PDA

View Full Version : ~DARDANET~ KRUSHNJIT E KOBETARES


skenderbeu
17-10-05, 12:19
Dardanet rikthehen ne tifo-skenen shqiptare!

http://www.futbolli.com/images/stories/mesazhidardan.gif


Pas dy ndeshjeve te bojkotuara ne proteste ndaj Federates Shqiptare te Futbollit per cmime te larta te biletave, Dardanet jane rikthyer perseri ne shkallet e stadiumit kombetar “Qemal Stafa”

ne ndeshjen Shqiperi – Turqi ku per fat te keq ekipi yne kombetar ka humbur me rezultatin 0-1. Lojtaret kuq e zi e kane ndjere mjaft mungesen e Dardaneve ne ndeshjet ndaj Azerbaxhanit dhe Kazakistanit, por kete here Dardanet jane rikthyer me forte se kurre. Ne nje organizim perfekt nga Dardanet Prishtine, tifo grupi me i zjarrte i kombetares shqiptare ka arritur te beje diferencen ne shkallet e stadiumit. Jane nisur nga Prishtina ne nje rruge te gjate e te lodhshme ku kane kaluar ne Maqedoni, Qafe Thane, Elbasan, etj. Dardanet Prishtine kane arritur ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane. Edhe pse rruga ka qene e gjate perseri ne ftyrat e tyre shprehej vec gezim pasi misioni i tyre ishte qe te perkrahnin kombetaren shqiptare. Rreth ores 17:00 Dardanet kane filluar te mbushin shkallet e stadiumit “Qemal Stafa” dhe kane filluar pergatitjet duke vendosur dhe parrullat ne stadium nder te cilat ishin “Dardanet Prishtine” dhe “Prishtina Plisat”. Nuk ka munguar parrulla “UNITED STATES OF ALBANIA” – “SHTETET E BASHKUARA TE SHQIPERISE”, e cila eshte deshira dhe endrra e te gjithe shqiptareve per nje Shqiperi Etnike. Pa dyshim kjo eshte nje nga transparentat me te bukur krijuar nga tifozeria shqiptare. Dardanet Prishtine gjate gjithe 90 minuteshit nuk kane pushuar se kenduari dhe brohorituri per kombetaren. “Xhamadani vija-vija, eshte Kosova, eshte Shqipria, rreh si zemer ciftelia, sa e madhe eshte Shqiperia”, “Forca Shqiperia ti je kampione pergjithmone, ne jemi Dardanet qe ty te dojme e kurre nuk te harrojme”, kane qene disa nga vargjet qe Dardanet e Prishtines kane kenduar gjate ndeshjes Shqiperi – Turqi. Eshte vene re nje parrulle mbajtur ne duar nga Dardanet, ku shkruhej “FSHF-MJAFT MA! Ne jemi DARDANET!”. Pasi i kemi pyetur disa nga antaret e Dardaneve per kete parrulle ata kane shpjeguar gjithcka. Jane te pakenaqur me menyren se si po sillet Federata Shqiptare e Futbollit me tifozat. Dardanet vijne ne Tirane nga vende te largeta dhe gjithmone nuk jane trajtuar ashtu sic trajtohen te gjithe tifozet anembane botes. Ne vendet e huaja tifozi eshte miku me i ngushte i federates dhe federatate huaja bejne gjithcka per tifozat pasi ata jane lojtari i 12-te i kombetares. Gjithashtu Dardanet kane protestuar ndaj korrupsionit dhe shitjeve te ndeshjeve i cili duket nje semundje qe po e mbulon futbollin shqiptar. Edhe kete here Dardanet e kane bere detyren e tyre dhe kane treguar vlerat e tyre qe cdo kombetare do ti kishte zili pasi ato jane lojtari i 12-te i kombetares shqiptare. Futbolli.com i pergezon Dardanet dhe ne vecanti Dardanet e Prishtines te cilet kane bere te mundur organizimin per ndeshjen Shqiperi – Turqi.

-------------------------------------------TUNG SKEDREBEU.

skenderbeu
17-10-05, 12:26
Disa fotografi nga ndeshja Shqiperi - Turqi

http://www.futbolli.com/images/stories/ship8.jpg


http://www.futbolli.com/images/stories/sh3.jpg


http://www.futbolli.com/images/stories/dardanet3.JPG


http://www.futbolli.com/images/stories/dardanet4.JPG


http://www.futbolli.com/images/stories/dardanet5.jpg

Dilaver
17-10-05, 14:40
Dardanet rikthehen ne tifo-skenen shqiptare!

Dardanet kane filluar te mbushin shkallet e stadiumit “Qemal Stafa” dhe kane filluar pergatitjet duke vendosur dhe parrullat ne stadium nder te cilat ishin “Dardanet Prishtine” dhe “Prishtina Plisat”. Nuk ka munguar parrulla “UNITED STATES OF ALBANIA” – “SHTETET E BASHKUARA TE SHQIPERISE”, e cila eshte deshira dhe endrra e te gjithe shqiptareve per nje Shqiperi Etnike. Pa dyshim kjo eshte nje nga transparentat me te bukur krijuar nga tifozeria shqiptare. Dardanet Prishtine gjate gjithe 90 minuteshit nuk kane pushuar se kenduari dhe brohorituri per kombetaren. “Xhamadani vija-vija, eshte Kosova, eshte Shqipria, rreh si zemer ciftelia, sa e madhe eshte Shqiperia”, “Forca Shqiperia ti je kampione pergjithmone, ne jemi Dardanet qe ty te dojme e kurre nuk te harrojme”, kane qene disa nga vargjet qe Dardanet e Prishtines kane kenduar gjate ndeshjes Shqiperi – Turqi.


Skenderbeu të lumtë për këtë afishim, të them të drejten përpak u liga, një shkrim shum emocionues.