PDA

View Full Version : Emancipimi dhe amoraliteti

suhejbi
26-10-05, 20:41
Pershendetje per dashamiret e fese dhe te vertetes.Ne perdirtshmerine tone jemi duke u ballafaquar me nje problem tejet te madh. Behet fjale per keqkuptimet qe ndodhin ne deshifrimin e asaj qe quhet emancipim dhe kulture dhe amoralitetit qe me te madhe eshte duke u perhapur ne shoqerine tone. Ju lutem me argumente te kapshme te debatoni ne lidhje me kete per cka qe mepare ju jam mirenjohes.

Me respekt,
Suhejbi.

uliksi31
27-10-05, 06:58
I nderuar Suhejbi,

Edhe pse kjo eshte nje teme interesante te shtjellohet nga lexuesit. Une besoj se sipas titullit dhe permbajtjes se shkrimit tuaj, kjo teme e ka vendin te diskutime shoqrore.
Sidoqoft, une nuk do ta barti kete shkrim, derisa te shoh edhe opinjone te tjerve. Qe don te thot; a te ngeli ketu, apo ta dergojm atje, te tema e lart-permendur. Falemderit.

Me nderime Uliksi

P.S. Kete gjest e beje ekskluzivisht (exclusively) qe te kemi nje raport me te afer mes nesh; Moderatore- Antare.

Bond
27-10-05, 16:58
Pershendetje per dashamiret e fese dhe te vertetes.Ne perdirtshmerine tone jemi duke u ballafaquar me nje problem tejet te madh. Behet fjale per keqkuptimet qe ndodhin ne deshifrimin e asaj qe quhet emancipim dhe kulture dhe amoralitetit qe me te madhe eshte duke u perhapur ne shoqerine tone. Ju lutem me argumente te kapshme te debatoni ne lidhje me kete per cka qe mepare ju jam mirenjohes.

Me respekt,
Suhejbi.

I nderuari Uliksi, keni te drejtė nė sugjerminin tuaj, "emancipimi dhe amoraliteti" duhet debatuar tek shoqerorja, mirėpo ketu autori e ka shtruar kėtė problem qė tė diskutohet dhe si shifet nga kėndveshtrimi fetar, ashtu e kam kuptuar une, fjalen e kan tani dashamirėt e fesė dhe tė vertetės.

Me nderieme Bond

Barbaroza
28-10-05, 11:03
Une jam qe kjo rubrike te debatohet ne Rubriken e fese sepse ka mjaft tema te ngjajshme qe diskutohen tek diskutime shoqerore.
Te shohim cfare thote feja per amoralitetin dhe cilat jane ndeshkimet e saj ne boten tjeter nga personat qe merren me te!

Arb
28-10-05, 19:34
Pershendetje per dashamiret e fese dhe te vertetes.Ne perdirtshmerine tone jemi duke u ballafaquar me nje problem tejet te madh. Behet fjale per keqkuptimet qe ndodhin ne deshifrimin e asaj qe quhet emancipim dhe kulture dhe amoralitetit qe me te madhe eshte duke u perhapur ne shoqerine tone. Ju lutem me argumente te kapshme te debatoni ne lidhje me kete per cka qe mepare ju jam mirenjohes.

Me respekt,
Suhejbi.

Po na thuaj ti o Al-El-Suhajb, cka osht Emancipimi dhe amoraliteti per ty?

Senada
29-10-05, 00:03
[/i][/b] Es-selamu alejkum vellezer e motra musliman/e. Uroj dhe shpresoj te kem mirekuptim,respekt,dashuri per hire te Allahut dhe te kontribuojme sipas mundesive dhe aftesive qe na jane dhene dhunti nga Krijuesi yne, per te ndihmuar njeri tjetrin.

