PDA

View Full Version : Shqipja , gjuha qe lindi gjuhet indo-europjane.


doGzona
01-10-05, 13:46
Shqipja , gjuha qė lindi gjuhet indo-europjane


Nga pellazgjishtia nė ilirishte dhe pastaj nė shqipe u shtrashėgua dhe u ruajt gjuha mė e vjetėr e Europės. Eshtė vėrtetuar me argumenta tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijne shkencat e gjuhesise dhe arkeologjise.


Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk eshte e vertete, sepse ka dokumenta te shkruajtura te mbetura nga djegjet porse nuk jane zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe eshte shkruajtur edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Nė lashtėsi letrarėve dhe klerikėve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhėt adminsitrative apo zyrtare. Kėshtu qė dijetarėt e lashtė grekė dhe romakė shkruajtėn pėr ato ngjarje tė kohės qė ata mund t’i vėrtetonin dhe t’i ruanin pėr brezat e tyre tė ardhshėm.

Shkencėtarėt e gjuhės na kanė bėrė tė njohim tė fshehtat e gjuhėve, sepse analiza gjuhėsore mund tė ndjekė njė gjuhė tė shkruar qė nga fillesat e saj mė tė herėshme dhe tė zbulojmė lidhjet e saj me gjuhėt e tjera dhe me burimin familjar tė pėrbashkėt. Pra gjuha njihet si njė nga tiparet etnike themelore tė njė populli. Fjala ‘’Gjuhėsi’’ ėshtė pėrkufizuar si studim i ligjėrrimit njerzor. Pjesė tė rėndėsishme tė njė studimi gjuhėsor janė: klasifikimi i tingujve tė gjuhės sė folur, fjalė formimi, duke pėrfshirė gjininė, rrėnjėn, kompozimi, pėrkufizimi i saktė i fjalėve, renditja e duhur e fjalėve brenda njė fjalie, gjurmimi i prejardhjes sė njė fjalie nė gjuhėn e origjinės, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalės nėpėrmes viteve, si dhe transmetimi i fjalės nga njė gjuhė nė tjetrėn. Nė kėtė drejtim, studimi historik i njė gjuhe nė proēesin e ndryshimit nėpėr vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritė mbi njė kulturė parahistorike.

Ashtu si nė arkeologji edhe nė kėrkimet shkencore tė gjuhės shqipe u morrėn tė huajt dhe jo vetė shqiptarėt. Sepse shqiptarve u duhet tė mbroheshin nga pushtuesit e ndryshėm qė nuk e linin tė diturohej. Nė shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhėsisė krahasuese bėri tė mundur qė studiuesit tė pėrcaktonin origjinėn e gjuhės shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhėt e tjera indoeuropjane. Shkencėtare qe bene emėr ne kėtė drejtim permenden:

Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor nė Universitetin e Halles tė Gjermanisė, ishte albanologji i parė qė studioi shkencėrisht origjininėn e gjuhės sė popullit shqiptar. Ai bėri kėrkime nė burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhėsh sllav-grek-shqip tė Theodhor Kavaliotit tė vitit 1770.

Hans Tunman arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar pėr drejtėsi nė Universitetin e Haidelbergut, i cili shėrbeu si gjykatės i shtetit tė ri grek, dhe mė vonė si nėnkonsull nė Janinė, Johani iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime ‘Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė’ dhe nxorri pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit tė Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhėsisė sė krahasuar historike indoeuropjane. Botoi nė vitin 1854 veprėn e tij dhe nxorri pėrfundimin se shqipja bėnė pjesė nė familjen indoeuropjane dhe ėshtė gjuhė e veēantė pa simotėr gjuhė tjetėr.

Dhimitėr Kamarda filolog italian me origjinė shqiptare botoi veprėn ‘Njė ese e gramatikės krahasuese rreth gjuhės shqipe’ mė 1864, vėrtetoi me dokumenta lashtėsinė e gjuhės shqipe. Si njė gjuhė ndėr mė tė vjetra nė botė.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak nė Universitetin e Gracit, antar i akademisė sė shkencave tė Vjenės, i cili u specializua nė fushėn e studimit tė gjuhėve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitėn e gjuhės shqipe nė rrethin e gjuhėve indoeuropjane’ nė vitin 1883, qė mė vonė u pasua me 8 vėllime shkencore mbi historinė, gjuhėn, poezinė, pėrrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbėreshėve nė Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder njė studiues francez qė shėrbeu nė qeverinė osmane tė Shkodrės, shtoi nė librin e tij pėr ‘Pellazgjėt dhe pasardhėsit e tyre’ mė 1894 njė leksion i hollėsishėm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingėllimi mė i pastėr e mė besnik i gjuhės pellazgje’.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhėsisė sė krahasuese indoeuropjane nė Universitetin e Kopenhagės. Pėr 35 vjet me rradhė botoi njė varg punimesh shkencore mbi gjuhėn shqipe, duke dhėnė analiza tė vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 1887-1942, gjuhėtar austriak me origjinė gjermano-ēifute, biblotekar nė Universitetin e Vjenės i kushtoi gjithė jetėn studimeve tė gjuhės shqipe. Para se tė fillonte lufta e dytė botėrore, atė e ftuan tu mėsonte albanologjinė studiuesve shqiptar, mirėpo vdekja e tij nė njė kamp pėrqėndrimi nazist e privoi Shqipninė nga shėrbimet e kėtij studiuesi tė madh.

Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinė shqiptare bashkė me, Joklin dhe danezin Pedersen, janė cilėsuar si tre albanologjėt mė tė shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrėn nė dritė librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ nė Romė mė 1932.

Mbas studimeve tė shkencėtarėve tė huaj rreth gjuhės dhe historis tė shqiptarėve dolėn dhe studiuesit e parė shqiptarė nė drejtim tė gjuhės shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Ēekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Ēabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorrėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra. Nje vertetim i pamohushem per vjetersin e gjuhes shqipe jane emertimet e qyteteve, maleve dhe lumenjeve qe jane trasheguar deri me sot duke iu qendruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjere, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashegiminė nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas ne shqipe e kemi dhe nga emrat e vjeter qe jane edhe sot tek emertimi i njerezve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Te tilla emra jane mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim njė vėshtrim tė shpejtė hartės tė Europės, do tė vėmė re se shumė qytete dhe krahina kanė emėrtime tė kuptimit nė gjuhėn shqipe dhe vetėm nė gjuhėn shqipe si per shembull:

Toskana nė Itali qe e ka marrė kėtė emėr prej banorėve tė saj, se ata ishin toskė te njejte me ato tė Shqipėrisė.

Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

Kryeqyteti i Francės Parisi ėshtė nė shqip: i pari ose si i pari.

Marrsiella, qytet i Francės e ka marrė kėtė emėr nga shqiptarėt nė lashtėsi sepse ai ka qenė dhe eshte qytet bregdetar tregėtar, pra marr dhe sjell.

Po tė vėrejmė emėrtimet e qyteteve tė lashta greke edhe keta kanė emra tė kuptimit shqiptar, per shembull, Athina – a thėnė, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalė shqipe, duke patur parasysh qė ai ishte i verbėr, pellazgjikėt i vunė emrin i Mjerė, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhė sheh) janė legjenda pellazgje ose shqiptare, qė u shkruajtėn nga Homeri dhe gjatė shekujve u pėrvetėsuan nga shkruesit e mėvonshėm bizantine. Tek Iliada, tė gjithė kryetarėt e fiseve, pjesmarrės nė betejėn e Trojės dhe vendet nga vinin kanė emra tė kuptimit nė shqip, per shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mėndja e la, ishte mbret i Spartės, vėllai i Agamemnonit.
Mirmidonėt - mirditorėt, kishin mbret Aqilean ose Akilin, qė do tė thotė-aq i lehtė.
Elena - e lanė mend.
Priami – i parė jam ose prij jam, mbreti i Trojės.
Paridi - i pari qė di, etj.

Nė tė gjitha kohėrat bizantinėt kanė pasur maninė pėr tė pėrshtatur fjalet jo-greke nė fjale greke. Kjo mėnyrė veprimi ka ndryshuar deridiku dhe mėnyrėn e shqiptimit tė fjaleve ose emrave. Megjithatė, po te shohim perendite e lashta te Olimpit ku besonin greket ne lashtesi, do verejme se ato perendi lexohen apo kuptohen vetem ne gjuhen shqipe si pershembul: Zeus - Zė, eshte perendia me e fuqishme qe kishte per grua perendin Hera - Era. Perendia tjeter Letos – Leton. Zeusi me vone u martua me perendeshen Mentis - mend dhe linden Athinane. Marsi, ishte perendia e luftes dhe shume here nxiste grindje midis njerezve prandaj e pat marre emrin nga shqipja ‘’i marrė’’. Perendia Apollon mendoj se e ka marre kete emer nga shqipja, apo-loni, dhe vertet Apolloni ishte perendi i muzikes, poezise dhe harqeve, dhe ēfar bente Apolloni! Luante muzik, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja me e dashur per te luajtur per femijet ishte shigjeta. Perendia e detit quhej Tetis, qe shume lehte ne shqipe T zevendesohet me D.

