PDA

View Full Version : Nostalgjia muzikore.


Kalt
30-01-06, 19:12
Do te ishte shume bukur nese do te shpaloseshin te gjitha deshirat dhe nostalgjite per kenget apo grupet muzikore te Kosoves te para viteve '90.
Une i kujtoj dhe i degjoj me shume endje dhe me shume nostalgji ato kenge dhe ato grupe.

Jane kenge me te cilat jemi rritur dhe qe edhe sot degjohen me endje!
Nga ikonat e mbetura aktive prej asaj kohe eshte Sabri Fejzullahu.
Sa here qe kendon ai, mua po aq here me vjen nder mend nje ngjarje apo nje situate, qe lidhet pandashmerisht me kenget e tij.

Himni i tij dhe kurora muzikore e denje per antologji eshte dhe do te jete kenga "Pranvere ne Prishtine"!

Do te desheroj a qe ne kete teme te kyceshin shume prej atyre qe i kujtojne dhe i kendojne ato kenge me nostalgji!


http://www.acclaimimages.net/_gallery/_SM/0025-0410-0417-5403_SM.jpg

FrEsKiA
30-01-06, 19:21
Pershendetje Kalt. Urime per temen, eshte nje teme vertete e qelluar!

Sa i perket kengetareve te muzikes para vitit “90, nje elegji me kaplon shpirtin sa here degjoj kenget e Ahmet Azizi-t. Shpeshe ky kengetare me vargjet e tij te thurura me endje, me ngjalle nostalgji te jashtzakonshme duke me kujtuar te kaluaren, vitet plote pritje ne ankth me shpresa per te ardhme te deshiruar dhe te shumepritur nga une!

Jam adhuruesja e kengetarit Ahmet Azizi! :)

Ju pershendes!

Me nderime FrEsKiA

jadore
31-01-06, 17:03
--Teme shume e qelluar -nje ndjenje shume delikate....
--pres nje mike timin te inkuadrohet ne kete teme....!!!!??????-------------- eshte diqka mahenitese ,,,,ajo qe ndjen ai ne kete gershetim mes vargut poetik dhe akordit melodik..-do te deshiroja qe shume nga ne te kemi Sensin e tij....

Kalt
31-01-06, 20:48
Shume vite me pare Radio Prishtina ka patur nje emision qe ka qene nder me te degjuarit.
Emisioni titullohej " Programi i nates" i cili drejtohej nga Florim Kelmendi.
Sa e sa breza studentesh kane percjelle netet e gjata te provimeve me kenget e ketij emisioni te paharrueshem.
Personalisht sa here qe degjoj kete vije melodike te George Michael, me vijne ndermend netet e gjata te dimrit dhe zeri melodioz i Florim Kelmendit.


http://easyweb.easynet.co.uk/~mbull/MID/George%20Michael/careless_whisper_1.mid

LOJETARI
02-02-06, 19:31
Duke degjuar tingujt apo melodite per te cilat eshte fjala, te ne hapet nje flete e ditarit te pashkruar te jetes sone, qe ngjalle kujtimet tona te asaj kohe dhe shkakton emocione te nje natyre te veqante .Jane keto emocione qe na dergojne ne ate vendngjarje aq saktesishte sa qe nuk besoj se ka mendje njeriu qe munde te pershkruaj me fjale ato kujtime.
Nje melodi e tille ka fuqi , ka force ,te bene te bute edhe ne rastet me te veshtira.Por ka edhe dicka te frikshme ne vete, te fute ne nje bote mjegulle dhe te shtyne te kerkosh ate qe ke humbe, ate qe e sheh dhe nuk munde ta kapesh ,pra te kaluaren ,femijerine tende , puthjen e pare ,rinine tende,shoqerine qe nuk e ke pare me vite te tera ,aromen e asaj vere kur perhere te pare ndjehesh ndryshe, sepse ke kaluar porten e ndaluar .Megjitheate jane pikerishte keto melodi qe na percjellin dhe na kenaqin shpirtin , jane keto melodi qe nese percjellen me nje gote Whisky apo vere te kuqe i shtojne kuptimin te ashtuquajtures JETE.

