PDA

View Full Version : Shqiperia: Grupi G i EURO 2008


Arb
29-01-06, 09:48
Grupi G

Holande,
Rumani,
Bullgari,
Slloveni,
Shqiperi,
Bjellorusi,
Luksemburg

Euro 2008: Grup ballkanik per Shqiperine
E Shtune, 28 Janar 2006

"Era e Lindjes" ishte me e forte se ajo e Perendimit, pasi, me perjashtim te Holandes, ekipet e tjere jane nga Europa Lindore. Briegel: "Asnjehere nuk them se nuk kemi shanse kualifikimi". Duka: "Me mire qe s'kemi emra te medhenj ne grup"

Bledar KUKA

TIRANE - Shqiperia do te luaje nje kampionat te vogel ballkanik, ne eliminatoret e Europianit te vitit 2008. Kjo doli nga shorti i hedhur dje ne Montreux te Zvicres, ku perballe kuqezinjve do jene Holanda, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Bjellorusia dhe Luksemburgu. Kjo do te thote se ne Grupin G jane 4 ekipe nga Ballkani, ndersa i vetmi ekip perendimor eshte Holanda. Dy ekipet e fundit jane per here te pare ne nje grup eliminator me ne, holandezet kane qene perballe nesh me 1964, rumunet ne 1989, bullgaret me 1995 dhe sllovenet me 1999.

Briegel: "Rivalet, jete te veshtire ne Tirane"

Pas hedhjes se shortit te djeshem, i vlefshem per eliminatoret e Kampionatit Evropian, "Austri&Zvicer 2008" dhe marrjes vesh te kundershtareve te radhes, trajneri i ekipit tone perfaqesues, Hans-Peter Briegel, ka dhene edhe pershtypjet e tij. Ne lidhje me konfigurimin e skuadrave ne grupin e fundit eliminator, tekniku i kuqezinjve ka deklaruar: "Mund te them se jam i lumtur me kete short. Shumekush mund te thote se eshte nje grup i lehte, por te mos harrojme se aty eshte Holanda. Gjithashtu jane edhe dy skuadra te tjera shume te forta si Bullgaria dhe Rumania, te cilat e kane konfirmuar veten se jane shume te rrezikshme. Nuk dua te them se Shqiperia eshte ne kete nivel skuadrash, por u bej me dije te gjithe kundershtareve tane, se ndeshjet ne Tirane, do te jene te veshtira per cilendo skuader".

Sipas gazetes bjelloruse, "Belarus Football", Briegel ka thene se "ne nuk kemi ndermend te jemi inferiore ndaj askujt". Gjermani ka folur edhe per "albaniasoccer"-in, duke thene: "Jam i vetedishem se kemi kundershtare te forte, por asnjehere nuk them se Shqiperia nuk do te kete gjasa per kualifikim. Te gjithe ekipet jemi te barabarta dhe pothuajse luajme futboll te njejte".

Ne 7 vazot e shortit ishin 50 skuadra, qe do te luftojne per 14 vende ne finalet e Euro 2008. Dy ekipet finaliste jane Zvicra dhe Austria si organizatore te ngjarjes. Ne kete short do jene te pranishem 180 kompani radio dhe televizive, 200 gazetare te shtypit te shkruar, 60 fotografe dhe 38 trajnere te ekipeve kombetare.

Kalendari i ndeshjeve percaktohet me 16 shkurt

Kalendari i ndeshjeve, te grupit tone eliminator, do te percaktohet me 16 shkurt. Takimi i perfaqesuesve te shtate skuadrave kombetare te grupit G do te mbahet ne Amsterdam, kryeqender e Holandes, pasi kjo eshte skuadra me e forte e grupit.

Datat e ndeshjeve:

2 shtator 2006, 6 shtator 2006, 7 tetor 2006, 11 tetor 2006, 24 mars 2007, 28 mars 2007, 2 qershor 2007, 6 qershor 2007, 8 shtator 2007, 12 shtator 2007, 13 tetor 2007, 17 tetor 2007, 17 nentor 2007, 21 nentor 2007

Arb
29-01-06, 09:50
Deklaruan trajneret e Grupit G

E Shtune, 28 Janar 2006
Van Basten (Holande): Njohim Rumanine e Bullgarine, Sllovenia, e forte
"Do te kemi perballe ekipe te cilet i njohim. Rumanine me te cilen u ndeshem ne eliminatoret e Boterorit dhe Bullgarine e mikut tim Stoichkov. Sllovenia mendoj se do te jete e forte".

