PDA

View Full Version : Lajme te shpejta!


Murgesha
21-01-06, 20:18
Qytetaret e Prishtines po bajne homazhe per Dr. Rugoven para Teatrit Kombetar.

Lajmerohet se edhe ne te gjitha qytet tjera ne Kosove po bahen homazhe me qirinj.

Dilaver
21-01-06, 20:21
http://www.kosovapress.com/foto/qirnjeteperrugoven.jpg

Prishtinė, 21 janar 2006 (Kosovapress) Time: 19 : 40

Nė shenjė nderimi pėr jetėn dhe veprėn e kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova, disa qindra qytetarė para teatrit Kombėtar nė Prishtinė po ndezin qirinj.

Psikologu
21-01-06, 20:26
Ne komunen e Klines ne sheshin Nenė Tereza po behet homazh me rastin e vdekjes sė Kryetarit tė Kosves dr:Ibrahim Rugova, ku ėshtė vendosur fotografija e presidentit dhe janė dhezur qirinjė tė shumtė.
Nga Klina njoftohemi se kryetari i kesaj komune zoteriu Ramė Manaj mbajti njė fjalim ku me ketė rast i shprehi ngushllimet familjes sė Kryetarit Rugova dhe popullit shqiptarė.

MemphiSx
21-01-06, 20:58
Edhe ne Komunen e Gjakoves,me organizim te FR te LDK-se u organizua ndezja e qirinjeve ne sheshin Nenė Tereza.
Qytetaret e Gjakoves me mjaft dhimbje e priten lajmin per vdekjen e Presidentit Rugova.
Pritje te shumta nga qytetaret e Gjakoves po bėhen edhe ne zyret e LDK-se ne Gjakove.

Barb|Ka
22-01-06, 00:38
Edhe ne Prishtine po solidarizohen shume....Qytetare po dhezin qirinj dhe po luten per Fatin ton....
I qoft i lehte dheu zoteri Ibrahin rugoves....

E gjith Kosova eshte me ty!!!

doGzona
22-01-06, 01:07
Qytetarėt e Tiranės ndezin qirinj nė sheshin Skėnderbej

Tiranė, 21 janar - Qytetarėt e Tiranės, kanė fiulluar sot pasdite homazhet nė nderim tė Presidentit Ibrahim Rugova.
Prej orės 16.00 banorė tė kryeqytetit kanė ndezur qirinj nė sheshin Skėndėrbej, pėrballė monumentit tė heroit Kombėtar “Gjergj Kastriot Skėndėrbeu”.
Parlamenti Rinor ftoi tė gjithė qytetarėt e Tiranės tė ndezin qirinj nė homazh tė Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot nė mesditė.

Murgesha
22-01-06, 15:03
<<Libri i Pikėllimit>>

http://www.ibrahimrugova.org/

Dilaver
22-01-06, 15:52
Forumi i Rinisė i LDK sė pėr Presidentin Rugova do tė vazhdojė me ndezjen e qirinjve nė tė gjitha qendrat e Kosovės

Prishtinė, 22 janar - Forumi i Rinisė i LDK sė nė njė takim konsultativ ka vendosur qė nė shenjė nderimi dhe respekti pėr Presidentin Rugova tė vazhdojė me ndezjen e qirinjve nė sheshe apo nėpėr shtėpi nė tė gjitha qendrat e Kosovės prej orės 19.00 - 19.30, deri mė datėn 25.01.2006.
Nė Prishtinė ndezja e qirinjve do tė bėhet para Teatrit Kombėtar.





<<Libri i Pikėllimit>>

http://www.ibrahimrugova.org/

Psikologu
22-01-06, 20:13
Nga Durresi informohemi se ne ketė qytet jan dhezur qirinjet e shumtė ne perkujtimin dhe nderimin e presidentit tė Kosoves Dr:Ibrahim Rugova.
Burimet na informojnė se numri i njerezve ne keto qaste sa vjen dhe rritet shumė e mė shumė.

Psikologu
22-01-06, 20:28
Nga Tirana lajmerohemi se ne sheshin Skenderbeu janė mbledhur shumė qytetar tė cilet perpos ndezjes sė qirinjeve kan vendosur edhe njė fotografi tė presidentit tė Kosoves Dr:Ibrahim Rugova.
Burimet na infromojnė se numri i qytetarve tė cilet vijnė pėr ti berė nderim personalitetit tė presidentit tė Kosoves Dr:Ibrahim Rugova ėshtė vetem duke u shtruar nga qasti ne qast.

Murgesha
22-01-06, 21:21
http://www.trepca.net/2006/foto/presidenti_homazh.jpg

Prishtinė, 22 janar 2006 /TN /QIK - Dhjetėra mijėra qytetarė, nga tė gjitha anėt e Kosovės dhe nga viset tjera shqiptare, kanė shkuar nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės nė Velani, pėr t'i bėrė homazhe Presidentit Rugova dh epėr tė ndarė dhembjen e pikėllimin me familjarėt, tė afėrmit, miqtė e bashkėpunėtorėt e Presidentit Rugova.

http://www.trepca.net/2006/foto/060122homazh03.jpg

Sot madje nga Tirana kishte ardhur princi Leka I pėr tė shprehur respektin ndaj personalitetit tė Presidentit Rugova.

Tė gjithė pleq e tė rinj, burra dhe gra, qytetarė tė zakonshėm dhe drejtues e pėrfaqėsues tė institucioneve dhe tė asociacioneve tė ndryshme, tė heshtur, tė zymtė dhe me sy tė pėrlotur, kanė pritur nė radhė tė gjata pėr ta nderuar njeriun qė u shndėrrua nga njė udhėhqės shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės nė simbol tė idealit pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

http://www.trepca.net/2006/foto/060122homazh02.jpg

Tė gjithė e pėrjetuan humbjen e Presidentit Rugova si njė humbje tė madhe, tė pakompensueshme pėr Kosovėn.

"Humbje e madhe pėr Kosovėn", deklaroi njė plak qė kishte ardhur pėr tė shprehur dhembjen e tij pėr Presidentin Rugova.

"Ai ishte njeriu qė diti tė na ofrojė e tė na bashkojė, kur e kishim mė sė vėshtiri. Na la nė kohė tė vėshtirė", shtoi plaku, me lotė ndėr sy.

Rreshti i njerėzve qė duan ta shprehin dhembjen e pikėllimin pėr humbjen e Presidentit Rugova ėshtė shumė i gjatė.

Tė gjithė duan ta nderojnė njeriun qė sublimoi dhe artikuloi ėndrrėn dhe aspiratat e popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, pėr Plakun Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova.

http://www.trepca.net/2006/foto/060122homazh01.jpg

Murgesha
23-01-06, 14:48
http://www.trepca.net/2006/foto/060123homazhe_kuvend.jpg

Qytetarėt e Kosovės bėjnė homazh presidentit tė tyre.

Fshatari
23-01-06, 16:13
Agjensia e lajmeve Rojters njofton qė presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, nė testamentin e vetė ka kėrkuar tė varroset nė varrezat e martirve dhe deshmorve tė kombnit nė Prishtinė.
E lehtė i qoftė toka e bekuar e Kosovės !
Amen!

Fshatari
23-01-06, 16:20
Presidenti i parė i Kosovės tė lirė, Ibrahim Rugova, do tė pushojė pėrjetshėm nė varrezat e kombit pranė martirve dhe deshmorve tė Uēk-sė .
Ky ka qenė "amaneti" i presidentit para se tė ndahej nga kjo botė.

Bond
23-01-06, 20:33
Gjith ata qe deshirojn qe te japin komentet e tyre,ate munden ta bejne permes faqes se hapur vetem per ngushllime.

www.ibrahimrugova.net

Njekohsisht edhe Forumi Yne i Dardanis dergoi ngushllimet e saja Familjes Rugova dhe tere popullit Shqiptar.


www.ibrahimrugova.net

Dilaver
23-01-06, 21:03
Presidenti i parė i Kosovės tė lirė, Ibrahim Rugova, do tė pushojė pėrjetshėm nė varrezat e kombit pranė martirve dhe deshmorve tė Uēk-sė .
Ky ka qenė "amaneti" i presidentit para se tė ndahej nga kjo botė.


Varrimi i Rugovės do tė jetė kombėtar dhe shtetėror, thotė Hamiti


Prishtinė, 23 janar 2006 (Kosovapress) Time: 19 : 11

Naser Rugova, kėshilltar i kryeministrit dhe i afėrm i Ibrahim Rugovės, ka thėnė pėr Kosovapress se varrimi i kryetarit tė vendit do tė bėhet nė varrezat e dėshmorėve nė lagjen “Velania” tė Prishtinės. Roje nderi gjatė tėrė ditės ka bėrė Garda e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, ndėrkaq nė orėt e mbrėmjes rojė nderi janė duke bėrė pjesėtarėt e SHPK-sė.

Lona
24-01-06, 13:06
Kosova nuk dëshiron përfaqësues serbë në varrimin e Rugovës

Prishtinë, 24.11.2006, 12:40


Asnjë përfaqësues zyrtar i autoriteteve të Serbisë nuk do të jetë i mirëseardhur në varrimin e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Këtë, siç transmeton agjencia e lajmeve Makfaks, e shkruan sot shtypi në Prishtinë, duke iu referuar burimit anonim në Qeverinë e Kosovës.

Duke komentuar paralajmërimin e kryetarit serb Boris Tadiq për prani në varrimin, një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë se Kosova nuk dëshiron prani të Beogradit në lamtumirën e fundit të kryetarit të vet.

Shtypi në Prishtinë bën të ditur se Tadiqi ka kërkuar nga UNMIK-u që t`i mundësojë të enjten të marrë pjesë në varrimin e Rugovës, porse, administrata civile e Kosovës, tani për tani, nuk jep informata për kërkesën e kryetarit serb. /Makfaks/

Lona
24-01-06, 13:10
Shqipėria me njė delegacion 30 anėtarėsh nė varrimin e Rugovės

Tiranė, 09:20


Shqipėria nė varrimin e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, qė do tė mbahet tė enjten, do tė jetė e pranishme me njė delegacion 30 anėtarėsh, lajmėron korrespondenti i Makfaks-it nga Tirana.

Delegacionin do ta kryesojė kryetari i kėtij shteti Alfred Moisiu, ndėrsa nė tė do tė jenė edhe kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-kryeministri Fatos Nano, ish-kryetari Rexhep Mejdani, si dhe disa pėrfaqėsues tė partive politike tė kėtij vendi.

Kuvendi shqiptar mbrėmė mbajti seancė komemorative kushtuar kryetarit tė ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

Lona
24-01-06, 14:02
TMK-ja ka përgjegjësi të plotë për organizimin dhe mbarëvajtjen e ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të kryetarit Rugova, ua ka caktuar Trupave të Mbrojtjes së Kosovës për detyrë të bëjnë nderime gjatë homazheve dhe të përcjelljes së funeralit me nderime ceremoniale.

Nga data 23.01.2006, në orën 8.00 – Njësitë e nderit të TMK-së do të qëndrojnë pranë arkivolit të presidentit në Hollin e Kuvendit të Kosovës gjatë homazheve treditëshe Më 26 janar, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës kanë përgjegjësinë e plotë të përcjelljes së funeralit nga Kuvendi i Kosovës deri te Salla e Sportit “ 1 Tetori”, në Qendrën e Studentëve, ku do të bëhet ceremonia e fundit lamtumirës. Organizimi dhe mbarëvajtja e ceremonisë janë përgjegjësi e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.

Në përfundim të kësaj ceremonie TMK do të përcjellë me nderime arkivolin e presidentit deri në varreza dhe me rastin e lëshimit të trupit në varr do të përcillet me të shtëna nderi.

Për këtë ceremoni Komandanti i TMK-së ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë dhe angazhimin e të gjitha Zonave dhe Njësive Vartëse të TMK-së, thuhet në një kumtesë për media të nënshkruar nga Zëdhënësi i TMK-së, kolonel Shemsi Syla

Lona
24-01-06, 14:05
Rugova, Kosova me himn dhe flamur

Flamuri i Kosovės i ideuar nga Rugova, ka simbolet e Dardanisė antike, krahinė e Ilirisė sė lashtė.

Ky ėshtė flamuri qė ruan simbolin kombėtar shqiptar, shqiponjėn dykrerėshe, por nė njė fushė blu qė simbolizon shtetin e pavarur tė Kosovės. Kjo hyn nė ngjyrat e Bashkimit Evropian dhe paralajmėron edhe tė ardhmen e integrimeve euroatlantike tė Kosovės. Kryetari i shtetit e ideoi kėtė si flamur shtetėror tė Kosovės, por flamuri kombėtar mbetet ai qė ėshtė edhe pėr shqiptarėt e Kosovės.Himni i Kosovės ėshtė njė kėngė e vjetėr patriotike e ēetave kryengritėse tė vitit 1910 dhe paraqet luftėn, idealet dhe ėndrrėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr shtet, liri e pavarėsi. Ai ėshtė ndryshuar sė fundmi, po pėrsėri me idenė e Presidentit tė Kosovės.

/ 24 01 2006/V.H.

Urata
24-01-06, 22:08
Komuna e Prishtinės organizon transportin pėr qytetarėt
Prishtinė, 24 janar - Tė gjithė qytetarėt qė udhėtojnė me tren nė linjat Kaēanik Fushė Kosovė dhe Mitrovicė Fushė Kosovė, pėr t'i bėrė homazhe trupit tė pajetė tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, transporti i tyre i organizuar sot dhe nesėr do tė bėhet deri nė Prishtinė, mbrapa Pallatit tė Rinisė. Kjo marrėveshje ėshtė arritur sot, pas njė takimi tė drejtorit pėr Shėrbime Publike dhe Komunikacion nė Komunėn e Prishtinės, Avdurrahman Krasniqi dhe pėrfaqėsuesve tė Hekurudhave tė Kosovėsa. Transporti i qytetarėve qė udhėtojnė nė kėtė linja pėr homazhe, nė tė dy drejtimet do tė bėhet pa pagesė.
Ndėrkaq, pėr ditėn e varrimit mė 26 janar qytetarėt qė udhėtojnė nė kėto dy linja rreth organizimit si dhe pėr mundėsin e angazhimit tė njė linje nga Peja pėr nė Prishtinė, do tė informohen me kohė, thuhet nė njė njoftim tė komunės sė Prshtinės.

JU LUMTE!

