PDA

View Full Version : Kosovė-Serbi, pėrplasja e miteve


ARVANITI
17-10-05, 22:16
Mitet serbe pėr Kosovėn, vendin e tė gjitha fantazmave identitare tė mitologjisė nacionaliste serbe, sipas njė historiani francez nė njė libėr tė botuar nė Francė vitet e fundit. Por edhe kundėrmitet shqiptare. Njė histori e shkurtėr e marrėdhėnies mes Serbisė dhe Kosovės nė kėndvėshtrimin e njė autori francez, por jo filoserb

Kosovė-Serbi, pėrplasja e miteve


Bosnjė-Hercegovina nuk ishte e vetmja pjesė e perandorisė otomane nė kontakt me Serbinė; Kosova ishte njė tjetėr pjesė e kėsaj perandorie, por kėsaj here, ajo ishte brenda vetė kufijve tė Serbisė.
Nė Evropėn Qendrore dhe Ballkanike ku pėr shekuj me radhė popujt kishin qenė tė integruar nė perandori tė ndryshme, historiografia, ashtu siē lindi nė shekullin XIX, mori pėrsipėr rolin pėr tė hedhur themelet e vetėdijeve kombėtare dhe pėr t’i formuar ato. Nė tė gjitha kėto vende, historia, prapa njė ngjyre objektiviteti, mendonte se detyra e saj nuk ishte tė parashtronte faktet dhe tė ndriēonte problemet, por tė hapte procese dhe tė fitonte ēėshtje gjyqėsore. Kėto prirje qė nė thelb ishin tė natyrshme, nga tė cilat nuk shpėtuan as vetė historiografia franceze dhe ajo gjermane, nė kėtė pjesė tė Evropės arritėn kulmin. Kėtu historia prodhoi edhe mite - mite nacionaliste - qė pėrftonin urrejtje dhe mė nė fund luftė.

Ironi me mitin serb

Miti serb par excellence, siē e kemi parė, e koncepton Serbinė si Krishtin: duke qenė ashtu si ai bartėse e Besimit tė Vėrtetė, si ai ishte vėnė nė kryq, si ai kishte vdekur, si ai ishte ringjallur. Mirėpo ky mit inkuadrohej nė njė hapėsirė: kjo hapėsirė ishte Kosova, e quajtur “Serbia e Vjetėr”. Kjo provincė ishte vendi i jetės sė lashtė tė Serbisė dhe ai i martirizimit tė saj; pra, logjikisht, ajo duhej tė ishte vendi i rilindjes sė saj. Nė qoftė se mund tė themi kėshtu, ky mit kishte njė thjeshtėsi biblike. Atdheu i “origjinės” sė serbėve, “djepi” i tyre ishte Kosova. Mė 15 qershor 1389, nė Fushėn e Mėllenjave, serbėt, tė vetmit mbrojtės tė Krishtėrimit, me princin Lazar nė krye, nė njė betejė heroike qė shumė shpejt u lartėsua nga njė cikėl i tėrė epik, u mposhtėn nga vėrshimi i turqve tė pafe.
Pushtimi otoman i dėboi nga djepi i tyre historik nė fund tė shekullit XVII: mė 1690, patriarku ortodoks i Pejės mblodhi tėrė popullsinė serbe tė krahinės dhe, duke udhėtuar nė krye tė saj, vajti tė vendosej bashkė me tė, nė mbarim tė kėtij eksodi tė ri, nė Hungarinė e Jugut. Pasi qė nga ajo kohė mbeti e shkretuar, Kosova u popullua me shqiptarė tė islamizuar qė erdhėn nga jugu, pushtues tė padenjė tė kėsaj province, manastiret e sė cilės ishin “vendet e shenjta” tė serbėve ortodoksė. Po ashtu ringjallja e Serbisė do tė ishte e plotė vetėm kur kjo e fundit do tė rimerrte Kosovėn dhe do tė dėbonte prej saj ata qė ishin futur aty pa tė drejtė, pėr tė rivendosur aty popullin mbrojtės tė besimit, tė transfiguruar nga martirizimi i tij.