Kalt
11-06-06, 17:04
Shpresa Gashi, kėngėtarja qė kėndon shqip…

Nga Flora Durmishi
Gazetare nė Radio Blue-Sky, Prishtinė


Kur flasim pėr vlerat e mirėfillta tė muzikės shqipe, mendojmė gjithsesi edhe pėr kėngėtaren Shpresa Gashi. Me talentin dhe punėn e saj i bėri vetes vend nė mesin e artistėve tė respektuar.
"Jam produkt i institucioneve kosovare. Para luftės ato u shembėn nėn goditjen e regjimit serb kėshtu qė u pamundėsua prodhimtaria e gjithmbarshme institucionale, pra edhe prodhimi i tyre. Unė nuk e mbajta hapin nė zėvendėsimin e institucioneve me ato private ngaqė, siē thashė, nuk pranova tė konvertohem“ !
Shpresa Gashi.
http://www.revistaprestige.com/pres45/artikuj/supplement/1.gifShpresa Gashi lindi nė Pejė mė 7 shtator 1950. Rrjedh nga njė familje e vjetėr qytetare nė tė cilėn ėshtė kultivuar dhe trashėguar nėpėr breza dashuria pėr muzikėn dhe artin. Gjyshja e Shpresės, Nicė Gashi, ka luajtur shkėlqyeshėm nė instrumente harkore, si violinė etj. E ėma e Shpresės, Gjina Ndueleshi-Gashi, ishte kėngėtare, tezja, Jozefina, po ashtu njė kushėrirė e saj e parė, Gongja, ishte soprano me emėr nė Kosovė. Ndėrkaq babai i Shpresės ishte i pasionuar pas fotografisė.
Ajo lindi dhe u rrit nė njė ambient familjar ku tingujt e bukur, kėnga dhe bisedat pėr muzikėn ishin tė pėrditshme. Pra qė nė familje fitoi dashurinė pėr muzikėn, e natyrisht, edhe pėrkrahjen qė tė vazhdojė shkollimin nė kėtė fushė. U regjistrua nė shkollėn e mesme tė muzikės nė Prizren ku u dallua dhe ra shpejt nė sy pėr kualitetet e saj. Pas kryerjes sė shkollės sė mesme tė muzikės punon si mėsuese e muzikės nė qytetin e saj tė lindjes. Ky ishte vetėm njė pushim i shkurtėr para studimeve tė mėtejme. Nė vitin 1970 fillon studimet nė Akademinė e Muzikės - nė degėn e Teorisė sė Muzikės. Njėkohėsisht jashtė akademisė, me punė plotėsuese, bėn avancime serioze nė perfeksionimin e solokėndimit te profesorėt eminentė tė kohės, nė Zagreb, Shkup e Tiranė.
Tashmė, nė kokėn e saj, kishte disa idole si Tefta Tashkon, Marie Krajėn, Lucie Milotin dhe Nexhmije Pagarushėn. Shpresa po pushtohej nga njė dėshirė e fuqishme qė tė shkojė gjurmėve tė kėtyre figurave, tė mėdha, tė kulturės sonė.
http://www.revistaprestige.com/pres45/artikuj/supplement/3.gifMė 1974, Shpresa mbaroi Akademinė e Muzikės. Por kėtu nuk mbaruan dėshirat dhe ambiciet e saj pėr tė mėsuar mė shumė e mė shumė. Ishte, mė shumė, njė fillim i ri pėr pėrparime tė reja nė kėtė vokacion. Kjo dėshirė e gjeti nė Zagreb, ku duke lėnė mbrapa njė konkurrencė mjaft tė fortė, u bė pjesėtare e Ansamblit Profesional, tė parit dhe tė vetmit nė hapėsirėn e ish Jugosllavisė, i cili kultivonte muzikėn e renesancės dhe quhej, Universitas Studiorum Zagrebiensis.
Me themelimin e redaksisė sė muzikės nė Televizionin e Prishtinės ajo jep kontributin e vet tė ēmuar. Shpresa kėtu punon si bashkėpunėtore e muzikės serioze, si ilustratore dhe si drejtuese e emisioneve muzikore.
