PDA

View Full Version : Internacionalja Socialiste


Vranina
02-02-06, 20:30
Pas renjes se Perandoris se dreqit (djallit) komunistėt u porositėn tė konvertoheshin nė socialdemokratė, socialistė, demokratė, madje tė ktheheshin nga xhelatė nė viktima edhe tė turreshin drejt pushtetit dhe parave, kapitalit, pa kursyer asnje metod si te vihet ne pushtet pra vetem nje strategji pėr pėrjetėsimin e pushtetit tė kuq, nėpėrmjet metamorfozės.

Vranina
02-02-06, 20:33
Socializmi dhe komunizmi, hendeku qė i ndan

Antifashizmi, ideologjia qė bėri tė bashkohet e majta Historia e socializmit nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore

Nga Armand Plaka
Nė kėtė numėr do vazhdojmė tė trajtojmė vazhdėn historike tė socializmit, e nė veēanti ndryshimet midis tij e komunizmit, pasi do tė shohim se nė kėtė periudhė do tė ravijėzohet mė qartė ndarja midis tyre. Por do tė shohim njėkohėsisht se nė tė njėjtėn kohė fillon tė forcohet e tė shfaqet si njė fuqi reale i vetmi shtet socialist (komunist) nė botė para Luftės sė Parė Botėrore, Bashkimi Sovjetik, megjithė kostot njerėzore tė kėsaj rritjeje. Mė pas do tė shohim se nga ana tjetėr fillon ngritja dhe pėrfaqėsimi mė i plotė i partive tė majta laburiste, socialiste e socialdemokrate nė Evropė e nė botė, tė cilat pėrpiqeshin tė ndikonin sa mė shumė nė jetėn parlamentare tė vendeve pėrkatėse, pėr tė vėnė nė jetė objektivat qė i kishin vėnė vetes. Por nė kėtė kohė, siē e dimė tė gjithė, fillon tė ngrejė krye edhe njė ideologji qė bėri tė bashkohen nė njė front unik tė gjitha rrymat politike tė kohės e tė mbarė njerėzimit, fashizmi, qė solli edhe reagimin ndaj tij, pra antifashizmin.

Opozita mė e fortė ndaj revizionizmit erdhi nga socialistėt nė vende tė tilla si perandoria ruse, ku demokracia parlamentare nuk ekzistonte dhe dukej se nuk ishte e mundur tė ekzistonte. Ata vazhduan tė argumentonin se revolucioni ishte e vetmja rrugė drejt socializmit. Kreu i kėsaj ideologjie, e lėvizjes qė e pėrkrahte atė, ishte Vladimir Lenin nė Rusi me veprėn e tij “Revolucioni proletar”. Ai dhe “renegati” Kautski i tejkaluan pikėpamjet e atyre qė refuzonin idetė revizioniste. Mė 1903 pati njė ndarje formale (pasi ndasitė nė terren ishin tė qarta me kohė) Partinė Socialdemokrate ruse nė dy fraksione: tė ashtuquajturit bolshevikė (shumica) e reformistėt (menshevikėt), por nė shumicėn e partive tė tjera socialiste puna nuk shkoi deri aty.

