PDA

View Full Version : Genta

Arb
13-11-05, 03:09
Si nje shtrengate e pa-permbajtur, nje Katrine e furishmene Pallatin e Kongreseve ishte Kengetarja Genta Ismaili, ne naten e parafundit te Festivalit Kenga Magjike.

Ajo krijoj entuziazem ne salle me zerin dhe vallezimin e saj. Eshte bindshem kengetarja me konfidente e Festivalit.

Po ju cfare mendoni per Genten?

Flaka_1
13-11-05, 03:34
Pershendetje per temen Arb

GENTA?
:arrow:
Nje femer qe perqon vertet rryme elektrike!
Eshte e bukur , e embel, e shkathet,
Te teperta jane fjalet te vleresohet Genta dhe femrat e tilla!

flaka

Gentiana
13-11-05, 12:53
Mua me pelqen, dhe jo vetem se e ka emrin si un :P

Esht e bukur, dhe vertet e ka zerin e mire, po ashtu ka diqka, qka kengetaret tjera nuk kan. :?

http://www.forumkatolik.com/galeria/albums/userpics/10007/Genta.jpg

Diana007
13-11-05, 13:37
E mir shum esht po nuk me pelqen shum ka vallxon :roll:

Arb
13-11-05, 16:39
http://www.forumkatolik.com/galeria/albums/userpics/10007/Genta.jpg

E ronde!

Barbaroza
13-11-05, 17:34
Me pelqen.Eshte kengetare e mire dhe e shkathte ne skene.Duket e bukur ne ekran,por dikush qe e kishte pare live,me tha se nuk ishte aq e bukur siq duket! :?
Me pelqejne textet e saj ne kenge!

Mex
13-11-05, 18:24
Genta eshte interesante per momentin,por shumices se njerezve ajo p o u duket veq se nje kopje e Adelina ismajlit.

aferdita
13-11-05, 19:11
Eshte e Bukur,kendon bukur,tekstet e kengeve me pelqejn shume edhe un kam ndegju qe live nuk eshte e bukur por keti jan genjeshtra se live edhe me e bukur eshte dhe kjo nuk mundet me qene kopie e Adelina Ismailit se kjo eshte Origjinale......

Arb
14-11-05, 01:14
Genta u be fituesja e Kenges Magjike 20005. Ishte bindshem me e mira me interpretimin e saj.

Ja ku mund te degjoni kengen e saj fituese, http://www.kengamagjike.info/genta_ismajli.htm

Arb
14-11-05, 01:15
Po ashtu more edhe Shperblimin e Internetit, si me e votuara ne Internet.

dr1ta
14-11-05, 01:25
cool eshte :P

Domira
14-11-05, 11:15
Genta Ismaili me pelqen si kengetare komplete, me zerin e saj, me bukuri dhe me paraqitjen e saj ne skene. Eshte origjinale dhe me interpretimet e saj ne skene nuk duket te mirret me tjeret (stilet) por eshte e preokupuar me punen e saj.
Ritmi i kengeve te saj te ben te ndjehesh me ritem dhe te ben te levizesh ndonje pjese te trupit :lol: ..dmth thjesht te disponon :D

Honesty^uk.
14-11-05, 22:37
http://www.shekulli.com.al/newsfoto/14-11-05_1.jpg

Genta Ismajli, fituesja e "Kėngės Magjike 2005", shpallur dje gjatė spektaklit nė Pallatin e Kongreseve

Arb
15-11-05, 00:22
Eshtė zhvilluar mbrėmė nė Pallatin e Kongreseve edicioni i shtatė e Festivalit “Kėnga Magjike”

“Kėnga Magjike”, kolegėt zgjedhin Gentėn

Alma Mile
Shekulli

Trofeu magjik ka shkuar nė Prishtinė. Me njė kėngė tė kompozuar nga Adrian Hila, tė titulluar “S'dua tjetėr”, Genta Ismaili ka fituar ēmimin e parė tė Festivalit “Kėnga Magjike”. Ajo ka marrė 292 vota nga kolegėt e saj, duke u pasuar nga grupi “Aurora” me 269 pikė dhe Flori me 221 pikė. Mes dritash dhe shiut tė improvizuar, 16 kėngėtarėt finalistė janė ngjitur nė skenėn e Festivalit “Kėnga Magjike”.