ARVANITI
17-10-05, 22:18
Pėrtej miteve, realiteti

Meqenėse nuk ka qenė kaq poetik, duket se realiteti ka qenė mė kompleks. Historiani i Cambridge-it Noel Malcolm-i, i cili mė parė ishte shquar me veprat e tij pėr Bosnjėn, kohėt e fundit ėshtė orvatur, aq sa ka qenė e mundur, ta rindėrtojė pa pasion dhe t’i japė mundėsi publikut perėndimor tė marrė vesh tė vėrtetėn. Midis shumė pikave qė arrin tė vėrtetojė studimi i tij, mė thelbėsoret janė kėto:
- Perandoria e parė serbe nė Ballkan nuk e ka pasur zanafillėn nė Kosovė, por nė veriperėndim tė kėsaj tė fundit, nė provincėn e Rashės qė pėrkon nė Sanxhakun e Novi-Pazarit. Selia e Kishės ortodokse serbe nuk i hodhi themelet nė Kosovė, por nė Serbinė qendrore dhe u zhvendos nė Kosovė vetėm pasi ishte djegur nga zjarri; shumica e manastireve dhe e kishave serbe tė mesjetės sė hershme qenė ndėrtuar jashtė Kosovės.
- Sa i pėrket Kosovės, para ardhjes sė sllavėve, ajo ishte populluar me “ilirianė”, njė degė e tė cilėve janė shqiptarėt. Edhe pas invadimit nga serbėt dhe integrimit tė Kosovės nė perandorinė e tyre, njė prani e qartė shqiptare mbeti nė perėndim tė vendit, si dhe disa pakica nė lindje, pas gjasave sidomos katolike.
- Mė 1389-ėn, ushtria kristiane e princit Lazar nuk pėrbėhej aspak vetėm nga serbėt, por nė tė merrnin pjesė sė paku shqiptarė, boshnjakė e hungarezė. Kjo prani shqiptare ishte aq mė shumė e natyrshme, sepse fiset shqiptare dhe sllave kishin bėrė lidhje tė shumta martesash, deri nė atė shkallė sa nė disa raste pandehnin se kishin stėrgjyshėr legjendarė tė pėrbashkėt.
- Pėrballė ushtrisė kristiane, ushtria otomane kishte nė radhėt e saj kontingjente tė rėndėsishme tė krishterėsh, nga tė cilat disa ishin edhe kontingjente shqiptare, por edhe maqedonase e bullgare, tė dėrguara nga princat e tyre, Marko Kraljeviqi dhe Konstantin Dejanoviqi qė ishin serbė, por vasalė tė Portės sė Lartė; pėrveē kėtyre, pas gjase kishte edhe grekė e gjenovezė. Beteja nė Fushėn e Mėllenjave qe mė tepėr njė luftė midis princash se sa midis qytetėrimesh.
- Veē kėsaj, nuk mund tė thuhet shkoqur se ajo u mbyll me disfatėn e kristianėve. Vėrtet princi Lazar u zu rob dhe u ekzekutua, por sulltani u vra nė mes tė betejės. Si pasojė e kėsaj vrasjeje, trupat e tij u tėrhoqėn me nxitim, ēka ndikoi qė njoftimet e para pėr kėtė betejė, tė cilat mbėrritėn nė Perėndim, e paraqitnin si njė fitore mbi turqit.
- Dhe nė fakt, kjo betejė nuk nėnkupton robėrimin e Serbisė. Kjo e fundit qėndroi e pavarur edhe shtatėdhjetė vjet tė tjera: vetėm pas mesit tė shekullit XV, me marrjen e Konstantinopojės mė 1453-ėn, Mehmedi II e pushtoi Kosovėn mė 1455-ėn dhe futi nė zgjedhė Serbinė mė 1459-ėn.
- Me vendosjen e kėtij sundimi, shkaku i pėrhapjes sė madhe tė islamizmit nė Kosovė nuk qe aspak njėfarė prozelitizmi (= zelli pėr tė bėrė pėr vete simpatizantė tė rinj) nga ana e otomanėve, tė cilėt pėr disa arsye qė i kemi shqyrtuar mė parė, nuk kishin mė shumė interes se sa nė Bosnjė-Hercegovinė. Aq mė tepėr kjo pėrhapje nuk qe pasojė e vendosjes sė kolonėve turq, ēka ndodhi nė raste tė rralla nė Ballkan, dhe tė kufizuara nė disa krahina tė Thrakės, tė Bullgarisė dhe tė Maqedonisė. Pėr tė njėjtat arsye si nė Bosnjė-Hercegovinė, pėrhapja e madhe e islamizimit i detyrohet konvertimit tė popullsive tė krishtera, sidomos katolike dhe pra kryesisht shqiptare ashtu si dhe shtimit tė tyre demografik, sidoqoftė kjo gjė nuk pėrjashton njė numėr konvertimesh tė serbėve ortodoksė. Tė gjitha anketat pėrputhen pėr tė hedhur poshtė idenė e njė dyndjeje masive tė popullsive tė Shqipėrisė drejt Kosovės.
- Veē kėsaj, nė qoftė se politika otomane nuk qe aspak e butė ndaj katolikėve, nė tė kundėrt, ajo i favorizoi ortodoksėt. Pėr t’i pėrmirėsuar marrėdhėniet me shtetasit e tyre tė kėtij besimi gjatė luftės kundėr fuqive katolike, otomanėt madje dhanė leje pėr rivendosjen nė mėnyrė zyrtare nė Pejė tė Patrikanės serbe qė ishte larguar sė andejmi pas ardhjes sė turqve. Kjo masė flet shumė pėr marrėdhėniet reale midis otomanėve dhe ortodoksėve. Mehmed Sokoloviqi qė rridhte nga njė familje serbe nga Hercegovina dhe mori titullin e devshirmes nė Stamboll, bėri nė aparatin shtetėror tė perandorisė njė karrierė qė mė 1565-ėn e ngjiti nė shkallėn e Vezirit tė Madh. Mė 1557-ėn, nė kohėn qė ende ishte njė nga vezirėt e qeverisė, ai rivendosi patrikanėn e Pejės, duke ngritur nė kėtė rang Makarijen, i cili deri atėherė kishte qenė arkimandrit nė malin Athos dhe ishte pikėrisht vėllai i tij. Ky episod flet shumė pėr realitetin e marrėdhėnieve konfesionale dhe politike midis myslimanėve dhe ortodoksėve nė Ballkanin otoman.
