PDA

View Full Version : Kush eshte Robert Elsie?


Kalt
28-12-05, 20:41
Albanologu Robert Elsie lindi nė Vankuvėr (Vancouver) tė Kanadasė mė 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisė Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisė klasike dhe tė gjuhėsisė mė 1972. Po nė atė vit, erdhi nė Evropė me njė bursė studimesh. Vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Lirė tė Berlinit Perėndimor (Freie Universität Berlin), nė Shkollėn Praktike tė Studimeve tė Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) nė Paris, nė Institutin e Dublinit pėr Studime tė Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) nė Irlandė, dhe nė Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturėn mė 1978. Qė nga 1978 pati mundėsi tė vizitojė Shqipėrinė disa herė nė kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit tė Gjuhėsisė sė Universitetit tė Bonit dhe Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Gjithashtu mori pjesė disa vite me radhė nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Kosovė. Pas studimeve universitare ai punoi pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme gjermane nė Bon. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Evropės Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft) ), anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, si dhe anėtar nderi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė njė fshat malor tė Gjermanisė afėr kufirit belg.

http://www.elsie.de/graf/elsie/elsie04_kl.jpg

Kalt
28-12-05, 20:42
Robert Elsie, gjuha amtare anglisht, ka njėzet vjet pėrvoje si interpret konferencash. Ka punuar pėr ministritė e tė ndryshme tė Qeverisė Gjermane, Kombet e Bashkuara si dhe pėr organizata ndėrkombėtare kudo nė Evropė dhe ėshtė anėtar i Bashkimit tė Interpretėve pranė Federatės gjermane tė Interpretėve dhe tė Pėrkthyesve (BDÜ). Ai ka pėrkthyer pėr kryetarėt e shtetit dhe tė qeverisė, pėr bisedime ndėrqeveritare tė nivelit tė lartė si dhe pėr industrinė. Pas tetė viteve si nėpunės nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Republikės Federale tė Gjermanisė nė vitet tetėdhjetė, ai punon tani nė mėnyrė tė pavarur (freelance), para sė gjithash pėr:

shqip - anglisht - shqip
shqip - gjermanisht - shqip
gjermanisht - anglisht - gjermanisht

Robert Elsie ėshtė gjithashtu njė pėrkthyes letrar me pėrvojė, nė mėnyrė tė veēantė pėr:

shqip > anglisht
gjermanisht > anglisht

Kalt
28-12-05, 20:43
Tė takosh dikėnd qė ėshtė shqiptar i rritur nė mergim e qe flet shqipe tė thyer, ėshtė diēka e zakonshme. Ndersa tė takosh njė tė huaj qė flet njė shqipe tė rrjedhshme, njė shqipe tė Fishtės, njė njohes tė mirė tė letersisė dhe kultures shqipe, ėshte diēka shum e ēuditshme dhe befasuese. Ishte e enjtja e ftoftė e 27 janarit tė 2005, kur nė lokalet e Wayne State University nė Detroit tė SHBA, Robert Elsie, albanologu i shquar recitoi vargjet e Lahutes sė Malėsisė me njė theks tė rrjedhėshem te Fishtės duke magjepsur krejt tė pranishmit. Robert Elsie eshte i lindur ne Vankuver tė Kanadasė, ka migruar nė Evropė qė nė vitet e 70’ dhe momentalisht jeton nė njė fshat malor tė Gjermanisė afėr kufirit belg. Siē theksoi edhe ai “ derisa krejt Evropa drejtohej ka Amerika unė shkova nė kahje tė kundert”. Perpos punimeve tė shumta nė perkthimet e veprave dominante tė letersisė shqipe, ai poashtu eshte autor i disa teksteve qė kanė tė bėjnė me letersinė dhe kulturen shqiptare, si “ Antologjia e poezisė moderne shqipe” (Londer dhe Boston 1993); “Historia e letersisė shqipe” (Boulder 1995); “Folkloret dhe Legjendat shqiptare” (Pejė 2001) dhe shumė tė tjera. Nė tė ardhmen e afert, ai shpresonte se do ta shofin driten edhe shume vepra tjera letrare tė shkrimtareve tė njohur shqiptar. Poashtu, nė ligjeraten e tij, perpos qė i njoftoi tė pranishmit pėr punen e mrrekullueshme tė tij, e cila nuk kishte tė paguar, ai e mbajti njė pershkrim te shkurter historik mbi popullin shqiptar, qe nga periudha osmane deri nė luftėn e fundit te Kosoves. Elsie, tregoi pėr bujarinė, besnikerinė dhe inteligjencen e kėtij populli tė lashtė tė Ballkanit e nder tė tjera tha “Shqiptaret e kan vetem njė problem: Nuk mund tė punojnė me njeri-tjetrin, perkundrazi ata edhe punojnė kunder njėri-tjetrit”

Ai atė ditė promovoi edhe vepren e tij mė te re qė posa kishte dal nga shtypi: “Kengė Kreshnikesh” apo “Songs of the frontier Warriors”. Z. Elsie perveē qė ėshtė njė perkthyes i shquar i veprave mė dominante te letersise shipe, poashtu ėshtė perkthyes nė tribunalin e Hages pėr ēeshtje tė luftes nė Kosovė. Askush nga te pranishmit nuk deshironte qė kesaj ligjerate ti vinte fundi, por me pyetjet e shpeshta nga studentėt amerikan, shqiptar dhe profesorėt pran kėtij universiteti, ata donin tė dinin edhe mė shumė mbi kėtė popull tė vogel por me zė tė madh, jo vetėm nė ballkan, por edhe nė mbarė botėn.