http://mail.shqiperia.com/faqjapare/pamje/Genta_Ismaili_Kenga_Magjike_2005.jpg

16 kanė qenė dhe trofetė e ndara natėn finale, duke i nxjerrė tė gjithė fitues, tė gjithė tė kėnaqur e tė vlerėsuar nga kjo mbrėmje. Pas dy netėsh prezantimi dhe 16 tė tjerave nė ekranin e Tv “Klan”, mbrėmė nė Pallatin e Kongreseve ėshtė mbyllur edicioni i shtatė i Festivalit “Kėnga Magjike”, qė ndryshe nga herėt e tjera, ka ardhur nėn regjinė e dy regjisorėve tė rinj nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi dhe jo mė tė Vera Grabockės. Por duket se realizimi i njė edicioni tėrėsisht tė ri ka qenė qėllimi i producentit Ardit Gjebrea, i cili jo vetėm “ndėrroi” regjisor, por ka ngulmuar nė ndryshimin e pamjes sė skenės.

Skena e kėtij vitit, realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj nuk ka pasur asgjė tė pėrbashkėt me imazhet e edicioneve tė tjera, larg klasikes, me njė mori dritash qė tė jepnin herė-herė pėrshtypjen e njė diskoje, por edhe njė shi uji, qė tė krijonte njė ndiesi tė kėndshme nė njė stinė vjeshte, fatkeqėsisht tė thatė. Por tė gjitha kėto risi kanė ardhur dhe si rrjedhojė e kėngėtarėve pjesėmarrės nė festival. Nėse herėt e tjera janė dalluar edhe emra kėngėtarėsh me njė eksperiencė tė gjatė, si Libohova, Ēako, Makashi, Konēi, etj, kėtė herė skena i ėshtė dorėzuar e gjitha tė rinjve.

Nė skenėn e “Magjikes” ėshtė ngjitur njė brez i tėrė kėngėtarėsh, i preferuar nga publiku dhe qė janė bėrė tė njohur gjatė viteve tė fundit, qofshin kėta nga Shqipėria, apo Kosova si Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Flori, Genta Ismajli, Shpat Kasapi, Orinda Huta, Bleona Qerreti, Elvana Gjata, Soni, “Aurora”, Blero, etj. Nė pėrshtatje me moshėn e kėngėtarėve kanė qenė edhe ritmet e kėngėve tė tyre, si hip-hop, regaton, pop-folk, dens dhe shumė mė pak baladė, duke bėrė pėr vete mė tepėr adoleshentėt.

Nė kuadrin e modės, interpretimet e kėngėtarėve janė shoqėruar me performanca koreografike, madje Julka ėshtė shoqėruar edhe nga njė DJ (DJ A.N.D.Y). Sa pėr lookun e kėngėtarėve, ai mund tė quhet i “nxehtė”. Duke qenė se nė “garė” ėshtė edhe njė ēmim “look”, kėngėtaret janė paraqitur me veshje ekstravagante, ku mbizotėronin fustanėt e shkurtėr e dekoltetė e hapura. Nė formė tė re ka ardhur edhe prezantimi i festivalit.

Nė krahė tė producentit dhe prezantuesit Ardit Gjebrea nė skenė ėshtė ngjitur Denada Dajlani, njė vajzė qė dilte pėr herė tė parė nė skenė. Ajo solli njė tjetėr imazh prezantueseje, jo fort koketė e bukuroshe, siē jemi mėsuar tė shohim rėndomė, por simpatike, pa komplekse dhe e saktė. Mbrėmjes finale nuk i kanė munguar edhe surprizat. Gjebrea ka vėnė tė kėndojnė jo vetėm shoqet e Pallatit tė Pionierėve, por edhe deputeten Majlinda Bregu dhe politikanen Monika Kryemadhi, tė cilat kanė kėnduar bashkė me tė njė version tė pėrpunuar tė kėngės “Dimėroj”.

Sa i pėrket trofeve, si tradicionalisht tre ēmimet e para u pėrzgjodhėn nga vetė artistėt. Ndėrkohė qė nga interneti, telefonatat, radioja, u pėrcaktuan kėngėt mė tė pėlqyera tė publikut, si “Kėnga Hit”, “Ēmimi i internetit”, dhe i “Spektatorit”. Ndėrsa njė juri e pėrbėrė nga profesionistė si Robert Radoja nė pozicionin e kryetarit, Edit Mihali, Zhuliana Jorganxhi, Irma Libohova, Zana Ēela, Pirro Ēako, Florin Kelmendi, Enkel Demi dhe Dr Flori, pėrzgjodhėn ēmimin e “Kritikės”, tė “Interpretimit mė tė mirė”, “Ēesk Zadeja”, “Magjia e parė”.