Psikologu
24-01-06, 22:19
Mijėra qytetarė dhe zyrtarė vendorė e ndėrkombėtarė po i bėjnė homazhe kryetarit Ibrahim Rugova

TMK konfirmon se ka marrė pėrgjegjėsinė pėr nderimet ushtarake gjatė ceremonive mortore tė kryetarit Rugova

Prishtina ofron transport pėr ata qė vijnė nga anė tė ndryshme tė vendit pėr t'i bėrė nderime kryetarit Rugova

Meteorologėt thonė se ditėn e varrimit tė kryetarit Rugova, temperaturat do tė jenė mė tė larta

Ushtarakėt gjerman tė KFOR-it nė Prizren thonė se ndjejnė dhimbje pėr kryetarin e Kosovės

Aeroporti ka siguruar derivatet, mbėrrin nė 40 numri i kėrkesave pėr aterrime shtesė

UNMIK-u i thotė Tadic-it se s'ėshtė moment i pėrshatshėm pėr tė ardhur nė Kosovė

KFOR shpėrndanė pamflete pėrmes tė cilave ngushėllon pėr vdekjen e kryetarit Rugova

Shtohen hyrjet nėpėr pikat e kalimit kufitar, policia thotė se rrugėt janė tė kalueshme

Homazhe nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė pėr kryetarin Rugova

Lona
25-01-06, 11:26
24.01.2006
Këshilli Ekzekutiv i Varrimit të Presidentit Rugova, i mbledhur sot pasdite nën drejtimin e kryetarit të Këshillit, akademik Nexhat Dacit, u njoftua për punët përgatitore që kanë bërë grupet operative për organizimin e ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova.

Këshilli vlerësoi se përgatitjet po shkojnë me ritmet e planifikuara, duke veçuar punën e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) dhe të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) në gjithë këtë proces. Gjithashtu, Këshilli sërish vlerësoi lart sjelljen dinjitoze dhe devotshmërinë e qytetarëve të Kosovës, të cilët në numër të madh vazhdojnë të bëjnë homazhe në nderim të figurës së Presidentit Ibrahim Rugova.
Këshilli i Varrimit miratoi elementet kryesore të protokolit të ceremonisë së varrimit të Presidentit. Ceremonia qendrore do të mbahet ditën e enjte në Sallën "1 Tetori", duke filluar nga ora 13:00, ndërsa varrimi në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen "Velania" të Prishtinës.
Në ceremoninë zyrtare në sallën "1 Tetori" fjalë rasti do të mbajnë: shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, dhe përfaqësuesi i familjes së Presidentit Rugova.
Këshilli i Varrimit u njoftua se delegacione të shumta nivelesh të ndryshme qeveritare kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në ceremonitë mortore të Presidentit Rugova.
Orari për homazhet publike në hollin e Kuvendit të Kosovës për ditën e mërkurë mbetet ai që ishte shpallur në fillim, nga ora 09:00 deri në 18:00. Mirëpo, do të ushtrohet fleksibiliet ndaj fluksit eventual të madh të qytetarëve në orët e pasdites.
Këshilli Ekzekutiv i Varrimit do të mblidhet të mërkurën në orën 17:00 në ndërtesën e Qeverisë, për të saktësuar detajet përfundimtare të ceremonisë së funeralit të Presidentit Rugova, thuhet në një komunikatë të Këshillit. qik

Lona
25-01-06, 12:59
Rugova do të varroset nesër
Prishtinë, 25.01.2006, 12:45


Rreth 40 delegacione të shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të jenë të pranishëm të enjten në Prishtinë në lamtumirën e fundit për kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova, lajmëroi sot Këshilli për varrim i Qeverisë kosovare.

Maqedoninë në varrimin e Rugovës duhet ta përfaqësojë shefi i shtetit Branko Cërvenkovski, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe liderët politik shqiptarë në vend.

Janë paralajmëruar edhe burrështetas dhe përfaqësues të lartë të qeverive nga thuajse të gjitha vendet e rajonit, si dhe nga Bashkimi Evropian në emër të të cilave në varrimin do të jenë të pranishëm përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Havier Solana dhe komesari për Zgjerim, Oli Ren.

Mbetet e hapur çështja nëse në varrimin do të jetë i pranishëm kryetari i Serbisë Boris Tadiq, i cili shprehu dëshirë dhe për këtë kërkoi leje nga UNMIK-u.

Pas shpalljes së lajmit se Këshilli për varrim i Qeverisë së Kosovës ka refuzuar kërkesën e Tadiqit, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen deklaroi se vendimi për këtë mbetet në familjen e Rugovës.

"Familja e kryetarit të ndjerë të Kosovës është ajo që duhet të vendosë nëse kryetari serb do të jetë i pranishëm në varrimin", deklaroi mbrëmë Peterseni pas takimit në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci.

Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova do të varroset të enjten pasdite në varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në lagjen Velani të Prishtinës.

Shoqatat kosovare të veteranëve të UÇK-së sot përmes kumtesës porositën se janë kundër asaj që Rugova të varroset në varrezat në Velani.

Mediumet kosovare lajmërojnë se edhe krahas rezistencës së veteranëve të UÇK-së, punët rreth ceremonisë së nesërme zhvillohen me dinamikën e duhur.

Varrimi i Rugovës, në pajtim me dëshirën e anëtarëve të familjes së tij më të ngushtë, do të bëhet pa ceremoni fetare.

Në varrimin është paraparë të flasin pesë udhëheqës, prej të cilëve tani për tani është e njohur se do të mbajnë fjalim shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen dhe kryetari i Kuvendit Nexhat Daci.

Televizioni i Maqedonisë (TVM) me teknikë dhe personel do t`i ndihmojë Televizionit të Kosovës (RTK) në realizimin e transmetimit të ceremonisë mortore që drejtpërdrejt do të emetohet në programin në gjuhën shqipe të TVM-së.

Redaksia shqiptare në TVM lajmëroi se do të ndihmohet me dy automjete raportuese, teknikë me 40 persona profesionalë.

Këshilli për varrimin e kryetarit Rugova lajmëroi se aeroporti i Shkupit sot dhe nesër do t`i vihet në ndihmë aeroportit të Prishtinës për arritjen e delegacioneve për varrimin e nesërm.

Dilaver
25-01-06, 19:32
Mė shumė se 400 mijė veta i kanė bėrė deri mė sot homazhe Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, nė shenjė identifikimi me vullnetin e ikonės sė tyre historike. (deri tani)

Urata
25-01-06, 19:59
Ansambli "Rugova" i bėri homazhe Presidentit Rugova dhe ngushėlloi Kryesinė e LDK-sė


http://www.trepca.net/2006/presidenti/rugova_25_0_v1.jpg
--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Anėtarėt e snsamblit autokton tė kėngėve dhe valleve "Rugova", tė veshur me kostume kombėtare, sot i bėnė homazhe Presidentit Rugova. Ky ansambėl kultivon traditėn burimore folklorike rugovase, krahinė e njohur kjo shqiptare, sė cilės i takon edhe familja e Presidentit Rugova.

Nė mesin e anėtarėve tė ansambilit ishin edhe moshat mė tė reja, tė cilėt do tė pėrcjellin kėtė traditė. Ky ansambėl, i ardhur nė tėrėsinė e tij pėr homazhe, mė pas ka ngushėlluar edhe kryesinė e LDK-sė, nė mesin e tė cilėve ishte edhe nėnkryetari Kolė Berisha.

Pas ngushėllimeve ata janė nėnshkruar edhe nė librin e zisė tė hapur nga LDK-ja, nė selinė e saj. Poashtu edhe nė selinė e LDK-sė, vazhdojnė tė vijnė numėr i madh i delegacioneve, si nga Zvicra, Suedia, Italia, Brukseli etj.

Urata
25-01-06, 20:02
Mesazhe ngushėllimi nga Bashkimi i Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe nė Itali dhe tė tjera

http://www.trepca.net/2006/foto/pres_rugova10.jpg



--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Nė mesazhin e ngushėllimit qė ka arritur nga Bashkimi i Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe nė Itali thuhet:

"Kombi ynė humbi njė figurė tė madhe, ēfarė tė rrallė i ka bota, njė intelektual tė rangut tė lartė botėror, njė politikan vizionar largpamės, njė luftėtar tė palodhshėm nė realizimin e aspiratave tona kombėtare – Presidentin e Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova.

“Me veprėn e Tij, Rugova hyri nė historinė tonė kombėtare, duke zėnė vendin e merituar... menjėherė mbas Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut dhe Gonxhe Bojaxhiut – Nėnės Tereze", thuhet nė ngushėllimet e kėsaj shoqate tė nėnshkruar nga Engjėll Koliqi.


Lidhja Shqiptare nė botė – Dega nė Itali: "Pranoni ngushėllimet tona pėr humbjen e Kolosit tė Madh tė Kombit – Ibrahim Rugova, ngushėllime qė ju vijnė prej zemrave tona tė djegura nga dhembja.

Tė jemi bashkė krenarė qė e patėm dhe ta nderojmė amanetin e tij pėr Kosovėn e Pavarur, pėr lirinė, paqen dhe demokracinė e mirėfilltė tė Kombit Shqiptar, tash e deri nė amshim.

Me lot nė sy e pėrnjėherėsh edhe me krenari, gjithmonė!", thuhet nė telegramin e kėsaj Lidhjeje.

Shoqata Shqiptare «KOSOVA»: "Lajmi pėr ndarjen e parakohshme fizike nga ne tė Presidentit Rugova, ka bombarduar keq zemrat tona mėrgimtare. Ju lutem pranoni ngushėllimet tona me porosinė pėr unitet kombėtar nė realizimin e aspiratave tona, ashtu siē na mėsonte gjithmonė Presidenti Rugova".

Shoqata Shqiptare «Shote Galica»: "Na ka tronditur tė gjithėve lajmi pėr ndėrrimin jetė tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova. Mirėpo, nė kėto ēaste dhembjeje, nė shpirtin tonė vjen edhe krenaria, kur dėgjon vlerėsimet nga mbarė bota se Rugova ishte njė personalitet i madh nė shėrbim tė paqes dhe tė dashurisė njerėzore dhe intelektual i mirėfilltė, qė do tė zėjė vendin e merituar nė historinė e mbarė njerėzimit!"

Bashkėsia Shqiptare nė Leko dhe rrethinė: "Ndėrroi jetė Babai i Pavarėsisė sė Kosovės, por nuk janė shuar aspiratat tona, qė do t'i realizojmė me frymėn e Shpirtit tė Shenjtė tė Ibrahim Rugovės! Ne shqiptarėt, qė nė Leko dhe rrethinė jemi rreth 3500, jemi tronditur thellė nė shpirt me humbjen e figurės sė madhe kombėtare – Ibrahim Rugova.

Ditėn e Madhe tė njohjes sė pavarėsisė do e kremtojmė me lot nė sy, por edhe me krenari, sepse shpirti i Rugovės do tė frymojė deri nė amshim nė zemrat e tė gjithė shqiptarėve!".

Urata
25-01-06, 20:04
Ekipi mjekėsor amerikan nga baza Landshtul bėri homazhe dhe i shprehu ngushėllime familjes sė Presidentit Rugova
http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125_amerikanet1.jpg

http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125_amerikanet2.jpg

--------------------------------------------------------------------------------



Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Ka qenė i prekshėm e emocional sot takimi i ekipit mjekėsor nga baza amerikane Landshtul tė Gjermanisė me familjen e Presidentit Rugova, i cili qė nga diagnostifikimi i sėmundjes sė rėndė tė Presidentit, ka bėrė ēmos pėr shėndetin e tij.

Guillermo Telez, nėnkolonel, kirurg, Joseph Flynn, major, onkolog dhe Kenny Davis, kapiten, teknik, sot bėnė homazhe para trupit tė pajetė tė Presidentit Rugova dhe i shprehėn ngushėllime familjes sė Presidentit, ku qėndruan pėr njė kohė tė shkurtėr edhe nė rezidencėn nė Velani.

Qė tė tre ata kanė ardhur shpesh nė Prishtinė nė rezidencėn nė Velani gjatė pesė muajve tė kaluara pėr ta shpėtuar jetėn e Presidentit nga sėmundja e rėndė.

Edhe gjatė momenteve tė fundit tė jetės sė Presidentit Rugova Tellez, Flin e Davis ishin pranė tij.

Urata
25-01-06, 20:05
FR i LDK-sė me njė mbledhje komemorative nderoi jetėn dhe veprėn e Presidentit Rugova
http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125_forumi.jpg

--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės mbajti sot njė mbledhje komemorative nė shenjė nderimi pėr jetėn dhe veprėn e Presidentit Ibrahim Rugova.

Kjo ceremoni mortore, e cila u mbajt nė sallėn e kuqe tė Pallatit tė Rinisė, filloi me njė minut heshtje, ndėrsa njė fjalė rasti e mbajti Sejdė Tolaj kryetar i Forumit Rinor tė LDK-sė, ku ndėr tė tjera tha:

“Ne kemi njė pėrparėsi ndaj gjeneratave tjera! Tė tjerėt kanė jetuar nė kohėra e sisteme tė ndryshme, ndėrsa ne i takojmė vetėm njė epoke – epokes sė Ibrahim Rugovės! Dhe pėr kėtė mburremi shumė!”

Tolaj theksoi se shtetet mund t’i krijojnė vetėm kolosėt dhe Dr.Ibrahim Rugova ishte i tillė, ndėr mė tė medhenjtė qė ndonjėherė ka patur populli shiptar. Andaj kolosėt nuk vdesin kurrė.

Tolaj theksoi se Presidenti Rugova ishte njeri i Kosovės, ishte udhėheqėsi shpirtėror e faktik, qė e lindi vet populli i Kosovės, duke shtuar se ai na shpėtoi nga shpėrbėrja e plotė si komb dhe na riktheu dinjitetin e nėpėrkėmbėmbur me shekuj.

Kreu i Forumi Rinor tė LDK-sė ka nėnvizuar se merita i takon Presidentit Rugova qė kaloi periudha e pasluftės pa tronditje e gabime, pėr ta bėrė kėtė vend tė vogėl shtet sovran e demokratik!