Meqe jam anetare e re ne kete forum, eshte dhe postimi im i pare, pasi tema ishte mjafte e qelluar dhe desha te pergezoj autorin e temes, pasi eshte teme qe vertete ka goditur thuajse teresisht popullin tone, padiskutim moshe (te cdo moshe). Fenomen qe ka thyer cdo kode morali, nderi, respekti. Sa i perket ceshtjes se emancipimit, populli yne duke marrur etiketen e "civilizimit" perendimore ka crrenjosur dinjitetin e kombit tone, komb i cili qe ne ekzistencen e historive ishte i njohur ne Ballkan per kodein e moralit, mikepritjes,besnikerise,respektit, madje pavarsisht korrem fitore apo sfiduam disfate krahas armikut, kombit tone asnjehere nuk iu thye kodi i nderit dhe moralit, kurse sot ndodh e kunderta e saj. Perse! Kryelartesia, mendjemadhesia, hipokrizia dhe lakmia qe vrapojme pas epshit shtazarak per te kenaqur epshet dhe interesat tona, i jemi nenshtruar dhe dorezuar thuajse "teresisht" ketij fenomeni te shemtuar, amoralitetit dhe etiketes se "civilizimit" perendimore. Argumentet flasin dhe deshmojne te verteten qe ne e jetojme sot, e s'kem perse te cekim nje nga nje, porse te kontribuojme me shkathtesi, vigjilence e zgjuarsi t'a luftojme kete fenomen te shemtuar, qe mos te shemtoje dhe brezat e rinj dhe te jene pasues te epshit. Mjerishte!

Emancipimi i kesaj eopke te erresires (pavarsisht seksin) ka shfrenuar cdo moshe e, nenmoshe. Madje shfrenimi i emancipimit ka sjellur dhe epidemite e ndryshme, sic dhe jane te njohura tani per ne.

Ne nje hadith te te Derguarit tone s.a.v.s. eshte theksuar mjafte qarte, ku i Derguari a.s. thote: "Kijameti nuk do te vie, perderisa nuk perhapet zinahi (prostitucioni)ne nje kohe te caktuar"., poashtu i Derguari a.s. thote: "Kijameti nuk do te vie, perderisa martesa e ligjshme do te nencmohet, e, martesa e joligjshme (bashkejetesa) do te lartesohet". Dhe mjerishte qe te dyja shenjat e vogla qe i siperpermendem ne i jetojme sot, pa i siperpermendur thuajse te gjitha shenjat e vogla te Kijametit qe jane permendur qe para 1400 viteve e qe ne sot i jetojme. Dhe nuk ka medyshje, qe populli yne i mjere ka harruar se litari eshte me i nevojshem per te lidhur epshin e tij, sesa te lidhe kafshen kokeforte.

P.S. "Njeriu bujar ngutet, qe sa me pare te beje pune te mira, ndersa i prishuri (mekatari) zvarritet ne bemiresi dhe ik nga ajo. [Hasan El-Basri]

Tema i takon kesaj nendege te rubrikes, jo asaj "diskutome shoqerore", pasi eshte teme qe duhet trajtuar ne menyre objektive. Keshtu qe tema eshte postuar ne nendege mese te duhur.

Respekt,

uliksi31
29-10-05, 11:52
Te nderuar Bond & Barbaroza, ju falemderit per sygjerimin tuaj. Pse jo, edhe nga kend-veshtrimi fetar te shiqohet kjo teme. Por gjithqysh duhet perfshir edhe mendimet tjera ketu, jo vetem ato fetare. Edhe juve e nderuar Suhada, falemderit per pjesmarrje ne kete teme. :?

Me nderime Uliksi

Senada
30-10-05, 03:08
:? ?

uliksi31
30-10-05, 07:42
:? ?

:lol: Ani Senada, ju kerkoj falje, se prej pagjumsiet i mshova gabimisht. Kame mendua qet smile face :) , me fal :)

Stuhia
30-10-05, 22:47
[/i][/b] Es-selamu alejkum vellezer e motra musliman/e. Uroj dhe shpresoj te kem mirekuptim,respekt,dashuri per hire te Allahut dhe te kontribuojme sipas mundesive dhe aftesive qe na jane dhene dhunti nga Krijuesi yne, per te ndihmuar njeri tjetrin.