Njė dhuratė nga ish-nxėnėsit

Nuk ka qenė thjesht njė dhuratė simbolike. Ish-nxėnėsit e mjeshtrit Robert Radoja i kanė bėrė atij njė dhuratė surprizė, njė makinė, qė prof. Radoja, nė tė vėrtetė nuk di t'i japė, por qė do t'i shėrbejė pa dyshim. Mbrėmė nė skenėn e Kongreseve, Gjebrea ka thėrritur shokėt e dikurshėm tė pallatit tė Pionierėve, Irma Libohovėn, Zana Ēelėn dhe Yllka Mujon. Pėr ish-mėsuesin e tyre nuk ka qenė e vėshtirė tė gjejė pa gabuar zėrat fėminorė tė Arditit, Irmės, Zanės e Yllkės. Nga arkivat e festivaleve tė fėmijėve ishin nxjerrė kėngė tė kėnduara gati 30 vjet mė parė, si Kėnga e Gjyshes, pėr tė vijuar me njė kėngė me ushtarė, aksione e mėsime.

Pas kolazhit me zėrat fėminore, tashmė tė rritur, Libohova, Ēela, Mujo e Gjebrea kanė kėnduar nga njė refren tė kėngėve tė tyre mė tė dashura, si “Gabimi i Mirelės”, “Na llogarisni edhe ne”, “Kėnga e nėnės”, tė cilat edhe pse kėnduar vite mė parė janė tė njohura edhe pėr fėmijėt e sotėm. Kjo surprizė e shprehur nė kėngė, ėshtė shoqėruar edhe nga njė tjetėr. Njė ish –nxėnės i Robert Radojės, edhe pse nuk u bė dot kėngėtar apo artist si moshatarėt e tij, i ka dhuruar ish-profesorit njė makinė nė ngjyrė tė kuqe.

Ēmimi i parė Genta Ismajli
Ēmimi i dytė “Aurora”
Ēmimi i tretė Flori
Ēmimi i “Kritikės” Tuna
Ēmimi “Interpretimi mė i mirė” Jonida Maliqi
Ēmimi “Magjia e parė” Mirza Kėrēelli
Ēmimi “Ēesk Zadeja” Juliana Pasha
Ēmimi i internetit Genta Ismajli
Ēmimi “Kėnga Hit” “Aurora”
Ēmimi i Publikut Shpat Kasapi
Ēmimi “Paraqitja mė e mirė skenike” Orinda Huta
Ēmimi i producentit Tuna
Ēmimi “Diskografi” Blero
Ēmimi “Millenium” Soni
Ēmimi “Melodi” Burim Hoxha
Ēmimi Televiziv Bleona Qerreti
Ēmimi “Kantautor” Flori
Ēmimi “Best Dens” Julka

Arb
15-11-05, 07:29
Genta Ismajli, "uragani" qe triumfon ne "Kenga Magjike"

Dhe pse Bleona i fali dy here publikut kenaqesine ta shihte teksa lagej ne skene, Genta Ismajli e "sfidoi" duke i rrembyer trofeun e me te mires. Ne skene u ngjiten edhe deputetet Majlinda Bregu dhe Monika Kryemadhi, per te mbyllur te 7-in edicion te festivalit te pare alternaiv ne Shqiperi

Anisa YMERI

Nata finale e Festivalit "Kenga Mgjike 2005" erdhi me "zjarrin" e Sonit apo "perkundjet" e Orinda Hutes. Dhe pse mendonim se nuk do te kishim serish kenaqesine te shihnim performanca dushesh ne skene, dukej se ishte gabim te mendoje keshtu.

Bleona serish e fali kete kenaqesi. Ishte nate cmimesh, dhe te gjithe prisnin me "ankth" qe te degjonin emrin e tyre. Performanca ishte ajo qe me se shumti kishte rendesi ne kete festivali, dhe krejt pa dashur te gjithe kengetaret u shderruan ne balerine. Por pse jo edhe ne "gjuetare" stilistesh, per denjesi dhe sa me shume sharm ne veshjet e tyre.