Vranina
02-02-06, 20:35
Nė vitin 1914 shpėrthimi i Luftės sė Parė Botėrore ēoi nė mėnyrė tė pashmangshme edhe nė njė krizė tė socializmit nė Evropė. Nė kundėrshtim me themelet e solidaritetit e tė internacionalizmit, klasat punėtore tė shumė vendeve u shtynė tė shkonin nė luftė me njėri-tjetrin; partitė socialiste tė Gjermnisė, Francės e Britanisė u pėrfshinė nė luftė (megjithėse jo nė linjė tė parė, madje disa liderė, siē ishin Ramsay MacDonald nė Britani e Karl Libkneht nė Gjermani i bėnė njė opozitė tė fortė pjesėmarrjes nė luftė, qysh nga fillimi i saj). Lenini, asokohe nė ekzil nė Zvicėr, bėri thirrje pėr revolucione nė tė gjitha shtetet ndėrluftuese, si e vetmja mėnyrė pėr t’i dhėnė fund luftės dhe pėr tė arritur socializmin. Sė pari, ai u injorua, por mė vonė, aty nga viti 1917, pasojat e luftės ēuan nė ndarje tė shumė partive socialiste dhe sidomos brenda gjirit tė socialdemokratėve gjermanė.
Revolucioni rus i vitit 1917 provoi se Lenini kishte pasur tė drejtė nė sensin qė revolucioni u bė, tė paktėn nė Rusi, e vetmja mėnyrė pėr ta nxjerrė Rusinė nga lufta. Gjithashtu u duk se u provua qė ai kishte pasur tė drejtė edhe nė ēėshtjen e revolucionit. Rusia ishte sigurisht i vetmi vend nė botė ku socialistėt (nė fakt komunistėt) e kishin marrė pushtetin. Kjo ēoi qė fraksionet nė minoritet apo nė shumicė, nė shumicėn e partive socialiste tė largoheshin fare prej partive-mėmė e tė formonin nė kėtė mėnyrė parti tė reja qė e mbėshtesnin hapur modelin apo rrymėn leniniste. Ato u quajtėn Parti Komuniste dhe mė 1919 Lenini i organizoi ato nė njė internacionale tė re, Internacionalja e Partive Komuniste ose, shkurt e njohur si Kominterni.

Nė disa vende, sidomos nė Britani apo nė dominionet britanike, u krijuan partitė laburiste. Ato ishin parti tė formuara e tė kontrolluara nga sindikatat, mė shumė se grupime tė mirėfillta politike me aktivistė socialistė, tė cilėt i bėnin thirrje tė vazhdueshme punėtorėve pėr mbėshtetje. Partia Laburiste britanike, e votuar pėr herė tė parė pėr tė dėrguar pėrfaqėsues tė saj nė Dhomėn e Komunave nė vitin 1902, arriti me kėtė akt njė sukses, por, nga ana tjetėr, nuk mundi dot tė marrė shumicėn
e votave tė klasės punėtore, pėr shkak tė lojalitetit tė saj kundrejt Partisė Liberale deri pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Nė Australi, gjithsesi, Partia Laburiste arriti njė fitore tė shpejtė, duke shėnuar kėshtu suksesin e saj tė parė elektoral, dhe duke formuar tė parėn qeveri asokohe tė ashtuquajtur “kombėtare” nė vitin 1904. U formuan me radhė mė pas partitė laburiste tė Zelandės sė Re, tė Afrikės sė Jugut, por qė patėn mė pak sukses.

Vranina
02-02-06, 20:36
Socializmi dhe komunizmi (1917-‘39)

Pėrfundimi i Luftės sė Parė Botėrore prodhoi njė ngritje tė radikalizmit nė shumicėn e vendeve tė Evropės dhe gjithashtu edhe nė SHBA e Australi. Nė fillimet e tij suksesi i revolucionit nė Rusi frymėzoi tė tjera parti revolucionare qė tė provonin tė njėjtėn gjė edhe nė vendet e tyre respektive. Nė rrethana kaotike tė pasluftės sė parė nė Evropė, me partitė socialiste tė ndara e tė diskretituara pjesėrisht, revolucionet komuniste nė mbarė Evropėn dukeshin shumė tė afėrta. Partitė komuniste pėr njė kohė tė shkurtėr madje morėn edhe pushtetin dhe formuan qeveri, siē ishte dhe rasti i kryeministrit nė Hungari dhe ai i Kurt Ajsner nė Bavari. Pati disa pėrpjekje tė vazhdueshme tė komunistėve pėr tė kryer revolucione nė Berlin e Vjenė, gjithashtu edhe nė qendrat industriale tė Italisė sė Veriut. Nė vazhdėn e kėtyre pėrpjekjve, liderėt komunistė gjermanė, Karl Libkneht dhe Rosa Luksemburg u vranė.

Nga mesi i viteve 1920, gjithsesi, duket se tashmė forcat revolucionare e kishin humbur forcėn nė Evropė dhe parti socialiste ortodokse po merrnin njėra pas tjetrės dominancė e influencė mbi lėvizjen punėtore nė shumė vende. Socialdemokratėt gjermanė ndenjėn nė pushtet nė shumicėn e kohės gjatė gjithė viteve 20; laburistėt anglezė ndėrkohė kishin formuar qeverinė e tyre tė parė mė 1924 dhe, nga ana tjetėr, socialistėt francezė kishin fituar gjithashtu shumė terren politik nė vend. Por ndarja nė gjirin e lėvizjes punėtore nė socialistė e komunistė u provua tė ishte permanente. Nė Bashkimin Sovjetik, Stalini erdhi nė pushtet nė vitin 1929 dhe zhvilloi teorinė e tij tė "socializmit nė njė vend".