Stoichkov (Bullgari): Jam shume i kenaqur me kete short
"Jam shume i kenaqur me kete short. I respektoj te gjithe ekipet qe bejne pjese ne grupin tone, por pavaresisht faktit se sfida ndaj cilitdo kundershtar nuk do te jete e lehte, une besoj se Bullgaria i ka te gjitha shanset te shkoje perpara. Ne kemi nje skuader qe pelqen te luaje nje futboll te bukur dhe normal. Shpresoj qe te gjithe rivalet tane, te kene te njejten menyre sjelljeje".

Piturca (Rumani): Holanda vec, sfide Bullgarise e Sllovenise
"Eshte nje grup shume i ngjeshur. Pervec Holandes, e cila mund t'i filloje eliminatoret ndoshta edhe si kampione e botes. Van Basten ka ne dore nje skuader me klas te larte. Pastaj jemi tri skuadra qe do te luajme fort per nje vend,. Rumania, Bullgaria dhe mendoj edhe Sllovenia. Nuk dua t'a perjashtoj faktin se mundet edhe te jemi fitues te grupit, por do te isha i kenaqur edhe me vendin e dyte".

Mihajllov (Bjellorusi): Ne, rivale me Bullgarine, Rumanine e Sllovenine
"Mendoj se ne do te luftojme per kualifikim. Nese Holanda eshte e sigurte se do te jete ne vendin e pare, ne mund te krahasohemi me Bullgarine, Rumanine dhe Sllovenine. I siguroj te gjithe se Bjellorusia eshte nje rivale shume e forte".

Obllak (Slloveni): Luajme mire ndaj ballkanasve e lindoreve
"Jam optimist. Tani nuk ka skuadra te lehta ne Evrope, por jam i kenaqur qe mundem te shmangnim skuadrat skandinave dhe Angline. Ne eliminatore do te tregojme me te miren e futbollit tone. Ne te kaluaren kemi treguar se mund te luajme mire ndaj ballkanasve apo skuadrave qe vijne nga Evropa lindore. Me tremb vetem sfida ndaj holandezeve. Ata jane dicka krejtesisht tjeter".

Jehona mediatike

Prosport (Rumani): Nje grup i ekuilibruar, Holanda mbi te tjerat

Gazeta Sporturilor (Rumani): Kemi detyrim qe te kualifikohemi. Shqiperia e Bjellorusia nuk duhen nenvleresuar

Die Telegraaf (Holande): Rumania dhe Bullgaria, rreziqet me te medha

Deklarime te tjera

Stoichkov fut edhe Shqiperine ne vallen e kualifikimit
Trajneri i bullgareve, Hristo Stoichkov, ka leshuar nje deklarate edhe per gazeten rumune, "ProSport". "Holanda eshte favorite e grupit, - ka thene ish-futbollisti i madh, - ndersa ekipet e tjere, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Shqiperia e Bjellorusia do luftojne fort per vendin e dyte. Nuk ka me ndeshje te lehta". Stoichkov, ndoshta, eshte i vetmi nga rivalet tane qe ka permendur ekipin shqiptar si pretendent per vendin e dyte ne grup, ndersa te tjeret e kane anashkaluar, madje edhe bjelloruset. Ish-ylli i Barcelones ka luajtur ne Tirane, ku edhe ka shenuar nje gol, ne barazimin 1-1 mes dy ekipeve, ne shtator 1995. Mbrojtesi i shquar rumun, Christian Chivu, ka deklaruar per "Gazeta Sporturilor" se "ne kemi ekip te afte per te dale ne vend te pere ne grup". Trajneri i Rumanise, Piturca, thote: "Holanda eshte favorite, Rumania do luftoje me Bullgarine per vendin e dyte, por edhe Sllovenia, Bjellorusia si dhe Shqiperia duhen llogaritur". Portieri bjellorus i Steaua-s, Hamutovski, ka leshuar nje deklarate bombe per "ProSport": "Mendoj se ne, Holanda dhe Rumania do jemi ne tre vendet e para ne grup".