Meqe jam anetare e re ne kete forum, eshte dhe postimi im i pare, pasi tema ishte mjafte e qelluar dhe desha te pergezoj autorin e temes, pasi eshte teme qe vertete ka goditur thuajse teresisht popullin tone, padiskutim moshe (te cdo moshe). Fenomen qe ka thyer cdo kode morali, nderi, respekti. Sa i perket ceshtjes se emancipimit, populli yne duke marrur etiketen e "civilizimit" perendimore ka crrenjosur dinjitetin e kombit tone, komb i cili qe ne ekzistencen e historive ishte i njohur ne Ballkan per kodein e moralit, mikepritjes,besnikerise,respektit, madje pavarsisht korrem fitore apo sfiduam disfate krahas armikut, kombit tone asnjehere nuk iu thye kodi i nderit dhe moralit, kurse sot ndodh e kunderta e saj. Perse! Kryelartesia, mendjemadhesia, hipokrizia dhe lakmia qe vrapojme pas epshit shtazarak per te kenaqur epshet dhe interesat tona, i jemi nenshtruar dhe dorezuar thuajse "teresisht" ketij fenomeni te shemtuar, amoralitetit dhe etiketes se "civilizimit" perendimore. Argumentet flasin dhe deshmojne te verteten qe ne e jetojme sot, e s'kem perse te cekim nje nga nje, porse te kontribuojme me shkathtesi, vigjilence e zgjuarsi t'a luftojme kete fenomen te shemtuar, qe mos te shemtoje dhe brezat e rinj dhe te jene pasues te epshit. Mjerishte!

Emancipimi i kesaj eopke te erresires (pavarsisht seksin) ka shfrenuar cdo moshe e, nenmoshe. Madje shfrenimi i emancipimit ka sjellur dhe epidemite e ndryshme, sic dhe jane te njohura tani per ne.

Ne nje hadith te te Derguarit tone s.a.v.s. eshte theksuar mjafte qarte, ku i Derguari a.s. thote: "Kijameti nuk do te vie, perderisa nuk perhapet zinahi (prostitucioni)ne nje kohe te caktuar"., poashtu i Derguari a.s. thote: "Kijameti nuk do te vie, perderisa martesa e ligjshme do te nencmohet, e, martesa e joligjshme (bashkejetesa) do te lartesohet". Dhe mjerishte qe te dyja shenjat e vogla qe i siperpermendem ne i jetojme sot, pa i siperpermendur thuajse te gjitha shenjat e vogla te Kijametit qe jane permendur qe para 1400 viteve e qe ne sot i jetojme. Dhe nuk ka medyshje, qe populli yne i mjere ka harruar se litari eshte me i nevojshem per te lidhur epshin e tij, sesa te lidhe kafshen kokeforte.

P.S. "Njeriu bujar ngutet, qe sa me pare te beje pune te mira, ndersa i prishuri (mekatari) zvarritet ne bemiresi dhe ik nga ajo. [Hasan El-Basri]

Tema i takon kesaj nendege te rubrikes, jo asaj "diskutome shoqerore", pasi eshte teme qe duhet trajtuar ne menyre objektive. Keshtu qe tema eshte postuar ne nendege mese te duhur.

Respekt,

Senada asnjeher populli jone ska marre emancipimet e huaja e as qe do i marre tani e tutje.
Njemend teme me vend dhe ne vendin e duhur per diskutues te denje si ti Senada. :roll: :roll:
A pak po te duket qe asnjeher nuk morem emancipimin e turqve?
E askush me shum se ata nuk na kan mbajt te pushtuar.
Hiq mos u merakos se nuk marrim civilizimin e evropianeve, pasi qe ne jemi Evropian si per nga pozita gjeografike, ashtu edhe nga mentaliteti.
Me Aziatiket kurr skemi pas asgje te perbashket e as qe do te kemi ndonjeher.
Kemi emancipimin tone qe na e mundeson pozita gjeografike dhe tradita shqiptare.

Me tmira per ty. :lol:

Senada
31-10-05, 00:24
Stuhia citoi; Hiq mos u merakos se nuk marrim civilizimin e evropianeve, pasi qe ne jemi Evropian si per nga pozita gjeografike, ashtu edhe nga mentaliteti.

Jo e nderuar, nuk merakosem per globin e botes. Sa per civilizimit e shfrenuar ne shoqerine tone, nuk e kishin te paret tane as pasuesit e tyre gjer ne kete shekullin e ri, keshtuqe t'i fol per veten tende e mos fol ne baze gjenerale (instituc....) pasi nuk te kem avokate populli. Te verberit si ty e admorijone civilizimin e sotem. Po uroj mos te kem shume te atille sic qenke ti.

suhejbi
31-10-05, 14:48
Pershendetje, per ju Stuhia, me qellim me fisnik dhe te paster, po te lus qe mos ta devijosh temen sic po ndodh edhe ne temat e tjera. Nese deshiron ta shprehesh mendimin tend te lire ose te bazuar ne ndonje ideologji lirisht mund ta shfaqesh ngase keshtu i ndihmon mbarevajtjes se bisedes ne lidhje me kete teme, ne te kunderten edhe njehere do te kisha lutur qe te jesh me e permbajtur. Nuk eshte patjeter qe te shkruhet ne kete teme, besoj se kjo eshte e qarte per te gjithe.