Urata
25-01-06, 20:13
Njė tren speciale nesėr niset nga Peja pėr nė PrishtinėPrishtinė, 25 janar - Nesėr mė 26 janar, tė gjithė ata qė dėshirojnė tė marrin pjesė nė varrimin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, nga qyteti i Pejės nė mėnyrė tė organizuar nė orėn 8.50 min. niset treni i cili, nė Prishtinė prapa Pallatit tė Rinisė, arrin nė orėn 10.30, ndėrsa kthimi i trenit pėr nė Pejė bėhet nė 16.00. Itinerari i linjave hekurudhore nga Kaēaniku pėr nė Prishtinė dhe nga Mitrovicė nė Prishtinė, mbetėt i njėjtė.
Stacioni i zbritjes dhe i kthimit tė qytetarėve nga kėto qytete ėshtė mbrapa Pallatit tė Rinisė, nė Prishtinė

Urata
25-01-06, 20:14
Nesėr nga ora 07:00 deri 19:00 ndėrpritet transporti nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale
Prishtinė, 25 janar - Me qėllim qė ceremonia e funeralit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova tė zhvillohet pa pengesa dhe sa mė mirė, ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti ka nxjerrė njė Urdhėresė pėr transportin e obliguar tė mallrave nė relacione dhe periudhė tė caktuar.
Me kėtė urdhėresė, e cila hyn nė fuqi menjėherė, ministri Ahmeti urdhėron tė gjithė drejtuesit e automjeteve tė transportit tė mallrave, qė me datėn 26 janar nga ora 07:00 deri nė orėn 19:00 tė ndėrpritet transporti nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale tė Kosovės

Urata
25-01-06, 20:14
KFOR-i nderon Presidentin Rugova
Prishtinė, 25 janar – Qė nga e marta, KFOR-i ka filluar shpėrndarjen e postereve nėpėr rrugėt e Prishtinės, me tė cilat i shprehin ngushėllime familjes dhe popullit tė Kosovės pėr Presidentin Dr Ibrahim Rugova dhe i sigurojnė qytetarėt se mbėshtetja e paqeruajtėsve ndėrkombėtarė tė NATO-s (KFOR) do tė vazhdojė edhe mė tej. Nė posterin, qė ushtarėt e KFOR-it po ua shpėrndajnė qytetarėve dhe i cili po emitohet nė mediat elektronike dhe po botohet nė mediat e shkruara, thuhet:
“President i Kosovės, Zoti Ibrahim Rugova ndėrroi jetė pas njė sėmundjeje tė rėndė dhe tė gjatė. Ne i shprehim ngushėllime tė sinqerta tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe nderojmė kujtimin pėr tė dhe dėshirėn e tij pėr paqe. Qytetarėt e Kosovės mund tė llogarisin nė pėrkrahjen e vazhdueshme tė KFOR-it.”, thuhet nė posterin e KFOR-it.

Urata
25-01-06, 20:15
Hotel "Grand" i rezervuar nė tėrėsiPrishtinė, 25 janar - Zyrtarėt e hotelit "Grand" kanė bėrė tė ditur se janė rezervuar gati tė gjitha kapacitetet e kėtij hoteli reprezentativ tė Kosovės. Pjesa mė e mirė e hotelit tashmė ėshtė rezervuar pėr delegacionet e huaja. Shqipėria ėshtė vendi qė ka rezervuar mė sė shumti vende. Qeveria e saj ka rezervuar 23 vende, por nga Shqipėria pritet tė vijnė 50 vetė. Po kėshtu Princ Leka ka rezervuar dhe do tė vijė sėrish nesėr pėr tė marrė pjesė nė varrimin e Presidentit Rugova. Nga Mali i Zi ėshtė konfirmuar rezervimi i 10 vendeve. Nė kėtė hotel kanė rezervuar vende Kroacia, Holanda, Indija, Malajzia, Austria. Nga SHBA janė rezervuar mbi 26 vende, ndėr ta edhe biznesmeni shqiptar Hari Bajraktari, nga Gjermania janė rezervuar vendet pėr njė delegacion 10 anėtarėsh, Rusia ka rezervuar 4 vende, Norvegjia 3 vende. Nė hotelin "Grand" ka rezervuar edhe i mirėnjohuri Kai Aide, ambasadori norvegjez nė NATO dhe ish-i dėrguari i Sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, pėr Kosovė. Edhe nė hotelet e tjera tė Prishtinės dhe tė Kosovės ka pasur rezervime tė pjesėmarrėsve nga vendet e ndryshme tė botės nė ceremoninė mortore tė Presidentit Dr. Ibrahim Kosova.

Urata
25-01-06, 20:15
Katrinė Kolona e Bernar Kushner e pėrfaqėsojnė Francėn nė varrimin e Presidentit Rugova
Prishtinė, 25 janar - Katrinė Kolona, ministre e deleguar pėr Ēėshtjet Evropiane, do ta pėrfaqėsojė Francėn nė varrimin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ajo do tė jetė e shoqėruar nga Bernar Kushner, ish-pėrfaqėsuesi i parė special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, nė vitet 1999-2001, ka njoftuar Ministrisa franceze e Punėve tė Jashtme.

Urata
25-01-06, 20:20
Homazhet pėr Presidentin Rugova vazhdojnė pėr tė tretėn ditė me radhė

http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125homazhe01.jpg

http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125homazhe02.jpg


--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Homazhet pėr Presidentin Rugova po vazhdojnė pėr tė tretėn ditė me radhė.

Me gjithė temperaturat e ulta (deri nė minus 15 gradė), edhe nė orėt e sotme tė mėngjesit qytetarė tė shumtė presin nė rresht pėr t'i bėrė nderimet e fundit Presidentit tė Kosovės.

Ata vijnė nga vise tė ndryshme tė Kosovės, shumė prej tyre me portretin nė duar tė Presidentit.

Kanė ardhur edhe shumė bashkatdhetarė tanė nga Evropa, SHBA-ja dhe vendet e tjera.
Po ashtu edhe nė tė gjitha qytetet e Kosovės po bėhen homazhe pėr Presidentin Rugova, ku janė hapur edhe librat e zisė.

Janė mbajtur edhe mbledhje komemorative si nė Gjakovė, Pejė, Istog, Mitrovicė, Prizren, Fezizaj, Gjilan Podujevė, Drenas, Skėnderaj, etj.

Homazhe nė hollin e Kuvendit tė Kosovės do tė bėhen edhe nesėr paradite.

Ndėrkohė, po bėhen pėrgatitjet intensive pėr zhvillimin e ceremonive mortore pėr ditėn e nesėrme mė 26 janar, pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit Presidentit Rugova.

Zana_ch
25-01-06, 20:26
AKTIVITETE INTENSIVE NĖ AEROPORTIN E PRISHTINĖS



Albana Isufi, Prishtinė


Aeroporti i Prishtinės ėshtė vėrshuar sot nga fluturimet speciale, me tė cilat, delegacione shtetėrore dhe personalitete botėrore nga shtete tė ndryshme po mbėrrijnė nė Prishtinė, pėr tė marrė pjesė nė varrimin e nesėrm tė presidentit Ibrahim Rugova.
Zėvendėsdrejtori i pėrgjithshėm i aeroportit tė Prishtinės, Afrim Aziri, thotė se vetėm gjatė ditės sė sotme kanė mbėrritur 26 aeroplanė speciale, ushtarakė dhe komercialė dhe po aq do tė largohen nga aeroporti i Prishtinės.
Aziri thotė qė kanė pėrgatitur edhe plane emergjente nė rast tė shtimit tė numrit tė fluturimeve.
“Aeroporti i Prishtinės i ka kryer tė gjitha pėrgatitjet e domosdoshme pėr pritjen e fluksit tė trafikut. Deri tash nuk kemi probleme serioze, i kemi planifikuar tė gjitha aktivitetet dhe nė rast emergjente kemi planet rezervė, tė cilat i zbatojmė nė rast se rritet numri i trafikut. Sa i pėrket infrastrukturės, edhe tė gjitha tjerave, aeroporti i Prishtinės ėshtė nė gjendje gatishmėrie pėr ta pėrballuar ēdo befasi”.
Edhe kompanitė hoteliere nė Prishtinė janė mobilizuar pėr tė pritur numrin e madh tė mysafirėve nga bota e rajoni.
Sabri Mikullovci, drejtor i Hotelit Grand, njėri nga hotelet mė tė mėdha qė gjendet nė qendėr tė Prishtinės, thotė se vetėm pėr mysafirėt e qeverisė janė rezervuar qindra shtretėr. Ai thotė se pothuajse tė gjitha vendet tashmė janė zėnė.
“400 shtretėr janė nė dispozicion tė qeverisė, me numrin me tė madh ėshtė delegacioni i Shqipėrisė dhe i Malit tė Zi dhe shumė rezervime kanė bėrė zyrat diplomatike evropiane”.
Nė anėn tjetėr Shėrbimi Policor i Kosovės, qė nga e shtuna, ditėn kur edhe ndėrroi jetė presidenti Ibrahim Rugova, ka rritur masat e sigurisė, duke shtuar numrin e policėve nė rrugė.
Zėdhėnėsja Sabrije Kamberi thotė se Shėrbimi Policor i Kosovės deri tash ėshtė fokusuar mė shumė nė ruajtjen e rendit nė kryeqytet, pėrkatėsisht para ndėrtesės sė Kuvendit, ku qytetarė tė shumtė po i bėjnė homazhe presidentit Ibrahim Rugova, trupi i pajetė i tė cilit tash 3 ditė ėshtė i vendosur nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės. Por, pėr shkak se nga aeroporti i Prishtinės delegacione tė huaja shtetėrore po vėrshojnė nga Prishtinė, Kamberi thotė se SHPK ka shtuar pjesėmarrjen e policėve nė kėtė rrugė magjistrale.
“Pėrveē patrullimeve rutinore qė po i bėjnė, janė tė vendosur edhe nė pika kontrolli nė mėnyrė qė ta vėzhgojnė mė pėr sė afėrmi situatėn se si ėshtė duke rrjedhur trafiku dhe tė gjithė kėto”.
Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė ngarkuar nga kėshilli ekzekutiv i varrimit tė presidentit, qė tė ruajė sigurinė gjatė gjithė kohės sa zgjasin ceremonitė mortore. Vetėm nė rast nevoje, SHPK do tė ndihmohet nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut.
Ndėrkohė, Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, ka lėshuar njė urdhėresė, me tė cilėn urdhėrohen tė gjithė drejtuesit e automjeteve tė transportit tė mallėrave, qė nesėr nga ora 07:00 deri nė orėn 19:00 tė ndėrpresin transportin nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale tė Kosovės.

Fshatari
25-01-06, 21:26
Katrinė Kolona e Bernar Kushner e pėrfaqėsojnė Francėn nė varrimin e Presidentit Rugova
Prishtinė, 25 janar - Katrinė Kolona, ministre e deleguar pėr Ēėshtjet Evropiane, do ta pėrfaqėsojė Francėn nė varrimin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ajo do tė jetė e shoqėruar nga Bernar Kushner, ish-pėrfaqėsuesi i parė special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, nė vitet 1999-2001, ka njoftuar Ministrisa franceze e Punėve tė Jashtme.

Artikull i Bernard Couchner, botuar dje me 24 janar nė gazetėn mė tė njohur franceze, "Le Monde" :"...Sans lui, sans son obstination lisse, sans la persistance de son refus, il n'y aurait aujourd'hui ni Kosovo ni espoir de liberté pour cette province serbe..."..
Pėrkthim : "Pa tė(Rugovėn), pa kokėfortėsinė e tij tė butė, pa kėmbźnguljen e tij tė vazhdueshėm, sot nuk do tė kishte as Kosovė as shpresė pėr lirinė nė kėtė provincė serbe...".
Pėr shprehjen se Kosova ėshtė "territor i serbisė", tadiē shkaut iu ėshtź refuzuar ardhja nė funeralin e presidentit Rugova.
"Provincė serbe" dhe "territor serb" kanė kuptim tė njėjtė.
Nuk duhet diskriminuar : pėr deklarata publike tė njėjta u duhet rezervuar i njėjti tretman : tadiēit dhe kushnerit nuk u duhet lejuar hyrja nė Kosovė.

MemphiSx
25-01-06, 22:41
Edhe ne kto ore te vona,e shum te ftohta vargu i njerzve ska te ndalur,per ti bere homazhe Presidentit Rugova.
Edhe ne zyret e LDK-se ne Prishtine,edhe tani ne kto momente turma njerzish vijn qe te ngushllojn Kryesin e LDK-se,dhe te lejn mesazhet e tyre ne Librin Perkujtimor.
Deri ne momentin kur do te ndahemi(fizikisht)nga Presidenti Rugova,kan mbet shum pak kohe.
Lutemi per Presidentin Rugova,qe te prehet ne paqe.

Faleminderit,Familje Rugova qe na dhurove nje bir Kosove.

Fshatari
26-01-06, 12:45
Nisin ceremonite per varrimin e presidentit Rugova. Trupi i pajete trasportohet drejt salles “1 Tetori”



Nga Ina Koxha-Daniela Bonollari
PRISHTINE (26 Janar)


Ora 12:36-Mberrin ne sallen "1 Tetori“ princi shqiptar Leka Zogu I . Sapo ka mberritur ne Sallen "1 Tetori“ edhe princi shqiptar Leka Zogu i Ii cili gjithashtu po kryen homazhe ne trupin e pajete te Rugoves. Dje ai eshte pritur nga kryeparlamentari, Nexhat Daci.

Ora 12:35-Delegacioni maqedonas mberrin ne sallen "1 Tetori". Presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski ka hyre ne sallen e madhe ku eshte vendosur trupi i pajete i Presidentit Ibrahim Rugova dhe po ben nderimet e fundit per te ndjerin.

Ora 12:30-Kryeadministratori Soren Jesen Petersen dhe Kryeministri Bajram Kosumi ulur prane njeri tjetrit. Dy drejtuesit kryesore te Kosoves pasi kane bere homazhet e fundit prane trupit te pajete te Presidentit Ibrahim Rugova jane ulur prane njeri-tjetrit ne sallen "1 Tetori".

Ora 12:20-Ne aeroportin e Prishtines ka mberritur delegacioni i fundit, ai slloven. Sapo ka zbritur ne aeroportin e Prishtines delegacioni i shtetit te Sllovenise, i fundit qe pritej te mberrinte ne Prishtine per t'i bere nderimet e fundit Ibrahim Rugoves. 25 Fluturime "VIP“ jane bere ne drejtim te Prishtines dhe mesohet se nuk kane pasur probleme pavaresisht kohes se keqe.

Ora 12:18-Mberrin ne sallen "1 Tetori" delegacioni i Shqiperise, kryesuar nga Presidenti Moisiu. Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nenkryetari i Partise Demokratike, Bamir Topi, Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj sapo kane mberritur ne sallen "1 Tetori" per ceremonine perkujtimore ndaj Presidentit Rugova. Delegacioni shqiptar po kryen homazhe para trupit te pajete te Rugoves.

Ora 12:17-Ahtisar nderon para trupit te pajete te Rugoves. I derguari i Kombeve te Bashkuara per procesin e negociatave per te ardhmen e Kosoves dhe njekohesisht kryenegociator i tyre, Marti Ahtisar beri homazhe para trupit te pajete te liderit kosovar Ibrahim Rugova.

Ora 12:15-Opozita kosovare homazhe para trupit te pajete te Presidentit Rugova ne sallen “1 Tetori”. Kreu i PDK, Hashim Thaci, Kreu i Ora, Veton Surroi dy figura te opozites politike kosovare dhe i sapoliruari nga burgu i Hages, Fatmir Limaj kane mberritur ne sallen “1 Tetori” ku po bejne homazhe para trupit te pajete te Ibrahim Rugoves.

