PDA

View Full Version : KUSH ISHIN BIJAT E PEJGAMBERIT?


Senada
21-01-06, 03:25
Bijat E Pejgamberit

Duke e pasur parasysh se fare pak kemi burime qe fliten per bijat e Pejgamberit dhe sic e dijm se per personalitetin e te Derguarit tone flitet per cdo dite njashtu dhe per misionin e tij fisnik diskutohet sikur ne qendrat me te medha boterore te shkences dhe diturise gjithashtu dhe ne ndeja te ndryshme por, e rendesishme per ne eshte dhe jeta e tij familjare,gjaku dhe edukimi i tij..., dmth te njifemi me veprimtarine e te derguarit tone si nje baba dhe edukues shembullore ndaj bijave te tij.

Ne kushtet e nje dinamike te re te zhvillimit te kultures islame ne trojet shqipfolese dhe pas nje perpjekjeje te mundimshme te dijetareve islam, me ne fund kemi rastin te njifemi me virtytet,cilesite e larta qe posedonin bijat e Pejgamberit. Kete liber qe kam ne duar, na flet-meson per shembelltyren e bijave te pejgamberit. Me emer te Allahut do te perpiqem te postoj vepren e ketij autori te shquar. Allahu e shperblefte per mundin dhe perpjekjet e tij. Amin.

Libri titullohet: Bijat e Pejgamberit, (ne gjuhen boshnjake: Posllanikove kcerke).

Autor. Esmir M. Haliloviq.

Te interesuarit te cilet duan t'a kene kete liber ne duar dhe sirtaret e tyre, tashme jane te njohur me emrin e autorit ne fjale dhe mund te e kerkojne, poashtu une do perpiqem te kontribuoj dhe t'ua bej te mundur vellezerve dhe motrave dhe gjithe te interesuarve te njifen me shembelltyren e edukatorit tone suprem Muhammedit s.a.v.s. dhe bijave te tij. Uroj kjo veper e ketij autori te shquar te jete e dobishme per te gjithe ne.

Vijon....

Senada
21-01-06, 03:26
Pejgamberi s.a.v.s. si baba dhe gjysh,

Allahu deshi qe Pejgamberit mos t'i jetojne gjate femijet meshkuj. Kjo ishte ne kohen e xhahilijetit (injorances) kur mushriket (femohuesit) krenoheshin me femijet meshkuj dhe gezoheshin me numrin e madh te tyre dhe kur ne femijet qe ishin vajza shikohej me shikim plot urrejtje, e jo rrallehere ishin varrosur te gjalla ne shkretetire, sikur nuk meritojne te marrin fryme dhe jetojne.... Numri i madh i djemve per mushriket ishte fuqi, fuqia ishte mjet lavderimi dhe kryelartesie, dhe e gjithe kjo dmth dominim mbi te tjeret. Transmetohet se te paret e mushrikeve qeshnin me Pejgamberin s.a.v.s. se djemte i vdiqnin ne fmeijeri dhe i thonin :" ai qe nuk ka femij mashkull, ai do te harrohet", sepse mendonin se vetem me pasardhes meshkuj mbetet kujtimi dhe gjeneratat e ardhshme. Bile edhe dinin te thonin: "lereni, edhe ai do te vdese pa pasardhes dhe me te do te mbaroje puna e tij!". Zemrat e mushrikeve ishin te zeza dhe ne cdo cast ia mendonin vdekjen te derguarit tone. Nga ana e mushrikeve kishte mjafte te tille qe kishin femije meshkuj dhe posedonin pasuri te medha, por krahasa femijeve meshkuj dhe pasurise qe posedonin atyre nuk i mbet kurrfare kujtimi i mire pas tyre, sepse ata vdicen nga dora e te drejteve, ndersa pasardhesit e tyre me te cilet krenoheshin u mbyten, vdicen por kishte prej atyre qe pranuan islamin dhe trimerisht kane luftuar per kujtimin e Pejgamberit s.a.v.s., familjen e tij te ndershme dhe as'habet fisnik. (as'habe-shoket e Pejgamberit). Kurse per Muhammedin s.a.v.s. kane degjuar te gjithe, ose gati se te gjithe njerezit e kohes se sotit... Allahu i dha Pejgamberit cdo te mire dhe pas tij la kujtimin e mire ne te gjtiha gjeneratat e deri ne Diten e Gjykimit.

Ne kete shoqeri (mushrikeve) urrenin vajzat kurse gruan e konsideronin objekt te se drejtes dhe Allahu shpalli ajetin ne vijim:..

"O ju njerez, vertete Ne ju krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu me i ndershmi nder ju eshte ai qe me teper eshte ruajtur (keqijat) e Allahu eshte i Dijshem dhe hollesisht i njohur per cdo gje!". (Huxhurat,13).

Ne islam i jiper rendesi e madhe edukimit ne frymen islame. Eshte pergjegjesi e te gjitheve ne shoqerine islame,bashkesine islame te besimtareve qe te kujdesen per edukimin dhe arsimimin e te rinjeve, qe te krijohet rini e vetedijshme dhe e guximshme e te tashmes dhe burra trima te se ardhmes! Edukimi islam do te jete i manget nese nuk njihemi me menyren se si Pejgamberi s.a.v.s. e dukonte te rinjet, posacerisht femijet e tij,nipat,femijet e as'habeve, ata qe u rriten dhe u bene personalitete te fuqishme dhe te cilet ne shpinat e tyre e barten nje pjese te madhe te barres ne rruge te Allahut. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem duhet te jete shembull per ne ne dashuri ndaj femijeve,edukimin e tyre,kujdesin,meshiren,bamiresine dhe sjelljen e mire ndaj tyre. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ishte shembull i babait te gezuar te cilit Allahu i dhuroi femije,nga falenderimi preu kurban dhe e ndau gezimin e tij me te tjeret. Ai eshte edhe shembull i babait i cili, kur vdesin te dashurit e tij, mbetet i durueshem ne caktimin e Allahut, me pikellim i leshon ne dhe, dhe ne dynja pershendetet prej tyre! Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s. nuk ishte e kufizuar vetem per vajzat, ai i donte edhe nipat e tij, si dhe femiejt dhe nipat e te gjithe muslimaneve dhe me endje shoqerohej me ta. Transemtohet se i Derguari i Allahut s.a.v.s. kishte qene duke mbajtur hutbe (fjalim) e nderpreu hutben dhe zbriti nga mimberi (nje shkalle me e larte ne xhami per folesit qe mbajne fjalim) dhe perqafoi nipat e tij. Kemi hadithe te shumta qe qe japin shembuj te qarte te dashurise dhe meshires se Pejgamberit s.a.v.s. dhe lidhjes se tij me femijet. Keta shembuj jane mesime per te gjithe ne, baballaret,mesuesit,muslimanet dhe thirresit se cfare sjellje dueht te kemi ndaj me te rinjeve tane.

BIJAT E PEJGAMBERIT

Muhammedi, i biri i Abdullahut, djalosh i pashem dhe finsik kurjesh ne vitet e 25-ta te jetes se tij u martua me te pashmen e fisit te tij, Hatixhen, e cila ishte e veje dhe ishte 40-te vjecare. Prap Allahu leshoi ne mesin e tyre dashuri dhe meshire. Nga kjo dashuri e Pejgamberit s.a.v.s. dhe Hatixhes r.a. linden kater vajza dhe dy djem. Allahu i pergezoi dhe u dhuroi dashuri prinderore ndaj tyre. Ata u edukuan me gjithe kujdesin dhe butesine pasi qe Allahu ua dhuroi atyre djemte dhe ua morri pa u rritur. Kjo ndodhi ne Meke ne te cilen urrejtja ndaj vajzave ishte e madhe dhe evidente, por ato ne shtepine e te derguarit u rriten te bukura dhe me vese sikur lulet e pranveres ne vesen e mengjesit. Ato ishin gezim per syte e prinderve te tyre.

Pejgamberi ishte njeriu me i mire qe i edukoi vajzat e tij me mire se sa ishin edukuar vajzat tjera te Mekese,gadishullit Arabik, po edhe ne tere historine nejrezore! Priinderit e tyre, Muhammedi s.a.v.s. dhe Hatixhja r.a. kishin pasuri, por nuk ishin lakmitar dhe te verber pas saj. Me te rendesishem se pasuria e tyre ishin femijet e tyre.

Pasi qe shijuan embelsine dhe bukurine e jetes bashkeshortore, Allahu u dhuroi bukurine e prinderise! "Nurun ala nur"- "Drite qe e pason driten." Pas lindjes se pare-Zejnebez, Allahu si dhurate u jep edhe tri vajza-tri lule (Rukajen, Umu Kulthumin dhe Fatimen). Te gjtiha keto jane lindur brenda dhjete viteve te para te marteses se Pejgamberit s.a.v.s. me Hatixhen r.a. Pos kater vajzave Allahu Pejgamberit te Tij i dha edhe djem, qe eshte shenje se Allahu te gjitheve u jep cka te doje Ai, por deshira e Tij ishte qe ata mos te jene jetegjate. Ne kete muslimanet cdohere shihnin shembull te durimit ne caktimin e Allahut. E cka flasin njerezit per besimtaret dhe besimtaret nuk eshte me rendesi. Ngase, djemte e Pejgamberit s.a.v.s. jane te gjalle ne ahiret, ndersa ne dynja do te mbesin per cdo here ne kujtese te njerezve. Te gjtihe femijet qe lindin dhe jetojne ne fene e Allahut jane nga ummeti (populli) i Muhammedit s.a.v.s., e ai eshte sikur babai yne , e grate e tij te ndershme sikur nenat tona. Keshtuqe, prap shtepia e te derguarit nuk ishte pa djem. Ne te jetonin dy djem te cilet hazreti Hatixhja dhe Muhammedi s.a.v.s. i edukuan sikur femijet e tyre. Ishin keta Aliu r.a. djali i xhaxhait te Pejgamberit s.a.v.s. i cili erdhi ne shtepine e tyre per t'u lehtesuar jeta e veshtire dhe skamja e babait te tij, Ebu Talibit i cili kishte shume femij. Djaloshi tjeter ishte Zejd ibn Harithi i cili kishte humbur nga prinderit e tij e Allahu deshi te rritet ne shtepine e Pejgamberit dhe Hatixhes si djale i gjetur. Familja e tij ka mbetur dhe do te mbetet pergjithmone ne faqet e historise, po edhe nese kjo eshte e urrejtur per jobesimtaret. Kjo familje cdo here do te jete shembull per besimtaret qe i pasojne ne punet e kesaj dynjaje dhe te ahiretit.

Allahu thote: Vetem i Allahut eshte pushteti i qiejve dhe i tokes; Ai krijon cka te doje; Ai i fale vetem femra atij qe do' e i fale vetem meshkuj atij qe do. Ose u fale cift, meshkuj e femra, por ate qe do e le pa femije (sterile); Ai eshte i Dijshem, i Fuqishem." (Shura, 49-50).

ZEJNEB EL-KUBRA

Zejnebja, bija e Pejgamberit s.a.v.s. ka lindur dhjete vite para se te filloje Shpallja. Ajo ishte bija e pare e Pejgamberit dhe Hatixhes. Zejnebja eshte edukuar ne shtepine e dy prinderve me te mire, me fisnike dhe me te ndershem. Ne shtepine e pejgamberllekut dhe te se vertetes, Zejnebja u mesua dhe edukua me ahlakun (sjelljen) me te mire dhe me traditat me fisnike. E si mos te edukohet ashtu kur ajo ishte e bija e Pejgamberit s.a.v.s., krijeses me te zgjedhur te Allahu subhanehu ve teala, Pejgamberi i Tij i fundit, dhe Hatixhes, njera nga grate me autoritative ne historine e gjinise njerezore. Keshtu edhe Zejnebja u be femij-shembull e me vone edhe vajza me modeste, e stolisur me vetite me te bukura.

MARTESA E HERSHME

Per Zejneben ne Meke flitej me se miri dhe me se shumti. Te gjithe me padurim prisnin se kush do te jete personi qe do ta merr per grua. Femeria e Zejnebes gati se edhe nuk u zhvillua, e vetem se erdhi kerkuesi qe ta amrtoje, atebote kur ishte dhjetevjecare, kurse ne Meke ishte tradite qe femrat te martohen te reja.

