PDA

View Full Version : Dispozitat e dy festave (Bajrameve)


Urata
27-10-05, 03:28
Dispozitat e dy festave (Bajrameve)
nė sunnetin e pastėr
Titulli i librit nė original:
"Ahkamul Idejn fis Suneti el Mutahera"
Autor:
Ali Hasen Ali Abdulhamid el Halebi el Etheri
Pėrktheu:
Edmond Fatmir Ajdini
Redaktoi:
Pėrkujdesja kompjuterike & ballina:
Ebu Enes Bledar Hoxha
Boton:
Libraria "Imam Albani"

Parathėnie



Falenderimi i takon vetėm Allahut. Vetėm Atė falenderojmė, Atij i kėrkojmė ndihmė dhe falje tė gjynaheve tona. I kėrkojmė mbrojtje Allahut prej tė keqes sė veteve (shpirtrave) tona dhe prej tė kėqiave tė punėve tona.


Atė qė udhėzon Allahu, nuk ka kush t'a humbė dhe atė qė humb Allahu, nuk ka kush t'a udhėzojė.


Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr (me tė drejtė) pėrveē Allahut, Njė e tė Pashok, dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij.



S'ka dyshim se Islami ėshtė Feja e Allahut tė Lartėsuar, Fe tė cilėn e zgjodhi pėr mbarė njerėzimin, nė mėnyrė qė tė jetė udhėzim dhe udhėrrėfyes pėr ta, deri nė Ditėn e Gjykimit. "A nuk di Ai qė ka krijuar (ēdo gjė), ndėrsa Ai ėshtė mė i Buti, Dashamirėsi, i Mirėnjohuri pėr ēdo gjė?!" [El Mulk: 14].


Ummeti musliman ka qenė mė i miri ndėr tė gjithė popujt, pėr shkak tė amanetit tė cilin e mbarte dhe pėr shkak tė rėndėsisė qė i kushtonte pėrcjelljes sė kėtij amaneti te popujt e tjerė. Vazhduan muslimanėt tė jenė nė kėtė gjendje, deri nė ditėn nė tė cilėn u larguan prej Librit (Kur'anit) tė Zotit tė tyre dhe sunnetit tė tė Dėrguarit tė tyre (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).


S'ka dyshim se ėshtė detyrė e domosdoshme pėr tė gjithė muslimanėt, kudo qė ndodhen, tė kthehen te libri i Allahut tė Lartėsuar dhe te sunneti i tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), tė bashkuar me njeri-tjetrin, sy ēelur e tė vėmendėshėm. Ti njohin mirė mėsimet e Fesė sė tyre dhe dispozitat e saj.


Vihet re qartė, se prej ēėshtjeve themelore tė cilat Feja Islame i kultivon nė gjirin e saj dhe qė zėnė njė vend tė rėndėsishėm ne mėsimet e kėsaj Feje madhėshtore, ėshtė rėndėsia qė i kushton atyre shkaqeve tė cilat shpienė nė bashkimin e muslimanėve dhe lidhjen e ngushtė tė tyre ndėrmjet veti.


Prej kėtyre shkaqeve ėshtė bėrja e detyrueshme e faljes bashkėrisht tė pesė kohėve tė namazit nė xhami. Me zemrat e bashkuara falen mbas njė imami tė vetėm, duke i pasuar njė nga njė veprimet dhe lėvizjet e tij. I pėrulen Zotit tė tyre duke e falenderuar Atė pėr mirėsitė e panumėrta. Janė dashamirės dhe tė mėshirshėm me njeri-tjetrin, larg armiqėsisė dhe pėrhapjes sė shkatėrrimit nė tokė.


Po ashtu Allahu u ka pėrcaktuar besimtarėve njė ditė nė javė nė tė cilėn grumbullohen sė bashku dhe e largojnė prej vetes sė tyre ngacmimin e Iblisit (shejtanit), si dhe lajthitjen tė cilėn ka dashur ta mbjellė nė zemrat e tyre. Ta frenojnė veten e tyre prej tė rendurit mbas vezullimit mashtrues tė dynjasė dhe mirazheve tė saj. Kjo ditė ėshtė dita e premte, ditė tė cilėn Allahu e ka bėrė festė pėr tė gjithė muslimanėt. Predikuesi ju pėrkujton argumentet e Zotit tė tyre dhe mirėsitė e Tij tė panumėrta, nė mėnyrė qė te jenė pėrherė tė devotshėm e me zemra tė bashkuara me njeri-tjetrin.


Allahu gjithashtu ka pėrcaktuar pėr besimtarėt dy festa madhėshtore nė vit, ku ata i kushtojnė rėndėsi tė veēantė gjendjes sė tyre tė pėrgjithshme, duke i plotėsuar tė gjitha ato kushte tė cilat ēojnė te dashuria dhe mirėkuptimi i ndėrsjelltė. Njėra festė ėshtė Fiter Bajrami (Bajrami i vogėl)1 i cili vjen fill pas muajit tė begatė tė Ramazanit, kohė nė tė cilėn zemrat e besimtarėve janė tė pastra dhe tė gatshme pėr bėrjen e punėve tė mira. Festa tjetėr ėshtė Kurban Bajrami (Bajrami i madh), ku shumė prej besimtarėve nė kėtė kohė grumbullohen nė qytetin e shenjtė, vend prej tė cilit u pėrhap drita e profetėsisė dhe shkėlqeu dielli i lumturisė pėr mbarė njerėzimin. Ata e adhurojnė Allahun me sinqeritet dhe devotshmėri, duke mos patur pėr qėllim gjė tjetėr pėrveē kėnaqėsisė sė Tij.


Pikėrisht pėr tė gjitha ato qė pėrmenda mė sipėr, e pashė tė dobishme tė shkruaj njė broshurė pėrmbledhėse mbi Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin, si dhe tė shpjegoj rregullat qė kanė tė bėjnė me to.2



--------------------------------------------------------------------------------
1. Nė fakt ėshtė pėrhapur nė vendet tona si "Bajrami i madh", por i madhi ėshtė ai i kurbanit.

2. Shejhu thotė: Nuk jam i vetmi nė kėtė fushė, sepse shumė tė tjerė prej dijetarėve tė mėparshėm kanė shkruar libra e broshura pėr festat e dy bajrameve. Pastaj pėrmendi disa tituj tė tyre, tė cilat ne nuk po i pėrmendim pėr tė mos u zgjatur dhe sepse shumica e tyre, pėr tė mos thėnė tė gjitha ato, nuk janė tė pėrkthyera nė shqip.

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo, edhe pse muslimanėt sot jetojnė nė ditė tė vėshtira, duke pėrjetuar sprova tė rėnda dhe gjendja e tyre nuk ėshtė e kėnaqshme, si rezultat i largimit tė tyre prej burimit tė pastėr dhe udhėzimit tė drejtė, tė cilin Allahu i Lartėsuar na e mėsoi nė librin e Tij dhe qė e gjejmė tė shfaqur qartė gjatė jetės sė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe nė sunnetin e tij.


Sidoqoftė, tė mėsuarit e fesė dhe e rregullave bazė tė saj nuk mund ta ndali asgjė, pėrkundrazi, kjo gjendje e keqe nė tė cilėn ndodhen, duhet t'i shtyjė muslimanėt mė tepėr nė tė mėsuarit e dijes dhe nė tė punuarit me tė, si dhe nė pėrhapjen e mirėsisė dhe thirrjes pėr te Allahu i Lartėsuar.


Nė kėtė broshurė jam pėrpjekur qė tė jetė pėrmbledhėse, e thjeshtė pėr t'u kuptuar, e mjaftueshėme pėr temėn dhe drejtuese pėr te ajo qė ėshtė mė e dėshiruara.


Gjithashtu kam treguar kujdes, nė mėnyrė qė tė pėrcjell fjalėn mė tė saktė pėr secilėn ēėshtje dhe t'i largohem sa tė jetė e mundur kundėrshtimeve ndėrmjet medh'hebeve, duke pėrmendur fjalėn dominuese si dhe argumentin e saj.


Nėse e kam arritur tė vėrtetėn, kjo ėshtė sukses nga Allahu, e nėse kam gabuar, Allahut i kėrkoj falje dhe te Ai pendohem.


Sė fundi, e lus Allahun tė mė japė sukses nė kėtė punė dhe ta bėjė tė dobishme pėr tė gjithė muslimanėt! Vėrtetė Ai ėshtė qė i dėgjon lutjet dhe i pėrgjigjet thirrėsit.




Shkroi: Ebu el Harith Ali ibėn Hasen ibėn Ali
kthehu lart




Ē'ėshtė Festa



Festė ėshtė ajo ditė nė tė cilėn grumbullohen njerėzit dhe nė gjuhėn arabe ajo e ka rrėnjėn nga fjala "ade, jeudu", qė do tė thotė "kthim, pėrsėritje". Thuhet gjithashtu se rrėnja e saj ėshtė nga fjala "el adeh" –zakon, sepse njerėzit e kanė bėrė zakon atė.


Ibėn el Earabi thotė: El Idu –festa- ėshtė quajtur e tillė pėr shkak se ajo kthehet ēdo vit me hare e gėzim tė ri."3



--------------------------------------------------------------------------------
3. "Lisanul arab" (3/319).

