PDA

View Full Version : Funksionet ne sistemet operative


Dilingjia
25-01-06, 12:59
*Klienti :*

Nje perdorues kompjuteri: Nje vit me pare une permiresova programin
tim "E FEJUARA 1.0" dhe e cova ne "GRUA 1.0". Vura re qe programi
leshoi menjehere nje funksion qe quhet "BEBE 1.0" funksion I cili ka
zene shume hapesire ne kompjuterin tim. Asgje nga keto qe ndodhen nuk
ishin permendur ne manualin e programit. Nga ana tjeter "GRUA 1.0"
filloi te futet vete automatikisht ne te gjitha programet e mia.
Aplikime te tilla si "BISEDA-TE-SHKUTRA-ME-SHOKET 10.3" dhe
"FUTBOLLI-I-SE-SHTUNES 5.0" nuk funksionione me fare. Nganjehere nje
virus me emrin "VJERRA 1.0" shfaqet dhe me bllokon te gjithe sistemin,
duke bere qe "GRUA 1.0" te sillet ne menyre te cregullt. S'kam qene I
zoti ta c'instaloj programin. Doja te kthehesha te versioni i meparshem
"E FEJUARA 1.0" por procesi i c'instalimit eshte shume I nderlikuar.
Rreziku ne te cilin vihet I gjithe sistemi eshte I llahtarshem. Dua te
them se "BEBE 1.0" kam filluar ta pelqej e nuk kam deshire ta humbas.




*_Pergjigja:_*


I dashur klient,


Veshtiresite tuaja jane normale ne mes shume perdorueseve dhe
vijne si pasoje e disa gabimeve themelore ne konceptin e programit.
Shume perdorues levizin nga versioni "E FEJUARA 1.0" te "GRUA
1.0" me shpresen e kote se "GRUA 1.0" nuk eshte gje tjeter vecse nje
program per argetimin ose sherbime te nevojshme baze. Megjithate ne po
flasim per dicka shume me teper te nderlikuar "GRUA 1.0" eshte nje
system I plot veprimi I krijuar per te kontrolluar te gjitha aplikimet
e tjera qe jane brenda ne kompjuter.


Eshte pothuajse e pamundur te c'instaloni "GRUA 1.0" e te
ktheheni tek "E FEJUARA 1.0". I njejti problem eshte dhe me "VJEHRRA
1.0". Ky I fundit eshte nje program I vjeter, prej te cilit e ka
origjinen edhe "GRUA 1.0".

Keshtu qe vuan nga ceshtje pershtatshmeria. Disa perdorues
kane tentuar te riformatojne gjithe kompjutrin edhe te instalojne
programet "E DASHURA 8.0" + "GRUA 2.0" duke besuar se ky version I ri
do te zgjidhe veshtiresite qe kane pasur. Perkundrazi problemet do te
riten edhe me shume. Madje edhe nese versionet "GRUA 3.0" ose 4.0 do te
duken ne treg ne nuk ju a rekomandojme. Me mire ngjituni pas programit
"GRUAJA 1.0" dhe mesoni ate mire ne menyre qe ti tejkaloni problemet qe
mund te dalin.


Gjithashtu beni shume kujdes me cdo komande, sepse nganjehere
reagon ne menyre krejt te papritur. Cdo difekt qe do te dale do te jete
I lidhur
(ka shume mundesi) me ceshtje komandesh. Ne ju inkuarajojme qe te
futni ne kompjuter shume shpejt programin C:/FALJE.EXE. Shmangni
perdorimin e komandave ESC (Dalje) ose DELETE (Fshi), te cilat shpesh
mund te menjanohen me perdorimin e programit te percaktuar,
C:/FALJE/EDHE/LULE.


Qe programi te funksionoje mire, ne ju rekomandojme blerjen e
paketes "KOSMETIKE 3.0" dhe "PUSHIME 5.1" ose
"SIGURISHT-QE-KE-TE-DREJT-ZEMER 4.5'

Disa kliente jane shume te kenaqur me perdorimin e ketyre funkioneve.


Keshilla e fundit. Asnjehere, asnjehere mos instaloni ne
kompjuter programin "NJE-E-DASHUR-TJETER-BJONDE 2.0" ose
"E-DASHUR-E-FSHEHTE 3.1" Keto programe nuk pershtaten me programin
"GRUA 1.0" dhe mund te te shkaterrojne njehere e pergjithmone te gjithe
sistemin.