Tendenca revolucianare, e vėnė re nė periudhėn e pasluftės sė parė provokoi nga ana tjetėr njė reaksion tė fuqishėm nga forcat konservatore. Njė shembull i kėsaj ishte dhe "Red scare" (tmerri i kuq) nė SHBA, i cili shkatėrroi Partinė Socialiste amerikane tė Eugene Debs. “Socializmi amerikan” nuk e mori dot mė kurrė veten nga kjo ndėrhyrje. Nė Evropė fashizmi po ngrinte tashmė krye si njė lėvizje kundėr socializmit e liberalizmit. Fashizmi erdhi nė pushtet sė pari nė Itali, mė 1922, nėn udhėheqjen e Benito Musolinit (njė ish-socalist); lėvizje tė forta fashiste gjithashtu u zhvilluan nė Spanjė, Portugali, Gjermani e Hungari.

Ndėrkohė, Bashkimi Sovjetik ishte i zėnė me "ndėrtimin e socializmit" nė vendin e vet. Pėr herė tė parė socializmi nuk ishte tashmė vetėm njė vizion pėr njė shoqėri tė sė ardhmes, por edhe njė pėrshkrim i njė shoqėrie ekzistuese. Regjimi i Leninit i vuri tė gjitha mjetet e prodhimit (pėrveē prodhimit agrikulturor) nėn kontrollin e shtetit dhe implementoi njė sistem qeverisje qė arrihej nėpėrmjet kėshillave tė punėtorėve ose, siē njihet gjerėsisht me emrin qė vjen nga rusishtja, sovjetet. Brenda pak viteve, gjithsesi, partia bolshevike kishte vendosur njė diktaturė, dhe kjo u konsolidua mė tej nga Stalini pas vdekjes sė Leninit.

Vranina
02-02-06, 20:37
Nė vitin 1929, pasi Stalini i mori nė dorė pėrfundimisht frenat e pushtetit nė BS, supervendi socialist tashmė po ngrihej nė "njė fazė tė re tė socializmit". Bujqėsia u kolektivizua me koston e njė urie masive dhe tė miliona tė vdekurve nė radhėt e atyre qė guxonin tė rezistonin. Filloi gjithashtu, nga ana tjetėr, edhe industrializimi i shpejtė i vendit, me anė tė planit pesėvjeēar. Ky program pati disa efekte tė shpejta pozitive nė fillimet e tij, por gjithsesi me kosto shumė tė mėdha tė jetėve e djersės njerėzore. Mė vonė studimet e ekonomistėve treguan se gjithsesi ritmet e industrializmit nė BS nuk ishin mė tė shpejta e frytdhėnėse se ato tė Japonisė, pėr shembull apo tė SHBA-sė nė sistemin kapitalist, dhe se pėrdorimi i resurseve natyrore, materiale e humane nė Bashkimin Sovjetik ishin shumė masive asokohe.

Pavarėsisht nga arritjet nė BS gjatė viteve 1930, ato nuk arritėn t’i impresiononin shumė njerėzit, ekonomistėt e politikanėt jashtė vendit, se me planet e tyre mund tė ecte pėrpara ēdo shtet e shoqėri tjetėr, ku mund tė zbatoheshin kėto ide. Por kjo, megjithatė, sigurisht qė pati njė impakt shumė tė madh nė vende tė tilla si Kina, India apo Egjipti, tė cilat u pėrpoqėn tė kopjonin disa aspekte tė modelit sovjetik. Gjithashtu, pati edhe njė numėr tė madh tė inteligjencės perėndimore qė i mbėshtesnin pikėpamjet sovjetike, megjithėse shumė prej tyre dėnonin mjetet, me tė cilat ishin arritur kėto suksese dhe krimet e Stalinit, sidomos ato tė viteve 1936-39, prej tė cilave e pėsuan shumė kuadro nė fusha tė ndryshme tė jetės sovjetike.