Me respekt vellazeror,
Suhejbi

Stuhia
01-11-05, 01:52

E ti ne emer te kujt je ka flet ketu, mbasi une sqenkam avokatja e popullit mos ju paskeni ket privilegj.
Mbaj mend qka po te them une Stuhia, ruaje ti moralin tend si ta kesh, (se vetem te pamoralshmit dhe ata qe skan ndjenja kombetare hyjn ne nje forum shqiptaresh e pershendeten me pershendetje te huaj Esselamu aljekum siq bere ti ne shkrimin tend te pare) dhe mos e pergjitheso gjithe popullin shqiptar si te pamoralshem dhe kopjues te civilizimit perendimor se ket as nuk eshte ka ta kerkon kush e as nuk je ti pergjegjese per ti then ato fjale.
Mos hyr tjera her me na shit moral me hadithe, se seshte tuj na prit zoti neve shqiptareve, se si sillemi e qfare civilizimi marrim per ta bere kiametin.

Stuhia
01-11-05, 02:01

I nderuari Suhejbi!

Jam shum e zhgenjyer nga ky shkrimi qe me paskeni drejtuar.
Nuk eshte qellimi im ta devijoj temen, por po me duket qe qysh ne fillim te kesaj teme ju pasket devijuar.
Ke hapur teme per emancipim te shqiptareve, dhe ndoshta pajtohesh me shkrimin e Senades.
Ky eshte absurd per mua.

Senada
01-11-05, 02:29
E ti ne emer te kujt je ka flet ketu, mbasi une sqenkam avokatja e popullit mos ju paskeni ket privilegj.

Flas personalisht per veten time dhe per dobit e Islamit, sic i jetojme dhe faktet e te sotmes, ku me qindra perendimore konvertohen, apo simbas supozimit tend islami aq devijues qenka dhe primitiv sa qe bie ne kundershtim me fjalet tuaja kur faktet e perendimoreve e deshmojne kete qe t'i u del mborjtes atyre. Sa gje e hidhur.

Mbaj mend qka po te them une Stuhia, ruaje ti moralin tend si ta kesh, (se vetem te pamoralshmit dhe ata qe skan ndjenja kombetare hyjn ne nje forum shqiptaresh e pershendeten me pershendetje te huaj Esselamu aljekum siq bere ti ne shkrimin tend te pare) dhe mos e pergjitheso gjithe popullin shqiptar si te pamoralshem dhe kopjues te civilizimit perendimor se ket as nuk eshte ka ta kerkon kush e as nuk je ti pergjegjese per ti then ato fjale.

Ne citatin tend; " njerezit e pamoralshem futen dhe pershendesin me pershendetje te huaj (es-selamu alejkum) ", kete e deshmon vetem ana e naivitetit dhe injorances qe paske ne shpirt dhe shof qe shume larg i paske ikur te vertetes , per kete dhe nuk ia vlen te diskutohet, pasi shof tek ty se ne cdo shkrese tenden i len hapesire debatit, porse nuk bie ne nje marrezi te tille porse jam e gatshme kur e kerkon puna e jo me te atille qe i perkasin nivelit tend. Te udhezofte Zoti ne te mire e jo sic qenke ne lajthitje e nderuar.

Mos hyr tjera her me na shit moral me hadithe, se seshte tuj na prit zoti neve shqiptareve, se si sillemi e qfare civilizimi marrim per ta bere kiametin.

Morali nuk shihet, por kultivohet qe ne femijeri tek cdo individ, por me vie mire qe kete e deshmon nga vetja jote-pasi dhe tema e trajtuar ka te bere me exprotin dhe importin e civilizimit dhe emancipimit, dhe fare mire e dike se ne kete epoke materialja zoteron epshet dhe llogjiken e njeriut, pasi sot e blen moralin (etj) e neser je e gatshme ta shesesh per nje HIC.

