PDA

View Full Version : Tre llojet e shqiptarėve tė Maqedonisė dhe pėrqindjet


Reana
14-10-05, 03:18
Nėse jeton nė komunėn Ēair ke tė drejtė tė pėrdorėsh gjuhėn e flamurin, por nėse jeton nė komunėn fqinje Butel, ke tė drejtė tė pėrdorėsh gjuhėn pa flamur, e nėse je banor i komunės sė afėrt tė Gazi Babės qė ka (vetėm) 19 pėr qind shqiptarė, nuk ke tė drejtė tė pėrdorėsh as flamurin e as gjuhėn (sqarim:qe te tri komunat jane komuna te qytetit te Shkupit)


nga Arben Ratkoceri



Derisa pėr ekonomistėt apo drejtuesit e ndonjė kompanie, me shprehjen
pėrqindje kryesisht nėnkuptohet shpėrblimi pėr punėn e kryer ose sipas
xhiros nė tė holla, apo pėr gjuhėtarėt kjo shprehje sqarohet si pjesa e
njė tėrėsie e llogaritur, sipas ndarjes sė saj nė njėqind njėsi, pėr shqiptarėt e Maqedonisė, fjala pėrqindje ėshtė pėrcaktuesi kryesor i tė drejtave qė u lejohet
t`i gėzojnė.

Pėrqindjet, “peshorja” e tė drejtave tė shqiptarėve; Duke
filluar nga kushtetuta, marrėveshja e Ohrit, ligjet dhe aktet e tjera
nėnligjore qė janė miratuar deri mė tani, qė nga pėrfundimi i
konfliktit tė vitit 2001, pėrqindjet strikte tė popullsisė brenda mėhallėve, katundeve, qyteteve tė Maqedonisė, janė pėrcaktuesit e sasisė dhe cilėsisė sė tė drejtave qė u lejohet t`i shfrytėzojnė shqiptarėt.

Ky kualitet e kuantitet i tė drejtave, krahas shqiptarėve, po sipas
pėrqindjes, ėshtė pėrcaktuese edhe pėr etnitė tjera, shumė mė minore se
shqiptarėt si vllehėt, romėt, serbėt….ndėrsa pėrqindja nuk vlen vetėm
tek maqedonasit.


Pėr shkak tė pėrqindjeve dhe ndarjeve territoriale tė komunave, shqiptarėt e Shkupit, pėr shembull, edhe pse jetojnė nė tė njėjtin qytet, adresat e banimit ndėrmjet vete i kanė nė njė distancė gjeografike minore, njėri prej tjetrit kanė tė drejta ekstreme tė ndryshme.

Nėse jeton nė komunėn Ēair ke tė drejtė tė pėrdorėsh gjuhėn e flamurin sepse nė nivel komune shqiptarėt janė rreth 60 pėr qind, nėse jeton nė
komunėn fqinje Butel qė ka rreth 30 pėr qind shqiptarė nuk ke tė drejtė
tė pėrdorėsh flamurin por ke tė drejtė tė pėrdorėsh gjuhėn e nėse jeton
nė komunėn prapė tjetėr fqinje Gazi Babė qė ka 19 pėr qind shqiptarė
nuk ke tė drejtė tė pėrdorėsh as flamurin e as gjuhėn. Pėrveē gjuhės e flamurit e njėjta vlen edhe pėr tė gjitha tė drejtat tjera kolektive dhe vendimmarrėse.

Megjithatė kėta “tre llojet” e shqiptarėve qė jetojnė nė komunat e lartpėrmendura
duke se nuk janė edhe aq tė shqetėsuar sepse si element krahasues
marrin bashkėkombėsit e tyre, qė jetojnė jo mė larg se nė anėn tjetėr
tė rrugės apo lumit Vardar, e qė janė nė kuadėr tė komunės Qendėr, ose
Karposh e Kisela Vodė, komuna qė kanė mė pak se 10 pėr qind shqiptarė,
ku tė drejtat e tyre i kanė tė pėrkufizuara vetėm brenda oborreve tė
shtėpive tė tyre.

Tė gjitha kėto dallime mes shqiptarėve tė tė njėjtit qytet por tė mėhallėve tė ndryshme janė si pasojė e pėrqindjes ,shprehje qė mė sė shumti ndeshen nė Kushtetutėn e ligjet e Maqedonisė, paskonfliktuoze.

Kur kėto dallime qė janė tė sanksionuara juridikisht dhe qė i ndeshim
brenda njė qyteti, atėherė e tepėrt ėshtė tė peshohen tė drejtat e njė
shqiptari qė jeton nė Tetovė e Gostivar me ata tė Shkupit e Kumanovės
ndėrsa pėr ata tė Manastirit, Ohrit apo Prespės, as qė mund tė flitet
pėr ndonjė tė drejtė kolektive juridike qė gėzojnė aktualisht. Nė bazė
tė statistikave tė fundit diferenca numerike e shqiptarėve me tė drejta
gati absolute tė Tetovės e Gostivarit nga bashkėkombėsit e tyre me
gjysmė tė drejta tė Shkupit, Kumanovės ėshtė shumė e vogėl ndėrsa
diferenca nė tė drejta ėshtė shumė e madhe.

