PDA

View Full Version : 24 MARS 1999 - Date qe nuk duhet harruar kurre!


Kalt
04-02-06, 21:04
23 Mars 1999

Interviste e Richard Holbrooke ne CNN.

Richard Holbrooke, i Derguari Special i SHBA, pas bisedimeve te fundit te deshtuara me presidentin jugosllav Slobodan Milosevic.
Intervistuese eshte Christiane Amanpour.

AMANPOUR: Brenda 45 minutave te fundit, bisedimet dhe negociatat e zhvilluara ketu ne Beograd kane perfunduar ose jane pezulluar.
Richard Holbrooke, i derguari special i SHBA, pati dy sesione me presidentin jugosllav Slobodan Milosevic dhe tani ai eshte duke leshuar Beogradin per te shkuar ne nje takim ne Bruksel. Ai sapo na bashkohet ne tani ne linje.

Ambasadori Holbrooke, pse jeni duke ikur ne Bruksel?

HOLBROOKE: Ne erdhem ketu Christiane, ne nje mision te paqes, te derguar nga presidenti Clinton dhe sekretarja e shtetit Albright ne nje moment kur tensionet kane marre nje shtrirje te gjere sikurse keni raportuar dhe ju. Ne i beme te qarte presidentit Milosevic dhe bashkepunetoreve te tij se kerkohen dy gjera. Njera eshte ndalimi i luftimeve ne Kosove dhe vendosja e nje armepushimi ne menyre qe te ndalohen gjerat e tmerrshme dhe te kthehet serish marreveshja e tetorit.
Se dyti eshte qe duhet te levizim me shpejt qe te vendosim nje force paqeruajtese te NATO-s si mbeshtetese e marreveshjes se Rambouillet.

Sic ju kam raportuar presidentit Clinton dhe sekretares Albright, asnje lloj bashkepunimi nuk kemi ndeshur. Me pas, presidenti dhe sekretarja kane pyetur delegacionin tone - ambasadorin Hill, mua, gjeneralin Anderson dhe te tjeret qe te fluturojme per ne Bruksel qe te takohemi me zyrtaret e NATO-s dhe me pas te kthehemi ne SHBA.

AMANPOUR: A do te thote kjo lufte? A do te thote kjo se NATO do te hyje ne lufte me nje shtet sovran?

HOLBROOKE: Une do ti le pergjigjet tek autoritetet perkatese te NATO-s dhe Washingtonit.

AMANPOUR: A ka ndonje aresye qe te mos kete veprime ushtarake? A ka shprese?

HOLBROOKE: Ju e dini se ku ka jete ka edhe shprese. Por une jam i detyruar t'ju them se pas shume intervistash qe ne kemi bere sebashku ne lidhje me te regjion, situata ketu nga ky ballkon i Beogradit kete mbremje duket me e zbehte qysh se ne kemi filluar perpjekjet qe kater vite e ndoshta edhe me pare.

AMANPOUR: A do te thote kjo se aktivitetet mund te nisin brenda disa oresh?

HOLBROOKE: Kjo nuk eshte ne kompetencat e mia te them apo te diskutoj edhe sikur une ta di.

AMANPOUR: A e kupton Slobodan Milosevic se cfare po ndodh tash?

HOLBROOKE: Une mendoj se kjo eshte nje pergjigje kyce, Christiane, dhe une mund te them se aresyet qe ne qendruam ketu dhe u takuam me te serish kete mengjez, ishte qe ti behet e qarte sikurse jemi instruktuar nga presidenti dhe Madeleine Albright, e qe pergjigja ne kete pyetje eshte "po". Dhe ai me siguroi mua se ai i kupton teresisht cfare eshte duke thene qeveria jone dhe aleatet tane te NATO-s dhe konsekuancat qe rrjedhin prej kesaj.

AMANPOUR: Keshtu ju thoni se ai nuk i pranon trupat e NATO-s?

HOLBROOKE: Une nuk dua te di se cfare mendon ai. Une do te largohem. E gjitha ajo qe une mund te them dhe qe eshte shume e rendesishme se a e ka kuptuar ai cfare synojme ne dhe konsekuencat qe mund te rrjedhin prej saj. Ai tha se e kuptoi dhe ne jemi te kenaqur me kete.

AMANPOUR: Ju jeni personi qe e njihni me mire ate. Ju keni negociuar me te per shume ore. A ishte e lehte te negociosh me te? Na trego pak per kete.

HOLBROOKE: Kater vitet e fundit ne patem disa sesione bisedimesh tejet te veshtira. Ne patem nje periudhe te mire bashkepunimi e cila ndihmoi ne perfundimin e luftes ne Bosnje. Une e vendos takimin e djeshem dhe ate te sotem ne nivelin me te ulet te bashkepunimit.
Por historia do te regjistroje te gjitha konsekuencat e asaj se cfare ka ndodhur sot ketu.

AMANPOUR: Z. Holbrooke, ju keni negociuar disa here dhe ju keni dhene po ashtu shume ultimatume dhe ne cdo kohe Milosevic eshte terhequr. Por kete here pse jo?

HOLBROOKE: Para se gjithash, une nuk do te doja te flisja per te kaluaren. Ndersa ne kete kohe une mendoj se me mire duhet ta pyesni vete ate.

AMANPOUR: A ka te beje kjo dhe me pushtetin? A llogarit ai ne mbajtjen e pushtetit dhe ne cfare menyre duhet ta mbaje ate?

HOLBROOKE: Eshte duke u zhvilluar nje seance e jashtezakonshme e parlamentit serb dhe ne kete kohe qe ne po bisedojme ajo po transmetohet drejtpersedrejti. Ne kemi pare disa pjese te kesaj seance sot. Ju i keni degjuar pasionet dhe zerat e deputeteve serbe, te cilet e kane trajtuar marreveshjen e Rambouillet si antiserbe.
Eshte e mbushur me shume emocione. Atje po behet histori. Dhe une mendoj se ka shume keqkuptime.

AMANPOUR: Ambasador, heren e fundit ju ishit ketu ne tetor ku patet bisedime te ngjashme. Ju shkuat ne Bruksel dhe u kthyet serish me nje plan. A do te thote kjo se do te ktheheni serish? A do te kete ende bisedime?

HOLBROOKE: E gjitha qe une mund te them eshte qe presidenti dhe sekretarja na kane thene qe te shkojme ne Bruksel e me pas ne SHBA.

AMANPOUR: A keni llogaritur se Slobodan Milosevic ka nevoje per nje raund bombardimesh perpara se ai te pranoje dhe te kthehet ne tryeze?

HOLBROOKE: Me mire pyeteni ate.

AMANPOUR: Por ju jeni ai qe e njihni ate.

HOLBROOKE: Kam shpenzuar shume kohe me te, por nuk mund te them se une e di se cfare ka brenda mendjes se tij. Ai eshte udheheqesi i Jugosllavise. Ai vendos mbi bazen e asaj se cfare eshte me mire per vendin e tij.
Ai ka zgjedhur nje rruge konsekuencat e se ciles i di shume mire. Por ky eshte fakti.
Dhe ne fakt ajo qe une po them eshte krejtesisht ajo se cfare kane thene zyrtaret jugosllave dhe Parlamenti serb gjate kesaj dite.

AMANPOUR: Ata kane thene se nuk i pranojne keto.

HOLBROOKE: ka patur disa me te moderuar qe kane thene se ne duhet te mendojme rreth ketyre kushteve.
Por me vazhdimin e debateve, shumica e tyre kane sulmuar SHBA-te dhe NATO-n dhe e kane futur veten e tyre ne qorrsokak. Per kete ne ju drejtuam drejtpersedrejti popullit serb permes mediave te pavarura qe t'ju shpjegojme atyre cfare permban marreveshja e Rambouillet.

AMANPOUR: A jeni i cuditur se deri ku ka ardhur?

HOLBROOKE:A jam i cuditur? Une nuk mendoj se kjo eshte e dobishme kur ju jeni duke negociuar te provoni te...te provoni te ndjeheni keshtu.

AMANPOUR: A negociuat apo vetem dhate nje mesazh?

HOLBROOKE: Ne diskutuam.

AMANPOUR: A i thate ju atij, " shiko ne mund ta ndalim izolimin tuaj, ne do te bejme X, Y apo Z nese ju pranoni forcen paqeruajtese nderkombetare".

HOLBROOKE: Ne keto kushte, une mendoj se eshte e dobishme qe konfidencialiteti ose bisedat konfidenciale duhet te mbeten te tilla.

AMANPOUR: Ju jeni duke shkuar ne Bruksel ne takimin e NATO-s. A do te flitet per nje fushate ushtarake?

HOLBROOKE: Une nuk jam ne gjendje te them me shume.

AMANPOUR: Atehere perse po shkoni ne Bruksel?

HOLBROOKE: Ne zbatim te kerkeses se presidentit dhe sekretares Albright, qe te takojme aleatet e tjere te NATO-s. Ne i takuam ata dhe dje dhe ata na dhane nje mbeshtetje te forte.

AMANPOUR: Ambasador, faleminderit shume qe ishit me ne. Faleminderit.

Kalt
04-02-06, 21:19
http://www.afsouth.nato.int/operations/detforce/logo.gif

Kalt
04-02-06, 21:22
http://www.kosovo.com/uck3.jpg

Kalt
04-02-06, 21:24
http://www.cnn.com/interactive/world/9903/airstrikes.gallery/plane.jpg

Espresso
04-02-06, 21:26
http://www.kosovo.com/uck3.jpg

Ky duhet te jet takimi me Lum Haxhiun apo?

Kalt
04-02-06, 21:33
http://www.nato.int/pictures/1999/990325/b990252.jpg

Kalt
04-02-06, 21:35
http://www.nato.int/pictures/1999/990325/s9903253.jpg

Kalt
04-02-06, 21:37
Zedhenesi i NATO-s Jamie Shea.

http://www.nato.int/pictures/1999/990326/s990326d.jpg

Kalt
04-02-06, 21:41
Prishtine, 24 mars 1999!

http://www.cnn.com/WORLD/europe/9903/24/kosovo.strikes/story.blast.jpg

Kalt
04-02-06, 21:53
http://www.nato.int/video/990325b.mpg

26 Mars 1999!
Bombardim ne Podgorice - aviacioni ushtarak.

Kalt
04-02-06, 21:54
26 Mars 1999!
Bombardimi ne Batajnice.

http://www.nato.int/video/990325a.mpg

Kalt
04-02-06, 21:56
27 Mars 1999!

Bombardim ne Mitrovice!

http://www.nato.int/video/990327c.mpg

Kalt
04-02-06, 21:57
27 Mars 1999!

Bombardim ne Nish - fushe aviacioni.

http://www.nato.int/video/990327b.mpg

Kalt
04-02-06, 21:58
28 Mars 1999!

Bombardim mbi MUP Prishtine.

http://www.nato.int/video/990330c.mpg

Kalt
04-02-06, 21:59
28 Mars 1999!

Bombardim mbi MUP Prishtine.

http://www.nato.int/video/990330c.mpg

Bombardim me 30Mars 1999! (gabimisht eshte shenuar 28 Mars 1999).

Kalt
04-02-06, 22:01
31 Mars 1999!

Bombardim mbi depo municioni ne Prishtine.

http://www.nato.int/video/990331d.mpg

Kalt
04-02-06, 22:02
31 Mars 1999!

Bombardim ne Podgorice ndaj depove te karburantit.

http://www.nato.int/video/990331c.mpg

Kalt
04-02-06, 22:03
31 Mars 1999!

Bombardim ne Leskovc.

http://www.nato.int/video/990331a.mpg

IB
04-02-06, 22:27
Te pershendes kalt per keto materiale, dhe nga keto materiale, po sqarohen disa gjera, qe deri me tani kane pasur huti, se kush ishin ata qe e pruan, dhe e detyruan Naton ti ndermer sulmet ajrore kunder serbis.

Kalt
05-02-06, 17:23
Ketu eshte e permbledhur i gjithe aktiviteti luftarak i NATO-s per clirimin e Kosoves.

http://www.nato.int/kosovo/video.htm