--------------------------------------------------------------------------------

Dije vėlla musliman –Allahu mė mundėsoftė mua dhe ty pėr bindjen ndaj Tij!-, se festat qė Allahu i ka ligjėruar pėr robėt e Tij janė tė njohura dhe ato janė subjekti i kėsaj brochure, por nė kohėn tonė, festat janė tė panumėrta edhe nė vendet tona Islame, aq mė tepėr nė vendet e tjera. Gjejmė tė festohet pėr varret, tyrbet, njerėzit, vendet e ndryshme e festa tė tjera pėr tė cilat Allahu nuk ka dhėnė lejė. Madje nė disa statistika qė janė bėrė te muslimanėt e Indisė, thuhet se ata festojnė 144 festa nė vit.
kthehu lart



Dy festat e Bajramit janė mėshirė prej Allahut pėr popullin musliman



Nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) transmetohet se ka thėnė: "Kur i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) erdhi nė Medine, i gjeti banorėt e saj tė festonin dy ditė, nė tė cilat argėtoheshin dhe dėfrenin nė kohėn e injorancės4. Ai u tha atyre: "Unė ju gjeta ju tė dėfreni nė dy ditė, tė cilat i konsideronit festė nė kohėn e injorancės. Por Allahu ua ka zėvendėsuar ato me dy festa mė tė mira se ato, Fiter Bajramin (Bajramin e vogėl) dhe Kurban Bajramin (Bajramin e madh)."5


Shejh Ahmed Abdurrahman El Benna nė lidhje me hadithin e mėsipėrm ka thėnė: "Kjo, sepse festat e Bajramit janė tė pėrcaktuara nga Allahu i Lartėsuar dhe Ai i ka zgjedhur ato pėr robėrit e Tij, dhe sepse ato vijnė menjėherė mbas dy prej shtyllave madhėshtore tė Islamit, Haxhit dhe Agjėrimit tė Ramazanit. Gjithashtu sepse Allahu ua fal gjynahet haxhinjėve dhe agjėruesėve, shpėrndan mėshirėn e Tij mbi tė gjitha krijesat tė cilat i binden dhe i nėnėshtrohen Atij. Ndėrsa Nejruzi dhe Mehraxhani (dy festat e injorancės), kanė qenė zgjedhje e njerėzve qė mbaheshin pėr tė ditur nė atė kohė, tė cilėt shihnin motin e mire, apo barazimin e ditės me natėn a pėr ndonjė veēori tjetėr tė kotė.


Kėshtuqė dallimi ndėrmjet festave islame dhe kėtyre festave ėshtė i dukshėm pėr atė qė sheh ashtu si duhet6.



--------------------------------------------------------------------------------
4. Ato festa kanė qenė dita e nejruzit dhe dita e mehraxhanit- panairit.

5. Hadith i saktė. E ka nxjerrė Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai dhe el Begavi.

6."El Fet'hu Er Rabani" [vėll. 6, f. 119].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Lejueshmėria e rėnies sė defit pėr vajzat e vogla



Nga Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj) transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) erdhi tek unė dhe gjeti nė dhomėn time dy vajza tė vogla, tė cilat ishin duke kėnduar7 gėngėn e ditės sė Buathit –njė ditė feste paraIslame-. Ai u mbėshtet pėr tė pushuar dhe u ktheu shpinėn. Pas pak hyri Ebu Bekri. Ai mė qortoi mua duke mė thėnė: Fyelli i shejtanit nė shtėpinė e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)?!


I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u drejtua nga ai dhe tha: "Lėri, lėri!". Kur ai e largoi vėmendjen nga ne, iu bėra shenjė dhe ato dolėn jashtė."


Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet: I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tha: "O Ebu Bekėr, ēdo popull ka festat e veta, ndėrsa kjo ėshtė festa jonė."8


Imam El Begavij nė librin "Sherhu Es Sunneh" [vėll. 4, f. 322], ka thėnė:


"Buathi ka qenė njė ditė e shėnuar tek arabėt. Nė kėtė ditė fisi Eus ka korrur fitore tė madhe ndaj fisit Hazrexh. Kėto dy fise kanė qenė nė luftė dhe hasmėri me njeri-tjetrin pėr njėqind e njėzetė vjet rresht, deri sa erdhi feja islame dhe pajtoi mes tyre. Vjersha qė po kėndonin vajzat e vogla, pėrshkruante pjesė nga lufta dhe tregonte pėr trimėrinė e luftėtarėve, gjė e cila kontribon nė lartėsimin dhe ngritjen e ēėshtjes sė fesė.


Ndėrsa kėngėt tė cilat pėrmbajnė shthurje dhe fjalė tė pavlera, s'ka dyshim qė janė tė ndaluara nė fenė e Allahut, e nuk mund tė imagjinohet se diēka e ngjashme me kėtė ka ndodhur nė prani tė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), e ai tė mos e tėrhiqte vėrejtjen prej saj…"


Me fjalėn e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė): "kjo ėshtė festa jonė", mund ta justifikojmė Aishen (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!), duke thėnė se vėnia nė dukje e gėzimit dhe lumturisė gjatė dy festave tė Bajrameve, ėshtė prej simboleve tė fesė islame dhe se ato nuk janė si gjithė ditėt e tjera.


Dijetari i madh Ibėn Haxher ka thėnė:


"Prej dobive qė pėrfitohen nga ky hadith ėshtė pėlqyeshmėria e shpenzimit diēka mė tepėr pėr familjen gjatė festave tė Bajrameve (nė blerjen e ndonjė dhurate, apo ushqimeve tė preferuara), nė mėnyrė qė tė futėsh kėnaqėsi nė zemrat e tyre, gjė kjo, e cila ndihmon nė shlodhjen e trupit dhe ripėrtėrin forcat pėr t'iu rikthyer pėrsėri adhurimit. Gjithashu ajo qė kuptohet prej kėtij hadithi ėshtė se vėnia nė dukje e gėzimit dhe lumturisė gjatė dy festave tė Bajrameve, ėshtė prej simboleve tė fesė."9



--------------------------------------------------------------------------------
7. Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "por qė nuk ishin kėngėtare", shiko "Sherhu Muslim" tė imam Neveviut [vėll. 6, f. 182].

8. Tė dyja transmetimet janė tė Buhariut [949], [952], [987], [2907], [3530] dhe [3931]. Gjithashtu e ka transmetuar Muslimi [792], Ahmedi [vėll. 6, f. 134] dhe Ibėn Maxhe [1898].

9."Fet'hul Bari" [vėll. 2, f. 443]. Autori thotė: Kam shkruajtur njė broshurė mbi gjykimin e sherjatit nė lidhje me rėnien e defit, njė pjesė tė sė cilės e ka botuar revista kuvajtjane "El Muxhtemau" e datės 15 tė muajit Ramazan tė vitit 1402 hixhri. Jam zgjeruar edhe mė shumė nė kėtė ēėshtje dhe i kam shtuar kėsaj teme shumėfishin e saj, nė njė libėr tė veēantė me titull "El Xheuabu Es Sedid Ala men se'ele an hukmi ed dufufi ue el eneshid", Allahu e lehtėsoftė plotėsimin dhe shpėrndarjen e tij.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Tė zbukuruarit nė ditė feste


Nga Ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) transmetohet se ka thėnė: "Umeri mori nė treg njė pelerinė tė bukur, tė punuar me mėndafsh. Ai shkoi te i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe i tha atij: O i Dėrguari i Allahut, si thua sikur ta blesh kėtė, e tė zbukurohesh me tė nė ditėt e festave, apo kur tė vinė delegacionet e jashtme? I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tha: "Kjo ėshtė veshje e atyre tė cilėt nuk kanė moral!" Pasiqė kaloi njė farė kohe, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i dėrgoi Umerit njė pelerinė tė ngjashme me atė tė parėn. Umeri kur e pa atė, e mori nė dorė dhe shkoi te i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), dhe i tha atij: O i Dėrguari i Allahut, t'i ke thėnė se kjo ėshtė veshje e atyre tė cilėt nuk kanė moral, ndėrsa sot e dėrgove kėtė pelerinė tek unė! I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tha: "Shite atė, ose plotėso ndonjė prej nevojave tė tua."10


Dijetari i madh Es Sindi ka thėnė:


"Prej kėtij hadithi mėsojmė se tė zbukuruarit nė ditėt e festave ka qenė zakon i njohur mes tyre dhe i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nuk e disaprovoi atė, pra u bė e qartė vazhdueshmėria e tijj."11


Dijetari i madh Ibėn Haxher ka thėnė:


"Ibėn ebi Ed Dun'ja dhe El Bejhaki kanė pėrcjellė me zinxhir transmetimi tė saktė deri te Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se ai vishte rrobat mė tė mira nė dy festat."12


Ai (Ibėn Haxheri) gjithashtu ka thėnė:


"Kuptohet qartė nga ky hadith, se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ia aprovoi Umerit tė zbukuruarit pėr festa dhe se disaprovimi ishte pėr llojin e asaj veshjeje nė veēanti, sepse ajo ishte prej mėndafshi."13


Ibnul Kudame nė librin "El Mugni" ka thėnė: "Kjo tregon se tek ata, tė zbukuruarit ka qenė zakon i njohur nė tė tilla raste."


Maliku ka thėnė:


"Kam dėgjuar shumė prej dijetarėve, ta konsiderojnė tė pėlqyeshme parfumosjen dhe tė zbukuruarit nė ditėt e festave."


Ibnl Kajim, nė librin "Zadu El Mead" [vėll. 1, f. 441] ka thėnė:


"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), vishte rrobat mė tė bukura nė ditėt e festave. Ai kishte njė pelerinė tė cilėn e vishte pėr dy festat e Bajrameve dhe ditėve tė Premte. Ndonjėherė vishte xhybe ngjyrė jeshile, e ndonjėherė tė kuqe14, por jo tė kuqe tė ndezur, ashtu siē mendojnė disa njerėz. Nėse ajo do tė ishte kėshtu, atėherė nuk do tė quhej xhybe, por nė tė kishte vija tė kuqe, si xhybet jemenase."



--------------------------------------------------------------------------------
10. E ka transmetuar Buhariu [886], [948], [2104], [2619], [3054], [5841], [5981], [6081]; Muslimi [2068]; Ebu Daudi [1076]; En Nesai [vėll. 3, f. 181], [vėll. 8, f. 196-198]; Ahmedi [vėll. 2, f. 20, f. 39, f. 49].

11. "Hashijetu Es Sindi Ala En Nesai" [vėll. 3, f. 181].

12. "Fet'hu El Bari" [vėll. 2, f. 439].