Sa i perket shkresave tuaja, nuk je e detyruar te japesh opinionin tend ne kete teme, vetem me deshire, dhe mundesisht te jesh me arsyer dhe e kujdesshme pa fyer dot njeri, se fundja askush nuk t'a imponon se si duhet vepruar ti me jeten tende. Ti je pergjegjese per cdo veprim tendin, keshtuqe me e mire dhe me e ndershme do ishte te tregojme pas respekt per njeri tjetrin ne kete virtualitet e te respektojme rregullat sic dhe eshte detyra e cdo njerit, e mos te krijojme percarje e t'i lem hapesire shejtanit. Cdo kritike,debat eshte e mire se ardhur,sepse jo te gjithe e shofim jeten me te njejtin kendveshtrim dhe jo te gjithe zoterojme diturine e zgjuarsine,butesine e urtesine, sinqeritetin e devotshmerin. andaj te kem me shume mirekuptim per t'i dhene mundesine cdo secilit prej nesh te kontribuoj ne kete forum, pavarsishte jem PRO apo kunder opinioneve te njeri tjetrit, fundja ia vlen te kem respekt si per besimtarin njashtu dhe per jo besimtarin.Gjithe jemi nje para Krijuesit.

suhejbi
02-11-05, 15:28
Kam devijuar apo skam devijuar une ti nuk mund ta dish se as qe e ke te pranishem ne kete teme qe e kam hapur mendimin tim personal. me gjithate po ua perseris edhe njehere ate qe ua thash ne polemiken e pare qe e kishim ne te dy. me ngutje dhe pa i analizuar mire fjalet po i jep pergjigjet. E nderuar nese eshte miresi qe nga dikujt t'i japish keshilla qellimmira miresi eshte qe t'i pranossh keshillat nga ata qe me qellim te mire t'i japin.

Me respekt,
Suhejbi

Senada
05-11-05, 01:41
Suhejbi, meqe lexova shkresen tende, akoma nuk e kam te ditur, kujt i referohet postimi yt?! Mundesisht, t'u drejtoheni me emer bashkebiseduesve, qe t'a kemi te qarte kujt i takon e, jo te marrim te drejten e replikes.

shendet,

Senada
05-11-05, 01:43
Suhejbi citoi: ne polemiken e pare qe e kishim ne te dy

Tani e kam te qarte qe nuk e keni me mua. Me fal per siperpostimin tim.

suhejbi
14-11-05, 14:31
I nderuari Suhejbi!

Jam shum e zhgenjyer nga ky shkrimi qe me paskeni drejtuar.
Nuk eshte qellimi im ta devijoj temen, por po me duket qe qysh ne fillim te kesaj teme ju pasket devijuar.
Ke hapur teme per emancipim te shqiptareve, dhe ndoshta pajtohesh me shkrimin e Senades.
Ky eshte absurd per mua.

Njeriun te njohur ne Bote e bejne vleratv e trasheguara pozitive nga e kaluara e tij. Baza trasheguese te identifikon dhe te ben te mbijetosh mbi baticat dhe zbaticat qe shkaktohen gjate historise.

E nderuara Stuhia, per te marre mendimin tuaj ne lidhje me ate se cka e pret popullin shqiptar ne ardhmeri, po ua parashtorj nje pyetje, por pyetja njekohesisht vlene edhe per te gjithe forumistet e tjere.

Cka mendoni ju a ka keqkuptim ne deshifrimin e asaj qer quhet trashegimi kulturore, dhe veseve negative qe nje shoqerri nese nuk i eviton nuk mund te llogaritet se e ka arritur shkallen me te larte te kultures?

A eshte duke shkuar rinia jone ne rruge te mbare duke e imitiar pa analizuar dhe pa kurrfare rezerve trendet "moderne te kohes" qe shpesh here jane deshmuar si te demshme?

Me respekt Suhjebi.

Stuhia
14-11-05, 16:54
Njeriun te njohur ne Bote e bejne vleratv e trasheguara pozitive nga e kaluara e tij. Baza trasheguese te identifikon dhe te ben te mbijetosh mbi baticat dhe zbaticat qe shkaktohen gjate historise.

