PDA

View Full Version : SA DO TĖ MĖ PĖLQENTE DIALOGU I TILLĖ, PO JA K'MONOLOGU


beku
02-01-06, 01:38
SA DO TĖ MĖ PĖLQENTE DIALOGU I TILLĖ, PO JA K'MONOLOGU

(Reagim me shkrimin e Qosjes lidhur me fitoren e Sali Berishes)

Rexhep Qosja, shkruajti
Bekim Rexhepi, kundėr shkruajti

02 janar 2006

QOSJA:-Nuk ka dyshim se socialistėt janė tė merituar pėr shkallėn e sotme tė zhvillimit tė demokracisė dhe tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė Shqipėrisė.

BEKU:-Po, por nuk mund ti thuhet me kaq lehtėsi opinionit demokratik, kur nė prag tė zgjedhjeve tė lira dhe nė kohen e ndryshimit te pushtetit politik nė Shqipėri, sepse del sikur qellimisht po i behet aludimi pėr merita dhe zhvillime.

QOSJA:-Por, as meritat mė tė mėdha nuk do tė duhej tė na bėjnė tė dėshirojmė qė tė njėjtit tė mbeten gjatė nė pushtet.

BEKU:-Nė asnjė mėnyrė dhe madje as edhe nė kėtė formė nuk mund tė lendohet demokracia me faktin se socialistet kudo e ku kanė prodhuar vlera tė njė mendėta, qė ta rrenoinė pėrfundimisht demokracinė e njė shtet i cili kėtė sistem e futen me revulucion.

QOSJA:-Pushteti prishė dhe sa mė gjatė tė jesh nė pushtet aq mė shumė prishesh. Demokracia ėshtė rend superior, pėpos tė tjerash, edhe pėr arsye se e bėn ndėrrimin paqesor tė subjekteve tė pushtetit.

BEKU:-Nuk mė japė aq bindja kuptimi i shprehės: “ Pushteti prishė“, sepse vetėm njė pushtet, i tipit tė tillė qė ngritet mbi pushtetin e vullnetit tė mirė mund te ketė kuptimin e shprehjes “Pushteti prishė“apo “Pushtet i prishur“.

QOSJA:- Pas gati 15 vjetėsh nė krye tė socialistėve dhe pas dy mandatesh nė krye tė qeverisė sė Shqipėrisė, Fatos Nano filloi tė sillet si njė njeri tė cilin e ka dehur fort pushteti: me prepotencė, me arrogancė, me vrazhdėsi, me shpėrfillje edhe tė disa bashkėpunėtorėve tė vet mė tė ēmuar! Fatos Nano viteve tė fundi nė krye tė qeverisė sė Shqipėrisė ishte njė hazarder politik, qė nuk lodhej se ēka do tė mendohet nė popull pėr tė! Disfata e tij ishte e logjikshme, politikisht, moralisht dhe historikisht e nevojshme. Socialistėve tani iu duhet kohė pėr mjekimin e pasojave tė aventurizmit politik tė Fatos Nanos.

BEKU:- “Pushteti i prishur“, mund tė ketė jetė edhe me te gjatė, madje edhe me te gjatė se njė jetė e njė lideri. Lideri socialist Fatos Nano nuk qe i futur kot nė burg nga demokracia e re e zotoit Berisha, madje F.Nano ishte ay qė u shfaq i tėri nė pushtetin e tij jo mė ndryshe se ē'ishte.

QOSJA:- Aventurizmi i Fatos Nanos e risolli nė pushtet Sali Berishėn, i cili, pas katastrofės politike me tė cilėn e ka tronditur Shqipėrinė aq shumė nė vitin 1997, me tė drejtė ėshtė konsideruar pėrgjithmonė i vdekur politikisht.

BEKU:- Mė duket shumė politikė gjepi konstatimi se ;“Aventurizmi i Fatos Nanos e risolli nė pushtet Sali Berishėn“. Berisha rivije nė pushtet jo pėpshkak tė liderit F.Nano, por se ay pas kaq vitesh izolimi mazhorant e socile nė votėn e lirė u rikthy mė me shpresė dhe mė me i pjekur politikė.

QOSJA:-Fatos Nano e meritonte largimin nga qeveria e Shqipėrisė, por, mua nuk mė bėn tė lumtur as zėvendėsimi i Fatos Nanos me Sali Berishėn. Nuk flas pėr Partinė Demokratike – flas vetėm pėr Sali Berishėn. Nė qoftė se Fatos Nano vuan prej aventurizmit politik, Sali Berisha vuan prej tribalizmit dhe populizmit. Prirja e tij pėr ta pėrdorur pushtetin vrazhdė, egėr, shtypshėm, domethėnė jo demokratikisht dhe mentaliteti i tij krahinor ėshtė esenca e tij politike, shpirtėrore. Dhe me prirje tė tillė menjėherė e ka filluar mandatin e ri! Do t’ia fillojė ndėrtimit administrativ tė Shqipėrisė prej fillimit thuajse Shqipėria shpallet shtet kur e merr ai nė dorė! Shkurt: kėmbimi Nano- Berisha nė pushtet e mban Shqipėrinė nė gjendje tė ashtuquajtur revolucionare dhe ky kėmbim nuk e lejon Shqipėrinė tė krijojė identitet tė qėndruar politk dhe institucional demokratik.

BEKU.-Prognozat mė reale e politike e kishin tė qartė se nė kėto zgjidhje do tė fitonte PD-ja dhe Shefi i saj Sali Berisha, jo mė me skenat e zymta qė partia e Nanos dhe pushteti i tij, i stolisen aq vrazhdėt duke i hekurosur vazhdimisht nė mendjen e popullit shqiptar, ngjarjet e tmerrshme te 1997-es pėr te cilėn akoma akuzohet PD-ja dhe Shefi i saj Sali Berisha. Madje, S. Berisha nuk mund tė vazhdoi demokracia nė hapin e socialistė, sepse nuk mund te quhet fillimi mbarė por, vetėm ngecje, vazhdim i asaj rėnje tė pėrplotė e kriminalizimit tė pėrgjithshėm qe nga koka e nė shputa, mė nė fund sipas teorisė socialiste Shqipria po shėndrrohej nė shtet Kriminalizus i vetvetės.

QOSJA:-Ky ėshtė “duet” fatal nė politikėn e Shqipėrisė! E Shqipėria ka sot nė jetėn politike dhe nė strukturat partiake intelektualė tė shquar, me formim tė gjithanshėm, intelektualė stabilė, tė cilėt do ta nxirrnin Shqipėrinė nga gjendja revolucionare nė tė cilėn e mbajnė Nano e Berisha. Ata, mė nė fund, do ta bėjnė kėtė, por me vonesė, mbasi, pas Nanos, tė shkojė edhe Berisha.

BEKU:-Humbja e Fatos Nano-sė, me vete morri edhe akuzėn denigruse „si pėrgjithmonė i vdekur politikisht“, qė pėr sa kohė pėrdorej dhe fyhej kundeshtarin e tij politik, i cili ėshtė sot nė Pushtet.