13. I njėjti burim i mėsipėrm [vėll. 2, f. 434].

14. Shiko "Es Silsiletu Es Sahiha" [1279].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Falja e namazit tė Bajrameve nė vend tė hapur –faltore-



Nga Ebu Said El Hudri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), ditėn e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit dilte pėr t'u falur nė faltore dhe gjėja e parė qė bėnte ishte falja e namazit…"15


Dijetari i madh Ibnul Haxh El Malikij ka thėnė:


"Suneti i hershėm ėshtė qė namazi i Bajrameve tė falet nė musal-le (faltore), sepse i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: "Njė namaz i falur kėtu nė xhaminė time, ėshtė mė i mirė se njė mijė namaze tė falura nė ndonjė xhami tjetėr, pėrveē xhamisė sė shenjtė (Kabes)"16, pastaj megjithėse kjo vlerė ėshtė kaq e madhe, ai doli dhe e la atė (u fal nė faltore)..."17


Imam Ibnul Kadame El Makdisi ka thėnė18:


"Suneti ėshtė qė namazi i Bajrameve tė falet nė faltore. Ka urdhėruar pėr kėtė Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) dhe e ka konsideruar tė pėlqyeshme El Euzai dhe dijetarėt hanefi. I kėtij mendimi ėshtė edhe Ibėn El Mundhir.19


Por nėse dikush nuk mundet tė falet nė faltore, pėr shkak tė moshės sė thyer, apo pėr shkak tė sėmundjes, atėherė i lejohet atij tė falet nė xhami dhe nuk ka problem –inshaAllahu-."20


Ajo qė vlen tė pėrmendet kėtu ėshtė se qėllimi i faljes sė namazit nė faltore ėshtė qė tė bėhet i mundur grumbullimi i shumicės sė muslimanėve nė njė vend tė vetėm.


Ndėrsa ajo qė vėrehet nė shumė vende sot, ėshtė numri i madh i faltoreve, madje edhe pa qenė nevoja, ndėrsa dijetarėt kanė tėrhequr vėrejtje dhe e kanė konsideruar tė urryer kėtė dukuri.21


Madje, pėr fat tė keq, disa prej kėtyre faltoreve janė bėrė tribuna grupacionesh, pėr tė pėrēarė fjalėn e muslimanėve. "Ue la haula, ue la kuvete il-la bil-lah".



--------------------------------------------------------------------------------
15. E ka transmetuar Buhariu [956], Muslimi [889] dhe Nesai [vėll. 3, f. 187].

16. E ka transmetuar Buhariu [1190]; Muslimi [1394].

17. "El Medkhalu" [vėll. 2, f. 283].

18. "El Mugni" [vėll. 2, f. 229-230].

19. Qė t'i njohėsh mė gjerėsishtė argumentet e kėsaj ēėshtjeje, si dhe thyerjen e argumenteve tė kundėrshtarėve, bėn mirė tė kthehesh te ajo qė ka shkruar shejh Ahmed Esh Shakir (Allahu e mėshiroftė!), nė librin "Sherhu Suneni Et Tirmidhi" [vėll. 2, f. 421-424]. Gjithashtu mėsuesi ynė i nderuar, El Albani (Allahu e mėshiroftė!), ka njė broshurė me titull "Saletu el aidejni fil musal-le, harixh el beledi, hije es sunneh", botim i Damaskut, pra kthehu te ajo se ėshtė me tė vėrtetė e rrallė pėr temėn.

20. "El Mugni" [vėll. 2, f. 230].

21. Shiko librin "Nihajetu El Muhtaxh" tė Er Rramli.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Shkuarja pėr nė faltore dhe kthimi prej saj



Nga Xhabir ibėn Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė ditėn e festės ndėrronte rrugė"22


Imam Ibnul Kajim El Xheuzije ka thėnė:


"I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ndėrronte rrugė nė ditėn e festės, shkonte nė njė rrugė dhe kthehej nga njė tjetėr. Disa thonė se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėnte njė veprim tė tillė nė mėnyrė qė tė pėrshėndeste me selam banorėt e tė dyja rrugėve, apo qė ata tė pėrfitonin bereqetin e tij. Tė tjerė kanė thėnė: Nė mėnyrė qė tė plotėsonte nevojat e atyre qė kishin nevojė nė tė dyja rrugėt, apo t'ua zgjidhte ndonjė problem qė mund tė kishin. Gjithashtu kanė thėnė: Nė mėnyrė qė tė vinte nė dukje simbolet e Islamit.


Ndėrsa fjala vendimtare ėshtė se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėnte njė veprim tė tillė, pėr tė gjitha kėto arsye sė bashku, si dhe pėr tė tjera urtėsi, ashtu siē ndodh nė tė gjitha veprat e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).


Imam Neveviu (Allahu e mėshiroftė), pasi qė i ka pėrmendur tė gjitha fjalėt e mėsipėrme ka thėnė: "Edhe nėse nuk do ta dinim arsyen e kėtij veprimi, ėshtė e pėlqyeshme nė mėnyrė tė prerė, tė ndiqet sunneti i tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), e Allahu e di mė sė miri."


Vėrejtje: Sė pari: Imam El Begavi nė librin "Sherhu Es Sunneti" [vėll. 4, f. 302-303], ka thėnė:


"Ėshtė e pėlqyeshme pėr njerėzit qė pasi tė kenė falur sabahun, t'i gjej agimi nė faltore, duke madhėruar Allahun me tekbir dhe duke pritur kohėn e faljes sė Bajramit. Ndėrsa imami del nė kohėn e pėrcaktuar pėr faljen e namazit."


Sė dyti: Ka transmetuar Tirmidhiu [530] dhe Ibėn Maxheh [161], nga Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), se ka thėnė: "Ėshtė sunet qė pėr faljen e Bajramit tė shkosh nė kėmbė."23



--------------------------------------------------------------------------------
22. E ka transmetuar Buhariu [986].

23. Shejhu ynė (El Albani) e ka vlerėsuar hasen kėtė hadith nė librin e tij "Sahihu suneni Et Tirmidhi" [vėll. 1, f. 164].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Tekbiri nė dy festat e Bajrameve



Allahu i Lartėsuar thotė:


"Qė tė plotėsoni numrin (e ditėve tė ngelura mangėt prej agjėrimit), tė madhėroni Allahun pėr atė se u udhėzoi dhe tė falenderoni." [El Bekare: 185].


Gjithashtu kanė ardhur transmetime autentike se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) shkonte pėr nė faltore duke e madhėruar Allahun me tekbir, deri sa tė fillonte faljen. Pasi e mbaronte namazin, ai e ndėrpriste tekbirin.24



Shejh El Albani ka thėnė:


"Nė hadith ka argument pėr ligjshmėrinė e tekbirit me zė gjatė shkuarjes pėr faljen e namazit tė Bajramit. Ky sunet ka qenė i pėrhapur tek muslimanėt e parė, ndėrsa nė ditėt tona, pothuajse ėshtė harruar."


Ajo qė duhet patur parasysh nė kėtė ēėshtje, ėshtė se tė ngriturit e zėrit me tekbir, nuk do tė thotė se kjo lejohet tė bėhet nė kor. Gjithashtu, tė gjitha pėrmendjet qė bėhen pėr tė madhėruar Allahun, me zė apo pa zė qofshin, nuk lejohet qė tė bėhen bashkėrisht me njė zė, pra duhet t'i ruhemi kėsaj.25 Ajo qė muslimani duhet tė ketė gjithmon parasysh, ėshtė se udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).


Ėshtė pyetur dijetari i madh, Ibėn Tejmije (Allhau e mėshiroftė) pėr kohėn e tekbirit nė dy festat e Bajramit dhe ai ka thėnė:


"I lavdėruar ėshtė Allahu! Fjala mė e saktė nė kėtė ēėshtje, tė cilėn e mbėshtesin pjesa mė e madhe e dijetarėve dhe tė parėve tanė tė mirė, ėshtė qė tekbiri tė fillohet qė nė mėngjesin e ditės sė Arafatit, e tė vazhdojė deri nė fundin e ditėve tė teshrikut (tre ditė tė caktuara nė kohėn e haxhit), pas ēdo namazi. Gjatė shkuarjes pėr kryerjen e faljes sė Bajramit ėshtė e pėlqyeshme qė ēdokush tė ngrejė zėrin me tekbir, kjo me aprovimin e tė katėr medh'hebeve."26


Ndėrsa unė (shejh Aliu) them:


Fjala e tij: "pas ēdo namazi", nuk ka argument. E sakta ėshtė se tekbir bėhet gjatė gjithė kohės, pa pėrkufizim. Ajo qė e argumenton kėtė ėshtė fjala e Imam Buhariut nė "Sahihun" e tij, nė kapitullin e dy festave tė Bajramit [vėll. 2, f. 461], me temė: "Tekbiri nė ditėt e qėndrimit nė Mina dhe i atij i cili agon nė Arafat": Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), qėndronte nė kupolėn e tij nė Mina dhe e ngrinte zėrin me tekbir, deri sa e dėgjonin ata tė cilėt ishin nė xhami dhe e ngrinin edhe ata zėrin me tekbir. Tekbir bėnin gjithashtu edhe njerėzit qė ishin nė treg, saqė Mina ushtonte prej tekbireve.


Edhe Ibėn Umeri ka qenė prezent nė Mina ato ditė. Ai bėnte tekbir mbas ēdo namazi, nė dyshekun e tij, nė tendėn e tij, nė kohėn kur pushonte dhe kur ecte, gjatė gjithė atyre ditėve.


Mejmune (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) bėnte tekbir nė ditėn e dhjetė tė dhulhixhes, ditėn e Kurbanit (Jeumu en nahėr).


Gjithashtu, nė kohėn e Umer ibėn Abdulazizit, gratė bėnin tekbir nė xhami gjatė ditėve tė teshrikut, mbrapa Umerit dhe mbrapa Ebane ibėn Uthmanit.


Ibėn Umer bėnte tekbir nė agimin e ditės sė Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit, deri sa mbėrrinte nė faltore, pastaj bėnte tekbir, deri sa vinte imami.27


Ndėrsa pėr sa i pėrket mėnyrės sė tekbirit, nuk di tė ketė ardhur ndonjė transmetim i saktė nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), por nė lidhje me kėtė janė transmetuar gjurmė nga disa prej sahabėve (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre).


Ibėn Mes'udi thoshte:


"Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-lallah, ue Allahu ekber, Allahu ekber, ue lil-lahil hamd."28


Ibėn Abasi thoshte:


"Allahu ekber, Allahu ekber. Allahu ekber ue lil-lahil hamd. Allahu ekber ue Exhel, Allahu ekber ala ma hedana."29


Abdurrazaku30 ka pėrcjellė me zinxhir transmetimi tė saktė, nga Selman El Hajri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), se ka thėnė:


"Madhėrojeni Allahun: Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekberu kebiran."


Ndėrsa shumė prej muslimanėve i kanė lėnė mėnjanė kėto pėrmendje tė transmetuara nga tė parėt tanė tė mirė dhe i kanė zėvendėsuar ato, me shtesa dhe fjalė tė tjera tė shpikura dhe tė pa baza. Pikėrisht kjo dukuri, e bėri dijetarin e madh Ibėn Haxher El Askaleni tė thotė nė librin "Fet'hu El Bari" [vėll. 2, f. 536]:


"Janė shpikur nė kėtė kohė, shtesa dhe risi tė cilat nuk kanė bazė."



--------------------------------------------------------------------------------
24. E ka transmetuar Ibėn ebi Shejbe nė "El Musannef" dhe El Muhamilij nė "Kitabu saleti el aidejni", me zinxhir transmetimi tė saktė, por hadithi ėshtė mursel (nuk pėrmendet sahabiu), megjithatė hadithi ėshtė i saktė sepse ka dėshmi tė shumta te cilat e ngrenė vlerėsimin e tij. Kthehu te "Silsiletu El Ehadithi Es Sahiha" [170].

25. "Silsiletu El Ehadithi Es Sahiha" [vėll. 1, f. 121]. Dijetari dhe shejhu i nderuar Hamuud Et Tuejxherij (Allhau e mėshiroftė), ka nxjerė njė broshurė tė veēantė, nė tė cilėn tėrheq vėrejtje prej thėnies sė tekbirit bashkėrisht.

26. "Mexhmu'ul Fetaua" [vėll. 24, f. 220], shiko gjithashtu "Subul Es Selam" [vėll. 2, f. 71-72].

27. E ka transmetuar Ed Derakutnij dhe Ibėn Ebi Shejbe etj, me zinxhir transmetimi tė saktė. Shiko "Irvau El Galil" [651].

28. E ka transmetuar Ibėn ebi Shejbe [vėll. 2, f. 168], me zinxhir transmetimi tė saktė.

29. E ka transmetuar El Bejhekij [vėll. 3, f. 315]. Zinxhirin e transmetimit e ka tė saktė.

30. Me tė njejtėn rrugė e ka nxjerė edhe El Bejhekij nė librin "Es Sunenu El Kubra" [vėll. 3, f. 316].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Kur preferohet ngrėnia e mėngjesit nė ditėt e festave?



Nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė ditėn e Fiter Bajramit, nuk shkonte tė falej pa ngrėnė mė parė disa temerat (hurma arabe)"31


Imam El Muhelebi ka thėnė:


"Urtėsia e ngrėnies para namazit tė Fiter Bajramit, ėshtė qė tė mos kujtohet se duhet agjėruar deri sa tė falet namazi i festės. I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), sikur ka dashur ta mbylli derėn e kėtij keqkuptimi."32


Nga Burajde (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), ka thėnė: "I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė ditėn e Fiter Bajramit, nuk dilte prej shtėpisė, deri sa tė hante diēka, ndėrsa nė ditėn e Kurban Bajramit, nuk hante deri sa tė kthehej, e pastaj hante prej kurbanit."33


Dijetari i madh Ibnul Kajim ka thėnė:


"Nė ditėn e Kurban Bajramit, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nuk hante deri sa kthehej prej faltores, e pastaj hante prej kurbanit tė tij."34


Esh Sheukani ka thėnė35:


"Urtėsia e vonimit tė ngrėnies nė ditėn e Kurban Bajramit, ėshtė sepse nė atė ditė theren kurbanet dhe ėshtė e pėlqyeshme tė hahet prej tyre. Kėtė fjalė e ka thėnė Ibėn Kudama."36


Ez Zejn ibėn El Munejir ka thėnė37:


"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), si nė ditėn e Fiter Bajramit, ashtu edhe nė atė tė Kurban Bajramit, e ka filluar ngrėnien nė kohėn e pėrcaktuar pėr nxjerjen e sadakasė sė tyre. Koha e nxjerjes pėr sadakanė e Fitrit ėshtė para mbėrritjes nė faltore (xhami), ndėrsa nxjerja e sadakasė sė kurbaneve, ėshtė pas therjes sė tyre."



--------------------------------------------------------------------------------
31. E ka transmetuar Buhariu [953]; Et Tirmidhi [543]; Ibėn Maxhe [1754] dhe Ahmedi [vėll. 3, f. 126, f. 164, f. 232].

32. "Fet'hu El Beeri" [vėll. 2, f. 447]. Shiko aty fjalėn e autorit nė lidhje me urtėsinė e ngrėnies sė hurmave arabe, sepse ajo ėshtė vėrtetė njė fjalė e rrallė.

33. E ka transmetuar Et Tirmidhi [542]; Ibėn Maxheh [1756]; Ed Darimij [vėll. 1, f. 375] dhe Ahmedi [vėll. 5, f. 352]. Zinxhirin e transmetimit e ka tė saktė.

34. "Zedu El Mead" [vėll. 1, f. 441].

35. "Nejlu El Eutar" [vėll. 3, f. 357].

36. "El Mugni" [vėll. 2, f. 371].

37. Shiko librin "Fet'hu El Beeri" [vėll. 2, f. 448].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Gusuli (larja e trupit) para festės



Nga Nafiu (Allahu e mėshiroftė!), transmetohet se ka thėnė: "Abdullah ibėn Umeri merte gusul nė ditėn e Fiter Bajramit, para se tė shkonte nė faltore."38


Imam Said ibėn El Musejib ka thėnė:


""Sunetet e Fiter Bajramit janė tre: Ngrėnia para daljes nga shtėpia, ecja pėr nė faltore dhe larja e trupit (gusuli)."39


Ndoshta ky imam me fjalėn "sunet" ka pėr qėllim veprėn e sahabėve dhe rrugėn e tyre, pasiqė pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje nuk ka ardhur ndonjė hadith i saktė prej tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).


Imam Ibnul Kudame ka thėnė:


"Ėshtė e pėlqyeshme pėr muslimanin tė pastrohet duke marė gusul pėr festat e Bajramit. Ibėn Umeri merte gusul ditėn e festės sė Fiter Bajramit dhe po ashtu ėshtė transmetuar se vepronte Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij). Prej dijetarėve tė cilėt e mbėshtesin kėtė mendim janė edhe Alkame, Urveh, Atau, En Nekhai, Esh Sha'bij, Katede, Ebu Ez Zinad, Maliku, Esh Shafi'ij, Ibėn El Mundhir etj."40


Ndėrsa transmetimi i ardhur nė kėtė temė nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), ėshtė i dobėt41.



--------------------------------------------------------------------------------
38.E ka transmetuar Maliku [vėll. 1, f. 117]; Esh Shafi'ij [73] dhe Abdurrazaku [5754]. Zinxhirin e transmetimit e ka tė saktė.

39.E ka transmetuar El Firjabi me zinxhir transmetimi tė saktė, ashtu siē ėshtė pėrmendur nė librin "Irvau El Galil" [vėll. 2, f. 104].

40."El Mugni" [vėll. 2, f. 370].

41.Ai ėshtė transmetuar nė "Suneni Ibėn Maxheh" [1315]. Nė zinxhirin e tij tė transmetimit gjendet Xhuberate ibėn El Mugalis si dhe shejhu i tij, e qė tė dy ata janė tė dobėt.
Ibėn Maxheh e ka pėrmendur gjithashtu me nr [1316], por nė zinxhirn e transmetimi ndodhet Jusuf ibėn Halid Es Semtij. Shumė prej dijetarėve tė hadithit e kanė konsideruar gėnjeshtar atė.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


A ka namaz para dy rekateve tė Bajramit apo pas tyre



Nga Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė namazin e Fiter Bajramit, fali dy rekatė dhe nuk fali gjė tjetėr para apo pas tyre."42


Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!), ka thėnė:


"As i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe as shokėt e tij, nuk falnin namaz tjetėr kur mbėrrinin nė faltore, pėrveē dy rekateve tė Bajramit."43


Ibėn Haxher El Askaleni ka thėnė44:


"Pėrmbledhja e kėsaj ēėshtjeje ėshtė fakti se nuk ka argument qė vėrteton se para apo pas namazit tė Bajramit, ka namaz sunete, ndryshe nga ata qė e krahasojnė atė me namazin e tė xhumasė."45



--------------------------------------------------------------------------------
42. E ka transmetuar Buhariu [989]; Et Tirmidhi [537]; En Nesai [vėll. 3, f. 193] dhe Ibėn Maxheh [1291].

43. "Zedu El Mead" [vėll. 2, f. 443].

44. "Fet'hu El Beeri" [vėll. 2, f. 476].

45. Shiko librin "Sherhu Es Sunneti" [vėll. 4, f. 316-317].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Gjykimi pėr namazin e Bajramit



Dijetari i Islamit, Ibėn Tejmije ka thėnė:


"Gjykimi i saktė nė kėtė ēėshtje, ėshtė se namazi i Bajramit ėshtė vaxhib (obligim) pėr ēdo musliman, ashtu siē ka thėnė imam Ebu Hanife (Allahu e mėshiroftė) e tė tjerė. Gjithashtu kjo ėshtė njėra prej fjalėve nė medh'hebin Shafi'ij dhe njėra prej dy fjalėve dominuese nė medh'hebin Hanbelij.


Ndėrsa fjala e atyre qė thonė se nuk ėshtė obligim, ėshtė nė kulmin e pavėrtetėsisė, sepse festat e Bajrameve janė prej simboleve mė madhėshtore tė fesė Islame dhe se grumbullimi i njerėzve nė to ėshtė mė i madh se grumbullimi i ditės sė premte, si dhe nė to ėshtė ligjėruar tekbiri –madhėrimi i Allahut duke ngritur zėrin-.


Gjithashtu, prej fjalėve qė kanė thėnė ėshtė se namazi i Bajramit ėshtė farz kifaje46, por kjo fjalė nuk ėshtė shumė e pėrkufizuar."47


Esh Sheukeni nė librin "Es Sejlu El Xherrar" [vėll. 1, f. 315]48, ka thėnė:


"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e ka falur gjithnjė namazin e Bajramit dhe nuk e ka lėnė atė asnjėherė. Ai i urdhėroi njerėzit qė tė dilnin e ta falnin namazin bashkė me tė, madje urdhėroi tė dalin edhe grate e lira, beqaret e mbyllura dhe ato qė ishin nė kohėn e periodave. Kėto tė fundit i urdhėroi tė mos e falin namazin, por tė pėrfitojnė prej mirėsisė sė kėsaj dite dhe prej lutjes sė muslimanėve. I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i urdhėroi ato tė cilat nuk kishin ēfarė tė vishnin pėr tė dalė, tė mernin hua prej shoqeve tė veta."49


E gjithė kjo argumenton qartė obligueshmėrinė e faljes sė namazit tė festave (Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit), pėr ēdo musliman nė veēanti. Ndėrsa urdhėri i tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) pėr tė dalė ėshtė njėkohėsisht urdhėr pėr prezentimin e namazit, pėr ata tė cilėt nuk kanė arsye justifikuese. Kjo kuptohet qartė nga vetė domethėnia e fjalės, sepse dalja pėr nė faltore (xhami) ėshtė mjet (ndėrmjetės) i cili tė ēon te namazi. Pėrderisa mjeti ėshtė i obligueshėm, vetėkuptohet qė edhe qėllimi tek i cili tė shpie ky mjet ėshtė po ashtu i obligueshėm. S'ka dyshim qė kjo obligueshmėri pėr burrat ėshtė mė parėsore.


Mė pas (Esh Sheukani) thotė: Gjithashtu, prej argumenteve qė vėrtetojnė obligueshmėrinė e namazit tė festave, ėshtė fakti se nėse dita e Bajramit qėllon te jetė nė ditėn e premte, atėherė namazi i xhumasė anullohet pėr shkak tė namazit tė Bajramit.50 Kėshtuqė, ajo e cila nuk ėshtė vaxhib nuk muhd ta anullojė atė qė ėshtė vaxhib.


Pastaj, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e ka falur gjithmonė me xhemat namazin e Bajramit dhe nuk e ka lėnė asnjėherė atė, derisa ndėrroi jetė. Nėse do t'i shtonim kėsaj faktin se ai i urdhėroi muslimanėt tė dalin pėr tė marė pjesė nė namazin e Bajramit, obligueshmėria del shumė e qartė.51


Shejhu ynė, El Albani, nė librin "Tamamu el minneh" [f. 344], pasiqė e ka pėrmendur hadithin e Umu Atijes, ka thėnė:


"Hadithi i lartėpėrmendur ėshtė argument i qartė pėr obligueshmėrinė e namazit tė Bajramit, sepse pėrderisa dalja ėshtė e obligueshme, namazi ėshtė mė parėsor pėr tė qenė i obligueshėm. Fjala e saktė nė kėtė ēėshtje, ėshtė obligueshmėria e namazit tė Bajramit dhe jo konsiderimi i tij thjesht sunnet..."



--------------------------------------------------------------------------------
46.Detyrė e domosdoshme, mirėpo nėse e kryejnė disa, bie obligimi nga tė tjerėt.

47."Mexhmu'ul Fetaua" [vėll. 23, f. 161]

48. Prej tij e ka marė Sidik Hasen Khan nė librin "El Meuidhate El Haseneh" [42-43].

49. E gjitha kjo ėshtė pėrfituar prej hadithit tė Umu Atije, tė cilin e ka transmetuar Buhariu [324], [351], [971], [974], [980], [981], [1652]; Muslimi [890]; Et Tirmidhi [539]; En Nesai [vėll. 3, f. 180]; Ibėn Maxheh [1307] dhe Ahmedi [vėll. 5, f. 84 dhe 85].

50. Ėshtė transmetuar nė hadithin e Ebu Hurejrės, se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), kur dita e Bajramit qėlloi nė ditėn e premte, tha: "Janė bashkuar nė kėtė ditė dy festa, nėse dikush prej jush dėshiron tė falė vetėm bajramin, kjo i mjafton atij, ndėrsa ne po i bashkojmė." E ka transmetuar Ebu Daudi [1073] dhe Ibėn Maxhe [1311], me zinxhir transmetimi tė saktė. Shiko "El Mugni" [vėll. 2, f. 358] dhe "Mexhmu'ul Fetaua" [vėll. 24, f. 212].

51.E kemi pėrmendur mė parė argumentin e kėsaj fjale. Shiko gjithashtu "Nejlu el eutar" [vėll. 3, f. 382-383] dhe "Err Rradatu En Nedije" [vėll. 1, f. 142].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Koha e namazit tė Bajramit



Nga sahabiu i nderuar, Abdullah ibėn Busėr, transmetohet se ai doli me njerėzit pėr faljen e namazit tė Fiter Bajramit apo Kurban Bajramit dhe e kritikoi daljen me vonesė tė imamit. Ai tha: "Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut, nė kėtė orė ne ishim kthyer nė shtėpitė tona". Kjo kohė ishte pas lindjes sė diellit, nė kohėn e namazit tė duhasė, pas pėrfundimit tė kohės nė tė cilin urrehet namazi.52


Ky ėshtė transmetimi mė i saktė53 nė kėtė temė. Gjenden edhe transmetime tė tjera, por ato nuk e kanė zinxhirin e transmetimit tė saktė.


Ibnul Kajim ka thėnė:


"I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e vononte namazin e Fiter Bajramit dhe e shpejtonte namazin e Kurban Bajramit. Ndėrsa Ibėn Umeri, i cili ka qenė shumė i pėrpiktė nė zbatimin e sunetit, nuk dilte pėr namazin e Bajramit pa lindur dielli."54


Sidik Hasen Khan ka thėnė:


"Koha e namazit tė dy Bajrameve ėshtė duke filluar qė nė kohėn kur dielli ngrihet sa njė shtizė e deri para namazit tė drekės. Tė gjithė dijetarėt kanė rėnė dakord unanimisht nė lidhje me atė qė pėrfitohet prej haditheve, edhe pse vetė hadithet nuk janė nė atė pozitė sa tė konsiderohen si argument i padiskutueshėm."


Shejh Ebu Bekėr El Xhezairi ka thėnė:


"Koha e namazit tė dy Bajrameve ėshtė qė prej kohės kur dielli ngrihet sa njė shtizė, e deri para namazit tė drekės. Mė e preferuar nė ditėn e Kurban Bajramit ėshtė qė namazi tė falet nė fillimin e kohės, nė mėnyrė qė njerėzit tė kenė mundėsi tė therin kurbanet e tyre, ndėrsa namazi i Fiter Bajramit ėshtė e preferuar tė vonohet, qė tė ketė kohė pėr nxjerjen e sadaka fitrit."55


Vėrejtje: Nėse njerėzit e mėsojnė me vonesė se dita e Bajramit ka hyrė, ata duhet ta falin namazin e Bajramit ditėn e nesėrme. Ka transmetuar Ebu Daudi [1157], En Nesai [vėll. 3, f. 180] dhe Ibėn Maxhe [1653] me zinxhir transmetimi tė saktė, nga Ebu Umejr ibėn Enes, e ky nga disa xhaxhallarė tė tij prej shokėve tė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), se "ata e kishin parė daljen e hėnės sė re (e cila tregon mbarimin e muajit tė ramazanit) njė natė mė parė dhe dėshmuan pėr kėtė tek i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Ai urdhėroi tė ndėrpritet agjėrimi dhe kur tė agojė mėngjesi i ditės sė nesėrme tė grumbullohen nė faltore pėr faljen e namazit tė Bajramit."



--------------------------------------------------------------------------------
52.Shiko"Fet'hu El Bari" [vėll. 2, f. 457] dhe "En Nihajetu" [vėll. 2, f. 331].

53.E ka pėrmendur Buhariu nė shėnimet e tij (jashtė tekstit tė sahihut) [vėll. 2, f. 456]. E ka transmetuar tė njejtin hadith Ebu Daudi [1135]; Ibėn Maxhe [1317]; El Hakim [vėll. 1, f. 295] dhe El Bejhakij [vėll. 3, f. 442]. Zinxhirin e transmetimit e ka tė saktė.

54."Zedu El Mead" [vėll. 1, f. 442].

55."Minhexhul Muslim" [278].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Namazi i Bajramit nuk ka ezan dhe as ikamet



Nga Xhabir ibėn Semura (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), ka thėnė: "Kam falur me tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) namazin e Bajramit mė tepėr se njė apo dy herė dhe nuk ėshtė thirrur ezan e as ikamet".56


Nga Ibėn Abasi dhe Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre), transmetohet se kanė thėnė: "Nuk thirrej ezan pėr namazin e Fiter Bajramit dhe as pėr atė tė Kurban Bajramit."57


Ibnul Kajim ka thėnė:


"Kur i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) mbėrrinte nė faltore, fillonte menjėherė namazin dhe nuk thirrej ezan, ikamet apo thirrja "es saletul xhemia"58. Suneti ėshtė qė tė mos bėhet njė gjė e tillė."59


Imam Es San'ani, nė shėnimet qė ka bėrė pėr transmetimet e mėsipėrme ka thėnė:


"Kėto transmetime qė kanė ardhur prej sahabėve, janė argument i qartė pėr moslejueshmėrinė e thirrjes sė ezanit dhe ikametit nė namazin e festave. E ska dyshim qė ato (nė kėtė rast) janė bidat."60



--------------------------------------------------------------------------------
56. E ka transmetuar Muslimi [887]; Ebu Daudi [1148] dhe Et Tirmidhi [532].

57. E ka transmetuar Buhariu [960] dhe Muslimi [886].

58. Kjo bėhet pėr grumbullimin e njerėzve pėr faljen e namazit tė eklipsit.

59. "Zedu El Mead" [vėll. 1, f. 442].

60. "Subul Es Selam" [vėll. 2, f. 67].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Forma e namazit tė Bajramit



Sė pari: Namazi i Bajramit ka dy rekate. Argument pėr kėtė ėshtė transmetimi i Umerit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij): "Namazi i udhėtarit ėshtė me dy rekate, namazi i Kurban Bajramit ėshtė me dy rekate dhe namazi i Fiter bajramit ėshtė me dy rekate, tė plota dhe pa shkurtuar. Kėtė e kam dėgjuar nga goja e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)."61


Sė dyti: Rekati i parė fillon me tekbirin fillestar, ashtu si nė tė gjitha namazet e tjera, pastaj thuhen shtatė tekbire, ndėrsa nė rekatin e dytė thuhen pesė tekbire pėrveē tekbirit tė rukusė.


Nga Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj) transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), si nė namazin e Fiter Bajramit ashtu edhe nė atė tė Kurban Bajramit, thoshte shtatė tekbire nė rekatin e parė dhe pesė tekbire nė tė dytin, pėrveē tekbirit tė rukusė."62


Imam El Begavi ka thėnė:


"Fjala e shumicės sė dijetarėve prej sahabėve e pasardhėsve tė tyre nė kėtė ēėshtje, ėshtė se nė rekatin e parė tė namazit tė Bajramit thuhen shtatė tekbire, pėrveē tekbirit fillestar dhe nė tė dytin pesė tekbire, pėrveē tekbirit tė ngritjes prej sexhdes. Kjo ėshtė transmetuar nga Ebu Bekri, Umeri, Aliu …etj."63


Sė treti: Nuk ėshtė vėrtetuar nga i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ngritja e duarve nė tekbiret e namazit tė Bajramit, por Ibnul Kajim ka thėnė: Ibėn Umeri, me gjithė pėrkujdesjen e tij tė madhe nė zbatimin e sunetit, i ngrinte duart nė ēdo tekbir."64


Them (autori):


Udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).


Shejhu ynė, El Albani, nė librin "Tamamu el minneh" [f. 348] ka thėnė:


"Fakti qė kjo ėshtė transmetuar prej Umerit dhe djalit tė tij, nuk e bėn atė sunet, aq mė pak kur thėnia e transmetuar prej tyre nė kėtė ēėshtje nuk ėshtė e saktė. Pėrsa i pėrket transmetimit tė Umerit, ai e ka tė dobėt zinxhirin e transmetimit. Ndėrsa transmetimin e Ibėn Umerit nuk e kam shqyrtuar ende."


Gjithashtu, shejhu ynė nė librin e tij "Ahkemu el xhenaiz" [f. 148], pėr njė ēėshtje tė ngjashme me kėtė ka thėnė:


"Ai qė ka bindjen se Ibėn Umeri nuk mund ta bėnte njė veprim tė tillė vetėm se me aprovimin e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), duhet tė sjellė argument pėr aprovimin e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)."


Sė katėrti: Nuk ėshtė vėrtetuar nga i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ndonjė dhikėr-lutje e caktuar ndėrmjet tekbireve tė namazit tė Bajramit, por ėshtė vėrtetuar nga Ibėn Mes'udi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se ka thėnė pėr namazin e Bajramit: "Ndėrmjet ēdo dy tekbireve, duhet lavdėruar dhe falenderuar Allahu i Lartėsuar."


Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė:


"I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), mbas ēdo tekbiri bėnte njė pushim tė shkurtėr, por nuk ėshtė vėrtetuar prej tij ndonjė dhikėr i caktuar ndėrmjet tekbireve."


Them: Tė njejtėn fjalė qė thashė nė ēėshtjen e ngritjes sė duarėve nė ēdo tekbir, them edhe kėtu.


Sė pesti: Pasiqė e pėrfundonte thėnien e tekbireve, vazhdonte me leximin e sures El Fatiha dhe mbas saj lexonte "Kaf, uel Kur'anil mexhid" nė njerin prej rekateve, ndėrsa nė tjetrin lexonte "Ikterabeti seatu uen shek-kal kamer"65


Ose lexonte: "Sebih-hisme rabikel eala" dhe "Hel etake hadithul gashije"66


Ibnul Kajim (Allahue mėshiroftė) ka thėnė:


"Tė dyja kėto janė vėrtetuar prej tij dhe pėrveē tyre nuk ėshtė vėrtetuar gjė tjetėr."67


Sė gjashti: Veprimet e tjera janė tė njėjta me ato tė namazit tė zakondshėm, pa patur asnjė ndryshim.68


Sė shtati: Atij tė cilit i shpėton pa falur namazi i Bajramit me xhemat, duhet tė falė vetėm dy rekate.


Imam Buhariu (Allahu e mėshiroftė), nė "Sahihun" e tij ka thėnė: Tema: "Atij tė cilit i ikėn namazi i Bajramit me xhemat, fal dy rekate"69:


Imam Ibėn Haxher nė librin "Fet'hu El Bari" [vėll. 2, f. 550], ka thėnė:


"Nė vendosjen e kėsaj teme nga imam Buhariu pėrfitohen dy gjykime:


1. Vlefshmėria e faljes sė namazit tė Bajramit me vonesė nė rast se tė shpėton namazi i falur nė kolektiv, pa marė parasysh nėse ėshtė me apo pa arsye.
2. Numri i rekateve qė duhen falur nė kėtė rast, ėshtė po dy rekatė."


Atau ka thėnė:


"Nėse dikujt i ikėn namazi i Bajramit me xhemat, duhet tė falė dy rekatė."70


Dijetai i madh Velijullah Ed Dehlevi ka thėnė:


"Kėshtu ėshtė nė medh'hebin shafi'ij, nėse dikujt i ikėn namazi i Bajramit me imam, duhet tė falė vetėm dy rekate, nė mėnyrė qė tė pėrfitojė prej mirėsisė sė namazit tė Bajramit, edhe pse ai e ka humbur shpėrblimin e namazit me xhemat.


Ndėrsa nė medh'hebin hanefij, nuk ka zėvendėsim (kaza)71, pėr namazin e Bajramit. Nėse dikush nuk e fal atė bashkė me imamin, atėherė e ka humbur namazin e Bajramit."72


Imam Maliku nė "El Muata"73 ka thėnė:


"Pėr ēdokėnd i cili e fal namazin e Bajramit vetėm, mashkull apo femėr qoftė, unė jam i mendimit se duhet tė thotė shtatė tekbire para leximit nė rekatin e parė dhe pesė nė rekatin e dytė, po para se tė fillojė leximin."


Ai tė cilit i ka ikur namazi i Bajramit, duhet ta zėvendėsojė atė po nė tė njejtėn formė, ashtu siē ndodh me tė gjitha namazet e tjera.74


Sė teti: Tekbiri ėshtė sunet, nuk prishet namazi me lėnien e tij, e qėllimshme apo e pa qėllimshme qoftė lėnia dhe pėr kėtė kanė rėnė dakort tė gjithė dijetarėt75. Ndėrsa lėnėsi i tij, s'ka dyshim qė ka lėnė sunetin e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).



--------------------------------------------------------------------------------
61. E ka transmetuar Ahmedi [vėll. 1, f. 37] dhe En Nesai [vėll. 3, f. 183]. E ka pėrmendur gjithashtu Et Tahavi nė librin "Sherh meani el ether" [vėll. 1, f. 421] dhe El Bejhaki [vėll. 3, f. 200].

62. E ka transmetuar Ebu Daudi [1150], Ibėn Maxhe [1280], Ahmedi [vėll. 2, f. 70] dhe El Bejheki [vėll. 3, f. 287]. Zinxhirin e transmetimit e ka tė saktė.

Vėrejtje: Suneti ėshtė qė tekbiri tė jetė para leximit tė Kur'anit, ashtu siē thuhet nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Daudi [1152], Ibėn Maxhe [1278] dhe Ahmedi [vėll. 2, f. 180], nga Amėr ibėn Shuajb, Nga babai i tij, Nga gjyshi i tij, ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), nė namazin e Bajramit bėri shtatė tekbire nė rekatin e parė, pastaj filloi kėndimin e Kur'anit, pastaj tha tekbir dhe ra nė ruku, pastaj bėri sexhde, pastaj u ngrit dhe tha pesė tekbire, pastaj lexoi, pastaj tha tekbir dhe ra nė ruku, pastaj bėri sexhde." Ky hadith ėshtė hasen (i mirė), pasi ka shumė hadithe tė tjerė tė cilėt dėshmojnė pėr tė. Shiko "Irvau El Galil" [vėll. 3, f. 108-112].

E kundėrta e kėsaj nuk lejohet, ashtu siē e ka sqaruar edhe dijetari i madh Ibnul Kajim nė librin "Zadu El Mead" [vėll. 1, f. 443-444].

63. Emrat e tė gjithė atyre tė cilėt e kanė thėnė kėtė janė pėrmendur nė librin "Sherhu es sunne" [vėll.
4, f. 309]. Shiko gjithashtu "Mexhmua fetaua" tė shejhul Islam [vėll. 24, f. 220-221].

64. Duhet tė shohėsh "Irvau El Galil" [vėll. 3, f. 112-114].

65. E ka transmetuar Muslimi [891], En Nesai [8413], Et Tirmidhi [534] dhe Ibėn Maxheh [1282], nga Ebi Uakid El Lejthij (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij).

66. E ka transmetuar Muslimi [878], Et Tirmidhi [533], En Nesai [vėll. 3, f. 184] dhe Ibėn Maxheh [1281], nga hadithi i En Nua'man ibėn Beshir (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij).

67. "Zedu El Mead" [vėll. 1, f. 443]. Shiko gjithashtu "Mexheletu El Ezher" [vėll. 7, f. 194].
Disa prej dijetarėve kanė folur pėr urtėsinė e leximit tė kėtyre sureve nė veēanti. Fjalėt e tyre i gjen nė librin "Sherhu Muslim" [vėll. 6, f. 182] dhe "Nejlu el eutar" [vėll. 3, f. 297].

68. Nėse ke dėshirė tė thellohesh nė argumentet e kėsaj, shiko ēfarė ka shkruajtur mėsuesi ynė, El Albani nė librin e tij "Sifetu salati En Nebij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)". Shiko gjithashtu broshurėn time (tė autorit) me titull "Et tedhkiratu fi sifeti vudui ue salati En Nebij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)". Ajo ėshtė pėrmbledhėse dhe e shkurtėr.

69. "Sahihul Buhari" [vėll. 1, f. 134-135 (Hindije)].