Kriza e vitit 1929 dhe socializmi

Depresioni i madh, i cili filloi mė 1929, duket se po provonte idenė e hedhur gjithnjė nga komunistėt e socialistėt e asaj kohe, se kapitalizmi do tė ēonte nė rrėnimin e bankave, tė ekonomisė e sė fundi tė vetė shtetit e sistemit. Por socialistėt u treguan tė paaftė asokohe qė t’a shfrytėzonin kėtė moment krize pėr tė fituar zgjedhjet, apo nė rastin e komunistėve “pėr tė zbatuar revolucionin”. Qeveritė laburiste nė Britani e Australi pėsuan dėshtime tė thella. Nė SHBA liberalizmi i Franklin Roosevelt fitoi njė mbėshtetje popullore dhe u privoi socialistėt pėr tė pasur shanse tė mira pėr pushtet. Ndėrsa nė Evropė e, mė konkretisht nė Gjermani, po frynin erėra tė reja; po vinin kohė tė vėshtira. Nacionalsocialistėt e Adolf Hitlerit nė janar 1933 morėn pushtetin, por ky hap s’ishte veēse fillimi pėr ta. Qeveria e Rajhut tė Tretė shumė shpejt do ta shkatėrronte ekzistencėn e komunistėve e socialdemokratėve gjermanė, pasi tė gjitha partitė u shkrinė me vendim tė veēantė nė njė, dhe njohėn pėr udhėheqės vetėm Hitlerin. Kjo ishte edhe pika mė kulmore qė lėvizja socialiste kishte pėsuar ndonjėherė nė tė gjithė historinė e saj. Ky hap e detyroi Stalinin ta rishikonte strategjinė e tij dhe, qė nga viti 1934 Kominterni filloi tė bėnte thirrje pėr njė front unik kundėr fashizmit. Partitė socialiste nė fillim ishin dyshuese pėr kėtė hap tė Stalinit,
por gjithsesi u arrit tė krijoheshin tė ashtuquajturat “fronte popullore” (njė bashkim socialistėsh e komunistėsh) nė Francė e Spanjė. Zgjedhja e njė qeverie tė Frontit Popullor nė Spanjė nė vitin 1936 provokoi revoltėn dhe krijimin e njė force paraushtarake fashiste qė solli edhe luftėn civile nė Spanjė. Kriza nė Spanjė bėri qė tė rrėzohej edhe Fronti Popullor nė Francė, qė udhėhiqej nga Léon Blum. Megjithė pėrpjekjet, frontet popullore nuk ishin dot nė gjendje ta pengonin ardhjen e fashizmit apo tė zbatimit tė planeve agresive tė boshtit fashist.

Stalini dhe Trocki

Kur Stalini konsolidoi pozitat e tij pėrfundimisht nė Parti e nė shtet nė fund tė viteve 20, rivali i tij kryesor, Leon Trocki, ishte detyruar tė qėndronte nė ekzil nė Meksikė. Nė veprat e Trockit si “Revolucioni i tradhtuar” dhe nė “Historia e revolucionit rus” ai zhvilloi njė teori tė "revolucionit permanent", si njė alternativė ndaj socializmit burokratik tė Bashkimit Sovjetik nėn Stalinin, megjithė faktin se Trocki vetė kishte luajtur njė rol udhėheqės nė vendosjen e diktaturės sovjetike, para vdekjes sė Leninit. Nė vitin 1938 Trocki themeloi njė internacionale tė re tė komunistėve disidentė, qė njihet me emrin “Internacionalja e Katėrt”, por partitė pjesėmarrėse nė tė mbetėn vetėm nė kufijtė e disa sekteve dhe nuk u bėnė kurrė pengesė serioze apo sfidante tė partive ortodokse komuniste. Nė vitin 1940 Trocki u vra me urdhėr tė Stalinit, dhe Trockizmi si ideologji u ndalua deri nė vitet 60.

Arb
28-02-08, 23:59
Edi Rama pasi i uroj "fitoren" Shymi, i ri-kujtoj se PDK-ne dhe PS-ne i pret perfaqesimi i perbashket ne Internacionalen Socialiste...