PDA

View Full Version : Ilir Shaqiri


Naki
17-11-05, 03:50
Ilir Shaqiri u lind ne Buroje te Drenices me 06.12.1960.

Mesimet fillore i ka bere ne Turiqec, ato te mesmet per farmaci ne Prizren, te lartat ne gjuhe dhe letersi shqipe ne Prizren e Prishtine.

Ne vitin 1978 del per here te pare para publikut ne Shtepine e kultures ne Prizren.

Ne vitin 1983 ne festivalin "Rapsodet Kendojne" ne Drenice merr Cmimin e pare nga juria profesionale.

Ne vitin 1984 me Shoqerin Kulturore "Akumulatori" te Mitrovies ne festivalin e Kaqanikut vleresohet si interpretues i shkelqyeshem dhe vokal me ardhmeri te sigurt.

Me 1985 se bashku me heroin e sotshem te kombit shqiptare Hamez Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe te njejtin ansambel e kane udhehequr deri me 1990.

Me 1985 ne festivalin "Theranda 85" vlersohet per interpretim.

Ne vitin 1988 boton albumin e pare "D'jem petrita ka rrit Drenica".

Ne vitin 1989 "Luma e kuqe ka lidh bese".

Ne vitin 1989 "Fale te qofte gjaku Kosove".

Ne vitin 1990 "Fjalet e Qiririt" dhe videoprojektin e pare ne boten e kultures shqiptare "Plisat udhetojne kah dielli".

Ne vitin 1991 ka mbaruar dy kurse per solokendim ne Tirane.

Ne vitin 1991 doli me albumin "Kenge e rralle" dhe video projektin "kthehu" te gjiruar nga RTSH-Tirane.

Ne vitin 1992 doli me albumin "Ketu kam folene" dhe ka marr Cmimin e pare te publikut ne festivalin "Festarb" 1992 ne Shkup, festivali i pare ku bashkoi te gjithe krijuesit shqiptare.

Me 1993 doli me albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zeri i atdheut".

Mori pjese ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen e Naim Gjoshit Udhet e mia.

Me 1994 botoi albumin "Tingujt e Zjarrt" dhe pjesemarrje n efestivalin e kenges ne RTSH me kengem e Naim Gjoshit Jam Evrope.

Me 1994 ka marr pjese ne festivalin nderkombetar "Folkmoot USA" 1994 ne Karolinen Veriore dhe eshte nderuar me nje qmim special.

Ne vitin 1995 ne festivalin "Kenga Shqiptare" ne Prishtine merr dy qmimet e para ate te jurise dhe te publikut.

Me 1997 realizoi filmin televiziv "A.D-Vite te rendesishme" me regjizorin Is Qosja.

Me 1998 botoi albumin "Ketu Shkelqen Plisi", dhe mbajti 68 koncerte ne perkrahje te UCK-se neper Evrope: Gjermani, Zvicerr, Belgjike, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holande dhe Shqiperi.

Me 6 mars 1999 merr pjese ne pervjetorin e pare te renies se Komandantit legjendar Adem Jashari ne Prekaz, gjat luftes.

Me 1999 boton "Clirimtari".

Me 2000 boton "Garda e Kosoves".

Me 2001 boton "Kenget e Perndritjes".

Me 2002 boton "Bota e Rinise" Ilir Shaqiri eshte autor i permbi 400 kengeve te lehta, popullore dhe folklorike.

Ai ka marr pjese ne me shume se 1000 koncerte dhe permbi 900 prej tyre jane humanitare.

Nga viti 1988 eshte kengetari me i kerkuar ne te gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojne shqiptaret. Kenget e tij jane prezantuar ne shume radio dhe TV te botes.

Ai jeton dhe punon ne Prishtine ne studion e tije "Iliria".

Ne koncertin nderkombetar te Berukselit 1999 ai eshte cilsuar dhe vleresuar si kengetari "EMBLEMATIK I BALLKANIT



JA VLERSIMET E TETJERVE PER ILIRIN

Rexhep Munishi
etnomuzikolog: Ilir Shaqiri ka stil tė mvetėsishėm prej artisti. (2000)

Bahtir Sheholli
etnomuzikolog: Iliri hapi njė pus tė ri krijimtarie,por asnjėher nuk pėshtyu nė te vjetrin. (1995)

Rexhep Qosja
nderi i kombit: Kėnga e tijė then mure. (1994)

Naim Gjoshi
kompozitor: Nė zėrin e tijė ėshtė mbledhur e tėrė drama kosovare, kėngėt e mia do tė ishin ndryshe pa zėrin e tijė. (1998)

Ali Lleshi
publicist: Pushka e tij ka tė shtime tė madhe dhe shėnjestėr tė kalkulauar. (1994)

Mehmet Kajtazi
shkrimtar: Kur kėndon Iliri ma zgjon Ilirinė. (1997)

Nafije Grainca
publiciste: Ai ėshtė ringjallje e ndjenjave kombėtare. (1997)