Si percaktohen finalistet
Per ne finalet e Euro 2008 do kualifikohen dy ekipet e pare te cdo grupi. Nese do te kete ekipe qe perfundojne me pike te barabarta, renditja percaktohet nga keto kritere: (1) numri me i madh i pikeve ne ndeshjet ku perfshihen keto skuadra; (2) diferenca me e madhe e golave mes ekipeve te perfshira; (3) numri me i madh i golave te shenuar nga ekipet e perfshira; (4) numri me i madh i golave jashte fushe te shenuar nga ekipet e perfshira. Nese as keto nuk do mjaftojne, do shikohen diferenca e golave ne totalin e ndeshjeve ne grup, numri me i madh i golave te shenuar ne totalin e ndeshjeve ne grup, numri me i madh i golave te shenuar jashte fushe, ne totalin e ndeshjeve ne grup, koeficienti i fair-play-t, dhe se fundi, hedhja me short.

Arb
02-09-06, 19:21
Kombetarja jone sot ka filluar ndeshjen e pare eleminatore per EURO 2008.

Jemi ne pjesen e dyte te ndeshjes, edhe perkunder kembengules dhe mbizoterimit te plote te djemeve tane ne keto 20 minutat e pare te pjeses se dyte, akoma mbetet rrezulltati i pjeses se pare, 2-1, per Bjellorusine...

Per Kombetaren tone ka shenuar Skela, nga penalltia.

Ne Grupin e G zhvillohen edhe dy ndeshje te tjera:

Rumani - Bullgari
Luksemburg - Holande

Arb
02-09-06, 19:48
GOOOOOOOOOOL!

Kemi barazuar, 2-2.

Hassssssi!

Arb
02-09-06, 19:58
Yeaaaaaaaaah!

Me njė pikė nė krah, po kthehemi nė Tiranė, pėr tu ballafaquar me Rumunėt...

Bjellorusi 2-2 SHQIPERI

Artisti
02-09-06, 20:50
Arb flmmmmmm more per keto info se une as qe e kam dite se sot luajne qyyyyy:biggrin:


.

Arb
02-09-06, 21:01
Rumani 2-2 Bullgari

Rumania ishte nen kontroll deri ne minuten e 81-te, kur pesoi golin e pare, e dy minuta me vone edhe golin e dyte.

Rumunet me kete barazim do te jene me ne presion per te marr pike ne ndeshjen perballe Kombetares sone...

Arb
02-09-06, 21:15
Kuqezinjtė pėrulin Minskun, fillim i mbarė i Bariēit

Kėmba e Hasit i dhuron njė pikė Shqipėrisė

http://www.futbolli.com/futboll/images/stories/Kombetarja/kombetarja1.jpgMinsk, 2 shtator - Kombėtarja shqiptare ka vuajtur shumė, por nė fund ka arritur tė marrė njė pikė tė merituar dhe tejet tė rėndėsishme nė ndeshjen e parė nė kuadėr tė eliminatoreve pėr Kampionatin evropian 2008, duke i mbyllur 90 minutat ndaj Bjellorusisė nė Minsk, me rezultat 2:2.

Pjesa e parė nuk ka filluar ashtu siē duhet pėr kuqezinjtė, ngase qė nė minutėn e dytė ėshtė tundur rrjeta e portės sė Likės. Ka qenė Kalaēev, ai i cili ka shfrytėzuar hutinė e mbrojtjes shqiptare dhe nga krahu i djathtė ka dėrguar topin nė rrjetė, falė edhe reagimit tė dobėt tė Likės. Megjithatė pėr fat tė mirė, kuqezinjtė kanė reaguar mirė pas kėtij goli tė pėsuar dhe vetėm pesė minuta mė vonė kanė fituar njė penallti, pasi Lala ėshtė ndaluar nė mėnyrė tė palejueshme nė afėrsi tė portsė. I saktė nga pika e bardhė ka qenė Ervin Skela, duke i barazuar shifrat 1:1.

Megjithatė presioni i bjellorusėve ka vazhduar, ndėrkohė qė entuziazmi nė tribuna ka qenė tejet i madh. Nė anėn tjetėr, pa siguria nė mbrojtjen shqiptare ėshtė rritur edhe mė shumė. Si rrjedhojė, nė minutėn e 24-tė, Maksim Romashēenko ėshtė harruar krejtėsisht i lirė nė krahun e majtė dhe me njė gjuajtje tė fortė brenda zonės ka dėrguar topin nė rrjetėn e Likės, pėr epėrsinė e vendasve, 2:1.

Kombėtarja shqiptare ka reaguar menjėherė pas golit tė pėsuar dhe me anė tė Lalės dhe Haxhit, por ata nuk kanė shėnjestruar siē duhet portėn e vendasve. Presioni i kuqezinjve ka vazhduar edhe mė tej dhe kjo ka bėrė qė bjellorusėt tė tėrhiqen paksa nga loja e tyre nė mesfushė pėr ta kontrolluar futbollistėt shqiptarė.

