PDA

View Full Version : "Dinjiteti i Kuvendit tė Kosovės"


Arb
16-02-06, 19:37
Nė Kuvendin e Kosovės zhvillohet debati me akuza dhe kundėrakuza pėr qendrėn protokollare nė Gėrmi

Prishtinė, 14 shkurt - Kuvendi i Kosovės nė mbledhjen e sotme nė rend dite ka pasur vetėm njė pikė tė rendit - shqyrtimin e projektit pėr ndėrtimin e Qendrės Administrativo Protokollare nė Gėrmi tė Prishtinės, qė ėshtė vėnė me kėrkesė tė Partisė reformiste Ora. Deputeti i kėtij subjekti Gazmend Muhaxheri e cilėsoi si projekt privat tė kreut tė Kuvendit, Nexhat Daci. Sipas tij, nuk ekziston vendimi i Kryesisė sė Kuvendit pėr Qendrėn nė Gėrmi, ndonėse ndėrtimi i saj kushton 3 milionė euro, para kėto qė janė marrė nga buxheti i Kosovės. Gjithashtu Muhaxheri e akuzoi Dacin edhe pėr keqmenaxhime tė tjera financiare. Akuzave tė Muhaxherit i ėshtė pėrgjegjur sekretari t i Pėrgjithshėm i Kuvendit Isa Demaj, por gjatė diskutimit tė tij deputetėt e PDK sė braktisėn sallėn.

Nė vazhdim debati mori edhe karakter fyes, ndėrsa diskutimet vazhduan me polemika e replika ndėrmjet deputetėve tė Ora-s qė akuzonte, dhe debutetėve tė LDK-sė qė u vunė nė mbrojtje tė Kryekuvendarit Daci.

Shefi i Grupit parlamentar tė PDK-sė, Jakup Krasniqi kėrkoi qė tė ndėrpriten akuzat dhe tė formohet njė komision parlamentar pėr hetim tė ēėshtjeve.

Akuzat e grupit ORA drejtoheshin ndaj kryeparlamentarit Daci dhe sekretarit tė Kuvendit, Isuf Demaj se vendimi i tyre nė bashkėpunim pėr ndėrtimin e Qendrės Protokollare-Administrative nė Gėrmi ėshtė marrė pa lejen e Kryesisė sė Kuvendit.

Sekretari i Kuvendit Isuf Demaj, i ėshtė kundėrpėrgjigjur akuzave me ofrimin e dėshmive tė Kuvendit, duke pėrjashtuar mundėsinė qė vendimmarrja pėr ndėrtimin e Qendrės Protokollare-Administrative dhe tė shpenzimeve buxhetore pėr vitin e kaluar, tė jetė bėrė 'krye nė veti'. Ndėrsa, nuk pėrjashtuar ndonjė lėshim tė mundshėm nė kompletimin e dokumenteve.

"Vendimi parimor pėr rindėrtimin apo ndėrtimin e qendrės nė Gėrmi ėshtė marrė nė mbledhjen e Kryesisė mė 6 maj 2003. Aty ėshtė marrė vendimi pėr renovimin e sallės sė mbledhjes plenare, por qė atėherė ka qenė njė qeveri koalicioni tė gjerė", tha Demaj.

Nė atė mbledhje ishte vendosur edhe pėr riparimin e disa objekteve tė tjera, si qendra nė Blinajė, tė cilėn aktualisht e shfrytėzojnė pjestarėt e TMK-sė.

Qendra ndėrtohet pėr pritje tė personaliteteve qė vijnė nė Kosovė, pėr pritje nė takime.

Deputeti i Ora-s, Gazmend Muhaxheri dhe njėherit anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, akuzoi kryekuvendarin Daci edhe pėr "nepotizėm, bajraktarizėm, mashtrime" etj, qė sipas tij e varfėruar buxhetin e Kosovės me mbi tre milionė euro.

Ai tha se z.Daci ka futur nė lojė edhe Kuvendin Komunal tė Prishtinės, qė lejen pėr ndėrtimin e qendres e ka dhėnė 6 muaj pas fillimit tė punimeve.

Fadil Geci, nga LDK-ja, i ėshtė kundėpėrgjigjur akuzave, tė cilat i quajti fushatė mediale dhe politike tė ORA-s, tė bėra sė bashku me kryetarin e saj Veton Surroi. "Ai ėshtė kolaboracionist i regjimit tė Millosheviqit" dhe "njė politikan egoist e mashtrues", tha Geci, duke ia drejtuar kėto akuza Surroit. Kundėr kėtyre akuzave reagoi Veton Surroi, duke i quajtur tė "panjerėzishme dhe jo reale". Ai bėri thirrje qė tė kursehet "dinjiteti i Kuvendit tė Kosovės".

Nė mbrojtje tė akuzave tė bėra nė adresė tė kryekuvendarit kanė diskutuar edhe shumė deputetė tė tjerė tė LDK-sė, si Lulzim Zeneli, Ramadan Kelmendi etj.
Jakup Krasniqi, shef i Grupit parlamentar tė PDK-sė duke kundėrshtuar kėtė debat akuzash tha se PDK-ja ka kėrkuar qė tė formohet njė komision parlamentar hetimor nė mėnyrė pėr tė ndėrprerė, sipas tyre, "nepotizmin, diferencimin politik etj".
Depuetetja Gjylnaze Syla e AAK-sė, tha se nė Kuvend duhet tė bėhen ndryshime nė menaxhimin e financave, por edhe nė ēėshtje tė tjera ku mund tė ketė hapėsirė dyshimi pėr keēpėrdorime.
seanca i vazhdoin punimet pasdite pas njė pushimi tė gjatė.