Origjinaliteti dhe timbri, tepėr i veēantė, i zėrit tė Shpresės, janė veēori dalluese tė saj. Sot, thotė Shpresa, kur ka kaq shumė huazime tė muzikės sė huaj i vetmi bastion qė nuk pushtohet e tjetėrsohet ėshtė timbri muzikor qė ruan vlerat origjinale. Natyrisht rėndėsia e institucioneve ėshtė e vetėkuptueshme.
Ndėr shumė epitete, thėnė pėr Shpresa Gashin, ajo pėlqen pikėrisht vlerėsimin se “Shpresa kėndon shqip dhe ka timbrin shqip”. Kėshtu ka thėnė nė njė rast pėr Shpresėn, muzikologu i madh shqiptar, Ramadan Sokoli. Shpresa e provoi veten nė disa zhanre dhe nė tė gjitha shkėlqeu, duke dėshmuar se ėshtė artiste e mirėfilltė. Asaj i ngeli pa realizuar vetėm njė dėshirė! Limitet e kohės, mundėsitė e kufizuara, mungesa e institucioneve operistike nuk i mundėsuan realizimin e ėndrrės: ngjitjen nė skenat e operas. Edhe Legjenda e kėngės Shqipe, Nexhmije Pagarusha, shpreh keqardhje qė nuk u bė e mundur ta dėgjonte njė ditė Shpresėn nė njė rol nė opera pėr ēka Shpresa ishte e zonja.
http://www.revistaprestige.com/pres45/artikuj/supplement/2.gifNjė pjesė e karrierės dhe suksesit tė Shpresės lidhet me Radio Televizionin e dikurshėm tė Prishtinės duke i dhėnė shumėēka njėri tjetrit. Me themelimin e korit profesional tė Radio Prishtinės, ajo bėhet soliste e kėtij institucioni tė ri kosovar. Kompozitori dhe dirigjenti, Rafet Rudi, duke iu referuar pikėrisht kėsaj periudhe tė bashkėpunimit me Shpresėn, nė korin e Radio Prishtinės, vė nė dukje paraqitjen e suksesshme tė saj nė disa zhanre: popullore, zbavitėse, serioze dhe muzikės sė vjetėr qytetare. Njė nga momentet kulmore z. Rudi veēon realizimin brilant tė Shpresės nė veprėn “ Flijimi”, shumė e popullarizuar nė vitet e ’80-ta. Nė Korin e Radio Prishtinės Shpresa punoi deri nė vitin 1990, kur tė gjitha institucionet kosovare po mbylleshin njė nga njė. Ajo kaloi vite tė rėnda nė vazhdim. Shpresa Gashi, ka kėnduar nė shumė festivale dhe skena muzikore, nė hapėsirėn shqiptare dhe jashtė saj, nė vendet ballkanike, nė Evropė, SHBA dhe Australi. Zėri i saj, i sopranos lirike, me njė koloraturė tė veēantė, ėshtė nė mė se 60 incizime, shumė prej tė cilave edhe janė vlerėsuar me ēmime tė ndryshme. Shpresa ėshtė edhe kantautore e tetė kėngėve. Ka disa kėngė nė duet, me Bashkim Paēukun, Xhelal Bakraēin dhe njė me djalin e saj Edmondin, tek i cili Shpresa sheh vazhdimėsinė e traditės familjare.
Shpresa, keni pasur afinitet tė barabartė pėr muzikė dhe pikturė. Zgjodhėt muzikėn, pse?
Po, kam pasur afinitet tė barabartė pėr muzikė dhe pikturė, vendosa pėr tė parėn sepse ishte dėshirė e prindėrve, kryesisht, e nėnės, e cila kėndonte shumė bukur! Kėshtu qė ajo mosrealizimin e saj e plotėsoi tek unė.
Ju kujtohet kėnga e parė me tė cilėn u dallua prirja juaj pėr kėndim?
Kėnga e parė me tė cilėn u dallua talenti dhe afiniteti im, mėsuar nga Gongje Gashi, kėngėtare shumė e njohur asokohe, e Radio Prishtinės, ishte kėnga - “Kėndo kitarė me gjuhėn time”, tė cilėn mė vonė, nė rininė time tė hershme, e kėndoja sė bashku me Jusuf Gėrvallėn, nė pėrcjellje tė kitarės sė tij. Ata qė e kanė njohur Jusufin, e dinė se ai nuk ka qenė vetėm patriot i rrallė po edhe artist i vėrtetė i kėngės dhe poezisė.
Si studente keni pasur njė ofertė serioze pėr tė kėnduar nė Universitas Zagrebiensis!
Gjatė studimeve tė mia nė Zagreb, mora ftesėn pėr tė kėnduar nė Ansamblin profesional, tė parin asokohe nė Jugosllavi, i cili kultivonte muzikėn e renesancės dhe quhej Universitas Studiorum Zagrebiensis. Pas disa muaj ushtrimi, mbajtėm tri koncerte nė Kroaci, Slloveni dhe Istėr. Pasoi oferta pėr specializim dyvjeēar nė Amerikė, por nostalgjia dhe dėshira qė tė kontribuoj nė Kosovė ishte mė e fortė. Kėshtu u ktheva sė bashku me ambiciet e mia pėr ta kultivuar muzikėn klasike shqipe si dhe atė botėrore. Institucionet pėrkatėse kurrė nuk u formuan deri mė sot, kėshtu, ėndrra ime nuk u realizua deri nė fund.
Pas pėrfundimit tė studimeve filluat punėn nė TVP e mė pas edhe nė Radio Prishtinė. Tė flasim pak edhe pėr atė kohė!
Pas TV Prishtinės, mora ofertėn shumė privilegjuese qė tė jem kėngėtare e paguar e Radio Prishtinės sė atėhershme. Aq mė shumė komplementonte me atė se ai vend pune i takonte vetėm legjendės sonė, Nexhmije Pagarushės. Por mė vonė u shtua nevoja edhe pėr dy kėngėtarė, natyrisht jo tė formatit tė saj unik, siē ishte Nexhmija, u pranua Bashkim Paēuku dhe unė.
Mė pas keni shkuar nė Tiranė pėr njė specializim apo jo?
Nga ky vend i punės rastisi qė tė shkoj sė bashku me flautisten tonė tė mirėnjohur, Venera Mehmetagaj, nė njė specializim tė shkurtėr nė Tiranė dhe tė punoja me pedagogen, tanimė tė ndjerė, Jorgjia Truja. Ishte fat pėr mua tė punoja me kėtė profesioniste tė rrallė. Kam kujtime tė mrekullueshme nga ajo kohė.
Keni kėnduar nė tė gjitha zhanret. Pse kjo larmi e zhanreve? A mos ishte ky njė hulumtim...
Ah, jo! Kjo larmi e zhanreve, nė repertorin tim, nuk flet pėr hulumtimet e mia, por mungesėn e pėrkrahjes shoqėrore kryesisht institucionale. Nė fillim, e mė vonė herė pas here, kam kėnduar arie operash tė lehta dhe tė vėshtira tė autorėve klasikė botėrorė e shqiptarė. Por nevoja ime e pandalshme qė t’i shpreh ndjenjat e mia pėrmes kėngės mė shtyri qė tė bashkėpunoj edhe me kompozitorėt e zhanreve tė tjera.
Sigurisht keni shumė kujtime nga koncertet dhe festivalet nėpėr botė!
Do tė veēoj, me kėtė rast, njė koncert nė Opati, ku asokohe bėhej zgjedhja e Kėngės sė Evrovizionit. Konkuronin kėngė nga tė gjitha trevat e ish Jugosllavisė. Tė gjithė kėngėtarėt e tjerė kishin tė drejtė tė visheshin sipas dėshirės dhe nuk u bėhej vėrejtje nė zgjedhjen e ngjyrave pėrveē kėngėtarit nga Kosova, i cili nuk kishte tė drejtė tė kombinojė dy ngjyrat, qofshin ato edhe tė trendit. Unė e kisha veshur njė fustan pikėrisht me kombinimin e dy ngjyrave tė ndaluara: kuq dhe zi! Nė shtypin e nesėrm Jugosllav u kritikova zėshėm.

Kalt
11-06-06, 17:16
Shpresa ju keni kompozuar disa kėnge. Pra jeni edhe kantautore. Cilėn prej tyre e keni mė pėr zemėr?
Kam qenė kantautore e tetė kėngėve, prej tė cilave mė kanė mbetur vetėm dy! Mė ka mbetur njėra qė e kam kėnduar nė Akordet e Kosovės ‘88-’89 dhe kjo e fundit „Baladė pėr Drenicėn“. Me kėtė kėngėn e fundit desha tė jap kontributin tim tė vogėl pėr luftėn, pėr Kosovėn. Jam e lumtur qė kjo kėngė ėshtė pėlqyer shumė.
Si ka mbijetuar Shpresa nė kohėn e okupimit?
Jam produkt i institucioneve kosovare. Para luftės ato u shembėn nėn goditjen e regjimit serb kėshtu qė u pamundėsua prodhimtaria e gjithmbarshme institucionale, pra edhe prodhimi i tyre. Unė nuk e mbajta hapin nė zėvendėsimin e institucioneve me ato private ngaqė, siē thashė, nuk pranova tė konvertohem. Mbijetova me vėshtirėsi tė mėdha por vertikalisht, prandaj ndihem integrale, e paluhatshme, dhe e ruajta integritetin personal dhe artistik.
Nė karrierėn tuaj keni pasur edhe shumė ēmime, do tė veēonit ndonjėrin prej tyre?
Shpėrblimet mė tė mėdha kanė qenė duartrokitja dhe publiku, i cili mė ka pėrkrahur. Ka pasur shpėrblime, si ai nė Festivalin mbarėkombėtar nė Shkodėr, pastaj nė Akordet e Kosovės, disa shpėrblime tjera, qoftė nė akorde me Mikrofonin e Artė etj. I fundit ishte “Ēmimi pėr karrierė”, i ndarė nga njė juri prestigjioze nė Tiranė, nė njė konkurrencė tė madhe.
Ju kanė vlerėsuar lart kritikėt e muzikės! Unė do doja njė vlerėsim nga ju pėr vetėn tuaj! Nota, shenja dalluese e Shpresa Gashit?
Jam pėrpjekur ta analizoj veten pėrse anoj nga melankolia! Kam konstatuar se kjo notė ka tė bėjė me natyrėn time, me dhembshurinė e tepėrt qė kam pėr njerėzit dhe ngjarjet. Nota tjetėr karakteristike e zėrit tim ėshtė nostalgjia, tė cilėn as vet nuk e di se si zėri im rrezaton me nostalgji, me mall, me kujtesė dhe gjakim pėr diēka qė ėshtė idilike. Kur them nostalgji unė nuk mendoj vetė pėr atė ndjenjė, pėr kohėn e kaluar, ndjenjė dhembjeje pėr atė kohė tė kaluar, por pėr njė mall, pėr idealen. Nostalgjia te unė shfaqet edhe pėr tė sotmen edhe pėr tė ardhmen. Ja kjo jam unė!
Do doja, gjithashtu, mendimin tuaj pėr muzikėn qė krijohet sot!
Momentalisht ėshtė njė mishmash qė flet pėr mungesėn e standardit kombėtar. Bashkėjetojnė nė tė njėjtėn kohė kėngėt e melosit arab, turk, serb, italian, jevg, grek…, dhe tė gjitha kėto tė kėnduara nė gjuhėn shqipe! Pėr t’iu pėrgjigjur saktėsisht kėsaj pyetjeje duhet rikujtuar shkaqet qė ndikuan nė pėrhapjen e huazimeve, tė jovlerave, tė kuazivlerave, nga kulturat e huaja. Shkaku kryesor ishte natyrisht shkatėrrimi i institucioneve. Pėrderisa nuk i pėrtėrijmė ato, procese devijante nė muzikė do tė vazhdojnė tė gjallojnė dhe tė krijojnė konfuzione tė reja. Megjithatė, ka edhe procese inkurajuese, bie fjala formimi i filarmonisė sonė, operas, gjithashtu dhe tendenca e te rinjve qė t’i pėrcjellė trendėt e muzikės botėrore, krijimi i njė publiku qė di t’i konsumojė vlerat e mirėfillta tė muzikės.
Kohėn e fundit po emetohet nė programet televizive njė spot (videoklip) tė cilin e keni realizuar pėr njėrėn prej kėngėve tė pėlqyera shumė nga dėgjuesit. Nuk jemi mėsuar qė kėngėtaret e gjeneratės tuaj, nė Kosovė, tė bėjnė spote. Si lindi kjo ide?
Vendosa qė me njė ambalazh tė kėngės sime tė dal nga harresa pėr adhuruesit e mi duke u nisur nga mendimi i djalit tim se, muzika sot shikohet e mė pak dėgjohet! Unė kisha vizion tė qartė pėr spotin, pasi qė tekstin e kėngės e bėra vet dhe autori i kėngės, Valton Beqiri, me njė mjeshtri tė madhe mishėroi muzikėn me tekstin. Por, pėr ta realizuar komplet vizionin nuk kisha mjete tė mjaftueshme, nė mungesė tė sponsorėve.
A mund tė presin adhuruesit tuaj ndonjė projekt tė ri nga ju?
Kam njė ofertė pėr njė projekt i cili do tė punohet filmikisht, nė shqip pėr tė parėn herė, e mendoj qė do tė pėlqehet nga adhuruesit e artit dhe adhuruesit e mi! Le tė jetė kjo njė surprizė pėr adhuruesit e mi. Gjithashtu kam edhe njė ide tjetėr nė kokė tė cilėn individualisht nuk mund ta realizoj. Ėshtė punė kolektive prandaj nuk jam e sigurt pėr realizimin e plotė.
Nuk do ta zbuloni fare se pėr ēfarė ėshtė fjala?
Fjala ėshtė pėr njė kabare muzikore nė tė cilėn do tė marrin pjesė: Nexhmije Pagarusha, Enver Petrovci dhe unė. Autorėt janė te pėrzierė, nga Shqipėria dhe Kosova, prandaj edhe realizimi do kohė.