Nė fund z.Elsie theksoi “duhet shumė per tu bėrė edhe nė tė ardhmen, duhet punuar edhe mė tutje nė perkthimin e veprave tė letersisė shqipe, dhe shpresoi se ketė do ta bėj nė tė ardhmen”. Si problem kryesor pėr kėtė lemi ai e shifte nė gjerjen e shtepiave publikuese. Ai poashtu na bėri tė ditur se punimet e tij mund ti gjejmė edhe nė web faqen www.albanianliterature.com, gjithsesi nė gjuhėn angleze. Sigurisht se z. Elsie ėshtė shembull edhe pėr shqiptarėt tjerė, sepse mė e pasur ėshtė web faqja e tij, sesa web faqėt e ndonjė linguisti shqiptar.

Kalt
28-12-05, 20:45
Dr. Robert Elsie
Shkrimtar, albanolog, pėrkthyes, interpret
Knaufspescher Str. 14
D-54597 Olzheim / Eifel
Germany Tel.: +49 6552 992220
Fax: +49 6552 992222
eMail:
Websites: robert.elsie@t-online.de
www.elsie.de
www.AlbanianLiterature.net
www.AlbanianHistory.net

Kalt
28-12-05, 20:50
Katėr vjet pėr ta pėrkthyer, promovohet me 2 libra pėr Shqipėrinė

Shqipėria vazhdon tė tėrheqė vėmendjen e studiuesve tė huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri promovimi i tre librave mė tė fundit rreth vendit tonė nė kryeqytetin britanik, Londėr. Dashamirėsit e letėrsisė, emigrantėt, studentėt, studiuesit e Shqipėrisė, kanė pasur rastin tė marrin pjesė tė premten nė promovimin e librave “Lahuta e Malcis”, “Literatura shqiptare”, dhe “Shqipėria sot”.
“Lahuta e Malcis” pėr herė tė parė pas njė pune katėr vjeēare, ėshtė pėrkthyer nė anglisht nga Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck. Pėrkthimi i veprės gjeniale sė Fishtės u bė i mundur nga sponsorizimi i komunitetit shqiptar nė Michigan tė Amerikės.

http://www.elsie.de/graf/books/cov42.jpg

“Literatura Shqiptare” ėshtė vepėr e albanologut tė mirėnjohur me origjinė kanadeze. Ndėrsa “Shqipėria sot” ėshtė njė libėr pėr aktualitetin shqiptar tė pas viteve 90, me autor antropologen Clarissa de Waal. Tre librat janė prezantuar publikut nga anglezi i apasionuar pas mrekullive tė natyrės shqiptare, Dr Noel Malcolm. Ai ka nisur prezantimin e librave me njė ndodhi shumė domethėnėse ndodhur atij dy ditė para kėtij promovimi nė qytetin e Kembrixhit, qė ilustron mė sė miri mungesėn e librave mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė libraritė angleze. “Dje vizitova disa nga libraritė e Kembrixhit duke i pyetur librarėt nėse kishin ndonjė libėr rreth Shqipėrisė. Disa prej tyre, as qė e kishin idenė se ku binte Shqipėria, madje qeshnin kur dėgjonin kėrkesėn time. Mbeta i ofenduar”. Mė pas Malkolm ka folur rreth rėndėsisė sė botimit pėr herė tė parė nė anglisht tė “Lahuta e Malcis”, si njė vepėr e ndaluar nga regjimi komunist i asaj kohe. Ai ka vlerėsuar punėn voluminoze tė pėrkthyesve Elsie dhe Mathie-Heck, duke ēmuar lart njėkohėsisht angazhimin e institutit “Albanian Studies” nė Londėr me drejtor Bejtulla Destanin, i cili inicioi sjelljen nė anglisht tė “Lahuta e Malcis” sė bashku me dy librat e tjerė. Librat janė botime tė publikuara nga “I.B. Tauris Publisher” me qendėr nė Londėr.Veprimtaria e promovimit u zhvillua nė ambientet e teatrit Hong Kong pranė “London School of Economics” organizuar nga dy shoqatat studentore shqiptare, “The LSE Albanian Society”, dhe “The Albanian Student Association” nėn kujdesin e Albanian Studies dhe Ambasadės Shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar.