ngrohtesisht ... Ne odat tona gjithemone ne ball te oxhakut ka qene edhe do te mbes flamuri me shqiponjen dy krenare ....

GURI SYLAJ
11-03-08, 10:31
Dardan, veq mos harro me ia afru ngat nje qifteli e edhe nje manzerre se pasha Kuranin qato e kan majt gjalle dej sot e m'doket pi vyejn edhe naj dite me i pas ngat!!!

GURI SYLAJ
11-03-08, 10:33
Edhe nje lutje per musafiret e ksaj Ode.Ju mos u idhnoni nese nuk na gjeni neve pleqeve ketu se bilahi pleqnija pe bajke te veten .Po n'a dalin shume pune e po duhet me vizitu akraballakun ,e mund te ndodhe qe nuk jemi ksajde po ju urdhroni se ju e hjeshoni oden ,neve pleqve na keni per me ua mbajt zjarrin ndeze ne Voter !!!

Cia-Ferizaj
19-03-08, 17:35
ju pershendes edhe une juve dyve

DritonPR
23-03-08, 15:46
Pershendetje Halla Madhe dhe Guri, si kaloni, si pe kaperceni kohen?

Oj halle paske shoqe te vogla plot, qitma per dashni njo :biggrin:

Intuita
29-03-08, 00:06
Ju pershendes Guri Sylaj dhe Halla e madhe.....................................

lovely
29-03-08, 21:41
qishtu me venqanice qysh jam met e veshne e pa dhanderr, thashe hajt t iu pershendes edhe une... qishtu si vejushke qe jam met, a keni nej kshille per me m ngushllue?? mos metsh vet naten e marteses.. hahahahahahahahahaaaaa

LuLjaa
30-03-08, 00:49
GURI SYLAJ & halla e madhe , me falni se as nje here s'kam ardh ketu
se kam lan per kurgja po se disha per ēka po bahet fjal ne kete dhome
edhe meta pa ardh hiq :D ,,, ( hajt thuni gajle madhe qe s'je ardh ti ) :D

Ju pershendes e ju deshiroj argetim te kendeshem ne vazhdim..

uliksi31
30-03-08, 00:57
A thua more, Halla e madhe e Guri jan mallgjye kur e pan kete darsem madhshtore. A po ju kujtohet kur jeni kon edh ju te ri si na. Ahahahahahahahaha

lovely
30-03-08, 01:07
A thua more, Halla e madhe e Guri jan mallgjye kur e pan kete darsem madhshtore. A po ju kujtohet kur jeni kon edh ju te ri si na. Ahahahahahahahaha

hey qe ka rrshit qyky me t madhe.. hahahahaahahahahahahahahah

t ish kan qe e ka ngat me hy dhanerr, kisha thane, hajt.. amo .. ncncncncncnc....:biggrin:

uliksi31
30-03-08, 01:09
hey qe ka rrshit qyky me t madhe.. hahahahaahahahahahahahahah

t ish kan qe e ka ngat me hy dhanerr, kisha thane, hajt.. amo .. ncncncncncnc....:biggrin:

Njo shtat here kame hy dhonder deri tash, po spo di me i mbajt, po ikin he dreqi i rroft. Ahahahahahahahaha

lovely
30-03-08, 01:14
Njo shtat here kame hy dhonder deri tash, po spo di me i mbajt, po ikin he dreqi i rroft. Ahahahahahahahaha

a t vi ti maj une?? :biggrin:

uliksi31
30-03-08, 01:16
a t vi ti maj une?? :biggrin:

Duhet me provu dicka te jashzakonshme. Ahahahahahahaha

lovely
30-03-08, 09:34
Duhet me provu dicka te jashzakonshme. Ahahahahahahaha

i am the right thing then :biggrin: :tongue:

GURI SYLAJ
01-04-08, 06:21
Mire mengjesi te gjitheve -juve qe jeni zgju e edhe juve qe po fleni!
Ju falenderoj per vizitat e muhabetet se qishtu e ka oda her per burrni e here per sene tjera po Oda eshte Ode e jo gjerdek!??Por Oda eshte e mysafirit dhe ai e zgjedh muhabetin.Kryesore te mos luhet "gjugja" ne ode!?!!!
Pershendetje per Intuiten kurse per ty Luljaa jo qe nuk u ba nami po bash llaf e kemi pas me Hallen mos te kena idhnu dicka qe nuk po dokesh ksajde!
Nje dite te mire e te mbare per te gjithe DARDANIN !!

LuLjaa
04-04-08, 23:27
Pershendetje per Intuiten kurse per ty Luljaa jo qe nuk u ba nami po bash llaf e kemi pas me Hallen mos te kena idhnu dicka qe nuk po dokesh ksajde!
Nje dite te mire e te mbare per te gjithe DARDANIN !!

hehehe kishe keni ba llaf per mu :D
Tybe qeshtu su bojke me ardh se jo qe jam idhnu diēka
e qat nate mu dha rasti dhe hyna me ju Pershendet qe sikur tash
prap ju pershendes dhe kalofshi qysh eshte mas miri, Ti dhe Halla e madhe.

selvija
08-04-08, 21:10
Pershendetje Guri Sylaj dhe hallushe edhe pse nuk po gjendeni aq ne oden tuja ne sdo ju harrojme,,do hyj me dalim si gjithmone,,edhe pse deshta pak te nxenha ngat ogjakut tuja por ska rendsi une ja solla nga nje kaffe turke kur hyne gaqme e keni
ju pershendes qe te dyve...
http://farm1.static.flickr.com/123/341901557_f55b2a8b11.jpg

vjeshta
14-04-08, 14:18
Ojjjj Hallushe dhe Guriiiii ,a po dokeni njehere ksajde se ju shkoi shpija dom ....ngutuni pshtoni diqka nese ka mbet hala me pshtu diqka .........!!!:rolleyes:

Ps: Mos me thuani shpijune se ashiqare fola ....:biggrin:

Murgesha
14-04-08, 15:22

Kush po hulumton e po merr sende ksajde??

Kthejini sa mė shpejt se Halla ka vendosė me i lyp krejt gjanat me kamatė hahahahahaahha

vjeshta
14-04-08, 15:28
Kush po hulumton e po merr sende ksajde??

Kthejini sa mė shpejt se Halla ka vendosė me i lyp krejt gjanat me kamatė hahahahahaahha

Nuk po e di a po marrin apo po dhojn ,se aq kaos i madh eshte sa nuk po dihet se qka ka bohet ...hahaaaaa:rolleyes:

Naki
14-04-08, 15:37
http://mandatorycurfew.com/Images/ReviewImages/214.jpg

Pėr Murgeshen

http://mandatorycurfew.com/Images/ReviewImages/214.jpg

Pėr Vjeshten

http://mandatorycurfew.com/Images/ReviewImages/214.jpg

Edhe pėr vete e po ulna me juve me pi nga njė kafe!

vjeshta
14-04-08, 15:41
http://mandatorycurfew.com/Images/ReviewImages/214.jpg

Pėr Vjeshten

Flm Naki , t'lumeshin duart dhe na befshin mire ...:smile:

halla e madhe
14-04-08, 18:33
Ojjjj Hallushe dhe Guriiiii ,a po dokeni njehere ksajde se ju shkoi shpija dom ....ngutuni pshtoni diqka nese ka mbet hala me pshtu diqka .........!!!:rolleyes:

Ps: Mos me thuani shpijune se ashiqare fola ....:biggrin:

Jo o j naletja halles, kete shtepi Dardane nuk munde te na marr me askush,dera shte e hapur gjithemone per nipat e mbesat dardane,eshte shtepi bereqeti,edhe nese nuk qellojme na pleqte ju tjeret dokuni,jeni te mireseardhur!:smile:

ps:jo moj, qfare shpione...hahahahaa...mire besa qe kujdesesh e na rikujton te jemi ketu me shpesh:biggrin:

halla e madhe
14-04-08, 18:37
Kush po hulumton e po merr sende ksajde??

