PDA

View Full Version : Klinton: Mes pushtimit tė Lewinskit dhe Ēlirimit tė Kosovės


Zana_ch
05-02-06, 13:06
Klinton: Mes pushtimit tė Lewinskit dhe Ēlirimit tė Kosovės
Nga Robert Papa


Uesli Klark: “Klinton ėshtė ēliruesi i Kosovės”.
Klinton mbahet si presidenti mė i suksseshėm nė ekonomi. Unė e kam ndjerė vetė, sepse nė vitin 1993 i sponsorizuar nga USIA, shkova nė SHBA pėr studime pasuniversitare. Ai ishte nje president me shumė autoritet dhe pėrkrahje nga shtresat e varfėra. Ai dinte te fliste dhe tė fitonte ēdo debat. Pėr ne Klinton do tė mbesė heroi i Kosovės. Nė njė takim qė kam pasur me gjeneralin Uesli Klark, ai mė ka deklaruar se : ”Presidenti Klinton ishte ai qė inicioi ēlirimin e Kosovės. Ishte ai qė mė mbėshteti, por unė shkova mė shumė se sa parashikohej. Jam i vetmi komandat i NATO-s qė nuk e mbarova mandatin e plotė. Mė hoqėn se shkova mė shume se sa donte Uashingtoni.”


Klinton nuk e ka pasur tė lehtė qė tė mbėshteste Kosovėn , aq mė shumė qė republikanėt Igėllbergėr apo Kisinger ishin miq dhe mbėshtetės tė Milosheviēit. Por Klintoni triumfoi. Dhe ndėrkohė kur ēlironte Kosovėn, ai ishte i pushtuar nga Luinski. Skandali qė e konsumoi aq shumė. Mbase me pa tė drejtė.


Kam qenė i pari nė Shqipėri, qė kam folur pėr Klintonin.Ka qenė viti 1991 dhe kam realizuar diēka nė emisionin Fokus. Isha i impresionuar nga ai. Njė ish -fėmijė jetim, nga njė familje e ērregullt, madje njė herė, njerku e kishte qėlluar me revolver, por ai kishte shpėtuar.
Nė vitin 1992, Ambasada Amerikane nė Tiranė, mė kishte dhuruar dy foto tė tij, njėrėn e kam mbajtur nė tavolinėn time tė punės nė shtėpi. Pėr mua, ai pėrfaqėsonte njė supershtet, ėndrrėn tonė, vendin kampion anti-komunist. Por ēdo njeri ka dobėsitė tij. Klinton , me tė vėrtetė, ėshtė presidenti mė skandaloz. Kulmi arriti mė 17 gusht te vitit 1998, kur pėrpara njė jurie federale, pėrmes televizionit pranoi se :


"Kam pasur njė marrėdhėnie tė pazakontė me Ms.Luinskin, dhe kjo ka qenė gabim . Unė kam bėrė tė mashtrohen shumė njerėz, pėrfshi gruan time".
( ABC, gusht 17)


Presidenti gėnjen: " Nuk kam pasur seks me Monika Luinskin".
Pra, pas shtatė muajsh, kur nė njė konferencė shtypi kishte thėnė:
"Unė nuk kam pasur marrėdhėnie seksuale, me atė grua, ms.Luinskin", Klinton pranon se ka pasur marrėdhėnie. Pra, mė parė, kishte gėnjyer. Kjo ėshtė normale nė Politikė dhe kėtu nė Uashington politikanėt gėnjejnė. Pollet e shtypit nėnvizojne se vetėm 27 % besojnė se ai ėshtė i ndershėm dhe po kaq e kanė si simbol morali. Tė tjerėt jane kundėr, por afro 70% pėlqenin punėn e tij si president.
Nuk ėshtė hera e parė. Nuk mbaron me kaq. Kongresi sulmon. Klinton ka gėnjyer, kur ka deponuar para njė jurie federale, nė rastin e Pola Xhons, e cila e akuzonte se ka pasur seks oral me presidentin. Klinton, nė atė deponim ka thėnė se:" Nuk kam pasur seks me Monika Luinskin".
Ky ėshtė njė krim nė SHBA, nė qoftė se gėnjen para njė gjykate. Klinton pėrsėri reagon duke thėnė se "ē'kam thėnė atėhere ka qenė e saktė dhė po kėshtu edhe tani ."(Konferencė Shtypi).
Ai pretendon se nuk ka asgjė tė jashtėligjshme. Shumė gazetarė dhe kongresmenė , kėrkojnė qė ai tė japė dorėheqjen.
Nuk ėshtė hera e parė. Administrata e Klintonit njihet si mė e paafta nė Uashington, por ekonomia ecte shumė mire.