-Po gjatė sundimit turk, nė shekullin XVI e XVII, ortodoksėt morėn nė Kosovė tė drejtėn pėr tė restauruar kishat dhe manastiret e tyre dhe madje – dhe sidomos – morėn tė drejtėn pėr tė ngritur kisha dhe manastire tė reja, shumė nga tė cilat nė kohėt e mėpastajme do tė mbahen si “vende tė shenjta” nė Serbinė ortodokse, ēka do tė ishte njė ironi zbavitėse, nė qoftė se mė vonė nuk do tė kishte kushtuar aq shumė gjak. Po nė atė kohė kur u rivendos Patrikana nė Pejė, ky qytet ishte me shumicė myslimanė: mė 1590-ėn, tėrė popullsia e saj ortodokse pėrbėhej vetėm nga pesėmbėdhjetė familje.
-Kjo vėrejtje na ēon nė shkatėrrimin e mitit tė fundit, atė tė “shpėrnguljes sė madhe” tė vitit 1690. Pas dėshtimit tė rrethimit tė fundit tė Vjenės nga otomanėt mė 1683-shin, kundėrmėsymja i kishte ēuar deri nė Serbi ushtritė e perandorit Leopoldi I; nė vjeshtėn e vitit 1689, ato arritėn deri nė Kosovė dhe e pushtuan atė. Popullsitė u arratisėn nė masė para ushtrive qė pėrparonin: qėkurse kishin marrė Budėn dhe rrafshinėn hungareze mė 1686-ėn, trupat perandorake praktikonin nė shkallė tė gjerė masakrat dhe deportimet e myslimanėve, veē kėsaj, kėshtu bėnin edhe me kalvinistėt.
Por as patriarku ortodoks serb i Pejės, Arsenije III Ēernojeviq nuk e shihte me sy tė mirė ardhjen e kėtyre “ēlirimtarėve”, ndoshta kristianė, por sigurisht tepėr katolikė pėr shijen e tij. Qysh mė 1688-ėn, duke parė zmbrapsjet e pareshtura tė otomanėve, ai kishte dėrguar me tė shpejtė nė Moskė njė arkimandrit serb me emrin Isaias, tė ngarkuar pėr tė kėrkuar ndihmėn e Carit, duke i thėnė se, nė qoftė se perandori Leopold do tė pushtonte Ballkanin, “tė krishterėt ortodoksė do tė gjendeshin nė kushte mė tė kėqija se sa nėn sundimin turk”. Nė njė rast tė tillė, nė tė vėrtetė patriarku kishte frikė se Habsburgu do ta bashkonte me kishėn uniate serbe, e detyruar tė njihte autoritetin e papės.
Meqenėse Cari nuk ishte nė gjendje t’i vinte nė ndihmė, Arsenije-ja u detyrua tė zgjidhte si mbrojtės njė fuqi katolike: midis Habsburgut dhe Venecies, zgjodhi kėtė tė fundit, qė nė atė kohė vepronte nė Mal tė Zi dhe nė Hercegovinė. Armiqėsitė i radikalizonin pozicionet. Pasi iku nga turqit, - tė cilėt, pėr mos e lejuar tė bėnte pakt me pushtuesit e krishterė, kishin dashur tė ishin tė sigurt pėr tė dhe ta ēonin nė Stamboll me tėrė thesarin e tij, - ai vajti nė Mal tė Zi, me qėllim qė tė vihej nėn mbrojtjen e Venecies. Aty murgjit e tij tė Pejės e bėnė me dije se popullsitė ortodokse tė rajonit tashmė u ishin nėnshtruar austriakėve.
Nė qoftė se ai nuk do tė kthehej menjėherė nė qytet, kėta tė fundit do tė emėronin njė patriark tė ri nė vend tė tij. Arsenije-ja vendosi tė kthehej andej nga kishte ardhur. Por sapo mbėrriti nė Pejė dhe nė selinė e patrikanės sė tij nė ditėt e para tė vitit 1690, situata ushtarake nė Kosovė ndryshoi pamje: tė shoqėruar nga trupa ndihmėse tartare qė vrisnin e prisnin pa mėshirė, otomanėt e rimorėn provincėn me anė tė njė fushate tė rrufeshme. Qė nga kjo kohė, patriarku u dukej si njė tradhtar qė kishte kaluar nė anėn e austriakėve. Ai u detyrua tė ikte me nxitim nga rezidenca e tij, drejt veriut qė ende mbahej nga trupat e Leopoldit. Sipas njė prej atyre raporteve qė zakonisht kanė tė dhėna tė sakta, qė ishte e zonja t’i shtinte nė dorė Republika e Venecies, Arsenije-ja u vu pėr rrugė me dhjetė kuaj tė ngarkuar me thesarin e tij, por gjatė udhėtimit u plaēkit nga serbėt, ndėrsa nė Pejė, manastiri i ripushtuar nga turqit ishte grabitur dhe dy nga murgjit qė nuk kishin ikur me patriarkun, ishin “bėrė copė-copė”.
Patriarku qe njė nga personat e rrallė qė mundi tė largohej nga Peja dhe tė mbėrrinte nė Serbi. Por, pasi mori Kosovėn, veziri i madh e vazhdoi kundėrmėsymjen deri nė Serbi, deri nė Veri tė kėsaj tė fundit: ai e mori pėrsėri Beogradin mė 8 tetor 1690. I gjendur pėrballė kėtij pėrparimi tė ushtrisė, Arsenije-ja kishte ikur mė parė nga kryeqyteti serb pėr tė shkuar edhe mė nė veri, nė tokat e mbretėrisė sė Hungarisė, pa dyshim kėsaj radhe i shoqėruar nga 30 000 tė ikur me origjinė nga Serbia dhe jo nga Kosova. I tillė ėshtė realiteti qė fshihet prapa legjendės sė “Shpėrnguljes sė Madhe”, “Velika Seoba” e historianėve serbė tė shekullit XIX, tė cilėt e paraqesin patriarkun duke u larguar nga Kosova, - nga Kosova, jo nga Serbia, - nė krye tė sė paku 500 000 frymėve.