Kthejini sa mė shpejt se Halla ka vendosė me i lyp krejt gjanat me kamatė hahahahahaahha

E moj Murgeshe, pleqnija po sjellka tulifar dukuri,njeriu s'paska te ngopur me asgja, mos ma kujto kamaten...hahahahahahaha...mos po ja nisi me filozofi e po dalim pertej gardhit:biggrin:

Dardan Kastrati
14-04-08, 18:40
E moj Murgeshe, pleqnija po sjellka tulifar dukuri,njeriu s'paska te ngopur me asgja, mos ma kujto kamaten...hahahahahahaha...mos po ja nisi me filozofi e po dalim pertej gardhit:biggrin:
halla e madhe njė lėng portokalli pėr juve , ju bėftė si ėshtė mė sė miri ...
http://www.xaraxone.com/FeaturedArt/jp/assets/images/orange_juice.jpg

halla e madhe
14-04-08, 18:42
Dardan,flm shume per kete pije freskuse, bash me kohe ja qellove:smile:

Naki
14-04-08, 18:52
http://static.flickr.com/50/136673047_388b9d3954_o.jpg

Halla e madhe ti veq rri bona llaf se nuset Virtuale po na qesin pite!

selvija
14-04-08, 19:01
Naki ja ndryshova ja se ishin shtu dhit e rafetit e pe qes nje perpeq del biringji ahahahhahahaha ahahahah edhe i let dhe kollaj per tu hanger dhe perbi hahhahaha:biggrin:

Naki
15-04-08, 16:45
Naki ja ndryshova ja se ishin shtu dhit e rafetit e pe qes nje perpeq del biringji ahahahhahahaha ahahahah edhe i let dhe kollaj per tu hanger dhe perbi hahhahaha:biggrin:

Ti veq na mashtrove,bijooooo mos luajė se tė qova gjini deri nė Vjeshtė

selvija
15-04-08, 16:55
Ti veq na mashtrove,bijooooo mos luajė se tė qova gjini deri nė VjeshtėValla ta gjetsha gjini ka me ta knaq me t'holluse ska mi ra mend me per vjeshte do ik me pranvere

paja se hazder e pi perpeqin de,,,,edhe po ma kana edhe ....:biggrin:

lovely
18-04-08, 08:23
Ku jane qita allahile qe kurr nuk i gjeta ktu kur mu dashten?????? :smile:

nje pershendetje te ngrohte ..

doknu ma shpesh Halloooo.... :biggrin:

http://www.youtube.com/watch?v=pVUEwS3V84Y&feature=related

nje kenge per me u merzit si une qishtu nejhere :biggrin:

halla e madhe
19-04-08, 18:51

Une mendova qe ma paske dergu kete kenge t'ma hjeke merzine,veq sa ma shtove moj virone:biggrin:

lovely
20-04-08, 08:53
Une mendova qe ma paske dergu kete kenge t'ma hjeke merzine,veq sa ma shtove moj virone:biggrin:

ah moj halle................:biggrin:

Honesty^uk.
20-04-08, 21:11
...ah moj hallushja ime , cme ka ra qef per nje lakror me hitha

lovely
21-04-08, 15:28
...ah moj hallushja ime , cme ka ra qef per nje lakror me hitha

eiii edhe ti, po qka s po flet bre se une ta qes njo!!!!!!!!!! :biggrin: ani me hitha hahahahahahahaaha

Honesty^uk.
21-04-08, 17:15
eiii edhe ti, po qka s po flet bre se une ta qes njo!!!!!!!!!! :biggrin: ani me hitha hahahahahahahaaha

qyqyqyq edhe ketu paske ardh a????????
valla po me vjen keq per hallushen time se paske me ja ba oden rremuje

ani coji paturet :biggrin: pra dhe ma qit nje pra pasi the vet

lovely
21-04-08, 18:16
qyqyqyq edhe ketu paske ardh a????????
valla po me vjen keq per hallushen time se paske me ja ba oden rremuje

ani coji paturet :biggrin: pra dhe ma qit nje pra pasi the vet

jo jo, une kur t vi te Halla rri rahat :biggrin:

qe bismilah ia nisa; :biggrin:

http://static.flickr.com/50/136673047_388b9d3954_o.jpg

Naki
23-04-08, 17:44
http://www.albanianarts.com/aart/files/image0000001144.jpg

Halla e madhe nė shenjė respekti qė kam pėr ju po ju sjelli kėtė piktur!

Naki
23-04-08, 18:30
http://www.coolinarika.com/repository/images/_variations/9/9/99be93344de2baf7bbf15727ad787427_content_large.jpg

Nė shenjė respekti edhe pėr Guri Sylajt njė piktur nga tradita dhe kultura kombėtare!

halla e madhe
26-04-08, 06:56
http://www.albanianarts.com/aart/files/image0000001144.jpg

Halla e madhe nė shenjė respekti qė kam pėr ju po ju sjelli kėtė piktur!

Naki_ te falenderoj per kete pikture te cmuar e cila rikujton tek disa ditet e femijenis:smile:

Dreni30
26-04-08, 08:17
Halla qenka kthyer nga t`pani, hahahah
Mulni qika e ju gra pite te mira sot me ba.
Ka ardh Halla oda eshte gezue.
Pervilni duart e me gatue.
hahahahaahahaahahahaahh

lirik
11-05-08, 08:26
Eh kjo pikturė qė e paska gjetė naki tamam me ka ra ne permallim magjja sofra pshtjelllaku
bile tamam qenka veshja pshtjellaku i regjionit te drenices kmisha e bardhė e gjatė deri ne fund te kambve dhe pshtjellaku ne ty anet tamam tradit popullore ilire
pastaj shkami karakteristik dhe ogjaku vekshi mbi zjarrė ogjaku fantastik diqka
per bukuri
kjo pikturė tregon pėr nji kullė tė madhe shqiptare

GURI SYLAJ
22-05-08, 09:28
Shum i nderuari Naki -t'u plotesoft meraki
se kush e din rendin e nderon edhe kuvendin!
Te falenderoj dhe te deshiroj mireseardhje po doku me shpesh e mos na kqyr neve pleqve se edhe fjalet na jan pshtjelle nuk po dijme as me "korre " e as me "mjelle".Doknu e hijeshone Oden se ajo eshte edhe Oda e Juaj .
Me nderime e rrespekt -Guri!

Murgesha
23-06-08, 23:33
Hallė e madhe e Guri Sylaj, ju pėrshėndes qė tė dyve, me shpresė qė jeni mirė kudo qė jeni e qė gjeni pak mė tepėr kohė pėr Odėn tuaj e tonėn.

ShEjToNkA
23-06-08, 23:35
Hallė e madhe e Guri Sylaj, ju pėrshėndes qė tė dyve, me shpresė qė jeni mirė kudo qė jeni e qė gjeni pak mė tepėr kohė pėr Odėn tuaj e tonėn.

Halla dhe enishtja Guri a pranojn shejtonkė nė konak???????????????????????:rolleyes:

Murgesha
24-06-08, 00:01
Halla dhe enishtja Guri a pranojn shejtonkė nė konak???????????????????????:rolleyes:

Naletet i dojnė mė shumė hahahahahahaah, po mbasi shejton e nalet jan tė nji brumi se besoj tė kenė kundėr teje diēka e tė pranojnė me qejf....

ShEjToNkA
24-06-08, 00:04
Naletet i dojnė mė shumė hahahahahahaah, po mbasi shejton e nalet jan tė nji brumi se besoj tė kenė kundėr teje diēka e tė pranojnė me qejf....

Po aa????? :rolleyes: Keta paskan kahere punė me naleta, mos janė ata vet te prronit???? Ani de edhe ma mirė nėse qenka ashtu paskim m'u kėnaq, ani si kam merak unė me ndjet nė odaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa:tongue:

Oj Hallė e o enishtjaaaa Guri mirė se ju rash nė konak!!!

Murgesha
24-06-08, 00:07

Ncuk nuk e more vesh hahahahahaha.
Nuk janė tė prronit por i kemi krenari tė forumit.
Me qenė nalete e Hallės e Bacės ėshtė si me qenė engjull perėndie hahahahahahahahaha.

Mirė se ju ke ardhė...

ShEjToNkA
24-06-08, 00:12
Ncuk nuk e more vesh hahahahahaha.
Nuk janė tė prronit por i kemi krenari tė forumit.
Me qenė nalete e Hallės e Bacės ėshtė si me qenė engjull perėndie hahahahahahahahaha.

Mirė se ju ke ardhė...

Moj unė hallen e njof dhe s'ke cka me tregon por Gurin akoma, amė nė bazė tė halles i tillė duhet tė jetė edhe Guri.:tongue:
Valla edhe ata me qene hallė dhe enishte tė shejtonkes si me qenė tė derguarit e perendisė.

Murgesha
24-06-08, 00:16

Ha,hahahahahahahahahahh ishalla tė konsiderojnė si mbesė, se si pėr shejton kam frigė qė as mbrenda nuk tė lojnė hahahahahahahahaahhaaaaaaaaaaaaaaaaaa

ShEjToNkA
24-06-08, 00:18
Ha,hahahahahahahahahahh ishalla tė konsiderojnė si mbesė, se si pėr shejton kam frigė qė as mbrenda nuk tė lojnė hahahahahahahahaahhaaaaaaaaaaaaaaaaaa

O hallen si e njof unė hic mos tė mė dasht e mos tė me pranoft me zemėr pa e shpreh me shkonja kinse PO nuk e lene,:tongue: pėr Gurin akoam s'po them gjė.

