PDA

View Full Version : A mendoni se rinia jone arsimohet si duhet???


loni19
09-10-05, 15:39
pershendetje.
desha te diskutojme pak ketu.
te kem mendimin tuaj.
me respekt loni19.

aferdita
09-10-05, 19:58
JO

loni19
09-10-05, 22:15
pershendetje per ty Aferdita.
pse bash mendoni keshtu, ne cka bazoheni dhe ku mendon se eshte zgjidhja?

doGzona
09-10-05, 23:14
Rinija e Kosoves ose rinija shqiptare eshte ne rrugen e mbare te arsimimit , por jo vetem tash por edhe me heret ka qene e arsimuar , sepse rinija e jone shqiptare ka qene bartesja kryesore per lirin e kombit tone ne pergjithesi .
Aersimimi dhe kuadrot ne pedagogjin tone kombatare jane te nivelit te larte , edhe pse mbreteron problemi ekonomik ne mesin tone , ata kan arritur qe te deshmojn cdo here aftesin e tyre dhe rezultate te mira deri me sot.
Une mendoj se ajo eshte ne rruge te mbare ne kete drejtim.

turisti
09-10-05, 23:57
Pershendetje per temen.

Mendoj se arsimimi ka stagnue shume sepse vete jeta ka stgnue dhe ka marr nje drejtim tjeter ne e cilin te gjithe,duke u nisur prej prinderve-jane te nxanun me probleme tjera,ne kahje tjera,ashtu qe sot te gjithe mirren me gjithcka,te gjithe jane avokata,keshilltara,mjeke,pilota,karatista,inxhinj era etj...,por me se paku jane te arsimuar.Dinamizimi i jetes i ka rreziqe te veta......

Sinqerisht,
TURISTI. :P

loni19
10-10-05, 11:32
Rinija e Kosoves ose rinija shqiptare eshte ne rrugen e mbare te arsimimit , por jo vetem tash por edhe me heret ka qene e arsimuar , sepse rinija e jone shqiptare ka qene bartesja kryesore per lirin e kombit tone ne pergjithesi .
Aersimimi dhe kuadrot ne pedagogjin tone kombatare jane te nivelit te larte , edhe pse mbreteron problemi ekonomik ne mesin tone , ata kan arritur qe te deshmojn cdo here aftesin e tyre dhe rezultate te mira deri me sot.
Une mendoj se ajo eshte ne rruge te mbare ne kete drejtim.


Pershendetje...
ku i shihni keto shenja doGzona, pe marrim shembull per gjithe rinine shqiptare..
ku i shihni shenjat e perparimit?
se me te vertete te themi te drejten ka edhe te rinj qe jane te zgjuar por kushtet ekonomike ua bejne te pamundur.
me respekt loni19.

doGzona
11-10-05, 02:55
loni19

Arsimi eshte ne vetvete e drejta themelore e njeriut si edhe nje mjet per te realizuar te drejtat e tjera. Eshte ky qe mund te hape shume dyer. Mohimi i te drejtes per arsim mund te ndikoje dhe te cenoje te drejtat e tjera meqe pasojat e nje arsimi te paplote mund te jene dhenia e te drejtave civile ose politike si per shembull, e drejta e shprehjes ose e
drejta per pjesmarrje politike, qe jane te xhveshura nga kuptimi dhe permbajtja. Aftesia per te gezuar te drejten e arsimit kur mungojne faktoret e tjere kufizues si diskriminimi i tregut te punes hap rruge per nje standart jetese te pershtatshme. Ajo krijon mundesi per
marrjen e njohurive qe i duhen individeve per te zhvilluar te gjitha aftesite e tjera, per te bere zgjedhje, per te zhvilluar ndergjegjen politike dhe sociale dhe per te marre vendime me piksynime te qarta ne menyre qe te jetojne nje jete me dinjitet. Permbi te gjitha,arsimi ne kuptimin me te gjere te fjales jep mundesi individeve qe te perfitojne benefite me te gjera.

Por sa i perkete te tere kesaj , do te postoja vetem kete artikulle sa per te kuptuar me mire se ne cilen shkalle gjindet sot per sot arsimi ne Kosove edhe pse atje eshte vorferi e madhe.


NIVELI I ARSIMIT NĖ KOSOVĖ GJENDET NĖ MESIN E VENDEVE TĖ TJERA TĖ RAJONIT



Nadie Ahmeti, Prishtinė
E enjte, 31. Mars, 2005







Niveli i arsimit nė pėrgjithėsi nė Kosovė, gjendet nė mesin e vendeve tė tjera tė rajonit, thonė organet kompetente, por edhe pėrkundėr kėtij fakti, kėto organe nuk janė tė kėnaqura me kėtė nivel tė arsimit. Dugagjin Pupovci, udhėheqės i Qendrės pėr Arsim tė Kosovės, tha se shkollimi nė Kosovė ėshtė pėrballur me sfida tė shumta gjatė viteve tė nėntėdhjeta dhe veēanėrisht kur janė shkatėrruar shkollat dhe infrastruktura, ndėrsa universiteti dhe disa shkolla ishin mbyllur pėrkohėsisht. Megjithatė, thotė zoti Pupovci, trendet e pėrgjithshme nė Kosovė tregojnė shenja tė pėrmirėsimit dhe lidhur mė kėtė, tha ai, Kosova, sa i pėrket shkollimit, ka mė shumė gjėra tė pėrafėrta me vendet e zhvillimit tė lartė njerėzor, sesa me ato tė zhvillimit tė ulėt njerėzor.
"Mendoj se nė radhė tė parė ne nuk duhet tė jemi tė kėnaqur mė faktin se ndodhemi nė mesin e vendėve me zhvillim mesatar njerėzor. Duke marrė parasysh situatėn tonė objektive nė radhė tė parė, nivelin e tanishėm tė zhvillimit ekonomik, ne kėtė mund ta tejkalojmė vetėm me anė tė zhvillimit tė kapitalit njerėzor, sepse Kosova nuk ka pasuri natyrore me tė cilat mund tė jetė garuese nė tregun ndėrkombetar, prandaj i vetmi kapital i cili mund tė posedojė ėshtė kapitali njerėzor".
Mirėpo, zoti Pupovci, shprehet se nė bazė tė disa analizave qė janė bėrė nė Kosovė tregohet se egziston njė pengesė e madhe nė mes tė nivelit tė arsimit nė zonat rurale dhe ato urbane. 60 pėrqind e popullatės kosovare jeton nė viset rurale dhe sipas zotit Pupovci, kjo paraqet pengesė tė madhe pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm nė Kosovė.
"Nė bazė tė disa statistikave tė cilat i posedojmė, nė viset rurale rreth 53 pėr qind e popullatės ka vetėm shkollėn fillore, ndėrsa rreth 32 pėr qind e njerėzve e kanė shkollėn e mesme. Ndėrkaq numri i atyre qė kanė shkollim tė lartė ėshtė nėn 10 pėrqind. Por, kur ėshtė fjala pėr zonat urbane aty shkollėn e mesme e kanė mbi 50 pėr qind tė njerėzve, ndėrsa numri i atyre mė shkollim tė lartė ose pjesėmarrja e atyre me shkollim tė lartė sillet dikund rreth 17 pėr qind. Kėto statistika paraqesin njė pengesė tė patejkalueshme pėr zhvillim tė qėndrushėm tė Kosovės", tha zoti Pupovci.
Muhamet Sadiku, nga Instituti pėr Hulumtime Zhvillimore "RIINVEST" ndėrkaq tha se 25 pėr qind e popullatės kosovare janė tė arsimuar.
Ai njėherit tha se nėse bėhet njė krahasim me vendet e tjera tė rajonit, niveli i arsimit nė Kosovė ėshtė nė gjendje tė pavolitshme.
"Arsimi duhet tė konsiderohet si faktor i rėndėsishėm edhe si aftėsi konkuruese e ekonomisė sė Kosovės, pasi liberalizimi i tregut ka futur elemente tė reja edhe nė aftėsinė konkuruese, nė vetėdijen dhe arsimin e spektrit tė gjerė.”
Ministria e Arsimit, nė mungesė tė regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullatės, nuk ka statistika tė sakta se sa ėshtė niveli i arsimit nė Kosovė, thotė Xhavit Rexhaj, nga kjo ministri. Por, sipas tij, 35 pėr qind e brezit tė ri nė kėtė vit i kanė vazhduar studimet.
"Kosova ka pėrfshirje shumė tė ulėt nė arsimin e lartė. Kjo pėrfshirje kėtė vit tė fundit, me futjen e zbatimit me korrespodencė edhe tė institucioneve private tė arsimit ėshtė pėrmirėsuar pak, por megjithatė prapė Kosova mbetet mė e ulta nė rajon pėr kėtė vit. Flitet pėr 12 deri nė 13 pėr qind e grupmoshės 18-25 qė studion nė universitet."
Ndryshe, niveli i analfabetizimit nė Kosovė ėshtė nėn 10 pėrqind, ēka do tė thotė qė sipas organeve kompetente kjo pėr qindje ėshtė e ngjashme mė atė nė Maqedoni, por ėshtė mė e ulėt se nė Shqipėri dhe Bosnje Hercegovinė. Sidoqoftė, sipas kėtyre organeve, Kosova radhitet nė fund tė vendeve tė Ballkanit dhe nė mesin e vendeve mė tė pazhvilluara tė Evropės.



