PDA

View Full Version : Si e shpjegoni ankthin???


loni19
30-10-05, 14:33
pershendetje anetare te nderuar...
fjalen "ankth" e permendim shpesh, por ae dime se cka eshte...
Me cka ka te beje ankthi, kur te kaplon dhe cka eshte ne te vertete?
loni
ju pres ne diskutime...

Barbaroza
02-11-05, 19:06
Ne lidhje me ankthin,kisha dashur te dija edhe une me shume.
E di qe me ka kapluar njehere ne jete dhe ishte shume rende! :roll:
Besoj se ka dikush ketu qe na jep sqarime per ankthin..!

Psikologu
02-11-05, 20:33
Ankthi;

Sistem alarmues i rendesishem ne jetė.

Ankthi ėshtė njė pjesė e sistemit alarmues tė rendesishem ne jeten tonė i cili gjindet tek cdo njeri dhe ky sistem nevoitet nė jetė qė njeriu tė reagoj ne rreziqe dhe kercenime jetsor, dhe ne bazė tė kesaj aktivizohen shumė reaksione mbrojtese dhe shtrengime ne trup dhe nga kjo behet shtrengimi i muskujve , te rrahurat e shpejta te zemres dhe andrenalina zvogelohet ne gjakun e njeriut.
Nese sistemi i ketij alarmi ėshtė ne veprim , atehere ti reagon nė menyren aktive duke e luftuar ketė ose duke ikur nga rrezikqet , dhe nga kjo, turpi pėrfiton njė lirim te tij dhe shtrengimet kalojnė pas kesaj.
Reaksioni alarmues dominohet nga sistemet nervore autonome , asaj pjese tė sistemit nervorė qė nuk ka mundesi tė kontrollohet me deshirė.
Me ankthin e semundjes sistemi alarmues ndikon ne ato raste kur nuk ka asnje rrezik ose asnjė kercenim pėr njeriun, dhe keto pėrjetime tė tilla mund te mjekohen me metodat specifike psikologjike dhe me metodat e medicinave tė ndrydhme pėr ketė llojė.
Por tė flasim pak me hollesishtė ne lidhje me ketė.
Njė pjesė e njerezve nuk e pėrjetojnė ankthin ose pendesen thuja se kurrė ne jetė, ndersa pėr tė tjeret kjo mundet tė jetė njė pjesė percjellese ne jeten e tyre , ose mundet tė jetė njė e ardhme e tyre.
E ke perjetuar ankthin , atehere e ke perjetuar edhe atė se si edhe te rrahurit e zemres shpejtohet , djersitja nuk ndalet , ,dhe ne keto situata , nuk je aspak i/e vetme , sepse ankthi i kaplon tė gjithė mė pak ose me shumė , heret ose mė vonė.
Ankthi mundet te jetė njė femomen i semundjes , por edhe femomen i thjeshtė i jetes sė perditeshme.
Nuk egziston asnjė kufi i kjartė ne mes te asaj se cka eshtė ankthi i tjeshtė ose ai i semurė ( kam fjeln nga ndonje semundje psiqike)
Ndjenjat e shtrengimit , pendesa , brengosja , panika , friga e tejkalojnė njera tjetren nga qasti ne qast, por ėshtė shumė me rėndesi tė kutpohet se ankthi nuk ėshtė i rrezikshem , sepse nga kjo njeriu nuk vdesė as nuk cmendet , por ne keto raste tė percjellura nga simptomet e ankthit vjen njė bindje e tillė dhe ndjenjė se njeriu do tė vdesė , i ndalet frymarrja dhe do tė cmendet.
Do tė kisha deshirė qė ti ndaja llojet e anktheve.

Ankthi i thjeshtė:

Kur e ndjeni njė ankth tė tillė , gjė tė cilen e perjetojmė tė gjithė ne jeten tonė , gjindet njė arsye se perse ne e pėrjetojmė ketė ankth.
Shembullė njeriu ndjen ankthin kur i vdesė njė i aferm i tij , ne njė ndeshje ose ne ndarjen me partnerin ose bashkshortin, ose mardhenjet e punes dhe refuzimet e tuaja personale pėr tė kryer njė pune etj etj.
, dhe nga kjo ne raste te tilla , ne percillemi me njė ankth ne veten tonė , gjė e cila na sqaron se perse ne nuk jemi mirė , pra e dijmė arsyen dhe shkakun e kesaj.

Ankthi nga semundja ( Shkaqet e semundjes)

Me perjetimin e anktheve tė medha , ju perjetoni tė njejtat ndjenja si ato tė cekura mė parė , pra ato tė shtrengimit , panikes, brengosjes , njejtė sikur tek ankthi i thjeshtė, por pėr dallim nga ajo e para , ketu nuk e kupton arsyen dhe shkakun e kaplimit nga ankthi dhe nuk e din se cka fshihet prapa ketij ankthi, dhe kjo e benė ankthin nga semundja shumė mė tė veshtirė qė ta tejkaloj , dhe njeriu ndihet si i pa shpresė dhe i pėrulur , cka ne fakt , kjo menyrė e dergon nė perfitimin e ankthit mė tė madhė.