Kjo ka sjellė menjėherė edhe rezultatet e njė presioni tė madh tė djemve tė Bariēit, duke fituar 3 goditje kėndi brenda 15 minutave. Dhe jo vetėm kaq, nė minutėn e 38-tė Tare ka goditur mirė, por nuk ka mundur ta mposht dot portierin e bjellorusėve. Ndėrsa rasti mė flagrant ka qenė ai me anė tė sulmuesit tonė Bogdani, i cili vetėm njė minutė me pas, nė atė tė 39-tė nuk ka arritur tė shėnojė ballė pėr ballė me portėn.

Minutat nė vazhdim janė zhvilluar tė ashpra nga tė dyja skuadrat dhe me faule tė shumta. Kjo ka sjellė edhe ndeshkimin me kartonė tė verdhė tė Lorik Canės nga gjyqtari kryesor. Dhe kjo mėnyrė loje ka vazhduar deri nė fund tė 45 minutave tė para, duke lėnė nė fuqi rezultatin Bjellorusi-Shqipėri 2:1.

Njė pjesė e parė me dy fytyra pėrsa i pėrket kuqezinjve. Fillim i keq dhe i pakujdesur dhe njė reagim me vendosmėri dhe forcė, por me gabime foshnjarake nė mbrojtje, sidomos nga Aliaj dhe Dallku. Pjesa e dytė e ndeshjes sė kuqezinjve tanė kundėr Bjellorusisė ka filluar nė nivel tė lartė dhe menjėherė Bogdani ėshtė gjendur ballė pėr ballė me portėn kundėrshtare pas njė topi tė artė tė nxjerrė nga Lala, por gjyqtari kryesor e ka vlerėsuar si pozicion jashtė loje.

Bariē nė pjesėn e dytė duke parė edhe defektet e Aliajt nė mbrojtje, ka bėrė edhe ndėrrimin e parė, duke futur Currin nė vend tė Aliajt. Kuqezinjtė nė minutat e para pas presionit tė bėrė nė portėn bjelloruse kanė arritur tė fitojnė dy goditje nga kėndi, ku Dallku ka patur rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, pasi ėshtė gjendur ballė pėr ballė me portėn, por s'ka shėnjestruar siē duhet.

Epėrsia e futbollistėve kuqezi ka qenė e qėndrueshme nė minutat nė vazhdim dhe nė minutėn e 59-tė tė takimit Tare pėrpak sa s'ka barazuar pas njė goditjeje nga kėndi tė kalibruar pėr tė nga Skela. Bjellorusėt janė munduar tė dalin herė pas here nė kundėrsulm, por pa rezultat. Kombėtarja shqiptare duke kontrolluar mesfushėn ka bėrė njė lojė voluminoze nė mesfushė dhe sulm, por mbrojtja bjelloruse ka qenė e vėmendshme kundrejt topave qė furnizonin Taren dhe Bogdanin.

Tekniku kroat Bariē ka bėrė edhe ndėrrimin e dytė tė tij nė minutėn e 74-tė tė takimit dhe ka futur nė lojė sulmuesin e tretė, Edmon Kapllani nė vend tė Skelės, i lodhur nga loja voluminoze qė ka bėrė. Pas minutės sė 76-tė` tė takimit Bjellorusia ėshtė zgjuar dhe ka arritur tė kontrollojė mesfushėn, pasi duke parė edhe largimin e Skelės reparti ėshtė dobėsuar disi, pasi Barriē ka dashur tė luaj tė gjitha kartat pėr tė barazuar rezultatin.

Vėllimi i madh i lojės sė bėrė nga futbollistėt tanė e ka dobėsuar disi rendimentin dhe lojtarėt tanė janė treguar tė lodhur, gjė qė ka sjellur edhe nervozizėm dhe paqartėsi nė lojė, duke shkaktuar shumė faule. Madje duke parė edhe uljen e ritmit nga lojtarėt tanė nė mesfushė Bariēi, ka bėrė nė minutėn e 84-tė ndėrrimin e tretė dhe nė vend tė Lalės ėshtė futur Devi Mukaj.