Nga radio europa e lire

Artisti
11-10-05, 08:18
loni19



Anėtarėsuar: 04 Nov 2004
Mesazhe: 457
Vendodhja: Republika Islame e ILIRIDĖS Postuar: 09.10.2005 22:15 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

pershendetje per ty Aferdita.
pse bash mendoni keshtu, ne cka bazoheni dhe ku mendon se eshte zgjidhja?
_________________
"Kėrkojeni diturinė, prej djepi e deri nė varr"




Rinia shqiptare duhet te arsimohet mos te mendoj keshtu si ti i nderuari loni19.

Republik Islame aty ku jetojn shiptaret nuk do te kete kurre,sa per informim,e ti duhet mu arsimue edhe tjert qe mendojn si ti.



Sinqerisht


Artisti

Psikologu
11-10-05, 14:35
Ja ka perzi me kos pak loni19 , ani Republika Islame e Ilirides, a thua ku e ka pasur ndermend kufizimin e kesaj toke se....??!!!

loni19
11-10-05, 14:52
pershendetje.
Ka disa vende ne te cilat nuk duhet futen hundet, mirepo per kete Psikologu eshte i njohur e ai Artisti si duket vetem aktron dhe emiton dike.
Nese doni te jeni ne teme dhe te paraqitni komentet e juaja urdheroni, dhe bene kete duke marre mesim nga doGzona, dhe mos e shprehni ju edhe ketu injorancen e juaj dhe urrejtjen ndaj Islamit.
dmth per Psikologun me e rendesishme eshte lufta dhe urrejtja ndaj shqipetareve muslimane dhe ndaj Islamit sesa qe eshte e rendesishme per te Arsimi dhe rinia shqiptare.
Ekziston edhe tema Feja e Shqipetarit, kjo vlen per ju dy e sidomos per kete Psikologun, Zigmond Frojdin e forumit i cili edhe jeten e sheh ne enderra...
urdheroni ne teme sepse un jam pjese e atij arsimi prandaj edhe dua te diskutoj sepse eshte mjaft me rendesi.
me nderime loni19.

Psikologu
11-10-05, 15:02
Ndaj atyre islamisteve qe edhe ti je ne rrethin e tyre , eshte mekat qe tė mos i urresh , kur e shkruajn dhe e mendojnė hapur cdo shprehje qė dhe mendeim qe trojet shqiptare tė behet Islam , sikur ti qe ke shkruar Republika Islame e Ilirides.
Po sikur ta kishe fuqin e mundesin , si do tė beje?
Do tė trajtoje vetem besimtarin musliman si shqiptar apo cka?!
E ,pastaj kujdesesh per arsimin e shqiptarve se sa dhe si po mesojnė , gjė tė cilen ke te drejtė tė hulumtosh , por nese mesojnė dhe edukohen si ti , do tė jenė me njė qellim antikombtar , me kulturė te shekullit tė gjashtė dhe do tė jenė vetem e vetem urrejtes se cdo lirije njerzore dhe fetare , filluar qe nga gjinija femrore e deri tė ajo fetare , shoqerore dhe demokratike , nejse se demokracia tek sheriatistet si ti , llogaritet si armiku me i madhė.

loni19
11-10-05, 15:24
Psikologu ti dmth e pranon se na urren edhe ate pastaj mundohesh ta lash veten kinse duke u bazuar ne ate se ti je patriot e ne anti-komb ha ha ha ha ah aha ha aha ha po perse o Krist ke shkuar ne SW per letra dhe je shkruar azil dhe lejon te ngren diksuh per hunde e kendej ke lene Kosoves tone te dashur....


Tema per arsimin vazhdon...
gjithashtu edhe injoranca e Psikologut..
loni19.

Psikologu
11-10-05, 16:04
Psikologu ti dmth e pranon se na urren edhe ate pastaj mundohesh ta lash veten kinse duke u bazuar ne ate se ti je patriot e ne anti-komb ha ha ha ha ah aha ha aha ha po perse o Krist ke shkuar ne SW per letra dhe je shkruar azil dhe lejon te ngren diksuh per hunde e kendej ke lene Kosoves tone te dashur....


Tema per arsimin vazhdon...
gjithashtu edhe injoranca e Psikologut..
loni19.

Edukata e jote dhe ajo e cila rritet ne ty si pjesė e fundamentalizmit nuk ti permbush kuadrat tua qė tė jesh kombetar , sepse Ilirida e endrrave tua islame , nuk ėshtė mendim patriotik ose kombetar , edhe pse ti thua dhe mundohesh qė tė besh njė lajkatim tė tillė.
Duhet tė kuptosh njehere e pergjithmonė se vlersimi i yt pėr mua , nuk me luan rol , sepse vlersimet as pozitive as negative nga fundamentet nuk qojnė peshė aspak ,dhe se nuk me bejnė tė zhegitem , sepse njerez si ti ata,qe kan mendimet tua tė Republikave Islame ne trojet tona , janė pjesė e shitur pėr 500 euro ne muaj dhe ju e ata si ti ,jetoni ne shekullin e gjashtė dhe aq edhe keni kapacitet mendor , edukativ dhe arsimor, gjė tė cilen me vjen shumė keq qė je i mbeshtjellur me lekuren e shqiptarit e nė brendesi mban zemren e njė arabi , do tė thotė je ndeshė me vetė individualitetin tendė personal e mos tė flasim edhe me gjerė.

Murgesha
11-10-05, 16:52
Rinia e arsimuar a??

Paj mvaret se pari si janė tė edukuar pėr me qenė shoqėror, e pastaj vjen arsimimi. :wink:

GURI SYLAJ
11-10-05, 17:35
Shkolla eshte zanat e joedukata - taksirat.............


Majmunin e kan msu me e rujt mallin,
papagallin me fole,
qenin me e gjete drogen por ata hiq nuk nine per ndere ku qellojn e mbushin ere............

laliloli
11-10-05, 18:49
Une mendoj se rinia jone nuk eshte duke u arsimuar aq sa duhet dhe sa jane kushtet sot per mesim e edukim .
Dihen kushtet dhe rrethanat neper te cilat ka kaluar Kosova ,por sot vizito bibliotekat dhe kafiterite do shohesh se si eshte duke u arsimuar rinia jone .

Me rrespekt Lali

Naki
11-10-05, 21:01
Nė kėto dy dekadat e fundit duke mos analizuar faktorėt ,Luften dhe tragjedinė e kombitė tonė lirishtė mundė tė themė se kemi njė stagnim tė arsimimit sidomos tė shkollimit tė lartė.
Gjeneratat e reja Sidomos prej moshes 15-deri 25 vjeqare,Njė Numer jo shumė i vogel kanė devijuar Bankat Shkollore dhe Arsimimin Institucional dhe janė Kyqur nė edukimin E Prijėsve Fetarė Jashtė institucionalė,Ky ėshtė njė faktė pėr tu brengosur kur shehė Djemtė dhe Vajzat e reja Adoleshente se si Edukohen nė frymen Jo tė drejtė Fetare por nė njė Frymė Ekstremiste Islamike.
Do tė deshiroja Qė Rininė tonė Ti shohė Nė Bankat shkollore,Nė Universitete Po edhe nė Objekte Institucionale Fetare Ku Profesorėt Do tė Ligjerojnė Mbazė planė programit Tė ministrisė sė Arsimit e jo Tė marrim Mėsimm Nga ekstremistetė Fetarė tė ngjyrave Dhe te Intersave Tė tyre Personale.

Me nderime Naki

loni19
13-10-05, 14:20
Ndryshuar




Bond

Tomori
13-10-05, 19:43
PO eshte nuk rruge te mbare,,,biles shume per ket harke kohor 20 vjeqare shume ka perparuar Arsimi,,,biles i kemi tejkalu profesoret tone qe kan qene ne at kohe me bindje Ateiste,,qe vazhdimishte na impononin teorin e Darvinit..!!!
- Tashe kjo teze eshte hudhur poshte duke ju falemderuar diturise...

-Per fate te keqe akoma kan ngelur ca individa qe nuk jane kthelluar..
...akoma mendpjne dhe kan bindjen qe stergjyshi tyre ka qene Majmuni..!

-Keta persona verehen shume lehte sidomose ata qe kundershtojne Islamin....dhe pjeserishte Krishterizmin..!!!!

Mendoje qe kjo eshte fakte qe Arsimimi ka shkuar para,,, :wink:

Reana
14-10-05, 20:02
Gjeja me esenciale, kyqe, qe mesohet ne sistemin arsimor perendimor, eshte te menduarit KRITIK, individual dhe te pavarur!
Me ka ndodhur te kem profesore te lemive te cilet jane flamurtare ne fushen e studimeve ne te cilen ligjerojne; ASNJEHERE nuk ndjehen te lajketuar nese thjesht pajtohesh me teorine te cilen e ligjerojne/mbeshtesin-nese nuk je ne gjendje ta demantosh permes argumenteve logjike qofte mendimin perkrahes, qofte mendimin kritik, nuk te jepet mundesia te kalosh ne zhvillimin e temave te reja!
Mendoj se ne Kosove, perkunder reformave te reja ne kuader te Arsimit, sistemin ne vete edne permban menyra, metoda pedagogjike, edukative, arsimore te cilat stimulojne, orientojne stundentet qe shkurt te behen percjelles te teorive ne fjale (pammareparasysh se per cilen lemi behet fjale).
Permes BINDSHMERISE, apo shtypjes se mendimit te lire, si forme edukative arsimore e komunizmit (si edhe te gjitha shoqerive tjera diktaturiale), apo kritikes se pa mbeshtetur e jo-shkencore apo te pa-argumentuar shkencerisht, nuk ka gjasa qe shoqeria ne Kosove te pergatise gjeneratat e reja per kushtet e tregut te lire dhe te ekonomise moderne!
Prandaj mund te them se disi rinise shqiptare ne Kosove nuk po i jepen mundesite adekuate per te zhvilluar potencialin e tyre intelektual ne maksimum!

elvio
12-06-11, 20:48
pershendetje.
desha te diskutojme pak ketu.
te kem mendimin tuaj.
me respekt loni19.
Me bindje them jo Loni 19.

Flas per vendin tim,pasi s'ka aspak nivel,mos them e sheh me dylbi:smile:

tipi engjellor
12-06-11, 20:57
edhe une kam kete mendim qe jo nuk arsimohet si duhet....