Po tė shohim ditės e javės nė gjuhėn shqipe vėrejmė se kanė njė kuptim tė plotė shqiptar dhe tė perėndive ku besonin pellazgjėt. E Diela, ėshtė dita qė pėrfaqson Diellin ngaqė e Diela ėshtė dita mė me shumė diell. E Hėna pėrfaqson Hėnėn. E Marta ėshtė dita e Marsit dhe quhet si ditė e marrė. E Mėrkura ėshtė dita e Mėrkurit. E Enjta nuk ėshtė zbuluar akoma. E Premtja ėshtė dita e zezė, tė pren, e prenė. E Shtuna pėrfaqson Saturnin.

Nderkohė, grekėt bizantinė ditėt e javės i emėrtojnė keshtu: e diela pėrfaqson Zotin, e hėna ėshtė dyshi, e marta, ėshtė treshi, e mėrkura, ėshtė katra, e enjtia, ėshtė e pesta, e premtja, ėshtė dita e shėn Mėrisė, te shtunėn e kanė marė nga hebrejtė.

Siē shihet shqiparėt emėrtimin e ditėve tė javės e kanė mė tė vjetėr se grekėt, gjė qė tregon se shqiptarėt janė mė tė vjetėr si popull nė Ballkan. Edhe betimin pellazgjėt e bėnin pėr kokėn e nėnės, babait, ashtu si betohen dhe shqipėtarėt sot, pėr kokėn e nėnės dhe tė babait. Pellazgjėt me zakonet, muzikėn, veshjen dhe veēanėrisht me gjuhėn e tyre shqipe, i kanė qėndruar kohės nė tokat e tyre.

Shumė tė dhėna historike greke, latine pėrmendin rastėsisht ndonjė kontakt ushtarak, diplomat, tregėtar dhe fetar me shqiptarėt. Mė vonė udhėtarė europianė, dijetar, aventurier shkruajtėn pėr ashpėrsinė malore tė vendit, pėr luftėtarėt krenarė apo pėr veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrė Shqipėrinė, por ai vendosi komedinė e tij ‘’Nata e Dymbėdhjetė’’ nė Iliri, pra nė Shqipėri. Lordi Bajron ngeli kaq i gėzuar dhe i lumtur nė takimet me shqiptarėt, sa qė i shkruante nėnės sė tij se do tė blinte njė kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqėsisht kjo veshje u pėrvetėsua nga grekėrit dhe njihet sot si kostumi kombėtar grek (!?)

Pėrrallat, legjendat dhe trimėria shqiptare do arrinin deri nė Filipine, ku historia e dashurisė diku nė mbretėrinė e Shqipėrisė me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do tė shkruej nė gjuhėn tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombėtar Skėnderbeut, tregohet nga ēifuti spanjoll nė veprėn e Leongfellout me titull ‘’Pėrrallat e hanit buzė rrugės’’.

Nė pėrfundim duhet theksuar se mendimi i pėrgjithshėm shkencor ėshtė se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janė pasardhėsit modernė tė Ilirve dhe Pellazgjikėve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bėn edhe mė tė qartė arsyjen pėrse populli shqiptar i vjetėr ėshtė mbajtur i patundur pas gjuhės dhe kulturės sė tij tė lashtė. Ndonėse atdheu i ynė ėshtė pushtuar shpesh nga grekėrit, romakėt, sllavėt dhe turqit, edhe ndonėse shpesh kemi pėrdorur gjuhėra tregėtie, tė ardhura nga larg, njerzit qė sot njihen si shqiptarė kanė ruajtur me vendosmėri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonė tė lashtė Ilir e Pellazgjik. Por qė tė ruhen edhe nė tė ardhmen duhet qė shqiptarėt tė kujdesen sa me shume pėr zhvillimin e mė tejshėm arsimor-shkencor, tė ndėrtojnė institucione, universitete tė tyre kombėtare dhe t’i ruajnė me fanatizėm nga armiqtė shekullor tė popullit shqiptar.


Pėr kėtė studim u shfrytėzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak ‘’Shqiptarėt’’; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia ‘’Arvanitėt dhe preardhja e grekėve’’ dhe ‘’Gjuha e Zotit’’; revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinės; libri ‘’Iliada’’ i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes sė Arbėreshėve tė Italis sė Jugut’’.

Huazuar nga albasoul

doGzona
03-10-05, 00:34
Gjuha Shqipe tani pjese e Microsoft-it



Shqipja dhe Microsofti, nė njė nga hapat e fundit tė pėrparimit tė gjuhės Shqipe nė botė.

Nė njė informacion nga bota e shkencave kompjuterike, bota e gjigandit Mikrosoft, u tha se Luzim Shishani nga Qėndra pėr Arėsim e Progres, u ka deklaruar njohėsve tė shkencave kompjuterike, se duke filluar nga 15 Korriku i kėtij viti gjuha Shqipe do tė ketė vendin e vet nė programet kompjuterike. Kėshtu gjuha Shqipe hyn nė kėtė nivel nga mė tė pėrparuarit e bashkėkohor, duke iu bashkėngjitur edhe 50 gjuhėve tė tjera, qė tashmė kanė programet e tyre kompjuterike pėr korrigjimin automatik tė drejtėshkrimit.

Programi i shqiptimit tė Shqipes nė kompjuter, ėshtė pėrfundim i njė pune tė madhe i teknollogeve shqiptarė, tė cilėt duke marr pėr bazė fjalorin e sotėm tė gjuhės shqipe me mbi 40 mijė fjale, fjalorin e shprehjeve tė huaja me mbi 20 mijė fjale, emra gjeografike tė tė gjitha viseve shqiptare, si dhe mbi 3000 emra njėrėzish e fusin gjuhen shqipe nė njė teknollogji moderne. Specialistėt e teknollogjisė kompjuterike tė gjigandit kompjuterik nė botė, tė cilėt kane dhė ndihmėn e tyre nė kėtė arritje, thanė se Mikrosofti, do t'a perfshije kėtė program me tė gjitha programet e tija, dhe sa here qė pėrdoruesit tė shkruajne njė fjale gabim nė Shqip nė kompjuter, kompjuteri vete do t'i jape shenjė per gabimet, duke iu keshilluar atyre se cila ėshtė fjala e sakte, njėlloj siē veprohet tashmė me mbi 50 gjuhe tė tjera nė kompjuter. Kjo siē spjegojne specialistėt e teknollogjisė kompjuterike, ėshtė njė nga hapat e fundit tė pėrparimit tė gjuhės Shqipe nė botė.

Gazeta Bota Sot

doGzona
03-10-05, 22:00
FAKTET DHE E VĖRTETA PĖR PROJEKTLIGJIN PĖR GJUHĖN STANDARDE


Hans-Joachim Lanksch



Pasi qė ėshtė marrė me pėrkushtim tė rrallė dhe sukses tė madh me problemin shoqėror tė vetėvrasjeve masovike, pasi qė e zgjodhi me urtėsi largpamėse dhe pėrsosmėri tė rrallė punėn e zgjedhjeve demokratike dhe pasi qė e luftoi me vendosmėri tė ēeliktė korrupsionin dhe krimin e rėndė e tė organizuar, qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, mė nė fund, ka kohė tė merret me po atė vendosmėri me njė problem tjetėr tepėr tė rėndėsishėm e tė ngutshėm – me ēėshtjen e gjuhės. Ėshtė fjala, pak a shumė, pėr instalimin pėrfundimtar tė gjuhės standarde shqipe. Pikėpamjet pro dhe kundėr gjuhės standarde, pro dhe kundėr varieteteve tė tjera tė shqipes janė thėnė dhe shkruar mjaft. Nuk duhet t'i pėrsėrisim kėto pikėpamje edhe njė herė. Duhet t'u pėrmbahemi fakteve dhe ta themi tė vėrtetėn.