Marre nga Revista Prestige qe botohet ne Selanik te Greqise.

DEA
23-11-06, 10:49
Veli Sahiti , Agim Tejeci, Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu jane keta kengetare qe eshte e pamundur kur ti ndegjoj te mos me lidhin me te kaluaren e te tashmen i kam ndegjuar me endje e i ndegjoj edhe sot, se di a nuk ju ka dal moda atyre, apo kam mbetur une me ate moden e vjeter:biggrin:

Kalt
23-11-06, 12:42
Veli Sahiti , Agim Tejeci, Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu jane keta kengetare qe eshte e pamundur kur ti ndegjoj te mos me lidhin me te kaluaren e te tashmen i kam ndegjuar me endje e i ndegjoj edhe sot, se di a nuk ju ka dal moda atyre, apo kam mbetur une me ate moden e vjeter:biggrin:
Arti i vertete nuk njeh moshe dhe mode. Ai mbetet perhere i ri dhe perhere ne kohe.
Kjo vjen ngaqe arti i vertete mbart vlera, te cilat me kalimin e kohes vecse shtohen, njejte sic ndodh me nje pikture disa shekullore apo njejte sic ndodh me arin dhe diamantin.
Sot per fat te keq shkruhen shume tekste e kompozohet shume muzike, por sa prej tyre mbartin vlera te verteta? Shume shume pak!

Keshtu qe atyre nuk ju ka dal moda e njeherit edhe ti nuk ke mbet ne moden e vjeter.
Perpara ka qene nje nje emision i Liljana Cavollit " E vjeter por e mire"! Synimi ishte qe tek shikuesi te edukoheshin vlera te verteta muzikore;
Nje emision i tille duhet serish ne televizionin e Kosoves.

pokeri
23-11-06, 12:43
Veli Sahiti , Agim Tejeci, Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu jane keta kengetare qe eshte e pamundur kur ti ndegjoj te mos me lidhin me te kaluaren e te tashmen i kam ndegjuar me endje e i ndegjoj edhe sot, se di a nuk ju ka dal moda atyre, apo kam mbetur une me ate moden e vjeter:biggrin:


Ore, fshihni pak preferencat tuaja, sepse po del qė jeni metuzalema. (Pleq e plaka). E Minatori, Gjurmėt,Telex, Selekcioni 039...
E sot, kur u shpalosim fėmijėve tanė kėtė lloj muzike, qeshen... Mua besa edhe mė pėrqeshin, pėr "mungesė" sensi muzikor!!!

Albanalogu
25-11-06, 09:45
Rastėsisht njė ditė dėgjova njė kėngė tė vjetėr tė Hanife Sefullahit,tė interpretuar nga kjo Madona Shqipėtare qė po e quante veten.
Menjėherė aty,mu paraqit njė konfuzion i ndjenjave.Njė gjendje melankolike pėr tė kaluarėn e pakthyeshme, e pėrzier me njė urrejtje e averzion neveritės pėr njė tė tashme coroditėse e imorale.
Pėrndryshe, si mundet qė njė vajzė e re shqipėtare,pendeh edhe e bukur, me njė zė aq tė mrekullueshėm e fantastik, vetėdishėm tė personifikohet me simbolin e fėlliqėsisė e tė degjenerimit tė kėsaj bote.
Qė tek ne nuk ka sitem legal funksionues e kuptoj mirė!Ngaqėse nė tė kundėrtėn cdokush qė provon tė komprometon e denigron thesarin e kulturės sonė kombėtare,do tė dėnohej ashpėr.

Poshtėrsi!

prishtinasi
25-11-06, 13:04
Ah Gjurmet, Minatori.....Lindja...gjithmone i degjoj me endje...edhepse ka ende rok grupe te reja qe e kane vazhduar mire rrugen e tyre! :cool: