PDA

View Full Version : Frazeologjizma...!


Barbaroza
20-11-05, 20:39
Shpeshhere,ne ndeja te ndryshme me miqte,flasim apo degjojme frazeologjizma.Mendova t'i postojme ketu ato qe i kemi degjuar:

Miremengjesi
Mirdita
Mirembrema
Mire se vjen
Mire se ju gjeta
Ku je nise?
Ku po shkon?
Prej nga vjen?
M'fal e m'ndiej
Po t'lypi t'falun

Barbaroza
20-11-05, 20:40
Fol me ze t'larte
Mos ma permend
Fol me arsye
Pushka top

Barbaroza
24-11-05, 16:59
Cka thua ti?
Si t'a pret mendja ty?
Cka t'duket ty?
Do kujtuar nje pune
Nuk i shoh maje
Cka kishe bere ti n'vend timin?

Gentiani
24-11-05, 21:21
qa po ban ! :twisted: :twisted:

Barbaroza
03-12-05, 15:30
Puna flet vete!
Praj!Shuj aty!Mos ben ze!
A kujton se jam shurdhu?
M'iu fal me shendet!
Kam drone se e kam tepruar!

Barbaroza
05-12-05, 16:47
Je si zorra n’prush.
Udhe pa krye!
Kush bie,ngrihet!
Sa fjale t'marra!
Puna flet vete!
Vdeksha une per ty!
Shpirt njeriu!

Kalt
05-12-05, 16:52
Gace e mlume. :wink:

Barbaroza
06-12-05, 12:23
Tru shkulme!
:lol:

Barbaroza
06-12-05, 12:27
Udha e mbare!
Mbare e paē!
Ardhshi me faqe te bardhe!
Ai qe ta ka inat,zemra i plast!
Pika t'rafte! :lol:

Kalt
06-12-05, 12:45
Krye forte.
Kale i coft.
Lope shterpe.

Barbaroza
13-12-05, 21:44
T'lutem m'trego!
Mjerisht,eshte e vertete!
E ke per shaka!
Mos ke dyshim!

Zabeli i bacės Brahim
29-12-05, 20:31
SHPREHJE DHE FJALE TE RALLA -

Eshte si myjc i keq!
Nxehet si qeni ne korite te qullit.
Iku nga prushi e ra ne gaca.
I nderron fytyra si dita e shkurtit.
Dhi e cofet e bishtin ngordhur.
U bė pipės.
Fut kunja pishe.
E ka qimen gjok e mendjen log.
I ka fryrė sytė si kau nė pus.
Leshnicė

rilinda
15-05-07, 21:28
Frazeologjia pėrbėn njė pasuri jashtėzakonisht tė madhe tė gjuhės. Frazeologjia ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė shumė tė bukur metaforike dhe po tė shikohet me kujdes gjenden shumė elementė te tropeve, hiperbolės, sinekdotės, etj.
Pėrdorimi i frazeologjisė nė tė folur e nė tė shkruar i jep shumė ngjyra gjuhės. Ajo tregon mė qartė formėn kombėtare tė tė shprehurit nė mėnyrė figurative.
Shpesh frazeologjia ka njė brendi tė theksuar sociale, sidomos ato shprehje frazeologjike qė u afrohen proverbave.
Nga ana leksikologjike, frazeologjia ndėrtohet mbi disa tė dhėna karakteristike tė jashtme ose tė brendshme tė atij sendi me tė cilin krijohet lidhje, pėr tė shprehur nė mėnyre tė figurshme njė mendim.
Nė frazeologji hyjnė: pėrshėndetjet, urimet, ngushėllimet, betimet, lavdėrimet dhe mallkimet.


A

acar-i
I ka punėt acar im bir: i ka ngushtė, i ka pisk punėt e s'di si t'ja bėjė.

aerodrom-i
Ju paska ba kryet aerodrom: paska mbetur fare pa flokė, qenka bėrė tullac.

afroj
Mue tashti po m'afrohen ditėt: po mė afrohet dita e fundit, dita e vdekjes (d.m.th. ėshtė plakur).

aj
Zura gjuhėn aj: kafshova gjuhėn, heshta.
Kali zė me aj: kali kafshon.

ajamė-a
Tash asht ajama e peshkut:tash ėshtė koha kur gjuhet peshk mė sė shumti. Tash asth ajama e ullishtės: koha kur bijnė e mblidhen ullinjtė.

ajam-i
Pėr ate mesele s'ka marrė farė ajami:...nuk ėshtė koha e pėrshtatshme, s'ja ka qėlluar.

ajkė-a
Ja mori ajkėn' ja mori mazėn; ja mori kajmakun:
mori pjesėn mė tė mirė (tė njė gjėje)
Ajka e djalėrisė: pjesa mė e mirė e djalėrisė.

akull-i
Qenka veshur akull: qenka veshur me tesha fringo, me tesha fare tė reja
E ka mendjen akull: ėshtė njeri qė i mat fjalėt, ėshtė i menēur.
Jam ba akull: ngrina prej tė ftohtit.
Po bahet akull i madh: po bahet ngricė e madhe, tė ftoht i madh
Ma bėnte shpirtin akull: mė trembte shumė, m'ikte shpirti.
I rrijka qaforja akull: i rrijka e ngrirė. Teshat rrijnė akull:i rrijnė tė ngrira,sepse janė tė qėndisura me ar.