mt.: Faktet

Ėshtė fakt se shqipja e sotme standarde ėshtė njė arritje e shenjtė e pėrpjekjeve shumėshekullore kombėtare pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt shqipe, pėrpjekje kėto qė rezultonin nė kushtrimin "NJĖ KOMB – NJĖ GJUHĖ – NJĖ ..."
Ėshtė fakt se Komisia Letrare e Shkodrės dhe Kongreset Arsimore arritėn njė konsensus kombėtar pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt tė trojeve shqipfolėse mbi bazėn e elbasanishtes dhe mbi themelin e arsyes sė shėndoshė, por pa kritere tė shėndosha shkencore, kurse Kongresi i Drejtshkrimit mė 1972 punoi shkencėrisht. Kuptohet se zbatimi i parimeve shkencore, qofshin ata edhe nga kuzhina e shkencės staliniste, ka pėrparėsi pėrpara arsyes sė shėndoshė.
Ėshtė fakt se tė mirat e kulturės shpirtėrore – gjuhė, letėrsi etj. – duhet tė rregullohen me anė tė ligjit. Ato janė dhe duhet tė jenė objekt i legjislacionit. Gjuha duhet tė rregullohet nga dora e shtetit, pėrndryshe ata qė punojnė me tė – shkrimtarėt, gazetarėt, mėsonjėsit etj. – do tė bėjnė me tė qysh e duan ata, sipas qejfit dhe vullnetit tė tyre. Liria e tė shkruarit duhet tė reglementohet, pėrndryshe liria e tė shkruarit do tė shpėrthejė nė kreativitet – ruajna Zot!
Ėshtė fakt se projektligji pėr gjuhėn standarde shqipe na duhet si kurrė mė pėrpara, meqėnėse Shqipėria zyrtare shpreson tė jetė nė prag tė pranimit nė BE. Qysh mund tė hyjė nė rrethin e shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian nėqoftė se akoma s'e ka rregulluar me forcė ligjore punėn e gjuhės sė saj letrare?
Ėshtė fakt se ėshtė mė se i drejtė pėrpjesėtimi i zonave dialektore nė gjuhėn standarde e cila thuhet se pėrbėhet nga afro 80 pėrqind tė elementeve toske dhe afro 20 pėrqind tė elementeve gege, meqėnėse dihet se gjithė Shqipėria jugore flet idiomėn toske! Gegėrishten e flasin vetėm e vetėm Shqipėria e Mesme, Shqipėria Qendrore, Shqipėria Veriore, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia Jugore.
Ėshtė fakt se janė absolutisht qesharake gjėmėt e disa tė prapambeturve qė po derdhin lot pėr gjoja goditjen vdekjeprurėse gegėrishtes. Se sa qesharake janė tė qarėt e tyre shihet qartė sapo e marrim parasysh njė fakt tė thjeshtė: gjatė erės sė shokut Enver nė Shqipėri, kur nuk kishte as ligj dhe as dekret qė do ta kishte ndaluar pėrdorimin e gegėrishtes, tė gjithė poetėt, prozatorėt, gazetarėt etj. shkruanin vetėm nė idiomėn zyrtare. Ama tash, sapo pushteti ekzekutiv na parashtron njė ligj pėr rregullimin dhe monopolizimin e standartishtes, ata ēirren dhe vajtojnė se gjoja u varroset gjuha dhe kultura gege, ku belbėzojnė diēka tė pakuptueshme e tė pakuptimtė pėr "zhvillimin e natyrshėm".
Biles, kėto ditė lexuam edhe njė vajtim pėr Fjalorin e standartishtes, gjoja nuk mjaftueka thesari leksemor prej 35 000 fjalėsh. Gjė qė ėshtė e vėrteta, gjuhė tė tjera kanė fjalore me mė shumė fjalė, pėr shembull fjalori i gjuhės letrare tė popullit tė vogėl slloven, fjalor mė 5 vėllime, pėrfshin gjithsejt 97 000 fjalė – ama, drejt tė themi: fjalori i atyre qė i kemi mostėr tė mirėsjelljes dhe qė na thone neve ēka dhe si duhet tė mendojmė e votojmė, fjalori i politikanėve tanė nuk e tejkalon sasinė prej 2000 fjalėsh ku vetėm afro 1500 janė nga Fjalori i ASHSH dhe IGJL, ku 500 fjalė tė tjera nuk janė veēse fjalė tė huaja dhe sharje.

mt.: E vėrteta

Duhet thėnė e vėrteta mbi projektligjin pėr gjuhėn standarde, ligj ky qė ėshtė mė i domosdoshėm se kurrė, ėshtė shumė i mirėpritur nga populli dhe ėshtė shumė me vėnd – por qė ėshtė edhe i pamjaftueshėm. Ligji na thotė se gjuha zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė shqipja dhe se shqipja ėshtė ajo standarde, njėsuarishta e 1972-shit. Por ama ku thuhet veē edhe njė fjalė pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjit, ku thuhet veē edhe njė fjalė pėr punėn e survejimit e lėre pėr ndėshkimet pėr ata qė e shkelin ligjin? Nėse nuk rregullohen edhe kėto pikėpamje, nė Shqipėri dhe gjetiu nė trevat shqipfolėse mund tė krijohet gjėndja e cila u krijua p.sh. nė Gjermani. Atje, tash ca vjet, parlamenti miratoi njė ligj pėr drejtshkrimin e ri, ligj ky qė nuk pėrfshinte as masat survejonjėse dhe as masat ndėshkimore. Rezultati nė Gjermani ėshtė qė pothuajse tė gjithė shkrimtarėt seriozė e injorojnė plotėsisht si ligjin ashtu dhe drejtshkrimin e ri. Gazetat krijuan secila drejtshkrimin e saj. Ligji i qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė duhet zgjėruar dukshėm nėqoftėse duam ta parandalojmė anarkinė gjuhėsore nė Shqipėri. Pėr kėtė propozojmė qė qeveria t'i instalojė me forcė ligjore institucionet e domosdoshme pėr kontrollimin dhe survejimin vigjilent tė dispozitave tė Ligjit. Pranė prefekturave tė rretheve le tė krijohen Hetuesi Gjuhėsore. Hetuesitė Gjuhėsore le tė krijojnė reparte tė forta tė policisė gjuhėsore. Policia gjuhėsore do tė ketė pėr detyrė t'i kontrollojė gazetat dhe shkollat. Nė ēdo dhomė tė ēdo shkolle duhet tė rrijė nga njė polic vigjilent gjuhėsor i cili do tė shėnojė dhe do tė lajmėrojė nė Hetuesi Gjuhėsore ēdo paskajore, ēdo hundore dhe ēdo devijim tjetėr nga gjuha standarde. Pėr arsye qė shkrimtarėt janė njė racė e ndėrlikuar, pėr ata nuk mjafton krijimi i policisė gjuhėsore, por pėr ata duhet formuar Shėrbimi Informativ Gjuhėsor Shqiptar. SHIGJSH-i jo vetėm se duhet tė pėrcjellė me vigjilencė ēdo poezi dhe ēdo prozė qė botohet a lexohet publikisht, por ta pėrgjojė me aparatet pėrkatėse ēdo lexim privat tė lekturės letrare. Qė tė jetė nė nivel tė duhur teknologjik evropian, SHIGJSH-i duhet tė pajiset me dialektodetektorėt elektronikė me anė tė tė cilėve mund tė zbulohet ēdo devijim dialektor nga standardi gjuhėsor nė ēdo tekst tė botuar.
Mirėpo, as kėto masa minimale nuk do tė mjaftojnė dot nėse nuk shoqėrohen nga masat ndėshkimore. Prandaj propozojmė qė tė vendoset njė tarifė e gjobitjes pėr devijimet nga standardi i gjuhės sė standardizuar. Ēdo hundore ("zā", "pź" etj.) le tė dėnohet me 100 lekė, ēdo paskajore ("me jetue" etj.) le tė dėnohet me 200 lekė, ēdo leksem geg ("ēerdhe", "qerpik" etj.) le tė dėnohet me 300 lekė, ēdo krim morfologjik geg a tosk ("shkote" a "shkovi") le tė dėnohet me 250 lekė e kėshtu me rėnd. Shkeljet e ligjit do tė grumbullohen dhe sapo tejkalojnė shumėn prej 5000 lekėsh, duhet tė shndėrrohen nė dėnim me heqje lirie. Gjobitjet dhe dėnimet me heqje lirie do t'i shpallė Gjyqi Gjuhėsor.
Kuptohet se Ligji duhet zbatuar me urtėsi. Do bėrė pėrjashtime tė kushtėzuara. Nuk bėn, p.sh., tė ndėshkohen spikeret dhe spikerėt e radios dhe televizionit pėr "ė"-nė toske ("vėndi" nė vėnd tė "vendi" etj.), sepse askush nuk ka dėshirė tė mbetė pa radio dhe pa televizion.
Siē shihet, legjislativa ka edhe shumėēka tė bėjė.

doGzona
04-10-05, 22:36
Ligjerimi fetar dhe gjuha Shqipe

Nga Prof: Shaban Sinani

Ligjerimi fetar, megjithese eshte me i hershmi dhe vete burimi i shqipes se shkruar, eshte nje prej stileve te ligjerimit gjuhesor qe ka trasheguar dhe vazhdon te trashegoje probleme te mprehta, qe ngadalesojne zhvillimin e tij si nje stil i pavarur i shqipes dhe pasuri e gjuhes se gjalle.

Sa i takon terminologjise, pasiguria fillon qe me percaktimin e ketij stili ligjerimi, per te cilin ende nuk ekziston nje emertim perkufizues. Shprehja e perdorur ne kete trajtese, "ligjerim fetar", eshte shume e pergjithshme per te qene nje term. Mund te perdorej togfjaleshi "ligjerim predikues", por edhe kjo nuk ka vlere te sakte perkufizuese. Ndersa disa shprehje te tjera, si "ligjerim liturgjik", "ligjerim ungjillor", jane joperbashkuese per t'u pranuar prej vete institucioneve dhe faltoreve qe e ushtrojne kete stil ligjerimi, duke perdorur mjetet e shqipes.