Shqiptarėt me dallime plotesuese

Nga kjo nė Maqedoni, shqiptarėve, krahas dallimeve qė kanė me
nacionalitetet tjera, u janė imponuar edhe dallime mes tyre, ku “prin”
shqiptari i Tetovės i cili nė rrafshim komunal ka tė drejta gati
absolute, ai i Shkupit me gjysmė tė drejta ndėrsa ky tjetri i
Manastirit nuk ka kurrfarė tė drejta. Madje edhe nėse ndonjė e drejtė
elementare ėshtė e imponuar nga administrata qendrore pėr hir tė
integrimeve euro-atlantike, qė tu lejoj tė paktėn shqiptarėve “tė
kategorisė sė tretė”, arsim tė mesėm nė gjuhėn amtare, atėherė e
dirigjuar apo spontanisht aktivizohen pengesat tjera
jashtinstitucionale, siē ėshtė rasti i paraleles shqipe nė gjimnazin e
Manastirit, ku shteti lejon, e kolektivi bashkė me nxėnės e prindėr maqedonas kundėrshtojnė dhe si pėrfundim, ngadhėnjejnė kėta tė fundit.

Uverturė e tė drejtave, nė bazė tė pėrqindjes nėpėr komuna pėr shqiptarėt e Maqedonisė, ishin ligjet e Decentralizimit, ku ndarja territoriale ėshtė bėrė e kombinuar nga pėrqindjet dhe “gėrshėrėt” pėr kufijtė e komunave dhe tani duket se ideatorėt qė atėherė, qėllimin final qė ka filluar tė duket, e kanė pasur qė brenda tė njėjtit shtet tė kemi minimum tre kategori shqiptarėsh qė tė reflektojė tre apo katėr lloj tė drejtash.

Pra deri sa pėr shqiptarėt por edhe pėr tė tjerėt, determinuese pėr t’i
gėzuar tė drejtat elementare kolektive pėrcaktuese ėshtė pėrqindja, pėr
maqedonas kjo nuk vlen. Mjafton qė nė njė komunė apo fshat tė jeton njė
maqedonas (e jo njė pėr qind) atėherė pėr kėtė bashkėqytetarin tonė nuk
ekziston asnjė pengesė juridike qė nė mėnyrė absolute t`i gėzon tė
gjitha tė drejtat kolektive qė i takojnė njė populli edhe pse ėshtė
individ.

Megjithatė, pėrqindja, gjithnjė kur janė nė pyetje shqiptarėt, ka edhe njė
anė tjetėr edhe mė negative, konkretisht te buxheti qendror, ku kėtu
pėrqindja “nuk kryen punė”. Pėrveē Ministrisė sė Arsimit, ku pėr shkak
tė sė drejtės natyrore mėsuesit e profesorėt shqiptarė pėrmes marrjes
sė pagave nga ky institucion “thithin” aq sa janė, nė ministritė tjera
punėt janė krejt ndryshe. Duke filluar nga kultura, shkenca,
shėndetėsia, arsimi ( investimet teknike publike), ekonomia, diplomacia,
sporti e deri te ekologjia, nė bazė tė tė dhėnave zyrtare, thuajse nė
asnjėrėn ministri qė drejtojnė sektorėt e lartpėrmendur, as 10 pėr qind
e mjeteve buxhetore nuk kanė destinacion qė tė “shijohen” nga
shqiptarėt. Asnjė normė juridike qė rregullon mėnyrėn e harxhimit
vjetor tė buxhetit i cili mbushet nga gjithė qytetarėt e Maqedonisė pa
dallim etnie, nuk pėrmend pėrqindjen. Pra as juridikisht apo formalisht
nuk precizohen se sa mjete duhet tė derdhėn pėr kulturėn, shkencėn,
shėndetėsinė apo sportin e shqiptarėve i cili megjithatė dallon nga i
tė tjerėve , qė edhe kėta tė paktėn tė kenė njėfarė baze materiale qė
tė prodhojnė ndonjė farė vlere, pėr shkak tė dallimeve qė kanė nga
tjerėt.

Edhe punėsimi i shqiptarėve nė administratėn shtetėrore i cili nė
vokabularin e politikanėve por edhe nė norma juridike pėrmend
pėrqindjen mirėpo nė praktikė zvarritet, aq sa nė bazė tė tė dhėnave
zyrtare, ėshtė numri goxha i madh i institucioneve qė ose nuk kanė fare
shqiptarė tė punėsuar ose numri i tyre ėshtė simbolik.

Pėrqindja, sė fundi ka zėnė vend nė propozim-ligjin pėr simbole dhe paralajmėrimet janė qė ky “fat” do ta ndjek edhe Ligjin tjetėr tė radhės, atė pėrpėrdorim tė gjuhės shqipe. Edhe kėto dy ligje ashtu si tė gjitha ligjet tjera qė kanė dalė, qė nga marrėveshja e Ohrit, shqiptarėve u ndajnė tė drejta nė bazė tė pėrqindjes qė janė nė njė mėhallė, katund apo komunė.

Ky sanksionim i tė drejtave kolektive tė shqiptarėve nė bazė tė pėrqindjes
qė janė nė njė rajon ose komunė e qė nė mėnyrė strikte janė e po
precizohen pėrmes normave juridike tė vendit edhe pse akoma nė heshtje
ka reflektuar fenomenin e lėvizjes sė shqiptarėve nga “mėhalla”
pėrballė nė anėn tjetėr, nė mėnyrė qė tė jetė pjesė e komunės fqinje qė
ka minimum 20 pėr qind shqiptarė qė mė pas tė gėzojė 20 pėr qind tė
drejta, se sa asnjė tė drejtė nė komunėn qė ėshtė me 19 pėr qind
shqiptarė!