allaj
Anija e tyne u kashue allaj tonės:...kaloi pranė, pėrbri anijes sonė.

amė-a
Amė e bij, sheqer nė tepsi: si nėna me tė bijėn mė, qė duhen e shkojnė shumė mirė ndėr veti.
Flet e jėma e Zeqos majė thanės: si tė ishte nė hava, s'di ēka flet.
Me ra n'amė tė vet: tė qetėsohet.

ambėl (i.e)
Thuaja nji fjalė t'ambėl: thuaja njė fjalė tė butė e tė mirė.
Ėshtė djal i ambėl: djalė i mirė, i kėndshėm nė fjalė, fjalėmbėl.
Shpirti asht i ambėl: njeriu e do shumė veten, i dhimbet ta humb jetėn.

ambėlsoj
U ambėlsua macja: u mėsua nė kėtė shtėpi, vjen shpesh sepse gjen ēka tė hajė kėtu.
U ambėlsue fėmija te komshija: po don tė rrijė gjithnjė atje, pse i japin sende tė mira dhe e marrin me tė mirė.

andej
S'ke me m'vet anej e knej: s'ke pėr tė mė pyetur pėr ēdo gjė hollėsisht.

andėrr
Me tė lanė andėrr o m'andėrr: me tė ēuditė, e mrekulluar
Rron me andrra: s'ėshtė fare nė kėtė botė, s;di se ē'bėhet fare.
I duel andrra: i doli ashtu si i pa nė andėrr.

anė-a
Po ja gjeti anėn: po ja gjeti rastin.
Ka ardhur nga an'e anės: ka ardhur prej sė largu.
Me i dal m'anet: pėr ta kryer atė punė.
Asaj ja ka marrė anėn tėrė klasa: ja kish kaluar tėrė klasa.
Qe besa na e muerėn anėn: na e kaluat.
Nata ja kish marr anėn muzgut: ish terruar, sih bėrė mė terr, kish filluar terri.
Po ja mban anėn: po ja mban krahun, po e pėrkrah.
Punėt e tija s'kanė anė:...(1) s'kanė tė mbaruar, janė aq tė shumta sa nuk numėrohen dot; (2) nuk rrėfehen me gojė
Dera juej ka pasė anėn e fjalės e tė pushkės: (d.m.th. shtėpia juaj ka qenė e zonja pėr kuvend e trimėri.
aq
Aq mė bėn mua; s’kam gajle, s’dua tė di, s’ēaj kryet, s’i jap pesė pare.
ar-i
Ai djalė asht ar: ėshtė djalė shumė i vyeshėm, shumė i mire, xhevahir djalė.
Aiflet fjalė ari: flet fjalė tė urta, fjalė me mend, fjalė me vend.
arė-a
Mos i rrėfe babait arat: (thuhet kur njė i vogėl, i tregon njė tė moēmi pėr diēka qė ai i di qysh kaherė).

rilinda
17-05-07, 13:27
B


Babune-ja
Ja ktheu ubanė me babune grumbull: i erdhi hakut.

Bajrak-u
Ai asht me bajrak: gjithė bota e dine punėn e tij, tė gjithė e njohin mire atė.
T’ka pas nana bajrak nėr ēika: tė ka pasur yll, shumė tė bukur e tė mire, Asht bajrak mi tana grate: ėshtė mė e bukura e tė tėra grave.

Bajram-i
Nė Deēan kanė pas qenė edhe ata qė kapin brushėn bajram pėr bajram: ata qė punojnė rrallė e pėr mallė.

Baker- bakri
Syri u ish bėrė baker pėr bukė: u ishin nxirė sytė nga tė pangrėnėt.

Bakshish-i
Ka shkue me mar bakshish: shkoi qė tė lajmėrojė i pasi.

Baltė-a
Ne mbytemi nė baltė, se s’kemi rrugė: hekim shumė keq nga rrugėt e kėqia, me baltė
E la nė baltė shokun: e la keq, i doli i pabesė
Kish rėnė nė baltė: kish rėnė keq.
Mbulon balta baltėn: e keqja mbulon tė keqen.
E nxori nga balta shokun: e shpėtoi nga ndonjė e keqe.

Ballė-i
T’i kesh sytė nė ballė!: tė kesh kujdes tė madh, tė kesh mendjen nė vend.

Bark-u
Mos ma thaj barkun!: (Kur nėna i lutet Zotit qė tė mos ja marrė vdekja fėmiun)
I ka hy lepuri n’bark: ėshtė frikėsuar
Ai ta vė shkelmin n’bark: ėshtė mizor, i pashqpirt

Benzin-i
Mos hidh benzin: mos e ngacmo (ēėshtjen).

Bereqet-i
S’po i ka fjala bereqet: s’po i shkon fjala, s’po i ecėn.
Asht bereqet kjo punė: ėshtė fitim.