Murgesha
24-06-08, 00:27
O hallen si e njof unė hic mos tė mė dasht e mos tė me pranoft me zemėr pa e shpreh me shkonja kinse PO nuk e lene,:tongue: pėr Gurin akoam s'po them gjė.

M`ke bo edhe mua kurreshtarre hahahahahaahahah, pi pres sa tė vijnė...

Halla mė duket o n`tpanė e Guri ka dalė malit se si rrihet pa Hallėn nė shpi....

ShEjToNkA
24-06-08, 00:30
M`ke bo edhe mua kurreshtarre hahahahahaahahah, pi pres sa tė vijnė...

Halla mė duket o n`tpanė e Guri ka dalė malit se si rrihet pa Hallėn nė shpi....

I shkoj ymri edhe asaj nė tė pam, s'ka faj Guri qė e ka marr malin...:tongue: :tongue:

halla e madhe
27-06-08, 19:02
I shkoj ymri edhe asaj nė tė pam, s'ka faj Guri qė e ka marr malin...:tongue: :tongue:

Oj Shejtonka halles, lum befsh qe paske ardhe ne kete ode:smile: Menjehere ja mberrina kur ta njeva zanin ty,ti bukur zhurmagjike je,tybe te ka hije dhe gezohem qe je prezente perseri ne mesin tone!!

ps,doku moj ma shpesh!!!

halla e madhe
27-06-08, 19:10
M`ke bo edhe mua kurreshtarre hahahahahaahahah, pi pres sa tė vijnė...

Halla mė duket o n`tpanė e Guri ka dalė malit se si rrihet pa Hallėn nė shpi....

Qka te bejme moj na pleqte?...hahahahaha....pensionerave s'ju ka mbete tjeter pos te vizitojme miqesine:biggrin:

ps:t'u gezoft zemra oj Murgeshe qe na qele kete dere!!

GURI SYLAJ
28-06-08, 19:34
Halla ka te drejte.Pensionerave turqisht po ju thojshin TEKAYT- demek Teakytllak !
Ne po koritemi nganjehere por kerkojme falje e per juve qe po e vizitoni kete ode dhe nuk po n'a harroni nje falenderim dhe nje pershendetje vllezerore.
E per Shejtonken nje porosi ;
Hiq gajle mos ki
se edhe na ne rini
jemi kan si ti
po jemi rahatu tash ne penzi (demek )pleqni!

uliksi31
28-06-08, 19:39
Nje pershendetje te vecant per dy persona qe i cmoj shume. Ani ju bile u pezionut e ju erdhi pleqnia me faqe t'bardh. Po cka me bo na t'rinjt qe na nxuni ky civilizim e zor edhe me mrri pleqnin.:biggrin:

GURI SYLAJ
28-06-08, 20:33
Hiq gajle mos ki se nuk ke qare pa ardhe qisaj udhe...!
Uliksi ,ju falem nderit dhe nje pershendetje nga kjo ane e Oqeanit!

ShEjToNkA
28-06-08, 21:38
Oj Shejtonka halles, lum befsh qe paske ardhe ne kete ode:smile: Menjehere ja mberrina kur ta njeva zanin ty,ti bukur zhurmagjike je,tybe te ka hije dhe gezohem qe je prezente perseri ne mesin tone!!

ps,doku moj ma shpesh!!!

Gezim dhe kenaqesi kam edhe une hallushe. Dhe nė kėtė odė do dal si shpesh, edhe pse bej zhurėm me falet se jam vec njė shejtonkė nė mesin e insanve :tongue:

Halla ka te drejte.Pensionerave turqisht po ju thojshin TEKAYT- demek Teakytllak !
Ne po koritemi nganjehere por kerkojme falje e per juve qe po e vizitoni kete ode dhe nuk po n'a harroni nje falenderim dhe nje pershendetje vllezerore.
E per Shejtonken nje porosi ;
Hiq gajle mos ki
se edhe na ne rini
jemi kan si ti
po jemi rahatu tash ne penzi (demek )pleqni!

E more i nderuar Guri, sa mirė paske folė, dhe me kėtė rrugė insanave ju kisha thėnė merrni mesim nga ky njeri, pranojnei gjerat se hic ma te mire se unė s'jeni e mos u civilizoni shumė. :tongue:

SP Murgesha, a tė kam thėnė se mirė kanė me mė pritė, tė vjetėrit s'koriten pėr pak.:cool: si ju qė qenkni tranu. ghaghaghaghagha

Albonita
07-07-08, 20:29
Ooojjjjj,Halle ku te kemi Moje..sa shum se na mungon edhe shum Rrall po dukesh kendej..edhe e din se ne Veq nje HALLE ,e kemi ketu..Te pershndet Albonita shumeeee ,ku do se gjindesh..deshiror Pushime verore te qet , me te Afrmit e tua, Oj Halleee...Te perqafoj shume..!

halla e madhe
07-07-08, 20:37

Albonita_qe moj ku jame,kur troket ti ne kete ode une patjeter lajmrohem,.... te falenderoj shume per keto fjale kaq te dashura,gjithashtu prano nje MPUQ nga halla:smile:

Albonita
07-07-08, 20:45
Albonita_qe moj ku jame,kur troket ti ne kete ode une patjeter lajmrohem,.... te falenderoj shume per keto fjale kaq te dashura,gjithashtu prano nje MPUQ nga halla:smile:

Uaoo Oj HALLE ..besom pasha Babin me ki befasue shum Uaoo sa me ki gezu se te pash,e pranoj Mpuq nga ti , me plot Rrespet, se te kam halle per Loqkn e zemres..edhe une te Mpuqq shumeeeeeee..Halla ime:smile:

Breshka
09-07-08, 13:58
nje pershendetje edhe nga ana ime per Gurin & Hallen e madhe http://bc.fotosearch.com/bigcomps/DGK/DGK121/177-2-002.jpg

lovely
12-07-08, 09:00
nje pershendetje edhe nga ana ime per Gurin & Hallen e madhe http://bc.fotosearch.com/bigcomps/DGK/DGK121/177-2-002.jpg

oj Breshka, qka po bon qitu ti??:rolleyes: :biggrin:

halla e madhe
12-07-08, 18:52
Na kenaqet oj qika me keto zemra, zoti ju gezoft juve!:biggrin:

baba-plak
13-07-08, 00:42
qyr seri, edhe ni Halle tek koka qitu

GURI SYLAJ
16-07-08, 21:47
Qare nuk paskna pa u dok ma shpesh ksajde se po me doket do nuk pe din qe ketu eshte ode e jo...! Nje falenderim per vizite dhe per nje fjale te mire sepse plakun me nje fjale e hatron por edhe me nje fjale e hidheron.
Me keni befasu me qato zemra eeeeeee do here sa zemren e kam shkepe hiq pa dhimte thu se po i gjej ne Prru te Thate e tash bilahi po e shoh qe me zemer nuk ka loje se bani u nal vaj halli!

Lona
23-07-08, 14:32
Erdha vetem per te pershendetur Gur Sylajt dhe Hallen e madhe...
Lona,

selvija
23-07-08, 18:02
O Guri sylaj dhe hallushe ,,ku jeni moj se tyben nash deshtem me dal ,per naj vikend aty ne vikendic naj nat me ato maj malit ndoshta edhe ishim flladit ne kete vape,,
si duket ju keni therr ne pushime per vete , nese je dikund ju uroj shendet te plot.
qe sa mos me ardh me dur that ,kur hyni keni kaffe nga nuste e ketyhit se bash hyzmeqre te mira kan qellu,,,
ju pershendes kudo qe gjemdeni...:wink:
http://www.chinese-culture.net/pix/coffee.gif

kroni i etheve
27-07-08, 22:03
du me dal edhe une ni dit ne konak ne oden tane veq une dal vet i treti a i katerti e bajm muhabet si burrat

GURI SYLAJ
30-07-08, 16:42
du me dal edhe une ni dit ne konak ne oden tane veq une dal vet i treti a i katerti e bajm muhabet si burrat

O dilni e mire se ju bjen e mira .Veq pare mos lypni se nuk i kena se per muhabet ,bilahi, i bajm varg ka njezetekater sahat e kur te lodhum tuj ba muhabet ia nisim e luajm "Kapuqaz"! Veq bujrum!!

limpx
05-09-08, 00:53
od e madhe pom doket kokit :P ju pershendes

Dallandyshja_718
20-10-08, 22:01
Mire se j'u gjeta Guri Syla dhe Halla e madhe...M'ra rruga kendej pari e thashe nuk e la pa n'al bile sa me i pershendet,,,e di se plaku me pak gezohet... (thojne plaku asht si femija) http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon7.gif Ja ketu nji pjese djath dhensh t'njom, e kam zane taze, thashe asht i bute per ata qe nuk kane dhembe, edhe pak mushkri viēit, e preu Zeqa e thashe t'ua ēoj se sevap, kete varg t'fiqve ua jepni "nipave e mesave" kur dalin me j'u vizitue...po duhet me menua ropi se do plakemi edhe ne...Juve j'u ka ardhe pleqeria me hajr po ku jemi ne t'gjort ne kete shekull...
Mirembetshi e gjithere deren ēele e shtepine plote e paēi!

GURI SYLAJ
21-10-08, 17:35
Dallendyshja ne vjeshte ...nuk dij si me e marre kete sihariq.Ose dimni ka me marr ibute e dallendyshja ka vendos me ndej me ne ose para se te lke ka mendu ;hajt t'i shoh edhe njehere keta pleq se kumedite a i qele Pranvera!!!He he he , po megjithe ate ju bafshit hajr e Zoti bereqet ju dhashte.Me keta djath bash me ke gezu e ishalla fllanikun gjithe plot e kini.
Doku ,doku qishtu najhere se nasht msohen edhe tjeret si nderohen pleqet e Dalim pej kti dimni bashk ishalla!
Edhe ne emen te Halles ju falem nerit per vizite!
Qe e ke ba njet me shku per udhe shko pa vesvese se une e halla i kemi edhe nja 5-6 dhete shingjergj borq e pa i la borqet as me deke nuk na lane!!

lovely
22-10-08, 21:25
ooo ju :biggrin: jau pruna ni oxhak mu nxe, se jeni kah merdhihni mesap, qaq ftoft ka marr sivjet, sa qe kurr n ode t juve s po rrini:biggrin:

http://i279.photobucket.com/albums/kk149/boomerinvegas/fireplace.gif

ia pafshi hajrin :):)

GURI SYLAJ
22-10-08, 21:58
Ty tu rrite nera !

Eh pleqnia pe bajke te veten .Kur je i ri nuk te rrihet ne ode pej sevdase e kur plakesh nuk te rrihet ne ode pej te ftoftit! Tash ksajde ke me na gjete kurdo qe te qet udha!Bujrum qishtu si shpesh!

vjeshta
25-10-08, 19:14
Mbasi ja paska merri oxhaki ,ja mbrrina edhe une me keto gėshtėnja se disi duhet me i kalu keto nete vjeshtore ...

http://www.paese-di-marignana.fr/storia/sporta_castagne.JPG

A ka vullnetar qe i pjek ??

GURI SYLAJ
25-10-08, 21:38
Po qysh jo more .Oxhakun po ,geshtajat po po cka baj une gjithe diten ,bile te qirueme kini me i gjete kur te kthehni.Po kush i solli pej bjeshke a Rafeti me Artistin a??

lovely
25-10-08, 22:19
e qka i keni bo Halles ej? :biggrin:

GURI SYLAJ
25-10-08, 23:59
Sen hiq veq nirthke e tash masi e kemi dheze doket edhe ajo doket!

halla e madhe
26-10-08, 14:41
Sen hiq veq nirthke e tash masi e kemi dheze doket edhe ajo doket!

Ja mberrina edhe une mbasi e pasket dheze oxhakun, vjeshta na paska sjelle krojshen me geshtenja,dallendyshja paska qele folen ne FD,ishairete te mira thojne per kete dimen,hajr e baft zoti!:smile:

Dallandyshja_718
26-10-08, 14:50
Ja mberrina edhe une mbasi e pasket dheze oxhakun, vjeshta na paska sjelle krojshen me geshtenja,dallendyshja paska qele folen ne FD,ishairete te mira thojne per kete dimen,hajr e baft zoti!:smile:

Dalshe e badhe halloke, mire se u "perpojme". :smile:

GURI SYLAJ
26-10-08, 16:24
Me plak ban sevap edhe tuj e ndeze zjarrin ne Voter .Paska nise me ra ne rrafsh muhabeti qe besa...!?

Vjollca
31-10-08, 10:04
Erdha ne oden e juaj ketu ne ball te oxhakut po le pershndetjet me te medha per ty halle e Gurin kalofshi mire kete dimer http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon7.gif

ju uroi shendet e plot harmoni ti kaloni keto dite deri te na del syri i pranveres se thojne per pleq eshte dimri i gjat http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

te fala Vjollca

GURI SYLAJ
31-10-08, 20:09
Vjollce e nderuar ! Ti me pershendetjet tuaja e paske sjelle edhe pranveren ketu ne kete ode .Ju falenderojme shume.Dera hapur gjithmone veq urdheroni e ngrohuni edhe mos kofshim na pleqet ksajde dikush ua qet naj kafe !

halla e madhe
31-10-08, 21:08
Erdha ne oden e juaj ketu ne ball te oxhakut po le pershndetjet me te medha per ty halle e Gurin kalofshi mire kete dimer http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon7.gif

ju uroi shendet e plot harmoni ti kaloni keto dite deri te na del syri i pranveres se thojne per pleq eshte dimri i gjat http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

te fala Vjollca

Oj Vjollca,te falendeoj qe na paske uru dimnin,po kadale moj se hala s'ka perfundu vjeshta e ti po na uron dimrin...hahahahha...ku e ke njet me shku oj me keto urime afatgjate..hahahahahaaaa

Ps:kysmet ne paste ba zoti edhe kete dimer do t'ja kalojme si ma se miri, per ma gjate nuk nuk dijme veq i madhi zot!!!

GURI SYLAJ
31-10-08, 22:46
Ngone kjo cka thot ...edhe kete dimen !? Jo more vallahi shko kah te dush se jo veq edhe kete dimen po edhe nja 40 dimna ketu gogluq te axhaki me kan !

lovely
31-10-08, 23:39
a e keni bo testin atje nalt te fillozofia kur keni me dek?? :biggrin:

GURI SYLAJ
31-10-08, 23:41
hiq nuk na vyen ai test se na teste jena vet!!

lovely
01-11-08, 13:46
Hallooo, t ka shti ky burre ner sun me ka krejt :biggrin: kurr s po t len me qel gojen, asi gishtat :biggrin: jo tybe me kan si ti moti e kisha lshu ... bile bile dje e pash folke ne telefon me do femna qatje oj Halle...

a pe? s pashe... a nive? s nivaa :biggrin:

GURI SYLAJ
01-11-08, 17:04
Euuuu po fesatqorja qi koke ! O me i pas ngu na llafet si tuat nuk i kishum festo golden martesen !!!

halla e madhe
01-11-08, 20:08
Hallooo, t ka shti ky burre ner sun me ka krejt :biggrin: kurr s po t len me qel gojen, asi gishtat :biggrin: jo tybe me kan si ti moti e kisha lshu ... bile bile dje e pash folke ne telefon me do femna qatje oj Halle...

a pe? s pashe... a nive? s nivaa :biggrin:...Hiqu fjaleve moj lovice,mos dhez fesat ti mes pleqve...hahahaha... po dojshe ti me ba shoqe e shoke si veten SINGEL..ncncncncc, jo ishallaaaaaa...hahahahaha

lovely
01-11-08, 22:09
...Hiqu fjaleve moj lovice,mos dhez fesat ti mes pleqve...hahahaha... po dojshe ti me ba shoqe e shoke si veten SINGEL..ncncncncc, jo ishallaaaaaa...hahahahaha

vallahin bre Halle, kam ni qe thojne jetes kurr nuk i dihet :biggrin: :biggrin:

GURI SYLAJ
02-11-08, 00:21
Jo valla ngoje Hallen e hiq mos u muno se te na ja kena dite jetes edhe kogja gat bile ,gajle mos e ki !!

halla e madhe
02-11-08, 09:41
vallahin bre Halle, kam ni qe thojne jetes kurr nuk i dihet :biggrin: :biggrin:

..fjalet e halles do te bijne ndermend kur te plakesh,jo per te keq por per te mire:wink:

lovely
02-11-08, 10:56
..fjalet e halles do te bijne ndermend kur te plakesh,jo per te keq por per te mire:wink:

Halle, shpresoj se e din qe hajgare bana :smile:

halla e madhe
02-11-08, 11:22
Halle, shpresoj se e din qe hajgare bana :smile:....uh ty, t'martofsha me nje vend ku mushin uje me buria:biggrin:

GURI SYLAJ
02-11-08, 11:46
Edhe ku burimi asht kogja larg e ne lug- qe kah teshkon me shku me buria thete e kah te ngjitet me buria plot -e tani na knon rahmet sa here qe te shkele ne prag te kapinxhikit!

lovely
02-11-08, 11:52
kallxomni ju dy qysh e ka emnin burri jem i ardhshem?:biggrin:

halla e madhe
02-11-08, 13:56
kallxomni ju dy qysh e ka emnin burri jem i ardhshem?:biggrin:
burri yt asht i Kershave te thata ai Milazim filikaqa i biri i haxhi Homzes:biggrin:

lovely
02-11-08, 20:36
burri yt asht i Kershave te thata ai Milazim filikaqa i biri i haxhi Homzes:biggrin:

a paska edhe ai filikaq oj Halle a? edhe une e kam njo t kuqe qaty :biggrin: mjer kojshia s paskan me flejt kurr pej neve tu fishllu gjithe naten me filikaqa hahahahahahahahahahahahahahahahahhaa

GURI SYLAJ
04-11-08, 10:17
Qysh bre hala kerkush nuk e pask kalle e me e voke pak ketfar ode.
O bine more do gaca pej axhakit!

lovely
04-11-08, 10:23
http://th419.photobucket.com/albums/pp273/blissms/th_fire-log.jpg (http://media.photobucket.com/image/fire/blissms/fire-log.jpg?o=23):biggrin:

deshta me pru ma shume, po u tuta po ia shti flaken odes hahahahahahahaha

Dreni30
05-11-08, 17:40

Qysh moj lovli keshtu gjithe kete flake ketu e asnje njeri nuk qenka kesajde, ti a don me kall oden aaaaaaaaa, ka me te myt halla e madhe. hahahahah

lovely
05-11-08, 17:44
Qysh moj lovli keshtu gjithe kete flake ketu e asnje njeri nuk qenka kesajde, ti a don me kall oden aaaaaaaaa, ka me te myt halla e madhe. hahahahah

tybe menja jem kishe po boj mire, me i nxe pleqt pak :biggrin:

Dreni30
05-11-08, 17:48
tybe menja jem kishe po boj mire, me i nxe pleqt pak :biggrin:

Hhahahah ani de mire se zjarmit tash i ka hije, vec kujdese se ja ke punu.

halla e madhe
05-11-08, 19:04
Qysh moj lovli keshtu gjithe kete flake ketu e asnje njeri nuk qenka kesajde, ti a don me kall oden aaaaaaaaa, ka me te myt halla e madhe. hahahahah

--kjo zjamejk e kalli krejt FD e le mo oden tone:biggrin:

lovely
05-11-08, 19:21
Hallooooooooo, qysh met puna e qatinaj far filikaq-xhise? :biggrin:

halla e madhe
05-11-08, 19:24
[quote=lovely]Hallooooooooo, qysh met puna e qatinaj far filikaq-xhise? :biggrin:[/quote....oj qikoooo, ti me mend je veq te Milazim filikaqa,mos u ngut se martohesh boll e te del per hunde burri,ani Milazimi...hahahahahahahaaa

lovely
05-11-08, 19:29

hallo, ku ke pa moj ti qe del burri per hunsh? :biggrin: hajt ti se e qes une per dere, pa m dal ai mu per hunsh :biggrin:

tybe thuj ndash me t marr, nrroje emnin :biggrin:

halla e madhe
05-11-08, 19:32
[quote=halla e madhe]

hallo, ku ke pa moj ti qe del burri per hunsh? :biggrin: hajt ti se e qes une per dere, pa m dal ai mu per hunsh :biggrin:

tybe thuj ndash me t marr, nrroje emnin :biggrin:

.ani moj ,emnin ja ndrrojme po filikaqen s'munde ja hjekim prej dore:biggrin:

lovely
05-11-08, 19:35
[quote=lovely]

.ani moj ,emnin ja ndrrojme po filikaqen s'munde ja hjekim prej dore:biggrin:

ooo hajt ti se ka me gju filikaqen qidikun kur tum sheh mu, se une jam ma filikaq se filikaqa hahahahahahahahahahaah

halla e madhe
05-11-08, 19:39
[quote=halla e madhe]

ooo hajt ti se ka me gju filikaqen qidikun kur tum sheh mu, se une jam ma filikaq se filikaqa hahahahahahahahahahaah

...plaq ti ho,per ty s'ka burr oj zjamejka e halles, ti t'ka fale zoti shejtan me brina:biggrin:

lovely
05-11-08, 19:42
[quote=lovely]

...plaq ti ho,per ty s'ka burr oj zjamejka e halles, ti t'ka fale zoti shejtan me brina:biggrin:

a qashtu iu thoni ju n bjeshke oj Halle atynev a????:biggrin:

halla e madhe
05-11-08, 19:46
[quote=halla e madhe]

a qashtu iu thoni ju n bjeshke oj Halle atynev a????:biggrin:

:biggrin: :biggrin: :biggrin: pika t'raft ho!

lovely
05-11-08, 19:53
[quote=lovely]

:biggrin: :biggrin: :biggrin: pika t'raft ho!

m ka ra pika oj Halle :biggrin:

hahahahahaha, ma qite nermen ni priq, ishim ni dite ne kerr, nja 3-4 vet, edhe une po jau kallxoj ni histori, kur jam kan e vogel , jam perrvlu n dore, po kur jam rrit, m ka shku t sostit n gishta t dores .... kur ia nisi njana bojke hajgare, thojke une e kam pas ni pike qitu n krah, po kur jam rrit m ka ra krejt n toke hahahahahahahahaha
tjetri thojke une i kam pas dy gjina, po kur jam rrit m kan ra n toke hahahahahahahahahaa

edhe une po t thom, e kam pas ni pike, po m ka ra :biggrin:

Halle, une e ti e kena korruptu forumin, qysh po doket veq une e ti jena met :biggrin:

DUA
18-11-08, 00:50
Jo,jo edhe une ketu po rri si fshise mas dere e po ju kqyri tinez ,nuk ju lo vet kurre se bohet berllog e tybe s"ju bjen mend me fshi se jeni dal fare ,me qeto fare terneta...hajt,halle se shkova se kom do pune te mija e dokna prape kysmet...

Dallandyshja_718
18-11-08, 03:52
Allahile a din kush se ku jane halla madhe e baci Gur, u bo kohe qe nuk i kom pa, disa here kam ra ketu pari e as pa as nije, more po bej marak se dimri e n'mos merdhasen se jo per tjeter...Bile edhe kur ka ra terri e kame zgjate koken me pa kon'ilin po nuk u duk hich kurrfare drite, gjithshka menon ropi, ndoshta ata edhe jane tuj festua "boren e pare" nuk i dihet:biggrin:

GURI SYLAJ
18-11-08, 07:22
O mir mjesi more! Na ksajde ,ksajde jena po nuk mujm me dal ne sakak me i thirre musafirt po ara qe dojn ,deren e din e mire se vin.Besa edhe jena plak e zahera edhe puna e hyzmetit po lypin oda ma te nxeta!!?Mire se vini ,Qishtu me cka kemi !!

Dallandyshja_718
23-11-08, 17:42
M'ra udha n'kete ane, e thashe t'ua n'ezi zjarr e t'ua nxej dhomen se ndoshta fitoj n'oj sevap...e di se tash edhe mysafir tjere j'u vijne se dimer e nata e gjate, nuk kane kah t'ia mbajne...:biggrin:

http://www.amgmedia.com/freephotos/fire-small.jpg (http://www.amgmedia.com/freephotos/fire.jpg)

Pershendetje Halla e Madhe e Baci Gur, mire se 'u gjieta!

GURI SYLAJ
24-11-08, 08:30
O mire se vjen e mire se te ka pru e mira!
Me femije e me pleq gjithmone fiton sevap,edhe kur i hatron edhe kur i "shkelmon" (kuptohet kur e lypin )!
Me zjerm paske ba mire se qe besa ftofte e edhe Halla nuk asht mire dicka ,cikjo kriza financiare e ka lan pa pare e u merdhi krejt pej s'tutesh!
Kur po i ngritet Tensioni gjithmone po gabon e po thot ; "Mdoket mu ka rrite pensioni !!"

lovely
24-11-08, 09:53

hahahahahahahahahahahaha

a i ke kalllxu Halles per neve o Guri? :tongue: :biggrin: :biggrin:

GURI SYLAJ
24-11-08, 09:59
A per fesate koke qu sod a?? Halla nuk dyshon kurr ne mu se u plakum bashk!

halla e madhe
30-11-08, 11:51
M'ra udha n'kete ane, e thashe t'ua n'ezi zjarr e t'ua nxej dhomen se ndoshta fitoj n'oj sevap...e di se tash edhe mysafir tjere j'u vijne se dimer e nata e gjate, nuk kane kah t'ia mbajne...:biggrin:

http://www.amgmedia.com/freephotos/fire-small.jpg (http://www.amgmedia.com/freephotos/fire.jpg)

Pershendetje Halla e Madhe e Baci Gur, mire se 'u gjieta!