Dhe me e vecanta e te 3 neteve te festivalit ishte Bleona Qereti, qe perpos te tjerash, provoi se si ishte nje dush ne skene. Ndaj edhe cmimi televiziv i cili u dha nga TV Klan, s'kish se si te mos i shkonte hireve e saj. Provokese si gjithnje ne skene, ndoshta te gjithe prisnin qe ajo serish te shkonte "ne dush" dhe kjo skene nuk mungoi.

Bleona per se dyti here doli e lagur nga skena e Kongreseve, dhe transparenca e veshjes se ssaj serish zbuloi si mos me mire hiret, qe nuk i mungojne aspak. Dhe pse shume cmime, nuk ishte juria ajo qe vendosi se cili do te jete fituesi i cmimit te madh.

Ate e vendosen vete kengetaret dhe here pas here renditjet provizore, cilesonin te denjen e cmimit te madh Tunen, por ishte ende heret per te thene emrin e nje fituesi, pasi Genta ishte nje uragan i pa rezistueshem. Juria vleresoi me se miri cmimet e tjera dhe duke testuar edhe shijet e publikut, i cili jo pak duartrokiti ne salle.

Ai qe fali nje emocion shume te vecante, i cili i riktheu te gjithe teksa ishin imcake, ishte Robert Radoja. Ne nje fron, ne mes te skenes, i peruli te gjithe, por edhe u emocionua nga zerat e nxnesve te tij qe degjoheshin ne sfond. Si festival i te papriturave, ne salle mberriti nje makine e kuqe, prej se ciles zbriti nje ish-pioner. Nje perqafim dhe nje shurate per profesorin, pra makina ishte per te. Per mitin e te gjitha koherave, pa te cilin shume kengetare tashme nuk do te ishin ne skene. Ndersa asnje kenge nuk mundi te qendroje larg dashurise, asaj ndjenje qe i ben dy njerez rob te njeri-tjetrt.

Ritmike apo jo te gjitha ishin per te, edhe kenget e vocerrakeve. Me nje perforamnce te vecante erdhi ne skene edhe Albi Nako Dance, robotet e te cilit, plotesuan ate qe "njerezit" e skenes nuk e paten.

S'kishin se si te mungonin edhe lidhjet e drejtperdrejta me Kosoven dhe me energjine qe falin e Radio dhe TV NRG. Prej te cileve ka "huazuar" energjine edhe prezantuesja Denada Dajlani.

Ndersa Genta Ismajli, te cilen 35 mije votat e fansave te saj e shnderruan ne fituese te cmimit te internetit. U cilesua edhe si "uragan", prej te ciles edhe skena nuk ishte me e njejte, salla po ashtu u lekund prej ritmit qe solli kenga e saj.

Cmimet e medha te "Kenga Magjike 2005"

Cmimi "Kenga Magjike"- Genta Ismajli me 292 pike

Cmimi i Dyte - Grupi "Aurora" me 269

Cmimi i Trete - Flori me 221 pike

raptile
15-11-05, 15:18
pershendetje
edhe pse fitoj per mu asht katastrof , me dukjen qi eshte e bukur une pajtohem. E sa per tekstet e gentes duhet mi ardh marre qi po kopjon .

anna
17-11-05, 22:09
Me pelqen.Eshte kengetare e mire dhe e shkathte ne skene.Duket e bukur ne ekran,por dikush qe e kishte pare live,me tha se nuk ishte aq e bukur siq duket! :?
Me pelqejne textet e saj ne kenge!

eshte e shkurt pak nuk duket aq e madhe si ne tv...bay the way e kam kojshike 3 kate me lart ... :wink: personalisht nuk me pelqen shume :wink:

Diana007
18-11-05, 10:17
Ja si duket me pa origjinale Genetn :roll: nje foto ne Ulqin qe ka dal :lol: :lol:

http://img392.imageshack.us/img392/8430/jkj6jn.jpg (http://imageshack.us)

Mex
18-11-05, 13:06
Uuuu kjo po duhet katastrofe me kane thene qe live me pa eshte shume e keqe por qe nuk kam besuar deri sa e pashe kete fotografi.shum shum e keqe :(

Gentiani
18-11-05, 19:31
hehe ngadalė raptile mos u ngut se tekstet ia shkruaj unė :wink: :lol:

Kėngėtare qė pėr njė kohė tė shkurtėr ka bėrė Boom nė skenėn muzikore.
Me njė fjalė ka sens pėr kėngėn, ndėrsa ajo qė po diskutohet pėr bukurinė ėshtė sikur tė diskutohet pėr ndonjė manekene dhe tė thuhet se nuk e ka zėrin pėr kėngė :wink:

Sė fundit edhe pėr tė parė ka se ēka tė shohim :wink:

Legend
19-11-05, 04:04
UUUUUUUU ketu Genta duket si transvestit!
A eshte vertet Genta?!
bobo me dukej e bukur me make up kur perngjante me Remzije Osmanin,por kjo qenka llahtari!
Rrofte silikoni bobo te mjeret ne c'shikojme cdo dite!
Prap nuk e besoj te jete Genta :roll:

Arb
19-11-05, 04:35

A ja nise ti a?

Nje here na postove nje mesazh se gjoja ka ndodhur skandal ne festival, gjoja se Genta paska marr cmimin e pare para se te fillonte nata e fundit.

E tash paska zbulu dicka tjeter...

Cika e mire lena more rahat Genten se e ronde osht...

http://mail.shqiperia.com/faqjapare/pamje/Genta_Ismaili_Kenga_Magjike_2005.jpg

raptile
19-11-05, 15:20
hehe ngadalė raptile mos u ngut se tekstet ia shkruaj unė :wink: :lol:

Kėngėtare qė pėr njė kohė tė shkurtėr ka bėrė Boom nė skenėn muzikore.
Me njė fjalė ka sens pėr kėngėn, ndėrsa ajo qė po diskutohet pėr bukurinė ėshtė sikur tė diskutohet pėr ndonjė manekene dhe tė thuhet se nuk e ka zėrin pėr kėngė :wink:

Sė fundit edhe pėr tė parė ka se ēka tė shohim :wink:

:lol: :lol: :lol: ti sdin mi shkru 2 fjali me rim e po shkrun tekste per njerz qi skan lidhje per muzik ( sikur GENTA ) .

respekt per te gjith

K-man
19-11-05, 21:25
Genta gjoksin e ka....ah kukuuu

Mex
19-11-05, 21:28
raptile me ty jam
se pari a e keni pa ju Genten ndonjehere ne intervista ne televizor?
nuk din ne asnje pytje me u pergjegj rrjedshem verehet se intelegjenca e saj eshte kerkund hiq! njejt si Nora Istrefi ne Ktv qka e kan pyet ajo eshte pergjegj: EEeeee nuk po di si me u shpreh,eeee nuk po di qka me thon eeeee.
Marre turp per kengtaret tona behen ''yje'' e nuk din pyetje me 1 pergjegje me dhane.

sifi
20-11-05, 10:13
Genta Ismajli pos me kan Remzie Osmaniune mendoj se e bukur eshte por gjithqka tjeter mundet me pas sukses pos muzikes se mendoj qe nuk e ka zerin rodiofonik gjithashtu ka probleme me intonicionin ahah ...

Gentiani
21-11-05, 01:20
eh ē`na paskan ardhė ca kritik "tė mėdhenjė" nga lėmia e artit muzikorė :lol: :lol: :wink: megjithėate ju pėrshėndes me kėngėn "s`po ma nin as nuk po mė vjen inati!" :wink:

anna
21-11-05, 22:03
Uuuu kjo po duhet katastrofe me kane thene qe live me pa eshte shume e keqe por qe nuk kam besuar deri sa e pashe kete fotografi.shum shum e keqe :(

fakti eshte qe Genta eshte e bukur ...edhe ne foto po mendoj qe ka dal mire ...normal tash ajo ne deti smundet me u rregullu qysh duhet pastaj edhe ngjyra qe merr ne det e ben te veten!!!Kjo vlen jo vetem per Genten por edhe per cdo femer tjeter!!!ka disa femra qe duken te bukura ne det por ka edhe nga ato qe nuk duken fort mire....hajt tung anna :wink:

Arb
21-11-05, 22:04
Mos ma ngucni Genten, se ju honger dreqi...

anna
21-11-05, 22:05
Mos ma ngucni Genten, se ju honger dreqi...

truproja ti aa??? :wink:

Arb
21-11-05, 22:06
Mos ma ngucni Genten, se ju honger dreqi...