Veshtiresite per te perkufizuar ligjerimin fetar nuk jane nje dukuri perjashtimore e shqipes. Te gjitha gjuhet, duke perfshire edhe gjuhet e medha, i kane kaluar me shume ngadalesi ato, ose vazhdojne t'i perjetojne edhe sot si probleme te zhvillimit gjuhesor.

Nga te gjitha veshtiresite, me e hershmja dhe e perhershmja eshte e karakterit psikologjik, jogjuhesor. Ajo ka te beje me raportin midis shkrimeve te shenjta, qe jane te lidhura me hyjnoren, dhe kompetences se kufizuar te arsyes njerezore per interpretimin e kumteve te tyre. Kjo mendesi ne thelb ka tabune. Kur dijetaret antike greke vendosen te perkthejne librin e shenjte te hebrejve, "Torah", megjithese nuk ishte ende liber i shenjte i besimit te tyre, ne "Septuaginta-n" emrin e perendise nuk e perkthyen dhe madje as e tejshkruan (transliteruan), por e lane ne formen aramaike, sikurse ishte ne gjuhen e burimit, duke e mbiquajtur "tetragram". Edhe pas perhapjes se krishterimit, emri i perendise mbeti per tre-kater shekuj nje tabu. Ne shkrimet e vjetra greke te krishterimit, deri ne shekullin e trete, nuk perdoret as "theos", as "kyrios", por tetragrami. Psikologjia e tabuse ndaj gjuhes burimore te shkrimit te shenjte shoqeroi edhe perkthimin e pare te Bibles latinisht, e cila, edhe sot e kesaj dite, pasi kane kaluar 16 shekuj, njihet me emrin "Vulgata", qe do te thote "ne gjuhen e popullit", per ta dalluar prej shkrimit te shenjte burimor. Vete "Vulgata", qe e fitoi shpejt barazine me arkitekstin, deri ne shekullin e 16-te ishte gjithashtu e paprekshme, nje tabu. Eshte psikologjia e besimit, me shume se kanonizmi kishtar, ajo qe e shpjegon kete ngurtesi. Fillimisht reforma qe shpalli Rilindja Europiane me Martin Luterin dhe me pas kunder-reforma, bene te mundur prishjen e tabuse dhe perkthimin e "Vulgata-s" ne gjuhet kombetare, duke perfshire edhe gjuhen shqipe.

E njejta sjellje psikologjike eshte vertetuar edhe ne qendrimin ndaj shkrimit te shenjte islam. Sprovat e para te perkthimit shqip te Kur'an-it shihen ne dekadat e para te shekullit te kaluar. Kjo merite i takon Hafiz Ibrahim Dalliut. Ishte, madje, nje i krishtere, Ilo Mitke Qafezezi, qe botoi fragmentet e para shqip te Kur'an-it, afro pese shekuj pas perkthimit frengjisht, duke i vene titullin "Kendim".

Qendrimi psikologjik ndalues, me shume se vete permbajtja e librave te shenjte, ka bere qe, ndryshe prej te gjitha stileve te tjera te ligjerimit te shqipes, ligjerimi fetar te zhvillohet kryesisht ose vetem ne gjuhe te huaj, duke u bere shkaku kryesor qe jo vetem shkrimet e shenjta vete, por edhe nje pjese e madhe e leksikut te praktikave predikuese, te jene deri me sot jo shqip, pa folur per terminologjine, qe del si problem kur vete ligjerimi arrin nje shkalle pjekurie zhvillimi.

Sado paradoksale te duket, ngulmimi qe shkrimet e shenjta te mos perkthehen, qe ligjerimi predikues te zhvillohet ne gjuhen e burimit, duke mos i dhene autoritet arsyes njerezore per ta sjelle ne gjuhen amtare, ne thelbin e vet eshte, ne mos ateiste, se paku para-monoteiste. Ruajtja e perjashtimesise (ekskluzivitetit) se nje gjuhe, ne emer te shenjterise se fjales hyjnore, shpreh ne thellesine e vet nje kuptim antropomorf per vete hyjnine, madje nje kuptim te kufizuar antropomorf mbi hyjnine, thelbi i te cilit eshte se "zoti ka folur ne kete gjuhe", ndersa gjuhet e tjera jane te huaja e te panjohura per te. Kjo mendesi ishte ne politeizem, kur cdo popull kishte mitologjine e vet dhe ate mitologji e quante dhurate te perendise, kurse veten "te zgjedhurin e saj". Me kalimin ne monoteizem nuk ka me libra te shenjte per nje popull te zgjedhur, por libra te shenjte per te gjithe ata qe besojne ne to. Prandaj besimet jane nderkombetare dhe jokombetare.

Shqipja e shkruar historikisht ka lindur ne formen e librave te sherbeses fetare. Ajo u themelua me ligjerimin fetar. Ne fillimet e veta ky stil ligjerimi deshmon jo vetem plotnine e shqipes per t'u dhene besimtareve ne gjuhen amtare kumtet hyjnore, por edhe nje prirje per te albanizuar, ne mund te thuhet keshtu, pjesen etnografike te shkrimeve te shenjta. Ne vepren e Jul Varibobes "Gjella e shen Merise virgjere" vajtimi per kryqezimin e Krishtit shprehet me te njejtat mjete letrare si ne vajtimet tradicionale te shqiptareve te veriut. Tek "Ceta e profetenve" Bogdani u ve emra etnografike shqiptare sibilave paralajmeruese te krishterimit: Sibila Shkodranja, Sibila Hasnjanja, Sibila e Kosoves, Sibila e Shkupit. Madje edhe gjeografine biblike ai e shqiptarizon deri ne ate shkalle sa Pashtrikun ta krahasoje me Sionin dhe pastaj kete te fundit ta permende si per krahasim. Letersia klasike shqipe, me perkthimet e saj, perben nje prej bazave te ligjerimit fetar te krishtere. Nje prirje e ngjashme rikthehet shume vone ne kete tradite, me perkthimet e Grigor Gjirokastritit, Vangjel Meksit e te Kristoforidhit, por sidomos te Fan S. Nolit, perkthime qe sollen dhe shqiperime terminologjike te sigurta, ne formen e fjalekrijimit ose te kalkimit, si: "pesedhjetore" per "pendikosti", "mbremjesore", "lutjesore", "zbritesore", "zeri terthor", "kryeprift" etj.

Nje prej veshtiresive themelore qe pengojne zhvillimin e nje stili te plote te ligjerimit fetar eshte me sa duket edhe fakti qe, ne kohen e pergatitjes dhe mbajtjes se kongresit te drejtshkrimit, ky ligjerim perfytyrohej i vdekur dhe ne studime nuk ka ndonje qendrim te qarte shkencor per te. Po edhe sikur ne kete kongres te kishte pasur nje zgjidhje vendimore apo keshillimore, do te mbetej perseri mjaft i dyshimte zbatimi i saj. Kjo sepse shkenca dhe shteti nuk kane autoritet te mjaftueshem mbi kultin, faltoret dhe ligjerimin qe ato zbatojne. Madje kjo ceshtje ka zgjidhje te dyfishte edhe ne kushtetuten e vendit, e cila percakton se gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare, paralelisht me percaktimin se shteti eshte i ndare nga feja.

Realiteti shqiptar eshte edhe me i nderlikuar per zhvillimin e nje ligjerimi gjuhesor kombetar te predikimit. Afermendesh qe nuk mund te perfytyrohet nje terminologji homogjene ne shkalle te plote, per shkakun e thjeshte te pranise paralele te dy feve abrahamike: te krishterimit dhe te islamizmit, nga njera ane; si dhe per shkakun e zhvillimit te vete krishterimit ne dy praktika dhe rituale. Keta faktore fetare dhe jogjuhesore e pamundesojne nje konvergjence te plote terminologjike. Ne ligjerimin fetar te krishtere, qe eshte me i hershmi ligjerim i shkruar ne shqip, edhe ne leksik ekzistojne paralelisht dy forma ndarese. Forma me e vjeter eshte ajo e krishterimit roman, qe ruan shenja te qarta gjuhesore te ekzistences se nje ligjerimi te tille gojor qysh nga periudha ilire, duke perfshire edhe emrat e pervecem biblike e ungjillore. Ne te kunderten, ligjerimi kishtar lindor permban nje leksik te huazuar per here te dyte disa shekuj me vone. Kjo ka bere qe ligjerimi i shkruar shqip i krishterimit lindor t'i largohet edhe vete ligjerimit te gjalle gojor, qe perdorin besimtaret sot (shen Meria per shen Maria, shen Mitri per shen Dhimitri, shen Kolli per shen Nikolla, Shenepremtja per shen Parashqevia, shen Lazri per shen Llazari, shen Mehilli per shen Mihaeli). Keshtu behen dy forma ligjerimi vetem per krishterimin lindor: forma laike (e gjuhes se popullit) dhe forma librore (e riperkthyer).