Dallendyshe, befsh hajr oj bi qe po te bjen ndermend me na vizitu neve pleqeve,sidomos keto ditet e dimnit jane per neve mazamakeq...ishalla dalim n'vere najhere:biggrin:

halla e madhe
30-11-08, 11:53
hahahahahahahahahahahaha

a i ke kalllxu Halles per neve o Guri? :tongue: :biggrin: :biggrin:

Cka ka ndodhe oj llovice,a s'po te bluan guri i mulllinit a?:biggrin:

rastesishT
30-11-08, 12:04
Lshone Televizorin bre se spo rrihet pa kqyr diqka... Ky Guri Sylaj dhe Halla Madhe kur jan ne ode sguxon me ba cik kerkush.. :D si ketynehere

halla e madhe
30-11-08, 12:08
Lshone Televizorin bre se spo rrihet pa kqyr diqka... Ky Guri Sylaj dhe Halla Madhe kur jan ne ode sguxon me ba cik kerkush.. :D si ketynehere

..tash bane mire bilevallah,kur t'marrin vesh keta te rijt, ma nuk vijn ksajde...uh, ti mos u rritsh mo!:biggrin:

ShEjToNkA
30-11-08, 12:16
..tash bane mire bilevallah,kur t'marrin vesh keta te rijt, ma nuk vijn ksajde...uh, ti mos u rritsh mo!:biggrin: Lere halle se axhami nuk din qika qė nė odė ka pleqni, ka mendu se ka hy n'sallon pėr me shiku televizion. :biggrin:... Por ti hallė tregom drejt, qysh tė kam pash kėtė besė, a keni dimer a tė ftoft, a keni ndez oxhak a kaftorr, dhe ne do vijm kėtu pėr mot, vend mė tė mira s'ka se n'odė.

halla e madhe
30-11-08, 12:26
Lere halle se axhami nuk din qika qė nė odė ka pleqni, ka mendu se ka hy n'sallon pėr me shiku televizion. :biggrin:... Por ti hallė tregom drejt, qysh tė kam pash kėtė besė, a keni dimer a tė ftoft, a keni ndez oxhak a kaftorr, dhe ne do vijm kėtu pėr mot, vend mė tė mira s'ka se n'odė.

Shejtonke e pa kerkund shoqe je qe te bjen ndermend per hallen, dimen oj loqke, po kallim oxhakun tan diten,ky dimen po duket sikur nuset kur vijn ne fillim te buzeqeshura e ma vone i qesin dhembet si drakullat, bash asi dimni po merr:biggrin:

ps;nje pershendetje te perzemert!

Dallandyshja_718
30-11-08, 17:38
E ka pas vra Uliks aga nji krapoll, :biggrin: atehere e kem tha, thashe u bona hor me hallen e madhe e me bacin Gur, nuk ua ēova sa me e shijua...

http://www.blogger.ba/slike/2739.1244893.jpg

Edhe ēaprat i kem nis se u ka ardhe koha...
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c6/Cheese_market_Basel.jpg/250px-Cheese_market_Basel.jpg (http://is.music.openfun.org/wiki/Mynd:Cheese_market_Basel.jpg)

GURI SYLAJ
30-11-08, 19:20
Ty tu rrite nera e edhe ati ages se bash renin per dimen e paski njeke .Une po i nxjerri edhe nja kater pese quture pej tavanit e beli pe hjeshojme kti dimni!
Halles pi thojna asht uje zem-zemi e mas nja tri kater gotave qohet e n'a qet edhe naj pite!
Heeeeuuu more musafiri i hajrit vjen me njeqind bereqete....!Me marre msim pej ti vallahi!!!!!

GURI SYLAJ
16-12-08, 23:11
O bujrum more se e kumdheze oxhakun !

Dallandyshja_718
16-12-08, 23:39
http://farm3.static.flickr.com/2331/1523904799_f2c5b18602.jpg

Mire se u gjieta, phaaa e paski 'xe hallall j'u qofte, me jau pas lakmi edhe t'rite se dimer eshte...:smile:

A t'vjen doret me n'a i pjek k'to geshtenja, ooo baci GUR, veē kaq m'u gjieten...sa me kalua kohe sonte...:biggrin:

lovely
17-12-08, 00:00

oj ti, bacin Gur e kam qit n gjume :biggrin: veq une jam met, a po ta mushi synin? :biggrin:

Dallandyshja_718
17-12-08, 00:21
Po moj edhe me Ty, se prej teje vetem hajr mesoj, ani profesorica qe je Ti, av av av:biggrin:
edhe pse m'kalon pertej oqeanit pa pi asnje pike uj, me Ty m'pelqen t'shoqerohem, nuk e di pse!:confused: :wink: :biggrin:

P.S. mire se u perpojme:biggrin: edhe n'kete dhome!

lovely
17-12-08, 00:44

aaaaa, ani nuk e di pse, a po don t kallxoj une pse? :biggrin: :biggrin: :wink:

Dallandyshja_718
17-12-08, 06:57
aaaaa, ani nuk e di pse, a po don t kallxoj une pse? :biggrin: :biggrin: :wink:

Ani tregom se plasa, as gjumi nuk asht kah m'merr, ndejun jam kah t'pres me degjua sepse-hin tend:biggrin: :biggrin: N'dach prit t'zgjohet edhe baci GUR, ai n'a pleqeron punen, bile pa anue...:biggrin:

GURI SYLAJ
17-12-08, 07:09
Bilahi po me vjen mire qi ne kete oden tone gjejn mirkupti e bisedojn shtruar edhe rivalet e Mahalles!!
Veq kallxoni pike e per pe se une jau pleqnoj kete far pune pa anu hiq.Se tash pak me m'a marr anen njana ane rrxohna!

Dallandyshja_718
17-12-08, 07:16

He pra, m'a spjego kete "hyqmet" se tybe gjumi nuk asht kah m'merr...a thua mos kjo lovely din me bo magji:biggrin: ...nuk po di, prandaj edhe erdha per pleqni ketu n'oden tende!

Mire se t'gjieta!

GURI SYLAJ
17-12-08, 07:24
Mire se ke ardhe e ardhesh gjithmone me te mira!
Per fillim dy sene maj men:
Hajr pej profesorices nuk ka
edhe dy ;
kurr mos u tut se ajo magji nuk din krejt cka ban e cka thot i ka perime!
E pa rahatshme sa te thush veq edhe qaj Aga i yt tybe hiq i kabullshem nuk asht veq ishalla e ke afru stupcin mas dere e nuk guxon fort me livrit.Ja nashta e ka rahatu pleqnija....!Se pe zamariti ne veti!

Dallandyshja_718
17-12-08, 07:41

Bofsh hajr, sa kasavetin m'a hoqe,,, Po une "trashamane" kam qillue, e besa edhe shkurtpamse nuk m'bajne dobi as gjyslykt...:biggrin:
Valla Aga mbetet age, hich nuk po rahatohet, bile vech tuj u "sherrue", se me zogeza po merret, ani a nuk t'a ka dhane receten askurr a? Euuu "rivala t'mahalles" paskeni qellu edhe ju t'dyt:biggrin:

GURI SYLAJ
17-12-08, 08:10
....jena kan dohere se tash une i kum lane kto sene se po thojn -ti plak e marre me te dal fjale!!

speci
18-12-08, 09:56
....jena kan dohere se tash une i kum lane kto sene se po thojn -ti plak e marre me te dal fjale!!
ishalla i ke lan vet e ste kan lan ato betere ty se mos vet masnej:biggrin:

romansa
18-12-08, 10:00
erdha ne kete ode te shoh,ne kete dimer akan nxemje,a kane ushqim,se dimer i madh sivjet don me marre,se ketu ka muhabet vijm ndonjeher

GURI SYLAJ
18-12-08, 10:14
O mire se vini e ardheshi gjithemone per te mire e per hajr!
Oxhak ,muhabet e ....jo dajak jo ,ketu ka gjithmone!

GURI SYLAJ
18-12-08, 10:16
ishalla i ke lan vet e ste kan lan ato betere ty se mos vet masnej:biggrin:

Jo po e bajna me ren se perime thojn "Buka nuk ka marre" Buka jo po burri duhet me pas marre!!

speci
18-12-08, 12:22
Jo po e bajna me ren se perime thojn "Buka nuk ka marre" Buka jo po burri duhet me pas marre!!
me rend??
medemek her TI her TI apo?:biggrin:

Dallandyshja_718
18-12-08, 15:41
....jena kan dohere se tash une i kum lane kto sene se po thojn -ti plak e marre me te dal fjale!!