truproja ti aa??? :wink:

Jo more cfare truproje... pak ma i afert...

anna
21-11-05, 22:07
Mos ma ngucni Genten, se ju honger dreqi...

truproja ti aa??? :wink:

Jo more cfare truproje... pak ma i afert...

ahaaaaa.....vellau pra... :D

Arb
21-11-05, 22:07
ahaaaaa.....vellau pra... :D

Jo more cka i duhet asaj edhe ni vlla...

anna
21-11-05, 22:08
ahaaaaa.....vellau pra... :D

Jo more cka i duhet asaj edhe ni vlla...

paj edhe 2 burra spo ma merr menja qe i ka... :? :?

Arb
21-11-05, 22:09
paj edhe 2 burra spo ma merr menja qe i ka... :? :?

Nje ne shpi, e njo azil...

anna
21-11-05, 22:11
lidhje 2 fishe....bash spo dika hiq qika aa :D

Arb
21-11-05, 22:11
lidhje 2 fishe....bash spo dika hiq qika aa :D

Ksaj i thojne cike e jo mahi...

raptile
24-11-05, 15:32
lidhje 2 fishe....bash spo dika hiq qika aa :D

Ksaj i thojne cike e jo mahi...

Ksaj i thojn K*rv e jo cike

Mex
24-11-05, 20:36
Anna Genta as me make up seshte aq e mire a je ke analizuar trupin ndojhere? kembet si mashkull,gjoksat teper te medhaja,barku i trashe dhe ajo qka e kerkojne te gjithe te Genta nuk mundesh me gjet PRAPANICEN e bukur. ti je femer analizo me mire edhe e veren.

anna
24-11-05, 20:45

hehehe e kam shpreh edhe ma heret qe Genta nuk me pelqen ama po te pyesesh shumicen e meshkujve Genta eshte e preferuara e tyre...ne cdo aspekt...duke ia fillu qe nga gjoksi ,barku ,kembet etjjj shija e meshkujve..
Per Genten mund te thuash qe i ka syte e mire ama asgje ma shume..plus edhe si vokal nuk e preferoj !!!te pershendes ..kalofsh sa me mire!! anna

Gentiani
24-11-05, 20:45
Anna Genta as me make up seshte aq e mire a je ke analizuar trupin ndojhere? kembet si mashkull,gjoksat teper te medhaja,barku i trashe dhe ajo qka e kerkojne te gjithe te Genta nuk mundesh me gjet PRAPANICEN e bukur. ti je femer analizo me mire edhe e veren.

po si jo more Mex! ēfarė lidheje ka nata e parafundit dhe e fundit tė Festivalit Kenga Magjike me Make up-in, gjoksat dhe e barkun e Gentės?!

Genta ka fituar ēmimin e kėngės dhe pėr ata qė e kanė pėrcjellur nuk ka qenė festival gjoksash e as ....

Arb, ti si nikoqir i temės, a ke dėgjuar se nė Tajlandė kishin filluar me asfaltimin e rrugėve pėr festivalin tjetėr tė kėngės Magjike, bile edhe Genta thuhet se do tė marrė pjesė :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :wink:

Arb
25-11-05, 08:42

Vec dashte zoti e Gripi i Gjelave merr fund, se tani na smuhet kjo cauca...

ANESTEZIA
07-01-06, 18:13
skurt thene : Genta s'ka ze, s'ka sharm, s'ka tru, s'ka.........
Ka veē cica.

Arb
07-01-06, 18:36
skurt thene : Genta s'ka ze, s'ka sharm, s'ka tru, s'ka.........
Ka veē cica.

Boll paska...

raptile
08-01-06, 20:28
skurt thene : Genta s'ka ze, s'ka sharm, s'ka tru, s'ka.........
Ka veē cica.
ka edhe pak tul

Barbaroza
08-01-06, 20:37
Do te ishte mire qe Genta ta perfaqesonte Shqiperine ne Eurovision me kengen fituese ne Kengen Magjike...!

raptile
08-01-06, 20:44
pse a po don me provu shqiprin ne vendin e fundit qysh duket a ?

Barbaroza
08-01-06, 20:49
pse a po don me provu shqiprin ne vendin e fundit qysh duket a ?