Pajtohem i nderuar se vlerat e trasheguar te bejne te njohur ne bote.
Po sa kemi mundur ne ti paraqesim ato vlera per te na njohur bota?
Fatkeqesisht vlerat tona ne bote me shum jan paraqitur nga pushtuesit qe na paraqitnin ashtu siq e donte koha dhe politika ditore se qe kemi mundur ta bejme vet.

E nderuara Stuhia, per te marre mendimin tuaj ne lidhje me ate se cka e pret popullin shqiptar ne ardhmeri, po ua parashtorj nje pyetje, por pyetja njekohesisht vlene edhe per te gjithe forumistet e tjere.

Cka mendoni ju a ka keqkuptim ne deshifrimin e asaj qer quhet trashegimi kulturore, dhe veseve negative qe nje shoqerri nese nuk i eviton nuk mund te llogaritet se e ka arritur shkallen me te larte te kultures?

Ndaj veseve negative duhet te jemi te qarte se cka kuptojme me ves negativ.
Per mua te vishesh siq vishet e tere bota e qyteteruar nuk eshte ves negativ, por, nese ne ja fillojme tani te paraqitemi me veshje Ilire ateher kjo ne sy te botes eshte negative.
Me ket dua te them se kutura diktohet nga zhvillimi mbare boteror e jo vetem tek zhvillimi i nje populli.

A eshte duke shkuar rinia jone ne rruge te mbare duke e imitiar pa analizuar dhe pa kurrfare rezerve trendet "moderne te kohes" qe shpesh here jane deshmuar si te demshme?

Trendet "moderne te kohes" shifen si te demshme vetem nga te vjetrit por jo edhe nga rinia. Rinia ec me kohen pa shikuar fare se qfare mendojne te vjetrit. Nese nje baba dhe nene nuk kane qen te shkolluar, nuk kan pas makine, nuk jan veshur kurre siq e ka desht koha dhe moda, nuk kan bere asgje per vetveten por tere jeten kan mbetur anonima te pavlefshem, dhe kerkojne edhe nga femijet e tyre qe te ruajne traditen familjare te pyes ty se a eshte kjo e drejte e tyre?

U nisa nga familja si baza themelore e shoqerise, per te dal tek te gjithe shqiptaret qe rinine e shofin si te degjeneruar, te pamoralshme, si anashkaluese e kultures te te vjeterve por rinia nuk pyet per keto pune se ajo don ta ndertoje ardhmerine ashtu si i pelqen asaj e jo simbas shablloneve te te vjeterve qe per ta jane demode.

Kulture e re ne mbare boten eshte edhe perdorimi i internetit, ku rinia shkruan, argetohet shoqerohet.
A mos u dashka qe ne shqiptaret pasi qe interneti nuk eshte kulture shqiptare dhe nga te vjetrit domosdo qe shifet si e demshme, te ngritemi e te mbajme ligjerata per amoralitetin e internetit se po na e prish rinine, po i qon ne rruge te gabuara?

Mbase une jam gabim, por asnje popull nuk ka mundur te dal fitues para trendeve te zhvillimit te rinise e ket nuk do te mundemi ta bejme as ne shqiptaret.
Nese ti mendon qe me nje edukat te rrepte fetare apo familjare kthehen gjerat ne vendin e vet ateher duhet ta dijshe se sa me teper qe ndalon, aq me teper nxit.

Pavaresisht sa neve nuk na pelqejne sjelljet e rinise, dhe nuk ju kan pelqyer as prinderve tane sjelljet tona dikur, po e permbylli ket shkrim me nje shkrim te anetarit ne mos gabofsha te Guri Sylaj se
Morali eshte ec me kohen ku per mendimin tim ai ka then nje thenie te madhe dhe shum reale.

Pershendetje edhe per ty i nderuar.

suhejbi
16-11-05, 19:50
Suhia shkruajti

Fatkeqesisht vlerat tona ne bote me shum jan paraqitur nga pushtuesit qe na paraqitnin ashtu siq e donte koha dhe politika ditore se qe kemi mundur ta bejme vet.

Me duket pak sa e pakuptimte enderuar kjo thenie e juaja, nuk e di si eshte e mundur qe dikush tjeter t'i paraqese vlerat e dikujt tjeter. Ne nese kshim lejar qe te tjeret te na i paraqesin vlerat trona atehere moti do te ishim bere popull pa vlera. Ne te kaluaren ka pasur intelektuale te mirefillte qe vlerat tona i kane prezentuar ne menyre te shkelqyeshme dhe kane kontribuar qe ne edhe sot e kesaj dite te jemi bartes te civilizimit ne Ballkan. Kete e deshmon e kaluara.