Ligjerimi fetar paraqitet si nje prej shkalleve me hermetike, me te mbyllura, te komunikimit ne gjuhen shqipe. Zhvillimet e ketij ligjerimi pas viteve 1990 kane deshmuar refuzimin e disa prej rregullave te pergjithshme qe ruajne njesine e shqipes, gje qe ka ndodhur me pak me ligjerime te tjera. Refuzimi nis me mosrespektimin e parimit te shqipes per te parapelqyer formen me te vjeter te nje fjale te huazuar, ne vend te formave me te voneta, per te mbaruar me tejshkrimin formal te grafemave te vecanta te gjuheve te burimit te tyre. Shqipja mund te jete nje prej gjuheve te rralla te botes ku edhe emrat te pervecem biblike-ungjillore shfaqen me dy-tri forma te ndryshme, gati-gati te pangjashme, per shkak te rruges dhe kohes se ardhjes se tyre ne shqip.

Nje prirje hermetizmi ne ligjerimin fetar vjen edhe prej autoritetit te gjuheve burimore te shkrimeve te shenjta, si arabishtja dhe greqishtja (me pak latinishtja). Autoriteti i ketyre gjuheve shpjegon faktin qe jo vetem predikimi, por edhe krijimtaria letrare e disa klerikeve, eshte zhvilluar e vazhdon madje te zhvillohet jo me alfabetin e shqipes, por me alfabetin e arabishtes. Deri ne vitet 1970 ne faltoret e besimtareve muslimane te Kosoves shkruhej letersi artistike sipas modelit te Nezim Frakulles, kurse ne vitin 1989, nga nje klerik shqiptar, ne Detroit u botua nje mevlud arabisht me shkronjat latine te shqipes. Kjo demton vete formimin fetar te besimtareve, pasi bindjet e tyre nuk arrijne deri tek shkalla e argumentimit.

Nje trajte tjeter e hermetizmit eshte vleresimi perparesor i formes ne raport me permbajtjen ne perkthimet e librave te shenjte. Ne nje perkthim shqip te Kur'an-it, qe ka qarkulluar nder besimtaret islame ne mesin e viteve 1990, ka shume paqartesi gjuhesore e logjike, madje edhe pasaktesi kanonike, sipas vleresimit te teologeve, qe kane ardhur pikerisht per shkak te absolutizimit te formes.

Konservatorizmi, hermetizmi dhe kulti i formes jane dukuri qe kane shoqeruar historikisht ligjerimet fetare jo vetem ne shqip, por edhe ne gjuhe te tjera, duke perfshire gjuhet e medha, si greqishtja per shkrimet e krishtera dhe arabishtja per shkrimet islamike. Ne ligjerimin liturgjik dhe shtypin kishtar te greqishtes edhe sot e kesaj dite vazhdon te perdoret helenishtja aristokratike bizantine e quajtur "katharevus", nje ligjerim pothuajse i larget per besimtaret, te cilet, ne jeten e perditshme, ne shtyp e letersi, perdorin greqishten popullore "dhimotiki".

Rikthimi tek besimi pas nje periudhe te gjate te ndalimit te fese deshmon nje prirje tjeter gjuhesisht jo te perligjur. Kthimi te librat e besimit ne mjaft raste nuk shfaqet si kthim tek tradita me e ngulitur gjuhesisht ne shqip, por tek riperkthimi libror, pa e respektuar kete te fundit. Disa prej ketyre perkthimeve kane hyre ne Shqiperi nga njohes te percipte te gjuhes, ndoshta te huaj. Nga kjo kane ndodhur qe, pikerisht ne shkrimet e shenjta, paradoksalisht te shfaqen shenja te nje mendesie ateiste. Kjo mund te duket e pabesueshme. Por le te shohim vetem nje shembull. Ne nje perkthim shqip te Beselidhjes se Re, shtypur ne Holande, ne gojen e Jezu Krishtit jane vene keto fjale: "Une erdha t'ju amnistoj prej fajeve". Ne shkrimet e shenjta klasike shqip kjo shprehje eshte ne formen: "Une erdha t'ju shelboj se keqijashit". Nese do te krahasohen keto dy forma perkthimi, e para duket me moderne, por ne thelbin e vet e ben besimtarin ta perfytyroje Jezu Krishtin si nje prokuror apo gjykates, sepse amnistia eshte nocion juridik i institucioneve tokesore. Kjo do te thote qe ta zhveshesh "zotin Krisht", sipas shprehjes se Poradecit, nga atributet hyjnore. Prirja per modernizimin terminologjik te shkrimeve te shenjta ka ndikuar per keq edhe ne stilet e tjera, laike, te ligjerimit te shqipes. Ne brendesi te disa teksteve qe i jane shpallur publikut pikerisht si shkrime qe kane per qellim te demaskojne ateizmin, ne te kunderten, ka mendesi ateiste. Te permendim dy shembuj nga arti, dy tekste kengesh. Ne njerin tekst ka nje dyvargesh ku thuhet: "Po ku ishe ti, o zot / Per nje cast kur te harruam?" Autori sigurisht qe nuk ka dashur t'i kerkoje llogari zotit pse shqiptaret e harruan ate, por dikujt tjeter, mirepo mendesia qe ruhet ne nenshtrese eshte pikerisht e tille, mendesi ateiste. Ne nje tekst tjeter kenge zoti perfytyrohet duke fjetur dhe kengetari thote: "Zotin nga gjumi / Do vete ta zgjoj". Qysh ne castin kur zoti perfytyrohet duke fjetur, kenga kthehet nga lutje, sikurse eshte nisur ne krye, ne nje blasfemi.

Tradita e shkrimeve te shenjta tregon se, vecanerisht ne dy periudha, ne epoken klasike dhe ne vitet 1920-1930, ligjerimet fetare kane qene shume me te hapura. Kjo verehet, per shembull, ne qendrimin qe mbahet ne shkrimet fetare te krishterimit roman ndaj fondit te fjaleve me burim oriental. Ne aktet e "Kuvendit te Arbenit" mund te gjenden me dhjetera fjale te arabishtes apo osmanishtes, huazuar nga shqipja e gjalle laike. Ndersa ne nje prej tribunave te kesaj bashkesie te krishtere qysh ne titull gjendet nje fjale turke: "elcia" - lajmetari: "Elcia e zemres s'Jezu Krishtit". Nga poetet katolike veriore perdoret shprehja "ner agjinime", qe eshte nje term po aq i perhapur ne ligjerimin fetar islam, per te kuptuar kreshmen ose ndalimin e kenaqesive te trupit. E njejta fryme hapjeje shihet, per shembull, ne shkrimet e Naim Frasherit, duke perfshire poezine e tij te njohur kushtuar Krishtit. Madje edhe "Kater stinet" eshte karakterizuar si nje rikrijim me paratekst nje motiv biblik.

Nencmimi i tradites dhe rifillimi nga e para i perkthimeve kanonike eshte shoqeruar me nje largim terminologjik te dukshmem brenda te njejtit "dialekt fetar", madje edhe per emertimet themelore. Per shkrimin e shenjte te krishterimit kemi ne perdorim termat: "Dhjata e re", "Testamenti i ri", "Beselidhja e re", ndonjehere edhe "Ligja e re" (por edhe "Liga e re"). Per shenjimin e perendise, brenda te njejtit dialekt, kemi paralelisht: "zot", "hyj", "perendi". Ne shkrimet klasike te krishtera mbase gjendet shprehja me e perpikte gjuhesisht njesuese per kete cerdhe sinonimike: "Zotyne" si emer dhe "Tinzot" si mbiemer.

Ceshtja e terminologjise fetare si pergjegjesi e shkences gjuhesore eshte vetem ne fillimet. Nje prej zgjidhjeve te keshillueshme per te arritur ne nje shtjellim te frytshem te problemit do te ishte shkencorizimi i shkrimeve te shenjta. Pikerisht per te zgjidhur kete detyre po punon prej vitesh nje redaksi e perbashket nderkishtare prane Shoqerise Nderkombetare Biblike ne Londer. Shkencetare nga shume vende te globit, perfaqesues te te gjitha kishave qe veprojne ne bote, specialiste te tekstologjise kritike, me bekimin e kryeqendrave te krishterimit, po bashkepunojne per pergatitjen e nje botimi te ri te shkencorizuar te ungjijve. Ky botim fillimisht do te sherbeje per nevoja njohese dhe didaktike. Por ndoshta ne nje te ardhme mund te pranohet edhe si tekst kanonik.

