PDA

View Full Version : Legjenda

Naki
26-12-05, 02:11
Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj ElezAlia. Vjetė e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz
e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.
Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.
Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi
- O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori
Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir.
Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi.
Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ...
Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ?
Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ?
Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder.
Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn;
- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė
fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit!
Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ?
Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha:
- Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės.
Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia,
prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla !
Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė:
- Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ?
Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli.
Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e
ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit.
Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ?
A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ?
A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ?
Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ?
Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur:
- Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ?
Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar.
tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla.
Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft,
Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot.
Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla.
Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe.
Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ?
Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera !
Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ?
Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės:
- O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami.
I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ".
Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami,
hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit.
Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami.
- Puna e mbarė o nallban vėllami !
- Mbarė paē, moj vashė e largėt !
- O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun
me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji,
se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave.
Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit.
- Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit,
unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd:
do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era.
Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim:
- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ?
un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit,
po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit.
Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė
nėnės e tatės qė kalben nėn dhč,
ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč !
Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish
harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.
- O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet
bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė
farkuar dhe me thumba trungji,
se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit.
Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete.
- I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė.
- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.
Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit
: i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.
C'bėri Gjergj Elez Alia ?
Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha :
- Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz !
Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty.
Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot
se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit.
Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave.
Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me
kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri :
- Nga varri qenkė ngritur o Gjergj!
Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ?
A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ?
Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr.
Ty do tė shemb me gishtin e vogėl !
Gjergji ia ktheu bukur :
- Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja !
Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit
se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr
ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn
pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin,
ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė,
unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė;
tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt,
tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės.
Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia.
I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme...
Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė.
Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės...
Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
- Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar
kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde,
nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane

shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn.
Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė,
verova verim mė verim,
mjerova shtėpi pas shtėpije
por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia.
Tė gjitha shkuan e vanė,
Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,
kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė,
as kulla e dikurshme,
po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj
pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės,
fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar
dhe kėnga nuk vdes kurrė....

marre nga ANG

King_Gentius
26-12-05, 03:18
Kam degjuar se edhe ne Bosnia ka nje legjende te perafert.

Reana
26-12-05, 03:22

:P :P :P :arrow: :cry: :cry: :cry:

te falenderoj shuuuume qe ke sjelle kete shkrim ketu i nderuari Naki!!!

Agim!
06-02-06, 11:19
ROZAFATI ¹

Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė e mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.
Kur ėshtė hedhur guri i parė nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S’dihet. Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė moēėm tė kėsaj mėnge.
Njė gjė dihet mirė e qartė: atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj ardianėt qė ishin fise tė forta ilire. Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergestėn e bujshme apo Triestėn e ditėve tona, ish breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt, pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt, turqit e shumė popujė tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si edhe vetė muret e kėshtjellės, janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe tė atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn e shkuan, kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.
Ndėrtimi i kėshtjellės sė Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur dhe tė hidhur qė na ka ardhur nga lashtėsia jonė.
Ja se ē’thotė kjo gojėdhėnė.
...I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė. Kjo mjegull mbeti aty tri ditė e tri net. Pas tri ditėsh e tri netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė.² Muri, qė e bėnin ditėn, u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot.
Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė o tre vėllezėr!
- Tė mbarė paē, o plak i mirė! Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė? Ditėn punojmė, natėn shembet. A di ti tė na thuash fjalė tė mirė: ē’tė bėjmė qė tė mbajmė muret nė kėmbė?
- Unė di, - u thotė plaku, - po e kam pėr mėkat t’jua them.
- Atė mėkat hidhe mbi kryet tonė, se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbėt kėtė kėshtjellė.
Plaku i mirė mendohet e pyet:
- A jini tė martuar, o trima? A i kini ju tė tre vashat tuaja?
- Tė martuar jemi, - i thonė ata. – Edhe tė tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ē’tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė.
- Nė doni ta qėndroni, lidhuni me besa-besė: vashave mos u rrėfeni, nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t’ju them unė. Atė nga tė tri kunatat, qė do tė vijė nesėr t’ju sjellė bukėn, ta merrni e ta muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. Atėherė kini pėr tė parė se muri do tė zėrė vend e do tė qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku e shkoi: tani u pa, pastaj s’u pa.
Vaj! Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn. Kuvendoi nė shtėpi, i tregoi vashės sė vet kėshtu, i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen. Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn: ia tregoi tė gjitha vashės sė vet. Vetėm i vogli e mbajti besėn e fjalėn: nuk kuvendoj nė shtėpi, nuk i tregoi vashės sė vet.
Nė mėngjes, ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė. Ēekanėt godasin, gurėt copėtohen, zemrat rrahin, muret lartohen...
Nė shtėpi, nėna e djemve s’di gjė. I thotė sė madhes: - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duanė bukė e ujė, duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nėnė, sot s’mund tė shkoj, se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duanė bukė e ujė, duan kungullin me verė.
- Besa, nėnė, sot s’vete dot, se do shkoj te fisi pėr tė bujtur.
Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl:
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof mė kėmbė:
- Urdhėro, zonja nėnė!
- Mjeshtrit duanė bukė e ujė, duan kungullin me verė.
- Besa, nėnė, unė vete, po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikojmė ne, s’ta lemė tė qajė, - i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, e puth djalin nė tė dy faqet, niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Valdanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna e mbarė, o mjeshtėr!
Po ē’ėshtė kėshtu?
Ēekanėt ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehėn. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh ēekanin nga dora, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotė:
- Ē’ke ti, o im shoq? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė, moj kunata jonė:
Ne e kemi bėrė me fjalė tė tė murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju, o tim kunetėr. Po unė do t’ju le njė porosi: kur tė mė muroni nė mur, synė e djathtė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, kėmbėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė, se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė, me njėrin sy do ta shikoj, me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do t’i tund djepin e njėrin gji do t’ia jap ta pijė. Gjiri im u nguroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im trimėroftė.
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen, nuk shemben mė si mė parė. Po rrėzė tyre gurėt janė edhe sot tė lagur e tė myshkėt, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr tė birin e saj...
Dhe i biri u rrit, luftoi e trimėroi.

____________________
¹) Ky tregim ka pėr bazė legjendėn me motivin e murosjes me titull “Rozafati” qė bėn pjesė nė ciklin e baladave.
Baladat trajtojnė motive me karakter legjendar si dhe motive tė tjera me nota pak a shumė realiste. Ato sjellin motive, zakone e rite tė hershme, elemente tė njė botėkuptimi moral, tė njė rendi shoqėror tė kaluar, ndjenja dhe dėshira popullore.
Flijimi i njeriut me baladėn e murimit bėhet nė kala tė Shkodrės, Drishtit, Boshtovės a tė Elbasanit, nė ura tė lumenjve tė ndryshėm (nė Gjakovė Ura e Fshejt, nė Juge – Ura e Artės etj.)
²) Nė kėtė tregim, veē tė tjerash spikat edhe vullneti i njerėzve pėr tė ngritur vepra tė mėdha ndėrtimi (kėshtjella, ura). Vini re antitezėn nė mes tė vėllait tė vogėl e dy tė tjerėve.
Nė dialogun e vjehrrės me nuset ndihet jeta jonė e brendshme familjare.

Tregime tė moēme shqiptare nga Mitrush Kuteli (http://www.gjuha-shqipe.com/shkarko/Tregime.exe)

QENDRA PĖR EDUKIM DHE PĖRPARIM (http://www.gjuha-shqipe.com/)