PDA

View Full Version : Konflikti arabo - danez!


Murgesha
31-01-06, 16:39
"Nga demokracia e lirė “qė lejohet kur nuk duhet”, u lejua edhe kjo gjė nė Danimarkė. Pjesėtarėt e fesė islame pėr herė tė parė e panė se si duket fytyra dhe gjestet e profetit Muhamet, dhe atė tė botuar me ironi nga pjesėtar tė fesė tjetėr nė gazetėn ditore daneze “Jyllands-Posten”...


Me 30 shtator 2005 gazeta ditore daneze, Jullands Posten (www.jp.dk) botoi 12 karikatura me fotografi tė profetit Muhamet.
Me 28 tetor 2005, 11 organizata muslimane e lajmėruan nė polici gazetėn Jyllands-Posten pėr prishje tė paragrafit pėr racizėm dhe blasfemi.
Ambasadorėr nga 11 shtete muslimane i shkruajtėn njė ankesė kryeministrit danez.
Poashtu edhe Organizata Botėrore Muslimane (OIC) u ankua te kryeministri danez.

Nė bazė tė fesė islame ėshtė e ndaluar (blasfemi) tė paraqitet me fotografi profeti Muhamet.
Nė fillim tė dhjetorit 2005, disa organizata pakistaneze u kėrcėnuan se japin 50000 dollarė kush i vret autorėt e fotografive tė profetit Muhamet, dhe iu kėrcėnuan Danimarkės me terror bomba, poqėse nuk ndėrmer dicka.
Me 17 janar 2006 piktorėt autorė tė karikaturave me profetin Muhamet, nėpėrmjet sindikatės sė piktorėve nė Danimarkė, kėrkuan pėrqindje nė tė holla nga gjitha mediumet qė i kanė ribotuar karikaturat pa autorėsi tė tyre, pėrndryshe pason dėnim nėpėrmjet sindikatės.
Me 26 janar 2006, Arabia Saudike e tėrhoqi ambasadorin e vet nga Danimarka, nė shenjė proteste kundėr qeverisė daneze, se pse nuk ka ndėrmar dicka kundėr gazetės JP dhe tė kėrkojė falje zyrtare. Njashtu dhe bojkoton tė gjitha prodhimet daneze nė vend, dhe ndalon importin e prodhimeve nga Danimarka. Kjo gjendje mė tepėr e dėmton fabrikėn daneze tė prodhimeve tė qumshtit ARLA, e cila vetėm sot nuk ka mundur tė eksportoj 26 mijė tonelata prodhime qumshti pėr nė Arabi.


Qeveria daneze shprehet se nuk mund tė ndėrmarė asgje nė kėtė drejtim, pėr shkak se nuk ka ligj qė ndalon njė gjė tė tillė pėr shtypin e lirė nė Danimarkė, dhe nuk ka ligj qė ne si qeveri tė ndėrhyjmė tė ndalojm apo tė lejojmė ndonjė punė nė shtyp. Ndėrsa pėr falje zyrtare, ne nuk duhet tė kėrkojmė pėr shkak se ne nuk kemi bėrė asgjė- u shpreh qeveria daneze.



SI DUKEN 12 KARIKATURAT E PROFETIT MUHAMET?

Nuk guxoj dhe nuk dua tė publikoj karikaturat e gazetės daneze JP, sepse vet i takoj fesė islame, dhe nuk dua tė pėrbuzė profetin, fenė islame, dhe besimin qė kam nė to. Por ja njė pėrshkrim tė disa nga karikaturat:



Koka e profetit Muhamet ėshtė njė bombė e cila ėshtė gati nė eksplodim, ndėrsa fytyra e tij ėshtė e njė burri tė vjetėr me mjekėr dhe mustaqe tė zeza.
Ose njė tjetėr karikaturė, ku profeti ėshtė njė burrė nė moshė me mjekėr gjysėm tė thinjur, dhe i rrethuar me 2 femra tė mbuluara nė tė zezė. Etj.


Bardhyl Islami

Murgesha
31-01-06, 16:45
Qytetarėt e Gazės duke e djegur flamurin Danez.

http://pics.jp.metropol.dk/159/159506/159506_large.jpg

"Protestat nė vendet myslimane kundėr karikaturave tė profetit Muhamed tė publikuara nė njė gazetė daneze sa vjen e bėhen mė masive...


Ministria e jashtme nė Kopenhagen i paralajmėroi shtetasit e vet nė Lindjen e Afėrme tė kenė kujdes tė veēantė ndaj sulmeve. Libia paralajmėroi mbylljen e ambasadės sė saj nė Kopenhagen. Nė tė njėjtėn kohė ajo kėrcėnoi me masa hakmarrėse ekonomike. Nė shumė shtete arabe janė thirrur nė takime ambasadorėt danezė, nė shumė vende janė bojkotuar mallrat daneze. Ministria e jashtme siriane kėrkoi tė dėnohen ata qė janė pėrgjegjės pėr karikaturat e Muhamedit. Nė Rripin e Gazės palestinezė tė armatosur zaptuan njė zyrė tė Bashkimit Evropian. / 30 01 2006/V.H.

Lajmet.com

Murgesha
31-01-06, 16:49
Vėrehet njė tendosje e paparė mes muslimanėve dhe danezėve nė Danimarkė.

Ēka mendoni a mundet kjo situatė kritike tė qoj nė njė acarim tė pėrgjithshėm?

Kėto ditė Danimarka i ėshtė nėnshtruar kėrcnimeve tė shumta terrorriste nga grupe tė ndryshme islamiste.

arben-ks
31-01-06, 17:09
Ishalla rafsh me tok e bojn danimarken

SHREK
01-02-06, 21:07
qe qe shume po merzitet murgesha e besimit muslima hehehe edhe une jam hoxh i besimit krishter si pe dini mos me ja shkrujt emnin :wink:

Fshatari
03-02-06, 22:26
Shiko se si i vlerėson karikaturat e rrugaēve danez e tė kolshardve francez Washingtoni zyrtar :"Departamenti amerikan i shtetit sot dėnoi karikaturat e botuara nė gazetat evropiane tė profetit Muhamed. Zėdhėnėsi Kurtis Cooper u tha reporterėve nė Uashington se pėrderisa liria e shtypit duhet tė respektohet, ajo duhet tė jetė e "shoqėruar me pėrgjegjėsi tė shtypit". Karikaturat, qė sė pari u publikuan nga njė gazetė daneze, kanė nxitur proteste tė ashpra nė botėn myslimane. Disa gazeta evropiane sot i ribotuan karikaturat duke thėnė se kjo ėshtė ēėshtje e lirisė sė shtypit".

Kur mendoj nė 11 shtatorin e vitit 2001 pyes vetėvetėn : kush i kurdisi bombat kundėr kullave binjake! Mos terroristat vijnė pikėrisht nga vendet ku botohen karikatura tė Muhamedit. Kush i shtyri arabet tė sulmojnė vendin e vetėm ku ekziston realisht liria fetare dhe ajo e shtypit. Qysh atėherė ėshtė dashur tė sulmohen vendet qė botojnė karikatura tė tilla : danimarka dhe franca. Nė kėto dy vende nuk ka as liri tė shprehjes as liri fetare. Kėshtu e ka diktatura komuniste (komunizmi rrjedhe nga fjala frėnge "commune" : si sitem politik i inspiruar nga komuna e parisit ka shkaktuar 100 milion viktima)! Bone hesapin se ku duhej tė hedheshin avion-bombat e 11 shtatorit...

Emėrllahu
06-02-06, 16:39
A ka mundesi ndokushe ,ti sjelle keto Fotografi ketu per ti shikuare ,apo ndonje adrese interneti ku gjinden ende,sepse shumica i kane larguare.
Ju falemnderit

Shpati
06-02-06, 17:16
Shqiptaret jan njerz qe besojn ne Zot e me barbar nuk ka nevoi te kemi mardhenje.

Urata
07-02-06, 02:59
Vazhdojnė protestat ndaj karikaturave tė botuara nė gazetat evropiane pėr Profetin Muhamed

7 janar 2006 /TN

Zėri i Amerikės (6.02.2006), Nė vendet myslimane po vazhdojnė protestat ndaj karikaturave tė botuara nė gazetat evropiane pėr Profetin Muhamed, megjithė thirrjet pėr qetėsi.

Nė Afganistan tre persona u vranė, kur policia hapi zjarr pėr shpėrndarjen e protestave. Protesta tė tensionuara u zhvilluan edhe nga besimtarė myslimanė nė Indi, ndėrsa nė Kashmirin indian u mbyllėn bizneset. Nė Somali, njė i ri u vra kur demonstruesit sulmuan policinė. Protesta relativisht paqėsore u zhvilluan nė Mali dhe nė Nigeri.

Nė Teheran, protestues iranianė hodhėn bomba zjarrvenėse nė ambasadėn austriake dhe daneze. Gjatė dy ditėve tė fundit protestuesit u vunė zjarrin misioneve diplomatike daneze nė Siri dhe Liban. Protesta janė zhvilluar edhe nė vende tė tjera si nė Indonezi.

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, u bėri thirrje vendeve myslimane tė pranojnė ndejsėn e kėrkuar nga gazeta daneze qė i botoi fillimisht karikaturat. Edhe ministri i jashtėm francez bėri thirrje pėr qetėsi.

Shtėpia e Bardhė i dėnoi protestat e dhunshme dhe u bėri thirrje qeverive tė marrin masa pėr tė ulur tensionet. Karikaturat, njė prej tė cilave tregon Profetin Muhamed me njė bombė nė vend tė ēallmės, pėr herė tė parė dolėn nė njė gazetė daneze nė shtator dhe mė pas u ribotuan dhe nga gazeta tė tjera evropiane. //rd//

************************************************** ***********

Ēfare do behej/veprohej/flitej e thirrej sikur nje musliman te karikaturonte ne ate menyre Jezu Krishtin ...?

E para fjala terrorista s'do prante e nje zot i madh e din se ēfare do ndodhte tjeter....!
Me te drejte protestojn! Vetem sikur mos t'kishte viktima ne njerez.

Murgesha
07-02-06, 17:17
Karikaturat janė vetėm sebepi .

"Nė shumė vende islamike edhe dje kanė vazhduar protestat ndaj publikmit tė karikaturave tė profetit Muhamed. Kjo edhe sot ėshtė temė qėndrore nė tė pėrditshmet gjermane...




Lidhur me kėtė nė «Taz» tė Berlinit lexojmė:

"Kur flasim pėr eskalimin e protestave nė shumė vende islamike, pika kulmore e tė cilave siē duket nuk ėshtė arritur ende, nuk mbetet asgjė tjetėr pėrveē apeleve pėr maturi. Propozimi im: tre hapa prapa, tė marrim frymė thellė dhe pėr tre ditė me radhė tė mos provokojmė por thjesht tė heshtim - edhe pse kjo ėshtė paksa e vėshtirė. Pastaj ndoshta nuk do tė jemi kaq tė shqetėsuar dhe nxehur pėr tu pėrleshur pėrsėri", shkruan nė numrin e saj tė sotėm e pėrditshmja "Taz" e cila botohet nė kryeqytetin gjerman Berlin.

Ndėrkaq nė gazetėn "Express" tė Kölnit lidhur me kėtė temė thuhet:

"Mbi karikaturat e profetit Muhamed mund tė kemi mendime tė ndryshme. Liria e shprehjes sė mendimit ėshtė njė e drejtė por jo edhe obligim pėr tė pėrshendetur ēdo paēavurė. Qė myslimanėt ndjehen tė lėnduar nė ndjenjat e tyre fetare ėshtė e vetkuptueshme. Edhe tė krishterėt do tė mbroheshin nėse Papa Benedikti i XVI-tė do tė shpotitej nė njė formė tė tillė. Nė tė vėrtetė jo me eksese dhe djegije siē po ndodh aktualisht nė botėn islamike. Pas tyre fshihen forca tė cilat shfrytėzojnė rastin pėr tė propaganduar idetė e tyre. Motivi pėr profetin falsifikuar ėshtė urrejte ndaj krejt ēfarė ėshtė perėndimore. Karikaturat nė kėtė mes shėrbejnė vetėm si karro. Islami po keqpėrdoret pėr tė legjitimuar dhunėn. Gjendja ėshtė nė tė vėrtetė serioze dhe e paparashikueshme si rrallė herė mė parė. Arsyeja ėshtė fjalė e huaj pėr fanatikėt", tėrheq vėmendjen e pėrditshmja "Express".

Nga Kölni kalojmė nė Mynih dhe nė gazetėn "Abendzeitung" lexojmė:

"Evropa vėzhgon pa rrugėdalje, me indinjatė dhe shqetėsim se ēfarė vale tė pabesueshme dhune mund tė shkatojnė disa karikatura. Kėto orgji tė hidhėrimit pėrdoren pėr nxitje tė qėllimshme dhune dhe janė tė organizuara, keqėpėrdoren ndjesitė dhe instrumentalizohen para sė gjithash prej atyre grupeve tė cilat me gėzim tani gatuajnė gjellėn e tyre. Kėtu nuk pėrjashtohet as partia siriane Baath nė pushtet; socioalistė tė cilėt me fenė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt por gėzohen nėse nėnshtetasit njėherė hidhėrohen me dikend tjetėr. Apo janė kėta islamistė tė cilėt nuk zgjedhin mjete pėr pėrhapjen e ideve tė tyre", theksohet nė "Abendzeitung".

Protestat e dhunshme tė ditėve tė fundit nė disa vende islamike kometohen sot edhe nė gazetėn "Westdeutsche Zeitung" e cila botohet nė Dyseldorf. Lidhur me kėtė ajo nėnvizon:

"Eshtė kjo njė ndjenjė e pėrzier nga frika, hidhėrimi dhe pafuqie qė tė kaplon kur njeriu sheh aksionet disproporcionale tė urrejtjes nė shumė vende islamike kundėr kulturės sonė tė jetesės. Nė kėtė mėnyrė njeriun shumė lehtė mund ta kaploj ndjenja qė nė vend se tė mbetet sovran tė radikalizohet edhe vet kur sheh flamuj e ambasada nė flakė. Nuk ėshtė befasues fakti qė protestuesit nė shumė pjesė tė botės islame nuk janė sa duhet tė arsimuar qė konliktet t'i zgjidhin nė mėnyrė paqėsore. Apo ka pritur dikush qė njerėzit nė Bejrut, Damask apo Gazė tė organizojnė tribuna tė hapura ku do tė diskutohej dhe mblidheshin nėnshkrime kundėr publikimit tė karikaturave tė Muhamedit", pyet "Westdeutsche Zeitung".

Ndėrrojmė temė dhe kalojmė nė Mynih ku dje pėrfundoi punimet Konferenca e Sigurisė. Nė gazetėn "Märkische Allgemeine" tė Potsdamit lidhur me pėrfaqėsimin gjerman lexojmė:

"Edhe paraardhėsi i kancelares Angela Merkel, Gerhard Shrėder pat sqaruar pas luftės sė Irakut nė konferencėn e sigurisė tė Mynihut se NATO duhet tė bėhet sėrish platformė mė e fuqishme e vendimeve politike. Fakti qė fragmenti i njėjtė i kancelares nė vendin e njėjtė tingėllon krejt ndryshe nuk ka tė bėj me zėrin. Nėse replika e Shrėderit ėshtė kuptuar si thirrje pėr mposhtjen me vota tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės si superfuqi kėsaj radhe Angela Merkel nuk la asnjė pikė dyshimi se NATO duhet t'i shėrbej mė mirė qėllimeve tė pėrbashkėta. Gatishmėria pėr dhunė nė botėn arabe, konflikti bėrthamor me Iranin, forcimi i rrymave radikale nė Palestinė, tė gjitha kėto flasin pėr atė se ende ekziston nevoja pėr njė 'urė atlantike'", nėnvizon "Märkische Allgemeine".