Ora 12:05-Delegacionet e huaja lene shenimin e tyre ne librin e zise. Ministrja e Jashtme e Zvicres, Mishel Kalmi Rej, ministri i Jashtem gjerman Franc Valter Shtajnmajer dhe eurodeputetja Doris Pak jane personalitetet nga delegacionet pjesemarrese te huaja qe deri me tani kane lene shenimin e tyre ne librin e zise, i cili eshte hapur me rastin e vdekjes se Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 12:02-Pritet mberritja e Havier Solanes ne sallen e Homazheve. Nderkohe, delegacione tjera jane duke arritur ne sallen “1 Tetori”. Deri ne ora 13.00 pritet te arrijne edhe shefi i diplomacise evropiane Havier Solana, komisionari evropian per Zgjerim Oli Ren, pastaj delegacioni i larte shteteror i Shqiperise udhehequr nga presidenti Alfred Moisiu, pastaj presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski, ai i Sllovenise Janez Dernovshek, delegacioni presidencial i SHBA-ve, ai i Britanise se Madhe, Gjermanise, etj. Jane gjithsej 36 delegacione qe kane paralajmeruar ardhjen ne ceremonine e varrimit te kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova.

Ora 12:00-Tirane, qytetaret kryeqytetas keqardhje per humbjen e Rugoves. Banore te Tiranes shprehin keqardhjen per humbjen e Rugoves. Nga Tirana ku pritet te mbahet nje minute heshtje ne nderim te Rugoves qytetare te shumte shprehim konsideratat me te larta per Presidentin Rugova dhe e cilesojne vdekjen e tij te parakohshme. „Ai e ka dashur aq shume pavaresine e Kosoves. Nuk mundi t’a shohe dot te lire vendin e tij. Shpresojme qe endrra e tij te plotesohet“, shprehen ata.

Ora 11:55-Vatikani homazhe mbi trupin e Rugoves. Sapo ka bere homazhe trupit te pajete te kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova, delegacioni i Vatikanit. Nderkohe ne sallen „1 Tetori“ po pritet qe edhe delegacionet e tjera te vazhdojne te bejne homazhe. Pasi pershkoi kryeqytetin, i vendosur ne Shtratin e Topit, me nderime te larta te Togut te Nderit te Trupave te Mbrojtjes se Kosoves (TMK), i percjelle nga zyrtare te larte vendas e nderkombetare si dhe nga mijera qytetare qe percillnin parakalimin ne te dy anet e rrugeve. Ne kete ceremoni do te marrin pjese 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine.

Ora 11:45-Atmosfera ne Shqiperi e ‘heshtur’, ne nderim te Rugoves. Ne Shqiperi atmosfera eshte gjithashtu e trishte ne diten kur do t’i jepet lamtumira presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova. Te gjitha veprimtarite kulturore, artistike dhe sportive jane pezulluar dhe jane shtyre per nje date te mevonshme dhe flamuri kombetar eshte vendosur tashme ne gjysmeshtize. Nderkohe qe me kerkese te qeverise te gjitha radiotelevizionet po respektojne diten e zise duke transmetuar muzike funeber apo te lehte. Ne momentin kur arkivoli me trupin e Presidentit Rugova do te zbrese ne banesen e fundit ne varrezat ne Kodren e diellit ne Prishtine aty ku prehen edhe lufteraret e UCK e gjithe Shqiperia do te ndalet. Nje minute heshtje dhe te gjitha borite e makinave do te degjohen ne shenje nderimi per presidentin kosovar qe nderoi jete.

Ora 11:40-tridhjete e gjashte delegacione te huaja marrin pjese ne ceremonine perkujtimore ne sallen “1 Tetori”. Ne ceremonine perkujtimore per Rugoven ne sallen “1 Tetori” ne Prishtine do te marrin pjese 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine. Ndryshe, gjate gjithe rruges prej hollit te Kuvendit te Kosoves e deri te salla “1 Tetori”, kortezhi eshte percjelle nga qytetare te shumte qe kishin dale t’i benin pershendetjet e fundit kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova.

Ora 11:25-Delegacioni i partise socialiste mberrin ne sallen 1 Tetori. Delegacione te shumta nga vendi dhe bota jane duke arritur ne sallen “1 Tetori” ne Prishtine, ku ne ora 13.00 pritet te filloje ceremonia kryesore me rastin e varrimit te kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova. Deri tani ka ardhur nje delegacion i Partise Socialiste te Shqiperise me ne krye Edi Ramen, nje delegacioni i Partise te Bashkimit Demokratik per Integrim i Maqedonise me ne krye Ali Ahmetin, ish-kryeministri Ilir Meta, kryetar i LSI-se, nje delegacion nga Ukraina, ish-shefi i UNMIK-ut Mihajl Shtajner, nje delegacion nga Vatikani kryesuar nga kryeipeshkvi Pier Luigi Celata, pastaj delegacione nga Franca me ne krye ministren per ceshtje evropiane Ketrin Kolona, ne delegacion nga Turqia, Mali i Zi, Pakistani, etj.

Ora 11:20-Delegacionet e huaja mberrijne ne sallen “1 Tetori”, homazhe para trupit te Rugoves. Delegacionet e huaja po akomodohen ne sallen “1 Tetori” ku pritet te filloje ceremonia perkujtimore per Presidentin Ibrahim Rugova. Personalitete te larta te institucioneve kosovare, nderkombetare dhe te huaja po mberrijne ne sallen “1 Tetori” per t’i bere homazhe Rugoves. Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, Sekretari i Pergjithshem i PS, Pandeli Majko e Arta Dade kane bere homazhe para trupit te pajete te Ibrahim Rugoves. Homazhe kane bere dhe boksieri i mirenjohur kosovar, Luan Krasniqi e kreu i BDI ne Maqedoni, Ali Ahmeti.

Ora 10:20-Trupi i pajete i presidentit Ibrahim Rugova eshte vendosur ne qender te palestres “1 Tetori” ne Prishtine ku do te zhvillohet ceremonia perkujtimore. Ne sallen “1 Tetori” pritet te flasin: Kryeadministratori Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE se, Javier Solana, Nenkryetari i LDK se, Kole Berisha, Perfaqesuesi i SHBA ve, Sekretari Alphonso Jackson, i deleguar i Presidentit Bush dhe Kyetari i Kuvendit te Kosoves, Akademik Nexhat Daci.

Ora 09:20-Sot Kosova i jep lamtumiren e fundit Presidentit te vet, Dr.Ibrahim Rugova, i cili do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen Velania ne Prishtine. Ceremonite e sotme filluan qe nga ora 8.00 dhe deri ne oren 9.00
Njesiti i TMK se i beri nderime Presidentit Rugova, ne hollin e Kuvendit te Kosoves.

Ne oren 9 e 15 minuta para Kuvendit te Kosoves trupi i Rugoves i mbuluar me flamurin e Dardanise eshte nisur per ne palestren "1 Tetori", ku do te zhvillohen ceremonite kryesore te funeralit dhe ku do te mbahen rreth 6 fjalime per Presidentin Rugova. Rruga qe do te pershkroje trupi nga Kuvendi drejt palestres “1 Tetori” eshte rreth 3 kilometra dhe kalon mes per mes Prishtines.
Kortezhi, te cilit i jane bashkuar zyrtaret me te larte te Kosoves dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, po kalon neper sheshin "Skenderbej" dhe rrugen "Nena Tereze" drejt salles "1 Tetori" ne Qendren e Studenteve, ku do te zhvillohet ceremonia zyrtare dhe perkujtimore. Prane arkivolit jane 7 kurora lulesh, nga familja e Presidentit, UNMIK-u, KFOR-i, Presidenca, Qeveria, Kuvendi dhe LDK-ja . Rreshta te gjate te qytetareve qendrojne te heshtur aneve te rruges nga po kalon kortezhi mortor ndersa Sherbimi Policor i Kosoves dhe UNMIK kane shtuar masat e sigurise.

Ne sallen “1 Tetori” pritet te flasin: Kryeadministratori Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE se, Javier Solana, Nenkryetari i LDK se, Kole Berisha, Perfaqesuesi i SHBA ve, Sekretari Alphonso Jackson, i deleguar i Presidentit Bush dhe Kyetari i Kuvendit te Kosoves, Akademik Nexhat Daci.
Gjate kater diteve te kaluara me qindra mijera qytetare te Kosoves, por edhe nga vise e tjera shqiptare dhe diaspora, neper nje kohe te acarte, i bene homazhe dhe nderuan me pietet te madh Presidentin qe tashme te gjithe e quajne historik te Kosoves.
Tashme kane mberritur ne Prishtine shume delegacione te jashtme ne nivel presidentesh, ministrash, ambasadoresh dhe diplomatesh te niveleve e te ndryshme.
Keshilli ritheksoi se gjate 15 diteve te zise se shpallur kombetare, qe ka filluar te henen me 23 janar 2006, nuk do te kete aktivitete politike, kulturore dhe sportive.

Keshilli i Varrimit ne perberje te gjere do te takohet diten e premte, ne ora 11:00, ne ndertesen e Qeverise per te vleresuar mbarevajtjen e ceremonive perkujtuese dhe mortore per Presidentitn e ndjere, Dr. Ibrahim Rugova.

Ora 09:00-Presidenti i Kosoves do te varroset ne oren 15.00 ne Varrezat e Deshmoreve ne Velani. Ceremonia zyrtare mortore per kryetarin e ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova do te mbahet sot ne sallen “1 Tetori” ne oren 13, nderkohe qe varrimi, i percjelle me fjalimet e zyrtareve te larte vendore e nderkombetare, dhe me te shtena te Togut te Nderit te Trupave Mbrojtese te Kosoves, do te behet ne oren 15 ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen Velania, te Prishtines

(NEWS24/Balkanweb)

Fshatari
26-01-06, 12:51
Ora 12:40-Presidenti shqiptar Moisiu ulur prane Solanes.Shefi i Bashkimit Europian per Politika te Jashte e Siguri, Havier Solana sapo ka kryer homazhet para trupit te pajete te Rugoves ka zene vend ne sallen "1 Tetori" per te marre pjese ne ceremonine perkujtimore. Kamerat kosovare kane fokusuar Solanen te ulur prane Presidentit shqiptar Alfred Moisiu. Nderkohe kryeministri shqiptar Sali Berisha vihet re se eshte ulur prane ciftit Haradinaj.

Ora 12:40-Perfaqesuesi i larte i BE, Havier Solana dhe eurokomisioneri Olli Rehn mberrijne ne sallen "1 Tetori". Shefi i Bashkimit Europian per politika te Jashte e Siguri, Havier Solana dhe eurokomisari Olli Rehn kane kryer homazhe para trupit te pajete te Presidentit Rugova.

Fshatari
26-01-06, 13:25
Ora 13:10-“Lamtumire miku im, Ibrahim” ka thene ne gjuhen shqipe kryeadministratori Soren Jesen Petersen ne sallen "1 Tetori". “Koleksioni im ne zyre dhe shtepi do te ma kujtoje gjithnje Rugoven. Kujtimi per te do te vazhdojne te jetoje gjithnje. Ibrahim Rugova u nda prej nesh por le te prehet ne paqe ne token e tij”, tha mes te tjerash Petersen duke ngushelluar per humbjen familjen e Rugoves dhe popullin kosovar.

Ora 13:07-“Jemi ketu bashke per t’i dhene lamtumiren e fundit presidentit tone te dashur Ibrahim Rugova qe duke nisur nga sot do te prehet ne dheun kosovar apo dheun dardan sic e quante ai. Ju familje Rugova keni humbur te zotin e shtepise. Por ne te gjithe bashke jemi ketu me miqte tane te Kosoves, Shqiperise dhe shume vendve te tjera ne menyre vllazerore per t’a percjelle ate ne banesen e fundit”. Keto kane qene fjalet e hapjes se ceremonise perkujtimore ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 13:05- Nje minute heshtje ne nderim te Rugoves. 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine kane mbajtur nje minute heshtje ne nderim te figures dhe vepres se presidentit kosovar Ibrahim Rugova ne sallen "1 Tetori", Prishtine.

Ora 13:00-Nis ceremonia perkujtimore ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Eshte hapur me himnin kombetar shqiptar dhe himnin kosovar ceremonia perkujtimore ne nderim te figures e vepres se Presidentit Ibrahim Rugova. Te gjithe te pranishmit ne sallen "1 Tetori" kane qendruar ne kembe dhe kane nderuar gjate kendimit te himneve kombetare.

Ora 12:55-Petersen: Presidenti i ri i Kosoves do te jete nga LDK. “Presidenti i ri i Kosoves do te jete nga LDK”. Keshtu ka deklaruar sot Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen ne nje takim qe pati me presidentin e Maqedonise, Branko Cervenkovski. Ata kane rene dakort sot ne Prishtine per vazhdimin dhe stabilizimin e demokratizimit te Kosoves, si dhe krijimin e nje rruge te qete te procesit rreth percaktimit te statusit te ardhshem te Kosoves.

Ora 12:50-Shqiperia do te mbaje nje minute heshtje ne oren 13:00 ne nderim te Presidentit Rugova, moment ne te cilin do nisin dhe ceremonite perkujtimore ne nderim te Rugoves ne Prishtine. Ne sheshin “Skenderbej” ne qender te kryeqytetit te Shqiperise gjithcka eshte e qete por ndihet atmosfera e zise per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nderkohe pritet qe ne orarin kur do te behet percjellja e trupit per ne banesen e fundit, edhe qytetaret e Tiranes te mblidhen ne kete shesh per te kujtuar presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.

Fshatari
26-01-06, 15:33
Ora 15:00-Dhjetra-mijera persona kane rrethuar varrin e Presidentit Ibrahim Rugova per t'i dhene lamtumiren e fundit. Delegacionet e huaja kane nderuar per here te fundit ne varrin e Rugoves dhe jane shperndare, ndersa mijera qytetare presin t'i japin pershendetjen e fundit Presidentit te tyre.

Ora 14:45-KOSOVA I JEP LAMTUMIREN E FUNDIT PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Trupi i pajete i Presidentit eshte transportuar ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen "Velania“ ne Prishtine. Arkivoli me trupin e Rugoves eshte vendosur ne banesen e fundit shoqeruar nga te shtena armesh nga trupat e TMK-se.
Varroset mes lotesh dhe dhimbjes mes deshmoreve te Kosoves, Presidenti 61 vjecar, Ibrahim Rugova. Presidenti Ibrahim Rugova u nda nga jeta ne daten 21 Janar nga nje semundje ne mushkeri. Kosova caktoi 15 dite zie ne nderim te Presidentit Rugova. 36 delegacione te huaja, krere institucionale, nderkombetare te Kosoves, dhjetra-mijera qyetare i kane bere homazhe Presidentit Ruova ne Prishtine dhe kane percjelle ne banesen e fundit trupin e pajete te liderit kosovar, Ibrahim Rugova.

Ora 14:35 -Kortezhi mberrin ne varrezat e deshmoreve Ka mberritur ne varrezat e deshmoreve trupi i Ibrahim Rugoves. Nderkohe qe kane mberritur edhe disa delegacione, nderkohe qe jane te pranishem lideret Kosovare te cilet jane duke pritur. Arkivoli ku ndodhet trupi i pajete i Rugoves eshte marre ne krahe nga gjashte trupa te TMK-se.

Ora 14:10-Dhjetra-mijera qytetare ecin perkrah kortezhit ne heshtje . Rruga e cila te con ne varrezat e lagjes "Velania" ne Prishtine eshte plot me qytetare te cilet kane mberritur nga te gjitha qytetet e Kosoves per t'i bere nderimet e fundit Presidentit te tyre. Ne ceremonine e varrimit te kryetarit Rugova po marrin pjese shume delegacione nga e gjithe bota, Shqiperia, SHBA-te, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, BE, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Vatikani, etj., si dhe emisari special per bisedime Marti Ahtisari, ish- i deleguari i KB-ve per vleresimin e standardeve Kai Aide, ish-PSSP-se Mihajl Shtajner, Bernar Kushner, etj. Varrimi i kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova do te behet ne ora 15.00 me nderime te larta ushtarake.

Ora 13:50-Trupi i pajete i Presidentit Ibrahim Rugova eshte levizur nga salla "1 Tetori", ne Prishtine ne drejtim te Varrezave te Deshmoreve ne lagjen "Velania" ne Prishtine. Trupat e TMK mbajne mbi shpatulla arkivolin e mbuluar me flamurin e Dardanise te ndjekur nga famijare, lideret politike kosovare si dhe delegacionet e huaja. ne te dy krahet e rruges jane formuar vargje tejet te gjata qyetaresh qe mbajne ne duar fotografine e Presidentit Rugova dhe lule.

Ora 13:45-Perfundon ceremonia perkujtimore ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova.Pas homazheve te bera nga delegacionet e huaja, fjalimeve te mbajtura nga kryeadministratori, Soren Petersen, kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE, Havier Solana, Nenkryetari i LDK, Kole Berisha, perfaqesuesi i delegacionit te SHBA, Alfonso Xhekson eshte mbyllur me melodi funebre ceremonia perkujtimore ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 13:20- Daci: Rugova t'i hodhe themelet e lirise te cilen do t'a ngrejme ne.Ne fjalen e qe ishte edhe fjalimi permbylles i ceremonise ne sallen „1 Tetori“ ku u bene homazhet e fundit per presidentin Ibrahim Rugova, kryeparlamentari Nexhat Daci qe eshte perkohesisht ne funksionin e presidentit te Kosoves, shprehu ngushellimet e tij per familjen Rugova dhe gjithe popullin e Kosoves.
“Kosove e liderit tend, Kosove e luftes, Kosove, keta shpirtra qe prehen ne qetesi, jane fanare te lirise tende. Rugova, ne parajsen ku do te shkosh te presin bashkepunetoret e tu, shpirtrat e qe u flijuan per lirine e atdheut. Shpirtat tuaj do te na prijne ne plejaden finale. O Perendi te lutemi te kujdeseni per kete njeri te paqes. Presidenti yne pushoni i qete ne Parajsen e Qetesise, rrugen tuaj do ta vazhdojme ne. Ju vute themelet qe Kosva te jete shtet i pavarur“.
Me pas ai iu drejtuar edhe paleve te huaja per t’i falenderuar edhe ne emer te Ibrahim Rugoves, per ndihmen qe po i japin vendit.
„I nderuar zoti Petersen. Kosova ju falenderon per ndihmen qe po i jepni popullit. Amerike edhe ty Kosova te eshte mirenjohese per ndihmen e pandalur.
Te gjithe Ju Nderkombetare, na prini ne rrugen e Ibrahim Rugoves“.

Arb
26-01-06, 15:59
LAVDI!

Urata
26-01-06, 16:29
Me nderime tė larta ushtarake u varros kryetari Ibrahim Rugova

http://www.kosovapress.com/foto/varrimi_rugoves.jpg
Prishtinė, 26 janar 2006 (Kosovapress) Time: 15 : 02

Me nderime tė larta ushtarake dhe rite kombėtare, por jo edhe fetare, tė enjten nė varrezat e dėshmorėve nė Prishtinė, nė prani tė dhjetėra- mijėra qytetarėve nga e gjithė Kosova, u varros kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova, i cili ndėrroi jetė tė shtunėn e kaluar nė moshėn 61-vjeēare pas njė sėmundje tė rėndė. Fillimisht kortezhi me arkivolin me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova ėshtė bartur nga salla “1 Tetori” nė shoqėri tė togut tė nderit tė TMK-sė pėr t’u vendosur nė varrin e bardhė. Anėtarėt e kėtij togu nė shenjė nderimi ka shtėnė tri herė nė ajėr. Mė pastaj nėn muzikėn funerale ata kanė vendosur arkivolin me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova nė varrin e bardhė. Tė gjitha delegacionet pjesėmarrėse nė ceremoninė e varrimit, vendore dhe ndėrkombėtare, pėr herė tė fundit kanė bėrė nderim duke vendosur kurora me lule.

Urata
26-01-06, 16:48
Solana: Jam i impresionuar me dinjitetin e treguar nga populli i Kosovės


http://www.kosovapress.com/foto/solana_ekipinegociator.jpg


Prishtinė, 26 janar 2006 (Kosovapress) Time: 09 : 58

Shefi i diplomacisė sė BE-sė, Havier Solana, pas takimit me ekipin negociator tė Kosovės tė enjten nė Prishtinė, tha se ėshtė i impresionuar me dinjitetin e treguar nga populli i Kosovės gjatė kėtyre ditėve me rastin e vdekjes sė kryetarit Ibrahim Rugova

Urata
26-01-06, 18:08
Qindra mijėra qytetarė dhe burrėshtetas i thanė lamtumirėn e fundit Presidentit Rugova

http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126varrimi01.jpg

Prishtinė, 26 janar- Sot, rreth orės 14.45 nė Varrezat e Dėshmorėve nė nė Velani tė Prishtinės, me nderimet mė tė larta shtetėrore u bė varrimi i Presidentit tė Kosovės dr.Ibrahim Rugova, nė prani tė qindra mijėra qytetarėve nga Kosova dhe nga tė gjitha viset tjera shqiptare, si dhe nga mėrgata shqiptare nė botė. Nė varrimin e Presidentit Rugova morėn pjesė shumė krerė shtetesh nga vendet e rajonit, tė Evropės dhe pėrfaqėsues tė Presidentit amerikan Xhorxh Bush, duke nderuar edhe me kėtė rast, personalitetin e pėrmasave evropiane e botėrore, Presidentin Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova, i cili vdiq tė shtunėn e kaluar mė 21 janar, dy ditė iu bėnė homazhe nė shtėpi dhe tri ditė nė hollin e Kuvendit tė Kosovės nga qindra mijėra qytetarė nga Kosova dhe nga tė gjitha vendet, ku jetojnė ata.
Autoriteti i veēantė tė cilin e gėzonte Presidenti Ibrahim Rugova pėr vizionin dhe politikėn e tij paqėsore, u dėshmua edhe sot nė varrimin e tij, ku nė shenjė nderimi morėn pjesė delegacionet e Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, tė SHBA-ve dhe tė NATO-s.
Pėr veprėn madhėshtore tė Presidentit Rugova folėn kryeadministratori i Kosovės, Soren Jessen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i BE-sė, z.Havier Solana, Nėnkryetari i LDK-sė z.Kolė Berisha, pėrfaqėsuesi i Presidentit amerikan z.Alfonso Xhekson dhe Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci.

Urata
26-01-06, 18:10
Nė xhamitė kryesore tė Kosovės Lutje pėr Presidentin Rugova
Prishtinė, 26 janar - Sot, nė ditėn e varrimit tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, nė xhamitė kryesore tė qyteteve tė Kosovės besimtarėt, pas namazit tė drekės, u lutėn pėr shpirtin e Presidentit tė ndjerė.
Nė kėto lutje merrnin pjesė dhe ato i udhėhiqnin personalitetet kompetente fetare.
Edhe me kėtė rast tek tė pranishmit nėpėr xhematlinjtė ndihej ndjenja e dhembjes dhe e pikėllimit, thuhet nė njė njoftim tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.

Zana_ch
26-01-06, 22:22
PRISHTINĖ Qeveria amerikane ėshtė thellė e pėrkushtuar, qė tė punojnė me institucionet e Kosovės pėr tė ēuar pėrpara procesin e negociatave dhe pėr tė arritur njė zgjidhje tė shpejtė, ka thėnė delegacioni presidencial i SHBA-ve, i kryesuar nga sekretari Alphonso Jackson.
Delegacioni i caktuar nga presidenti George Bush qė mori pjesė nė varrimin e presidentit Ibrahim Rugova, takoi ekipin negociator tė Kosovės, pak orė pas ceremonisė mortore. Kryesuesi, Alphonso Jackson tha se ka marrė premtimin e kosovarėve se procesi i paqes do tė vazhdojė pėrpara.
“Kjo ėshtė hera e parė qė gjendem kėtu nė emėr tė presidentit amerikan George Bush dhe popullit amerikan pėr t’i dhėnė ngushėllimet familjes sė kryetarit Rugova dhe kėtij vendi. Ne do tė vazhdojmė tė punojmė me popullin e Kosovės pėr tė gjetur njė zgjidhje paqėsore ku do tė mbrohen tė drejtat dhe vlerat e tė gjithė qytetarėve”, tha sekretari Jackson.
Frenk Wisner, i dėrguar i sekretares amerikane tė shtetit pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės, tha se qeveria amerikane ėshtė e pėrkushtuar qė procesi i nisur tė ecė pėrpara.

Zana_ch
26-01-06, 22:23
PRISHTINĖ
Presidenti i Kroacisė Stipe Mesiq tha se presidenti i ndjerė i Kosovės Ibrahim Rugova ishte Gandi i Evropės, i cili gjithmonė synonte tė gjejė zgjidhje politike pėr problemet.
"Pas vdekjes sė Rugovės, procesi i zbatimit tė standardeve ndėrkombėtare dhe pėrpjekjeve pėr pėrcaktimin e statusit, sigurisht qė do tė vazhdojė. Vdekja e Rugovės nuk do t'i ndalė. Ndoshta disa gjėra do tė pėrshpejtohen. E shihni se sa delegacione shtetėrore dhe pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare kanė ardhur nė Prishtinė. Gjithė kjo pasqyron dėshirėn pėr tė gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare pėr statusin e Kosovės", tha Mesiq.
Ai tha se do tė ishte e pakuptimtė tė shtyhej zgjidhja pėrfundimtare pėr Kosovėn por edhe pėr Malin e Zi, sepse ky ėshtė realitet pas shpėrbėrjes sė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė

Zana_ch
26-01-06, 22:24
UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara u kanė bėrė thirrje negociatorėve tė Kosovės qė tė mbeten unik pas vdekjes sė presidentit Rugova.
"Presidenti Rugova vėrtet ka qenė personaliteti qendror nė jetėn politike tė Kosovės, personalitet qė ka ditur tė ruajė unitetin ndėrmjet grupeve dhe fraksioneve tė ndryshme", ka deklaruar zėvendės-sekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns.
"Ai ka qenė bindshėm personalitet politik me mė sė shumti pėrvojė, mė i respektuari nė Kosovė dhe rrjedhimisht, dhembja do tė jetė shumė e madhe", ka theksuar Burns.
Zyrtari i lartė amerikan ka shtuar se Shtetet e Bashkuara i inkurajojnė negociatorėt shqiptarė qė t'i refuzojnė tė gjithė ata qė konsiderojnė se dhuna ėshtė mėnyra e vetme pėr tė shkuar pėrpara dhe t'ua shtrijnė dorėn serbėve tė Kosovės.
"Tani, pas vdekjes tragjike tė Presidentit Rugova, shpresojmė qė udhėheqėsit kosovarė tė riafirmojnė unitetin e tyre dhe tė angazhohen pėr krijimin e njė ekipi unik negociator pėr bisedimet qė do tė fillojnė pas varrimit", ka thėnė zoti Burns.

Urata
27-01-06, 03:40
E gjithė Kosova i ka dorėzuar qiellit vullnesėn e tyre hyjnore, pėr pavarėsi - Presidentin Rugova
Idriz Morina

http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126_idrizi1.jpg
http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126_idrizi2.jpg



Prishtinė, 26 janar - Kosova e mposhtur nga dhembja Presidentin e vendit Dr.Ibrahim Rugova, e pėrcolli si njė shenjt pėr nė amshim. Si ngushėllim tė mbi 500 mijė vetave nga tė gjitha vendet shqiptare, morėn pjesė nė varrim si dhe delegacioneve shtetėrore nga mbarė bota, tė cilėt u janė bashkuar atyre dhe Familjes Rugova nė lamtumirėn e Presidentit nė Varrezat e Dėshmorėve nė Velani.
Presidenti Rugova u varros me nderimet mė tė larta shtetėrore dhe njerėzore, tė bėra kėto nga pjesėmarrja e delegacioneve tė krerėve tė shteteve dhe tė diplomacisė evropiane e botėrore, si dhe me ceremoninė e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.
E gjithė Kosova, dhe tė gjithė shqiptarėt nga do janė, sot i kanė dorėzuar qiellit vullnesėn e tyre hyjnore, Presidentin Rugova, me shpresė se vullneti i tyre dhe ėndrra e Presidentit pėr pavarėsi do tė bėhen realitet. Ata sot me pjesėmarrėjen nė varrimin e Dr.Rugova, janė ndjerė se kanė dhėnė sakrificėn mė tė madhe dhe mė tė dhembshme tė tyre. Poashtu janė ndjerė edhe ato pleq e plaka, dhe tė sėmurė qė s'kanė mundur tė marrin pjesė nė varrimin e Presidentit Rugova.
Gjithėēka dukej se ka shembur jetėn nė Kosovė, asnjė shenjė tjetėr jete veē zisė dhe pikėllimit. Shtėpitė ishin boshatisur nė kryeqytet, por edhe nė tėrė Kosovėn, duke lėnė kryesisht fėmijėt dhe ata qė mund tė pėrkujdeseshin pėr ta, me qėllimin e vetėm pėr t'ia bėrė nderimin e fundit Presidentit Rugova nė ceremoninė e varrimit.
Rreth gjysmėmilioni qytetarė, burra, gra, pleq, tė rinjė e fėmijė pėr vdekjen e hershme tė Presidentit 61 vjeēar dr.Ibrahim Rugova, tė pllakosur nė dhembje tė zezė, nė lot, nė psherėtima, e dėnesje, qė mund ta kujtojnė vetėm dhembjen pėr kryeheroin Gjergj Kastriotin, kishin mbushur rrugėt dhe lagjet qė do tė pėrshkonte kortezhi, deri tek varrezat. Njėkohėsisht pėrzier me dhimbjen e dashurinė sikur vėrehej tek ta edhe frikė se kush do ta udhėheq vendin nė rrugėn e mėtejme drejt pavarėsisė, nė duart e kujt do tė jetė fati i tyre i mėtejmė pėr ta pėrmbyllur realizimin e ėndrrės, me tė cilėn vdiē Presidenti Rugova, pavarėsinė.


http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126_idrizi3.jpg


Lumenjė njerėzish kishin vėrshuar Prishtinėn nga tė gjitha anėt e Kosovės, qė nė orėt e para tė mėngjesit, tė papenguar nga asgjė, as nga tė ftohtit dhe pritjet e gjata. Ata ishin shpėrndarė sipas kėshillave pėr respektimin e funeralit tė Presidentit Rugova anėve tė rrugėve, tė cilat mbaheshin tė hapura nga pjesėtarėt e SHPK-sė tė vendosur nė ēdo tri metra largėsi, fillimisht nga rruga "Nėna Terezė", pastaj nga udhėkryqi tek Fakulteti Filologjikė, e deri nė udhėkryqin mbi sallėn "1 Tetori", pėrgjatė tėrė rrugės "Agim Ramadani" dhe nga udhėkryēi te "Sllovenia sporti", deri tek varrezat nė Velani, ku poashtu ishin mbledhur me mijėra qytetarė nė vendin e pėrcaktuar si dhe jashtė varrezave, para se tė arrinte atje nė orėn 10.00 kortezhi me trupin e Presidentit Rugova, i bartur nga automjetet e TMK-sė dhe i pėrcjellur nga ato qė bartnin Familjen Rugova dhe bashkėpunėtorėt mė tė afėrt.

http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126_idrizi4.jpg



Gjatė gjithė rrugės mbi arkivolin e Presidentit Rugova tė mbuluar me Flamurin Presidencial, hidheshin valė lulesh nga duar tė panumėrta prej adhuruesve tė tij tė pėrgjunjur.
Ndėrsa, pėr tė mbahej ceremonia nė sallėn "1 tetori", dukej sikur shumicės nga tė pranishmėve u fanitej figura e Presidentit Rugova, dhe i kurajonte ata pėr fatin e Kosovės. Salla ishte zbukuruar ashtu siē e meritonte njė zi nga mė tė mėdhatė nė historinė e kėtij trolli tė lashtė, me dhembjen qė kurrė se ka manifestuar nė mėnyrė tė tillė. Po varroste presidentin Rugova krijuesin e shtetit tė saj, nė prag tė njohjes sė tij. Nė sallė ishin tė vendosura dy fotografi tė mėdha tė Presidentit Rugova, gjashtė vula presidenciale, si dhe flamuri presidencial pėrkrah Flamurit Kombėtar dhe tė OKB-sė, dy shenja kėto shtetėrore, qė ia la trashėgimi kombit si dhe Himnin e Kosovės, qė u kėndua pėrkrah Himnit kombėtar, nė hapje tė ceremonisė, tė pasuar me njė minutė heshtje nė nderim tė Presidentit Rugova, nė prani tė gjithė atyre burrėshtetasve, presidentė, kryeministra, ministra, ambasadorė. Ndėrsa, kėto janė pasuar me fjalėt dinjitoze dhe hirėplota tė kryeadministratorit Petersen, tė kryekuvendarit Daci, tė kreministrit Kosumi, tė z.Sollana, tė z.Xhekson dhe tė z.Berisha. Me mesazhin e vazhdimit tė rrugės sė Presidentit Rugova pėr ndėrtimin e shtetit modern dhe demokratik tė Kosvės, qė ishte vullneti i Presidentit.
Sapo ėshtė nxjerrė nga salla trupi i Presidentit Rugova, i pėrcjellur nga i njėjti kortezh, por i zgjeruar, qė nė ndėrkohė i ishin bashkuar edhe shumė nga delegacionet qė morėn pjesė nė ceremoni. Ky ēast, kur Trupi i Presidentit, nga rojat e nderit tė TMK-sė u largua nga "Shtrati i Topit" ku kishte ndejtur gjatė ceremonisė, sė bashku me momentet kur trupi i Presidentit Rugova u lėviz pas mė shumė se 72 orėsh nga holli i Kuvendit, pėr nė sallėn "1 Tetori" dhe nga rezidenca e tij nė Velani pėr nė hollin e Kuvendit pėr homazhe, ishte ēasti mė pikėllues i takimit tė ndarjeve tė dhembshme deri nė tragjikė, sė pari pėr familjen dhe pastaj pėr Kosovėn, pasi siē tha edhe sot Petersen, ai ishte babai i Mendimit, Ukės e Teutės, por edhe baba i Kosvės. Lotėve tė nėnės sė tre jetimėve, trashėgimtarėve tė Presidentit Rugova, u janė bashkuar ata tė mijėra e mijėra syve, tė miqėve tė Tij, tė partisė, por edhe si kongresisiti Eliot Engėl, tė bashkėpunėtorėve, tė adhuruesve e tė disa gazetarėve. Nė qetėsi, ndėrsa kortezhi merrte rrugėn nga salla "1 Tetori" kah ajo "Agim Ramadani", dhjetėra mijėra qytetarė i bashkoheshin, qė nė pamundėsi tė hapėsirės tė merrnin pjesė nė ceremoni, kishin pritur jashtė pėr t'ia thėnė lamtumirėn e fundit nė varrim, ndėrsa dhjetėra mijėra tė tjerė prisnin buzė rrugės tė shihnin arkivolin e Presidentit Rugova, duke bėrė incizime me kamera dhe miliona fotografi me aparate fotografike dhe telefona mobil. Shumė nga ata tė pikėlluar dhe zemėrthyer, e tė pėrlotur mbanin shtrėngueshėm portrete tė ndryshme edhe nga madhėsitė, tė Presidentit Rugova, ndėrsa shumė tė tjerė flamuj presidencial tė madhėsisė ceremoniale dhe tė vegjėl.
Shumė prej tyre patėn treguar gatishmėrinė ta ndihmonin Dr.Rugovėn me ēfarėdo sakrifice, vetėm e vetėm qė ta shpėtonin Presidentin Rugova, tė jepnin, organe, shtėpi dhe para. Por, tė gjitha kėto nuk u mjaftonin ta shpėtonin Presidentin e tyre. Dhe kjo ishte dhembja, e cila qė nga dita kur ai e bėri tė ditur sėmundjen e pashėrueshme, e deri nė ditėn qė vdiq dhe tė varrimit, qė i bėnte tė mosmjaftoheshin me ēfarėdo nderimi, pėr udhėheqėsin e tyre edhe shpirtėror, njeriun qė i udhėhoqi drejt krijimit tė shtetit tė pavarur, qė mbet pa u formalizuar.
Gjatė kėtyre ditėve sa ata kanė bėrė homazh dhe nė varrimin e Presidentit Rugova kanė konfirmuar gatishmėrinė, se do tė plotėsojnė vullnetin e pėrbashkėt pėr pavarėsi, duke ia konfirmuar opinionit botėror sė bashku me burrėshtetasit e pranishėm, se sakrifica e fundit e pavarėsisė sė Kosovės, ishte shpirti i Presidentit Rugova.
Ata me pjesėmarrjen e tyre nė homazhe, gati pėr njė javė dhe nė varrimin e Madh sot, nė ditėt mė tė ftoha prej vitesh, me pritjet nga mė tė gjatat, i treguan botės vendosmėrinė pėr ta ēuar nė vend amanetin e Presidentit Rugova, pavarėsinė.
Rreth orės 14.35 minuta trupi i Presidentit Rugova mbėrriti aty ku do tė pushonte pėrgjithnjė nė "Varrezat e Dėshmorėve" nė Velani, nė fqinjėri me rezidencėn ku kaloi 15 vjetėt e fundit tė jetės. Shtatė minuta pas arritjes, trupi i tij po lėshohej nė tokė, bashkė me zemrat e qindra mijėra shqiptarėve, qė kishin ndjekur gjatė gjithė 16 vjetėve tė jetės politike, dhe tė miliona tė tjerėve qė po e shikonin nėpėrmjet televizioneve. Ndėrsa, jehonin tingujt mortor pėr ndarjen lamtumirėse, rojet e nderit tė TMK-sė, po jepnin shenjė se trupi i Presidentit Rugova tanimė po prehej nė tokėn arbėrore, u dha urdhėri pėr nderimin shtetėror me armė zjarri ceremoniale qė u shkrehėn nga tri herė, nga dy radhėt e TMK-sė. Dhe kjo ndarje qė nxiste deri nė thirrje vaji e gati mallkimi, po bėhej realitet, pas gjashtė ditėsh qėndrimi edhe fizikisht pranė, ai po ikte pėrgjithnjė. Dhe kėtė po e bėnin tė parėt, bashkėshortja Fana, bijtė Mendimi e Uka dhe e bija Teuta, ndėrsa pasonin ato tė familjarėve tė tjerė tė ngushtė, tė miqėve, bashkėpunėtorėve dhe udhėheqėsve tė lartė, poashtu edhe tė atyre fetarėm si myslimanė, bektashi e katolikė. Ata tė ritit islam nuk u larguan pa i dhėnė nderimin e tyre fetar, duanė. Ndėrsa mė pas, njė pjesė e madhe e atyre qė kishin mbetur ende duke pritur vėrshuan drejt varrit tė Presidentit Rugova, duke i dhėnė lamtumirėn heroit tė tyre historik dhe mitik!

Ēmimet me tė cilat u nderua presidenti Rugova

Presidenti Rugova u cilėsua si baba i kombit, krijues i shtetit moderne, demokracisė moderne, arkitekt dhe strateg i pavarėsisė sė Kosovės, i krahasuar me Gandin, Xhorxh Uashingtonin, Linkolnin, kėto krahasime tė fundit i kanė bėrė kryesisht, burrshtetas tė njohur dhe diplomatė tė shquar, por edhe nga analistė e politikan shqiptarė.
Presidenti Rugova ishte fitues i shumė ēmimeve, si lurat i Ēmimit pėr Paqe tė Fondacionit Paul Litzer tė Danimarkės, i nderuar me titullin “Doktor Nderi” tė Universitetit tė VIII tė Parisit dhe tė atij tė Tiranės, tė fituesit tė Ēmimit Saharov tė Parlamentit Evrpian, tė Ēmimit pėr Paqe tė Mynsterit tė Gjermanisė, titullin “Qytetar Nderi” tė Venedikut, tė Milanos dhe tė Breshias, fituesin e Ēmimit pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė nė Barcelonė tė Spanjės, titullin ”Senator Nderi” tė Parlamentit Europian, mirėnjohjen “Mik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės”.

Urata
27-01-06, 03:49
http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126_idrizi1.jpg

http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126_idrizi2.jpg

http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060126_idrizi3.jpg

Mediat amerikane dhe ato evropiane raportuan nė hollėsi ceremoninė e varrimit tė Presidentit Rugova

Prishtinė, 26 janar - Mediat evropiane dhe ato amerikane pėr varrimin e Presidentit Rugova njoftuan gjerėsisht pėr funeralin e Presidentit Rugova. Po ashtu edhe kanalet kryesore televizive botėrore raportuan pėr ceremoninė mortore nė Prishtinė.
Televizonet amerikane njoftuan pėr radhėt e gjata tė njerėzve pas kortezhit si dhe nderimi treditėsh nė temperaturat nėn zeroi qė iu bė Presidentit nė arkivolin e tij nga qindra mijėra kosovarė nė Kuvendin e Kosovės, u vlerėsuan si njė dhembje dhe njė resepekt me plotė dinjitet pėr njeriun qėn personifikonte kėrkesat e tyre dhe udhėhoqi popullin e Kosovės pėr 16 vjet nė rrugėn drejt lirimit nga sundimi nė sovranitet dhe pavarėsi.

Mediat gjermane vlerėsojnė pjesėmarrjen e madhe tė popullatės shqiptare nė nderim tė Presidentit Rugova

Gjithashtu edhe mediat elektronike gjermane e pėrcollėn me interesim tė veēantė ceremoninė e varrimit tė Presidentit Rugova. Burimet informative gjermane pasqyrojnė ngjarjen e sotit duke vėnė nė fokus pjesėmarrjen e madhe tė popullatės shqiptare pėr t'i bėrė nderimin e fundit Presidentit tė Kosovės. Me qindra mijėra qytetarė i dhanė nė Prishtinė lamtumirėn e fundit Presidenttit tė tyre Ibrahim Rugpvės, theksohet nė lajme. Nėpėr teletekstet e telveizionit gjerman dr. Ibarahim Rugova u pėrshkrua si simbol i pavarėsisė tė popullit shqiptar dhe njėherit iu kushtuar vėmendje e vecantė pranisė sė dyzet pėrfaqėsuesve tė vendeve tė ndryshme qė i bėnė ndėrin e fundit Presidentit Rugova. Krahas kumtesave e lajmeve rreth varrimit tė dr. Ibrahim Rugovės gazetat gjermane ishin pėrqėndruar nė spekulime dhe analiya rreth tė ardhmes sė Kosvoės pas vdekjes sė Gandit tė Ballkanit, sic shkruajnė ato. Ceremonia e varrimit tė Presidentit Rugova u pėrcoll veēanėrisht nga komuniteti i shqiptar nė Gjermani, tė cilėt vdekjen e Presidentit Rugova e pėrjetuan si njė humbje shumė tė madhe, sidomos nė kohėn mė vendimtare pėr ardhmerinė e Kosovės.
Shtypi suedez vazhdon gjithashtu tė japė informacione tė shumta pėr personalitetin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe pėr Kosovėn pasrugoviane, i ndjeri Rugova ishte i vetmi politikan nė Ballkan qė asnjėherė nuk prodhonte urrejtje. Nė vend tė kėsaj theksojnė mediat suedeze, ai dėshironte afrimin e popujve tjerė me shqiptarėt nė mėnyrė tė ndėrsjell.
Televizioni i Zvicres frankofone ndėr tė tjera dr. Ibrahim Rugovėn e quan "Gandi i Kosovės", njeri qė ka lėnė njė boshllėk tė madh nė politikėn kosovare, pikėrisht nė prag tė negociatave pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Gazeta mė prestigjioze Noje Cyhrer Cajtung shkruan se Ibrahim Rugova pėr gjatė nė ēerek shekulli ka mishėruar nė vete synimin e shqiptarėve tė Kosovės pėr mėvetėsi politike. Kjo gazetė Presidentin Rugova e vlerėson si symbol tė pavarėsisė tė Kosovės.