Kundėrmitet shqiptare

Tė tilla janė mitet kryesore qė denoncon Noel Malcolm-i. Megjithatė, ai shkatėrron kalimthi edhe disa kundėrmite tė pėrhapura nga historianėt shqiptarė tė shekullit XX, sidomos ato qė ngulmojnė se Kosova, ashtu si Bosnjė – Hercegovina, gjithnjė ka qenė njė entitet politik unik dhe se popullsia shqiptare aty ka qenė gjithmonė nė shumicė absolute. Sigurisht sado tė rreme qė tė jenė mitet, si mite ato janė reale dhe shkaktojnė ngjarje: po ashtu, njerėzit nuk i pėrcaktojnė veprimet e tyre sipas tė vėrtetės, por sipas idesė qė ata kanė pėr tė.

Shkatėrrimi i tė gjitha miteve

Megjithatė kėto mite mbeten pėr t’u studiuar si tė tilla dhe duhet tė denoncohet pretendimi i tyre pėr t’i zėnė vendin realitetit historik. Pasi tė restaurohet ky realitet aq sa lejojnė burimet qė mund t’u zihet besė, dalin nė dritė kėto karakteristika themelore tė historisė sė Kosovės: nė tė gjithė shekujt, nė mesjetė ashtu dhe nė kohėt moderne, asnjėherė kjo provincė nuk ka qenė teatėr i ballafaqimeve etnike – as edhe nė kohėn e betejės nė Fushėn e Mėllenjave, ku shqiptarė madje dhe serbė luftuan nė tė dy anėt. Veē kėsaj, nuk ka pasur as ballafaqime fetare, megjithėse acarimet, sidomos midis katolikėve dhe myslimanėve, nganjėherė kanė qenė reale, por pėr arsye tė tjera qė nuk ishin fetare. Tė vetmet grindje tė vėrteta kanė qenė tė natyrės politike: shkaku i grindjes midis princave ishte zotėrimi i territorit.
Pikėrisht gjatė shekullit XIX fillon drama e Kosovės moderne. Nga tė gjitha dramat qė lidhen me frakturat midis ansambleve perandorake, ajo ėshtė shembulli mė i pėrkryer. Ēlirimi progresiv i Serbisė qysh nga fillimi i shekullit XIX, kufirin e saj me Kosovėn nė tė vėrtetė e shndėrron nė njė kufi midis perandorish. Nė Jug, shtrihet perandoria otomane. Nė Veri, nėn emrin e Serbisė, nė realitet Perandoria e Carėve vendoset nė zemėr tė Evropės.

ARVANITI
17-10-05, 22:21
Armiqėsimi i bashkėsive nė Kosovė

Mė nė fund, me anė tė Serbisė, ajo ka nė dorė instrumentin pėr tė realizuar ambicjet e saj. Ky instrument duhet tė zmadhohet dhe pushtimi nga Serbia i provincave jugore, ashtu siē ndodhi mė 1833-shin dhe mė 1878-ėn, duke u shtrirė drejt Sanxhakut tė Novi-Pazarit, Kosovės apo Maqedonisė, shėnuan zvogėlimin progresiv tė Perandorisė otomane nga rusėt, tė cilėt nė tė njėjtėn kohė e mbėrthyen si njė morsė qė e shtrėngonte nė veri dhe nė lindje. Gjithashtu konsujt e Rusisė nė Kosovė, nė avanpostet e kėtij plani pėr pushtim, i hynė punės me zjarr tė madh nė Prishtinė e nė Mitrovicė, duke krijuar njė klimė armiqėsie midis bashkėsive tė provincės.
Pikėrisht nė kėtė kohė, nė perandorinė otomane, u shfaq njė dukuri paralele me pasoja tė kobshme. Ndėrsa deri atėherė otomanėt kishin mosbesim vetėm ndaj katolikėve qė kishin fe tė njėjtė me armiqtė e tyre austriakė dhe venecianė, ndryshimi i kundėrshtarit kryesor qė tani e tutje ishte rus, pėrgjatė njė fronti tė mundshėm serb, - filloi t’u ngjallte mosbesim ndaj shtetasve tė tyre ortodoksė. Duke filluar qė nga shekulli XIX, pėrballė ambicieve ruse qė dolėn nė dritė nė luftėn e Krimesė, otomanėt reaguan duke e pėrforcuar kufirin e tyre me Carin: ata vendosėn aty refugjatė sirkaukazianė (banorė tė Kaukazit tė Veriut) qė quhen edhe ēerkesė. Sirkaukazianėt myslimanė, pengesa kryesore pėr tė ndaluar pėrparimin e rusėve nė Kaukaz, ishin mundur nga kėta tė fundit mė 1864-ėn.
Pikėrisht atėherė mė shumė se njė milion myslimanė – kryesisht sirkaukazianė, por midis tė tjerėve edhe abhazė, - kishin ikur nga Kaukazi pėr t’u vendosur nė brendėsi tė Perandorisė sė Sulltanit, i cili i shpėrndau nė zotėrimet e tij, sidomos nė zonėn e kufijve: nga 150 000 deri nė 200 000 u vendosėn nė Ballkan, rreth 12 000 prej tyre nė Kosovė, nė lindje tė sė cilės qenė krijuar pėr ta nja tridhjetė ngulime (koloni). Kėto ngulime pėrputheshin me njė politikė tė menduar mirė nga Porta, e cila dėshironte t’i shndėrronte provincat e saj kufitare pėrballė Perandorisė ruse dhe sejmenėve tė saj si Serbia nė bastione tė populluara me shtetas tė sigurt, qė kishin njė urrejtje tė thellė ndaj rusėve dhe pėrgjithėsisht ndaj fesė ortodokse. Por atė qė e fitoi si forcė ushtarake, Perandoria otomane e humbi nė paqen civile: ardhja e sirkaukazianėve shkaktoi njė keqėsim tė ndjeshėm tė marrėdhėnieve midis bashkėsive.
Kėshtu ortodoksėt e Kosovės u gjendėn pėrpara njė armiqėsie nė rritje. Nga ana e tyre, myslimanėt panė pa vonuar vėrtetimin e tė gjitha planeve qė ua kishin frikėn. Mė 1877-ėn dhe mė 1878-ėn, myslimanėt, shumica shqiptarė, qė banonin nė territoret fqinje me Kosovėn, nė Perėndim dhe nė Lindje, disa tė pushtuara nga malazezėt, tė tjerat nga serbėt, u dėbuan nė masė: mbėrritja e tyre i bindi kosovarėt shqiptarė pėr fatin qė i priste, ca mė tepėr se me aneksimet e fundit qė ishin bėrė, Beogradi dhe aleati i tij malazez, nuk e fshihnin mė qėllimin e tyre qė tė vinin “pėr tė ēliruar” serbėt e Kosovės.

