PDA

View Full Version : Ecje pa mbarim


hajredin kovaci
28-09-05, 08:28
Fati im shpend i plagosur


Edhe ti hyre ne loje
fati im i mllefosur
fati im i zi
me padurim prite mengjesin
e sa mengjese kaluan
prej asaj pranvere te harruar
fati im
edhe ti erdhe ne rend te dites
edhe sa mengjese do te gdhindesh
rrisku im i thyer
copa copa
edhe sa agime do te presesh te zbardhin
mengjese te bardha te presesh te zbardhin
mengjese te bardha te pranverave te kuqe
Ti fati im shpend i plagosur

hajredin kovaci
28-09-05, 08:31
Te folurit me gishta

Ne fillim me pyeten edhe sa vjet
Une ngrita dy gishta
Me vone me pyeten edhe sa muaj
Une ngrita dhjete gishta nente tete shtate...
Nje
dhe kur me pyeten edha sa dite
Une prape ngrita dhjete nente tete shtate...
Nje
Gishtat qe merrnin formen time

hajredin kovaci
28-09-05, 08:35
Nje tjeter Teute

Kushedi cfare mban
ne thellesine tende te frikshme
sa histori jane mbytur ne ty
zjarri te erdhi hakut
nga guret e kishave sībehet shtepi
kot mundohen arkeologet
qytet i vjeter qytet i ri
kush do ta kete ate fat
te bie prape atypari
ndoshta nje tjeter Teute e veshur si nuse
me pelhure te punuar ne tezgjah ari

hajredin kovaci
28-09-05, 08:40
Ecje

Rrugeve te pafund
ecja i shoqeruar me heshtjen
ne kalldremin e rrugeve hije te pakuptimta
shenja ndoshta hieroglife
toke e vjeter eshte kjo
cdo hap me tutje nje shekull me pare
cdo gur ne kalldrem nje shkronje ne leter
ecja i shoqeruar me heshtjen
para meje gur i gjalle skulpture lashtesie
femra ilire
me duar germoj dheun e lashte
terrakota fibula kulture ilire
eci edhe me tutje
para meje letra shqipe
gjuhe e vjeter toke e vjeter eshte kjo

hajredin kovaci
28-09-05, 08:42
[/b]Rozafa

Ne Kalane e Shkodres
edhe ne gushte thone pikon uje
une e pashe vete ne Nentor
ndoshta Rozafa eshte merzitur
qumshti iu be uje duke pritur

hajredin kovaci
28-09-05, 08:43
Nenesmadhe


Ti e para u linde
e para u flijove
Ti e para u bere
Nobeliste
Ti e para duhet
te behesh hyjnesh

hajredin kovaci
28-09-05, 08:46
Perseri aksident?

Te jetosh kohen
Popull i ndaluar
Zgjimi filloi perseri
Hasta la vista
Pushtet pa lavdi
Te poshteruar dhe te fyer
Vdekja me vjen prej syve te tille
Aksident i ores shqiptare
ndodhi perseri
Heshtja e armeve
sīte sjelle lirine

hajredin kovaci
28-09-05, 08:48
Dita e Flamurit

Sa bukur flet ky
per Diten e Flamurit
Ky edhe per Ismail Qemalit
thote se ka qene mjekerthinjur
Po edhe Ne do ta ngrejme Flamurin
kur te na thinjet mjekra

hajredin kovaci
28-09-05, 08:52
Anes Bunes

Ky vend heshtjerende
sīguxon ze te nxjerre
fjalet ia kepusin ne fyt
Malit dhe Fushes
edhe uje rrjedhe ndadale e pa zhurme
e quajne te rende si vaj
te trashe
kur bie debore
ngjane te vonohet pranvera
cīlule qe dalin pastaj
te njoma te fresketa

hajredin kovaci
28-09-05, 08:59
Tragjedi
Viktimave te Otrantit


Te gjithe e pane vdekjen
ne syte e njeri-tjetrit
te gjithe i rane ndesh
ndale po munde
mbyte vdekjen
te gjithe diku
aty jane
e varre sīkane
deti nuk eshte
varreza me e madhe e shqiptareve

hajredin kovaci
28-09-05, 09:02
Ne burg

Une jam mire ketu
ku jam
une sīdi sīte bej perjashta
liria per mua sīeshte asgje
une dua te ha vella te pi
dhe po te dalesh neser Ti
o Zot
te gjitha keto jan te miat