Arma e Presdientit Rugova ka qenė fuqia e fjalės

Edhe shumė gazeta tė tjera authoritative zvicėrane vdekjen e Presidentit Rugova e kanė vlerėsuar si njė humbje tė madhe pėr politikėn kosovare. Njė gazetė tjetėr authoritative zvicėrane shkruan se arma e Presdientit Rugova ka qenė fuqia e fjalės. Nė disa komunikata zyrtare tė Min Ministrisė sė Jashtme tė Zvicrės Presidenti Rugova radhitet ndėr figurat mė tė mėdha politike nė Ballkan.
Ndėrkaq Tevizioni zvicėran varrimin e Presidentit Rugova e ka emetuar si lajm tė parė.
Agjencia AFP gjithashtu thekson praninė e zyrtarėve mė tė lartė ndėrkombėtarė nė ceremoninė mortore tė Presidentit Ibrahim Rugova dhe shtonte se Rugova e simbolizonte kėrkesėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr t'u pavarėsuar nga Serbia. AFP thotė se bashkėsia ndėrkombėtare e shihte Rugovėn si udhėheqės, i cili asnjėherė nuk predikoi dhunėn. Ndėrkaq rrjeti televizive evropian EUR-Njuz ka bėrė transmetimin e dretėpėrdrejt, pothauj tėrė ceremonialit tė varrimit tė Presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova

Dilaver
27-01-06, 11:46
Berisha shmang Mustafajn gjatė takimeve me kosovarėt


A.R

TIRANĖ-Deklarata e pėrsėritur e ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj, pėr pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės, duket se ka marrė kundėrpėrgjigjen e parė politike tė drejtpėrdrejtė nga klasa politike e Kosovės. E kjo ėshtė parė qartė dhe haptazi gjatė pjesėmarrjes sė delegacionit shqiptar nė ceremoninė e varrimit tė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Edhe pse ka qenė i katėrti nė delegacion pėr nga rėndėsia, ministri Mustafaj, gjatė homazheve tė zhvilluara dje para trupit tė pajetė tė presidentit Rugova, ėshtė shfaqur aty i shoqėruar nga shefi i kabinetit, Llesh Kola dhe jo me pjesėn kryesore tė delegacionit. Por pėrveē kėtij fakti qė ndoshta mund tė mos kishte shumė rėndėsi nė njė ngjarje tė tillė, ajo qė e pėrforcon mė tepėr qėndrimin e mbajtur ndaj Mustafajt nga pala kosovare, lidhet me faktin se kryeministri Sali Berisha e ka shmangur shefin e diplomacisė nga tė gjitha takimet e kortezisė qė ka zhvilluar me faktorin politik ndėrkombėtar dhe atė kosovar gjatė qėndrimit nė Prishtinė. Kėtė e kanė konfirmuar burime tė afėrta pranė delegacionit shqiptar, por edhe pjesėmarrės tė tjerė nė ceremonisė mortore tė kreut tė parė tė shtetit kosovar, tė cilėt e kanė parė Berishėn qė tė takohet vetėm me zyrtarė tė ndryshėm tė nivelit tė lartė, pjesėmarrės nė ceremoni. Por disa nga krerėt e partive politike nė Kosovė apo edhe figura tė tjera, kanė shmangur nė mėnyrė tė hapur ēdo kontakt me ministrin Besnik Mustafajn. Ndėrkohė, qėndrimi i mbajtur nga ministri shqiptar, Mustafaj, deklaruar vetėm pak ditė pasi kishte marrė detyrėn, se Kosova duhet tė fitonte pavarėsi tė kushtėzuar, pas zhvillimit tė bisedimeve pėr statusin final. Kjo deklaratė e tij e pėrsėritur edhe nė disa takime zyrtare jashtė Shqipėrisė, shkaktoi mjaft debate si nė Tiranė, ashtu edhe nė Prishtinė.

Lona
27-01-06, 15:14
27.01.2006
Qeveria amerikane ėshtė thellė e pėrkushtuar, qė tė punojnė me institucionet e Kosovės pėr tė ēuar pėrpara procesin e negociatave dhe pėr tė arritur njė zgjidhje tė shpejtė, ka thėnė delegacioni presidencial i SHBA-ve, i kryesuar nga sekretari Alphonso Jackson.

Delegacioni i caktuar nga presidenti George Bush qė mori pjesė nė varrimin e presidentit Ibrahim Rugova, takoi ekipin negociator tė Kosovės, pak orė pas ceremonisė mortore. Kryesuesi, Alphonso Jackson tha se ka marrė premtimin e kosovarėve se procesi i paqes do tė vazhdojė pėrpara.
“Kjo ėshtė hera e parė qė gjendem kėtu nė emėr tė presidentit amerikan George Bush dhe popullit amerikan pėr t’i dhėnė ngushėllimet familjes sė kryetarit Rugova dhe kėtij vendi. Ne do tė vazhdojmė tė punojmė me popullin e Kosovės pėr tė gjetur njė zgjidhje paqėsore ku do tė mbrohen tė drejtat dhe vlerat e tė gjithė qytetarėve”, tha sekretari Jackson. Frenk Wisner, i dėrguar i sekretares amerikane tė shtetit pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės, tha se qeveria amerikane ėshtė e pėrkushtuar qė procesi i nisur tė ecė pėrpara.

Zana_ch
27-01-06, 18:55
KOMBET E BASHKUARA – Kosova ngadal po i pėrmbush standardet ndėrkombėtare tė cilta duhet tė sigurojnė qė ajo tė bėhet shoqėri efiksae shumetnike, ka vlerėsuar Sekretari i Pėrgjithshem i KB, Kofi Anan. Nė raportin e tij tė fundit, kushtuar Kosovės pėr KS tė KB, ai ka cekue se shpejtėsia e zbatimit tė standardeve nė Kosovė nuk mjafton, madje edhe pas fillimit tė negociatave ndėrkombėtare mbi statusin e ardhshem tė asaj krahine. Mirėpo, Sekretari i Pėrgjithshem i KB, ka thėnė se negociatat mbi statusin qė kanė filluar nė nėntor, nuk i kanė nxitur zyrtarėt kosovarė qė tė pėrparojnė mė shumė nė zbatimin e standardeve. “Jam thellė i brengosur pėr shkak tė shtyerjes ose prapangecjes nė shumė fusha nė zbatimin e stanardeve”, ka thėnė Anan. “Zbatimi i standardeve ėshtė obligim i udhėheqėsve politik dhe tė institucioneve tė Kosovės dhe ato duhet tė pėrmbushen”. Anan e ka kritikuar edhe pakicėn serbe nė Kosovė qė nuk po merr pjesė aktive nė pushtetin lokal, dhe i ka bėrė thirrje Beogradit qė ti inkurajojė serbėt ta bejnė kėtė.

Urata
28-01-06, 15:05
"MESHA E DRITĖS" nė Graz (Gracė) tė Austrisė pėr Presidentin e Kosovės dr. Ibrahim Rugova

http://www.trepca.net/2006/presidenti/rugova_nderon_cunim_e_vogel_1.jpg

28 janar 2006 /TN



Lajmėrim:

"MISIONI KATOLIK SHQIPTAR" nė Austri me qendėr nė VJENĖ filiala nė Graz lajmėron se tė dielėn mė 29. 01. 2006 nė orėn 15.00 do tė celebrohet "Mesha e Dritės" nė gjuhėn shqipe pėr shpirtin e presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova!

Lusim qė tė gjithė qė ta pėrkujtojmė me lutjet tona!

Pushoftė nė paqe!

Mesha nė gjuhėn shqipe do tė celebrohet nė kishėn nė:

St. Leonhard, Leonhardplatz 14, 8010 GRAZ

Meshėn do ta celebroj:

Mag. Don Kolė GJERGJI,

Prift nė Bruck/Mur,

pėrgjegjės edhe pėr Shqiptarė

Psikologu
29-01-06, 21:53
08:35/27.01.06 - Petersen: Presidenti i Kosoves do jete nga radhet e LDK


Kryeadministratori i Kosoves, Soren Jesen Petersen, ka deklaruar se presidenti i ri Kosoves duhet te jete nga radhet e LDK-se. Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen e beri kete deklarate ne nje takim me presidentin e Maqedonise, Branko Cervenkovski dje ne Prishtine. Ata rane dakord per vazhdimin dhe stabilizimin e demokratizimit te Kosoves, si dhe krijimin e nje rruge te qete te procesit rreth percaktimit te statusit te ardhshem te Kosoves. Dr. Rugova la nje vakuum te thelle ne jeten politike ndersa ai ishte kryetari i grupit negociator, kryetar i LDK-se dhe presidenti i vendit.

Psikologu
29-01-06, 22:01
PARTIA E RUGOVĖS NUK TĖRHIQET NGA POSTI PRESIDENCIAL (CRG)



Prishtinė, 28 janar (MIA) - Partia e presidentit tė ndjerė dr Ibrahim Rugova nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet nga posti presidencial, bėjnė tė ditur mediumet kosovare.

"Posti presidencial ishte dhe mbetet nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės", thonė burme tė partisė duke shtuar se udhėheqėsia e kėsaj partie do tė vendosė pėr pasuesin e Rugovės.

Duke iu referuar deklaratės sė shefit tė UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, mediat kosovare njoftojnė se se pasuesi i Rugovės do tė bėhet i ditur javėn e ardhshme dhe do tė jetė nga rradhėt e LDK-sė. mp/nn/12:38

Zana_ch
30-01-06, 12:54
Koordinatori i grupeve tė punės tė delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet pėr statusin, Blerim Shala, i ka thėnė BBC-sė se nuk ka nevojė pėr ndryshimin e strukturės sė tanishme organizative nė Kosovė.
Ai ėshtė shprehur i bindur se klasa politike nė Kosovė ėshtė e bashkuar dhe se do ta rrumbullakėsojė procesin e filluar politik.

Me zotin Shala bisedoi Arbėr Vllahiu.

BBC: Sa nė fakt vdekja e Presidentit Rugova ka lėnė boshllėk nė skenėn politike kosovare?
Zoti Shala: Mendoj se respektin ndaj Presidentit Rugova do ta shprehim mė sė miri nėse nė njė periudhė shumė tė shkurtėr kohore vendosim tė ecim pėrpara si delegacion i Kosovės. E dimė se njėri nga anėtarėt e delegacionit tė Kosovės nuk ėshtė mė nė mesin tonė, dhe ai ka qenė kryesues i Delegacionit, pra Presidenti Rugova. Prandaj ėshtė e qartė qė sa mė parė qė ėshtė e mundur duhet tė zgjedhet kryetari i ri i Kosovės, qė tė vazhdojė puna e delegacionit tė Kosovės. Porositė qė i kemi marrė nga diplomatėt mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė qė e kanė vizituar Kosovėn gjatė javės sė shprehjes sė ngushėllimeve pėr Presidentin Rugova, kanė qenė qė ne duhet tė jemi tė vetėdijshėm qė procesi duhet tė ecėn sa mė parė, qė kemi tė bėjmė me ardhmėrinė e Kosovės, qė nė tė kaluarėn, nė muajt kur delegacioni ka funksionuar nėn kryesimin e Presidentit Rugova, kemi ecur mjaft mirė pėrpara por qė na pret njė punė e madhe e cila nuk pret kohė.


"Kjo strukturė ka funksionuar mjaft mirė dhe ndėrkohė janė krijuar edhe grupet punuese dhe mendoj se kjo trashėgimi e Presidentit Rugova duhet tė respektohet nga tė gjithė ne.Blerim Shala "




BBC: Zoti Shala, por delegacioni i Kosovės pėr njė kohė tė gjatė, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara, nuk qe takuar. A mendoni ju se vdekja e Presidentit Rugova do tė mund ta destabilizojė brenda pėr brenda vetė Grupin Negociator tė Kosovės?
Zoti Shala: Ne duhet tė kthehemi nė deklaratėn e Presidentit Rugova tė 13 shtatorit tė vitit tė kaluar, sepse ajo pėrmbanė ēelėsin e funksionimit tė delegacionit tė Kosovės. Tė mos harrojmė se tė gjithė politikanėt relevantė tė vendit nė deklarimet e tyre qė nga pranvera e vitit tė kaluar kanė deklaruar se ideja e unitetit ėshtė bazike pėr funksionimin e ēfarėdo trupi tė pėrbashkėt dhe kjo ide ka qenė nė krye tė axhendės sė Presidentit Rugova. Ėshtė krijuar njė strukturė e cila ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe nė tė cilėn ka pėrfshirje edhe tė institucioneve edhe tė pėrfaqėsuesve tė opozitės. Kjo strukturė ka funksionuar mjaft mirė dhe ndėrkohė janė krijuar edhe grupet punuese dhe mendoj se kjo trashėgimi e Presidentit Rugova duhet tė respektohet nga tė gjithė ne.


" jam i bindur se klasa politike e vendit asnjėherė nuk do tė arrijė njė formulė tė re e cila ėshtė mė e mirė se sa kjo qė na ka lėnė nė trashėgimi Presidenti Rugova."Blerim Shala





BBC: Por zoti Shala ditėve tė fundit ka patur deklarime se Grupi Negociator nuk ekziston mė, meqė nuk ėshtė mė njeriu qė ka qenė forcė unifikuese brenda skenės politike shqiptare?
Zoti Shala: Ka vdekur njeriu qė ka qenė faktor i konsensusit, pa dilemė, por nuk ka vdekur ideja qė udhėhequr Presidentin Rugova ta propozojė kėtė solucion. Tė mos harrojmė se kjo ėshtė formula e vetme pėr funksionimin e njė delegacioni gjithėpėrfshirės dhe poashtu duhet rikujtuar faktin qė propozimi i Presidentit Rugova ka pasur njė mbėshtetje tė plotė tė SHBA-sė dhe BE-sė dhe sė fundi tė rikujtojmė qė propozimi i Presidentit Rugova ka marrė edhe miratimin e Kuvendit tė Kosovės. Ēfarėdo ndryshimi tė strukturės organizative tė delegacionit tė Kosovės, nė rrethanat e sotme, nėnkuptohet qė tė shkohet prapė nė Kuvend, tė debatohet pėr tė dhe tė merret pėlqimi. Nuk mendoj qė nė rrethanat e sotme, klasa politike kosovare ka nevojė fare ta ndryshojė strukturėn organizative tė vendit, dhe poashtu jam i bindur se klasa politike e vendit asnjėherė nuk do tė arrijė njė formulė tė re e cila ėshtė mė e mirė se sa kjo qė na ka lėnė nė trashėgimi Presidenti Rugova.