Sa per te fundit,s'isha munduar ta shkruaj ate shkrim!
Genta mendoj se do te plasohej ne nje vend shume te mire aty!

raptile
08-01-06, 20:52
pse a po don me provu shqiprin ne vendin e fundit qysh duket a ?

Sa per te fundit,s'isha munduar ta shkruaj ate shkrim!
Genta mendoj se do te plasohej ne nje vend shume te mire aty!
po po , une isha tut se mos nuk po kualifikohet per me shku ne eurovizion masi qe te kishin zgjedh shqiptart

Gentiana
09-01-06, 18:57
skurt thene : Genta s'ka ze, s'ka sharm, s'ka tru, s'ka.........
Ka veē cica.

Boll paska...

:lol: :lol: :lol: :lol: :oops:

aferdita
09-01-06, 19:36
Kesaj i thojn Gjelozi :wink:

Arb
09-01-06, 21:01
O e ronde osht kjo cike...

raptile
13-01-06, 20:48
O e ronde osht kjo cike...
sa kg i kish pra masi ish e rond :?: :lol:

Barbaroza
13-01-06, 21:04
O e ronde osht kjo cike...

Jaaaaa,Arb,ti po m'duket te gjitha i kishe peshu! :lol: :lol: :lol:

Arb
13-01-06, 22:30
O e ronde osht kjo cike...
sa kg i kish pra masi ish e rond :?: :lol:

O e zoja more osht ajo... Don me e marr muziken ne dore, sikur Rugova politiken...

Arb
13-01-06, 22:31
O e ronde osht kjo cike...

Jaaaaa,Arb,ti po m'duket te gjitha i kishe peshu! :lol: :lol: :lol:

Jepja more cikes cka vertete peshon...

Barbaroza
13-01-06, 22:34
O e ronde osht kjo cike...

Jaaaaa,Arb,ti po m'duket te gjitha i kishe peshu! :lol: :lol: :lol:

Jepja more cikes cka vertete peshon...

Kond me ia dhene bre?Noten a?S'jam mesuese bre! :lol:

Arb
13-01-06, 22:35
O e ronde osht kjo cike...

Jaaaaa,Arb,ti po m'duket te gjitha i kishe peshu! :lol: :lol: :lol:

Jepja more cikes cka vertete peshon...

Kond me ia dhene bre?Noten a?S'jam mesuese bre! :lol:

peshen more...

raptile
14-01-06, 15:06
O e ronde osht kjo cike...

Jaaaaa,Arb,ti po m'duket te gjitha i kishe peshu! :lol: :lol: :lol:

Jepja more cikes cka vertete peshon...

Kond me ia dhene bre?Noten a?S'jam mesuese bre! :lol:

peshen more...
kta munet me tregu veq aj qi i ka hyp genta permi :lol: :lol: :lol:

Murgesha
14-01-06, 18:59
Raptile mos ma nguc kushėrinėn se tė guci ty pastaj. :lol: :lol:

raptile
15-01-06, 11:48
valla ngucum se kam qef mem nguc qikat tani nune me vazhdu veq ta dish se ne shumicen e rasteve kan perfundu ne romanc . :lol: :lol: :lol:

Barbaroza
15-01-06, 12:26
Ehh nuk i dihet aty.Tek ndonjera mund te zesh edhe n'thua! :lol: :lol: :wink:

Njemend raptile,a bash n'mushkeri te Kosoves jeton a?Une valla ne zemer te saj,edhe me mire! :D

raptile
15-01-06, 14:33
Ehh nuk i dihet aty.Tek ndonjera mund te zesh edhe n'thua! :lol: :lol: :wink:

Njemend raptile,a bash n'mushkeri te Kosoves jeton a?Une valla ne zemer te saj,edhe me mire! :D
jo bre po ne zorren qorra jetoj une po qashtu se sum pelqen me kallxu drejt . valla se di ku i bjen prishtina ne kosov si zemer a mushkri veq une ne pr jetoj

Murgesha
15-01-06, 17:14
valla ngucum se kam qef mem nguc qikat tani nune me vazhdu veq ta dish se ne shumicen e rasteve kan perfundu ne romanc . :lol: :lol: :lol:

A djalkė qenke a??

Valla s`besoj se e han me mua romancėn.

