PDA

View Full Version : Eksportimi i theatrit shqiptar !


Fshatari
11-11-05, 15:53
“Pulebardha” shqiptare fluturon per ne Beograd
10 Nentor 2005


nga Oliverta Lila

Me daten 25 nentor, Teatri Kombetar do te interpretoje ne sallen qendrore te Teatrit Popullor te Beogradit shfaqjen, “Pulebardha” e Cehovit me regji te Kico Londos. Kjo eshte hera e pare qe nje trupe shqiptare mberrin ne skenen e ketij teatri 140 vjecar, dhe kjo ne baze te nje memorandumi bashkepunimi qe eshte nenshkruar midis dy vendeve. Drejtori i pergjithshem i Teatrit Popullor te Beogradit( ku perfshihen edhe teatri i Drames, i Baletit dhe Operes), Dejan Savic, dhe drejtori i TK Kico Londo, kane nenshkruar dje ne menyre simbolike nje memorandum bashkepunimi midis teatrove te dy vendeve. Ne kete takim ku ishte i pranishem edhe ambasadori i Serbise dhe Malit te Zi, Marko Camaj, si dhe drejtori i drames ne Teatrin e Beogradit, Bozhidan Gjurovic, u theksua se ky eshte vetem fillimi i nje shkembimi kulturor qe do te kaloje edhe pertej mosmarreveshjeve politike. Edhe pse Savic dhe Gjurovic pranuan se e njohin shume pak teatrin shqiptar, ata u shprehen optimist per te ardhmen e ketij bashkepunimi.

Marreveshja
Marreveshja e bashkepunimit midis Teatrit Kombetar te Beogradit dhe Teatrit Kombetar te Tiranes, eshte cilesuar shume e rendesishme si per sa i perket shkembimeve profesionale, ashtu edhe per integrimin e teatrit tone ne hapesirat rajonale. Pas shfaqjes se “Pulebardhes”, per publikun e Beogradit, do te jete trupa teatrore e Teatrit Popullor te Beogradit qe do te bejne kthimin. Me 12 janar te 2006-es, ata do te vijne per here te pare me nje shfaqje ne TK. Duke qene se perfaqesuesit vetem sot kane mundur te shikojne kushtet teknike qe ofron skena jone, pas nje jave do te percaktohet se kush do te jete shfaqja me te cilen ata do te prezantohen. “ Ne e dime mire forcen tone, avantazhet dhe disavantazhet me politiken dhe ekonomine. Kjo marreveshje nuk mund te zgjidhe te gjitha problemet, por gjithsesi hap nje rruge ne marredheniet midis popullit shqiptar dhe serb ne fushen shpirterore dhe virtuale”, - ka thene ne fjalen e tij drejtori i TK, Kico Londo. Por drejtori i drames ne TK te Beogradit, Gjurovic, u shpreh se ky bashkepunim nuk do te mbetet vetem ne kuadrin e ketyre shfaqjeve. “Teatri jone eshte 140 vjecar dhe bashkepunimet e tjera jane te nivelit boteror, prandaj ky do jete nje vend me shume ne listen e bashkepunimeve tona. Disa bashkepunime serioze qe do te vazhdojne me shkembimin e teksteve te ndryshme, te skenografeve, kompozitoreve, regjisoreve, te gjithe atyre njerezve ku artistikisht kalojne barrierat”, - ka theksuar ai.

Njohja e teatrit shqiptar
Ashtu sic ndodh shpesh, pavaresisht se vijne te nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi, perfaqesuesit e Teatrit Popullor te Beogradit nuk e njohin ose e njohin shume pak teatrin shqiptar. Kontakti i pare mund te kete qene ndonje festival teatrosh nderkombetar ne te cilin jane ftuar per here te pare. Keshtu ka ndodhur. Gjurovic shprehet se: “ Eshte e cuditshme por edhe kurioze, qe si njeri i teatrit i cili ka shetitur shume teatro evropian, deri para 6 muajsh nuk kam ditur asgje per teatrin shqiptar. Ne Teatrin e Korces u njoha me Dhimiter Orgocken dhe Kico London”. Ndersa drejtori i pergjithshem Savic ka theksuar se: “ Kolegu im me ka thene pershtypjet e tij per festivalin e Korces. Ansambli yne ka qene i kenaqur per te gjitha eksperiencat qe ata kane kaluar ketu”.


