PDA

View Full Version : DY DASMAT E NJE PROSTITUTE


Dilaver
29-09-05, 20:01
DY DASMAT E NJE PROSTITUTE

TIRANE - I mbeshtetur kryesisht te trajtimi i figurave te shquara qe i perkasin te gjitha fushave te dijes, filmi dokumentar shqiptar provon te zhvendoset edhe tek ai qe nderthuret me trillin artistik. Kete shkeputje, brenda edhe vetvetes, e ben edhe regjisori Namik Ajazi, i cili deri me sot ka trajtuar mjaft mjeshterisht figura si Aleksander Moisiu, Petro Marko, por dhe filma me tema sociale, se fundi rimerr edhe nje here temen e prostitucionit, por trajtuar me artistikisht, duke nderthurur sa trillin, aq dhe dokumentimin e realitetit.

Filmi (Dasma tjeter) i regjisorit Namik Ajazi, eshte nje nga provat e para drejt nje dokumentari fiksion, qe sot ne bote perdoret shume, merr shtyse nga nje ngjarje reale, mjaft e njohur, nje martese e rreme, qe perfundon ne semaforet e shtetit fqinj.

Filmi, i cili do te shfaqet si premier ne 14 tetor ne Kinema (Millenium) mbeshtetet krejtesisht, ne menyre te perpikte, ne ngjarjen reale te nje vajze nga Berati, e cila tashme fale nje njeriu dhe personazhi si At Don Orensio dhe komuniteti Papa Giovanni 23 ne Rimini, u shpetua nga ferri i prostituimit. (Ne e fillojme ne menyre dokumentareske dhe pastaj vijojme me inskenimin e gjithe historise. Eshte nje histori e trishtuar, qe jo rralle u ka ndodhur vajzave shqiptare, por e vecanta eshte qe ate e martojne dhe pastaj e nxjerrin ne rruge. Eshte nje histori e perpikte me ngjarjen reale), shpjegon regjisori Ajazi, i cili e rimerr kete teme pas dy dokumentareve mbi prostitucionin, te tille si; (E shitur ne trotuar) dhe (Prostitucioni, skllaveria). Filmi eshte xhiruar ne tekniken e nje filmi te mirefillte, ka dialogje te mirefillta, ka lojen e aktoreve, ka ndertimin e skenave, ku ben pjese edhe prifti Don Arensio, bashke me komunitetin Papa Giovanni 23. Mbas nje pune disa mujore te xhirimeve ne Rimini, ku jeton edhe vajza dikur e trafikuar, xhirimet vijuan ne Durres dhe Berat. Por ngjarjet se pari nisin ne Berat, nga eshte edhe cifti real i ngjarjes, e ku ne fakt ka pasur ngjarje te tilla te renda dendurisht.

Sipas Ajazit, qe nje ide qe vete vajza te recitonte pjese nga historia e saj, por mundesite teknike te nje recitimi joprofesional bene te deshtoje kjo ide. Nderkohe qe ajo vete ka qene e pranishme dhe ka ndjekur xhirimet e filmit. Tashme ben nje jete te qete, punon ne nje supermarket, ka nje vajze. Ne rolin e saj eshte aktorja e re Albana Perhati, ndersa ne rolin e djalit Andrea Lekaj. (Jane dy akore te rinj, por qe jam mjaft i kenaqur per realizimin e figurave te tyre, te sjella dhe nga nje mjeshter i kameras si Valter Qarri), perfundon Ajazi, i cili mendon se filmi mund te cohet ne disa festivale, meqenese edhe tema qe trajtohet eshte interesante dhe per te huajt.

M.A.

Koha jonė