PDA

View Full Version : A dini te me tregoni kure ashte Fiter Bajrami


LLapijani
30-10-05, 18:54
Pershendetje kame nje pyetje,
kure ashte dita e Fiter Bajramit te Ejten me 03.11.2005 apo te Premten me 04.11.2005 se disa me thojne te ejten e disa te premten e mu ka mshtjellen mu ka ba lamsh disa po thojne te enjten sepse Turqit ja kane nisen agjerimit nje dite ma perpara valla sedi se qka ka kjo lidhje se kure ja nisin Turqit e dreqit qka kena na pune me ta qe me i prishen planet tona se ne Imsaq po shkeruan qe dita e Bajramit ashte te Premten me 04.11.2005 e disa po thojne te ejten qka u ba vlla a u ba edhe festa e Bajramit se qyshe kujt ti teket.

at|n|
30-10-05, 22:24
Pershendetje edhe per ty
dita e Bajramit eshte te enjten nese je duke banu ne Kosove. E sa per te premten po te tregoj tash se festa e Bajramit asnjehere nuk bie te premteve keshtu qe tash e mas asnjehere mos harro se te premteve nuk ka Bajram asnjehere.

at|n|

Stuhia
30-10-05, 22:41
Pse nuk ka te Premten bajram, a ban me e dite??

Eshte me urdher Kuranor apo eshte bere ndryshim, pasi qe per musliman qdo dite eshte dite e Zotit?

uliksi31
31-10-05, 02:03
Te nderuar, Bajrami mund te jete te merkuren ose te enjten. Mvaret nga hena e re. Nese hena diktohet te marten ne mbremje tani te merkuren eshte Bajram. Po nese jo, tani kur plotsohen 30 dite se agjeruari, te nesrit kemi Bajram. Muaji musliman ka 29 ose 30 dite. Per kete kemi hadithe qe flasin.
Sa i perket te premtes, Ska dyshim se edhe te premten mund te bjen Bajrami. Edhe per kete ka hadithe qe e vertetojn. Bile para disa vjetesh e patem Bajram diten e premte.
Mirpo problemi qendron diku tjeter, pse ne nuk fillojm se agjruari ne te njejten dite. Pse po behet kjo ne 7 apo 8 vitet e fundit :?: Kur e dijm se me shekuj nuk kishte nje difference te tille. Mos dikush qellimisht po e bene nje gje te tille :?:
Hajt, se ndoshta deri diku eshte e arsyeshme kjo ne lidhje me fiter Bajram, sepse dalja e henes se re e tj.. Po Kurban Bajrami :?: Pse ai te mos jet ne te njejten dite :?: Kur dihet se kurbanat prehen, nje dite pasi qe haxhinjet te qendrojn ne malin Arafat. Ketu nuk do te duhej te kishte dallime kohore.

Sidoqoft na mbetet te lutim Zotin e gjithsis, te na fale mekatet; si per ata qe i bejn me qellim, si ata qe i bejn pa qellim.

Me nderime Uliksi

Toni3
31-10-05, 02:15
Ne Kosove eshte te Ejten me sa dije une :)

suhejbi
31-10-05, 13:03
Pershendetje per ju uliksi31-jr. pajtohem plotesisht me mendimin tend. Eshte e vertete e pamohueshme se me ndryshimin e henes behen edhe ndryshimet e muajve ne kalendarin islam, por fajin e kane pergjegjesit tane fetar si ne Kosove, Maqedoni e Shqiperi qe neper Takvime i caktojne nje vit perpara Festat fetare dhe shkaktojne konfuzion tek masa e gjere. Pershendetje,
Suhejbi

bekimu
17-09-08, 22:44
amunet dikush sa jan vitrat mi dhan per neve qe jetojna ne zvicer????

hasanmehmeti
17-09-08, 23:49
amunet dikush sa jan vitrat mi dhan per neve qe jetojna ne zvicer????

I nderumi Bekimu,

Vitrat percaktohen sipas vendit qe jeton , zakonisht masa e saj eshte nje ushqim ditor i tipit normal per qdo person te familjes.Dhe kjo mase tash nderrohet psh si ketu ne kosove , apo ne zvicerr a gjermani.
Per kete eshte mire te pyesesh ne ndonje xhami aty ne zvicerr, ka mjaft e ata te Bashkesis Islame e percaktojne.
Une mendoj se shifra normale duhet te jete nga 10-15 euro per antare atje ne vendin tuaj, por per siguri mos perto te pyesesh 5 min ndonje imam ne xhamit e zvicrres, pasi kete vlere e caktojne ata.

selam alejkum
Hasani.