Bashkepunimi midis faltoreve dhe shkencetareve per te zhvilluar ligjerimin fetar ne gjuhen amtare, per ta sjelle ate sa me prane gjuhes se popullit, per te shmangur sinonimine e mbingarkuar terminologjike, mund te ishte pikerisht ne formen e nje dialogu ku teologet mbikeqyrin permbajtjen, besnikerine me burimin, kurse filologet formen e qarte te komunikimit, si kusht paresor i edukimit fetar. Mundesi per te ndikuar ne gjallerimin e ketij ligjerimi ka jo pak brenda tradites. Nje bashkepunim ne formen e mirebesimit midis teologjise dhe gjuhesise do te mundesonte pervetesimin e vlerave te ligjerimit te shkruar tradicional, pastaj te vete gjuhes se gjalle, te shtypit fetar te shekullit te 19-te dhe te shekullit te 20-te, por edhe te veprave letrare me motive prej librave te shenjte, si poema "Qerbelaja" e Naimit, "Izraelite e filistine" e Nolit dhe shume te tjera.

Krokodilli
05-10-05, 05:31
shum e pabesueshme,,, shkrimin e par shqip qe e njeh bota ka qen prej shekullit te kaluar :(

doGzona
06-10-05, 00:13
Gjuha shqipe nuk njifet qe nga shekulli i kaluar , por njifet shume e shume me heret ashtu edhe si shkruan me larte , e nese flasim per nje shekull me heret , atehere e harrojm Mesharin e Buzukut , Ungjillin e Pashkeve te Pal Ebgjellit e shume shkrime letrare te tjera.
Nese e ke pasur fjalen tek Rilindasit atehere mund te thuash qe nje shekull , por rrenjen e gjuhes shqipe e kemi shume e shume me heret.

Krokodilli
06-10-05, 05:26
Gjuha shqipe nuk njifet qe nga shekulli i kaluar , por njifet shume e shume me heret ashtu edhe si shkruan me larte , e nese flasim per nje shekull me heret , atehere e harrojm Mesharin e Buzukut , Ungjillin e Pashkeve te Pal Ebgjellit e shume shkrime letrare te tjera.
Nese e ke pasur fjalen tek Rilindasit atehere mund te thuash qe nje shekull , por rrenjen e gjuhes shqipe e kemi shume e shume me heret.

bota sa e njeh kete gjuh se ne e njohim qysh ne Kohen e Ilirve

doGzona
07-10-05, 23:59
Besoj qe kjo te tregon me shume per ate se cka ke pyetur Krokodilli!

Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur australian Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.

Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.
Dialektet e gjuhės shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Pėrhapja e gjuhės shqipe
Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet pėr gjuhėn shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.
Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur shkencore.
Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).
Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.
Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

doGzona
09-10-05, 00:15
Dy shqiptarė nė “Balkanika”

Aurel Plasari pėrfaqėson letėrsinė shqipe nė konkursin e pėrvitshėm ballkanik, dhe njė tjetėr shkrimtar shqiptar qė pėrfaqėson Maqedoninė, Luan Starova ėshtė konkurrent. Juria ndėrkombėtare e shpall fituesin pėr “Nobelin e Ballkanit” mė 9 tetor nė Durrės



Elsa Demo

Mendohej e dėshtuar, pėr shkak fondesh, iniciativa pėr zhvendosjen nė Shqipėri tė “Balkanika”-s, konkursit tė pėrvitshėm pėr prozėn mė tė mirė ballkanike. Nuk ndodhi, dhe organizatorėt, Fondacioni Kulturor “Balkanika” me qendėr nė Sofje dhe Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve papritur kanė njoftuar se prej ditės sė sotme deri mė 9 tetor, Durrėsi ėshtė qyteti ku do shqyrtohen kandidatėt pėr tė deklaruar mė pas autorin fitues pėr vitin 2004. Letėrsia shqipe pėrfaqėsohet me veprėn e shkrimtarit dhe studiuesit Aurel Plasari “Lufta e Trojės vazhdon”, njė version i kthimit nė shtėpi tė heroit tė parė tė Luftės sė Trojės, Jolaut i cili nė kėtė trill letrar na rrėfen pėr jetėn e kėtejme, parė me sytė e njė vizitori nga ferri tė grekėve tė vjetėr. E botuar nė vitin 2003 nga shtėpia botuese “Sejko”, “Lufta…” e Plasarit ėshtė njė fiction i pazakontė i shkruar me njė gjuhė tė gjallė, tė pasur me aromat e gegėrishtes sė vjetėr. Kjo vepėr, e vogėl pėr nga vėllimi, ėshtė propozim i botueses Brikena Ēabej i mirėpritur nga njerėz tė letrave shqipe. Shtėpia Botuese “Ēabej” e ka kėtė tė drejtė pasi ajo aderon qysh nė fillim tė themelimit tė kėtij ēmimi mes botuesve tė njohur tė Ballkanit qė janė ftuar pranė fondacionit “Balkanika”. Brikena Ēabej thotė se ky propozim i erdhi qysh nė vitin 1995, nė Panairin e Librit nė Frankfurt nga botuesi, shkrimtari dhe gazetari bullgar Nikollai Stojanov, nė njė moment kur Ballkani po kalonte ditė tė vėshtira dhe duhej treguar se ky rajon prodhon jo vetėm kriza po dhe kulturė. Stojanov arriti tė mbledhė kėshilltarėt e tij botues nga Ballkani dhe njė juri po ballkanike do tė shpallte ēdo vit prozėn mė tė mirė nė njė apo dy vitet e fundit.
Nėse Fatos Kongoli ishte fitues i “Balkanika 2002” me romanin “Ėndrrra e Damokleut”, vetėm pasi ky ēmim i quajtur “Nobel i Ballkanit” kishte shkuar thuajse nė tė gjitha vendet e rajonit, shpresohet shumė qė ēmimi tė vijė sėrish nė Shqipėri, vendi organizator. E papritura tjetėr ėshtė ēuarja nė dy e shkrimtarėve shqiptarė pjesėmarrės. Veē Plasarit, hyn nė garė shkrimtari shqiptar qė pėrfaqėson Maqedoninė, Luan Starova. I lindur nė Pogradec ai ėshtė rritur dhe ka ndėrtuar karrierė nė vendin fqinj, si shkrimtar, profesor i Letėrsisė Frėnge nė Universitetin e Shkupit dhe si pėrkthyes i letėrsisė franceze. Seria qė e bėri tė njohur ndėrkombėtarisht ėshtė “Saga Ballkanike” dhe sidomos libri i parė “Librat e babait” botuar frėngjisht nga “Fayard”. Romani “Koha e dhive” i pėrkthyer shqip vitin e shkuar, dhe nė vitin 1993 fiton nė Francė ēmimin “Jean Monet” dhe seleksionohet pėr Romanin mė tė Mirė Evropian.
Kandidatė tė tjerė pėr “Balkanika 2004” janė rumuni Konstantin Virgil Negoita me “Herodėt”, serbomalazezi Sveltislav me “Zemra e Tokės”, grekja Maria Poėell me “Lidhje gjaku”, bullgari Dimitar Choumnaliev me “Pėrralla dashnorėsh” dhe turku Tahsin Yucel me “Qytetari”.
Shqipėria pėrfaqėsohet nė juri nga shkrimtarja Diana Ēuli. Deri nė 8 tetor anėtarėt e jurisė do tė jenė tė vendosur nė “Hotel Adriatik” ku do tė rrahin mendimet pėr propozimet qė kanė prej disa kohėsh nė duar, pėr tė deklaruar fituesin paraditen e 9 tetorit.
Nė kėtė edicion tė nėntė tė “Balkanika”-s do tė marrin pjesė personalitete tė letėrsisė, pėrkthimit, studimit dhe botues, tė cilėt pėrveēse do tė pėrzgjedhin veprėn mė tė mirė, do tė diskutojnė edhe pėr probleme tė ndryshme qė has sot letėrsia dhe tregu i librit. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve e ka mbėshtetur kėtė aktivitet dhe pėr faktin se ėshtė periudha kur Shqipėria ka presidencėn e radhės nė Kėshillin e Ministrave tė Kulturės pėr Ballkanin.

doGzona
09-10-05, 23:25
SHQIPTAROFILIA SI DASHURI DHE ARSYETIM

-- nga Dr. Moikom Zeqo


Si te qe nje bote e re
Me del perpara liqeni i Shkodres
Nga poema "Europa" e Valery Larbaud



Kombi shqiptar duke krijuar vetedijen e vet ka krijuar njekohesisht edhe vetedijen per te tjeret. Qe ne gjeneze te gadishullit ilirik shqiptaret jane zhvilluar si komb gjate mijevjeareve sipas institucionit te identitetit gjuhesor, kulturor dhe historik.

Meqenese gjeografikisht Shqiperia ndodhet midis Lindjes dhe Perendimit, eshte kryestacioni i rruges Egnatia, qe lidhte dikur Romen me Konstandinopojen, vetekuptohet qe shqiptaret kane qene ne qender te optikes se gati te te gjithe popujve evropiane. Levizjet e medha te popujve, kryesisht ne antikitetin e vone, te goteve, te kelteve, te longobardeve, te sllaveve etj., kane bere qe ne Shqiperi udhetare te ndryshem, stratege ushtarake, kronikane, te kalojne ne kete udhekryq koherash dhe ngjarjesh nga me te cuditeshmet.