Me sy mbyllur para masakrės serbe nė Kosovė

Kėto hamendėsime tė frikshme u konkretizuan pėrtej asaj qė mund tė imagjinohej gjatė luftės sė vitit 1912 kur Serbia dhe Mali i Zi, tė inkurajuara nga Rusia, - e cila siē e kemi parė shkoi deri atje sa tė mobilizonte ushtrinė pėr ta bindur Austro-Hungarinė qė tė mos ndėrhynte, - pushtuan Sanxhakun e Novi-Pazarit, Kosovėn dhe Maqedoninė. Me ndėrhyrjen e Perandorisė ruse, tashmė konflikti potencialisht ishte ndėrkombėtarizuar: francezėt armatosnin serbėt, sepse serbėt ishin aleatė tė Rusisė, e cila mbėshteste Francėn nė acarimet e saj me Gjermaninė…
Gjithashtu gazetat franceze nuk i bėnė asnjė jehonė politikės sė masakrės, tė terrorit dhe tė deportimit qė u praktikua nė Kosovė nga autoritetet serbe. Pėr tė miratuar pushtimet e tyre nga fuqitė e mėdha nė Konferencėn qė u mbajt nė Londėr qė nė dhjetor tė vitit 1912, serbėt dhe malazezėt duhej tė mbėshtetnin me argumente pushtimin e kėtyre provincave, realiteti i tė cilave nuk pėrputhej me mitet e tyre. I dėrguar nė vendin e ngjarjeve, korrespondenti i gazetės ukrainase Kievskaļa Mysl nė Vjenė, njėfarė Lev Bronstein-i qė do tė hynte nė histori me emrin Trocki, shkruante pa i zbukuruar gjėrat: “Nė Serbinė e Vjetėr (emri qė serbėt i kanė vėnė Kosovės), serbėt nė tentativėn e tyre kombėtare pėr tė korrigjuar tė dhėnat e statistikave etnografike qė nuk janė aspak nė favor tė tyre, janė angazhuar thjesht nė njė shfarosje sistematike tė popullsisė myslimane”.

Dėshmi nga mbretėria e vdekjes

Kjo dėshmi mbėshtetet nga dėshmia e arqipeshkvit katolik tė Shkupit qė, nė njė letėr tė dėrguar nė Romė, mė 24 janar 1913, pėrmend fatin e Prizrenit, i cili u dorėzua pa luftė: “Qyteti duket sikur ėshtė mbretėria e vdekjes. Ata godasin nė derė tė shtėpive shqiptare, i urdhėrojnė tė dalin jashtė burrat dhe i pushkatojnė nė vend. Nė pak ditė, numri i njerėzve tė vrarė mbėrriti nė katėrqind. Sa u pėrket plaēkitjeve, rrėmbimeve dhe pėrdhunimeve, vetėkuptohet se gjėra tė tilla ndodhin: tani e tutje, urdhri i ditės ėshtė “Lejohet tė bėni gjithēka kundėr shqiptarėve”, - jo vetėm lejohet, por dėshirohet dhe urdhėrohet. Me gjithė kėto tmerre, komandanti ushtarak Bozho Jankoviq-i e ka detyruar parėsinė e qytetit, me revole nė dorė, t’i dėrgojnė njė telegram falėnderimi mbretit Petar.”
Nė momentin kur i shkruan kėto radhė, arqipeshkvi ėshtė i mendimit se numri i shqiptarėve tė vrarė nė kėtė mėnyrė nė Kosovė shkon deri nė 25 000. dėshmia e tij pėrputhet me njė kujtim tė Edith Durham-it. Nė Mal tė Zi, nė tetor tė vitit 1912, kjo e fundit shprehu dėshirėn pėr tė vajtur nė Prizren bashkė me atasheun ushtarak britanik. Nuk i dhanė leje. Mė vonė, ajo tregoi: “I pyeta disa tė plagosur malazezė pėrse nuk mė kishin dhėnė leje pėr tė shkuar atje; ata qeshėn e thanė: “Atje nuk kemi lėnė asnjė hundė tė vetme nė fytyrat e shqiptarėve! Kjo pamje nuk ishte pėr njė oficer britanik!”
Shumicės sė gazetarėve nuk iu dha e drejta tė hynin nė Kosovė, megjithatė njė gazetar danez nė Shkup mundi tė merrte vesh se nė Prishtinė ishin masakruar 5 000 shqiptarė, pas pushtimit tė qytetit. Mė 1914-ėn, njė komision hetimi ndėrkombėtar, i krijuar nga Fondacioni Canergie, doli me kėtė pėrfundim: “Janė bėrė shkrumb e hi shtėpi dhe fshatra tė tėra, janė masakruar popullsi tė paarmatosura dhe tė pafajshme… Tė tilla qenė mjetet qė u pėrdorėn dhe vazhdojnė tė pėrdoren nga hordhia serbo-malazeze, me qėllim qė tė ndryshojnė plotėsisht karakterin etnik tė rajoneve tė populluara vetėm me shqiptarė.” Meqenėse masakrat vazhduan pa ndėrprerje qė nga viti 1912, komisioni i hetimit nuk mundi tė jepte numrin e viktimave. Mė nė fund, Noel Malcolm-i nėnvizon se fushata serbe nuk u shoqėrua vetėm me masakra, por edhe me konvertime tė bėra me forcė dhe, kur nuk pranuan tė konvertoheshin, u pushkatuan si myslimanėt ashtu dhe katolikėt

