PDA

View Full Version : Kryeministri i Kosovės ftohet nė Kėshillin e Sigurimit


Kalt
03-02-06, 19:32
Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi do tė marrė pjesė nė seancėn e KS-it, qė do tė mbahet mė datėn 14 shkurt. Njoftimin e bėri nė Prishtinė, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili zyrtarisht i dorėzoi ftesėn kryeministrit tė Kosovės

Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, ka pranuar njė ftesė zyrtare nga KS-it i OKB-sė, qė tė marrė pjesė nė seancėn e radhės qė do tė mbahet me 14 shkurt nė Nju Jork. Zyrtarisht ftesėn kryeministri e mori nga shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, i cili tha se tė gjithė anėtarėt e KS-it janė pajtuar qė nė seancėn e radhės nė cilėsinė e mysafirit tė marrė pjesė edhe kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi. Ky i fundit thotė se me kėnaqėsi e ka pranuar ftesėn nga Nju Jorku.

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, nga ana e tij, thotė se pjesėmarrja e kryeministrit tė Kosovės nė KS-it, do tė thotė shumė pėr Kosovėn, por ai pret qė edhe zhvillimet e tjera politike nė vend tė mos ngecin. Nė kėtė drejtim kryeadministratori, pret qė javėn e ardhshme tė zgjidhet presidenti i Kosovės, nė mėnyrė qė Peterseni, tė raportojė pėr kėtė ngjarje para anėtarėve tė KS-it.

Ne presim qė tė zgjidhet presidenti i Kosovės gjatė javės sė ardhshme. Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn qė unė tė raportoj nė KS-it, se pas vdekjes sė presidentit Rugova, institucionet demokratike nė Kosovė kanė punuar shumė mirė dhe nė njė kohė shumė tė shkurtėr kanė zgjedhur presidentin e tyre. Ky do tė ishte njė lajm shumė i mirė pėr KS-it, tha Soren Jessen-Petersen.

LDK-ja, nga radhėt e sė cilės duhet tė zgjidhet presidenti i Kosovės, akoma zyrtarisht nuk ka njoftuar pėr tė nominuarin e tyre pėr president tė vendit. Por, burime brenda kėsaj partie thonė se ata tashmė kanė pėrcaktuar qė Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj partie tė jetė kandidati i vetėm pėr president tė Kosovės. Edhe pse propozimi akoma nuk ėshtė bėrė zyrtar, kandidaturen e Fatmir Sejdiut pėr president tė Kosovės e ka pėrshėndetur AAK dhe kryetari i kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci.

Kryeparlamentari Daci, shpreson se zoti Sejdiu, qė nė raundin e parė tė votimit nė parlament do tė marrė numrin e nevojshėm tė votave.

Bekim Shehu

http://www2.dw-world.de/image/art-big-35939.jpg

Kalt
03-02-06, 19:36
BBC Albanian

Kosumi nė takimin e radhės tė KS

Anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė kanė marrė vendimin qė nė seancėn e radhės tė ftojnė edhe kryeministrin e Kosovės.

Takimi i radhės ėshtė shtyrė pėr 14 shkurt dhe kryeministri i Kosovės thuhet se merr pjesė nė cilėsinė e mysafirit.

Kryeminstri i Kosovės e ka konfimruar pjesėmarrjen e tij nė mbledhjen e radhės tė KS-sė, por ai nuk do tė ketė tė drejtėn e fjalės.

Kjo shėnon herėn e parė qė njė kryeministėr i Kosovės mer pjesė nė seancat e Kėshillit tė Sigurimit.

Ftesa pėr tė marrė pjesė nė takimin e KS ėshtė pėrsėritur disa herė, qė nga koha e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, por pėr shkak tė zhvillimeve nė Kosovė kjo asnjėherė nuk qe mundėsuar.

Ndryshe nga herat e tjera, kur pjesėmarrja e kryeministrit tė Kosovės nė mbledhjen e KS ėshtė kundėrshtuar nga autoritetet serbe, pėr momentin nuk ka ndonjė reagim prej tyre.

laliloli
04-02-06, 21:12
Kalt me gezoi edhe mua qe bile njehere nje qeveritar yni te paraqes realitetin ne KS te OKB-se.Kane folur kryeadministratoret nderkombetar ,por thone si te kruan dora jote e huaja nuk te kruan.