Vetekuptohet qe shenimet kronikore per truallin e Shqiperise nisin qe ne librat e pare te Homerit. Homeri flet per fiset ilire te pajoneve rreth liqenit te Ohrit, saga mitologjike e Kadmit te Tebes, i cili u be mbret i ilireve enkelejas dhe lindi buze liqenit te Ohrit djalin e tij, te quajtur Ilir, qe u be eponim i fiseve ilire tregon jo vetem per nje interesim te fqinjeve per banoret e vendit tone, por edhe per nderthurrje mitologjike dhe kulturologjike.

Virgjili ne Kengen e Dyte te "Eneidas", ka shkruar per udhetimin e princit trojan Enea ne qytetin e Butrintit, qe gjoja qe konstruktuar si nje Troje e Dyte duke imituar ate te Trojes se Pare. Ky subjekt eshte nga me te famshmit ne letersine boterore antike. Te shumte jane autoret antike qe kane shkruar per iliret dhe shqiptaret e hershem.

Ne mesjete jane kronikanet anzhuine, normane si dhe ata bizantine, qe kane shkruar mijera faqe qe perbejne nje biblioteke te tere per Shqiperine. Me vone ne nje sens tjeter ate te pushtuesit kane shkruar edhe kronikanet osmane.

Ne te gjithe kete univers shkrimesh spikatin dy tendenca: tendenca objektive dhe realiste, pra edhe me dashamiresi per Shqiperine dhe popullin e saj dhe tendenca negativiste, me tone mohuese, sipas tipologjise perandorake te pushtimit dhe te asimilimeve kulturore. Midis ketyre dy skajeve te medha eshte ravizuar perhere profili i Shqiperise.

Profili i Shqiperise eshte ne substance sinkretik, qyteterimi iliro-shqiptar nuk ka karakter purist, por ka reflektuar dhe pervetesuar shume elemente te qyteterimeve te medha, kryesisht te qyteterimit greko-romak, qe perben bazen e krejt qyteterimit te Evropes Perendimore.

Shqiperia eshte vend i krishterimit te hershem burimor por edhe i inflitrimit te feve te tjera te medha sic eshte islamizmi apo mistika lindore. Vetekuptohet qe simbolet kulturore te qyteterimeve qe kane levizur ne udhekryqin shqiptar kane qene te interesuar per te lene deshmite e tyre per Shqiperine. Fola per dy skajime te medha. Kjo strukture arketipale ekziston edhe sot. Tendenca e pare qe mund ta quajme tendenca e njohjes se Shqiperise shpesh ka marre veshjen e nje shqiptarofilie me karakter shkencor.

Tendenca e dyte lidhet me deformimin e njohjes se Shqiperise dhe eshte paraqitur gati ne te gjithe koherat ne formen e nje shqiptarofobie antishkencore, irracionale. Tendenca e dyte ka krijuar perbindesha informativ mbi Shqiperine me epiderma te politizuara pambarimisht dhe egersisht. Tendenca e dyte perhere ka synuar eleminimin dhe zhdukjen e vete nocionit te Shqiperise dhe jo afirmimin e saj.

Vetekuptohet qe dijetaret dhe personalitetet evropiane te kultures si dhe te letrave kur kane shkruar per Shqiperine i jane kundrvene qartesisht edhe shqiptarofobise, qe shpesh eshte konsideruar si nje mallkim biblik per shqiptaret. Per fat te keq eshte shkruar pak per personalitetet e kombeve te ndryshme qe kane shkruar per Shqiperine me dashamiresi dhe sinqeritet humanist. Kjo teme eshte nje dimension plotesues i jashtezakonshem dhe i shkelqyer i vete historise kombetare te shqiptareve. Ne momente te caktuara, shpesh apokaliptike dhe ekzistenciale faktori pozitiv nderkombetar ka luajtur nje rol kolosal, disa here edhe ne raport me faktorin e brendshem shqiptar. Nga kjo pikepamje merr vlere shume njohja e shqiptarofilise evropiane ndaj shqiptareve.

Ne periudhen mesjetare Shqiperia eshte vendkalim i kryqezatave te medha drejt Lindjes, Kostandinopojes dhe Jeruzalemit. Edhe sulmet e normaneve ne shek. XI dhe XII lane gjurme jo vetem ne faktet kronikore.

Ne shek. XII nje poet francez i quajtur Amon De'Varanez hartoi nje roman poetik prej 13680 vargjesh ne frengjishten mesjetare me titull: "Florimont". Ky roman kalorsiak mesjetar lidhet me figuren e heroit Florimont, i cili eshte biri i Dukes te Durresit dhe ngjarjet subjektivohen jo vetem ne hapesiren rreth qytetit te madh te Durresit por edhe ne ate qe quhet Shqiperia mesjetare. Amon De'Varanez mund te quhet me plot gojen shkrimtari i pare evropian, pararendes, qe shkruan pozitivisht per Shqiperine dhe shqiptaret.

Ne shek. XIII Dantja ne kryevepren e tij shkruan vargje te bukura per Durresin dhe per nje banor te Durresit, te quajtur Amilkati i Durresit.

Ne shek. XVI gjeniu francez Fransua Rable ne vepren e tij "Gargantua dhe Pantagryel" flet edhe per shqiptaret dhe per nje lloj kapeleje, te cilen ai e emerton "Kapelja Shqiptare", qe sipas studjuesve eshte nje lloj kapele, te cilen e mbajne ne koke figurat e barinjve te pikturuar ne afreskat dhe ikonat e Onufrit te madh ne shek. XVI. Per shqiptaret ka shkruar dhe Nostradami, profet, duke i quajtur si "populli i agimit dhe i misterit".

Shekulli XVI eshte shekulli me i hovshem dhe me popullarizues per Shqiperine ne Evrope. Kryehumanisti shqiptar Marin Barleti botoi ne latinisht librin e tij per Gjergj Kastriot Skenderbeun, qe u perkthye rrufeshem ne te gjitha gjuhet evropiane. Te shumte jane dijetaret dhe artistet e Evropes, qe bene libra per Skenderbeun dhe Shqiperine. Emrat e tyre perfshijne nje biblioteke gjigande. Keshtu u krijua per here te pare nje institucionalizim i njohjes per Shqiperine ne rrafshin e epikes apo dhe te heroikes. Edhe Erazmi i Roterdamit ka shkruar nje vajtim ne forme psallmi kur osmanet pushtuan qytetin e madh te Durresit me 1501. Xhentile Belini dhe Dyrre e bene te pavdekshem Skenderbeun ne pikturat e tyre. U shkruan tragjedi, poema, dhe apologji per Shqiperine.

Gjate pushtimit osman shqiptaret u futen ne kellefin e nje litargjie dhe te nje mosnjohje te re. Eshte e famshme thenia e Gibonit, qe brendesia e Shqiperise eshte me pak e njohur se sa Afrika apo Kaladonia e Re. Kjo tregonte nje realitet. Duhet te kalonin kohe, qe emri i Shqiperise te behej serish nje pike inkadeshente per kujtesat dhe interesimet e popujve evropiane. Epoka e romantizmit evropian lindi nje gjeni te tille si Xhorxh Bajroni, i cili ka shkruar vargjet me te mrekullueshme per shqiptaret. Shume dijetare te kohes te Bajronit bene libra per Shqiperine dhe per Ali Pashe Tepelenen. Keshtu konsulli francez Pukevil, shkroi qindra faqe per shqiptaret. Piktori anglez Eduard Lir ka lene ne ditaret e tij pershkrime te mrekullueshme per Shqiperine, te cilat i ka ilustruar me piktura fantastike.

Ne shek. XIX fillon e ravizohet per here te pare shkenca e albanologjise, kryesisht nga gjuhetaret gjermane. Lajbnici dhe Franc Bobi, jane nismetare te studimit dhe klasifikimit te gjuhes shqipe si gjuhe e mirefillte indevropiane me vlera te vecanta. Por nje rendesi kolosale kane veprat e pionierit te albanologjise Georg Hahn si dhe Ami Bues. Kaq te rendesishme jane keto vepra per njohjen e Shqiperise sa ata mund te konsiderohen te dy kampione te pozitivitetit shkencor shqiptarofil.

Ne shek. XIX zbret ne Durres arkeologu dhe dijetari francez Leon Hezei. Ai u dergua nga Napoloni III per te studjuar ne terren betejen e famshme te ezarit dhe te Pompeut ne Durres te zhvilluar ne vitin 48 p.e.sone. Kjo pikenisje qe teper e plleshme dhe beri qe Hezei te shtjelloje per here te pare nje veshtrim arkeologjik te monumenteve duke vijuar ne nje farė menyre punen e nisur nga nje humanit italian i shek. XIV, i quajtur Kirjaku i Ankones. Hezei beri nje epoke, duke futur perfundimisht emrin e Shqiperise ne tempullin e arkeologjise boterore.

Arkeologu tjeter francez Leon Rei, zbuloi qytetin antik te Apolonise, arkeologu italian Luigji Ugolini zbuloi qytetin arkeologjik te Butrintit. Te dy keto qytete zbuluan nje Shqiperi arkologjike absolutisht te nivelit boteror.