ARVANITI
17-10-05, 22:27
E vėrteta pėr pushtimin e Kosovės nga Serbia

Shihet fare qartė se ky aneksim i Kosovės nga Serbia, ashtu si dhe aneksimi i Sanxhakut tė Novi-Pazarit e i Maqedonisė, u bė pa marrė asnjėherė pėlqimin e popullsisė. Aneksimi mbėshtetej krejtėsisht nė njė tė drejtė historike tė pretenduar apo nė tė drejtėn e shtetit serb qė nuk ishte gjė tjetėr veēse e drejta e popullit serb pėr tė bėrė si t’i donte qejfi me popujt e tjerė, njė e drejtė qė kėrkohej nė emėr tė miteve, tė cilat i rishkruanin sipas fantazmagorive tė tyre realitetet dhe ngjarjet e mesjetės dhe tė shekullit XVII.
Megjithatė e drejta shtetėrore ishte nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtėn kombėtare, nė emėr tė sė cilės Serbia bėhej gati tė aneksonte nė Veri disa provinca tė populluara pjesėrisht me serbė, por edhe me hungarezė dhe qė nė emėr tė sė drejtės shtetėrore duhej t’i mbeteshin Hungarisė. Mė nė fund, aneksimi i mbėshtetej vetėm te forca: madje ai nuk u sanksionua asnjėherė nga Parlamenti serb, as nuk u njoh nga kurrfarė traktati ndėrkombėtar. Traktati i Londrės, i cili zyrtarisht ia akordonte Serbisė viset e pushtuara, nuk u ratifikua kurrė nga kjo e fundit. Ky “ēlirim” i Kosovės nguliti midis bashkėsive njė urrejtje qė deri atėherė kishte qenė e huaj pėr to. Qysh nė fillim, kjo urrejtje mori pėrpjesėtime tė tilla, sa qė tėrė pjesa tjetėr e shekullit XX nuk arriti ta shuante dot.

Perėndimi nė mbrojtje tė fitimtarėve

Pas kėtij aneksimi tė viteve 1912-1913 erdhi menjėherė lufta e 1914-ės. Nė mbarim tė kėsaj tė fundit, “Komiteti pėr mbrojtjen kombėtare tė Kosovės” e ngriti zėrin pranė qeverisė amerikane dhe i dėrgoi njė letėr Konferencės sė Paqes nė Paris, me qėllim qė tė tėrhiqte vėmendjen pėr masakrat qė kishin rifilluar nė Kosovė – 6 040 veta tė vrarė dhe 3 873 shtėpi tė shkatėrruara nga trupat serbe nė janar dhe nė shkurt tė vitit 1919. Por nė Paris, ashtu si nė Londėr apo Uashington ēėshtja ishte marrė parasysh: serbėt kishin qenė aleatėt kurajozė tė fitimtarėve dhe kėta tė fundit qė ishin duke u dorėzuar sllovenėt dhe kroatėt, nuk do tė prisheshin me ta pėr disa kosovarė qė, veē kėsaj, nga shumė anė kishin ngjashmėri tė dyshimta me turqit qė sapo i kishin shpartalluar.
Qysh nga kjo kohė, Kosova iu nėnshtrua politikės sė kolonizimit serb – kolonizimit kulturor, sidomos pėrmes luftės kundėr gjuhės sė shqiptarėve, shndėrrimit tė xhamive tė tyre nė stalla, nė depo municionesh, pėrdhosjes sė varrezave tė tyre, por edhe politikės sė kolonizimit fizik pėrmes vendosjes sė kolonėve serbė dhe shpronėsimit tė fshatarėve shqiptarė, tė izoluar nė toka qėllimisht tepėr tė vogla, (0,4 ha pėr njeri) pėr tė siguruar minimumin jetik, me qėllimin e deklaruar qė t’i detyronin tė emigronin. Dhe nė fakt, sipas vlerėsimeve, del se rreth 90 000 deri nė 150 000 myslimanė u larguan nga Kosova nė periudhėn midis dy luftėrave.
Por gjėrat nuk ecėn aq shpejt sa dėshironte Beogradi. Qė nė vitin 1926, Jugosllavia i kėrkoi zyrtarisht Turqisė, - e cila nė atė kohė mendonte se kishte njė popullsi tė vogėl, - tė merrte 300 deri nė 400 000 kosovarė. Filluan negociatat, u ndėrprenė, filluan prapė mė 1933-shin dhe pėrfunduan mė 11 korrik 1938: Turqia deklaronte se ishte gati tė priste 40 000 familje, domethėnė nga 320 000 deri nė 400 000 veta, meqenėse ēdo familje kishte mesatarisht tetė deri nė dhjetė anėtarė. Bėhej fjalė vetėm pėr popullsi fshatare dhe tokat e lėna prej tyre kalonin menjėherė nė pronėsi tė Jugosllavisė. Plani i pėrgjithshėm pėr shpėrnguljen duhej tė fillonte mė 1939-ėn dhe tė zgjaste gjashtė vjet. Shpėrthimi i Luftės sė Dytė Botėrore e ndėrpreu kėtė eksod.

Konfliktet etnike, pezull
Pas eksodit tė fundit, marrja e pushtetit nga Titoja u vuri fre pėr njėfarė kohe konflikteve “etnike” apo fetare, - fitorja e kundėrshtarit tė tij Mihailoviq, sigurisht do t’i kishte dhėnė hov tė ri dramės: pikėrisht njėri nga kėshilltarėt e tij, Stevan Moljeviq, partizan pėr tė dėbuar nga Serbia e Madhe tė gjithė myslimanėt dhe shqiptarėt pėrdori termat “purifikim” ose “spastrim” pėr tė shenjuar nė mėnyrė ledhatuese masakrat qė kishin filluar pėrsėri nė territoret e kontrolluara nga i zoti i tij. Por pas vdekjes sė diktatorit dhe diskreditimit tė ideologjisė socialiste, pasionet kombėtare tė ndrydhura nė emėr tė kėsaj tė fundit, shpėrthyen me njė ashpėrsi tė paparė.
Fillimi i shekullit kishte kaluar nga krimi nė persekutim: Slobodan Milosheviqi e pėrshkoi sėrish nė dhjetė vjet tėrė rrugėn e kundėrt dhe kaloi nga persekutimi nė krim. Fillimisht, duke i hequr statusin e autonomisė qė i ishte akorduar krahinės mė 1974, ai rivendosi aty njė regjim kolonizimi, i paracaktuar pėr tė shkatėrruar identitetin shqiptar, njė kolonizim qė u kthye nė shtypje, e cila nga ana e saj u shndėrrua nė masakra dhe deportime, dhe mė nė fund u bė eksodi i njė populli tė tėrė. Mė 1999-ėn, terrori arriti kulmin: nė mes tė qershorit, njė milion kosovarė shqiptarė u dėbuan nga toka e tyre. E shastisur, bota e pa me sy kėtė spektakėl qė ishte vetėm pėrsėritja dhe fundi i njė vargu tė gjatė tmerresh dhe deportimesh, pėr tė cilin vetė perėndimi kishte dhėnė sinjalin qysh nga marrja e Budės mė 1686-ėn, pastaj nė Ballkan ku ishte zėvendėsuar nga Rusia dhe nga dishepujt e saj tė zellshėm, Serbia dhe Mali i Zi, mė 1877-ėn, mė 1912-ėn, mė 1919-ėn, mė 1941-shin dhe mė vonė.

Kur mitet ringjallen

Kishte mjaftuar njė ndėrprerje e masakrave gjatė dyzet vjetėve qė Perėndimit, i cili rron me ngjarjet qė ndodhin sot e harrohen nesėr, t’i kishin dalė nga mendja – qė megjithatė as qė i kishte ngulitur nė mendje ndonjėherė. Nė Beograd, i cili ende jetonte me mitet e tij tė shekullit XIX, nuk ishte harruar asgjė. Sundimtarėt e tij mė tepėr u habitėn qė bota, e cila deri atėherė gjithmonė i kishte maskuar me njė heshtje dashamirėse, kėsaj here po i vinte re krimet e tyre.
Duke lėnė mėnjanė Maqedoninė, e populluar nga njė shumicė sllavėsh, por tepėr tė ndryshėm midis tyre, nga e cila nacionalistėt serbė u detyruan tė hiqnin dorė shpejt, Kosova ishte provinca e fundit, e madhe, nė kufijtė e sė cilės ballafaqoheshin ky pinjoll i Perandorisė ruse, siē ishte Serbia dhe pjesėt e mbetura nga Perandoria otomane. Nė qoftė se aty gjėrat shkuan deri nė skajshmėri, kjo ndodhi pėr dy arsye. Sė pari, Kosova ishte vendi i tė gjitha fantazmave identitare tė mitologjisė nacionaliste serbe. Veē kėsaj, meqenėse kundėrshtari nuk ishte jashtė Serbisė, si nė rastin e Bosnjė – Hercegovinės, por brenda kufijve tė saj, Serbia, e mbrojtur nga imuniteti dhe nga pamundėsia pėr t’u ndėshkuar, qė ajo mendonte se ia siguronte sovraniteti i saj, besoi se mund tė pėrleshej sipas qejfit, duke e vėnė veten mbi ligjet elementare tė njerėzimit.


Marrė nga libri i Pierre Béhar, “Vestiges d’empires”, Paris, 1999
Pėrktheu: Anton Papleka




17/10/2005

"Shekulli"


*********

Ua keshilloj qe ta lexoni, pasi eshte shkrim teper interesant.

Dilaver
17-10-05, 23:37
I shkeputa keta rreshta per ata te cilėt nuk kan durim tė lexojnė tere tekstin.

-Beteja nė Fushėn e Mėllenjave qe mė tepėr njė luftė midis princash se sa midis qytetėrimesh.