...Ishalla nuk n'a qenka puna si e priftit. E ke nie ate lutjen..."Zot falmi m'katet qė i kam ba...e s'boj ma":biggrin:

GURI SYLAJ
18-12-08, 21:59
Jo more edhe mekatet jan te ndryshme por une jam mundu e mundohem edhe kur beje mekate me kan te mira qe mos mi ra hiq pishmanit!
Per me i arsytu te gjitha, hoxhollaret thone ; Ne mes te hajrit bin sherri po edhe ne midis sherrit bine hajri .Me demek , ban cka te duesh se nuk dihet ku i fiton sevapet!!!

e_martumja
20-12-08, 19:43
Mos ka t'ik hallja se moti se kam pa :biggrin:

GURI SYLAJ
21-12-08, 00:25
Mos tu desht najsen? Kallxo se nasht te nimoj edhe une!?

e_martumja
21-12-08, 21:39
Mos tu desht najsen? Kallxo se nasht te nimoj edhe une!?Jojo veq pyeta thash mos ta ka grabit kush :biggrin:

GURI SYLAJ
21-12-08, 23:44
Aha ???Mos ndoshta po te intereson me shume mos jam mbete vejan apo!!?
Jo more neve pleqeve s'na nguc kush .Jemi rahat na pej te grabitneve!

speci
23-12-08, 17:06
Aha ???Mos ndoshta po te intereson me shume mos jam mbete vejan apo!!?
Jo more neve pleqeve s'na nguc kush .Jemi rahat na pej te grabitneve!
eshedybilah sahi jon fjalt e tua se plakun kush se kqyr ne ftyr veq ne gjepa:biggrin:

GURI SYLAJ
23-12-08, 23:15
Cka po don me thane ti lum Speci qe plakun me grabite nuk e grabitin veq me e vjedhe ban vakia a!??

speci
24-12-08, 08:12
Cka po don me thane ti lum Speci qe plakun me grabite nuk e grabitin veq me e vjedhe ban vakia a!??
e qka ju vyn plaku me grabit ejjj?
a veq muhabet me ju ba aaa?
e per me vjedh si pritojn hiq atij zanati se kah pleqnia thojn bahet dora dry,qata jau lakmojn gjepat masnej...
edhe per qata e kan lan ktyne here at fjalen: asih hoxha e paguj katuni:biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 09:42
Selman Haradini (nje rapsod i njohur)ka lan fjale!!!
I thot dikush ;koke plak se po tu nxaka fryma!
Jo ,thot ,veq kur um bjen mu ngjite shkalleve se per me "ece " tybe kogja larg shkoj ,hiq nuk um munon!!

speci
24-12-08, 09:55

eh me ma pa pas takatin e para 20-vjeteve edhe ment e qitashit ku me dite ku isha kane:biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 11:02
.....edhe ku me dite cka te kish gjete...????

halla e madhe
24-12-08, 11:09
Jojo veq pyeta thash mos ta ka grabit kush :biggrin:

oj nuse,ti po ece veq me kry tenalt bijo,kqyr moj reth oxhakut a mos asht dikush asajde...hahahaha s'po m'len as gjumin gjume ta baj kete dimen:biggrin: ty te grabitshin telashet e halles:wink:

Jana
24-12-08, 11:16
Ndoshta spo pengoj qe hyra ne dhomen tuaj....

Veq dashta me ju pershendet juve dyve shum....

halla e madhe
24-12-08, 11:19
Ndoshta spo pengoj qe hyra ne dhomen tuaj....

Veq dashta me ju pershendet juve dyve shum....

Jana_flm. shume per kete pershendetje tenden,hiq nuk pengon, hajde sa me shpesh bile na bene nga nje kafe neve pleqve:biggrin:

Jana
24-12-08, 11:21
Jana_flm. shume per kete pershendetje tenden,hiq nuk pengon, hajde sa me shpesh bile na bene nga nje kafe neve pleqve:biggrin:

Faleminderit shum Halle....

Urdheroni kafet ju bofshin mir....

http://www.kaffeezentrale.de/images/h/tuerkisch_set.jpg

halla e madhe
24-12-08, 11:29
Faleminderit shum Halle....

Urdheroni kafet ju bofshin mir....

http://www.kaffeezentrale.de/images/h/tuerkisch_set.jpg

Te lumshin duart!

GURI SYLAJ
24-12-08, 11:33
vallahin edhe une i kum thane qishtu!!

Po a muj erdhe ti??

halla e madhe
24-12-08, 11:38
vallahin edhe une i kum thane qishtu!!

Po a muj erdhe ti??

...erdha kadale o Guri Sylaj, keta te rijte s'po lojn qare,duhet pa tjeter t'ju marojm qefin brezave te ardheshem...sa te sillemi ksajde mire i kemi punet,pleqnija po e bajka t'veten.

ps:te pershendes me deshire qe t'ja kalon sa me bukur keto festa te fundvitit!

GURI SYLAJ
24-12-08, 12:59
.....more edhe me ua maru qefin edhe me ju tregu qe neve hala marrum fryme..!

P.S Ju falemnderit per pershendetjen dhe njeherit Urimet me te mira per Juve dhe Familjen Tuaj !

lovely
24-12-08, 20:01
erdha mu nxe pak, a ka koftorr n kete shpi?

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:04
Tanat te mirat ,tash nje me shume...!?

lovely
24-12-08, 20:06
Tanat te mirat ,tash nje me shume...!?

a ka qaj e duhon o Guri? a ti marr me veti? :rolleyes:

selvija
24-12-08, 20:10
lovely une erdha thash mos ke soll naj embelsir ,,se sidoket ju kan hargju e thash ne krah tyne bjen naj cip hise

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:11
Ka ,ka! Veq muhabeti po mungon se tjerat i kemi siguru me Hallen per kete dimen !Bujrum e ardhesh me kame te mare!

lovely
24-12-08, 20:12
lovely une erdha thash mos ke soll naj embelsir ,,se sidoket ju kan hargju e thash ne krah tyne bjen naj cip hise

oj Selvi veq Guri qka ka se tybe une erdha durthate, veq me pi duhon e ni qaj edhe ika....

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:14
O Guri i ka tanat veq nuk po ka me kan ban muhabet !!Se Halla mas puneve te shpise qishtu e ma shum po rri vet ne Ode!

shfletuesi_
24-12-08, 20:17
O Guri i ka tanat veq nuk po ka me kan ban muhabet !!Se Halla mas puneve te shpise qishtu e ma shum po rri vet ne Ode!

Kur te keni buke kallamoqe pershesh me qumesht thirrmeni ne ODEN e juaj o trima... ama dua te jet e gatuar nga Halla Madhe buka...

selvija
24-12-08, 20:21
ha pewr buk kallamoqe mos hjekni keq e vymja ja sjell sa qel e mshel syt se beni ju muhabet se tyben na bllokoj kjo feste e ky mot.
qe edhe djadh shkon me buk kallamoqe

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c9/Feta_Greece_2.jpg/300px-Feta_Greece_2.jpg
http://www.samsunmubadele.org.tr/images/yemekler/pismis_misirunu2.jpg

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:21
Vallahin bre djal qi don perrshesh me tamel bujrum se qumshte nuk kemi!!

Se kush e qet ata e din Halla ajo e cakton renin e magjes ktu!!

shfletuesi_
24-12-08, 20:23
Vallahin bre djal qi don perrshesh me tamel bujrum se qumshte nuk kemi!!

Se kush e qet ata e din Halla ajo e cakton renin e magjes ktu!!

Ban edhe me Kos ( jogurt ) edhe pse pak i ftoft ama vetem buka let jet e gatuar nga Halla Madhe se ajo din me ngjesh mire hahah

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:25
A e din ti Shfletuesi pse u rrehe musafiri??

lovely
24-12-08, 20:27
A e din ti Shfletuesi pse u rrehe musafiri??

une nuk e di, kallxom

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:35
Pse u perzi ne shpi te huj .I zoti shpise ka thene ;bina darken ,musafiri ka thene ;jo edhe pak se nuk jena unte dhe e ka hanger ,ne vend te darkes -dajakun!

lovely
24-12-08, 20:36
Pse u perzi ne shpi te huj .I zoti shpise ka thene ;bina darken ,musafiri ka thene ;jo edhe pak se nuk jena unte dhe e ka hanger ,ne vend te darkes -dajakun!

i paste bo mire dajaku pra :biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:37
Amin jarabi edhe hiq pa shybe mire i ka ba!

uliksi31
24-12-08, 20:39
une nuk e di, kallxom

Lumja ti shume ke me mesua prej Gurit.:biggrin: Jo valla me mue edhe ata qe e ke dijt e ke hup. Ahahahahahahaha

lovely
24-12-08, 20:41
Lumja ti shume ke me mesua prej Gurit.:biggrin: Jo valla me mue edhe ata qe e ke dijt e ke hup. Ahahahahahahaha

hahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahahaha

Lumja une qe erdh Dallandyshka along :biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:47
Pse ? Ju a jini ardhe ne Ode a ne shkolle!!?

uliksi31
24-12-08, 20:52
Pse ? Ju a jini ardhe ne Ode a ne shkolle!!?

Tybe odat dikur ishin si shkolle.... po tash kane ardh kohna te cuditshme..

GURI SYLAJ
24-12-08, 20:59
Bilahin mir e ki!! Veq e pe ti pse u rrehe musafiri!!!?

uliksi31
24-12-08, 21:06
Bilahin mir e ki!! Veq e pe ti pse u rrehe musafiri!!!?