Edhe pse Bariēi ka rinovuar mesfushėn asgjė e re pėr t'u shėnuar pėr kuqezinjtė. Ndėrsa bjellorusėt kontrollonin me kujdes topin dhe rezultatin e arritur deri nė kėtė minutė. Por ja qė shpirti i kosovarit, veteranit tė madh Besnik Hasi, nuk ka dashur tė lėrė deri nė fund bjellorusėt tė gėzojnė dhe nė minutėn e 86-tė takimit pas njė faulli jashtė zone ka shėnuar njė gol spektakolar me anė tė njė goditje dėnimi, duke vendosur rezultatin pėrfundimtar 2:2. Bjellorusia ėshtė munduar nė minutat e fundit tė reagojė, por mė kot nuk ka premtuar koha pėr njė reagim tė tillė.

Njė lojė e mrekullueshme nga ana e djemve tanė dhe njė shpirt i madh i dhėnė nė fushėn e blerėt qė ka sjellė edhe rezultatin e pritur edhe pse meritonim mė shumė. Njė ndeshje dhe sidomos njė pjesė e dytė e dominuar nga ne, ku kėtė e tregojnė edhe statistikat ku pėrqindja e topit e mbajtur nga kuqezinjtė ka qenė 46 me 54 pėr Shqipėrinė, goditje nga kėndi 9 me gjashtė pėr kuqezinjtė, e 14 gjuajtje nė kuadratin e portės me 11 pėr Shqipėrinė.

Barazimi i marrė nė Minsk nga kombėtarja shqiptare ėshtė njė hap i madh pėr rrugėn e vėshtirė tė Euro 2008 dhe njė fillim i mbarė pėr ecurinė e mėtejshme nė kėtė kompeticion. Pas kėsaj ndeshjeje kombėtarja jonė do tė kthehet nė Tiranė ku do tė pėrballet tė mėrkurėn 6 shtator me Rumaninė.

Blerim HALIMI & Plarent SHEHU


Bjellorusi - Shqipėri 2:2

Stadiumi "Dinamo" nė Minsk

Bjellorusia: Komutovski, Kulēi, Korito, Omelianēuk, Shtaniuk, V. Hleb, Kalaēev, Kovba, Romashēenko, Hleb dhe Kutuzov.

Shqipėria: Lika, Dallku, Hasi, Aliaj (Curri), Beqiri, Haxhi, Lala (Muka), Cana, Skela (Kapllani), Tare dhe Bogdani.

futbolli.com

Guri i madh
02-09-06, 22:10
urime kombtares ton edhe barazimi esht i favorshem po tash mos e rritni menen e me na zhgenjye te merkuren kunder rumanis

Arb
02-09-06, 22:18
Favoriti i grupit, Holanda ka fituar, vetėm 0-1, ndaj Luksemburgut.

Tė Mėrkurėn takohen:

SHQIPERI - Rumani
Holandė - Bjellorusi
Bullgari - Slloveni

Arb
03-09-06, 15:55
Golat, http://video.google.com/videoplay?docid=2771791905633606430&q=belarus+albania

Paradox_13
06-09-06, 20:26
Shqipria ne disavantazh vetem 25 minuta para perfundimit..
Shqipri-Rumuni 0-1

Paradox_13
06-09-06, 20:35
Penallti per Rumunet.
Minuta 75
Shqipri -Rumuni 0-2

Paradox_13
06-09-06, 20:54
Gjithqka perfundon.

Shqipri-Rumuni 0-2

Arb
06-09-06, 20:59
Historia po perseritet...

Edhe Kombetarja si Rumania, vjen ne Tirane, e na mund, me rrezulltatin e njohur, 0-2.

Edhe nje zhgenjim i hershem i Kombetares Shqiptare, ne keto eleminatore.

Kombetares i duhen lojtare qe mburren me shume per fanellen qe mbartin mbi supe. I duhen lojetare qe pa marr parasysh talentin, e pergaditjen fizike, kane shpirt e zemer te japin gjithcka ne fushe.

Shumica prej tyre, sikur i bashkohen, dhe pranojne ftesen ne Kombetare, per ēekun qe marrin nga Federata...

lihhi
17-10-06, 18:39
Valla zorė ek a me u kualifiku :S veq ishalla kualifikohen

Arb
12-11-06, 17:05
Kombetarja jone edhe perkunder humbjes, 2-1, nga Holanda (muajn e kaluar), shkelqeu me ndeshjen e saj. Madje meritoj barazim, nje pike nga ky takim. Kjo ishte ndeshja me e mire qe ka zhvilluar kombetarja keto eleminatore.

Ndeshja e ardhshme e kombetares do te zhvillohet ne Tirane, perballe Sllovenise.