"Vetėm, presidenti nuk shkon dot as nė banjo, -thotė Bradley Patterson, njė ish-ndihmės nė Shtėpinė e Bardhė."(Brenda Shtepisė sė Bardhė ,157)
"Kėta (Klintonėt) nuk janė tė organizuar. Shumė tė rinj, shumė antipatikė",- thotė Licil Price, njė manaxhere e Shėrbimit tė Pėrgjithshėm tė Administratės.(Brenda Shtėpisė sė Bardhe,Ronald Kesler, 159)


12 vjet, flirti me njė gazetare
Arroganca e tyre njihej pa marrė shtėpi nė 1600 Pennsylvania Avenue. Klinton ishte akuzuar se kishte pasur nje flirt dashurie 12 vjeēar me njė ish -gazetare televizioni, Flouers.
Nė emisionin e njohur televiziv, (60 minuta) para zgjedhjeve, gazetari i thoshte ēifit Klinton se:
"Flouers; ka detaje ku pėrshkruan se ka pasur marrėdhėnie 12 vjecare me ju".
"Kėto akuza janė false", - ishte pėrgjigjia e Klintonit, por ama linte shteg tė kuptoje se kishte pasur marrėdhenie me njė kohe mė tė shkurtėr. Pyetja e gazetarit nuk ishte shumė e saktė. Gazetari pyeste:
"Nga pėrgjigjia juaj, ju nuk keni pasur kurrė marrėdhėnie seksi me Xhenifer Flouers?"
"Jua thashė, dhe kėtė e ka thėnė dhe ajo",-ishte pėrgjigjia e Klintonit ( CBS, 60 Minutes.1992)


Gabimi i Flouers, ishte se e kishte shitur ngjarjen e saj te njė gazetė tabloide dhe kjo ia ulte besueshmėrinė. Gazeta e kishte paguar 175 mijė dollarė, nėse ajo do t'u jepte fakte tė tjera. Ajo iu dha kasetat e disa bisedave telefonike qė kishte bėrė me Bill Klintonin. Stafi i Klintonit gjeti njė analist tė rgjistrimeve me audio, Antoni Pelikano, i cili tha se nė 12 mintuat e regjistruara kishte pasur njė montazh. Nga ana e saj, gazeta vėrtetoi se kasetat ishin origjinale (Letėr me 27 korrik 1993 nga Laboratori i Verifikimit tė sė Vėrtetės, dėrguar revistės Penthouse, nėnshkruar nga Laub,analist audio)


Klinton :” Nuk e di nėse do tė dal sipėr ujit me kėtė qė po na ngjet."
"Unė pres qė ata tė vijnė tė intervistojnė ty pėr ēdo gjė, por nėse ēdokush, do t'a mohojė nė regjistrime, ti nuk do tė kesh asnjė problem",- i thoshte Klinton Flouers.."Unė as dua t'ia di, nėse ata, kanė emėrin tėnd nė listat e telefonatave tė mia. Kjo nuk provon asgjė. Nėse ata nuk kanė asnjė foto, ata s'mund tė bėjnė asgjė".


Sipas kėtyre kasetave, Flouers e ka pyetur Klintonin se: "A do tė vinte kandidaturėn pėr president",- dhe ai i ishte pergjigjur se :"Unė dua, por nuk e di nėse do tė dal sipėr ujit me kėtė qė po na ngjet."
Ėshtė kureshtues njė fakt. Gjatė bisedave tė inēizuara Klinton thotė pėr Guvernatorin e Nju Jorkut, Mario Kuomo, se ėshtė mafioz. Pasi bisedat u bėnė publike, Klinton i kėrkoi falje atij, ē’ka provoi se kasetat ishin tė vėrteta. Klinton, mesa duket, ishte njeri i sėmurė. Diēka shkonte keq me hormonet e tij. Akuzat ishin tė mėdha. Flouers e akuzonte se janė, tė paktėn 30 gra, qė deklarojnė se kanė pasur marrėdhėnie me Klintonin.
Marrėdhėniet e Flouers me Klintonin, kishin filluar kur ai kishte qenė Prokuror i Pėrgjithshėm i Arkansas. Nė vitin 1989 ajo ishte larguar prej Klintonit, sepse shpresonte tė martohej me njė tė pasur.