Musafiri s'rrehet ne asnje rast edhe anmiku ni t'ardh te shpia musafir.

Ne Malsi te Madhe pat ra shkjau e qiti pushke, ra ngusht e i erdh te shpia nje malsori. Malsori e muer musafir dhe e mbrojti. Tha: ma ka vra vllan por em ka ra en dore, ma e madhe tha eshte besa sesa jeta e vllaut tem. E kaloj ne Mal t'Zi shnosh e mire, por pas 2 muajsh e vran dhe muaren gjak.

GURI SYLAJ
24-12-08, 21:12
Lexoje pak ma nalt se e merr vesh !

Mos je ardh me "grabite "najsen si ktynehere???

uliksi31
24-12-08, 21:14
Lexoje pak ma nalt se e merr vesh !

Mos je ardh me "grabite "najsen si ktynehere???

Jo ksaj here ta kame perhajrue maj pari, bile duhesh kumar mem nxan. Ahjahahahahaha

GURI SYLAJ
24-12-08, 21:15
E bujrum e mire se te ka pru e mira!? Tash ia shtrojm muhabetit!??

uliksi31
24-12-08, 21:19
E bujrum e mire se te ka pru e mira!? Tash ia shtrojm muhabetit!??

Po Hallen ku e ke, se ajo si nji trim i mire asht.

GURI SYLAJ
24-12-08, 21:26
N'i past kry punet vjet njetash po i ka dal telashe me reja !!Si reat e sodit ma?

uliksi31
24-12-08, 21:29
N'i past kry punet vjet njetash po i ka dal telashe me reja !!Si reat e sodit ma?

Ajo mire i ka punt mos e qitshin rejat jasht, en cfar vakti po jetojm.Po qitja doren se ka nevoj per plak, mos tjeter perdore shkopin si motit.

Dallandyshja_718
24-12-08, 21:34
A me "pisha" po xehi ktu a?:biggrin: :biggrin:

Mire se u gjieta!
Mashallah u kjoft se kjeki bashkua e po rreshkatoni, po jau kam lakmi!

uliksi31
24-12-08, 21:37
A me "pisha" po xehi ktu a?:biggrin: :biggrin:

Mire se u gjieta!
Mashallah u kjoft se kjeki bashkua e po rreshkatoni, po jau kam lakmi!

Dallandyshe, nuk e paska Hallen ketu po cov e goditnaj dy kafe mua e Gurit en zjarm. Siellja kutin e duhanit edhe dhezja.

GURI SYLAJ
24-12-08, 21:46
O mashalla paqi e mire se vini .Po kush a kjo qe pe urdhnon kshtu ej??

uliksi31
24-12-08, 21:49
O mashalla paqi e mire se vini .Po kush a kjo qe pe urdhnon kshtu ej??

Me cka di une, Lovely e ka hap lajmin neper krejt forum. Pra ty ka pas viejt me t'tregue mas parit.:biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 21:51
Jo une pe di pak por po te marr lakmi qysh po guxon se??

uliksi31
24-12-08, 21:52
Jo une pe di pak por po te marr lakmi qysh po guxon se??

Une jame mesue me lyp t'zezen teme.:biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 21:56
Po e marr me mend po mos ki dert ,plaku thojke ,me dyje biro!!!?

uliksi31
24-12-08, 21:58
Po e marr me mend po mos ki dert ,plaku thojke ,me dyje biro!!!?

Po besa, fjala e plakut si pushka e t'riut.

Dallandyshja_718
24-12-08, 21:59
Dallandyshe, nuk e paska Hallen ketu po cov e goditnaj dy kafe mua e Gurit en zjarm. Siellja kutin e duhanit edhe dhezja.

Po TI, veē sa t'dvete me shoqin edhe det kapet pak gjarmi se gati kjeka nal:biggrin: :biggrin:

uliksi31
24-12-08, 22:01
Po TI, veē sa t'dvete me shoqin edhe det kapet pak gjarmi se gati kjeka nal:biggrin: :biggrin:

Ani dvetu, dvetu, por kujdes se Gurit i peshon fjala. Po du me than ky sheh pas gardhit.:biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:01
Veq t'lutna ,ksi hovi veq kafe bina...dajakun leje per ma von!

Dallandyshja_718
24-12-08, 22:03
Byr'mni kafet e u paēin ba si asht ma s'mirit!

http://www.discoverlebanon.com/en/recipes/turkish_coffee.jpg

romansa
24-12-08, 22:04
erdha edhe une ne kete ode thash te ju sherbej me kafe se ja psni shtrue muhabetin
http://www.beyazsofra.com/uploads/%5B7529417034805190%5DDSC00321.JPGhttp://www.dardania.de/vb/upload/images/editor/menupop.gif

uliksi31
24-12-08, 22:04
Veq t'lutna ,ksi hovi veq kafe bina...dajakun leje per ma von!

Jo dajakun e honger koha e sodit. Tash "primitivizem" pe quajn edhe burrnin.

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:06
Eu t'u rrite nera e shpia baft lum!Njitash koke ra ne hajr o trimi i Malsise!

uliksi31
24-12-08, 22:06
erdha edhe une ne kete ode thash te ju sherbej me kafe se ja psni shtrue muhabetin
http://www.beyazsofra.com/uploads/%5B7529417034805190%5DDSC00321.JPGhttp://www.dardania.de/vb/upload/images/editor/menupop.gif

Kqyre more si dallon rodi i ropit. Hala ka gra t'vyeshme o Guri i Sylajve.

uliksi31
24-12-08, 22:08
Eu t'u rrite nera e shpia baft lum!Njitash koke ra ne hajr o trimi i Malsise!

Valla po, shpia e tyne e kane brez pas brezit mikpritjen. Si shpia J. Gjoks ma.

Dallandyshja_718
24-12-08, 22:11
Veq t'lutna ,ksi hovi veq kafe bina...dajakun leje per ma von!

Shejtna t'kjoshin me TY, po ē'kje dajaku tash, na per qief jem ardhe me tej e me bjesedua?

Kush po lyp dajak, a ē'asht ky muhabet!?:biggrin: :biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:12
O te kallxon puna bilahin!Nuk thojne kot ; Gruaja i ruan dy ftyra .Te deres prej ku ka dale dhe te deres ku ka ardhe!

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:13
Jo u tuta mos je dal me e kerku ,se nuk te ka tregu kah po shkon ...e thash !

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:14
Shejtna t'kjoshin me TY, po ē'kje dajaku tash, na per qief jem ardhe me tej e me bjesedua?

Kush po lyp dajak, a ē'asht ky muhabet!?:biggrin: :biggrin:
Jo ,thash mos ke dal me e kerku se ka dal pa te tregu kah e me ken po del!!

uliksi31
24-12-08, 22:16
O te kallxon puna bilahin!Nuk thojne kot ; Gruaja i ruan dy ftyra .Te deres prej ku ka dale dhe te deres ku ka ardhe!

Ashtu kane pas thene: kerko shkop thanet e bi nanet.

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:18
S'ka fjale hiq po kush me i ngu kto fjale se? "Primitivizem"po thon e gjithe diten lajn ene ...!

Dallandyshja_718
24-12-08, 22:19
Jo ,thash mos ke dal me e kerku se ka dal pa te tregu kah e me ken po del!!

Eeee ky dalt i bardhe e iu prarofte rruga, se vech shpirti e shpia jeme e dijme si thahna per t'a.:biggrin:

Rozafa
24-12-08, 22:20
Shif sa bukur,muhabet i qete ehh :biggrin:

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:22
E po qishtu asht kur muhabetit e hyzmetit i dihet reni!Mire se erdhe !

Rozafa
24-12-08, 22:23
Nuk paska mbetur kafe per mua...:smile: aa hera e pare qe hy ne kete ode...a duhet te sherbehem vet?Mirestegjej !!

GURI SYLAJ
24-12-08, 22:25
Jo more njitash nusja e Uliksit e pjek edhe nja per ty!?
Po edhe me ba hyzmet vet nuk ka gajle se nuk je ne shpi te huaj!?

Rozafa
24-12-08, 22:30
Ehh se po me mire se te ikesh te pish nje pije aty kur e paguan xhepi nuk kaa :biggrin:

uliksi31
24-12-08, 22:36
Ehh se po me mire se te ikesh te pish nje pije aty kur e paguan xhepi nuk kaa :biggrin:

Jo he burrnesh, mos u ngut me dal prej konakut t'Gurit pa qeram. Nuk i ka qellua Halla ketu por e besoj ta bien nje kafe edhe ty.

romansa
24-12-08, 22:41
a u merzite,a keni nevoj per ndonje sherbim?
ju solla edhe ēaj http://i27.tinypic.com/2u6efef.gifgjygyhttp://kandil-marketing.online.de/portal/images/uploads/cay.jpgmat po ja le afer
ju befshin mire