70. I njėjti burim i mėsipėrm.

71. Nė origjinė, kjo nuk duhet tė konsiderohet kaza, pasi kėshtu emėrtohet vetėm adhurimi i cili zėvendėsohet jashtė kohės sė pėrcaktuar.

72. "Sherhu teraxhimi ebueb El Buhari" [80]. Shiko librin "El mexhmua" [vėll. 5, f. 27-29].

73. Me nr [592- prej transmetimit tė Ebi Musab].

74. "El Mugni" [vėll. 2, f. 212].

75. "El Mugni" [vėll. 2, f. 244].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Hutbeja -predikimi- mbahet pas namazit



Suneti ėshtė qė hutbeja e Bajramit tė mbahet pas namazit. Imam Buhariu e ka emėrtuar njė temė nė "Sahihun"75 e tij me titull "Hutbeja mbahet pas namazit tė Bajramit."


Nga Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) ka thėnė:


"E kam falur Bajramin me tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre) dhe qė tė gjithė ata e falnin namazin e Bajramit para hutbes."76


Nga Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), Ebu Bekri dhe Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre) e falnin namazin e Bajramit para hutbes."77


Velijullah Ed Dehlevi, duke komentuar temėn e mėsipėrme tė Buhariut78, ka thėnė:


"Pra ky ėshtė suneti i tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe vepra e prijėsave tė mirė pas tij, ndėrsa ndryshimi qė ka ndodhur mė vonė, duke e falur namazin mbas hutbes, krahasuar kjo me namazin e ditės sė premte, ėshtė bidat i shpikur prej Mirvan ibėn El Hakem."79


Imam Et Tirmidhi ka thėnė80:


"Kjo ėshtė fjala e tė gjithė dijetarėve prej shokėve tė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe atyre tė cilėt i pasuan ata; se namazi i Bajramit falet para hutbes. Thuhet se i pari i cili e ka mbajtur hutben para namazit, ka qenė Mirvan ibėn El Hakem."81



--------------------------------------------------------------------------------
75. "Kitabu El Idejn" , tema me nr [8]. Shiko gjithashtu "Fethu El Bari" [vėll. 2, f. 453].

76. E ka transmetuar Buhariu [962]; Muslimi [884] dhe Ahmedi [vėll. 1, f. 331 dhe 346].

77. E ka transmetuar Buhariu [964]; Muslimi [888]; Et Tirmidhi [531]; En Nesai [vėll. 3, f. 183]; Ibėn Maxheh [1276] dhe Ahmedi [vėll. 2, f. 12 dhe 38].

78. "Sherhu teraxhimi ebuabu El Buhari" [79].

79. Ai ėshtė Mirvan ibėn El Hakem ibėn Ebi El Asi, prijės emevit. Ka vdekur nė vitin 65 hixhri. Biografija e tij ndodhet nė "Tarihu Et Taberi" [vėll. 7, f. 34].

80. Nė sunenin e tij [vėll. 2, f. 441].

81. Shiko librin "El Umu" tė imam Shafiut (Allahu e mėshiroftė) [vėll. 1, f. 235-236] dhe librin "Aridatu el ehuedhij" [vėll. 3, f. 3-6] tė El Kadi Ibėn El Arabi El Maliki.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Pėrzgjedhja e pjesėmarjes nė hutbe



Nga Ebu Said El Hudri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), ditėn e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit dilte pėr nė faltore, dhe gjėja e parė qė bėnte ishte falja e namazit, pastaj ngrihej me fytyrė nga njerėzit dhe i predikonte, i kėshillonte dhe i urdhėronte, ndėrsa ata qėndronin ulur nė vendet e tyre (dhe dėgjonin)."82


Hutbeja e Bajramit, ashtu si tė gjitha hytbet, fillon me falenderimin e Allahut tė Lartėsuar dhe lavdėrimin e Tij:


Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė) ka thėnė:


"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tė gjitha hutbet (fjalimet) qė mbante, i fillonte duke falenderuar Allahun e Lartėsuar dhe nuk ėshtė transmetuar nė asnjė hadith qė ai t'i fillonte hutbet e Bajramit me tekbir, por ka transmetuar Ibėn Maxhe nė "Sunenin"83 e tij, nga Sad El Kuradh, muezini i tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), se "ai e pėrsėriste shpesh tekbirin gjatė hutbeve dhe se bėnte shumė tekbire gjatė hutbeve tė Bajramit."


Por ky hadith nuk argumenton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e fillonte hutben e tij me tekbir…"84


Nuk ka ardhur argument pėr tė treguar se hutbeja e Bajramit ndahet nė dy pjesė, ndėrmjet tė cilave ulet imami!


Ajo qė ka ardhur nė lidhje me kėtė ėshtė njė hadith shumė i dobėt tė cilin e ka transmetuar El Bezar nė "Musnedin" e tij, me nr [53- musnedi i Sadit]: Nga Shejhu i tij Abdullah ibėn Shebib me zinxhir i cili pėrfundon te Sadi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e ndante hytben e Bajramit nė dy pjesė dhe pushonte ndėrmjet tyre.


Por Buhariu pėr Abdullah ibėn Shebibin ka thėnė: "Hadithi i tij refuzohet."


Pra hutbeja e Bajramit qėndron nė origjinėn e saj, njė e pandarė.


Pjesėmarrja nė hutbe nuk ėshtė obligim ashtu sikurse namazi. Argument pėr kėtė ėshtė transmetimi i Abdullah ibėn Es Saib, i cili ka thėnė: E kam falur namazin e Bajramit me tė Dėrguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe kur mbaruam, ai tha: "Unė do tė mbaj hutben, nėse dikush ka dėshirė tė qėndrojė ulur e tė dėgjojė, le tė ulet, e nėse dikush dėshiron tė largohet, le tė largohet."85


Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė) ka thėnė:86


"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e ka lenė pjesėmarrjen e hytbes nė dėshirėn e personit, kush ka dėshirė tė qėndrojė, qėndron dhe kush dėshiron tė largohet, largohet."87



--------------------------------------------------------------------------------
82. E ka transmetuar Buhariu [956]; Muslimi [889], En Nesai [vėll. 3, f. 187], El Bejheki [vėll. 3, f. 280 dhe Ahmedi [vėll. 3, f. 36 dhe 54].

83. Me nr [1287]. E ka transmetuar gjithashtu El Hakimu [vėll. 3, f. 607] dhe El Bejhekij [vėll. 3, f. 299], nga Abdurrahman ibėn Sad ibėn Amar ibėn Sad (Muezini): Nga Babai im: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij… dhe pėrmendi hadithin. Zinxhirin e transmetimit e ka tė dobėt. Abdurrahman ibėn Sad ėshtė i dobėt, ndėrsa babai dhe gjyshi i tij janė anonim.

84. "Zedu El Mead" [vėll. 1, f. 447-448].

85. E ka transmetuar Ebu Daudi [1155]; En Nesai [vėll. 3, f. 185]; Ibėn Maxheh [1290] dhe El Hakim [vėll. 1, f. 295]. Zinxhirin e transmetimit e ka tė saktė. Shiko "Irvau El Galil" [vėll. 3, f. 96-98].

86. "Zedu El Mead" [vėll. 1, f. 448].

87. Shiko gjithashtu "Mexhmu'ul Fetaua" [vėll. 24, f. 214].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Bashkimi i Xhumasė dhe Bajramit nė tė njėjtėn ditė



Ebu Daudi [1070], En Nesai [vėll. 3, f. 194], Ibėn Maxheh [1310], Ibėn Huzejme [1464], Ed Darimi [1620] dhe Ahmedi [vėll. 4, f. 372], kanė transmetuar nga Ijas ibėn Ebi Ramle Esh Shamij, se ka thėnė: "E kam parė Muavije ibėn Ebi Sufjan tė pyeste Zejd ibėn Ebi Erkamin: A ka qėlluar ndonjėherė nė kohėn e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tė bashkohen dy festa (xhumaja dhe bajrami) nė tė njejtėn ditė?


Tha: Po.


Si veproi nė kėtė rast i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)? – Pyeti Muavija.


Tha: Fali Bajramin dhe e la nė dėshirėn e personit pjesėmarrjen e xhumasė duke thėnė: "Kush ka dėshirė qė ta falė atė, le ta falė."88


Nė temė ka hadith nga Ebu Hurejra e tė tjerė.


Kėshtu kanė vepruar shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).


Abdurrazaku nė "El Musanef" [vėll. 3, f. 305] dhe Ibėn ebi Shejbe nė "Musanefin" e tij, kanė pėrcjellė me zinxhir transmetimi tė saktė, nga Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), se kur ka qėlluar xhumaja dhe bajrami ne tė njejtėn ditė, ai ka thėnė: "Kush dėshiron t'i bashkojė, le t'i bashkojė dhe kush dėshiron tė ulet, le tė ulet."


Nė "Sahihun" e Buhariut [5251] ėshtė transmetuar hadith i ngjashėm me kėtė, nga Uthman ibėn Afani (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij).


Gjithashtu ėshtė transmetuar nė "Sunenin" e Ebu Daudit [1072] dhe "Musanefin" e Abdurrazakut [5725], me zinxhir transmetimi tė saktė, nga Ibėn Ez Zubejr, se ka thėnė:


"U bashkuan nė kohėn e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dy festa. Ai i bashkoi ato tė dyja nė njė namaz tė vetėm dhe e fali namazin e xhumasė dy rekatė nė mėngjesin e Fiter Bajramit, pastaj nuk u fal mė deri nė kohėn e Ikindisė…"


Esh Sheukani nė librin "Nejlu El Eutar" [vėll. 3, f. 348], duke i bėrė koment kėtij transmetimi, ka thėnė:


"Ajo qė vėrehet prej kėtij hadithi nė pamje tė parė, ėshtė se nuk e ka falur drekėn.


Gjithashtu, prej kėtij hadithi kuptohet se nėse namazi i xhumasė bie, pėr ēfarė do lloj arsyeje qoftė, nuk kėrkohet prej personit tė cilit i ka rėnė namazi i xhumasė, qė tė falė namazin e drekės. I kėtij mendimi ėshtė Atau."


