PDA

View Full Version : Gripi i Shpendve


Dilaver
24-10-05, 15:27
TE DHENA SHKENCORE MBI GRIPIN E SHPENDEVE

"Influenca aviare" ose Gripi i Shpendeve eshte nje infeksion i shpendeve i shkaktuar nga cdo virus A i Influences, i cili ka nje indeks patogjeniteti intravenoz ne zogjte 6 javesh me te madh se 1,2. Influenca aviare eshte semundje virale qe prek organet e frymemarjes e sistemin nervor te disa lloje shpendesh, duke perfshire dhe shpendet e zbukurimit. Forma virulente akute karakterizohet nga nje kohezgjatje e shkurter e semundjes. Nga kjo semundje preken gjelat e detit, rosat, patat, fazanet dhe pulat.

Shkaktari

Eshte nje virus i klasifikuar ne grupin Ortomiksovirus te Tipit A. Berthama e segmentuar ne 8 pjeseza, permban ARN. Segmentimi lehteson rikombinime te gjenotipeve ndermjet viruseve influencale te Tipit A. Berthama rrethohet nga nje matrice proteinike e rrethuar nga nje membane lipide e veshur nga 2 struktura proteinike, ku varen aktivitetet e hemoaglutininave "H) dhe neuramidazave "N). Klasifikimi i fundit ka ne baze karakteristikat antigjenike te H dhe N, qe japin stimulimin e pergjigjes imunitare. Njihen 15 nentipe H dhe 9 nentipe N "cdo virus permban IH dhe IN).

Transmetimi i semundjes

Perhapet si rezultat i kontaktit te ngushte me shpendet si dhe horizontalisht nepermjet personelit dhe pajisjeve te kontaminuara. Nje rol ne perhapjen e saj luajne shpendet e eger, perfshi ketu edhe shpendet e zbukurimit dhe ata te ujit. Theksojme se ne asnje rast nuk duhet te shqetesohemi se kjo semundje mund te transmetohet nepermjet konsumimit te mishit te pules te gatuar apo vezeve si dhe te produkteve te tjera me qe vijne nga shpendet.

Perhapja e semundjes

Eshte vene re per here te pare ne Evrope "Itali) ne fund te shekullit XIX dhe eshte shtrire deri ne 1930, kohe pas te ciles eshte ndeshur ne Lindjen e Mesme. Jane raportuar shperthime ne Skoci "1959), Angli "1963,1979) ne pula, Kanada "1966) ne gjela deti, Australi "1975). Ne SHBA "1983-1984), ku per zhdukjen e se ciles u shpenzuan 70 milione dollare per 2 vjet. SHBA eshte deklaruar e paster qe prej vitit 1986. Kjo semundje shpertheu ne Hong-Kong ne 1997 dhe nje vit me pas ne Itali. Deri ne 1997, IA konsiderohej nje semundje vetem per vemendjen veterinare. Ne '01/'02/'98 Shtami H5N1, i gjetur ne shperthimin e semundjes ne pula ne Hong-Kong, shkakton semundje tek njerezit, si dhe te kuajt e derrat. Ne vitin 2004 semundja e shkaktuar nga Shtami H5Nl shpertheu ne 6 shtete te botes, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave nga Gripi i Shpendeve. Semundja ka prekur Kinen, Vietnamin, Tailanden, Pakistanin, Korene, Hong-Kongun, Indonezine. Rasti i pare zyrtar i konfirmuar ne Kine me 27.01.2004 tek rosat e ngordhura nga virusi i IA u shkaktua nga Shtami H5Nl. Ne vitin 2005, pervec Indonezise, Vietnamit, semundja ka shperthyer dhe ne Rusi dhe Kazakistan.

Kontrolli i Semundjes

Ne vendin tone, bazohet ne gjurmimin e vazhdueshem te shpendeve me metoden e ID dhe HAP. Departamenti i Virusologjise monitoroi situaten epizootologjike per semundjen e IA, duke filluar nga zogjte 24 oresh, ne te gjithe stabilimentet, si dhe ne zonat rurale rreth tyre. Ne kontrollin e semundjes rendesi ka evitimi i kontaktit me shpendet e eger, te cilet jane edhe bartesit dhe transportuesit kryesore te semundjes.

Me antigjenin e importuar nga Holanda u testuan gjate vitit 2005 rreth 600 serume dhe te gjitha rezultuan negative. Nga Instituti i Kerkimeve Veterinare vazhdon kontrolli i perditshem e gjendjes ne vend dhe rezuletatet paraqiten ne nje garfik, i cili shperndahet ne te gjitha institucionet dhe shoqatat e interesuara si dhe ne media. Nga ky grafik vihet re se gjendja ne vendin tone paraqitet krejtesisht e sigurte. Behen rregullisht analiza te kujdeshme dhe sistemtika ne ndermarrje te tilla te medha si "Floryhen", "Aiba" e te tjera dhe ne asnje rast nuk eshte vene re ndonje dukuri shqetesuese. Keshtu qe tregtimi i mishit, vezeve dhe i produkteve te tjera te ketyre kompanive eshte dicka me se normale dhe konsumatori mund t'u drejtohet ketyre prodhimeve si edhe me pare, pa asnje merak e shqetesim.