Nje ankth tek njerezit ėshtė individual dhe nuk ėshtė koolektiv , vetem pėrpos asaj qė mirėqenja psiqike percillet me simptome tė njejta te levizjeve trupore sikur qe janė:
Shtrengimi ne zemer, djersitja, tharja e gojes, muskujt e shtrenguar, tentimi pėr vjellje , marrja e mendeve , frymarrja e komplikuar dhe shtrengime ne fyt tė njė pasnjeshme.

Pamvarsishtė se sa i fortė ėshtė ankthi , njeriu ka mundesi qė vetė ta trejton dhe ta lehteson atė , dhe nese e din qė vuan nga ankthi , dhe pėr ketė ke kerkuar ndihmė edhe me heret te mjeku , nuk ke nevojė pėr ketė te shkohet cdo here te mjeku , por mundesh tė provosh qė tė pėrmbajsh dhe te krijosh strategjit e tua personale , qe ta trajtosh ankthin kur ai tė kaplon,sepse ankthi mvaret siq thash me parė nga faktoret biologjik dhe ata psiqik.
Ja disa sqarime pėr mundesin e evitimit tė ankthit.

Reflektoj dhe ndenjat e tua : Kjo mundet tė jetė veshtirė qė tė pranohen ndjenjat e forta ne veten tonė , dhe mė largė nga kjo ankthi mund tė sqarohet nga tendecat e ndryshme jetsore , por provo qė pamarrė parasysh shkaqet , ti analizosh rrethanat se cka dhe si ka ndodhur ne jeten tende ,dhe se keto pėrjetime ti sqarosh ndjenjat e ankthit dhe me kohen keto e zbusin sulmin nga ankthi , pra mė largė vetėgjykimit personal.

Trego pėr ankthin tendė: Provo tė gjejshė fjalė ne ndenjat e tua , dhe se eshtė shumė mė rendesi qė tė tregosh pėr pėrjetimet e ankthit , ti tregosh dikuj qė ke besim tė madhė nė tė , shembullė nje shoqe ose shoku , ose te afert familjarė.
Nuk duhet ta fshehish ne asnje menyrė ankthin dhe as tė turperohesh aspka nga kjo.

Largohu nga stresi negativ; Aq sa ka mundesi , tė tėntosh qė tė mos kaplohesh nga stresi , sepse rritja e stresit mundet te jap mė shumė ankth, e nese e ul poshtė nivelin e stresit , atehere edhe ankthi zvoglohet, dhe njekohesishtė ėshtė shumė me rendesi qė tė mos u largohemi aktiviteteve tona ditore siq janė ato tė punes , blerjes , ushtrimeve , sepse nese nga keto largohemi , atehre rreziku i izolimit ėshtė i madhė dhe nga kjo nese njeriu fiton njė izolim tė tillė , do tė jetė shumė veshtirė te rikthehet nė principet e mėpareshme normale .

Źshtė mė rendesi tė flihet me kohė: Njeriut i prishet gjumi nga ankthi dhe e ka veshtirė tė flejė, por nese ia arrin qė tė i pėrmbahet nė kohe tė caktuar tė gjumit , atehere kjo behet si e zakoneshme dhe fillon ulja e ankthin nga koha nė kohė , dhe pėr ketė ėshtė edhe e lejuar qė tė merren tableta tė lehta pėr gjumė , pra tableta tė cilat shiten pa reqeten e mjekut ne barnatore.


Leviz mos rri: Benė njė shetitje ose promenad ose gjejė njė menyrė se si tė aktivizohesh shumė e mė shumė , do tė ishte e mbarė me percelljen e nje shokut ose shoqes, dhe kjo e lehteson ankthin shumė.

Largoju alkoholit;Shumė njerez e pėrdorin alkoholin si menyrė tė qetesimit tė perkoheshem , por ne keto raste , ankthi kthehet prapė dhe nuk largohet dhe behet mė i veshtirė se heren e kaluar , pra mė i fortė .

Mos perdor kofein ose nikotin: Konsumimi i tepert i kafes ose cigares ose formave tė tjera tė nikotines , e bejnė mė tė fortė pranin e ankthit dhe e bejnė veshtirsimin e fjetejes me kohė .

Me nderime:

Psikologu

Barbaroza
02-11-05, 20:40
Psikologu,shume te falenderoj per keto te dhena.
Mund te them lirisht se paskam pas te bej me ankth te thjeshte siq e pershkruat!