"Ndėrsa Flouers ishte e kėnaqur me Klintonin si dashnor, ai me entuziazėm i kishte dhėnė asaj seks oral, por ai ishte arrogant. Nė sytė e Flouers Klinton ėshtė njė njeri i pasigurtė dhe qė nuk ėshtė i aftė si manaxher" (Brenda Shtepisė sė Bardhė,Ronald Kessler, faqe 164)


Klinton shkonte 2 deri 4 herė nė muaj te pallati i saj, duke hyrė nga dera e pasme, por njerėzit e kishin parė shoferin e tij duke pritur poshtė, rregullisht pėr disa orė. Klinton kishte hapur fjalė se nė atė pallat punonin disa bashkėpunėtorė tė tij, dhe ai shkonte tė konsultohej me ata. Flouers kishte mėsuar nga ai, se ata kishin njė marrėdhėnie tė ftohtė familjare me Hillarin.


"Flouers thoshte se njė herė ajo kishte ngritur faktin me Klintonin se ishin pėshpėrima se Hillari Klinton ishte lezbike. Flouers thoshte; "Ai dinte rreth kėsaj, kjo kishte shumė vjet qė flitej nė Litėll Rrok. Unė nuk e pyeta nėse ai njihte ndonjė tė dashur tė veēantė" (Brenda Shtepise se Bardhe , 166)


Si u lidh me Hillarin?
Klinton kishte mbaruar Shkollėn e Mesme, duke dalė i katėrti i shkollės me 323 nxėnės, pastaj studioi nė Xhorxh Taun Universiti, Oksford dhe ishte kursant i Rhodes dhe nė Shkollėn e Ligjit nė Yale, aty u takua me gruan e ardhshme, Hillary Rodham, njė studente nga njė zonė e pasur e Ēikagos. Nė vitin 1973 Klinton filloi si pedagog nė Universitetin e Arkansas, ndėrsa vitin tjeter konkuroi pėr nė kongres, por natyrisht, humbi. Nuk kishte asnjė vlerė politikani. Pas dy vjetėsh fitoi zgjedhjet pėr t'u bėrė Prokuror i Arkansasit dhe nė vitin 1978 u zgjodh guvernator i Arkansasit, kur ishte vetėm 32 vjeē. Pas dy vjetėsh humbi nė rizgjedhje, por fitoi mė pas 4 herė rresht si guvernator. Gjithshka falė zgjuarsisė dhe njohjeve tė gruas tė tij, Hillari.
Nė 1993 fitoi pėr president. Kishte mundur Bushin, njė burrė shteti, njeri me moral tė fortė dhe me shumė respekt. Bushi i kishte kushtuar mė shumė rėndėsi Politikės sė Jashtme dhe kishte injoruar problemet e brendshme. Klinton nuk ka edukatėn e zyrtarit. Gjithmonė vonė, nė ēdo takim, duke mos ditur tė disiplinojė kohėn e tij. Bushi me gruan e tij, ditėn e inagurimit tė Klintonit u la tė prisnin pėr 45 minuta nė dhomėn e kafes nė Shtėpinė e Bardhė.


Prokurori i Pavarur Star, me 10 shtator 1998 i ēoi Kongresit njė raport me 445 faqe me mundėsinė e hetimit nga kongresi pėr t'a hequr si president. Akuzat ishin tė mėdha; Abuzim i Pushtetit, mashtrim i drejtėsisė dhe mashtrim ndaj gjykatės.
Klinton akuzohej se pėr 7 muaj kishte paguar avokatėt e tij pėr tė mbrojtur gėnjeshtrėn e vet, se gjoja nuk kishte pasur marrėdhėnie seksi me Luiskin, por para jurisė e pranoi. Nė vizitėn e tij nė Moskė, mė 2 shtator 1998, Klinton pranoi se: "Kam gabuar" dhe me pas, nė Irlandė, ai kėrkoi falje. Kjo nuk mjaftonte. Partia e tij kishte nisur sulmin. Guvernatori i Merilandit nuk kishte pranuar t'a takonte gjatė fushatės sė partisė sė tij pėr zgjedhjet e Kongresit, nė nėntor 1998.
Kongresmeni Jim Morran, demokrat , kishte sulmuar nė publik se :"Kjo ishte amorale" dhe kishte kėrkuar pėr dorėheqje. Klintoni kishte nisur tė manipulonte partinė e tij, duke dashur tė ndalonte atė qė ndodhi me Niksonin. Kur Kongresi do tė fillonte hetimet pėr Impicment (largimin nga zyra), njė grup pėrfaqėsuesish, kongresmenė republikanė, shkuan nė Shtėpinė e Bardhė dhe i kėrkuan Niksonit tė jepte dorėheqjen.
Nuk ishte e lehtė. Proēesi do tė niste nė vitin 1999, por duke u bėrė publik, qysh nė shtator, kjo do t'a dėmtonte shumė partinė demokrate nė zgjedhjet e nėntorit nė Kongres.
Klinton po paguante ēmimin e moralit tė tij tė ulėt. Nė Irlandė ai deklaronte : "Unė do vazhdoj atė qė kėrkon populli amerikan, tė kryej detyrėn time si president". Nė fakt pollet e shumta tregonin se afro 70% e amerikanėve e aprovonin punėn e tij si president. Mbase kjo, ishte e moralshme pėr amerikanėt. Jo me kot, Pat Bukanan, kandidat pėr president, deklaronte nė CNN, nė emisonin e tij se : "SHBA po shkon drejt degjenerimit, po ndodh ajo qė ndodhi me Romėn e Lashtė. Homoseksualizėm..Nga kreditorė ne jemi kthyer nė vend debitor...(CNN maj 1998 Krosfajėr)


Vret veten kėshilltari i Klintonit
Klinton, kur ishte guvernator punonte nga ora 6 e mėngjezit deri ne 9 tė darkės. Nė Shtėpinė e Bardhė ai nuk ishte i fokusuar dhe ishte pasiv. Nė vitin 1993, pollet tregonin se vetem 38% e amerikanėve pėrkrahnin punėn e tij. Nisi tė nxirrte vetė lajme sekrete nga Shtėpia e Bardhė, qė tė ndillte kureshtjen e shtypit. Skandali ndodhi me njė nga njerėzit e tij mė tė ngushtė, Vincent Foster, zėvendės shef i Zyrės sė Udhėtimeve, mik familjar (mbase edhe i dashur i Hillarit) vret veten. Ka qenė njė lajm shokues. Lajmi ishte tronditės. Klintonėt nuk i dhanė FBI-sė, dosjet e Fosterit,( ia dhanė ato me shumė vonesė).
Foster, nėn njė depresion tė madh ra viktimė e famės, ē'organizimit dhe korrupsionit tė Shtėpisė sė Bardhė. Shtypi akuzonte pėr korrupsion dhe shpėrdorime , ai nuk duroi dot dhe pėrballė kėtyre presioneve vrau veten. Shtėpia e Bardhė po banohej nga paranoja dhe kjo paranojė kishte nisur, kur vet Klinton telefonoi ish- shefin e shėrbimit sekret nė Arkansas, Young duke e akuzuar se:
"Stafi i Shtėpisė sė Bardhė kishtė nxjerrė pėr shtyp faktin se Hillari e kishte goditur Klintonin nė kokė me njė ambazhur".(Brenda Shtėpisė sė Bardhė, Kesler, faqe 207)


Klinton merr si shef tė kabinetit, njė republikan
Klinton bėn njė lėvizje tė zgjuar, merr si kėshilltar njė republikan, David Gregen, i cili kishte shėrbyer pėr Niksonin, Fordin dhe Reganin. Nė fakt tė dy njiheshin qė nė vitin 1984. Ai u emėrua shef i stafit tė Klintonit. Pas kėsaj botuesit e Uashington Post, Nju Jork Tajms, Los Anxhelos Tajms ishin tė ftuar nė Shtėpinė e Bardhė. Kjo lėvizje rezultoi njė taktikė suksesi, qė ēoi nė afrimin me shtypin. Gregen e kishte kuptuar se Uashingtoni ėshtė si njė fshat i vogėl, ku kontaktet sociale kishin mė shumė rėndėsi se ēdo gjė tjetėr.




Beogradi bombardohet
Ndėrsa Kongresi e kishte shkarkuar, ai vendos tė bombardohet Beogradi, njė shkas pėr tė tėrhequr vėmendjen nga skandali Luinski. Fitorja ndaj Serbisė, bėri qė tė realizohej qėllimi i tij. Pas kėsaj, askush nuk foli mė pėr skandalin seksual me Luinskin. Klinton ēliroi Kosvėn apo u ēlirua prej Luinskit?!

Urata
05-02-06, 15:48
Ia befte hallall Zoti te gjitha...
Kosova u ēlirua!

Shpati
06-02-06, 17:23
Klintoni me 04.09.2004 ne ZDF deklaroi ne intervenuem ne Bosnje dhe
Kosov te pengoim qe Al-Kaida te mos arrij ndikim ne Kosov...
Shkruesi i keti artikulli mund te shkruaj sa te doj por me te vertetn nuk ka asgje.
Kosova u qlirua nga UQK edhe pse ka pasur edhe pal tjera ne konflikt.