-Por, pasi mori Kosovėn, veziri i madh e vazhdoi kundėrmėsymjen deri nė Serbi, deri nė Veri tė kėsaj tė fundit: ai e mori pėrsėri Beogradin mė 8 tetor 1690. I gjendur pėrballė kėtij pėrparimi tė ushtrisė, Arsenije-ja kishte ikur mė parė nga kryeqyteti serb pėr tė shkuar edhe mė nė veri, nė tokat e mbretėrisė sė Hungarisė, pa dyshim kėsaj radhe i shoqėruar nga 30 000 tė ikur me origjinė nga Serbia dhe jo nga Kosova. I tillė ėshtė realiteti qė fshihet prapa legjendės sė “Shpėrnguljes sė Madhe”, “Velika Seoba” e historianėve serbė tė shekullit XIX, tė cilėt e paraqesin patriarkun duke u larguar nga Kosova, - nga Kosova, jo nga Serbia, - nė krye tė sė paku 500 000 frymėve.

-Tė vetmet grindje tė vėrteta kanė qenė tė natyrės politike: shkaku i grindjes midis princave ishte zotėrimi i territorit.

-Kėto hamendėsime tė frikshme u konkretizuan pėrtej asaj qė mund tė imagjinohej gjatė luftės sė vitit 1912 kur Serbia dhe Mali i Zi, tė inkurajuara nga Rusia, - e cila siē e kemi parė shkoi deri atje sa tė mobilizonte ushtrinė pėr ta bindur Austro-Hungarinė qė tė mos ndėrhynte, - pushtuan Sanxhakun e Novi-Pazarit, Kosovėn dhe Maqedoninė. Me ndėrhyrjen e Perandorisė ruse, tashmė konflikti potencialisht ishte ndėrkombėtarizuar: francezėt armatosnin serbėt, sepse serbėt ishin aleatė tė Rusisė, e cila mbėshteste Francėn nė acarimet e saj me Gjermaninė…

-I dėrguar nė vendin e ngjarjeve, korrespondenti i gazetės ukrainase Kievskaļa Mysl nė Vjenė, njėfarė Lev Bronstein-i qė do tė hynte nė histori me emrin Trocki, shkruante pa i zbukuruar gjėrat: “Nė Serbinė e Vjetėr (emri qė serbėt i kanė vėnė Kosovės), serbėt nė tentativėn e tyre kombėtare pėr tė korrigjuar tė dhėnat e statistikave etnografike qė nuk janė aspak nė favor tė tyre, janė angazhuar thjesht nė njė shfarosje sistematike tė popullsisė myslimane”.

-Sa u pėrket plaēkitjeve, rrėmbimeve dhe pėrdhunimeve, vetėkuptohet se gjėra tė tilla ndodhin: tani e tutje, urdhri i ditės ėshtė “Lejohet tė bėni gjithēka kundėr shqiptarėve”, - jo vetėm lejohet, por dėshirohet dhe urdhėrohet.

-Nė momentin kur i shkruan kėto radhė, arqipeshkvi ėshtė i mendimit se numri i shqiptarėve tė vrarė nė kėtė mėnyrė nė Kosovė shkon deri nė 25 000. dėshmia e tij pėrputhet me njė kujtim tė Edith Durham-it. Nė Mal tė Zi, nė tetor tė vitit 1912, kjo e fundit shprehu dėshirėn pėr tė vajtur nė Prizren bashkė me atasheun ushtarak britanik. Nuk i dhanė leje. Mė vonė, ajo tregoi: “I pyeta disa tė plagosur malazezė pėrse nuk mė kishin dhėnė leje pėr tė shkuar atje; ata qeshėn e thanė: “Atje nuk kemi lėnė asnjė hundė tė vetme nė fytyrat e shqiptarėve!

-Pas kėtij aneksimi tė viteve 1912-1913 erdhi menjėherė lufta e 1914-ės. Nė mbarim tė kėsaj tė fundit, “Komiteti pėr mbrojtjen kombėtare tė Kosovės” e ngriti zėrin pranė qeverisė amerikane dhe i dėrgoi njė letėr Konferencės sė Paqes nė Paris, me qėllim qė tė tėrhiqte vėmendjen pėr masakrat qė kishin rifilluar nė Kosovė – 6 040 veta tė vrarė dhe 3 873 shtėpi tė shkatėrruara nga trupat serbe nė janar dhe nė shkurt tė vitit 1919. Por nė Paris, ashtu si nė Londėr apo Uashington ēėshtja ishte marrė parasysh: serbėt kishin qenė aleatėt kurajozė tė fitimtarėve

-Qysh nga kjo kohė, Kosova iu nėnshtrua politikės sė kolonizimit serb – kolonizimit kulturor, sidomos pėrmes luftės kundėr gjuhės sė shqiptarėve, shndėrrimit tė xhamive tė tyre nė stalla, nė depo municionesh, pėrdhosjes sė varrezave tė tyre, por edhe politikės sė kolonizimit fizik

-Qė nė vitin 1926, Jugosllavia i kėrkoi zyrtarisht Turqisė, - e cila nė atė kohė mendonte se kishte njė popullsi tė vogėl, - tė merrte 300 deri nė 400 000 kosovarė.

-Serbia, e mbrojtur nga imuniteti dhe nga pamundėsia pėr t’u ndėshkuar, qė ajo mendonte se ia siguronte sovraniteti i saj, besoi se mund tė pėrleshej sipas qejfit, duke e vėnė veten mbi ligjet elementare tė njerėzimit.