Gjeneral Kudusi Lame: Nė luftėn e Kosovės luftuam me pushkė e topa ndėrsa Iliri ka luftuar me raketa. (2002)

Isa Qosja
regjizor: Tė tjerve ua kisha ndaluar ti kėndojnė atdheut. (1998)

Minire Fetahu
gazetare e kulturės: Emri i tij ėshtė sinonim i kėngės sė bukur shqiptare. (1996)

Sami Piraj
gazetar kulture: Ai din mė sė miri ta jetsojė kėngėn epike,ashtu si i ka hije asajė. (1993)

Agim Vinca
shkrimtar: Iliri i artikuloi mė sė miri kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės pėrmes artit tė kėngės. (1994)

Xhevdet Gashi
kompozitor: Iliri krijon muzikė tepėr etnike dhe mua mė jep mundėsi tė mėdha pėr orkestrim dinjitoz. (2002)

Abdullah Zymberi
Dr. i gjuhės shqipe: Nė kėngėt e tijė fusha ėshtė mė e gjelbruar,mali ėshtė mė i lartė,atdheu mė i dashur. (1995)

Vaqe Zela
A artiste e popullit: Me zėrin e tijė Kosovėn e ndjejė mė afėr. (1992)

Fatmir Limaj: Kėngėt e tijė ishin logjistikė pėr UCK-nė. (2000)

Nexhmije Pagarusha: Ai futi fjalėn intelektuale nė kėngė. (1996)

John Arcadius
Artist belg: Ilir Shaqiri ėshtė emblematiku i muzikės shqiptare nė Europė. (1999)

Aurela Gaqe
kėngėtare: Ilir Shaqiri i ėshtė pėrkushtuar me serjozitet e pėrgjegjsi kėngės sė bukur shqiptare. (1997)

Barbaroza
17-11-05, 15:56
Te flitet per Ilir Shaqirin,ka cka te flitet.Kengetar me ze te bukur,me shije te holle artistike,me nje fjale,kengetar qe duhet te mburret mbare kombi yne.
Cmoj shume Ilir Shaqirin dhe me pelqejne shume kenget e tij,pa marre parasysh motivin qe ai e shtjellon ne kenge!

anna
04-12-05, 17:41
Kam degju se ILIR SHAQIRI po ju merr pare Familljeve te Deshmoreve per me ia kushtu nje kenge te afermeve te tyre qe kan rene Deshmor per lirine e Kosoves...per mendimin tim ky eshte nje gjest shume i ulte nga ana e Ilirit :x :x

Barbaroza
13-01-06, 21:09
Kam degju se ILIR SHAQIRI po ju merr pare Familljeve te Deshmoreve per me ia kushtu nje kenge te afermeve te tyre qe kan rene Deshmor per lirine e Kosoves...per mendimin tim ky eshte nje gjest shume i ulte nga ana e Ilirit :x :x

Edhe une kam degjuar keshtu,por pa e vertetuar,s'mund te flasim per askend!
:?

LOJETARI
03-02-06, 15:46
Te flitet per Ilir Shaqirin,ka cka te flitet.Kengetar me ze te bukur,me shije te holle artistike,me nje fjale,kengetar qe duhet te mburret mbare kombi yne.
Cmoj shume Ilir Shaqirin dhe me pelqejne shume kenget e tij,pa marre parasysh motivin qe ai e shtjellon ne kenge!

Te flitet per Ilir Shaqirin mendoj se eshte nje humbje kohe , por kete do ta beje me deshire ngase shohe te arsyeshme te jap edhe mendimin tim .
Ai ne syte e mi eshte nje Trumcak qe ende nuk eshte pjekur sa duhet Eshte nje fyerje e artit muzikor nese e quajme se ai ka shije te holle artistike .Neper videoklipet e tij te len pershtypjen e nje guri te pagdhendur qe nxjerre zera trishtues aspak muzikal , te mos e quaj degradues . Ai edhe kur i kendon dashurise te fut friken ne palce ,mendoj se duhet te jete i ndaluar deri ne moshen 16 vjeqare . Mjere ai kombe qe ka mbete te mburret me kengetare te tille. [/quote]

Marigona-KS
09-02-06, 12:11
Ilir Shaqiri nga une e ka njė 10*

Guri i madh
08-07-06, 11:25
gjdo kush ka shijen e vet te muzikes iliri mir kendon por ka edhe shum ma te mir se iliri une mas shumti e ndegjoj DAVA GJERGJIN

trimi99
09-07-06, 02:04
iliri i ka disa kenge te mira por une po sa e ndegjoje se eshte melodijae e Ilirit , sa me shpejt e hjeki kaseten nga kasetofoni!

Prishtinasja_
29-03-07, 10:44
Kjo kenga e re "Cuca e Uskanes" ish kenge e mire !!! :biggrin:

eksperti 1
01-05-07, 14:53
per mendimin tim une do ta kisha quajtur KENGETARI I TE VDEKURVE TE LUFTES sepse na doli mbi koke me ata kenge te stilit te njejte,melodi gati e njejte tekste te njejta