Ndaj veseve negative duhet te jemi te qarte se cka kuptojme me ves negativ.
Per mua te vishesh siq vishet e tere bota e qyteteruar nuk eshte ves negativ, por, nese ne ja fillojme tani te paraqitemi me veshje Ilire ateher kjo ne sy te botes eshte negative.
Me ket dua te them se kutura diktohet nga zhvillimi mbare boteror e jo vetem tek zhvillimi i nje populli.

Te gjitha shoqerite e Botes vese negative i quajne: shfrenimin, amoralitetin, degjenerimin, etj. Por gabimi dhe keqkuptimi behet atehere kur i specifizojne ato.

Trendet "moderne te kohes" shifen si te demshme vetem nga te vjetrit por jo edhe nga rinia. Rinia ec me kohen pa shikuar fare se qfare mendojne te vjetrit. Nese nje baba dhe nene nuk kane qen te shkolluar, nuk kan pas makine, nuk jan veshur kurre siq e ka desht koha dhe moda, nuk kan bere asgje per vetveten por tere jeten kan mbetur anonima te pavlefshem, dhe kerkojne edhe nga femijet e tyre qe te ruajne traditen familjare te pyes ty se a eshte kjo e drejte e tyre?

U nisa nga familja si baza themelore e shoqerise, per te dal tek te gjithe shqiptaret qe rinine e shofin si te degjeneruar, te pamoralshme, si anashkaluese e kultures te te vjeterve por rinia nuk pyet per keto pune se ajo don ta ndertoje ardhmerine ashtu si i pelqen asaj e jo simbas shablloneve te te vjeterve qe per ta jane demode.

Kulture e re ne mbare boten eshte edhe perdorimi i internetit, ku rinia shkruan, argetohet shoqerohet.
A mos u dashka qe ne shqiptaret pasi qe interneti nuk eshte kulture shqiptare dhe nga te vjetrit domosdo qe shifet si e demshme, te ngritemi e te mbajme ligjerata per amoralitetin e internetit se po na e prish rinine, po i qon ne rruge te gabuara?

Mbase une jam gabim, por asnje popull nuk ka mundur te dal fitues para trendeve te zhvillimit te rinise e ket nuk do te mundemi ta bejme as ne shqiptaret.
Nese ti mendon qe me nje edukat te rrepte fetare apo familjare kthehen gjerat ne vendin e vet ateher duhet ta dijshe se sa me teper qe ndalon, aq me teper nxit.

Pavaresisht sa neve nuk na pelqejne sjelljet e rinise, dhe nuk ju kan pelqyer as prinderve tane sjelljet tona dikur, po e permbylli ket shkrim me nje shkrim te anetarit ne mos gabofsha te Guri Sylaj se
Morali eshte ec me kohen ku per mendimin tim ai ka then nje thenie te madhe dhe shum reale.
Nese trend modern e konsideron degjenerimin maksimal ne aspektin moral te rinise sone, une me plot bindje e nderuar konkludoj se edhe ju beni pjese nder ata qe ose nuk dijne ta bejne dallimin ne mes asaj qe quhet kulture dhe amoralitet. Kulture konsiderohet perparimi ne art, shkence, teknologji, etj. dhe keto jane vlerat e mirefillta te nje shoqerie qe e bejne ate te njohur ne rrozullin tokesor.
Nuk mund te quhet kulture nderrimi i perditshem i partnereve dhe shfrenimi total ne aspektin moral, nuk mund te quhet kulture lakuriqesimi ngase kete nuk mund ta gjesh ne asnje teori te kultures. Asnje kulturolog ne Bote nuk e parasheh nje gje te tille.

Ekspozimi i femres se sotme ia humb asaj vleren e mirefillte qe e ka ne shoqeri si edukatore e brezave te ardhshem, si themel i ngritjes se familjes se shendoshe qe popullin ne pergjithesi e haperon ne menyre te barabarte me te gjithe popujt e Botes.

Droga, homoseksualizmi, lezbeizmi asnjehere nuk kane qene vese te mira, a sot keto i ke te pranishme ne shoqerine shqiptare.

Me respekt,

Suhejbi.