Me sa duket, kjo ėshtė fjala e atyre qė thonė se e xhumaja ėshtė baza, dhe t'i e di mirė se ajo qė Allahu ka bėrė obligim mbi robėt e Tij ėshtė namazi i xhumasė, kėshtuqė ngarkimi me namazin e drekės atė qė i ka shpėtuar e xhumaja, me apo pa arsye, ky ngarkim kėrkon argument. Dhe, me sa di unė, pėr kėtė gjė nuk ka argument.



--------------------------------------------------------------------------------
88. E ka saktėsuar imam Ali ibėn El Medini, ashtu siē ėshtė pėrmendur nė librin "Et Telhis El Habir" [vėll. 2, f. 94].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Urimi pėr festė



Ėshtė pyetur dijetari i Islamit, Ibėn Tejmije pėr urimin nė ditė feste dhe ėshtė pėrgjigjur89:


Pėr sa i pėrket urimit tė njeri-tjetrit nė ditėn e festės, si psh "Tekab-belallahu mina ue minkum!" (Allahu na i pranoftė punėt e mira neve dhe juve!), apo tė tjera shprehje tė ngjashme me kėtė, ėshtė transmetuar se disa prej sahabėve kėshtu kanė vepruar. Disa prej dijetarėve, si Ahmedi apo tė tjerė, e kanė lejuar urimin e njeri tjetrit nė ditėn e festės, mirėpo Ahmedi ka thėnė: "Unė nuk e uroj dikė i pari. Nėse dikush mė uron mua, atėherė edhe unė e uroj atė, sepse kthimi i urimit ėshtė vaxhib (obligim), ndėrsa urimi nuk ėshtė sunet me tė cilin jemi urdhėruar dhe as nuk jemi ndaluar prej tij. Ata tė cilėt e urojnė njeri-tjetrin, kanė shėmbėlltyrė te tė parėt e tyre e edhe ata tė cilėt nuk veprojnė kėshtu, gjithashtu kanė shembėlltyrė, e Allahu e di mė sė miri."90


Ibėn haxher El Askaleni ka thėnė91:


"Janė pėrmendur transmetime nė "El Muhamilijet" me zinxhir transmetimi tė mirė, nga Xhabir ibėn En Nufejr, se ka thėnė: "Shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), kur takoheshin nė ditėn e festės e uronin njeri-tjetrin me shprehjen: "Tekab-belallahu mina ue minke!" (Allahu na e pranoftė neve dhe juve!)."


Ibnul Kudame nė librin "El Mugni" [vėll. 2, f. 259], ka pėrmendur:


"Ibėn Zijad ka thėnė: "Kam qenė me Ebi Umamete El Behilij dhe me disa prej sahabėve tė tjerė. Kur ktheheshin prej faltores, ata e uronin njeri-tjetrin duke thėnė: "Tekab-belallahu mina ue minke!"."


Ahmedi ka thėnė: "Zinxhiri i transmetimit nė hadithin e Ebi Umames ėshtė i mirė."


Ndėrsa, pėrsa i pėrket urimeve tė pėrhapura mes njerėzve nė ditėt tona, si psh "Gėzuar pėr shumė vjet!", apo tė tjera shprehje tė ngjashme me kėtė, ato janė tė papranueshme dhe do tė ishte me vend kėtu pėrmendja e Fjalės sė Allahut: "A kėrkoni ta ndėrroni tė mirėn me atė qė ka vlerė mė pak?!" [El Bekare: 61].



--------------------------------------------------------------------------------
89."Mexhmu'ul Fetaua" [vėll. 24, f. 253].

90.El Xhelal Es Sujuti ka pėrmendur nė broshurėn e tij me titull "Usulu el emeni bi usulu et teheni", gjurmė tė shumė prej selefėve, ku pėrmendet urimi. Kjo broshurė ėshtė botuar e bashkangjitur me "El havij lil fetaua" [vėll. 1, f. 81-82]. Studimi i saj ėshtė i dobishėm. Shiko gjithashtu librin "El Mesnua fi marifeti el hadithi el meudua" e dijetarit Ali El Karrij [87], si dhe komentimin qė i ėshtė bėrė.

91."Fet'hu El Bari" [vėll. 2, f. 446].

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart




Kurbanet



Kurbani duhet tė jetė njė dele, apo kafshė tjetėr qė theret mbas namazit tė Bajramit, me qėllim pėr tė arritur kėnaqėsinė e Allahut. Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar thotė:


"Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr Allahun, Zotin e botėve!" [El En'amė: 162].


Kurbani nė kėtė ajet ėshtė therja e bagėtisė qė bėhet pėr hir tė Allahut.92


Dijetarėt kanė rėnė nė kundėrshtim nė lidhje me gjykimin pėr therjen e kurbanit dhe ajo qė kuptohet mė qartė prej argumenteve tė ndryshme ėshtė obligueshmėria.


Mė poshtė, po pėrmendim pėr ty, vėlla i nderuar, hadithet me tė cilat argumentohen dijetarėt tė cilėt e konsiderojnė tė detyrueshme therjen e kurbanit.


Sė pari: Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) transmetohet se ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: "Kush prej jush i ka mundėsitė (pa u ngushtuar) tė therė kurban dhe nuk e bėn kėtė, tė mos i afrohet faltores sonė."93


Mėnyra e tė argumentuarit me kėtė hadith ėshtė si mė poshtė:


Pėrderisa i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e ndaloi t'i afrohet faltores (xhamisė), atė tė cilin nuk bėn kurban duke i patur mundėsitė, kjo tregon se ai ka lėnė njė detyrė (vaxhib). Pra, thuajse nuk ka vlerė shkuarja nė xhami, duke qenė se muslimani e ka lėnė kėtė obligim.


Sė dyti: Nga Xhundub ibėn Abdullah El Bexheli (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), transmetohet se ka thėnė: Kam qenė prezent nė ditėn e Kurban Bajramit dhe e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tė thotė: "Kush bėn kurban para se tė falet, le tė presi njė kurban tjetėr nė vend tė tij, ndėrsa ai qė nuk ka bėrė kurban, le tė bėjė."94


Fjalia urdhėrore, nė origjinė ėshtė argument qė tregon obligueshmėrinė e ēėshtjes pėr tė cilėn bėhet fjalė. Nė rastin konkret, nuk ka ardhur95 diēka pėr ta nxjerė fjalinė urdhėrore nga origjina e saj.


Sė treti: Nga Mihnef ibėn Sulejm (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), transmetohet se ai e ka parė tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė ditėn e Arafatit tė mbajė hutbe dhe tė thotė: "Ėshtė detyrė nė ēdo vit pėr pjesėtarėt e ēdo shtėpie, tė bėjnė njė kurban dhe njė atira96. A e dini se ē'ėshtė atira? Ėshtė ajo tė cilėn njerėzit e quajnė rexhebije."97


Nė kėtė hadith pėrfitohet obligueshmėria e prerjes sė kurbanit, ndėrsa "atira" ėshtė abroguar. Shvlerėsimi i saj nuk do tė thotė se edhe prerja e kurbanit ėshtė e shvlerėsuar.


Ibėn El Ethir ka thėnė:


"Atira ėshtė abroguar. Ajo ka qenė nė fillim tė Islamit."98


Pėrsa u pėrket atyre tė cilėt janė tė mendimit se prerja e kurbanit ėshtė sunet, argumenti mė i fortė i pretendimit tė tyre ėshtė fjala e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė): "Nėse ka hyrė dhjetė ditėshi (i dhul hixhes) dhe dikush dėshiron tė presė kurban, tė mos prekė (qethė) gjė prej flokut dhe as prej trupit tė tij."99


Ata thonė:100


"Nė kėtė hadith ka argument qė tregon se bėrja e kurbanit nuk ėshtė vaxhib (obligim), kjo sepse i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tha: "dhe dikush dėshiron tė presi kurban …" Nėse bėrja e kurbanit do tė ishte obligative, atėherė nuk do ta linte ēėshtjen nė dorėn e tyre."


Shejhul Islam, Ibėn Tejmije (Allahu e mėshiroftė!), pasi qė e konsideron mė dominante obligueshmėrinė e bėrjes kurban, i ėshtė kundėrpėrgjigjur fjalės sė tyre duke thėnė:101


"Ata tė cilėt e refuzojnė obligueshmėrinė (tė konsideruarit vaxhib), mbėshteten nė fjalėn e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė): " dhe dėshiron tė presi kurban …" Ata thanė: "Vaxhibi nuk kushtėzohet me dėshirėn e personit!" Por kjo fjalė ėshtė e pėrgjithshme. Ėshtė e vėrtetė qė vaxhibi nuk varet nga dė

loni19
29-10-05, 13:01
Urata pershendetje...
Allahu te shperblefte...
loni

Urata
30-10-05, 20:59
Urata pershendetje...
Allahu te shperblefte...
loni

Me gjithe te tjeret e edhe ty...

Me fat Bajrami!

Urata
06-07-09, 22:58
S'ka dyshim se Islami ėshtė Feja e Allahut tė Lartėsuar, Fe tė cilėn e zgjodhi pėr mbarė njerėzimin, nė mėnyrė qė tė jetė udhėzim dhe udhėrrėfyes pėr ta, deri nė Ditėn e Gjykimit. "A nuk di Ai qė ka krijuar (ēdo gjė), ndėrsa Ai ėshtė mė i Buti, Dashamirėsi, i Mirėnjohuri pėr ēdo gjė?!" [El Mulk: 14].


........

shfletuesi_
06-07-09, 23:09
S'ka dyshim se Islami ėshtė Feja e Allahut tė Lartėsuar, Fe tė cilėn e zgjodhi pėr mbarė njerėzimin, nė mėnyrė qė tė jetė udhėzim dhe udhėrrėfyes pėr ta, deri nė Ditėn e Gjykimit. "A nuk di Ai qė ka krijuar (ēdo gjė), ndėrsa Ai ėshtė mė i Buti, Dashamirėsi, i Mirėnjohuri pėr ēdo gjė?!" [El Mulk: 14].


........


A po e din bile..... !!! Von e paske kuptu

Urata
06-07-09, 23:16
A po e din bile..... !!! Von e paske kuptu

E paqe kuptue edhe ti athere kur une e kam kuptue...nje ta them per sahi, do jesh afer tij i qofshim fale...!