Nuk mund te rri pa permendur edhe emrin e arkeologut austriak Kamilo Prashniker, qe profesionalisht qe ndoshta me nivel me te larte nga arkeologet e huaj. Veprat e tij jane substanciale per arkeologjine shqiptare.

Ne fillim te shek. XX nje gjeni i shkences Ferenc Nope, baron, me origjine hungareze, por qe shkroi gjermanisht, studjoi ne terrenin e Shqiperise situaten gjeologjike dhe sidomos ate etnografike dhe etnologjike. Trashegimia e Nopes eshte e jashtezakonshme. Ai ka lene ne doreshkrim edhe nje veper poetike, ne te cilen ka poezi te mrekullueshme per Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo veper duhet perkthyer ne shqip se mund te quhet nje monument poetik nga me te rrallet per Shqiperine.

Shek XX eshte shekulli i tragjedise shqiptare te vitit 1913 kur u ndane trojet tona ne Konferencen e Londres. Struktura arketipale afirmuese dhe mohuese ndaj kombit shqiptar funksionoi edhe ne kete rast. Duhen shenuar emrat e personaliteteve te medha olitike evropiane qe me guxim e mbrojten identitetin etnik dhe territorial te Shqiperise. Nuk mund te rrime pa permendur emrin e Garibaldit qe nje shekull me pare, i cili mendonte t'ja kushtonte jeten edhe ceshtjes se sherimit te Shqiperise nga lirimi otoman. I paharruar do te mbetet gjesti i Presidentit amerikan Willson, i cili do te ngrinte zerin per mbrojtjen e Shqiperise ne vitet 20 te shek. XX. Nje gjest i tille historik qe edhe ai i demaskimit te Traktatit te fshehte te Londres per copetimin e Shqiperise. Kjo shpjegon edhe nje poezi te poetit Majakovski, i cili mbron Shqiperine kunder etjes grabitqare per ta copetuar.

Por miku me i madh i shqiptareve eshte poeti francez Gijom Apoliner, mik i ngushte i Faik Konices. Apolineri mbas Bajronit eshte figura me e madhe evropiane, qe ka shkruar mrekullisht dhe pozitivisht per Shqiperine dhe shqiptaret. Poeti i njohur francez Valery Larbaud (1881 - 1957), ne nje poeme te tij te famshme te quajtur "Europa" flet dhe per nje udhetim te tij nga mali i Zi ne Shkoder. Ai shkruan dhe keto vargje:

Si te qe nje bote e re
me del perpara liqeni i Shkodres

Poetet franceze kane shkruar per suliotet, Marko Bocarin dhe Ali Pashe Tepelenen. Po te mblidheshin keto poezi do te perbenin nje antologji.

Keshtu ne shek. XX terhiqet vemendja kryesisht e njerezve te letrave, per fatin tragjik te Shqiperise. Per Shqiperine ne kete shekull kane shkruar: Pol Eluar dhe Filip Supo, Aragoni dhe Ilia Eremburg, Kostandin Simonovi dhe Tvardovski, Romen Rolandi dhe Jani Ricos, Antoni Samuraqis, Jashar Kemal, Dymfa Kysak, Zhorzh Amado. Amadoja ka botuar nje liber per Shiperine, qe u perkthye ne te gjithe gjuhet e medha te botes dhe me kete rast u quajt "I Fejuari i Shqiperise". Edhe poeti i madh kilian Pavlo Neruda i ka kushtuar nje poezi te shkelqyer Shqiperise. Per Shqiperine ka shkruar edhe poeti nobelist italian Salvatore Kuazimodo, nobelisti tjeter italian Dario Fo, semiotisti dhe shkrimtari italian Umberto Eko, etj.

Shkrimtarja franceze me e madhe e te gjithe koherave Margarit Jursenar i ka kushtuar nje novele mitit shqiptar te Rozafes.

Me adhurim per shqiptaret ka shkruar dhe Danillo Kish dhe sidomos Miroslav Kerlezha. Ky i fundit ka bere dhe nje portret per eruditin shqiptar Fan Noli.

Libra per shqiptaret kane shkruar edhe Justin Godart dhe poetja greke Rita Bumi Papes. Ne nje nga romanet e tij shkrimtari gjenial argjentinas Ernesto Sabato ka shkruar per origjinen e tij shqiptare nga ana e gjyshes, si dhe shkrime per viziten e tij ne Shqiperi me 1998. Per shqiptaret eshte shprehur pozitivisht edhe poeti me i madh amerikan i shek. XX i bitnikeve Alen Ginsberg, si dhe miku i tij i se njejtes gjenerate Ulliam Borrous. Ky i fundit i dhuroi Ginsbergut muziken e nje fyelli shqiptar, te cilen Borrous e kish incizuar ne Shqiperi. Nje nga poetet me te medhenj bitnike amerikane Filip Lamantia ka shkruar gjithashtu nje poezi ku permendet Shqiperia, qe meriton te perkthehet ne shqip. Per shqiptaret ka shkruar edhe prozatori me i famshem amerikan Xhon Apdajk, si dhe nobelisti gjerman Gynter Gras. Poeti me i madh i sotem gjerman Hans Maks Enzesberger i ka kushtuar nje poezi Shqiperise. Nje poezi te mrekullueshme per Skenderbeun ka shkruar dhe poeti irlandez Patric Kolumn, mik i ngushte i Xhejms Xhojsit. Eshte per tu theksuar se edhe vete Xhejms Xhojsi ne librin e tij "Zgjimi i Fineganeve", ka afro 40 shprehje dhe fjali ne gjuhen shqipe, ku tregon shqipofiline e tij.

Tabloja e mesiperme eshte vetem e porsaskicuar. Te tere keta dijetare dhe kampione te letrave evropiane dhe boterore e kane trajtuar shqiptarofiline si humanizem i mirefillte. Ne epoken globale kjo parakupton nje integrim duke mos humbur identitetin. Ne fillim te shek XXI struktura arketipale pozitive dhe negative per Shqiperine perseri funksionoi dhe funksionon. Tashme mund te themi me plot gojen se pozitivizmi informativ per Shqiperine e ka kapercyer negativizmin e politizuar dhe informal.

Tani mund te flitet per nje Shqiperi informative dhe virtuale te re, e me perspektive te qarte historike.

doGzona
12-10-05, 21:38
E Hene, 10 Janar 2005


MAQEDONI, GJUHA E DYTE TE JETE SHQIPJA

Ne nje raport te ri, forca vepruese e edukimit te Qendres Europiane per Ceshtjet e Pakicave, Zyra e Nismes se Politikes se Dialogut ne Shkup (ECMI) ka kerkuar futjen e arsimit alternativ dygjuhesh ne Maqedoni. Per te nxitur me shume mirkuptimin midis komuniteteve etnike, tha grupi, shkollat duhet te futin veprimtari te perbashketa jashteprogramore me mesimin ne dy apo me shume gjuhe.

Raporti, i botuar ne dhjetor, rekomandon qe shkollat duhet t'u kerkojne nxenesve qe bejne mesimin e gjuhes maqedonase, te mesojne se paku nje gjuhe tjeter te folur nga komunitetet etnike ne Maqedoni. Ne rajonet me nje gjuhe dytesore, mesimi i gjuhes se dyte duhet te jete i detyrueshem, tha forca vepruese.

Sipas Majkell Sczporluk, nje keshilltar politik ne ECMI, ekspertet e grupit jo vetem kane sugjeruar mesimin e shqipes po te gjitha gjuhet e komuniteteve etnike ne mjediset ku nje gjuhe e dyte zyrtare eshte ne perdorim.

Por edhe komunitetet etnike duhet te mesojne maqedonisht

"Nje nga rekomandimet eshte gjithashtu mesimi me cilesi te larte i gjuhes maqedonase nga nxenesit qe i perkasin komuniteteve etnike" tha Sczporluk. Rekomandimet jane derguar ne ministrine e arsimit te Maqedonise, ne byrone e zhvillimit arsimor, ne administraten e zhvillimit gjuhesor te komuniteteve dhe ne parlament. Sonja Lipitkova, kryetare e komitetit parlamentar te edukimit, konfirmoi se komiteti e kishte diskutuar raportin. "Asnje nga anetaret e pranishem nuk shprehu opinion negativ per rekomandimet" tha ajo. "ECMI punon ne permiresimin e statusit te pakicave," tha Konstandin Petkovski, nendrejtor i byrose se zhvillimit arsimor dhe nje anetar i forces vepruese. "Me keto sugjerime, anetaret e ECMI duan te permiresojne multikulturalizmin dhe prirjen e stereotipeve ne arsim." Grupi ka sugjeruar gjithashtu qe nxenesit te mesojne rreth kultures dhe traditave te komuniteteve te tjera etnike dhe qe tekstet e mesimit te rregullohen per te pasqyruar nje mjedis multikulturor.





KOHA JONE