Urata
07-02-06, 18:45
Ata nuk pranojn te hedhin nje fjale korigjuese/keqardhje per veprimin e atyre hamallve qe karikaturuan te shejtin musliman ashtu, por mirren me ndjenjat/duke i perulur prap muslimanet...!

s'eshte here e pare kjo!

Urata
09-02-06, 23:46
Perse digjet e perdhunohet ikona dhe simboli perendimor?

Vizatimet perqeshese te profetit te muslimaneve Muhamed, e qe u lancuan nga nje gazete daneze dhe me pas edhe nga ato norvegjeze, franceze, gjermane..etj… , tensionoj dhe provokoj boten arabe. Bota muslimane u trondit nga vizatimet tallese me figuren e profetit Muhamed. Pasuan demonstratat, rrebelimi dhe sulmi mbi ambasadat daneze e norvegjeze…. Shkaku eshte vizatimi i profetit Muhamed, thone mediat!


Nga Gezim Mekuli*, Oslo

Jane vetem vizatimet e profetit Muhamed shkaku i protestave dhe djegjes se simboleve perendimore? Apo problemi eshte me i thelle e me kompleks?

Bota arabe ka me shume se 60 vite qe eshte e tradhetuar nga demokracia perendimore. Ka me shume se 5 dekada qe popullit palestinez i privohet e drejta per te ndertuar shtetin e tyre te pavarur. Ka me shume se 3 dekada helikopteret izraelit bombardojne shtepi, shkolla e qerdhe femijesh duke vrare gra, pleq e femije… Dhe bota perendimore e legjitimizon dhe heshte per keto akte…. Por edhe ekstremistet palestinez nuk ishin pasiv. Edhe keta vrane dhe terrorizuan civilet e pafajshem izraelit neper qendra tregetare e shetitore femijesh neper Tel Aviv e gjetiu ne tokat hebreite. Sa e tmershme...
Kalojme tek shteti tjeter arab Siria, ku me vite te tera kemi nje lufte civile ne mes te rivaliteteve fetare e politke; lufte te ndihmuar nga politikat perendimore. Andaj shtrohet pyetja c'fare ndikimi kane politikat kolonialiste e neokolonialiste anlgeze, franqeze, ruse e amerikane ne boten arabe?

Vazhdojme me tutje; Shteti tjeter eshte Afganistani, i cili u be rafsh me toke nga ish BRSS dhe se voni nga aleanca anglo-amerikane dhe e ndihmuar nga qeverite perendimore. Kemi ketu edhe luften e Irakut; lufte shume kontradiktore dhe neokolonialiste. Edhe ketu bota arabe u tradhetua nga perendimoret; u hoqi qafe diktatorin Sadam Hysein por u ofron tankse dhe bombe masive…. Terrori bbreteron kete vend. Sistemi civil nuk funskionon, perpos atije ushtarak… Tani aktualisht kemi edhe Iranit ne top agjendat politike; Prodhimi i atomit. Bota perendimore santazhon dhe kercnon me saksione dhe nje retorike lufte qeverine diktatoriale te Iranit… Ndaloni prodhimin e bombes atomike eshte porosia e tyre. Por ketu ka reagime te fuqishme nga qeverite e botes arabe; Po Izralei, i cili dihet (jozyrtarisht) qe posedon atomin (ka 10 vite), pse nuk ka sanksione e keritika ndaj ketij shteti?

Sipas te gjitha ketyre fakteve shtrohen disa pyetje te medha: Cfare ndikimi ka sot ne trazimin e botes arabe, lufta ne Irak, Afganistan dhe se fundit presioni i perendimoreve ndaj Iranit? Po ceshtja e pazgjidhur palestineze?

Papunesia, varferia, analfabetizmi, ekstremizmi, dhuna dhe kriminaliteti kane kapluar shoqerite e shteteve arabe; Imamet ekstremist kane hapur me qindra shkolla fetare dhe jane duke indoktriminuar femijet dhe rinine ne lufte kunder kultures dhe gjdo gjeje perendimore….

Dhuna ne boten arabe nuk eshte ne gjenin e tyre por eshte prodhim e rezultat i lufterave kolonialiste?

Natyrisht dhunimi i ambasadave Daneze e Norvegjeze duhet denuar e ndaluar sa me pare. Ky eshte akt terorist dhe nuk e ka perkrahjen e botes se moderuar muslimane. Muslimanet e shumte jane kunder dhunes dhe shkaterimeve. Sepse kjo nuk perkon me fene islame. Dhuna eshte produkt i rrethanave sociale, politike, ekonomike dhe i moskomunikimit ne mes te kulturave te orientit dhe oksidentit.
Por tani shtrohet pyetja kush jane ata qe, faqebardhe, mund ta qetesojne shpirtin e trazuar te botes arabe? Imamet fanatik e me mendimin bunker te shekullit XIV apo politikat qe i bene keta te mendojne e veprojne keshtu?

Publikimi i vizatimeve te profetit Muhamed, mendoj une, jane ne perputhshmeri me lirine dhe shprehjen e fjales se lire. Nese lejohet te perqeshet dhe vizatohet Jesus Kristi ne boten perendimore pse kjo te mos lejohet edhe ne boten arabe? Pse te luhet me moralin e dyfisht?

Pastaj: per publikimn dhe mospublikin e nje artikulli dhe nje karikature ne ndonje medium norvegjez apo danez nuk e vendose dhe nuk eshte pergjegjesi e kryetarit apo e qeverise se shtetit danez apo norvegjez. Jo! Mirepo problemi i madh qendron ketu; Si ti spjegohet opinionit arab se kryetari i nje shteti ne perendim nuk ka fuqi te nderhyje ne media? Si te kuptohen kodet e shoqerive ne menyre reciproke?
Pra problemi nuk eshte aq i thjeshte: nuk qendron vetem tek vizatimi i profetit Muhamed ne disa gazeta perendimore, por problemi qendron ne kolonializmin dhe neololonializmin e ketyre hapsirave; okupim qe si rezultat ka kthimin e shoqerive ne mesjete….

Por, kolonializmi per se egziston qe para kolonializmit europian; siq eshte ai Grek, Romak, Aztek, Inkas dhe ne shume grupe tjera... Fjalet ”kolonizim”,, ”kulture” dhe ”kult” te gjitha rrjedhin nga fjala latine colo, e qe participi i kaluar i saje eshte cultus, dhe e ardhmja e saje culturus. Kolonializmi eshte institucionalizuar dhe eshte globalizuar. Per shembull kolonizimi (okupimi) i teritoreve ne mbare boten nga fuqite europiane eshte ngritur nga 67 per qind (1884) ne 84.4 per qind (1914). Situate kjo qe u shkaterua vetem pas rrezimti te perandorive kolonizuese ne luften e 2 boterore.
Asgje tjeter pos tolerances, mirekuptimit, rrespektit dhe njohjes se kulturave te ndersjellja do te jete vrasese per njerezimin; komunikimi eshte ilaqi i civilizimit. Gjithsesi shteti te ndahet nga religjioni dhe religjionit ti mos i ipet shume vend ne politke; mjaft e kemi administraten e Bushit dhe qeverite fanatike ne shumicen e vendeve arabe!

*Autori eshte anetare i lidhjes se gazetareve profesionist te Norvegjise.

tellallii
10-02-06, 04:31
Ka po i shof muslimte ne demonstrata po e pyes veten a e dine percka jan mbledhur, apo dikush ju ka then
demonstrallari, muslimanllari, danimrkllari, shyhret.
Dyshoj shum se ata te gjore dijne se per cka kan dale ne demonstrata.
Sidoqofte le te jet pune per ta, edhe ashtu sju ka mbetur pos demonstrata kinse kunder dhunes e spo e shofin budallenjte sa dhune po ushtrojne vet.
Ndegjova se talebani ka premtuar 100 kg allton per ate qe vret iniciatorin, dhe 5 kg ari per cdo ushtar danez qe vritet.
Paqesor se jo fjale.