PDA

View Full Version : Ndryshimi i bute i Rusise per Kosoven pavaresia eshte nje ng


Dilaver
10-10-05, 10:55
Ndryshimi i bute i Rusise per Kosoven- nga KATOVICA

pavaresia eshte nje nga opsionet e zgjidhjes

Burime diplomatike nga Beogradi bejne te ditur se nje ndryshim gjithnje e me i dukshem mes qendrimeve te Serbise dhe Rusise po vihet re persa i perket ceshtjes se Kosoves. Nje vleresim i tille vjen edhe pas bisedimeve qe zhvilloi me 6 tetor ne kryeqytetin serb, Aleksander Botsan-Karcenko, i derguari i posacem i ministrit te Jashtem rus per Kosoven.

Zyrtari rus kerkoi nga bashkebiseduesit me shume shpjegime per formulen e erret qe ka aplikuar diplomacia serbe per Kosoven "me shume se autonomi dhe me pak se pavaresi", ndonese per mediat serbe ai u shpreh qe Moska e mbeshtet kete formule. Zyrtari rus e di fare mire se kjo formule eshte refuzuar nga Grupi i Kontaktit per Kosoven, ku Rusia eshte anetare. Karcenko e vuri theksin tek rendesia e dialogut te drejtperdrejte mes Beogradit dhe Prishtines, si nje hap te pare per te hedhur nje ure ne hendekun qe ndan te dy palet. Me viziten e tij u pa se retorika e meparshme ruse per Kosoven si pjese apo djep i Serbise, ka ardhur duke u pakesuar ne fjalorin diplomatik te Moskes.

Ndryshimi i bute i qendrimeve te Rusise ne ceshtjen e Kosoves eshte konstatuar ne radhe te pare brenda dyerve te mbyllura ne punimet dhe bisedimet e rregullta cdo gjashtejavore te Grupit te Kontaktit per Kosoven, ku bejne pjese: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia. Burime diplomatike brenda Grupit te Kontaktit bejne te ditur se diplomacia ruse ka ardhur duke e zbutur kundershtimin e saj intransigjent per ceshtjen e Kosoves, duke u paraqitur gjithnje e me mirekuptuese ndaj qendrimeve te anetareve te tjere te grupit, pra te BE-se dhe SHBA-se. Ajo, sic rezultoi nga mbledhja e fundit ne Nju-Jork e Grupit te Kontaktit, i eshte bashkuar vleresimit se ka progres te dukshem ne disa fusha ne Kosove dhe se bisedimet per statusin perfundimtar te saj duhen hapur. Disa nga qendrimet qe Moska me pare refuzonte t'i pranonte dhe qe tani i eshte bashkengjitur qendrimeve perendimore ne Grupin e Kontaktit dhe jane bere te ditura si qendrime Grupi, jane: -situata dhe statusi aktual i Kosoves nuk mund te pranohen dhe te mbeshteten me. -nuk mund te kete kthim ne situaten para vitit 1999. -nuk mund te kete ndarje te Kosoves. -nuk mund te kete bashkim te saj me shtetet fqinje. -pavaresia eshte nje nga opsionet e zgjidhjes, pavaresisht nga menyra e realizimit te saj dhe qe permblidhet ne epitetin "e kushtezuar".

Asnjeri nga keto pozicione te Grupit te Kontaktit per Kosoven ku ben pjese dhe Rusia, nuk eshte ne platformen zyrtare diplomatike dhe politike te Serbise per Kosoven. Madje qarqet drejtuese ne Beograd nuk jane te qarte dhe te nje mendimi as per formulen "as mish as peshk " me shume se autonomi dhe me pak se pavaresi, te cilen ministri i Jashtem serb Vuk Drashkovic ia shpjegon ndryshe diplomateve perendimore dhe Sanda Raskovic-Ivic, koordinatorja e qeverise serbe per Kosoven, ia shpjegon krejt ndryshe. Kjo diskordance eshte kaq flagrante, sa mes te dy paleve te qeverisjes dhe politikes serbe shpertheu keto dite dhe nje perplasje e ashper publike.

Rusia nuk ka kundershtuar dhe nuk ka vene veto per caktimin nga OKB-ja e te derguarve te posacem perendimore per Kosoven, qe nga ambasadori norvegjez ne NATO, Kai Eide, qe hetoi procesin e realizimit te standardeve ne Kosove dhe i dorezoi raportin e tij keto dite Kofi Ananit, e deri tek ish- presidenti finlandez, Marti Ahtisari, qe pritet te emerohet nga OKB-ja drejtues i bisedimeve per statusin e Kosoves dhe i cili do te asistohet nga nje diplomat i larte i SHBA-se, nje diplomat i larte i BE-se dhe nje diplomat i larte rus. Ecja e Rusise drejt nje qendrimi me realist ne ceshtjen e Kosoves ka arsyet dhe shpjegimet e veta. Se pari, Rusia e kupton se ne analize te fundit, Kosova eshte ceshtje e aleances perendimore, e BE-se dhe e NATO-s, dhe jo e Rusise. Se dyti, Rusia e kupton se ne planin strategjik te saj, as Kosova dhe as Serbia nuk kane ate rendesi, qe mund te kishte Jugosllavia e dikurshme per ish- Bashkimin Sovjetik. Se treti, ne boten e sotme te globalizimit, dimensioni ekonomik eshte kryesori, ndersa vlera e dimensionit ushtarak po pakesohet dhe interesat ruse ne Ballkan mund te promovohen me mire me investime ekonomike dhe jo me programe e prani ushtarake. Ne kete kuader edhe ne Ballkan, edhe ne Kosove, ajo po e kthen ngadale shikimin ne planin ekonomik.

Ditet e fundit nje kompani e fuqishme ruse si Rusal, ka shprehur interesim per te bere investime te medha ne Kosove ne fushen energjetike dhe kuptohet se investimet e saj do te kerkonin nje mjedis te qete nga popullsia vendase, gje qe mund te sigurohet me njohjen e te drejtave te asaj popullsie per te zgjedhur formen e jetes se vet ne menyre te lire dhe demokratike. Se katerti, Rusia e sheh se Serbia zyrtarisht po kerkon te behet anetare e BE-se dhe e programit te NATO-s " Partneritet per paqe". Nese Serbia po e orienton politiken e saj drejt anetaresimit ne aleancat perendimore, kjo automatikisht con ne pakesimin e interesit te Rusise edhe per vete Serbine. Se pesti, NATO dhe BE nuk e ndermoren nderhyrjen ne Kosove me 1999 dhe nuk kane qendruar, shpenzuar e investuar gjashte vjet ne Kosove qe ate t'ia kthejne perseri Serbise, sepse po te ishte keshtu, nuk kishin nderhyre fare. Angazhimi i tyre ne Kosove ishte dhe eshte sa human, aq edhe strategjik dhe Moska e ka te qarte kete. Ky angazhim misherohet tek pozicioni i shprehur jo pak here ne qarqet diplomatike perendimore, se treni i statusit te pavarur te Kosoves eshte nisur dhe ai do te shkoje ne destinacion edhe nese Serbia apo Rusia nuk do te deshirojne te hipin ne te.
Dhe Rusia pavaresisht se mund te mos jete plotesisht dakord me shume qendrime dhe interesa te perendimit, duket se ka hipur ne shkallet e vagonit te trenit. Se gjashti, bisedimet per statusin, sic njoftoi me 7 tetor sekretari i pergjithshem i OKB-se, Kofi Anan, do te hapen se shpejti dhe Rusia nuk deshiron te jete jashte diskutimit te nje procesi dhe rezultati, qe do te coje ne raporte te reja gjeopolitike ne rajonin e Evropes Juglindore. Padyshim Moska nuk eshte e lumtur qe kuotat strategjike te aleatit te saj te vetem ne Ballkan, Serbise, po bien vazhdimisht, por proceset historike ecin perpara pa marre parasysh deshirat e njerit apo tjetrit dhe ato duhen njohur realisht. Ne kete kuader Rusia nuk mund ti lejoje vetes luksin qe te mbetet peng i politikes proserbe deri ne shkallen e demtimit te interesave te veta strategjike ne marredheniet me SHBA-ne, NATO-n dhe BE-ne. Evolucioni i saj i ngadalshem ne qendrimet per ceshtjen e Kosoves duket se eshte pjese e ketij reflektimi.

Kjo eshte nje levizje pozitive, e cila eshte ne te mire te paqes dhe stabilitetit ne Kosove e ne Ballkan, por edhe te vete rolit dhe interesave te Rusise ne Evropen Juglindore, ku Moska po e kupton se dogmatizmi i pikepamjeve dhe i aleancave te atrofizuara ruso-serbe te se kaluares, nuk eshte produktiv ne koherat moderne.