Barbaroza
15-01-06, 18:20
jo bre po ne zorren qorra jetoj une po qashtu se sum pelqen me kallxu drejt . valla se di ku i bjen prishtina ne kosov si zemer a mushkri veq une ne pr jetoj

Une nuk jetoj ne Prishtine,por ne zemer te Kosoves,e Prishtina sigurisht i bie n'mushkeri t'saj! :lol:

raptile
15-01-06, 20:18
valla ngucum se kam qef mem nguc qikat tani nune me vazhdu veq ta dish se ne shumicen e rasteve kan perfundu ne romanc . :lol: :lol: :lol:

A djalkė qenke a??

Valla s`besoj se e han me mua romancėn.
jo smunohna se niher e kom hanger qishtu me nja te shemtuar :( :( :(

Murgesha
15-01-06, 20:56
Valla s`besoj se e han me mua romancėn.
jo smunohna se niher e kom hanger qishtu me nja te shemtuar :( :( :([/quote]

Mos thuaj pastaj se s`tė kam paralajmėruar. :lol: :lol:

raptile
15-01-06, 20:59
Valla s`besoj se e han me mua romancėn.
jo smunohna se niher e kom hanger qishtu me nja te shemtuar :( :( :(

Mos thuaj pastaj se s`tė kam paralajmėruar. :lol: :lol:[/quote]
pse a edhe ti je e shemtuar a :?: :lol: :lol: :lol:

Dilaver
30-04-06, 10:58
Do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Festivalin Evropian tė Klipit nė Tiranė. Vera Grabocka e sjell nė qershor
Genta Ismajli rrėmben trofeun e “Klipit mė tė mirė”
</SPAN>
Shekulli
http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
Genta Ismajli shpallet fituese e edicionit tė pestė tė Festivalit “Netėt e Klipit shqiptar”. Juria e pėrbėrė nga regjisorėt Gjergj Xhuvani, Ylli Pepo, fotografi Albes Fusha etj., vlerėsoi mė tė mirė nė tė gjithė elementėt klipin “Pse tė dua ty” tė kėngėtares Ismajli. Ky klip do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Festivalin Evropian tė Klipit i cili pėr herė tė parė do tė mbahet nė Tiranė nė muajin qershor dhe organizohet nga producentja Vera Grabocka. Nė mbrėmjen spektakėl tė tė premtes e organizuar nga “Deliart Association” u ndanė dhe ēmime tė tjera. Ēmimi i Karrierės pėr Shpresa Gashin me albumin “Nostalgjia”, ēmimi i Kamerės pėr kėngėtaren kosovare me klipin “Dashnorja”, regjia mė e mirė pėr grupin “Marigona” me klipin “Ah sa keq”, Interpretuesi mė i mirė u vlerėsua klipi “Ninulla” produksion i Sirea Film nėn drejtimin e Leonard Bombajt, ēmimi i Montazhit pėr Ermal Mamaqin me klipin “Gjė e egėr”, Figura mė e mirė skenike pėr Mihrije Brahjen nė klipin “Refuzova”, Grafika mė mirė pėr “Pėrse mė mua” klip i kėngėtares Ingrid Gjoni, Fabula mė e mirė “Psikologet” nė klipin e Tunės, produksioni mė i mirė u vlerėsua klipi “Kuq e zi” i Aurorės. Juria ka vlerėsuar me ēmim special Xho Artid Fejzon pėr klipin “Zhurma e heshtjes”. Nė edicionin e pestė tė “Netėve tė klipit”, pati rreth 130 produksione, nga tė cilat vazhduan garėn televizive vetėm 60.

30/04/2006

Zana_ch
26-08-07, 19:40
hehe ngadalė raptile mos u ngut se tekstet ia shkruaj unė :wink: :lol:

Kėngėtare qė pėr njė kohė tė shkurtėr ka bėrė Boom nė skenėn muzikore.
Me njė fjalė ka sens pėr kėngėn, ndėrsa ajo qė po diskutohet pėr bukurinė ėshtė sikur tė diskutohet pėr ndonjė manekene dhe tė thuhet se nuk e ka zėrin pėr kėngė :wink:

Sė fundit edhe pėr tė parė ka se ēka tė shohim :wink:

I famshi Gentiani qe shkrun keng per te famshen Genten e Viki Miljkovic.......upsss:eek:

Genta Ismajli: Kenga e Vjedhur "Dridhem" nga Viki Miljkovic

http://www.youtube.com/watch?v=m7LbzVmRFq0&NR=1