“Pulebardha”
Aktoret e Teatrit Kombetar
per here te pare me 25 nentor 2005 do te mberrijne ne sallen qendrore te Teatrit Popullor te Beogradit me “Pulebardhen” e Cehovit nen regjine e Kico Londos. Dhe me 12 janar te 2006-es, trupa teatrore e Beogradit do te beje kthimin me nje shfaqje qe nuk eshte percaktuar ende.


Memorandumi
Dje, ne Teatrin Kombetar midis drejtorit te pergjithshem te Teatrit Popullor te Beogradit, Dejan Savic dhe drejtorit te TK, Kico Londo, eshte nenshkruar nje memorandum bashkepunimi midis te dy teatrove. Ky bashkepunim do te shtrihet ne shkembimin e shfaqjeve, regjisoreve, kompozitoreve, skenografeve, perkthimin
e teksteve etj. em/em (/Balkanweb) "

Ku do arrihet njė marrėveshje e tillė me theatrin kombtar tė Kosovės ?
Ishte e nevojshme njė marrėveshje e tillė tani ?
Si duhet gjykuar kjo punė ?

Me plotė indinjatė, e pa rrespekt hiē ndaj trupės shqiptare, e edhe mė pak ndaj asaj tė beligradit,

I juaji i paharrueshėm e i pėrmotshėm
Fshatari i patundshėm qė nuk kupton kurr gjeste tė tilla!
Zoti na ruajt !

Kalt
11-11-05, 18:05
Per cfare e hape kete teme? Per art e kulture apo per politike?
Nese per art, atehere OK.
Po pse duhet te paragjykohet keshtu cdo gje?
Shqiptaret nuk kane pse te jetojne si njerez te izoluar nga bota dhe per me teper dihet se nuk ka vecse te mira nga shkembimet e artit dhe kultures.
Nuk i ka ardhur kurre e keqja njerezimit nga artistet?

Fshatari
11-11-05, 18:40
Per cfare e hape kete teme? Per art e kulture apo per politike?
Nese per art, atehere OK.
Po pse duhet te paragjykohet keshtu cdo gje?
Shqiptaret nuk kane pse te jetojne si njerez te izoluar nga bota dhe per me teper dihet se nuk ka vecse te mira nga shkembimet e artit dhe kultures.
Nuk i ka ardhur kurre e keqja njerezimit nga artistet?

Ku mbaron kultura e ku fillon politika ? Janė tė pandara.
Akademia e arteve dhe e shkencave tė serbisė ngėrthen nė gjirin e vetė shumė artist nėnshkrimi i tė cilve ndodhet nė fund tė memorendumit famkeq tė kėsaj akademie qė parashihte thjesht spastrimin e Kosovės nga banorėt e vetė autokton, shqiptarėt. Artisti serb ėshtė sėpari serb, nacionalist e shovin e pastaj, nė fund, "artist"! "...e keqja njerezimit nga artistet" i vjen pikėrisht nga artistė tė llojit serb.
E ēdo gjė paragjykohet kėshtu sepse "mė ka djeg tamli e i fryj kosit"!

Tani edhe njė pyetje pėr ju : keni frikėn ju qė kjo marrėveshtje tė vėrė nė rrezik mardhėniet edhe ashtu tė tendosura nė ballkan ? Madje pėr tė mos rrezikuar asgjė, dhe me kėrkesėn e kryeministrit serb, Koshtunica, u anulua vizita jo-formale e kryeministrit shqiptar, S.Berisha, nė Kosovė.
Drejtori i theatrit kombtar duhet tė kishte nė mendje kėtė fakt dhe t'u pėrkujtonte qart miqve tė vetė pse nuk ishte momenti i pėrshtatshėm i njė marrėveshjeje tė tillė!
Ajo marrėveshje, nė mėnyrėn e ngjashme tė vizitės tė S.Berishės, o tė duhej shtyrė pėr mė vonė!
Kjo quhet "art politik" nė diplomaci!

Kalt
11-11-05, 21:29
Kultura kombetare nuk ka pse te kete frike nga kultura e poujve te tjere e per me teper e popujve fqinje.
Veteizolimi nuk eshte asgje me shume e me pak, por vetem primitivizem.