Ai qe e kerkoi ishte njeri prej mekelinjeve me autoritet dhe i pasur, fisi i tij, Ebul-As Lekit ibn er- Rebi'a. Ebul-Asi e njhite Zejneben sipas fjaleve te atyre qe vinin ne shtepine e tij e qe flisnin per sjelljen e Zejnebes,edukaten,virtytet dhe bukurine..., Nga ana tjeter prinderit e saj fisnik Ebu-Asin e njihnin me virtyte te mira. Keshtu Hatixhja r.a. i propozoi Pejgamberit s.a.v.s. qe te martohen ata dy, e Pejgamberi s.a.v.s. u pajtua me kete. E gjithe kjo ndikoi qe te vie deri tek martesa e hershme, me kenaqi dhe pajtim te dy aneve (paleve). Edhe pse Zejnebja u martua shume e re, ajo ne shtepine e burrit te saj solli ngrohtesi, gezim familjar dhe fat. Fatimja e vogel mbeti duke qajtur pas saj, ngase Zejnebja luante me te dhe e edukonte sikur te ishte nene e dyte e saj. Allahu kete cift e pergezoi me dy femije: Aliun dhe Umamen, duke e plotesuar keshtu gezimin dhe kenaqesine e tyre. Zejnejba i edukonte me dashurine dhe kujdesin me te madh, e ne kete vetem se kishte pervoje me motren e saj te vogel, Fatimen.

FILLIMI I SHPALLJES

Burii i Zejnebes Ebul-Asi ishte tregtar qe udhetonte, punonte sikur shumica e mekelinjeve. Kur kthehej nga udhetimi gruas se tij i sillte dhurata, lajme te mira e me kete dhe prezencen e tij ne shtepi sillte gezim te madh. Gjate nje mosprezence te tij Pejgamberi s.a.v.s. pranoi Shpalljen nga Allahu, Zoti i boteve! I ishte shpallur Libri i fundit, per here te fundit i ishte dorezuar feja e mbarenjerezimit. Kur degjoi Zejnebja se Pejgamberi s.a.v.s. ka pranuar Shpalljen shpejtoi ne shtepine e babait te saj qe te vertetohet ne saktesine dhe vertetesine e ketij lajmi. Posa arriti dhe u vertetua ne kete u gezua mjafte. Ajo tashme eshte bija e Pejgamberit te zgjedhur. Ne koke mbeshtillte kujtimet e saja. Kujtohej per miresite e babait te saj, fisnikerine dhe dnershmerine e tij. Menjehere i besoi, edhe pse nuk mund te paramendonte se sa kjo rruge ishte e rende dhe me sprova. Zejnebja ishte njera prej te parave qe iu perjgigj thirrjes se Allahut, e pranoi fene e Allahut si drejtim dhe udhezim te saj jetesor.

Pasi qe u kthyeburri i saj nga udhetimi, shpejtoi qe t'ia tregoj lajmin e gezuar i cili e goditi Meken dhe mekasit. I tregonte per fene e Allahut dhe me ate qe eshte derguar babai i saj. Muhammedi s.a.v.s. e njihte si njeri te kuptueshem burrin e Zejnebes dhe shpresonte se ai do te jete nejri prej atyre qe menjehere do ta perqafoje udhezimin, pasi e pranuan ajo (Zejnebja), nena dhe mtorat e saj, Aliu, Ebu Bekri, Othman ibn Afani, Zubejr ibn Avami......
Por takoj nje mur te heshtjes. Kalonin ditet e Zejnebja r.a. mundohej ta perfitoje burrin e saj qe ta pranoje islamin, por ai i pergjigjej me keto fjale: "Pasha Zotin, une nuk them se babait yt eshte mashtrues, por urrej qe nejrezit te me thone se kam tradhtuar popullin tim, qe kam len fene e gjysherve tane, e gjithe kete per ta kenaqur gruan...! Kjo pergjgije ishte sulm i forte per Zejneben, sepse iu be e qarte se burri saj refuzonte te hyje ne fene e paster. Prej atij momenti martesa e tyre behet plot deshperime dhe mosmarreveshje. Gezimi u shnderrua ne mundim.

SPROVAT NE RRUGE TE ALLAHUT

Zejnebja cdo here i ndihmonte babait ne dave (thirrje) aq sa kishte mundesi. Vitet kalonin dhe ajo mbeti e vetmuar ne shtepine e burrit te saj, pa askend qe do t'ia lehtesonte dhimbjet dhe baren e vetmise ne rrugen e Allahut. Nena e saj iu kthye Allahut te Lartesuar, babai i beri hixhret (shperngulje) ne Medine, e pas tij edhe mtorat e saja. Zejnebja mbeti e vetmuar. Allahu ishte me te dhe duate (lutjet) e saja. Shpeshhere e luste Allahun: "O Allahu im, zemra ime gati pellciti...burri im edhe me tej eshte ne fene e baballareve te tij, o Allahu im udhezoje gjoksin e tij kah islami qe te kthehet bashkejetesa dhe te vazhdoje jeta familjare! O Allahu im, te lus me Meshiren Tende...o Allahu im, Udhezimi Yt....o Allahu im, m'i lehteso dhimbjet dhe bashkoi ata qe duhen, Ti je Ai qe degjon cdo gje dhe i pergjgijesh lutjes se atij qe te lutet!".

Viti i dyte i Hixhretit (shpernguljes)eshte vit kur muslimanet nisen ne ekspedita ushtarake, pasi qe kjo iu lejua, qe bile nje pjese e vogel t'u kthehet nga ajo qe ua kishin marre mushriket ne Meke. Keshtu per shkak te karvanit te cilin e udhehiqte Ebu Sufjan, ne te cilin ishin pasurite e mushrikeve, vjen deri te ndodhia e madhe-lufta ne Beder. Mushriket (femohuesit) ne pergaditjet e tyre per lufte kerkuan prej Ebul-Asit (burrit te Zejnebes) qe te niset ne lufte kunder Muhammedit s.a.v.s. dhe muslimaneve. Ai iu pergjgij thirrjes per shkak te lidhjes fisnore dhe frikes qe te mos e therrasin frikacak dhe te dobet.... Pas betejes Allahu deshi qe muslimanet te korrin fitore te madhe, udheheqesit e mosbesimit u mbyten, ndersa burri i Zejnebes, Ebul-Asi zihet rob ne kete beteje, behet rob i Muhammedit s.a.v.s.
Muhammedi .s.a.v.s. i htote bijes se tij,Zejnebes: "Oj Zejnebe"SA eshte pikellimi yt tani?!Burri yt u be rob i babait tend!

EBU-ASI NE ROBERI

Kur Muhammedi s.a.v.s. i vizitoi roberit pa edhe Ebul-Asin, dhendrrin e tij. Fisnikeria e tij ishte ne perputhshmeri me Shpalljen e Allahut, e Pejgamberi s.a.v.s. i urdheroi shoket e vet te jene fisnike:"Silluni mire me roberit!", pas fjaleve te Pejgamberit s.a.v.s. ndodhte qe as'habet te hane hurme e roberit t'i ushqejne me buke, e cila ishte me e cmuar dhe me e shtrenjte se hurmat. Ndaj roberve silleshin me humanitet dhe njerzi. Nuk mbyteshin, e as nuk mundoheshin, por sherbeheshin me te holla....

QAFORJA E DASHURISE

Ashtu sic shperbleheshin roberit , dhe Zejnebja prej Mekes dergoi sherbim per burrin e saj pas Amer ibn er-Rebi'ut, vjehrrit te saj. Dergoi qaforen qe ia kishte dhene nena e saj kur ishte martuar me Ebul-Asin. Kur arriti sherbimi deri tek muslimanet, Muhammedi s.a.v.s. e njohu qaforen dhe zemra e tij u dridh dhe nga kujtimet e diteve te kaluara dhe gruan e vdekur (Hatixhen) qe ia kishte dhene Zejnebes si dhurate. Ishte gjeja me e cmuar qe kishte mundur te dergon Zejenbja per ta shpenguar burrin e saj (ta liroj dmth), i cili njekohesisht ishte edhe farefis i saj. As'habet verejten pikellimin e te derguarit dhe ata kuptuan rendesine e situates ne te cilen gjindeshin. Pas nje heshtjeje te gjate, Muhammedi s.a.v.s., me ze te ulet u tha as'habeve te tij: "Nese mendoni se eshte mire te lirojme robin e tij dhe t'ia kthejne pasurine e tij, beni ashtu!". As'habet njezeri thane: "Sigurisht , o i Derguar i Allahut". Pasi qe e liruan, Pejgamberi s.a.v.s. beri marreveshje me Ebul-Asin ta leshoje Zejneben, sepse Islami ka ndaluar besimtaret te jene ne bashkeshortesi me mushriket (femohuesit).

NDARJA PAS BASHKIMIT

Ebul-Asi u nis per ne Meke, ku Zejnebja, gruaja e tij besnike e priti me lote nga gezimi ne sy. Ai ishte i pikelluar dhe i lodhur. Koken e kishte ulur. Pasi qe e arriten bashkimin qe e kishin pritur gjate kohe u pershendeten ai i tha:
"Kam ardhur te te leshoj!"
Ajo u habit dhe duke qajtur pyeti: "Ku po shkon?Dhe, pse o burri im i dashur?!".
"Nuk po shkoj une askund, por ti oj Zejnebe. Babai yt ka kekruar nga une te te leshoj dhe te kthej te ai, sepse Islami na ka ndare. Une i kam premtuar se do te te leshoje te shkosh te ai, e une nuk e thej premtimin".

HIXHRETI I ZEJNEBES (shperngulja)

Pasi u pergadit per rruge Zejnebja te bashkohet me babain e saj ne Medine, erdhi momenti per t'u nisur e leshuar Meken, por kurejshitet ia ndaluan ta leshoje Meken.

Ja si ndodhi kjo:

Kur Ebul-Asi arriti ne Meke, pasi qe u nda nga ajo, pergatiti vellain e tij qe ta nxjerr te sigurte prej Mekes. Ai pergatiti deven, mori harkun e shigjetat dhe u nis. Mushriket e arriten Zejneben dhe Kenanin te vendi i quajtur Zi-Tuve. Te paret e arriten Habar ibn el-Esved ibn Mutalib dhe Nafi ibn Abul-Kajsi. Habari shume e frikesoi duke e gjuajtur nga largesia e ajo ishte ne shkalce, devja iu rrezua e qelluar me shigjete dhe Zejnebi mori dhimbje nga e cila dhe e nxori femiun kater muajsh. Pastaj para tyre doli nje mase njerezish te cilet deshen t'i pengojne ne rruge per ne Medine. Vellai i Ebul-Asit u tha:"Pasha Zotin, nese ndokush nga ju afrohet do ta godase me shigjete!". Ebu Sufjani iu afrua dhe i tha:"qetesohu! Ti e di se c'na ngjau dhe cka na ebri Muhammedi, ndersa ti e ke marre bijen e tij ne mes te dites. Njerezit mendojne se kjo eshte poshterim per ta. Ne nuk kemi asgje kunder saj, e as qe do te hakmerremi kunder saj, por ktheje derisa te qetesohen fjalet dhe degjohet se e kemi kthyer pastaj fshehurazi dergoje!". Kenani,vellai i Ebul-Asit , keshtu edhe veproi. U detyrua ta ktheje ne Meke dhe Ebul-Asi e largoi dhe e mbrojti nga populli.

"O ALLAHU IM, TI JE AI QE UDHEZON"

Te gjithe muslimanet u gezuan per ardhjen e Zejnebes ne kryeqytetin e Islamit. Ketu Zejnebja ishte nen mbrojtjen e babait te saj. Prej atehere kalonin vitet, por Zejnebja asnjehere nuk i kishte humbur shpresat qe burri i saj ndoshta do ta pranoje islamin.

Ne Xhumadel-Evel, vitin e gjashte te Hixhrit (shpernguljes), Ebul-Asi trokiti ne deren e saj. Ajo e hapi deren, dhe u befasua kur e pa burrin e saj te meparshem ne dere. Deshi qe ta pershendete perzemersisht nga malli qe kishte per burrin e saj, por meqe ajo ishte besimtare dhe ishin te ndare e ai edhe me tej ishte mushrik vetem i uroi mire se ardhje dhe e futi brenda ne shtepi.Zejnebja e pyet: perse ke ardhur dhe prej nga ai ne Medine te ndodhet?
Ebul-Asi iu pergjigj: "Oj Zejnebe, nuk kam ardhur per t'u pajtuar , por kam dalur prej Mekes si tregtar dhe me takoi nje njesi e babait tend ne krye me Zejd ibn Harithin e me te njeqind e shtatedhjete njerez dhe m'i moren te gjitha e une ika nga ata dhe tani jam ketu si i iku i cili kekron mbrojtje. Ajo iu pergjigj: "Mire se erdhe o baba i Aliut dhe Umames!". E priti me dinjitet dhe e pranoi ne shtepine e saj. Ebul-Asi nuk mundi t'i fshehe lotet kur e pa Umamen duke fjetur.

Zejnebja vajti ne xhami, dhe pasi e fali namazin e sabahut i derguari i Allahut, Zejnebja u ngrit ne kembe dhe thirri me ze te larte-ndersa ishte ne safin e grave: "O njerez, une kam marre nen mbrojtje Ebul-As er-Rebi'un!".
Pejgamberi s.a.v.s. doli ne mesin e njerezve dhe pyeti: "A degjuat ate qe edhe une degjova?". ata thane: "Po, o i Derguar i Allahut....?". Pejgamberi s.a.v.s. me pas tha: "Pasha Ate ne doren e te cilit eshte shpirti i Muhammedit, une per kete nuk kam ditur asgje deri sa nuk degjova ate qe edhe ju degjuar. E muslimanet jane te bashkuar dhe mbrojne ata qe i mbron ndokush prej muslimaneve. Edhe ne e marrim nene mbrojtje ate qe ajo e ka marre!". Pastaj Muhammedi a.s. shkoi tek Zejnebja dhe i tha: "Behu bujare ndaj tij, e ai nuk guxon te te afrohet , sepse ti atij nuk i je e lejuar!". Zejnebja miratoi urdherin e babait te saj dhe e luti qe t'i kthehet pasuria dhe gjerat tjera e Pejgamberi s.a.v.s. doli pata as'habeve te tij fisnik dhe ju tha: "Ju me te vertete e dini se si arriti ky njeri tek ne, e ju ia keni marrur pasurine, e nese jeni te mire ndaj tij dhe ia ktheni sendet qe ia keni marre qe ishin te tija, ajo do te na vinte mire, e nese nuk ia ktheni, ajo eshte placke te cilen Allahu ua ka dhuruar dhe ju keni me shume te drejta ne te!". Te gjithe thane: "Ne te gjitha do t'ia kthejne, o i Derguar i Allahut!".

Ashtu edhe bene ia kthyen gjithe pasurine qe e kishte humbur.
Para se te nisej prej Medines Ebul-Asi, iu ofrua ta pranoje Islamin, e ai u pergjigj: "Me eshte ofruar te pranoj Islamin dhe te marre nga pasuria ate qe eshte tek une. Kjo eshte pasuri e mushrikeve. Une kete e refuzova me fjalet: A nuk eshte keq qe Islamin tim ta filloje me tradhtimin e emanetit tim!". Pas kesaj Ebul-Asi u nis rruges se tij per ne Meke.

HOXHRETI I EBUL-ASIT (shperngulja nga Meka ne Medine).

Kur u kthye ne Meke, mekelinjet u gezuan shume kur pane se asgje nuk eshte humbur prej pasurise se tyre qe i ishte besuar tregtarit te njohur. Ebul-Asi shkoi t'ua ktheje te drejten dhe pasurine e tyre. Kur mbaroi me kete me tere zerin qe kishte tha: "O fisi kurejsh, a i ka mbetur ndokujt nga pasuria te une qe nuk ek a marre?". Ata u pergjgijen: "Jo. Zoti te shperblefte me te mira!Shohim se je bujar dhe falenderues". Ebul-Asi atehere tha: "Sa me perket mua, une deklaroj se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij! Dhe shton: Pasha Allahun, prej Islamit nuk me ka ndaluar asgje pos asaj qe ju do te mendonit se kam dashur me qellim t'ua marre pasurine dhe pasi qe Allahu ua ktheu dhe pasi qe une u lirova nga to, une e pranoj Islamin!".

Ebul-Asi u nis per ne Medine si musliman dhe muhaxhir ne rruge te Allahut te takohet me ata qe i don dhe pason. Kur arriti Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu Zejneben per grua dhe ne mesin e tyre u kthye gezimi,lumturia dhe mireqenia, e ajo qe ishte me e rendesishmja, ata tashme ishin te lidhur per nje akide(njesim) Ishin te ndare rreth 6-te vite. Ebul-Asi u kthye ne Medine ne muajin Muharrem, vitin e shtate te Hixhrit.

SHPERNGULJA NE AHIRET

Prej dites se lumtur kur Ebul-Asi e pranoi Islamin dhe kthimit te tij ne Medine kaloi nje vit dhe me pas erdhi deri tek ndarja e re... Ndarje pas se ciles me asnjehere nuk ka bashkim ne dynja.... : ( Ne vitin e tete Hixhri, Zejnebja u shperngul ne ahiret (ndrroi jete) per shkak te humbjes se gjakut qysh prej hixhretit (shpernguljes) te saj, kur mushriket e lenduan.( e siperpermendem, kur e qelluan me shigjete dhe deveja u rrezua e Zejnebja pesoi dhimbje ku dhe abortoi femiun kater muajsh).

Burri i saj, Ebul-Asi aq shume qau kur vdic Zejnebi saqe i coi te qajne te gjithe qe ishin perreth tij. Erdhi Pejgamberi s.a.v.s. plot pikellim, e vendosi dhe u tha grave: "Pastrojeni (jepni gusel), tri ose pese here, heren e fundit hudhni kafur apo dicka te ngjashme me te, e kur t'i jepni gusel, me lajmeroni!". Zejnebes i dha gusel (lau) Umu Atije r.a.

Pasi qe e pergaditen, ia falen xhenazen ne Xhamine e Pejgamberit s.a.v.s. dhe prej saj u pershendeten te gjithe duke e percjellur deri ne varreza. E perkujtonin per te mire edhe as'habet dhe as'habet.

Allahu e meshirofte Zejneben e bute dhe te ndijshme, te edukuar dhe durimtare. Allahu e shperblefte per te gjitha keto me shperblimet e Tij te medha! Amin.

ne vijim, jeta e bijes se dyte te Pejgamberit s.a.v.s.

Senada
21-01-06, 03:27
RUKAJA-HEROINA E DY HIXHRETEVE (shpernguljeve)

Bija e dyte e Pejgamberit s.a.v.s. quhej Rukaja. Jeta dhe vepra e saj jane te rendesishme per ne dhe ne to kemi shume keshilla dhe porosi. Rukaja r.a. ka lindur pas Zejnebes r.a. Jo shume kohe pas saj lindi edhe Umu Kulthumi keshtu qe ato dyja jane rritur dhe edukuar njekohesisht. Pasi qe Zejnebja u martua per Ebul-Asin, dhe pasi qe u rriten Rukaja dhe Umu Kulthumi, Muhammedit s.a.v.s. dhe Hatixhes i erdhi nje delegacion nga familja e Abdul-Mutalibit. Ne krye te ketij delegacioni ishte Ebu Talibi-xhaxhai i Pejgamberit. Qellimi i kesaj viziteje ishte qe Umu Kulthumi dhe Rukaja te martohen me dy bijte e Ebu-Lehebit, me Utben dhe Utejben. Pejgamberi ende nuk kishte filluar te pranoje shpalljen, dhe menjehere u pajtua qe ti martoje. Por, ai deshiroi qe te merr mendimin e Hatixhes dhe dy bijave te tij, mendim qe me se shumti i interesonte. Gruaja e tij,Hatixhja r.a., e dinte se per cilen shtepi behej fjale dhe e dinte se nena e djemve ishte e njohur per nga egersia. Nena e tyre ishte Umu Xhemil, e bija e Harb ibn Umejes, grua me zemer te ngrute, me natyre te eger dhe gjuhe te mprehte.

FEJESA DHE MARTESA brenda familjes se Abdul-Mutalibit

Hatixhja r.a. per kete fejese nuk u shpreh, heshti nga frika qe mos te beje dicka qe nuk do t'i pelqente burrit te saj, mos te mendoje se ajo eshte shkaktare per nderprerjen e lidhjeve familjare. Nga turpi heshten edhe bijat e saj.

Fejesat u bene e babai fisnik i bekoi bijat e tij dhe kujdesin per to ia la Allahut te Lartesuar. Atehere ato kalojne ne shtepi tjeter ne te cilen sundonte atmosfere tjeter.

"LEXO ne emer te Zotit tend!"

Pasi qe Pejgamberi s.a.v.s. e pranoi shpalljen nga Zoti i boteve, dhe filloi me thirrjen ne fene e Allahut, fene e te vertetes, kurejshitet u tubuan per kete qellim dhe ne mes tjerash thane: "Ju e keni liruar Muhammedin nga brengat e tij, ia ktheni bijat dhe angazhone qe te mendoje per to!"....

Keto fjale posacerisht iu drejtoheshin Ebul-Asit, Utbes dhe Utejbes, dhendureve te Pejgamberit s.a.v.s. Praj, prej tyre kekrohej qe te ndahen nga bijat e te derguarit. Sa i perket Ebul-Asit, burrit te Zejnebes, ai kete e refuzoi, duke ua bere me dije se Zejnebja per te eshte me e dashur se te gjitha grate e kurejshtieve. Mirepo Ebu -Lehebi, babai i Utbes dhe Utejbes, i pari shpejtoi qe ta permbush kete kanosje te keqe. Bijve te tij iu tha: "Mos mu afroni derisa nuk ndaheni nga bijat e Muhammedit!".

Gruaja e tij e permbante ne kete qellim. Pastaj menjehere dolen ne rruget e Mekes dhe filluan ta fyejne Muhammedin dhe familjen e tij. Dy vajzat iu kthyen babait te tyre ende pa filluar jete normale bashkeshortore. As kjo nuk i mjaftoi Ebu-Lehebit dhe gruas se tij Umu Xhemiles, por ishin prej te pareve qe ofendonin dhe sulmonin Pejgamberin s.a.v.s., keshtu qe i Lartesuari shpalli suren Leheb:

"Me emrin e Allahut, Meshiruesit,Meshireberesit!
Qofte i shkaterruar Ebi Lehebi, e ai me eshte shkaterruar! Ai do te hyje ne nje zjarr te ndezur flake. E edhe gruaja e tij, ajo qe barti dru (ferra), E ne qafen e saj ajo ka nje litar te perdredhur". (El-Leheb, 1-5)

Nje sqarim per lexuesin: gruaja e Ebi Lehebit, Umu Xhemile, barte therra naten neper rruget qe kalonte Pejgamberi s.a.v.s. dhe te tjeret i nxiste t'i bejne dem islamit, Pejgamberit dhe pasuesve te tij, dhe per kete Allahu shpalli ajetin e mesiperm.

Rukaja dhe motra e saj ne shkurorezimin qe iu ndodhi pane lirine dhe gezimin e tyre, sepse u liruan nga ajo familje e pandershme.

BESIMTARET GJITHNJE JANE SPROVE

Per familjen besimtare, familjen e Muhammedit s.a.v.s. gjitha ato sprova dhe mundime ishin vetem sprova ne rruge te Allahut, te cilat i perballonin me durim. Shume here pas kesaj Pejgamberi s.a.v.s. i pat then gruas se tij te ndershme: "Kaloi koha e gjumit, oj Hatixhe!". (Ibid)

Hatixhja e kuptoi drejt kuptimin e ketyre fjaleve, keshtu qe me plot bindje iu bashkangjit burrit te saj fisnik dhe cdohere e inkurajonte dhe largonte merzine nga ai. Rukaja dhe Umu Kulthumi ishin te vetedijshme per gjithe ate qe po ndodh. Ishin te vetedijshme se ndarja nga burrat e tyre me te cilet ende nuk kishin filluar te jetojne, ne realitet, ishte metode per demtimin e prinderve te tyre. Por, Allahu eshte Ai qe zevendeson gjendjen e rende me nje te mire.

E KENAQUR ME FENE DHE AHLAKUN (sjelljen) E SAJ

Menjehere pas shkurorezimit dhe braktisjes se shtepise te kufrit dhe mosbesimit, Rukaja u martua me nje njeri te ndershem e fisnik, i stolisur me te gjitha cilesite e mire, nga te cilat dallohej me turpin e tij- ishte ky Othman ibn Afani r.a. njeriu i cili eshte besimtar dhe pasues i Pejgamberit s.a.v.s., njeri nga dhjete te pergezuarit me Xhenet. Ishte nje cift qe u mirrte lakmi cdokush qe i shihte.

Eshte pas marteses se Othmanit me Rukajen, sulmet dhe shtypjet e kurejshiteve nuk u ndalen. Ata dy e dinin se pasi qe te zhvillohet nje dashuri dhe mirekuptim mes tyre kurejshtitet edhe me teper do te egersohen, sepse nuk e kishin arritur qellimin e tyre. Per shkak te Islamit muslimanet cdo dite mundoheshin. Ne keto momente te veshtira Pejgamberi s.a.v.s. lejoi qe muslimanet te ishin me te ekspozuar mundimeve te shperngulen ne Abisini ku sundonte sunduesi i drejte Nexhashiu. Ky hixhret i pare ne historine islame ishte ikje per te mbrojtur fene dhe jeten. Ndodhi ne muajin Rexhep, vitin e peste te Pejgamberllekut. Ne grupin e pare kishte 12-te burra dhe kater gra. Ne krye ishin Othman ibn Afani dhe gruaja e tij Rukaja. Te gjithe keta u nisen duke lene me te dashurit e tyre.

Othman ibn Afani ishte i pari qe me gruan e tij u nis drejt Abisinise, edhepse ishin kohe te shkurte ne bahskeshortesi. Kur u pershendeten me Muhammedin s.a.v.s., Hatixhen dhe mtorat e Rukajes, ajo nuk mundi t'i permbaj lotet. E lane gjithe pasurine e familjes se Othmanit, e lane krenarine dhe fuqine e te pareve te tyre, dhe u nisen drejte Abisinise te jetojne si te huaj. Prap, Othmani ishte i qete, e martoi bijen me te zgjedhur te Ademit alejhi selam te cilen e kishte ngushellim dhe perkrahje. Ajo i thonte: "Allahu eshte me ne dhe ata qe i lame afer Shtepise se lashte..."(xhamise)

Ky grup muxhahiresh u nis ne oret e vona te nates, per t'u mbrojtur nga kurejshtitet. Arriten ne limanin Shuajbet, e prej aty me dy anije tregtare shkuan ne Abisini. Ne kete shtet u pranuan perzemersisht nga nikoqiret.

DITE TE MBUSHURA ME INFORMATA

Ne Abisini heronjte tane jetonin ne liri dhe paqe te cilen e kalonin ne adhurimin e Allahut. Disponimin ua prishnin vetem lajmet per mundimet e besimtareve ne Meke. Ishin deri diku te informuar. Poashtu Pejgamberi s.a.v.s. informohej per ta. Lajmet qe i mirrnin ndikonin qe gjendja e Rukajes te keqesohet aq shume saqe e nxorri (abortoi) femijen e pare para kohes. Kur degjuan se kurejshitet ne nje rast se bashku me Pejgamberin s.a.v.s. kane bere sexhde Allahut dhe kur degjuan edhe disa lajme te cilat ishin te rreme, te cilat thonin se kurejshitet i kane besuar Allahut dhe Pejgamberit te Tij s.a.v.s., menduan se Islami po merr kahje te re dhe gjithe ata ishin gezuar te jene pjesmarres ne kete. Posaceriisht Rukaja dhe Othmani.

KTHIMI NE MEKE DHE hixhreti ne Medine

Ata ishin prej te pareve qe vendosen te kthehen ne Meke. Kur arriten aty, pane se torturat dhe deportimet ishin edhe me te renda.... Te mbuluar me erresiren e nates u kthyen ne Meke. Trokiten ne dere dhe degjuan hapat e Fatimes dhe Umu Kulthumit... "Ku eshte nena ime?" - pyeti Rukaja r.a. Babai e perqafoi dhe filloi ta ngushelloje dhe qetsoje... Rukaja ishte me e deshperuara nga ata qe u kthyen, sepse kuptoi qe nena e saj fisnike shte shpenrgulur ne ahiret (ndrruar jete). Por durimi eshte baze ne besimin ne caktimin e Allahut. Rukaja dhe Othmani nuk qendruan gjate kohe ne Meke pas kthimit nga Abisinia. Para tyre ishte hixhreti i dyte, kete here per ne Medine, Jethribin e atehershem. Atje Rukaja lindi Abdullahun. Sikur t'i kishte perngjare gjyshes se tij Hatixhes. Ishte lehtesim i pare pas gjithe atyre mundimeve dhe shqetesimeve. Kur Pejgamberi s.a.v.s. arriti ne Medine, Abdullahu ishte gezimi i tij i pare. Shpesh e mbante dhe e mrirte pas veti. Pejgamberi s.a.v.s. shpeshhere i vizitonte , cdohere qe kishte mundesi per kete. Ne nje rast Ebu Hurejre r.a. hyri te Rukaja r.a. e cila mbante nje kraher ne doren e saj. Ajo tha: "Pak me pare ketu ishte Pejgamberi s.a.v.s. e ia kreha floket....." (Fedailu as'habe,i/ 513.

Por periudha e gezimit nuk zgjati shume kohe. Cdo gje ne kete dynja eshte kalimtare. Edhe Abdullahu vdic. Vdic ne vitin e gjashte te jetes se tij, pasi qe kendezi fuqishem e goditi ne fytyre. Xhenazen ia fali Pejgamberi s.a.v.s., gjyshi i tij, kurse Othmani r.a., babait i tij e leshoi ne varr. Rukaja u semur. E dinte se fundi i gjitha krijesave eshte vdekja, e edhe me heret ishte takuar me vdekjen e femijeve, por prap, lotet dhe dhimbjet e nenes jane te posacme.... Kishte ethe te medha. Burri i saj i bute ishte afer saj dhe e sherbente. Oret ishin te gjata e ditet e dhimbshme, para tij shikonte gruan e semure. Ankthet shtoheshin per cdo dite....

THIRRJA PER LUFTE DHE VDEKJA E RUKAJES

Nuk kaloi shume kohe, kur u degjua thirrja per lufte (xhihad) dhe dalja ne luften e Bedrit. Othmani deshi t'i pergjigjet thirrjes, por Pejgamberi s.a.v.s. urdheroi te mbetet me gruan e tij qe t'i ndihmoje. Ushtria u nis per ne Beder, ndersa Othmani dhe Usame ibn Zejdi, mbeten duke i ndihmuar gruas ne momentet e fundit te jetes se saj. Nuk kaloi shume kohe Rukaja harxhoi frymemarrjet e fundit dhe u shperngul ne jeten e amshuar ne takimin me Zotin e saj. Vdic diten kur Zejd ibn Harithi erdhi me lajmet e gezuara per fitoren ne Beder. Buzeqeshja e Othmanit mbeti e qajtur, e ltoet e tij i mundi gezimi i fitores.... Sa lote te renda ishin keto!

Pejgamberi s.a.v.s. atebote ishte me muxhahidet ne Beder dhe vetemse ishte korrur fitoreja e madhe mbi kufrin ku ishin mbytur te gjithe udheheqesit e mosbesimit nga Mekeja.

Pasi qe ia falen xhenazen, muslimanet u ndane te pikelluar nga bija e Pejgamberit s.a.v.s. dhe Hatixhes, gruaja e Othmanit r.a., heroina e dy hixhreteve r.a.

Pasi qe u kthye Pejgamberi s.a.v.s. nga beteja, i ngushellonte bijat e tij, motrat e Rukajes dhe i fshinte lotet nga fytyra e Fatimes....
"Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi!". E Allahut eshte ajo qe jep dhe ajo qe e merr.... Grate dilnin nga shtepia duke qare per Rukajen, ndersa Omeri r.a. nga frika qe mos te rendohet zemra e Pejgamberit mundohet t'i ndalonte. Kete qortim te Omerit ndaj grave e degjoi Pejgamberi s.a.v.s. dhe per t'i arsyetuar tha: "C'eshte nga syri dhe zemra, ajo eshte nga Allahu dhe meshira e Tij, ndersa ajo qe vjen nga dora dhe gjuha, eshte veper e shejtanit!". Me kete ne menyre indirekte lejoi te qajturit dhe lotet, ndersa ndaloi dhe gjykoi vajtimin me ze te larte per te vdekurit, goditjen ne gjoks dhe gervishtjen e fytyre.

Edhe ne kete situate plot pikellim, Pejgamberi s.a.v.s. ummetin (popullin) e tij e edukon se si duhet te gjindet ne keto raste....

Rukaja eshte shembull i perjetshem i gruas durimater,muhaxhire e vertete ne rruge te Allahut, shembull fisnik per te gjithe bijat e ketij umeti! Ishte muxhahide, grua e kenaqur me caktimin e Allahut. Ishte vajze e paster, bujare dhe e dashur per te gjithe!

Allahu e meshirofte, ashtu sic i meshiroi shehidet e Bedrit, shehidet e Bosnes dhe gjitha trojeve muslimane.!

Senada
21-01-06, 03:28
Umu Kulthum, R.A- "DRITA E DYTE"

Umu Kulthum eshte bija e trete e Pejgamberit s.a.v.s. Ishte moshatare e Rukajes r.a. Kur u rrit ishte vajze shtatmadhe, me pamje te bukur, kishte fytyre te plote. Babai i saj , Muhammedi s.a.v.s. e emertoi Umu Kulthum. Lindi pas Rukajes r.a. keshtu qe ato kishin mundesine te rriten se bashku. Rukaja dhe Umu Kulthumi ende nuk ishin rritur aq sa duhet e vetem se u fejuan per dy djemte e Ebu Lehebit. Fejesa dhe martesa se bashku eshte edhe nje fakt qe i bashkon. Por, Allahu atyre ua deshi te miren keshtu qe nuk qendruan gjate kohe ne shtepine e Ebu Lehebit dhe gruas se tij Umu Xhemiles, u kthyen ne shtepine e babait te tyre ende pa u bashkuar si duhet me burrat e tyre. Rukaja menjehere u martua me Othmanin r.a. kurse Umu Kulthumi mbeti me gjyshen e saj, nenen dhe motren e vogel Fatimen duke bartur gjithe ate qe ata e bartnin dhe duke ndihmuar aq sa kishin mundesi.

IZOLIMI DHE MUNDI NE RRUGE TE ALLAHUT

Ne ditet kur Allahu urdheroi Pejgamberin haptazi te therret ne Islam se pari me te afermit e mandej edhe njerezit, gjithe familja e Pejgamberit s.a.v.s., i ishte ekspozuar shtypjeve dhe malltretimeve. Kur Islamin e pranoi Omer ibn Hattabi dhe Hamza ibn Abdul-Mutalibi, dhe kur Islami u forcua, mushriket e Mekes vendosen qe muslimanet dhe gjithe ata qe u ndihmojne t'i izolojne.

Umu Kulthumi r.a. ishte me prinderit ne momentet me te veshtira kur kurejshitet u bene izolim ekonomik dhe shoqeror. Tri vite kjo vajze e Pejgamberit s.a.v.s. se bashku me muslimanet tjere dhe familjen e saj i ishte ekspozuar urise, dhimbjes dhe mundimeve. Dinin te hane edhe gjethe nga drunjet kur nuk kishin me cka te ushqehen. Ne keto momente te veshtira Hatixhja r.a. me nuk mund te duronte e u semur shume. Ra ne shtratin e semundjes, ndersa merzine me te madhe per te e kishte Umu Kulthumi. Duke ia lehtesuar mundimet e vdekjes i thoshte nenes se saj: "Mos u merzit oj nene, Allahu nuk do te harron xhihadin tend, mundin dhe kontributin tend ne rruge te Allahut!"- Hatixhja r.a. duke qeshur bute iu pergjigje: "Sikur te ndodhte koha e vdekjes sime ne momentin kur do t'i perballoja te gjitha sprovat, do te vdisja me sy te shendrritur dhe kenaqur. Dhe une po merzitem, oj bija ime, nese don Allahu, sepse me mjafton te jem nene e besimtareve sic je ti. O Allahu im, nuk e urrej takimin Tend, por kam deshire qe sa me shume te sakrifikohem qe te jem sa me falenderuese per ate qe me ke dhuruar!".

Rukaja pos kesaj duhej te kujdeset edhe per Fatimen e vogel e cila kishte nevoje per kujdes dhe mbrojtje. Umu Kulthumi ne keto dite, muaj dhe vite te veshtira ishte afer babait te saj, Pejgamberit fisnik, ishte kendjellje dhe lehtesim nga dhimbjet dhe pikellimi qe ishte ekspozuar. Pas tri viteve te gjata, me meshiren e Allahut izolimi ishte nderprere. Muslimanet nga kjo dolen me imam (besim) edhe me te forte, me te sigurte ne premtimin e Allahut dhe me te forte per sprovat qe vinin.

PAS IZOLIMIT ......

Pas ketyre ndodhive te padeshiruara, ne shtepine e pejgamberllekut Hatixheja i mirrte frymen e fundit nga jeta e saj. Familja e saj ishte e shqetesuar, e Pejgamberi s.a.v.s. panderprere ishte prane saj per t'ia lehtesuar mundimet e vdekjes dhe per t'ia percjellur premtimet e Allahut per shperblimet dhe kenaqesite qe e presin ne ahiret.

Diten e dhjete te Ramazanit, dhjete vite pas pejgamberllekut, Hatixheja u shperngul ne boten e perhershme. Shtepia mbeti e pikelluar, e obligimet e nenes i mori Umu Kulthumi r.a. Kur e pane mushriket se nuk mund ta shkaterrojne shkelqimin e Islamit as me bojkote dhe shtypje te renda, vendosen ta mbysin te derguarin-bartesin e misionit. Allahu qysh me pare u lejoi besimtareve dhe besimtareve qe te shperngulen per ne Jethribin e atehershem (Medine), vend i sigurise dhe krenarise. I fundit u shperngul Pejgamberi s.a.v.s. me shokun e tij besnik Ebu Bekr es-Sadikun r.a. Umu Kulthumi edhe pas hixhretit te babait te saj mbeti ne Meke me Fatimen duke pritur lajme nga babai. Dhe me te vertete, Pejgamberi s.a.v.s. dergoi Zejd ibn Harithin r.a., qe t'i pergatise dhe te sigurte t'i sjell ne Jethrib (Medine). Pasi qe e vizituan varrin e nenes se tyre, u drejtuan per ne Medine. Umu Kulthumi i kaloi dy vite me babain dhe familjen e saj. Atehere vjen deri te beteja ne Beder dhe shperngulja ne ahiret e motres se saj te dashur, Rukajes.

NDARJA NGA MOTRA E SAJ E DASHUR

Umu Kulthumi dhe Rukaja ishin shume te lidhura njera me tjetren, sikur te ishin lindur binjake, sikur nje shpirte. Lidhja e tyre ishte konstantne edhe ne ditet kur Rukaja dhe Othmani bene hixhret ne Abisini, kur se bashku i barten veshtiresite dhe mundimet ne rruge te Allahut, dhe me vone panderprere ishin se bashku ne "shtepine " e hixhretit...

Por, "te gjithe jemi te allahut dhe te gjithe Atij do t'i kthehemi!".... Rukaja u shperngul ne ahiret. (ndrroi jete)

Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. pas vdekjes se Rukajes, Othmanin e shikonte shume te pikelluar dhe mosilur, e nje dite e pyeti: "C'eshte me ty, po te shoh te molisur?". Othamni i pikelluar iu perjgigj: "A i ka ndodhur ndokujt ajo qe me ka ndodhur mua? Ka nderruar jete bija e Pejgamberit s.a.v.s., e cila ishte gruaja ime dhe eshte nderprere lidhja e shtepise mes meje dhe teje?!". Pejgamberi s.a.v.s. atehere i tha: "Lidhja mes meje dhe teje nuk do te nderpritet! Xhibrili me ka urdheruar te martoj me motren e Rukajes- me caktimin e Allahut!".

Menjehere pas kesaj, nje dite pas betejes se Bedrit, erdhi Omeri r.a. te Pejgamberi s.a.v.s. dhe filloi te ankohet ne Ebu Bekrin dhe Othmanin se nuk i ishin perjgigjur thirrjes dhe propozimit te tij qe njeri prej atyre dyve te martohet me bijen e tij e cila mbeti e veje pas betejes se Bedrit. Pejgamberi s.a.v.s. duke e ngushelluar i tha: "Hafsen (bijen tende) do ta martoje ai qe eshte me i mire se Othmani, e Othmani do te martohet me ate qe eshte me e mire se Hafsa!".

Ishte e qarte se me i mire se Othmani ishte vete Pejgamberi s.a.v.s. i cili do te martohet me Hafsen, e me e mrie se Hafsa ishte Umu Kulthumi e cila do martohej me Othmanin r.a.

Pejgamberi s.a.v.s. e thirri dhe e lajmeroi per ate dhe te degjoje se cdo te thote ajo per kete.

MARTESA ME OTHMANIN r.a.

Umu Kulthumi u pajtua. Ajo ishte drita e dyte nga shtepia e pejgamberit qe e shendrriti Othmanin r.a. Pas kesaj, Umu Kulthumi u martua me Othmanin dhe ai u emertua DHUN-NUREJN- PRONARI I DY DRITAVE, per shkak se ai eshte i vetmi njeri ne historine njerezore qe eshte martuar me dy bijat te nje pejgamberi!

Umu Kulthumi u shperngul ne shtepine ku me pare shpesh vinte ta vizitonte motren e saj, ndersa tani kishte vizituar, mirepo me teshat e nuserise. Me kete folloi jeta e tyre e lumtur islame. Othmani r.a. ishte i habitur me ngjajshmerine mes Umu Kulthumit dhe Rukajes.

Umu Kulthumit r.a. shume i vinte keq per motren e saj, shpeshhere mendonte ne vete: "Nuk do te kaloje kohe oj Rukaje, edhe une do te bashkangjitem dhe do te vdese sikur ti. Vdekja do te na bashkoje ashtu sic na bashkoi jeta....".

Ne bashkeshortesi jetuan rreth gjashte vite. Ne ato vite shpeshhere e percillte prej nje beteje ne tjeter, prej nje ekspedite ne ekspedite tjeter, ne te cilat burri i saj shkonte me babain e saj. Ishte durimtare dhe besnike. E perkrahte Othmanin ne cdo moment. Poashtu ishte afer Zejnebes kur beri hixhret pas betejes se Bedrit dhe e perkrahte panderprere, dhe se bashku me te lusnin Allahun te udhezoje Ebul-Asin qe ta pranoje Islamin e te behet njeri prej muxhahideve sikur babai i tyre dhe Othmani r.a.. Pasi qe Allahu i pranoi lutjet e tyre dhe udhezoi Ebul-Asin, kaloi vetem nje vit dhe, Zejnebja nderroi jete-u shperngul ne ahiret....Kjo shume ndikoi ne umu Kulthumin.... Vdic edhe motra saj e dyte.

MARREVESHJA NE HUDEJBIJE

Ne muajin Dhul-Kade, vitin e gjashte Hixhri muslimanet u nisen drejt Mekes per te bere umren (haxhillekun). U nisen te paarmatosur, ndersa Pejgamberi s.a.v.s. zgjodhi dhe dergoi Othmanin r.a. t'i lajmeroje kurejshtitet per kete, dmth muslimanet vijne ne paqe per te bere tavaf Qaben e jo per lufte. Othmani pa kurfare kundershtimi e zbatoi urdherin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe u nis per ne Meke. Ne Meke kurejshitet e ndalen me teper sesa ishte parapare, dhe gjithe muslimanet u brengosen, e posacerisht Umu Kulthumi. Brengosja arriti kulminacionin kur arriti lajmi te muslimanet dhe deri te vete Umu Kulthumi se Othmani eshte mbytur. Paramendoni gjendjen e saj kur degjoi kete lajm! E verente Pejgamberin s.a.v.s dhe muslimanet duke u pergatitur per t'u hakmarrur per mbytjen e Othmanit, duke iu besatuar me vdekje Pejgamberit s.a.v.s., e cila histori eshte emertuar si "Besatimi Ridvan". Poashtu pa babain a saj duke rrahur doren e majte me te djathten si shenje besatimi per burrin e saj Othmanin, e duke thene: "Ai shkoi per te plotesuar nevojen e Allahut dhe te Pejgamberit te Tij!". Pas ngritjes se tensionit dhe gatishmerise per hakmarrje, muslimanet u gezuan me lajmin dhe pamjen e mire. Othmani po kthehej shendoshe dhe gjalle. Lajmi per mbytjen e tij kishte qene i rrejshem. Ne fytyren e Pejgamberit s.a.v.s. u pa buzeqeshja, e nga Umu Selemja ra nje bare e madhe. Iu bashkangjit burrit te saj plot gezim dhe me fytyre te shendritshme. U arrite marreveshja ne Hudejbije dhe muslimanet u kthyen ne Medine, sic u precizua ne Marreveshjen e Paqes. Pas dy viteve mushriket thyejne marreveshjen dhe ushtria muslimane niset drejt Mekes. Me ta nisen edhe shume musliman, e ne mesin e tyre edhe Umu Kulthumi dhe Fatimja.

VDEKJA ESHTE FUNDI I CDO KRIJESE

Pasi qe mushriket e thyen marreveshjen e Hudejbise, muslimanet se shpejti u nisen drejt Mekes dhe ate e pushtojne ne muajin Ramazan, vitin e tete Hixhri. Pas pushtimit te Mekes, diten e fitores se madhe, pasi qe e vizitoi varrin e nenes se saj dhe pasi qe u kthye me mendime ne kohen e viteve te femijerise dhe kujtesave te shumta, Umu Kulthumi u semure shume pas kthimit ne Medine. Semundja ishte e rende keshtu qe Umu Kulthumi perjetoi ate qe ia ndjente zemra: se se shpejti do te shperngulet ne ahiret. Burii i saj Othmani r.a. kujdesej per te sic kujdesej per motren e saj dhe ia lehtesonte mundimet e vdekjes....

Vdic ne muajin Sha'ban, vitin e nente Hixhri dhe u varros afer motres se saj , Rukajes. Othmani r.a. humbi edhe driten e dyte, Pejgamberit s.a.v.s. i vdic edhe bija e trete. Fatimes i mbet vetem babai. Pejgamberi s.a.v.s. ia fali xhenazen duke thene kater tekbiret. Pastaj babai, Othmani r.a., burri saj dhe as'habet e varrosen ne Bekij pasi qe ia falen xhenazen, duke u pershendetur nga ky personalitet i madh i umetit.

Allahu e shperblefte me cdo te mire Umu Kulthumin e cila duroi shume gjate perhapjes se shpalljes se Allahut, e cila dha kontribut te madh duke ndihmuar babain e saj ne vitet me te renda te misionit te tij. Amin!

Ne vijim do te mesojme per bijen e fundit te Derguarit te Allahut-Fatimen. Nenen e besimdrejteve.

vijon....

Arb
21-01-06, 05:32
Ani cilat ishin bijat e pejgaberrit...

Senada, Denada, e te tjera e te tjera...

Senada
22-01-06, 04:34
Fatime EZ-ZEHRA

Fatimja r.a. eshte bija e katert e Pejgamberit s.a.v.s. dhe Hatixhes r.a. Eshte gruaja fisnike e kohes se saj dhe gjitha koherave pas saj. Emri i saj shkelqen panderprere ne historine e daves (thirrjes islame) me shume se emrat e shume te tjerave, bile edhe vete motrave te saj.

LINDJA E FATIMES r.a.

Allahu i Lartesuar deshi qe Fatimja r.a. te linde pese vite para shpalljes se pare. Pejgamberi s.a.v.s. gjate lindjes se saj bente tavaf Qaben, ndersa kur erdhi ne shtepi u gezua jashtezakonisht kur mori lajmin qe i lindi dhe vajza e katert, te cilen vet Pejgamberi e emertoi me emrin Fatime. Menjehere e mori lagapin Ez-Zehra (grua me fytyre te shendritshme), pasi qe shume i ngjante Pejgamberit s.a.v.s. Ajo ishte gezimi i gjithe familjes. Prinderit e edukuan ne menyren me te mire po edhe si do ishte ndryshe kur ate shtepi e shendriti drita nga qiejt dhe nderoi me ate qe te jete vendbanim i familjes se Pejgamberit!

FEMIJERIA

Ishte e edukuar mire nga ditet me te hershme, e mbushur perplot dashuri, fuqi,sjellje te mire, e si mos te ishte kur per shembull e kishte njeriun me ahlak (sjellje)me te mire babain e saj-Muhammedin s.a.v.s. Fatimja kishte vetem pese vite kur ne jeten e babait te saj si dhe historine e gjinise njerezore ndodhi ngjarja me e madhe. Pejgamberi,pranoi shpalljen! Por,populli i tij nuk i besoi e keshtu qe ai perjetoi mundime te llojllojshme e Fatimja cdohere ishte afer babait te saj e keshtu ne njefare menyre e ndihmonte te atin e saj. Ne keto vite te hershme nga jeta e saj fisnike i pa te gjitha mundimet qe i benin armiqte ndaj babait te saj, keshtuqe ajo ishte me e goditur se edhe vet ai. Ajo nuk mund t'i ndihmonte dhe neper gjithe keto peripeci kalonte dhe ajo s'bashku me te atin. Fatimja edhe pse ishte vetem pese vjecare ne perpjekjet e saj per t'ndihmuar babain e saj, ate qe kishte mundesi te ben e bente me duart e saja e ate qe nuk mundte e bente me lotet dhe qajtjen e saj femijerore. Ne mundimet e shumta dhe sprovat para tyre ishte present edhe nje gje: izolimi i plote nga ana e mushrikeve. Uria,plogeshtia mundimet dhe sprovat lane tragje te renda ne trupin e saj te njome e fisnik. Kjo vertet qe nje goditje e rend per kete vogelushe. Fatimja ne kohen kur me se shumti duhej te perparonte i ishte ekspozuar mundimeve te cekura qe shfaqej ne zhvillimin dhe shendetin e saj. Pas tri viteve te gjata me lejen e Allahut, izolimin e nderprene. Por, pikellimit te Fatimes nuk i vie fundi. Menjehere pas izolimit i vdese nena Hatixhja. Ishte ky sulm i ri per Fatimen e re. Kjo ia mbushi zemren me pikellim dhe dhimbje. Pas vdekjes se nenes para Fatimes u gjeten shume detyra dhe obligime. E dinte se tani duhet edhe me shume te mundohet t'i ndihmonte babait sesa e ndihmonte me pare nena e saj dhe njeherit gruaja e tij ne misionin e tij. T'ia ofroje perkrahjen kur te kete nevoje per te. Per kete e mori lagapin "nena e babait te saj".

Per qendrimin e saj ndaj marteses ajo tha: "Sa me perket mua, une nuk dua te martohem,por do te mbetem me babain dhe nenen time, qe mos t'i ndjej veshtiresite dhe sprovat e shkurorezimit me djaloshin qe nuk beson Allahun!". Ky qendrim ishte venddosshmeri per ndihme ndaj babait ne lufte,ne thirrjen dhe perhapjen e misionit. Por kesaj, Fatimja e percolli babain gjate daljes prej Mekes e qe ai as qe e dinte. E percolli edhe kur erdhi njeri prej njerezve me te keqinj te Mekes, Ukbe ibn ebi Mu'iti mori zorret e kafshes se prere dhe i hodhi mbi shpinen e Pejgamberit s.a.v.s., i cili ishte duke bere sexhde (namaz) ne Qabe. Pejgamberi s.a.v.s. nuk u ngrit derisa erdhi Fatimja dhe e hoqi felliqesiren prej shpines se tij. Atehere, Fatimja bertiti me tere zerin e saj duke mallkuar ate qe beri kete. Muhammedi s.a.v.s. iu bashkangjit ne kete dhe tha: "O Allahu im, Ty ta le Ebu Xhehlin, Utbe ibn Rebi'un, Shejbe ibn Rebi'un, Ukbe ibn ebi Mu'itin dhe Ubej ibn Halefin!". Nga keto mallkime ne zemrat e mushrikeve u fut frika. Menjehere u shperndane dhe iken qe mos t'i arrije denimi i Allahut. Dhe me te vertete, pas nje kohe te gjithe zullumqaret e cekur humben jeten ne menyren me te keqe. Lutja e Pejgamberit s.a.v.s. dhe lutja e bijes se tij Fatimes u pranua edhe kete here.


SHPERNGULJA PER HIRE TE ALLAHUT

Pas periudhes se mundimeve dhe skamjeve te ndryshme vjen momenti tjeter vendimtar per Islamin dhe muslimanet. Babai i Fatimes merr urdher nga Allahu i Madheruar qe te shperngulet ne Medine ku vecme ishin shperngulur muslimanet dhe muslimanet tjere. Pejgamberi s.a.v.s. niset ne kete rruge me percjellje te shoku te tij besnik Ebu Bekrit radijallahu anhu-Allahu qofte i kenaqur me te), ndersa Aliu r.a. mbeti ne shtepine e Resulullahut (te Derguarit) ne shtratin e Resulullahut s.a.v.s. per t'i mashtruar mushriket qe i spiunonin dhe pergatitnin atentat ndaj Pejgamberit s.a.v.s. Fatimja dhe motra e saj Umu Kulthumi poashtu mbeten ne shtepi, ne Meke. Ketu mbeten derisa Pejgamberi s.a.v.s. nuk dergoi pas tyre as'habet (shoket fisnik) e tij per t'i marre. Ishte kjo vitin e 13-te te shpalljes kur Fatimja r.a. ishte 18-te vjecare. Rruges per ne Medine shume i mundoi mushriku (pabesimtari) Huvejrith el-Kurejshij, te cilin e mbyti Ali bin ebi Talibi r.a. (xhaxhai i pejgamberit) pas disa viteve.


DASMA

Ne Medine shtetin islam, sundon plotesisht atmosfere tjeter: rend, qetesi, pajtim dhe vellazeri. Ne kete gjendje muslimanet lidheshin edhe me teper njeri me tjetrin. ( ky shembull eshte mesim per ne) Subhanallah.

Pejgamberi s.a.v.s. beri vellazerimin mes muhaxhireve (emigrantet e Mekes) dhe ensareve (atyre te Medines). Ai u vellazerua me Aliun r.a. (Aliu ishte djali i xhaxhait te Pejgamberit- xhaxhai Ebi Talibi). Ne kete periudhe, Muhammedi s.a.v.s. u martua me Aishen (vajzen e Ebu Bekrit) r.a., ndersa as'habe me autoritet erdhen te Pejgamberi s.a.v.s. dhe kekruan doren e Fatimes r.a., sepse ne Meke nguronin ta benin kete, duke ditur se per te kishte nevoje Pejgamberi s.a.v.s. ne misionin e tij. Ibn Sadi tregon se edhe Ebu Bekri dhe Omeri erdhen me kete qellim te Pejgamberi s.a.v.s., por ai ne menyren me te mire i refuzoi -(Tabekat, 8/11). Pastaj erdhi Aliu r.a. dhe Pejgamberi s.a.v.s. e fejoi me te dhe me pas i martoi.

Aliu r.a. tregon se kur u nis per te Pejgamberi s.a.v.s. iu kujtua se nuk ka asgje nga pasuria, por prap mblodhi fuqi dhe kerkoi doren e Fatimes. Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti:

- "A ke dicka nga pasuria?".
- "Jo, o i Derguar i Allahut!"- u pergjigj Aliu.
- "Ku e ke ate mburojen e gjate qe ta pata dhene?" -e pyeti Pejgamberi s.a.v.s.
- "Te une eshte, o i Derguar i Allahut"-u pergjigj Aliu r.a.
- "Jepja asaj!"- i tha Pejgamberi s.a.v.s.
Aliu menjehere shkoi dhe e mori mburojen dhe e solli te Pejgamberi s.a.v.s., e ai urdheroi te shkoje dhe ta shese per t'i mbuluar shpenzimet e dasmes. Mburojen e bleu Othman ibn Afani r.a. per 470 dirheme. Keto te holla Aliu i solli te Pejgamberi s.a.v.s. e ai nje pjese ai dha Bilalit r.a. dhe e dergoi te bleje disa parfume. Pjesen tjeter ia dha Umu Selemes r.a. per te blere pergatitje per nusen. Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. i thirri as'habet dhe shpalli fejesen e Aliut r.a. me bijen e tij Fatimen r.a. me meher (dhurate) prej 400 monedha argjendi. Fejesa mbaroi me te uruarit e te fejuarve dhe lutje Allahut t'u jep pasardhes te ndershem dhe te mire. As'habet pastaj u sherbyen me hurma.

Pejgamberi s.a.v.s. urdheroi Umu Selemen r.a. t'ua pergatise shtepine e Ali ibn ebi Talibit r.a. dhe kerkoi nga ata qe ta presin atje. Pas namazit te jacise shkoi deri te ata dhe kerkoi uje,mori abdest dhe i lagu me te dhe lexoi: neselihima2-"O Allahu im, jep bereket (begati) ne vete ata dhe ne pasardhesit e tyre!".

Muslimanet ishin te gezuar per kete fejese dhe dasem.

Aliu ishte djalosh trim te cilin e edukuan Pejgamberi s.a.v.s. dhe gruaja e tij Hatixhja, e si te mos jene te gjithe te gezuar per martesen e tyre? Fatimja u martua me njeriun me iman (besim) me te forte, dituri te madhe, ahlak (sjellje) te mire, personalitet te fuqishem... A e dini se cfare ishin petkat (rrobat) e marteses se gruas me autoritative dhe bijes se Pejgamberit s.a.v.s.?! Kur erdhen petkat (rrobat) e saja te marteses, ishin nje pale prej mendafshi(fustan), nje jastek nga lekura i mbushur me fije te pallmes, nje ene per uje dhe dy pjata!

Erdhi Hamza,xhaxhai i Pejgamberit s.a.v.s. me dy desh dhe i preu per t'i gostitur njerezit ne Medine. Xhabir ibn Abdullahu me vone tregon: "Mora pjese ne dasmen e Aliut dhe nuk kam pare gje me te bukur. Shtepia ishte e parfymosur, na gostiten me hurma dhe rrush te thate, ndersa shtrati i tyre ate nate ishte nga lekura e qengjit".

Ne shtepine e Aliut u bashkuan dy Fatime, nena e Aliut r.a., besimtare e ndershme dhe muhashire (emigrante) dhe bashkeshorjta Fatimja r.a. Aliu qe nga dita e pare u paraqit drejte ndaj te emes dhe bashkeshortes se tij, keshtuqe ne nje rast i tha nenes se tij te ndershme: "Mjafton qe Fatimja te punoje jashte e t'i brenda ne shtepi....". ( Vertete njeriu i drejte vepron ne menyre te drejte, pikerisht mes vjehrres dhe nuses, dhe nga y shembull kemi mesim) Mashallah.

Njoftim te shkurter; -siperpermendem qe Othmani bleu mburojen e Aliut per t'i mbuluar shpenzimet e ceremonise. Pasi qe bleu Othmani nga Aliu kete mburoje, pas dasmes ai (Othmani) ia dergoi Aliut dhe prap ia dhuroi .

-Aliu u martua me Fatimen pas betejes se Bedrit, vitin e dyte te Hixhrit.


PASARDHES FISNIK-NENA E DJALOSHIT TE SHQUAR TE XHENETIT

Nuk kaloi as nje vit i plote e gezimi i Fatimes,Aliut,Pejgamberit dhe gjithe muslimaneve u rrit edhe me shume. Fatimja lindi Hasanin e Pejgamberit s.a.v.s., djalin e Aliut. Ishte viti i trete sipas Hixhrit. Pejgamberi s.a.v.s. i lexoi ezanin (thirrjen islame) ne vesh dhe e emertoi Hasan ( i bukur). Per te ndau edhe sadaka (lemoshe) ne argjend aq sa kishte floke (i peshoi) me te cilat kishte lindur foshnja. Nga ai moment i madh ne jeten e Fatimes nuk kaloi as nje vit i plote e ajo lindi edhe djalin e dyte, ne muajin Sha'ban, vitin e katert te Hixhretit (shpernguljes). Dy djemte e saj dhe te Aliut, Pejgamberi s.a.v.s. i donte shume dhe me gjithe zemer. Dashuria e tij ndaj tyre u be shembull.

Kur zbriti ajeti: "Allahu ka per qellim qe nga ju o familje e shtepise (se Pejgamberit) te largoje ndytesine e mekateve dhe t'ju pastroje deri ne skaj" (Ahzab,33). Pejgamberi s.a.v.s. ishte tek Umu Selem r.a. (gruaja e tij) dhe dergoi Aliun ta therret Fatimen, Hasanin dhe Husejnin. Pasi erdhe Fatimja dhe dy bijte Hasan dhe Husejni, Pejgamberi s.a.v.s. i mbuloi me pelerine dhe tha: "O Allahu im, kjo eshte familja ime! O Allahu im, largoi nga ata mekatet dhe pastroi deri ne skaj!". Keto fjale i perseriti tre here pastaj tha: "O Allahu im, bekoje familjen e Muhammedit, sic e bekove familjen e Ibrahimit. Ti me te vertete je i Lavderuar dhe i Falenderuar!". Lutjet e Pejgamberit s.a.v.s. pranohen. Edhe me rastin e cekur lutja e tij u pranua. Fatimja vitin e peste te Hixhretit lindi nje vajze te ciles Pejgamberi s.a.v.s. ia la emrin Zejneb, si kujtese ne tezen e saj,motren e Fatimes, Zejneben. Dy vjet pas lindjes se Zejnebes, lindi edhe nje vajze te ciles Pejgamberi s.a.v.s. ia la emrin Umu Kulthum, ne ndere te tezes se saj Umu Kulthumit e cila ishte e martuar per Othman ibn Afanin r.a.

Fatimja r.a. ishte e nderuar me ate se me pasardhesit e saj u vazhduan pasardhesit e Pejgamberit s.a.v.s., e nuk u vazhduan nepermjet Umu Kulthumit dhe Rukajes. As grate e tij te ndershme- nenat e besimtareve nuk paten femije me te (dmth grate e pejgamberit). Poashtu, eshte me rendesi te dihet se Fatimja ka jetuar jete me te varfer nga bijat tjera te Pejgamberit me Aliun r.a., i cili ishte i preokupuar me lufte, e nuk kishte shume kohe t'i kushtohet pasurise materiale si dhe nuk kishte edhe trashegimi ne te cilen do te kenaqej familja e tij. Pas gjithe lufterave dhe veshtiresive ajo e priste me buzeqeshje te ngrohte qe ia largonte nga ai lodhjen, pikellimin dhe dhimbjen.


SJELLJA E PEJGAMBERIT s.a.v.s. NDAJ FATIMES

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "Grate me te mira jane Merjemi (nena e Isait), Asija (gruaja e faraonit, Hatixhja bija e Huvejlidit dhe Fatimja". (Sireju a'lami nubela I/117).

Dashura e Pejgamberit s.a.v.s. ndaj Fatimes ishte aq e madhe saqe kur kthehej nga udhetimi, se pari shkonte ne mesxhid (falltore) dhe i falte dy rekate (namaz), pastaj shkonte te Fatimja dhe ne fund shkonte te grate e tij.

Aisheja r.a. duke treguar per dashurine e Pejgamberit s.a.v.s. ndaj Fatimes thote: "Nuk kam pare njeri te i perngjet me shume ne te folurit e Pejgamberit s.a.v.s. sesa Fatimja. Kur hynte te ai ngritej dhe e priste, e puthte dhe i deshironte mireseardhje. Keshtu bente edhe ajo kur e vizitonte ai".

Ne nje rast Pejgamberi s.a.v.s. nga mimberi (vendi i caktuar ne falltore per fjalim (hutbe), dhe tha: "Fatmija eshte pjese e imja e kush e hidheron, me ka hidheruar mua....", kurse ne rivajetin tjeter qendron se ka thene: "Me te vertete Fatimja eshte pjese e imja, me gezon ajo qe e gezon ate,kurse me shqeteson ajo qe e shqeteson ate". (Buhariu,kapitulli mbi vleren e as'habeve, vlera e Fatimes 4/219 dhe Muslimi 2449). Kete Pejgamberi s.a.v.s. e tha kur njerezit nga fisi Hixham ibn Mugire kerkonin nga i Derguari s.a.v.s. qe Aliu te martohet me bijen e Ebu Lehebit (armikun e te derguarit). Pejgamberi s.a.v.s. hipi ne mimber dhe tha: "Me erdhen njerezit nga fisi Ibn Hixham ibn Mugire dhe kerkuan qe t'u lejoj fejesen e Aliut me bijen e Ebu Xhehlit, e une kete nuk e lejoj, dhe prap nuk e lejoj,dhe nuk e lejoj,pos, nese Aliu don te shkurorezohet nga bija ime e te martohet me bijen e tyre. Fatimja eshte pjese e imja, me mundon ajo qe e mundon ate dhe me ofendon ajo qe e ofendon ate. Kam frike qe mos ta demtojme fene e saj, e une me kete nuk e ndaloj te lejuaren e as qe e lejoj te ndaluren. Pasha Allahun, asnjehere ne nje shtepi nuk do te bashkohen bija e Pejgamberit te Allahut dhe bija e armikut te Allahut!". (Grate besimdrejte,40).

Edhe pse kishte dashuri aq te madhe ndaj Fatimes dhe tjereve me te, Pejgamberi s.a.v.s. na ka sqaruar edhe vleren e veprave, punet per Diten e Gjykimit dhe friken ndaj Allahut. Ne nje rast Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "O bashkesi e kurejshiteve, ruani shpirterat tuaj, une nuk mund te ju mbroj nga Allahu! O ti...., o ti...., oj Fatime bija e Muhammedit kerko nga une c'te duash e nga pasuria ime, por une nuk mund te te ndihmoj asgje para Allahut", Ne rivajetin tjeter qendron: "Oj Fatime, ruaju nga zjarri, sepse une nuk mund te prokuroj as dem e as dobi nga Allahu....". (Buhariu, tefsiri i sures Shuara, Muslimi nr i hadithit 206).

Prej Sevbanit r.a. transmetohet se ka thene: "Ne nje rast Pejgamberi s.a.v.s. hyri te Fatimja e une isha me te. Ajo e keputi nje qafore te arit nga dera dhe tha: "Kete ma dhuroi Ebul-Hasani". Ndersa Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Oj Fatime, a do te ishe e kenaqur qe njerezit te thone: Ja Fatimja, bija e Pejgamberit, e ne dore ka qaforen nga zjarri!", dhe e qortoi ashper dhe doli e nuk u ul te ajo. Fatimja e mori qaforen dhe e shiti. Me vleren e saj bleu nje robereshe dhe e liroi. Ky lajm i erdhi Pejgamberit s.a.v.s. e ai tha: "Falenderimi i takon Allahut qe e shpetoi Fatimen nga zjarri!".

Dashuria e madhe e Pejgamberit s.a.v.s. ndaj Fatimes nuk e pengonte ta qortoje kur kishte nevoje ta korigjoje. Pejgamberi s.a.v.s. duke treguar shembullin per domosdoshmerine e aplikimit te denimit me prerjen e dores ka thene: "Pasha Allahun, sikur Fatimja bija e Muhammedit te kishte vjedhur, do t'ia kisha prere doren!". Kete Pejgamberi s.a.v.s. e tha kur nje grua e pasur autoritative nga fisi Mahzun vodhi dic, e fisi i saj kerkoi nepermjet Usame ibn Zejdit te cilin Pejgamberi s.a.v.s. e donte shume, te ndermjetesoje te Pejgamberi qe te mos t'ia presin doren. Pas ketij rasti Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Pasha Allahun, sikur Fatimja e bija e Muhammedit te vidhte, do t'ia preja doren..." (Buhariu,8/16, Muslimi, 1668). As'habet dinin per dashurine e madhe qe kishte Pejgamberi s.a.v.s. ndaj Fatimes, ndersa disa ravinje shtojne ne transmetimet e tyre: "E Fatimja ishte bija me e vogel e Pejgamberit s.a.v.s. dhe me se shumti e donte". Dashuria e madhe ndaj saj nuk e zvogelonte dashurine ndaj motrave te saja. E si mos ta dallonte dhe donte, kur ajo i bashkangjitej cdohere kur ai luftonte, kur ai therrise ne Islam edhe ajo therriste me te, kur mushriket (femohuesit) i shkaktonin dhimbje ajo e mbronte sa kishte mundesi.


JETA NE VARFERI

Sic permendem me pare Aliu r.a. ishte i varfer. Nuk trashegoi pasuri nga babai i tij, sepse besimtareve u eshte e ndaluar te trashegojne nga mosbesimtaret. Me vone, ne Medine, Aliu ishte prej luftetareve te pare ne rruge te Allahut. Ne kohe te lire i kushtohej punes per ta ushqyer familjen me furnizim hallall. Punonte pune te ndryshme. Dinte te fitoje duke nxjerre uje nga bunari, per cdo kove qe e nxirrte nga bunari fitonte nga nje hurme. (Aliu ndonjehere punonte te muslimanet e pasur, ndonjehere te cifutet e ndonjehere te grate e veja. Shkurt nuk i pengonte asnje pune te punoje per te fituar te holla hallall). Fatimja i ndante shume punet me te. Ajo kujdesej per ujin, bluarjen e grurit, pergatitjen e ushqimit, pastertine.....

Ne nje rast Aliu r.a. pa se Fatimja ishte lodhur nga punet dhe pasi qe ajo iu ankua per kete, ai i tha: "Oj Fatime, je lodhur shume e per kete ndjej rendesi ne gjoks. Shko te Pejgamberi. Kane ardhur disa roberesha, mere nje te te ndihmoje dhe te te sherbeje!". Ajo tha: "Ashtu? Do te bej, nese don Allahu!". Shkoi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe iu ankua per gjendjen e rende te tyre. Por, Pejgamberi nuk ua plotesoi nevojen e tyre per shkak te nevojes se madhe qe kishin muslimanet e varfer (Ehli-Sufa)...Pasi qe i refuzoi ne menyren me te mire, Pejgamberi s.a.v.s. shkoi ne shtepine e tyre (Fatimes) dhe iu tha: "A doni tu udhezoj ne nje gje qe eshte me e mire se te keni sherbetore? Kur te shtriheni ne shtrat thuani tridhjete e tri here SUBHANALLAH, tridhjete e tri here ELHAMDULILAH, dhe tridhjete e tri here ALLAHU EKBER".

Thote Aliu r.a.: "Asnjehere nuk e kam len kete pasi qe e degjova nga Pejgamberi s.a.v.s.".

Ne kete shembull shohim si Pejgamberi s.a.v.s. i keshilloi qe sa me shpesh te permendin Allahun, sepse permendja e Allahut qeteson zemren, e zemra e qete ngadale i afrohet te Madheruarit duke fituar pasuri te vertete.

Aliu r.a. dhe Fatimja r.a. jane nga ciftet me te mira bashkeshortore qe jane paraqitur ne siperfaqen e Tokes, por edhe mes tyre ndonjehere eshte paraqitur ajo qe ndodh mes bashkeshorteve (dmth mosmarreveshje). Aliu r.a. ishte i ashper, i kalitur ne lufte, ndersa Fatimja ishte lule e bute dhe durimtare....Por, edhe mes tyre ndonjehere ndodhte ndonje mosmarreveshje. Kur degjonte Pejgamberi s.a.v.s. ai buzeqeshej. Asnjehere nuk ia mbante anen bijes se tij, por "gjykonte drejt mes tyre dhe ishte sherues i urte".

Buhariu transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. nje here erdhi te Fatimja dhe e pyeti per Aliun:

- "Ku e ke burrin?".
- " U fjalosem (grindem) pak, e doli dhe nuk u kthye" - u pergjigj Fatimja. Pejgamberi s.a.v.s. dergoi nje as'hab (shoke te tij) qe ta kerkoj. Ai se shpejti u kthye dhe tha: "O i Derguar i Allahut, ja ku eshte ne xhami!". Pejgamberi s.a.v.s. shkoi te ai dhe e gjeti duke fjetur. Pelerina i kishte rene nga trupi tij, dhe i kishte rene pluhur mbi te. Pejgamberi s.a.v.s. shkundi pluhurin nga ai dhe e thirri:

"Cohu ti mbi te cilin ka rene pluhuri (Ebu Turab)". Kete e perseriti dy here pas se ciles Aliu u ngrit dhe u kthye ne shtepi te familjes. ( Kete rast Pejgamberi s.a.v.s. e thirri Ebu Turab, e Aliu r.a. kete llagap e donte shume. (Shiko: "Halifet e drejte", fq. 65 me gjere per Aliun r.a. ne kete liber).


PARALAJMERIMET E SEMUNDJES

Fatimja r.a. ishte shume e sprovuar. Shume heret i vdic nena, pastaj motra Rukaja, pastaj vitin e tete te Hixhrit motra Zejnebja, e vitin e nente ishte deshmitare e vdekejs se motres se saj Umu Kulthum. Te gjithe vdicen relativisht te reja. Fatimja, pos kesaj, pjesen me te madhe te jetes se saj e kaloi ne varferi dhe skamje, duke jetuar me burrin e saj, Ali bin ebi Talibi r.a. E gjithe kjo nuk e shqetesoi, nuk e hodhi ne deshperim. E si do ta deshperonte, kur ajo ishte bija dhe gruaja te cilen e kishin edukuar robi me i zgjedhur i Allahut dhe Pejgamberi i Tij i fundit i gjinise njerezore. Pas Haxhit Lamtumires, kur Pejgamberi s.a.v.s. ua sqaroi njerezve Islamin dhe posacerisht i theksoi gjerat nepermjet te cileve njerezit lehte kalojne e qe duhet t'u permbahen, pra, kur u plotesua feja e Allahut, Pejgamberi s.a.v.s. u semure. Fatimja r.a. per cdo dite e vizitonte. Ai ne ate moment ndodhej te Aisheja r.a. e ai e priti me fjalet: "Mire se erdhe oj bija ime!". Pastaj e puthi dhe e uli prane tij. Ne nje rast e beri gjithe kete pastaj i pershperiti e qajo shume qau. Kur pa se ajo shume u merzit, prap dic i pershperiti e ajo u buzeqesh. "Une i thashe"-tregon Aishja r.a.: "Pejgamberi s.a.v.s. te nderoi mbi te gjitha grate tjera duke te pershperitur e ti po qane!". Kur u ngrit Pejgameri s.a.v.s. une i thashe: "C'te tha Pejgamberi s.a.v.s.?". Ajo me tha (Fatimja): "Nuk do ta zbuloje fshehtesine e Pejgamberit s.a.v.s.!. Pasi qe nderroi jete Pejgamberi s.a.v.s. , Aisheja r.a. i tha Fatimes r.a.: "Te obligoj me te drejten time qe e kam te ti te me tregosh se c'te tha Pejgamberi s.a.v.s.?". Fatimja r.a. tha: "Mire, tani do te tregoj. Kur me pershperiti heren e pare me tregoi se Xhibrili per cdo vit i ka ardhur nga nje here ta degjoje Kur'anin. "Kete vit me ka degjuar dy here, e une mendoj se casti i vdekjes me eshte afruar. Pra, ki frike Allahun dhe ben durim, sepse une per ty kam qene prind i shkelqyer". Une fillova te qaj, gje qe edhe ti e pe, pasi qe e pa deshperimin dhe dhimbjen time, heren e dyte me pershepriti: "Oj Fatime, a nuk je e kenaqur qe te jesh e para ne mesin e grave nga banoret e Xhenetit, te jeshe e para qe do te me bashkangjitesh nga familja ime?"- e me kete une buzeqesha. (Buhariu, kapitulli mbi semundjen dhe vdekjen e Pejgamberit s.a.v.s., 5/137, Muslimi 2450).

Semundja e Pejgamberit s.v.s. per cdo dite keqesohej, e Fatimja kohen e kalonte prane tij duke e sherbyer. Ishte durimtare ne caktimin e Allahut. Nje dite Pejgamebri s.a.v.s. i tha: "Pas kesaj dite babai yt nuk do te ndjeje kurrfare dhimbje", e ajo iu pergjigj: "Te gjitha dhimbjet tuaja jane te miat....".

Dhe me te vertete Pejgamberi s.a.v.s. u shperngul te Allahu i Madheruar (ndrroi jete). Fatimja ne ate moment foli nepermjet vargjeve duke qajtur:

"O babai im, iu pergjigje thirrjes se Zotit tend!
O babai im, vendqendrimi yt eshte Xheneti Firdeus!
O babai im, e lajmerojme Xhibrilin per vdekjen tende!"
(Thuhet se keto dhe disa vargje tjera i ka thene Fatimja nga dhimbja kur u shperngul ne ahiret Pejgamberi s.a.v.s. dhe pas varrosjes se tij ne dhomen e Aishes r.a. [shiko: "El-'Ikdul-Ferid" nga Ebu Omer Ahmed ibn Muhamed ibn Rabijih el-Endalusi 3/237).

Pasi qe e lane Pejgamberin s.a.v.s., Fatimja e pyeti Enesin r.a.: "O Enes, si kishit durim te hedhni dhe mbi trupin e Pejgamberit?!". (Buhariu,ibid, 5/137). Fatimja qau si dhe gjithe muslimanet,por, ne mend i kishin fjalet e Allahut subhanehu ve teala:

"Muhammedi nuk eshte tjeter vetem se i derguar. Edhe perpara tij pati te derguar (qe vdicen ose u vrane). E nese ai vdes ose mbytet, a do te ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo qe kthehet prapa, ai nuk i ben dem Allahut aspak, kurse Allahu do t'i shperbleje mirenjohesit. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai eshte shenim i afatit te caktuar". (Ali Imran, 144, 145).

"Ne, asnje njeri para teje (Muhammed) nuk i dhame jete te perhershme, e nese ti vdes, a mos do te mbesin ata pergjithmone?". (El- Enbija,34).

Kur Pejgamberi s.a.v.s. u shperngul ne ahiret(perjetesi), Fatimja r.a. mendonte se ajo eshte njera nga trashegimtaret e tij dhe shkoi te Ebu Bekri r.a. per te kerkuar trashegimine e saj. Ai i tregoi se ka degjuar Pejgamberin s.a.v.s. se ka thene: "Ne nuk trashegohemi". Kjo i erdhi rende, sepse deri atehere nuk kishte degjuar per kete hadith, e u zemerua ne Ebu Bekrin r.a.

Transmeton Ismail ibn ebi Halidi nga Sha'biu se Ebu Bekri r.a. kur u semur Fatimja r.a. i erdhi dhe kekroi leje qe te hyje. Aliu r.a. e pyeti: "Eshte Ebu Bekri, kerkon leje qe te hyje?". "A deshiron t'i lejoj?". "Po"- u pergjigj Fatimja. Fatimja e dinte sunnetin (udhezimin) E Pejgamberit s.a.v.s. se ne shtepi hyhet vetem me iznin (lejen ) e burrit. Ebu Bekri foli me te dhe ajo ia beri hallall atij si dhe ai asaj. (Sijer,2/121).

Dhe me te vertete, nga vdekja e Pejgamberit s.a.v.s. nuk kaluan as gjashte muaj e paralajmerimi i tij u realizua, Fatimja r.a. u semure dhe u shperngul ne ahiret (nderroi jete). Ishte e para nga familja e tij e cila iu bashkangjit ne Berzah (Jetes ne varr). Ishte e marte, diten e trete te Ramazanit, vitin e 11-te sipas Hixhretit. Atehere ishte 27-te vjecare. Gusell (larjen e kufomes) i dha Aisheja r.a. dhe gruaja e Ebu Bekrit r.a., Esma bint Umejs r.a. ( Shezeretudh-Dheheb, I/15).

Burri i saj Aliu, pasi qe ia fali xhenazen, e varrosi ne Bekij, varrezat e Medines. Aliu r.a. pasi qe leshoi trupin e saj ne dhe dhe e mbuloi, ne vargje i pikelluar tha:

" Secilet dy shoke te pandare do te ndahen
dhe cdo gje pos vdekjes ka jete te shkurte
e humbjet e mia njera pas tjetres
kjo eshte argument- se eshte shoqeria e dynjase, nuk eshte pergjithmone!"
( Me keto vargje Aliu r.a. ka menduar per humbjen e Pejgamberit s.a.v.s. e pastaj per bijen e tij, gruan e vet).

Fatimja r.a. numerohet nga transmetuesit e haditheve te Pejgamberit s.a.v.s.

Nga Fatimja r.a. transmetohet se babai i saj ka thene: "Diten e Xhuma (premte) eshte nje cast i cili, nese muslimani e qellon (takon) duke lutur Allahun per mire, (lutja) do t'i pranohet". Fatimja r.a. pyeti: "O i Derguar i Allahut, cili eshte casti?" Pejgamberi s.a.v.s. i thote: "Kur dielli kalon gjysmen e rruges kah perendimi". Prej atehere Fatimja r.a. i keshillonte besimtaret qe diten e Xhuma sa me shume t'i perkushtohen lutjes, deri sa te perendoje dielli. (Tarihu Vasit I/106).

Gjate jetes se saj Aliu r.a. nuk u martua me tjera gra, (Bidaje ve nihaje 7/332)., edhe pse me vone u martua me shume gra dhe pati shume femije, asnjehere nuk e harroi dhe shpeshhere e kujtonte. Njehere nje njeriu i rrefente: "O Iben A'bed, a don te te tregoj dic per mua dhe Fatimen. Ajo ishte bija e Pejgamberit s.a.v.s. dhe krijesa me e dashur e tij, ndersa ajo ishte gruaja ime. Bluante ne mulli derisa nuk i demtoheshin duart . Ujin e mbante ne ene derisa nuk e lendonte gjoksin dhe qafen. Shtepine e pastronte ashtu qe duke e pastruar pluhuroste robet e saj. E ndizte zjarrin ne kazan, duke i perlyer rrobet e saj". (Grate besimdrejte, fq. 39).

Prej Xhumej ibn Umerj et-Temimit transmetohet se ka thene: "Hyra me tezen time te Aishja r.a. dhe eshte pyetur: "Cili ishte njeriu me i dashur i Pejgamberit s.a.v.s.?" Ajo tha: "Fatimja!". "E prej burrave?". "burri i saj Aliu, te cilin e njoh si njeri te perqendruar ne devotshmeri". (ve huve sunenu Tirmidhiu, nr. 3874).

Allahu e meshirofte Fatime ez-Zehren, e cila ishte dhe mbeti shembull per grate besimdrejte per te gjitha koherat! Ishte shembull e gruas durimtare ne te gjitha musibetet (fatkeqesit) e kesaj dynjaje dhe sprovave, shembull e besimtares se forte, e kalitur me iman (besim) ne Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Ajo eshte e para ne mesin e grave ne kete dynja dhe ahiret, bija e Pejgamberit te Allahut s.a.v.s., nena e shehideve, Hasanit dhe Husejnit, gruaja e mushahidit te madh te ketij umeti (populli), Aliu (radijallahu anhu-Allahu qofte i kenaqur me te).

Ishte shembull e mu'mines (besimtares) e cila mbante lidhjet farefisnore dhe fqinjesore.

Lusim Allahun qe te na beje prej atyre qe do te ecin rruges se vertete, rruges se ciles eci Fatimja ( radijallahu anha_Allahu qofte e kenaqur me te), dhe te na ringjalle ne Diten e Gjykimit ne shoqerine e besimtareve te sinqerte. Allahu e pergezofte me te mirat e Xhenetit!

Uroj qe ky mund i imi te jet ne dobine e juve bashkebisedues te nderuar dhe lus Allahun te e shperblej autorin ne fjale per kontribuotin e tij, qe na mundesoi kete burim t'a kemi ne duar tona dhe te perfitojme, inshallah (me lejen e Allahut). Ishte knaqesi e vecante te e postoja dhe t'a beja te njohur dhe ne zemrat e juaja shembelltyren e edukatorit suprem te mbarenjerezimit. Falenderimi i qofte Allahut qe m'a mundesoj t'a perfundoj. Allahu meshirofte te Derguarin tone, familjen e tij te ndershme, shoket e tij te nderuar dhe besnik dhe gjithe pasuesit e tij deri ne Diten e Ringjalljes. Amin.

Senada
22-01-06, 04:36
10 keshilla dhe porosi!

1). Fatimja eshte bija me e zgjedhur e Pejgamberit s.a.v.s. Ajo eshte e vetmja qe e mbijetoi babain e saj dhe e vetmja qe transmetoi hadithe prej tij. Ajo me se gjati qendroi me Pejgamberin s.a.v.s. si ne mundimet gjate davetit (thirrjes islame) ne Meke poashtu edhe gjate perhapjes se Islamit ne Medine dhe gjate ndodhive vendimtare.

2). Islami lejoi qe femijet dhe te rriturit te emertohen me llagape te mira, ndersa e ndalon emertimin me llagape te keqija. (llagape-nofka).

3). Secila vajze ka te drejte te vendose ne zgjedhjen e bashkeshortit dhe per jeten bashkeshortore, gruaja ka te drejta dhe te drejtat e saj nuk guxon te neperkemben.

4). Islami nxit lehtesimet e fillimit te jetes bashkeshortore gjithe atyre qe kane mundesi per kete. Islami preferon qe te gjitha shpenzimet para marteses te jene minimale qe sa me shpejte te vendoset harmonia ne mesin e ciftit bashkeshortor. Poashtu preferohet qe mehri (dhurata qe i ipet gruas) te jete sa me i vogel dhe i kapshem per ata qe dojne te martohen.

5). Islami potencon rendesine e kontinuitetit te jetes bashkeshortore, por lejon nderprerjen e saj nese eshte e nevojshme. Qe jeta bashkeshortore te jete e frytshme duhet burri dhe gruaja te japin kontributin e tyre.

6) Islami lejon pligamine dhe bigamine nese per kete ka nevoje reale dhe objektive ne shoqerine apo te individi.

7). Modestia eshte virtyt i posacem i cdo individi e posacerisht ky virtyt eshte i rendesishem te vajzat (grate). Me modesti gruaja e lehteson jeten bashkeshortore dhe i jep vetembeshtjetje dhe lehtesim burrit te saj.

8). Mirekuptimi bashkeshortor rritet kur per kete mundohen burri dhe gruaja se bashku, i ndajne obligimet dhe detyrat. Thirrja ne te drejta sigurisht nuk do ta shtoje dashurine dhe mirekuptimin, ndersa ne disa raste duhet te kalohet mbi disa imtesira.

9). Islami nxit prinderit dhe femijet qe cdo here njeri ndaj tjetrit te sillen ne menyre te mire.

10). Ndonjehere ne mesin e muslimaneve mund te vij deri tek mosmarreveshjet, por gjithe keto duhet te zgjidhen ne menyren me te mire.

Ma beni hallall nese kam len pa perkthim ndonje term arab.

Es-selamu alejkum.