BBC: Dhe ju besoni se pasardhėsi i Presidentit Rugova do tė mund tė zgjidhet sė shpejti nė kėto ditė tė ardhshme?
Zoti Shala: Varet se si do tė ecė vetė procedura. Ju e dini se presidenti i Kosovės duhet tė propozohet nga partia mė e madhe qė i ka fituar zgjedhjet, kjo ėshtė LDK-ja. Kemi tė bėjmė me njė procedurė tė rregullt e cila nga pak ndėrlikohet edhe pėr shkak tė ditėve tė zisė. Po supozoj se qėndrimi i tė gjithė faktorėve politik ėshtė qė nė ditėt e ardhshme tė diskutohet pėr kėtė ēėshtje, por vendimi tė merret nė javėn tjetėr. Por kryesorja ėshtė qė zgjedhja e njė kryetari tė ri ėshtė njė domosdoshmėri, njė urgjencė, pikėsėpari pėr shkak tė vakuumit qė ka lėnė Presidenti Rugova nė tė dyja postet edhe si kryetar i vendit edhe si kryesues i delegacionit.

BBC: Kjo do tė thotė se me vdekjen e Presidentit Rugova po i kthehemi skenės politike kosovare nė njė lojė, siē e kanė quajtur, tė tė barabartėve, dhe se tani nuk do tė ketė brenda pėr brenda Grupit Negociator njė njeri qė do tė jetė faktor unifikimi?
Zoti Shala: Mendoj se prapė duhet t'i kthehemi idesė sė unitetit dhe strukturės organizative e cila e siguroi kėtė konsensus. T'iu them hapur se nė mblehdjet e delegacionit tė Kosovės, tė cilat i kemi mbajtur deri tani, asnjėherė nuk ka ardhur deri te momenti i votimit. Tė gjitha vendimet pėr tė gjitha ēėshtjet relelvante janė marrė me konsensus, nė pajtim tė plotė. Nuk ka pasur asnjė nevojė qė vetėm Presidenti Rugova tė ngrit njė ēėshtje dhe tė thotė se ky ėshtė qėndrimi im e ai duhet patjetėr tė respektohet prej jush. Ideja e unitetit ėshtė e organizuar mirė pėrmes strukturės sė delegacionit tė Kosovės. Pėrndryshe nė kėtė mėnyrė ne kemi funksionuar edhe nė kuadėr tė grupit politik, prandaj nuk shoh ndonjė problem sa i pėrket vazhdimėsisė sė strukturės organizative qė ėshtė nė fuqi sepse ajo ėshtė treguar mjaft efiēente dhe e suksesshme nė pesė muajt e fundit.

BBC: Zoti Shala, njė takimi Vjenės qė ishte paraparė tė mbahej para vdekjes sė presidentit Rugova u shty. Mendoni ju se procesi i negociatave pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės ka hyrė nė njė fazė, ta quaj, tė krizės…
Zoti Shala: … Nuk do ta quaja krizė, por do ta quaja mė shumė si njė ngecie, mė shumė objektive pėr shkak tė presidentit Rugova, ngecie objektive sepse duhet tė zgjedhet kryetari i Kosovės i cili pastaj duhet tė bėhet pjesė e delegacionit tė Kosovės. Ju e dini se Grupi Politik i Delegacionit tė Kosovės ka arritur tė pėrpilojė materialin pėrfundimtar pėr reformėn e pushtetit lokal, qė pritet qė ky material tė marr pėrkrahjen e anėtarėve tė Delegacionit tė Kosovės dhe pastaj qė ky Delegacion tė vendos edhe pėr pėrbėrjen e ekipit qė do tė shkojė nė Vjenė. Tė gjitha kėto pengesa janė objektive, opinioni ndėrkombėtar ėshtė i vetėdijshėm pėr kėto dhe ėshtė i gatshėm pėr njė periudhė racionale tė kohės. Por jo me disa javė, dhe mendoj se e tėra duhet tė kryhet brenda 7 e deri nė 14 ditė ashtu qė Delegacioni i Kosovės tė marr vendimin se si tė reagohet ndaj iniciativės sė Vjenės.

BBC: Zoti Shala, nėse nuk zgjidhet nė njė afat tė caktuar kohor presidenti i ri i Kosovės a ka vend pėr ndėrhyrje tė faktorit ndėrkombėtar nė kėtė ēėshtje?
Zoti Shala: Mendoj se kjo ēėshtje pikėsėpari ndėrlidhet me vendimarrjen e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila duhet tė propozojė kandidatin e saj pėr kryetar tė Kosovės, ndėrsa faktori politik i cili funksionon nė kuadėr tė Kuvendit tė Kosovės jam i bindur se do ta peshojė, kėsaj radhe, nė mėnyrė tė veēantė zgjedhjen e presidentit tė Kosovės. Kjo pėr faktin se dihet qė ai ka njė rol shumė tė rėndėsishėm nė Delegacionin e Kosovės, dhe shpresoj se do tė arrihet njė lloj pajtimi qė ky kandidat tė pėrkrahet nga tė gjitha subjektet politike nė Kuvendin eKosovės. Ky ėshtė njė moment vėrtet i ri dhe moment dramatik pas vdekjes sė Presidentit Rugova. Tė gjithė politikanėt e vendit kanė thėnė se do ta respektojnė trashėgiminė politike tė Presdentit Rugova dhe do tė ecin sa mė parė qė ėshtė e mundur qė ta kompletojnė procesin me pavarėsimin e Kosovės

Dilaver
30-01-06, 13:50
Fatmir Sejdiu ėshtė kandidat i LDK-sė pėr President tė Kosovės

Prishtinė, 3O janar - Fatmir Sejdiu ėshtė kandidat i LDK-sė pėr President tė Kosovės. Kėshtu u vendos sot me njė koncensus tė plotė pas njė diskutimi nė mbledhjen e Kryesisė sė LDK-sė. Siē mėsohet, Kryesia e LDK-sė rreth kandidatit tė saj ka pasur konsultime edhe nė nivele tė tjera.

Fatmir Sejdiu, i cili nė kėtė post mė tė lartė nė Kosovė duhet tė zėvendėsojė Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, aktualisht ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e kėsaj partie.
Detaje tė tjera rreth kandidatit tė saj, Kryesia e LDK-sė pritet t'i bėjė publike rreth orės 15.OO me njė komunikatė zyrtare.

Murgesha
31-01-06, 21:19
Kosumi: Delegacioni pėr bisedime do tė udhėhiqet nga kryetari i ardhshėm i Kosovės


Prishtinė, 31 janar 2006 (Kosovapress) Time: 17 : 46

Delegacioni i Kosovės pėr bisedimet rreth statusit politik tė Kosovės, do tė udhėhiqet nga kryetari i ardhshėm i Kosovės, ka thėnė tė martėn kryeministri Bajram Kosumi.

Urata
01-02-06, 05:50
Bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės mund tė fillojnė nė fund tė shkurtit

--------------------------------------------------------------------------------

1 shkurt 2006 /TN

Zėri i Amerikės (31.01.2006) – Zėvendėsi i tė dėrguarit tė OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan tha sot se bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės mund tė fillojnė nga fundi i muajit tė ardhshėm. Udhėheqėsit serbė nė Kosovė thanė sot se zoti Rohan u kishte thėnė atyre se bisedimet mund tė fillojnė nė javėn e fundit tė shkurtit.

Zoti Rohan i cili ndodhet pėr vizitė nė Kosovė u takua me politikanėt serbė tė Kosovės sot nė Prishtinė. I dėrguari i OKB-sė pėr bisedimet e statusit, Marti Ahtisari, pritet tė jetė nė krye tė bisedimeve tė Vjenės me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė Kosovės, pakicės sė saj serbe dhe qeverisė serbe.

Putin: Pavarėsia pėr Kosovėn mund tė krijojė njė precedent tė rrezikshėm

Presidenti rus Vladimir Putin thotė se pavarėsia pėr Kosovėn mund tė krijojė njė precedent tė rrezikshėm pėr rajone tė tjera tė botės, si Kaukazi. Presidenti Putin tha sot gjatė konferencės sė tij vjetore pėr shtyp nė Kremlin se nė se Kosovės mund t'i jepet pavarėsia e plotė, atėherė Abkazisė dhe Osetisė Jugore nuk duhet t'u mohohet njė gjė e tillė. Ai shtoi se pėr zgjidhjen e konflikteve duhet tė zbatohen parime universale.

Abkazia dhe Osetia Jugore shpallėn pavarėsinė nga Gjeorgjia nė fillim tė viteve 90-tė. Gjeorgjia e akuzon Rusinė pėr mbėshtetjen e provincave rebele, tė cilat njihen nga komuniteti ndėrkombėtar si pjesė e Gjeorgjisė.

Kėto komente presidenti rus i bėn ndėrkohė qė Kombet e Bashkuara pėrgatiten tė fillojnė muajin e ardhshėm bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

Zana_ch
01-02-06, 23:18
Grupi i Kontaktit: Statusi i Kosovės tė zgjidhet brenda vitit 2006


Londra


Modeli qė propozon Grupi i Kontaktit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė ai i shoqėrisė multietnike

Ndonėse i zhvilluar nėn hijen e njė aktiviteti tjetėr, Konferencės Ndėrkombėtare pėr Afganistanin, takimi i Grupit tė Kontaktit kushtuar Kosovės mbajtur gjatė orėve tė vonshme tė pasdites sė djeshme, u mbyll me konkludime konkrete mbi hapat e ardhshėm drejt zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės.

Ministrat e jashtėm tė vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit tė shoqėruar nga kryenegociatori ndėrkombėtar pėr bisedimet e statusit, Marti Ahtisari, nėnvizuan para sė gjithash nevojėn qė tė bėhen tė gjitha orvatjet e mundshme qė ēėshtja e statusit tė zgjidhet gjatė vitit 2006. Nė kėtė drejtim, ministrat rikujtuan parimet e Grupit tė Kontaktit nga nėntori i vitit tė shkuar sipas tė cilave nuk ka kthim tė situatės para vitit 1999, jo ndarje tė Kosovės dhe jo-bashkim me ndonjė vend apo pjesė tė ndonjė vendi tjetėr.

Nė komunikatėn e lėshuar pas takimit ku morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, Natos dhe Kombeve tė Bashkuara, ministrat mbėshtetėn fuqimisht punėn e kryenegociatorit ndėrkombėtar pėr Kosovėn, Marti Ahtisarit. Ata i bėnė thirrje Prishtinės dhe Beogradit qė tė punojnė nė mėnyrė konstruktive pėr tė gjetur zgjidhje realiste pėr ēėshtjet e shumta tė vėshtira. Nė komunikatė, thuhet, se duhet tė pėrfshihen liria e lėvizjes, lidhjet transparente dhe konstruktive midis komuniteteve lokale nė Serbi dhe Kosovė, mekanizmat pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tė zhdukurve si dhe masat pėr mbrojtjen e komuniteteve dhe objekteve fetare.

Nė takimin e mbajtur me dyer tė mbyllura, u nėnvizua rėndėsia e gjetjes sė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme, e cila promovon shoqėrinė multietnike. Njė gjė e tillė thuhet nė komunikatė do tė forcojė stabilitetin rajonal si edhe vetė perspektivat evropiane dhe euro-atlantike tė Kosovės dhe Serbisė. Ministrat me kėtė rast pėrkujtojnė se gjatė procesit tė zgjidhjes sė statusit duhet marrė parasysh karakteri i ēėshtjes sė Kosovės si dhe pėrvoja gjatė dezintegrimit tė Jugosllavisė, pėrfshi kėtu spastrimin etnik dhe ngjarjet e vitit 1999.

Nga Beogradi ministrat presin tė marrė parasysh, se zgjidhja e statusit duhet tė jetė e pranueshme pėr njerėzit nė Kosove. Politika shkatėrruese gjatė sė kaluarės gjendet nė thelb tė problemeve tė tashme. Nga Prishtina ministrat kėrkojnė tė kuptohet, se zgjidhja multietnike ėshtė opsioni i vetėm i qėndrueshėm.

Procesi i decentralizimit do tė jetė kyē pėr zgjidhjen e statusit thuhet mė tej nė komunikatė. Nė kėtė drejtim u bėhet thirrje tė gjitha palėve qė tė angazhohen seriozisht nė kėtė proces.

Nė takimin e Londrės, u pėrsėrit gatishmėria e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė vendosur strukturat e duhura ndėrkombėtare civile dhe ushtarake pėr njė periudhe kalimtare pas zgjidhjes sė statusit pėr tė garantuar pėrmbushjen e dispozitave tė saj.

Nė komunikatėn e Grupit tė Kontaktit, ministrat ftojnė liderėt nė Serbi dhe Kosovė tė tregojnė guxim dhe vision tė domosdoshėm politik, duke ofruar propozime realiste dhe largėpamse si pėr ardhmėrinė e Kosovės ashtu edhe tė Serbisė.

Takimi, i cili u mbajt dhjetė ditė vdekjes sė presidentit Rugova, pėrkujtoi angazhimin e tij nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe demokracisė.

Zana_ch
01-02-06, 23:37
ALBANIAN AMERICAN ASSOCIATION “MALĖSIA E MADHE”

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE “MALĖSIA E MADHE”









49920 Van Dyke*

Shelby Twp.* MI* 48317*

United States of America

*Email: [email protected]

*Web: www.malesiaemadhe.org

*Tel.:(248)212-4125

*Fax:(586)276-2701



DEMONSTRATĖ!



Ftoheni ti bashkangjiteni komunitetit Shqiptaro – Amerikan nė kėt protestė kundėr qeverisė Malazeze dhe keqpėrdorimeve tė tyre sociale, politike, ekonomike, dhe kulturore tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi. Kjo kampanjė i drejtohet delegacionit Malazez qė pritet tė arrijė nė sesionin e Lutjeve tė Mėngjezit nė Hilton Hotel


2 Shkurt 2006


1919 Connecticut Avenue, NW – South of T Street
Pėrballė Hilton Hotel


Washington, D.C.



TIME: 8:00-10:00AM

Zana_ch
03-02-06, 14:37
ANALISTET BRITANIKE: KOSOVA DE FAKTO PAVARUR

Ekspertet britanike per Ballkanin, ne analizat e tyre, konsiderojne se takimi i Grupit te Kontaktit ne Londer deshmon se po shqyrtohet menyra sesi te zyrtarizohet, de fakto, pavaresia e Kosoves. Analisti, Tim Xhuda thote se komunikata e Grupit te Kontaktit qarte thekson se vendimi, de fakto, tashme eshte marre dhe se Kosova do te fitoje pavaresine e kushtezuar. Edhe profesori i Universitetit te Oksfordit, Mark Almond, thote se Kosova tashme, de fakto, eshte e pavarur dhe se tani duhet konfirmuar nese ekziston mundesia qe territori te fitoje njefare statusi nderkombetarisht te njohur.