hajredin kovaci
28-09-05, 09:07
Dhoma numer pese


Te gjithe e matnin kohen me ore
kur une e matesha me hap
duke numeruar
gjithe diten ecja
neper dhomen time numer pese
kafene e mengjesit shpesh e pija
pa ardhur shtypi ditor
me fije shkrepse te djegura
shkruaja poezi
dhe pastaj me to bera
Kullen e Ajfelit
dhe mundohesha te hypi
ne maje ne maje te Kulles
per te pare si duket
a nxene dielli

hajredin kovaci
28-09-05, 09:13
Mundim


E mbyllen njeriun ne nje dhome katrore
e lodhte uria e mundonte etja
e mbyste vetmia
e mbyllen njeriun ne nje dhome trekendeshe
dridhej nga te ftohtit digjej nga te nxehtit
me nderrimin e motit
e mbyllen njeriun ne dhomen piramide
koken sīmund ta ngriste
duart sīmund tīi luante
kembet sīmund tīi levizte
njeriu ngadale po vdiste
duke ngritur shkembinjte e piramides

hajredin kovaci
28-09-05, 09:21
Letra pa adrese


Pse me shikon prej bires se celesit
pse me flet me gishta
ku humbi shikimi kush na i vodhi fjalet
a shkruhet dot drejte ne leter pa vija
a do te mberrije valle letra ne cak
nese jo ne cfare adrese do te kthehet
kush tha se nga vendet e mbyllura sīshkruhet letra
a jane te verteta letrat e Gramshit
a tīi shkruajme ne leter ato qe sīdihen a tīi themi
a tīi qesim ne shesh ato qe sīshihen a tīi shikojme
cītu themi femijeve per ato qe i lexojne ne libra
kush eshte fajtor per fjalet numrat qe mungojne
letrat e pashkruara pa adres a do te mberrijne ne cak
nese jo ne cfare adrese do te kthehen

hajredin kovaci
28-09-05, 09:23
Zgjuarje

Zogj te hershem
qe kendoni vargun e mengjesit
me krahe te lehte
fluturoni mbi kurore te gjelbert
nga gjethet e njome
e shkundet vesen
ajo na ra mbi fytyre
ne sīkishim fjetur
vec nje sy gjume benim

hajredin kovaci
28-09-05, 09:27
Ma lexove rendin e dites


Me zgjove ne mengjes me zhurmen tende te madhe
me pershendete me miremengjes
me mireseardhje te embel
me bere me koke ku te ulem me tregove
me bere me gisht
ma bleve mendimin deshiren
ma lexove rendin e dites
e pranova piken e pare te dyten te treten
ai nise nga fillimi
me kot bertet e cirresh
une sījam fajtor per mosardhjet

hajredin kovaci
28-09-05, 09:30
Une mbeta ai qe isha


Mos u mundoni ta dini cili jam
une jam i paemer
mos i kerkoni vargjet e mia
i kam ndrydhur ne zemer
Mos pyesni pse sīme pagezuan
nje emer njeher e kisha
me vone emrin ma nderruan
une mbeta ai qe isha

hajredin kovaci
28-09-05, 09:34
Vrer do te peshtyshe


Tīme kishe shti te ngas
me vrap kali ta kaloj vetetimen
do te ishe qeshur si i marre
si u bera zog qielli
si fluturoj mbi re

TE MBUSHURA PLOT VRER

me sqep te mprehte
do tīi shpoj rete
do te te bjere mbi fytyre
do te behesh vrer
dhe vrer do te peshtyshe

hajredin kovaci
28-09-05, 09:37
Fati i zi

U lodhem duke punuar
u rraskapitem duke perzier dhe
duke cele gropa per te mbjelle fatin
fatin e zi si te ullirit
per ta korre mbas kushedi sa e sa vjeteve
kushedi ku jemi mbasi te vdesim
ndoshta prape kur te lindim
kete fat do te kemi

hajredin kovaci
28-09-05, 09:41
Ju kurre sīdo ta dini


JU asnjehere sīme pyetet
a eshte veshtire te ruhet vdekja
te mos vije tinez
te mos me gjeje gafil
ta ruaj mllefin
te mos dale ne shesh
Ju asnjeher sīme pyetet
a e kam fatin te shkruar diku ne libra
dhe nga cila ane do te vijne
Ju kurr sīdo ta dini
si e kam shpirtin

hajredin kovaci
28-09-05, 09:45
Fryj moj ere


Fryj moj ere e fryj e merre
cdo gje perpara e
degdisi diku dhembjet
sharjefyerjet e fjalet e keqija
dy gure bashke mos i le
Fryj moj ere e fryj e mos u ndal
naten fryj po deshe edhe diten
degdisi diku larg faren e keqe
eren e parfumeve te arkivoleve
pluhurin e verdhe nga gjethet e
kalbura mbi strehet e
cative te pabanuara
fryj moj ere e merre perpara
te keqen te ligen dhe coi diku
large nesh dhe ndal aty

hajredin kovaci
28-09-05, 09:51
A mbet dicka e pathene

Ne kete hapesire te pafund
a do ta gjejme nje vend per pushim
ta pushojme trupin nga lodhjet
tī i pushojme kokat nga shtypjet
dhe tīi mjekojme plaget nga lendimet
ne kete hapesire te pafund
do te na lodhin fjalet e kota
tīi pushojme veshet nga sharjefyerjet
fytyrat t īi bejme operacione plastike
dhe syte t ī i humbasim qe te mos shohim
ne kete hapesir te pafund
sa dime per te kaluaren
a e njohim te ardhmen
per te sotmen a mbet dicka e pathene

hajredin kovaci
28-09-05, 13:43
Pa koke e kembe


Nga nje pellembe
terhiqem zvarre
me afer teje jam une
terhiqem zvarre naten-diten
ne kembe sīmund te ngritem
se jam i pa koke
e njerezit sījane mesuar te shohin
njerez pa koka
dhe terhiqem zvarre dhe
kerkoj koken
por ajo sīgjendet dot
koken time ia kane vene tjetrit
dhe endem duke kerkuar
humba edhe kembet
tani mbetet te shpresoj
ne aftesite e mjekeve
per proteza dhe koke artificiale

hajredin kovaci
28-09-05, 13:48
Amerika te ben per vete


Per Ameriken sīdua te them fjale te keqija
Ajo eshte larg mendjes sime
Larg endrrave te mia.

Amerika sīeshte e madhe sa e ka emrin
Ajo shpejt eshte merzitur e thote
Sīduroj dot me te huaj.

I huaji te huajit i thote ti je i huaj.

Per Ameriken sīdua te them asnje fjale
As te mire as te keqe
Amerika thone te ben per vete.

Ameriken mos ma permendni
Atje edhe njerzit e shemtuar gjejne
Pasqyra qe i bejne te bukur.

hajredin kovaci
28-09-05, 13:50
Per Ju po flas


Ju atje mos beni zhurme
Une per Ju erdha ketu
Per Ju po flas

Ju ketu me shikoni ne sy
Une per Ju jam ketu
Per Ju po flas

Une prape do te vij

Ju prape zhurme do te beni
Ju prape sīdo te me shikoni ne sy
Une sīdo te vij me

hajredin kovaci
28-09-05, 13:55
Me vete ta kesh

Ngado qe te shkosh
veten merre per dore
nganjeher shkelja kemben
qe te mos gaboje
Ngado qe te shkosh
mos i merr te gjitha me vete
se paku trimerine
lere te shtepia
Eshte mire ta kesh me vete
nje pasqyre ne xhep
te shikosh
sa i keq dukesh
kur ia ben vetes me sy
Ngado qe te shkosh
se paku mencurine
ta kesh me vete
ateher
i ke te gjitha

hajredin kovaci
28-09-05, 13:56
thoni si te doni


Trupin e vogel
mendjen e madhe
por
kjo sīeshte
mendjemadhesi

hajredin kovaci
28-09-05, 13:59
Grate sīkane faj

Ne pazar te grave
ne Plazh te Grave
semundjet e grave
nemat e grave
ata te grave
shamata e grave
punet e grave
si grate e keqija
bene burrat

hajredin kovaci
28-09-05, 14:01
Dialog me gra


Une shpesh u them grave
ju shejtanin e shtite ne shishe
do tīu vije hakut kur te vdisni
toka do tīu njerre perjashta
asaj gjithmone ia sollet shpinen

hajredin kovaci
28-09-05, 14:02
Per gurin themeltar


Do ta hane nje dash te pjekur
Per gurin e pare
Per gurin themeltar
Kane harruar koken
Ta shtine ne themel
Do ta hane edhe nje dash te pjekur

hajredin kovaci
28-09-05, 14:06
Po bej cmos

Bera cmos qe te shkruaj poezi
dhe te mbylli kete fundshekull
sado i keq qe ishte
me tragjedi vaje e ikje
Po bej cmos qe te shkruaj poezi
per kete fillimshekull
pa ankthe e trishtime
pa degjuar me krrokame korbash te zi
pa lodhur duke vrapuar
per te ikur nga gjarperinjt e gjakut

hajredin kovaci
28-09-05, 14:08
Ritual


E hengre Basri Capriqi
nje kokerr fik
ne Parge
te mbeti ne Qafe
ne fyt
e,kalove mbi Kurriz
ne Tivar e pe sa eshte sahati
dhe erdhe
e pive nje kafe
ne"Morea"
si ritual

hajredin kovaci
29-09-05, 13:19
Eshte nje dite


Eshte nje dite e gjate nje vit
Eshte nje vit i gjate nje shekull
Eshte nje pike e kuqe e madhe
Eshte nje pike e zeze e vogel
Jan dy pika
Lote gezimi lote hidherimi
Eshte nje lume
pa mbarim me rrjedhe pa kthim
Eshte nje burim
qe kurre nuk shterret
uji i ftofte ben zemren gur
shpirti i perflaket freskohet
Eshte nje yll
i vetem ne qiell
leviz ngadale shndrit si diell
Eshte nje dite plote diell
Eshte nje vit plote vere

hajredin kovaci
29-09-05, 13:20
Basti

Dy kuaj vraponin
cili i pari
do te mberrije
qelloja pra
cili kale arriti
i dyti
kur kali i bardhe arriti
i pari?

hajredin kovaci
29-09-05, 13:23
Kodra e Keqe

Kah Kodra e keqe
eshte frike te kalohet vete naten
nese degjoni muzike
hapin mos e ndalni
dikush po martohet
nese degjoni vaje
mos u frikesoni
dikush ne kurbet paska vdekur
nese degjoni brohoritje
behuni edhe me trima
Gjergjelezalia mund Bajlozin

hajredin kovaci
29-09-05, 13:27
Tollovi e madhe


Ora shtatembedhjete e tridhjete
e dy tre kater minuta
kujdes me thane
mos u sill naten
une vec ne poste desha te shkoj
te lajmeroj gruan
me siguri ajo sī mendon si nena
ne poste tollovi e madhe bicikletash
disa mbanin nga dy
kabinat sīishin parapare per bicikleta

hajredin kovaci
29-09-05, 13:34
Po ndezen llambat

Valle kush na e beri qimen tra e mizen buall
Jetojme ne kohen e roboteve prej mishi
Ose po kthehet koha e faraoneve legjendave
Llambat e vajgurit po ndezen perseri
Cila je Ti qe luan me kohen
Apo mallkon nenen qe te lindi

hajredin kovaci
30-09-05, 12:16
Keshtu e kane keto pune


Sīkemi cīte bejme
keshtu e kane keto pune
dikush ecen me vrap
dikush ne vend numeron
dikush qane sa sīpelcet
dikush qeshe e cirret
dikush sīeshte aty
numerohet se ka qene
dikush eshte prezent e
sībie ne sy fare
dikush vdes per lirine qe sīe ka
dikush sīcane koken fare
dikush ike
dikush ha e pi sa sīben
dikush vdes urie

hajredin kovaci
30-09-05, 12:17
Tretje


E bardha po erret
E erreta po zbardhet
te dyja po ndryshojne
Por njera po tretet

hajredin kovaci
30-09-05, 12:20
Rruge pa emer

Rruge rruge rruge
te gjera te gjata po emer
djathtas me plepa te gjate majtas
sa makina mbi ju kalojne
gjithe ate lesh te bardhe nīhava qe cojne
u ngite se rrahuri
mbi ju te gjithe kalojne
rruge te gjera te gjata pa emer
qe bashkoheni dikund

hajredin kovaci
05-10-05, 09:43
Moti neser

Thellesisht jam i shqetsuar
cīkohe do te kemi neser
nje bresher i papritur
mund te na i prishe te mbjellat

hajredin kovaci
05-10-05, 09:45
Mos thuaj po


Sīndalet dot era
kur fryne me terbim
sīkapet dot zogu
ne fluturim
diellu sīulet dot
e verteta sīlihet dot
pa u thene
kur eshte e vertete
sīkupton dot pa e provuar
cīmund te te ndodhe ne jete

hajredin kovaci
05-10-05, 09:46
Perzierje

Mbyllni dritaret
dyert mbyllni
mos dilni perjashta
lulet kane cele
qente e ngordhur qelben
jane crregulluar ererat

hajredin kovaci
05-10-05, 09:48
Enderrat


Thone se endrrat
dalin te kunderta
cīte bej me gjithe keto te mira
kur gjithmone shoh enderra te keqija

hajredin kovaci
05-10-05, 09:50
Largepamesi


Ule pak koken o njeri
mos shiko larg
me nenin kaq e kaq
denohesh per largpamesi
kushedi o njeri
sa te tjere para teje
ne emer te popullit
jane denuar per largpamesi

hajredin kovaci
05-10-05, 09:51
Sījemi fare e keqe


Vecse,
e kemi veshtire
ta bindim njeri-tjetrin
se sījemi fare e keqe

hajredin kovaci
12-10-05, 11:45
Mos u kreh nīsy tīqerosiit

Hiqe kapelen
te shoh
a ke floke
se desha te krihem

hajredin kovaci
12-10-05, 11:50
Tregues endrrash


Do ta shetis tere boten me kembe
Te gjitha lojerat e fatit do tīi provoj
Do te luaj ne te gjitha kazinot e botes
Te gjitha parate e botes do tīi fitoj
Do tīi blej te gjitha armet kudo qe jane
Te gjithe femijet e botes te luajne me lodra
Do tīua kthej buzeqeshjen gezimin qe nuk e kane
Te semuret e botes tīi sheroj sa ora
Do tīi shoh te gjitha enderrat e botes
Do te behem tregues endrrash

hajredin kovaci
14-10-05, 12:04
Sīdesha tīu besoj


Me thane se
e ka humbur besimin
une u bera be

Me thane se
e ka humbur durimin
une u bera prite

Me thane se...e cka sīme thane
une u bera e cka sīu bera

Me thane se
ishte i semure
une u fala gjak

hajredin kovaci
14-10-05, 12:06
Mendjemadhi


Me thone se jam mendjemadh
nuk dua
e kam te lindur mendjemadhesine
me mire qe me thone mendjemadh
se cīdreqi e pruri

hajredin kovaci
14-10-05, 12:14
Ecje pa mbarim


1.(Hije ne drite)
Hije ne erresire
drite e bardhe
drite e zeze
hije ne drite

2.(Lufte emocionesh)
Rrenqethje,dridhje,gezim
hare,pikellim
jetojne njerezit ne luftim
emocionet pa mbarim

3.(Koha iken)
Nje dite
nje jave
nje shekull shkon
koha kalon sīpyet

4.(Gjethet i muar era)
Gjethe te rene
te zverdhur vjeshte
mbi to pika shiu
rreze e vonuar dielli
debore e shpejtuar
nje grumbull gjethe
i muar era

5.(Lakmi syve tuaj)
Syte e tuaj me shikojne
vjedhin kohen
ne syte e tuaj ngjyre ylberi
shoh pika te kuqe
gjak i prishur
ne syte e mi dy pika loti
pasqyre e thyer
lakmi syve tuaj

6.(Ecje pa mbarim)
Nga toka
drejtez ne rrafsh
pike ne hapesire
dy drejteza qe priten
ne toke
gjurme lashtesie
heshtje e pritur
dy male qe dridhen

hajredin kovaci
18-10-05, 11:40
Pse?
Vajzes se tezes Melindes


Kur te percolla per here te pare
dora te mbeti e shtrire
deri ne erresiren e pafund
Kur te pashe per here te pare
ne syte e Tu pashe
Kullen e Ajfelit
Kulla e Madhe
ne dhomen tende te vogel
Kur te pashe per here te fundit
ajo dore e shtrire
ajo Kulle
mbete me e madhe
se Kulla e Ajfelit
ne dhomen tende te vogel

progoni
18-10-05, 15:54
Dhoma numer pese


Te gjithe e matnin kohen me ore
kur une e matesha me hap
duke numeruar
gjithe diten ecja
neper dhomen time numer pese
kafene e mengjesit shpesh e pija
pa ardhur shtypi ditor
me fije shkrepse te djegura
shkruaja poezi
dhe pastaj me to bera
Kullen e Ajfelit
dhe mundohesha te hypi
ne maje ne maje te Kulles
per te pare si duket
a nxene dielli



ecje ne numer LIRIE

hajredin kovaci
29-11-05, 13:22
Loni,Liri,Lira

Cdo dite
Loni,Liri,Lira mendojne
cka do tīu sjelle babi ne mbremje
kur te vije nga puna
eurokrem cokollata lepirese
ata sīduan te dine
a ka babi ne xhep
a ka babi xhep
cdo dite
Loni,Liri,Lira rriten
e babi kenaqet duke u plakur

hajredin kovaci
29-11-05, 13:24
Ata sy


Kur i shoh ata sy
me duket se me hane
se me perpijne

Kur me shikojne ata sy
me duket se po mbytem
thelle diku thelle

Kur i shoh
kur me shikojne
vdekja me ardhte prej syve te tille

hajredin kovaci
29-11-05, 13:27
Ne udhekryq


Te prita ne udhekryqin e jetes
aty ku gershetohen tri rruge
por Ti sīarrite dot
u nisa te te dal perpara
sīte takova kund
u ktheva prape ne udhekryq
gjeta kater rruge
atypari kishe kalua Ti
duke hapur nje rruge te re
qe per te gjithe mbet e hapur

florian
29-11-05, 17:17
Pershendetje Hajredin me lejo tju them se lexova ca nga poezit e tua dhe me pelqyen jasht mase , te uroj shkrime te pa numerta dhe suksese ne jet .

hajredin kovaci
05-01-06, 14:07
Shpejt e shpejt


Shi biente si do Zoti
s`e ndjeva te lagurit qull
hyme brenda terr cil mbyll
filluam shpejt mbaruam
o Zot
a thua na pa kush?

hajredin kovaci
16-01-06, 14:45
Vetevrasje


Ne vend te vogel
Gjerat behen te medha
Njeri kish bere vetevrasje
Me shtate plumba ne koke

hajredin kovaci
16-01-06, 14:48
Shkodra


Njeqind piano me bisht i kishe
Dikur Shkoder djep i kultures
Larg Rozafes njeqind metra larg
Njeqind hije te vine pas
Rrugeve te gjera njeqind metra
Njeqind bicikleta ne sekonde
Njeqind here u flas Heronjeve te Vigut
Ta marrsha ska problem njeqind here me thone
Njeqind here them sdo te shkoj me kurre
Njeqind here shkoj prape

hajredin kovaci
23-01-06, 13:56
All-llahu u ardhte hakut

Njerezit e merrnin per te urte
Shpesh thonte
Sībesoj ne fjalen Zot
Zotera ka shume
Zoti kryetar sīeshte ashtu
Zoti na ruejt
A i thohet kryetarit sīeshte ashtu
Zoti sekretar
Ligji sīthote ashtu
Sīka lidhje ligji jemi ne
Zoti arkatar
Ku jane parate
Cu duhet juve sīben te dije gjithekush
Zoti ky e zoti ai
All-llahu u ardhte hakut


Kosove ti duhet te mbash inat
As Rambuje sta preu per shtat

hajredin kovaci
23-01-06, 13:59
Ne korzo te Ulqinit


Ne korzo te Ulqinit
Mund te hani
Akullore amerikane
ASNJE AMERIKAN
Pse Kosova ska
Akullore

hajredin kovaci
23-01-06, 14:00
Te Sheshi

Nga pluhuri
Qe i ka rene syve
Ka mundesi qe Skenderbeu
Spo sheh se cka behet ne Tirane

hajredin kovaci
23-01-06, 14:02
Muri shqiptar

As keni degjuar as keni pare
Qe nga Lindja drejt Perendimit
Qe kur te bjere ai mur shqiptar
Do te shitet me shtrejte se Muri i Berlinit

hajredin kovaci
23-01-06, 14:05
Vdekja e yjeve


Copa yjesh te vdekur
Fluturojne me shpejtesi rreth nesh
Ne ngrihemi akull ne vend
Behemi te forte hekur
Copa yjesh te vdekur
Shkrihen e bie shi i nxehte
Sec na ra mbi fytyre
E ne behemi te kuqrremte